PERFUNDON/ Shqipëria merr një fitore të shkëlqyer ndaj Norvegjisë dhe ëndërron Botërorin (VIDEO)

22 Mars 2013, 19:52Sociale TEMA
PERFUNDON/ Shqipëria merr një fitore të shkëlqyer ndaj

Momenti i shënimit të golit

Me një gol të shkëlqyer, Shqipëria merr tre pikë të vyera në Norvegji dhe nis të ëndërrojë pasi arrijmë në kuotën e nëntë pikëve

Shqipëria mori një fitore drithëruese në Norvegji. Dhe jo vetëm nga i ftohti. Kombëtarja luajti një ndeshje të shkëlqyer, të interpretuar mirë, por duhet thënë se edhe Norvegjia ishte dobët.

Islanda i lehtësoi Shqipërisë punë, pasi fitoi me Slloveninë.

NDESHJA

Në temperatura shumë të ulëta dhe në një fushë në gjendje të keqe, ka nisur përballja mes Norvegjisë dhe Shqipërisë për eliminatoret e Botërorit 2014 në Brazil.

Kombëtarja shqiptare e ka nisur mirë ndeshjen, duke pasur në minutën e tretë një rast të mirë. Salihi kontrollon mirë topin me gjoks, por kthesa e tij nuk është e fortë sa duhet.

Më pas situatën e marrin në dorë norvegjezët, që rrezikojnë me anë të Soderlund, që merr një pasim të mirë, por nuk arrin të finalizojë siç duhet.

Më pas vjen një tjetër moment i artë për Shqipërinë në minutën e 26-të.

Migjen Basha është përballë me portierin, ka hapësirën e nevojshme, por godet në mënyrë të gabuar.  Mesfushori debutues kontrollon me gjoks një krosim nga e djathta e sulmit tone dhe godet fluturimthi, por topi përfundon jashtë.

Kombëtarja shqiptare kontrollon mirë mesfushën, ndërsa duhet theksuar se ka një tifozeri të shumtë shqiptare në shkallët e stadiumit.

Në minutën e 36-të, Norvegjia ka një shans shumë të mirë me anë të Elyounoussi, që godet topin në hyrje të zonës, por devijohet nga Dallku në goditje këndi, duke shpëtuar me shumë fat portën e kuqezinjve.

Veterani Riise është një nga emrat që krijon më shumë panik mes lojtarëve të kombëtares sonë.

Në minutën e 43-të vjen edhe kartoni i parë i verdhë i takimit për Odise Roshin, që ndërhyri ashpër ndaj Tom Hogli.

Pjesa e parë është mbyllur me një lojë të mirë të kombëtares shqiptare, që ka rrezikuar të paktën dy herë, ndërsa ka qarkulluar mirë topin.

Në minutat e para të pjesës së dytë, kombëtarja shqiptare rrezikon me anë të Odise Roshit. Pas një aksioni të bukur, Roshi godet jashtë kuadratit.

Ndërkohë një goditje dënimi shumë pranë zonës së rreptësisë nga norvegjezët, nuk ka prodhuar gjë.

Në minutën e 54-të, Ervin Bulku kërkon 11-metërsh pas një kontakti në zonë me Riise, por arbitri vazhdon lojën.

Në minutën e 67-të Hamdi Salihi shënon një gol të shkëlqyer pas një goditje dënimi nga jashtë zone.

Bulku luan shkurt një goditje dënimi dhe sulmuesi shkodran, Hamdi Salihi, godet fort duke e dërguar topin aty ku portieri norvegjez nuk arrin dot.

Në minutën e 75-të Cani zëvendësohet nga Bogdani.

Në minutën e 79, Cana merr një karton të verdhë.

Norvegjezët rrezikojnë disa herë brenda zonës, por Berisha arrin të grushtojë, duke shpëtuar portën nga një gol i sigurt.

Një depërtim i rrezikshëm në zonë për pak sa nuk kthehet në gol sërish për kombëtaren tonë.

Roshi shpërthen nga e djathta, por krosimi i tij nuk gjen asnjë nga sulmuesit kuqezi.

Dy minuta përpara mbylljes së kohës së rregullt, Andi Lila ndëshkohet me karton të kuq.

Pas kartonit të kuq, De Biasi nxjerr nga loja Salihin dhe në vend të tij është Curri.

Minutat e fundit janë plot emocione, pasi kombëtarja shqiptare ka mbetur me dhjetë lojtarë. Norvegjia bën presion, por nuk arrin të shënojë, pavarësisht rrëmujës brenda në zonën tonë disa herë.

Pas katër minutash shtesë, arbitri fishkëllen dhe stadiumi i mbushur me shqiptarë shpërthen në festë.

 

Ekipi shqiptar

12. Etrit Berisha

2. Andi Lila (karton i kuq)

4. Armend Dallku (Hysaj)

5. Lorik Cana (K)

7. Ansi Agolli

8. Ervin Bulku

9. Edgar Cani (Bogdani)

14. Migjen Basha

15. Mërgim Mavraj

18. Hamdi Salihi

21. Odise Roshi

 

Ekipi norvegjez

1. Rune Jairstein

2. Tom Hogli

5. Brede Hangeland (K)

6. John Arne Riise

7. Markus Henriksen

8. Havard Nordveit

9. Mohammed Abdellaoue

10. Tarik Elyounoussi (King)

19. Ruben Ytergard Jenssen

20. Alexander Soderlund (Berisha)

23. Vegard Forren

44 komente në “PERFUNDON/ Shqipëria merr një fitore të shkëlqyer ndaj Norvegjisë dhe ëndërron Botërorin (VIDEO)”

  1. ilir says:

    LAJMI I FUNDIT,,,TEK LAJMET E tg3 TE ORES 19,,,po flitej per qipron dhe fallimentimin e saj,dhe jepte sal berishen si perfajsuhes i qeverise se evasorve te ishullit…pupupupu ,sal berisha robi qe ka me shume euro .ne ishull edhe mediat ja nxjerrin fytyren tani

    1. Tifozi KZ says:

      PERPARA CUNAT E KOMBETARES, NA BENI TE HARROJME KAFSHEN E VICIDOLIT PER CA ORE:
      http://fashionguests.blogspot.com/2012/10/odise-roshi-albanian-rocket.html

      1. Tifozi KZ says:

        Ku eshte ai raimond kompetenti. Golfantastik i Salihit!

        1. raimondi says:

          _-Por Salihi ka nje zakon qe nuk pason dhe kerkon te beje gol vete –edhe humb shume raste ne loje, ndaj edhe une thashe qe do ishte me mire dyshja Bogdani-Cani , po

          __Ky gol qe beri Salihi Bravo i qofte, por ky ishte ne skeme –Dhe doli me sukses ,\
          por ama pas golit Salihi kishte nje rast brenda zones kur Cani ja ktheu me koke shume bukur per tek Salihi dhe ky nuk ja dha shokut qe ishte ne krah te tij dhe bosh fare,
          por e gjuajti vet megjithse ishte me kuriz nga porta e kundershtarit

          Ai ka zakon qe nuk pason .tek shoket , por do te beje gol vete , ndja edhe humbet shume raste …

          Nejse e rendesishme eshte fitorja .Do zoti fitojme prape kunder Norvegjise qe mbase ecim me tutje

          _

          1. REAL-IST says:

            PO sa here e ke share De Biazin ne kete forum o Lango me nofken raimond.
            Ja pra, ndeshja e djeshme ishte merite e trainerit!
            Lojtaret tane po te gabonin me pak (fusha shume e keqe, arbitri i njeanshem), rezultati mund te ishte 1-3 per NE.
            Kerkoi te falur De Biazit ketu ne forum, qe te nderosh veten!

      2. Landi vorraboms says:

        Bravo cuna, i harrum hallet per ca kohe!

      3. pyka says:

        Po pse kafsha e vucidolit? Po ti cfare kafshe je, kot po te pyes? Se mos je mall me I mire ti more pyke, kari

    2. Ben Chicago says:

      22 Mars.Dite e madhe,feste e demokracise.Fitore e bukur .Saliu shenon.Berisha pret.2. Futbollistet me te suksesshem :Saliu and Berisha.God Bless Albania..Nuk diskutohej fitorja e Shqiperise ne 22 Mars.

  2. labi-vl says:

    Pjesa e pare e lojes u mbyll me nje kombetare qe luajti mire dhe sakte ,,bravo,shikojm mbase fitojm ne pjesen e dyte.shpresojm se e meriton kombetarja jone deri ne keto 45 min e para.

  3. Horri i Bulevardit says:

    Kane pak avantazh ne loje nga norvegjezet, por bejne shume gabime ne pasime dhe nuk arrijne te stopojne topin si duhet, dhe nuk luajne me lojen pa top. Ishalla fitojme se edhe norvegjezet sjane me mire se ne gjynah te mos e marrim te pakten nje pike.

    1. Tarrasi says:

      Eshte ftohte te dridhen kembet prandaj bejne gabime ne pasime the stopime. Do zoti fitojme.

  4. king says:

    O ilir te pasken ber dam ilaqet po ca fut edhe sali berishen ketu mor apo tregon injorancen ce ke

  5. Gjon says:

    Nje berishe per Shqperine e nje per Norvegjine….

  6. burimi,salzburg says:

    urimeeeeeeeeeeee te gjith Shqiptarve ku do qe jane

  7. labi-vl says:

    NRAVO SHQIPERIA;; drejte boterorit 2014 ,e kame pare me shume emocione kete ndeshje se ishte pak a shume decizive,,dhe na kenaqen me fitoren:BRAVOOOOOOOOOOOOO:

  8. LOLA says:

    nga e kishin gjetur ate çobol me lesh te gjate qe na bllokoir ekranin

    1. X says:

      hahaha cobol u moj lola te henksha pppppp

      1. LOLA says:

        X
        uuuaaaaa hengersh kembet ore

        1. X says:

          Pse moj lola nuk te pelqen kur ta lepijne ty?

  9. lili says:

    urime tifozat tegjith kosovar julumt

    1. mirel says:

      Urime dhe pergezime per te gjithe tifozat kuq e zi.
      Na kane emocionuar shume cunat sot.
      Fitore, Fitoreeeeeeeeeeeeeeeeeeee

  10. Kelmendasi says:

    Dhurata me e mire per dr sali berishen dhe demokarcine.tung

    1. Apollonia says:

      ik o pirdhu LEGEN,edhe kombetaren doni ta politizoni,tju vije turp plera!
      C’lidhje ka nje diktator me demokracine,po stadiumin i ri ku eshte !?

  11. anti bashkim says:

    urime shqiperia, po ata tifozat turq c kekonin ne stadium .

    1. lili says:

      anti bashkim nje pershendetje nga zemra pergjith familjen tuaj edin ti si

  12. Kuqezi says:

    Atmosfere fantastike ne Oslo. Norvegjezet rezikuan shume pak, mbase edhe te shtangur nga ai tifozllik shqiptar. E merituam fitoren, mund te kishim shenuar edhe 2 gola te tjere. Bravo cunat, luajten deri ne minute e 95 me shume zemer.

  13. preshevali says:

    Respekt për fitoren dhe te para.

