Konventës Europiane Teatrore mblidhet ne Tirane

22 Mars 2013, 22:18Kulturë TEMA
Konventës Europiane Teatrore mblidhet ne Tirane

Problemet e teatrit, e ardhmja e tij dhe realizimi i projekteve të përbashkëta do të jenë në qendër të diskutimeve në Asamblenë e përgjithshme të anëtarëve të Konventës Europiane Teatrore (ETC), rrjetit europian të teatrove publikë, që nis sot në Tiranë. Ky takim që zhvillohet në kryeqytetin shqiptar, për të parën herë përkon edhe me 25-vjetorin e organizatës.

Tema e konferencës është “Teatri Europian – Një mundësi për të qenë të ndryshëm”. Konferenca hapet zyrtarisht sot në orën 19:00 nga drejtori i Përgjithshëm i Teatrit Kombëtar, Kristaq Skrami, në prezencë të ministrit të Kulturës, Aldo Bumçi. Pas kësaj do të vijojnë dy ditë intensive me takime dhe debate, ku do të diskutohen sfidat që has teatri europian dhe do të nënvizojnë mundësitë që çdo teatër ka për të vazhduar të zhvillohet dhe të jetë i ndryshëm nga të tjerët. Pritet të kumtojnë Manfred Beilharz nga Instituti Ndërkombëtar Teatror, Staffan Valdemar Holm nga Mitos21, Hugo de Greef nga Shoqata e Festivalit Europian dhe Christina Muller, përfaqësuese e ETC.

Konferenca do të jetë e hapur edhe për publikun e gjerë dhe për studentë nga Akademia e Arteve në Tiranë. Ditën e shtunë do të diskutohet tema “Teatri në një shoqëri demokratike dhe liberale”, përgatitur nga kritiku Përparim Kabo. Gjithashtu pritet të ketë edhe mbledhje të posaçme për projekte konkrete mes anëtarëve të ETC-së, si Turi Teatror Pranveror i ETC-së (18-24 prill 2013), Festivali i të Rinjve Europa 2 (13-18 maj 2013), sikurse dhe Arti i të Moshuarve (2013-2015) etj. Mikpritësit kanë menduar që për gjithë delegatët të ketë edhe një program kulturor, si shfaqja e pjesëve teatrale “Henri VI” dhe “Edipi Mbret”, një mbrëmje në teatrin e Operës dhe Baletit për të parë operën “Ali Pashë Tepelena”, një vizitë në Krujë/Panorama/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje