Adelina Drizi, mikesha e Ardian Përrenjasit, thotë në një intervistë për Panoramën se ka dyshime se Julian Çelën nuk e ka vrarë, por e ka trafikuar.
Ajo shpjegon se ka një djalë 12- vjeç, që rrinte me Ardianin.
Madje një ditë ai i kishte kërkuar që djali të flinte me të.
“Po një natë, gati tri ditë para se të rrëmbente këtë djalin 10 vjeç, ai ishte i dehur. Nusen, Valbonën, nuk e kishte në shtëpi, ishte në Dibër te familja dhe më kërkoi që ta lija djalin të rrinte me të në shtëpinë e tij. “Jam keq. Jam i pirë dhe kam frikë se do kem nevojë natën për ndonjë njeri se Valbona nuk është këtu. Do ma lësh djalin të rrijë për të fjetur nga shtëpia ime sot?”. Kështu më tha. Në fakt m’u duk pak e çuditshme, por kush e mendonte më gjatë,” thotë Drizi.
Ajo shprehet se ka dyshime se Julianin e ka trafikuar.
“Ardiani nuk e përmendte fare Julianin. Madje një natë, nuk e mbaj mend saktësisht, po me sa di unë rreth fillimit të muajit dhjetor, të vitit të kaluar, kam qenë te shtëpia e tij. Ishim unë, ai dhe nusja e vet. Po shihnim televizor dhe në lajme po flisnin për Julian Çelën. Në një moment unë them: “Kush është ai maskara, ai monstër që e ka zhdukur këtë fëmijë? Ai dashka varur”. Ardiani po shihte televizor, por nuk bëri asnjë lloj reagimi. Nuk i ndryshoi as mimika e fytyrës. Dhe unë që e pyeta se si mendonte për këtë që thashë, por ai nuk foli fare,” thotë Drizi.
“Dyshoj dhe shpresoj të jetë gjallë. Kam përshtypjen se Ardiani po fsheh diçka. Ndoshta ka bashkëpunuar me ndonjë njeri, a ku di unë çfarë të them. Por dyshoj që ai mund të mos e ketë vrarë Julianin. Mbase e ka trafikuar jashtë shtetit dhe e përdor dikush për të shitur drogë a ndonjë punë tjetër”.
C’rregullime te pariparueshme ne konsitucionin shpirteror dhe mendor te njerezve.Te ndash krevatin me nje perbindesh dhe me keq te jesh nena
e femijeve te tij!?
Po ka shume mundesi qe femija mund te jete gjalle por eshte trafikuar ose eshte traikuar per organet e tij dhe mund te mos jete gjalle por sigurisht qe prrenjasi mbase nuk e di fare se ku eshte trupi i Julianit. O zot bej qe ai te jete gjalle dhe nuk ka vdekur se gjynaf I madh ti marresh jeten nje femije.
te tille njerez duhet te mbyllen ne kopshtin zoologjik dhe:
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/london-2012-hall-of-shame.html
Nuk e di pse po qekur lexova lajmin dhe mua nuk me hiqet nga mendja qe femija mund te jete gjalle. Ndoshta eshte vtm nje deshire e imja per kete po se di pse nuk me mbush mendjen rrefimi i atij kafshes. Ka raste plot per fat te keq qe pengjet qendrojne te mbyllur diku deri sa vdesin nga uria prandaj per mendimin tim policia duhet te filloje te kontrolloje vendet ku ai plehra shkonte. ku i dihet ndoshta nje drite qendron ne fund te tunelit.
O Zot…ky eshte llumi i shoqerise!!!
…e con djalin te flere me te dashurin,se i dashuri ndihej keq vetem dhe kjo “e pafajshmja” dhe e “paditura” ne vend qe ti thote: Pse e kerkon djalin???nuk ka pse te fleje djali im tek ty!!! e le femine te fleje tek “shoku” i shtrenjte!!!
Keta njerez jane llumi i shoqerise civile!!!
Mjere femijet qe lindin e jetojne ne rrethe te tilla shoqerore!
LLum dhe vetem llum jeni!
Alibia duhet verifikuar nga organet kopetente.Versioni i Z.Drizi urojme te zbardhet sa me pare dhe problemin ta ndjek interpoli. Urojme ,urojme qe Juliani te jete gjalle dhe i pa demtuar.C’perbindesh? Si ka mundesi te vihet dore mbi femine e pafajshem.
ANALIZE : Per mundesine e pjesmarrjes se Prrenjasit ne trafik droge policija duhet te shprehet qarte e shpejt. Proçedurat jane te thjeshta pasi per te bere nje aktivitet te tille Prrenjasi ka qene ne kontakt me shume persona.
Kjo zonje ngjall nje shprese qe femija te jete gjalle… por ngjarja qe tregon vete Monstra eshte shume e plote dhe e mbyllur ne menyre perfekte per tu shpikur nga nje idiot si Ai. Gjithashtu ky nuk eshte rasti i pare i pedofilise per kete person ndaj mendoj qe ai thote ( per fat te keq ) te verteten.
Me te gjitha ato qe po shikojme e po lexojme nuk me duket si dore e vetme ky muhabet.
ik moj idjote dhe shume injorante e mos dil me deklarata te tilla ,dhe ju zoterinj te gazetes tema mos fyeni inteligjencen me njerez te tille tju servirin tashetheme pa lidhje …
Kjo do te thote tani qe mikun nuk e ka pedofil, por pas tij fshihen intriga me misterioze, pra ai nuk eshte dhe aq i neveritshem per tu perbuzur me neverine me te ulet qe ndjejme ndaj nje pedofili.
Por ai eshte pedofil moj mikeshe e tij..qe duhet te kesh koqe dhe jo tru ne vend se asnje femer normale nuk mund te jete mikeshe me kete plere.
Dhe tani hedh ne tred teorine qe djali eshte gjalle.
Me vjen keq por nuk besoj qe ky kafsha qe kishte vetem nevoja fizike te jete pjese e nje plani me te gjere dhe te organizuar per trafik njerezor dhe organesh.
Sic e tha qwe me siper, ky eshte denuar per pedofili, faktet e djalit qe e denoncoi tregojne qe ai eshte interesuar per viktimen dhe rrembimi i femijes tjeter tregojne nje person qe ka vetem interes viktimat dhe pedofiline.
Prandaj ideja se femija mund te jete gjalle per mua eshte thjesht nje iluzion.
Me keqardhje per familjen them se ai thote te verteten dhe policia duhet te konrtolloje mire ne vendin e shkarkimit te plerave.
ndoshta do duhet kohe, ose ky pastaj e ka copetuar femijen dhe e ka hedhur pjese pjese.
Te me ndjejne familjaret, ndoshta eshte e rende ti thuash keto fjale, por duhet shfrytezuar cdo mundesi qe te gjendet trupi, dhe nese nuk gjendet le te denohet vetem me faktin e pohimit te krimit.