  14. Horri i Bulevardit says:

    Pese minutat e fundit mu futen edhe mua para TV te dridhurat, kjo ngaqe kemi patur gjithmone fatin e keq qe te ndeshkohemi ne minutat e fundit.
    Arbitri si gjithmone nje hollandez pederast shok i Bythshkerdhyerit tone te bashkise Lule Basha.
    Bravo cunat e kombetares, megjithese nuk me pelqeu loja, goli aq i bukur i Hamdi Salihit, ajo taktike perfekte, qe rralle e shohim edhe tek ekipet e medha, na beri te lumtur dhe kur mendon gjithe ai flamur Kuq e Zi mbas portes se norvegjezeve, te jepte imazhin e fituesit.
    Jam me shishen e veres Merlot perpara dhe po shijoj kenaqesine e fitores dhe dua ti jap nje falenderim Digjitalbit, qe na ka dhene Shqiperine kudo qe ndodhemi.

  15. fiku says:

    Mut do haje Shqypnia. Mos merrni kot. Do vi ti rrafi Norvegjia ne Tirone. Mos u boni merak.

    1. Basti says:

      Nuk duhet me vu skedine kunder Shqiperise plako…men per her tjeter.

  16. A says:

    Nje fitore e merituar ndaj Norvegjise. Tani duhet te bejme disa gola ne porten e Sali Berishes ose me date 7 prill 2013 ose me 23 qershor 2013 me nje te rrahur vence.
    Sot eshte edhe data qe kujtuam se fituam lirine dhe demokracine e vertete, por u gabuam rende se na eshte futur si kancer Sali Berisha.
    Por me kete fitore Perendia na thote se do te fitoni bindeshem ndaj horrit te shtetit shqiptar Sali Berisha.

  17. alban4eva says:

    yessssssssssssssss, United States of Albania….!!! go go go..!! i love red and black..!!

  18. labi-vl says:

    Horri i Bulevardit ,loja nuk qe e bukur,,po fitorja ishte shume e bukur,,nejse dhe une kisha shume emocione ne minutat e fundit,,jam dakort me ty gjithmon jemi ndeshkuar ne minutat e fundit..po kete radhe fati ishte me kombetaren..drejte BRAZIL 2014.

  19. ALpini says:

    Hamdi Salihi te pershendes e te falenderoj!

  20. Pelasgian says:

    Norvegji – Shqiperi = 0:1 ( shume shpresa per kualifikim )

    Kroaci – Serbi = 2:0 ( Belgjika dhe Kroacia jan PRAKTIKISHT te kualifikuara ) Serbia do ta shohe boterorin para TV

    Bosnje – Greqi = 3:1 ( Bosnja DHUNON gerr-qine Egersisht ) Boshnjaket per her te pare ne nje boteror , shpresojm qe ne te kemi te njejtin fat me ta !

  21. Aurel Begaj says:

    mora vesh qe Greku hengri tre pyka nga vellezerit tane muhamedane Boshnjake

  22. Obergruppenfuhrer says:

    Krenar! Krenar! Krenar qe jam Shqiptar. 100% gjak i paster iliro arian! Cilido qe eshte i bardhe, flet gjuhen e Perendise shqipe dhe punon per ceshtjen Shqiptare sot ndihet krenar me shume se kurre!

  23. Sallakja says:

    Bravo, cunat e demokracise.
    Tani me bac Salen ne krye drejt e per fitore
    te reja politike

  24. leo says:

    Duhet mu rujt kur te vin Norvegjezet ne Shqiperi ata jan shum te rrezikeshum kur te lujn jasht. Urime kombetares per Fitoren suksese,duhet te vazhdojn keshtu me fitore.

  25. Akrepi says:

    Per nga menyra e ekzekutimit eshte nje GOL i shkelqyer. Duket qe eshte nje skeme e punuar shume ne stervitje…BRAVO..

  26. laraska says:

    Bravo cuna! Fitore e merituar

  27. a says:

    Golin e beri Debiazi”Bravo çuna.Sali te ndryshoj emrin se na eshte shpif …

  28. kinezi says:

    BRAVOOOOOOOOOO cunat na nderuan,po edi rama pse se uroj ekipin per kete fitore apo ishte i merzitur pse u shqep greqia ekipi i zemres se tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje