Qipriotët vërshojnë drejt bankomatëve pasi mësojnë për taksën mbi llogaritë bankare

16 Mars 2013, 21:11Politika TEMA
Qipriotët vërshojnë drejt bankomatëve pasi mësojnë

Edhe pse ka qenë ditë pushimi, qipriotët kanë vërshuar pranë bankomateve për të tërhequr sa të munden paratë që kanë në llogari, pasi kanë mësuar se vendi i tyre ka arritur një marrëveshje me partnerët europianë për të marrë një fond shpëtimi prej 10 miliard euro.

Por si kusht për të marrë këto para, çdo llogari bankare në vend do taksohet në mënyrë të detyrueshme deri në 10 përqind të vlerës.

Kjo taksë pritet të grumbullojë deri në 5.8 miliard euro për vendin që po shkon drejt falimentimit.

Zyrtarët europianë thonë se ata që kanë më pak se 100 mijë euro në llogari, do të paguajnë 6.75 përqind taksë, kurse ata që kanë më shumë, do humbasin 9.9 përqind.

Zyrtarët e bankave në Qipro thonë se kushdo mund të tërheqë paratë në llogaritë, përveç shumës së taksës.

Edhe pse njerëzit vërshuan në automate, zyrtarët qipriotë thonë se kjo nuk do reduktojë taksën mbi llogaritë e tyre.

Ministri i Financave në Greqi, Michalis Sarris, tha se nuk kishin asnjë mundësi tjetër, ose të pranonin këtë taksë, ose të shkonin drejt falimentimit.

Të zemëruar janë edhe shumë grekë, që kishin depozituar paratë e tyre në Qipro, për t’i ruajtur nga kriza.

Shumë pasanikë rusë po ashtu pastrojnë paratë e tyre në Qipro. Edhe ata do jenë të detyruar të paguajnë taksën.

Banorët e Qipros janë të irrituar. Ata thonë se deri më tani politikanët kanë bashkëpunuar me bankierët dhe koston do e paguajnë qytetarët e thjeshtë.

26 komente në “Qipriotët vërshojnë drejt bankomatëve pasi mësojnë për taksën mbi llogaritë bankare”

  1. Pelasgian says:

    kace kala kace kala kace kala vrap vrap si lepujt se u dogjet , un mendova se ju erdhi turku prap ! hahahahahah !

    1. ups says:

      Titulli thote vershojne, ti thua me vrap me vrap.
      Po te shikosh fotot do kuptosh me shume,ne rradhe dhe ne distance nga njeri tjetri,me rregull. Imagjino cdo behej ne shqiperi ne nje lajm te tille,kur ne dite te zakoshme shkon te kryesh nje veprim ne bankomate dhe ke mbi koke 10 veta…me beri pershtypje rregulli qe po shikoj, pra keto ane te mira duhet ti perfitojme dhe jo vetem rast per te share,…

      1. talebani says:

        I mbajne gomeret turq ne radhe .

        1. Vlora says:

          ha ha ha ha ha ha

          seshte e thene nga zoti, qe te shpetojne xeni me argiten dhe koklopen ilir.

          i shperndane parate ne qipro e ne europe,dhe tani do te paguajne miliona per taksat e tyre.

      2. Argita_B says:

        Te fotografia e dyte, shikoje si i fut turinjte ajo plaka atij qe po terheq parate per ti pare kodin e kartes…Si the ti, duhet mare sgembull nga greket he…!
        Bej nje xhiro ne perndim e do ta kuptosh se greket i shohin si fshatare ose si….. spo ta them se duhet ta dish vet.

        1. ups says:

          Je e ndikuar prandaj nuk ta ve re.!!

    2. Ramy says:

      Po campi socialist ne krye me Majkone qe kane depunur parat ne kete banka vrapuan per ti terhequre?

      1. ups says:

        Ata nuk vrapuan aty, se po te kishin vrapu do shikoje rremuje e katrahure atje.

  2. Kurbini says:

    Mire ju behet ketyre gabelve te europes!!!

  3. Amant says:

    Po me llogarite e politikane’ve shqiptare qe kane çuar para me thaser ne bankat qipriote, cdo te behet?
    Gjendje e vajtueshme per hajdutet tane shteterore, por edhe per Fazlliçin e nje dyzine serbesh qe vjedhin sistematikisht shqiptaret nen bekimin e Berishes…

  4. nastradini says:

    TATIMI MBI INTERESAT E DEPOZITAVE ESHTE THJESHT TATIM FITIMI.

    Ose tatim mbi te ardhurat. Kete lajm me mire ta lexojne Edi Rama dhe ekonomistet e PS-se dhe te heqin dore nga ZERIMET demagogjike te taksave mbi te ardhurat. Sepse Bota ne Krize po vepron krejt ne kah te kundert. Qipro ka qene deri tani nje ishull PARAJSE per banditet dhe kriminelet e cdo lloji dhe nje LAVATRICE per larje te parave te pista. Pothuaj te gjitha firmat mafioze te Botes kishin llogari ne kete vend liberal qe perfitonte shuma te konsiderueshme te ardhurash nga transaksionet e paligjshme bankare. Mirpo lidhja totale e sistemit bankar me Greqine e falimentuar e terrhoqi ne gropen e Krizes edhe kete vend te lumturuar deri tani. Gazeta TEMA e ka komentuar gabim lajmin. Fjala nuk eshte per tatim 10% te DEPOZITAVE bankare, por te INTERESAVE bankare, sic eshte ne te gjitha vendet e BE-se dhe te Botes. TYhjesht Evropa i thote qiprioteve te perkedhelur, qe nese duan te ndihmohen nga BE-ja me kredi 10 miliardeshe ne eur, duhet te pranojne me pare rregullat e tyre. Prandaj edhe nastradini don te thote per shqyptaret se nuk ka vend per panik. Thjesht Evropa do te fuse ne shinat ligjore Qipron qe te mos shikohet me si ISHULLI I PIRATEVE ne Mesdhe.

    1. llogaria says:

      nastropiperi,nuk eshte tatim mbi interesin por tatim mbi shumen e pergjithshme te parave te depozituara,kjo gje nuk ka bere vaki asnjehere ne historine botrore,dmth neser po nuk pati leke qeveria jone shteti mund te na marre parate e depozituara nuk eshte per tu gezuar se neser na vjen rradha neve.

      1. nastradini says:

        O llogaria-speci djeges, degjo nastradin-piperin qe te mesosh dicka me shume. Debati per taksat e depozitave bankare ne Qipro ka kohe qe po zhvillohet. Sepse ky ishull ishte transformuar si PARAJSE per banditet dhe mafiozet e shume ngjyrave te Botes sidomos per mafiozet komuniste te Rusise dhe Putinit. Prandaj edhe BE-ja, por edhe SHBA-ja tani jane te interesuara t’i vene fre kalit te shfrenuar qipriot. Me ardhjen ne pushtet te Partise se Demokratike te Anastasiadisit u hodhen ne Pralament dy variante: Njeri propozim qe taton depozitat vetem njehere ne perqindje nga vlefta e depozites dhe tjetri qe do te tatonte interesat bankare te depozitave vazhdimisht ne kohe duke e trajtuar si tatim fitimi normal. Ligji perfundimtar akoma nuk eshte votuar ne parlamantin qipriot. Partia Demokratike ne pushtet ka vetem 20 vende ne Parlament nga 56 vede gjithsej dhe nuk mund te kaloje ligjin e tatimeve mbi depozitat vetem me votat e saj. Prandaj edhe nastradini beri apel per qetesi sepse me te vertet nuk ka vend per PANIK tek shqyptaret. Sepse nuk fund te fundit ka edhe nje variant rezerve si zgjidhje fare praktike: Te gjithe depozituesit i terrheqin depozitat nga bankat dhe i fusin ne DYSHEK-BANK. Kete variant le ta mendoje politika per pasojat fatale qe vijojne. Do Zoti qe ky skenar te mos zhvillohet ne vendin tone!

        1. Argita_B says:

          Ne vendin tone parate jane tashme neper dysheke.

      2. edi says:

        nga komenti jot po kuptoj qe i paske ca leke ne banke :D, terhiqi para se ta marre vesh berisha kete lajm se te iku 10 %

  5. WEB says:

    Mjaft mbollet vrer o njerez ,nuk eshte here e pare qe nje nga shtetet e UE ve dore mbi llogarite bankare te qytetareve te saj ,nje rast i tille ndodhi edhe me italine dhe spanjen para disa vitesh

  6. Horri i Bulevardit says:

    Shqiptaret dalin me te humburit ketu me kete taksa, se jana derguar miljarda dollare nga familja Berisha ne banken e familjes Molloshevic qe eshte ne Qipro, plus edhe shume pjestare te afert te familjes Berisha, kane derguar parate e vjedhura ne Shqiperi pikerisht ne ate banke qe konsiderohet e sigurte nga ana e nje investigimi.
    Ne tae banke vetem shtetasit shqiptare qe jane ne pushtet kane derguar me shume se 35-40 miljarde dollare te vjedhura, keshtu qe me kete takse, qe besoj se nuk eshte me pak se 10%, shqiptaret humbin disa miljona pa patur asnje faj, faji i vetem i tyre eshte se vete jane fajtore qe kane lene klanin Berisha ne pushtet, kur ai duhej qe ne 96-ten te ishte si nje i burgosur i rrezikshem pa te drejte daljen ne diell.

    1. Leone-53 says:

      N.q.s. eshte ashtu do te ngre nje “DOLLI” qe ketej nga Milano o Horri i Bulevardit!

    2. Agim says:

      Duhet te kerkohet investigim per Shefin e Mafjes Sali Berisha dhe per te bijen Argita Malltezi Berisha qe ne kundershtim te hapur me ligjin per konfliktin e interesit kerkon 3 milion Euro per dokumentat qe ia firmos i ati qe eshte Shefi i Mafjes Sali Berisha.

