Vendoset eksploziv makinës së biznesmenit të çimentos. Rreth orës 17:00, të së shtunës, në afërsi të Kopshtit Zoologjik ka shpërthyer makina e tip Benz me targa AA303DK.
Si pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi Leonard Cezari, drejtuesi i mjetit. Ai është transportuar për në spital, ku është jashtë rrezikut për jetën.
Automjeti i shpërthyer i përkiste një biznesmeni që merret me prodhimin dhe tregtimin e çimentos. Menjëherë në vendgjarje kanë mbërritur forca të shumta të policisë që kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.
Nga të dhënat paraprake mësohet se sasia e eksplozivit është vendosur në pjesën e pasme të makinës, e cila ka shpërthyer në ecje e sipër. Kjo nuk është hera e parë që biznesmenët e çimentos janë nën shënjestrën e krimit.
Më 5 tetor të vitit 2012 u ekzekutua me eksploziv, zëvendësdrejtori i fabrikës së çimentos së Fushë Krujës, Anuar Rizik (Anwar Rizik), 43 vjeç, nga Betlehemi.
Rizik kishte kombësi palestineze dhe shtetësi shqiptare. Ai mbeti i vdekur pasi një sasi lënde plasëse shpërtheu në portën e banesës së tij, ndërsa po hapte portën kryesore të banesës.
Mos u merakosni hic, se e zgjidh Mulja ket pune:
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/syte-e.html
Keshtu ndodh kur ke mos ndeshkim te krimit kjo osht shqetesuse.
Policia e Mulit e mbaroi hetimin : eksplozivi eshte vendos per pronarin se ka shume borxhe.
Keta jane katastrofe.
O njerez beni kujdes se keta jane te papergjegjshem !
Mos kini shprese se mund te zbulohet ndonje gje prej tyre qe mos them qe jane vete autoret.
Ju kujtohet ai gjykatesi i Vlores? U harrua sikunder u harrua ai i Fabrikes se Cimentos.
Tmerr ne kete vend.Biznesmeni njihet si nje person korrekt qe punon dite e nate,qe po jeton i tmerruar qe nga vrasja e ortakut te tij,qe nuk ben hile,qe eshte shume tolerant me te gjithe ndertuesit shqiptare.Nje djale inteligjent dhe i ndershem.jane ligjet qe ky shtet i beri lemsh dhe i fut ne konflikt me pronaret dhe me bisnesmenet batakcinj shqiptare qe duan te gdhihen milioner te nesermen pasi kane hapur biznes.Plehra,qeveri vrasese,qe mbeshtet hajdutet dhe horrat….
njerez qe kan ber pune te piset jasht me droge shkojn ne Shqiperi investojn duke u hequr si biznesmen…
Nuk ja kan ven se esht i pafajshem eksplozivin
Keto jane krime makabre,nuk itakojn popullit SHQIPTAR keto metoda mafjoze,keto me duket se jane me shume politike,mundet te jet mare me pune te pista si thote njeri me larte,por ka ligje per sekuesrim prone per pronat e krijuara nga droga, prostitucjoni etj,kjo trgom se shteti eshte paralizuar nuk punon me,mire politikanet tane qe hahen si qente me njeri tjetrin ,po ambasadoret bar hane a u pelqen kjo situate e qelbur.
policia e kukesit dhe e tropojes eshte ne nivelin me profesional te zbulimit te krimeve
Ne Kosove dhe Shqiperi nuk ka biznesmene ata jane tregtare zarzavatesh.
ne Albanistanin tone te dashur, keshtu zgjidhen problemet, me tritol ose kallash.. jena popull “luftarak” or taj..!!!