      Hetim Familje Mafjoze te Shqiperise. Parate e tyre aty jane parate e popullit shqiptar dhe jo te monstrave te ardhura nga bataku i funderrinave. Mostrat e shefat e mafjes monstra, hajdute, spine te felliqur e kriminele te rregjur duhet te paguajne me Burg te perjetshem bashke me familjaret e tyre funderrina hajdute e kriminele me keq se ati i tyre plehre e nevritshme, kriminel dhe funderrine gjirizi.

      Ne Burg e vetem ne Burg te Perjetshem Familja Mafjzoe e Shqiperise.

  7. genc says:

    Edi doli me i zgjuar se i ka miljonat ne zvicer, qe s’ka te beje fare me EU.

  8. Taulant says:

    Ketij WEB vetem racen e grekerve mos us h.Po I shave shqiptaret brenda apo jashte kufijve je ne rregull,te jep dhe nje dore ndihme po deshe…diare shqiptare…

  9. WEB says:

    E ke gabim o taulant ,,thashe vetem nje gje te vertete,,,, nuk te pelqen e verteta ?? merr nje shishe uthull dhe pije me fund

  10. arjani says:

    Edhe qipriotet po vendosin taksen marksiste progresive. Kush ka 100 mije Evro 6.6 %,kush ka me shume 10%. Ore po edhe keta te BE-se mor burr me taksen e Spiro Kolekes?-)Sa i madh paska qene mor jahu!!
    Ore di gje Birisha per keta apo jo mo Ramy? E kini informuar apo jo?

  11. A says:

    Nuk eshte zgjidhje duke marre me forcen e nje ligji me mbajte perqindje jashte llogjikes neper banka me pa te drejte. Ne nje kohe kur katrauren e kane bere politikanet dhe financieret te cilet me piselliqet e tyre nuk njohin kurre humbje, por njohin vetem fitimin dhe korrupsionin. Kur bankat falimentojne, drejtuesit kryesor te tyre me kete rast shperblejne vehten me shifra astronomike parash dhe po behen problem i madh ekonomik, social dhe popullior aty ku ushtrojne veprimtarine.
    Prandaj me te tille politikan dhe financier qe duan te vjedhin padrejtesisht djersen dhe mundin e popullit ka edhe edhe reagime duke mbajtur paret neper shtepija. Duke filluar qe nga taksat dhe nga sherbimet bankare duke pershire edhe perqindjet bankare duhen te jene normale dhe jo absurde. Klasa politike dhe financiare ne shumicen e shteteve dhe vendeve e ka treguar vehten te papergjegjeshme duke perfshire edhe kete palo qeveri qe kemi me ne krye sharlatanin Sali Berisha.

    1. nastradini says:

      O germa A e shtypit, por ku e gjen ti llogjiken tende qe te fitosh nga depozitat bankare dhe te mos paguash asgje ne shtet? Ne cdo vend te Botes cdo ne fitim, firme apo individi shteti kerkon pjesen e tij, qe quhet TATIMI MBI FITIMIN. Per vite me radhe ne Qipron e privilegjuar dhe te perkedhelur depozitat bankare nuk i nenshtroheshin tatimit te fitimit. Qe do te thote interesat bankare te depozitave shkonin safi te plota ne xhepat e depozituesve dhe shteti nuk fitonte asgje. Prandaj edhe per vite me radhe Qipro ishte bere si ISHULLI I PIRATEVE ne Mesdhe dhe te gjithe banditet dhe mafiozet vraponin te depozitonin paret e tyre te krimit ne bankat qipriote, sepse nuk i kerkonte hesap kush per origjinen e tyre dhe interesat bankare nuk tatoheshin me takse nga shteti sic eshte kudo ne Bote. Tani qe Qipro dhe qipriotet po i kerkojne lemoshe BE-se per te shpetuar nga falimentimi Bota i thote qe “qyli” qipriot i bankave ka marre fund dhe po i detyron keta fakire qe te behen te si te gjitha shtetet e tjera. Kjo eshte ceshtja dhe eshte mjaft llogjike dhe e drejte dhe s’ka asnje vend per panik.

  12. maqedonasi korce says:

    Jeni mesuar te konsumoni ca si teper dhe pa i menduar shume .Tani kerkoni lemosh nga EU.Ulini pretendime ne cdo aspekt bashkepunoni me fqinjet.Ne vend qe greqija dhe motra Qipro te jene lidere te Ballkanit per integrimin e vendeve te Ballkanit ne BE ju jeni pengesa.Modeli me i keq i Europes me synime nacionaliste.Jepini te drejta Maqedonasve ne Greqi se jane shumice 2 milion.NJihni genocidin ndaj Maqedonasve te Egjeut ne 1948 gjate luftes civile.Ju ne mire paguani borxhe e pensione per te mbajtur gjalle shtetin tuaj sesa njohja e te drejtave te njeriut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje