Pse Berisha nuk mund të rrahë gjoksin?

28 Mars 2013, 20:03Editorial TEMA

Nga Andi Bushati

Sali Berisha ka bërë dje një enumeracion të sukseseve të tij, gjatë një seance parlamentare që më shumë i ngjante një prove gjenerale të fushatës që po afrohet. I vënë në trysninë e opozitës, e cila e akuzon se po përmbyll një mandat të dështuar dhe pa bilanc, ai ka shpjeguar turin e tij dhe takimet e tij të fundit me qytetarët dhe me grupet e interesit. “Unë nuk do të shkoj tek ta për të rrahur gjoksin”, ka qenë refreni i Berishës, i cili përmendte pas këtij lajtmotivi, heqjen e vizave, “10 mijë kilometrat e rrugëve të ndërtuara”, “50 hidrocentralet”, pa harruar të përmendë se gjatë mandatit të tij edhe lopët u bënë me kompjuter në vesh, ndërsa fermerët plotësuan ëndrrën e lashtë të Skënderbeut, për një Shqipëri plot ullinj.

Natyrisht, për të gjitha këto “rrahje gjoksi” të kryeministrit, kundërshtarët e tij kanë kundër-argumentet e tyre, të cilat do të shpalosen njëra pas tjetrës në fushatë. Sepse bilanci i mandatit të dytë qeverisës është katastrofik. Borxhi publik është rritur në masë kritike, gjë që e theksojnë edhe të gjithë vëzhguesit ndërkombëtarë. Edhe rrugët e ndërtuara po degradojnë përditë. Firmat që i kanë lënë pa mbyllur ato, pothuajse kanë falimentuar si pasojë e parave që nuk u paguan dot qeveria. Privatizimet po dështojnë njëra pas tjetrës, kriza po ndihet nga të gjithë dhe pak kush ka arsye për të qenë optimist.

Por, e gjithë sa u tha më lart është vetëm një përballje këndvështrimesh mbi performancën e qeverisë, e cila është krejtësisht e pamjaftueshme për të bërë llogaritë me një mazhorancë që qeveris prej tetë vitesh vendin.

Edhe sikur ky mandat të kish pasur arritjet e katërvjeçarit të parë, i cili në këtë këndvështrim është ku e ku më i mirë se ky aktuali, (me reformat fiskale të dy viteve të para, me mbledhjen e të ardhurave, me rritjen ekonomike që arriti deri 7-8 përqind, me rrugët e ndërtuara e me hyrjen në NATO), përsëri ai do të ishte i pamjaftueshëm për të dhënë një pasqyrë të këtij pushteti të gjatë të një njeriu të vetëm.

Pyetja reale për Berishën sot është: çfarë po lë ai trashëgim që nga ardhja në pushtet në shtator të vitit 2005. Dhe këtu bilanci është ku e ku më negativ. Sepse ai nuk lidhet vetëm me mossukseset e një kabineti të atrofizuar të dominuar nga vullneti i një njeriu të vetëm. Ai lidhet me një problem më të madh: me atë modelit të shtrembër që i është imponuar shoqërisë gjatë kësaj periudhe. Ndaj qeverisja e Berishës në këtë prag fushate nuk mund të shihet vetëm si një çështje debati mbi shifrat. Ajo duhet parë më gjerë e më thellë.

Sepse në këto tetë vite u krijua modeli se pushteti mund të vrasë në mes të Tiranës, e për këtë askush të mos dënohet (kamerat fshihen, provat zhduken e gjyqtarët veprojnë si kamikazë politike). Sepse u krijua modeli që krimi shtetëror i Gërdecit të konsiderohet si “aksident teknik”. Sepse u krijua modeli që dhjetë vota mund të rrëmbehen pa problem. Sepse u krijua modeli që biznesi mund të të rrëmbehet sot me nesër, nëse ai i volit, familjes në pushtet (siç ndodhi me të ndjerin Kosta Trebicka). Sepse u krijua modeli që askush nuk investon dot në këtë vend, po s’pagoi aq sa duhet tek e njëjta familje. Sepse u krijua modeli që klientët e pushtetin nuk paguajnë taksa në miliona dollarë. Sepse u krijua modeli që këta borxhlinj marrin pjesë në privatizimet e mëdha duke u tallur me të gjithë ne.

Natyrisht që e gjithë kjo klimë ka sjellë edhe një stepje të shoqërisë. Mediat pranë pushtetit janë shndërruar në televizione alla- çavez, që i japin minuta të tëra shakave pa kripë përpara ministrave dhe deputetëve e që nuk guxojnë t’i lënë vend as kritikave miqësore ndaj qeverisë (si në rastin e djeshëm që një vërejtje me doreza e një përfaqësueseje të Dhomës Amerikane të Tregtisë u zhduk nga të gjitha ekranet e kontrolluara).

Intelektualët me qira janë të gatshëm të firmosin pa kokëçarje në tekste anti-opozitare dhe në letra të bardha. Specialistët pa ngjyrë janë të trembur të thonë fjalën e tyre për digat e hidrocentraleve, për ujërat detarë, për sistemin e drejtësisë, nga frika se bëhen mish për top prej makinerisë propagandistike të pushtetit.

Madje edhe zyrtarët e lartë, që çdo mëngjes veshin kostumin e servilit, guxojnë të belbëzojnë disa të vërteta vetëm në selinë e rrugës së Elbasanit, ashtu siç rezulton nga zbardhja e kabllogrameve të zbardhura të Departamentit të Shtetit.

E gjithë kjo klimë është krijuar nga një filozofi e vetme: kush nuk është shërbëtori im, është armiku im. Viktimat e kësaj filozofie nuk janë të pakta. Deri më tani dy presidentë republike, dy kryeprokurorë, dy ambasadorë amerikanë e dhjetëra e dhjetëra qytetarë të tjerë, që kanë kujtuar për një çast se mund të bëjnë në liri punën e tyre dhe të shprehin publikisht bindjet e tyre.

Ndaj kur flasim për bilancin tetëvjeçar të qeverisjes së Berishës, duhen pasur parasysh edhe këto. Duhet pasur parasysh klima e pafavorshme e konkurrencës në biznes, dërrmimi i kundërshtarëve, ndrydhja e lirive, krijimi i një frakture që ka çuar në llogorizimin dhe asfiksimin e shoqërisë.

Ndaj kur flasim për këtë bilanc, nuk duhet të biem tek kurthi i Berishës që po vijon të flasë vetëm për shifra, edhe pse ato i ka tejet të rënda. Sepse shefi i një shumice tetëvjeçare nuk duhet të matet vetëm me performancën e qeverisjes tij. Ai duhet përballur pikësëpari me mënyrën si është munduar ta modelojë shoqërinë. Ky është bilanci i tij i vërtetë. Dhe këtu, Berisha ka pak gjasa t’i bjerë gjoksit.

39 komente në “Pse Berisha nuk mund të rrahë gjoksin?”

    1. Fred.Dibrani.Hamburg says:

      Arritjet e Berishes jane Homosapiet e tipit Selami dhe Qereti.

      Cfare kane te perbashket Eduardi dhe Bleona?????
      Eduard Selami dhe pse pretendon te jete mashkull,eshte bere simboli qe perfaqson grate e dhunuara e te keqtrajtuara shqiptare qe e kan te veshtire te mbijetojne vete,por kthehen si fajtore tek bashkshortet-dhunues.Ndersa Bleona Qereti eshte bere simboli i vajzave te reja qe per para dhe fame si çingiet neper ahengje,dine tu bejn qefin dashnorve-pleq te krrysur..Por te jetosh per shum vjet ne Ameriken demokratike dhe te mos humbasesh dashurin ndaj Diktatures kete e bejne vetem homosapiet qe bukurin trupore e kane shfrytezuar gjithmon si mjet per te mbijetuar.Duhet pranuar qe Eduardin dhe Bleona, nuk e kan patur te lehte kur hunda e forte e Saliut guduliste faqet e tyre te kremosura,siç ben zagari i gjuetise mbi trofene e shtrire perdhe.Eduardi eshte i pafuqishem qe ti bej konkurenc nurit te Lulzim Bashes,siç eshte Bleona e pafuqishme te mos pranoj duartrokitjet perçmuese te Majlinda Bregut.Shum njerez menduan se Eduardin e derguan per te shpetuar PD dhe kete gje vazhdojme qe ta besojne,ndersa Bleonen ja beri LSI-ja dhurate Berishes per tja embelsuar ditet e fundit si Kryeminister,kete duam qe te shpresojme.Eduardi dhe Bleona te dy erdhen nga Amerika,kaluan neper Bulevardin qe u la me gjak me 21 Janar 2011,nuk u ulen qe te lypin si qindra shqiptar,por u perqafuan me Berishen dhe ky jua mbushi xhepat me para.Homosapiet e tipit Selami dhe Qerreti jane burimi shpirtror qe mbajne gjalle Neo-diktaturen Berishjane.

    2. PD = Parti e Deleve, me bari Shpellarin tash 23 vjet (!) says:

      E drejte.

  1. shvejk says:

    Andi Bushati here me dukesh tape , here me dukesh esell. Javes qe kaloi ishe tape fare. Sot si esell po me dukesh.

    1. fl says:

      Sot definitivisht esull. Po mos ishte fotoja, mund te kujtoja se ishte dhe M.Baze. Shif kur te dale ndonje katnar-PD-je: – Ky Andi Bushati bir komunisti ? bllokmen i ri…

    2. Dean says:

      Bushati luan me 2 porta.
      Kesaj jave e ka rradhen me u ”kritiku” K/ministri.
      Bushati eshte shqiptari tipik nder shekuj qe e ka perdor kurvllikun si arme per te mbijetuar,por mos ki ndo1 shprese nga ai.
      Thjesht 1 sharlatan shqiptar,por,ne zakonisht,tipa si Bushati i quajme ”Pragmatist”.
      Njeri ”Made in Albania”.
      Produkt i eksperimentit komunist te ”njeriut te ri socialist” me ”shqiptarin demokrat” te viteve 90-te.Fut ketu dhe kurvlliqet qe kena bo gjat historise tone shekullore me romaket,turqit,gjermon,italion….etj.,vishe me Xhinse,jepi 1 iPad dhe 1 zanat prej ”analisti” dhe perfundimi i gjith kesaj perzierjeje eshte A.Bushati&co.

    3. Epirioti II says:

      E ke gabim o Shvejk. Sot eshte tape fare dhe i thote te vertetat qe ka ne bark prej pijes. Heret e tjera ka qene esell fare dhe ka derdhur gjithe helmin e zi qe mban ne shpirt me shumice.

  2. Dyrrahu says:

    Sali Berisha, sot i bjen gjoksit, nesër ka për t’i rënë kokës.

    1. Maryn says:

      Oh i dashur Dyrrah, ai tashme po i bie me çok kokes e neser koka do ti njerre avull. Nuk e shihni çdo dite ne televizion i kuq flak ne fytyre shenje e frikes qe ka brenda vetes, dhe syte qe nuk i gjejne prehje, gjithashtu nuk i degjon fare njerezit çfare thone ne fund te fjalimit te tyre fillon e zbardhet dhe per inerci i hapet goja si çorape, cm cm cm kjo nuk eshte e qeshur…
      E keni pare si e imiton Edi Ramen ne takimet, por ai harron nje gje te vockel…Edi Rama nuk ka frike nga populli edhe pse ka qeverisur per 11 vjet 1 milion njerez, ndersa kryeministri thone se leviz me anti plumb. O zot! Po kjo e ka emrin BURRACAKERI, d.m.th. nje tmerr i menjehershem.

  3. Shish-Shiku-Fiku says:

    PO JENI NE METRO APO JO?PO NE KEMI FITORE NGA FITORJA NE FITORE…
    Ne te Inteligenc Servisit te Saliut kemi marre keto masa ne prag fushate:
    -Po pergjojme te gjitha familjet socialiste çfare flasin,si mendojne,ku i bejne shpenzimet…si pjerdhin etj etj..
    Keto te gjitha çdo dite ja dergojme me posten sekrete Saliut qe ti kete si materjale per ti diskutuar kur ti jepet mundesia.
    -Kemi marre te gjitha masat qe te identifikojme armiqte dixhital si tek FaceBoku i Saliut por edhe tek anonimusit e gazetave “Tema” etj…
    Kemi nen kontroll te gjitha Internet Kafete se mos dikush kritikon Saliun,Familjen e tij apo te ashtuquqjturen qeveri…
    -Krahas jelekut anti-plumb kemi sugjeruar qe Sali te vesh edhe brek anti-plumb,por kemi hasur ne veshtiresi sepse duhen breke anti-plumb dhe anti-mut….Nuk prodhohen gjekundi…!?
    Por edhe kete do ta realizoje qeveria e saliut….

    1. migena tresa says:

      Ha HA ha hah ha

  4. mel says:

    Mos jep me mendime Bushati se tani do ti japi populli. Shqipetaret e thjeshte votuan 100000 vota teper per te mos patur Saliun ne pushtet. Tani s ka nevoje me, me mire shkruaj ndonje liber artistik.

  5. gjeramadhi says:

    sot i bie gjoksit , neser do ti bjeri kokes , pasneser do ti bjeri bythes i varferi ne burg

  6. s says:

    Bushat kesaj rradhe e ke qare kete shkrim po ta dish qe ketee kemi peshqesh nga gyshi jot se ai e mbante pas vetes dhe e dergonte ne Paris kete halene .

  7. Blerina says:

    bilanc qe perseritet vazhdimist nga te gjithe ne, po a thua valle populli do ta kujtoj me 23 qershor dhe te thote voten e tij te vertete, apo do mbyllin sy e veshe e do behen indiferenta. shpresojme qe shume shpejt saliu do na shporret njehere e perjgithmone dhe atehere do rrahim gjoksin me te vertete

  8. Rodrigo says:

    Thjesht, paster dhe pa gabime…..Edhe nje tjeter analize e shkelqyere nga Bushati…

  9. Luan Piperi says:

    Duhesh te jesh Vlonjat qe ti biesh gjoksit.Sala ska gjoks por antiplumb.

  10. era says:

    Ke kapur ne fund te shkrimit nje pike shume delikate.Modelimi i shoqerise. Dhe qeveria me idealiste sikur te vije ne pushtet, efektet e ketij modelimi do te jete e pamundur qe te mos ndihen dhe te kene ndikimin e tyre edhe per shume kohe.

    Sikur edhe thjeshte krahasimi me performancen e kesaj qeverie, kushdo qeveri qe te vije, sado keq te punoje, do te duket e suksesshem sepse do te krahasohet me kete te sotmen.
    Ky eshte nje nga demet e ketij pushti te ketij pushteti, dem i pallogaritur per shoqerine shqiptare.
    Andi, shkrimin e sotem duket qe e ke eshte shkruar qe ne pike te sabahut.

  11. skandro says:

    Mbi të gjitha,gjate ketyre viteve u krijua dhe po vazhdon armiqesimi i shqiptareve te jugut me ata te veriut,veper kjo nder me antikombetaret,ëndra më e madhe qe mund te kete nje armik i Shqiperise

  12. arjanita says:

    Arritja me madhe e Bishes eshte mbyllja e gojes se nje
    rezve.
    Vjrdhjet e tij dhe te familjes nuk kane te numeruar.
    Krimet dihen.Nuk dihen sa gjaqe ka borxh.Por nje gje
    dihet mire.Femijet e tij pas 23 Qershorit nje zot e di se ku
    do e mbajne frymen.
    BISHA rritjen e nivelit te jeteses se popullit e mat me rritjen
    e pasurise se tij dhe te familjes.
    Ne fund te sundimit te tij ai po e le vendin edhe me keq se
    ne ’97.Mus u habisni.Pa leke ne arken e shtetit,pa rend dhe
    siguri publike,me gjykata dhe prokurori te shkaterruar me nje
    rrenim total shoqeror.
    Nuk dua te zgjatem me deshtimet ne investime publike
    dhe privatizimet ve¢se do doja te dija kush i ka vjedhur
    paret e atyre 10000 km rruge.

  13. Partia e Pirateve Shqipetar says:

    Sapo hyra ne nje trg, syte me mbeten ne nje ambalazh bananesh ku shkruhej ne English – fair trade -. Ndersa ambasadorja Gjermane zbulon, qe ne Shqiperi nuk ka shtet ligjor, tmerr njerez!!!

    Gjitheashtu sot kryetaria e komisinit te zgjedhjeve preku me dore, si duhet te funksinoje komisioni i saj. – Fair play, luaj drejte zonje, kjo eshte puna jote.

    Ne, po duam te fluturojme me balon njerez, por njekohesisht duam te pime uje te paster, njehere te pakten. Femijet tane duan te pine qemesht te standartit Europian mr kryeminister.

    Jemi vend i bekuar nga zoti, njerez…

  14. pelivan says:

    Ej Bushati! Mua gjithenje me ke pelqyer,por sote,edhe me shume.Pa le me sikur kete shkrim t’a shia te pakten 6 muaj me pare,do ishe edhe me i pelqyer se (Ish nje miku im dikur,Frrok Cupi),Pra ai Frroku dje,se ky sote s’i lipset kujt,vecse Saliut… Gjithsesi Bushat,je pen’ e mencur dhe po deshe merrma ne konsiderat nje keshille te vogel.Fshikulloma Edi Ramen,ashtu sic di vetem ti t’a besh neser,biles sa po te vi ne pushtet(S’e ve me ne dyshim qe do vi)dhe kursema,te keqen,keto tre muaj,ok? Se,vetem keshtu sala do dale fare cupllak, edhe politikisht… Parafytyroni salen cupllak,vetem me anti plumb(!)

  15. Realiteti shqiptar says:

    KOKOSHI SHQIPERI KATANDISI NJE THELE.

    saliu midis “meritave” ka edhe nje:nen sundimin e tij allbania ka o s’ka 3 milion fryme,aq sa ka nje qytet i nje shteti ne bote.

  16. dajti says:

    Problemi eshte fshati. Qytetaret qe nga viti 2007 kane votuar opoziten, por ka qene fshati ai qe e ka mbajtur ne pushtet berishen.
    Propganda e sales e ngjajshme me ate te enverit ngjit me mire tek fshati se sa realiteti qe do te shpjegoje edi rama.
    Fshati ka rrethuar qytetin ne shqiperi

  17. Ericson says:

    Megjithse Andi eshte djale e gazetar i mire kritik,prapeseprape nuk ka ndikimin e fuqishem,agresivitetin pozitiv,sharmin dhe origjinalitetin e Mero Bazes ne opinionin publik shqiptar,ketej e matane kufirit shteteror si dhe te “nderkombetaret” ,te cilet me se shumti i mbajne anen qeverise se Salahudin Rrahman Berishes,nje personi jashtezakonisht edepsez, idiot noterik e tani qe u plak,i doli kurrizi e u matufos,do te marre edhe nje mandat tjeter!

    Dua te theksoj fort ketu,se sulmet tepke si te Hitlerit e Gebelsit ndaj gazetes “TemA’ e drejtorit te saj M.Baze,bene qe ne ,per tete vjet te mos kishim nje “Koha Jone ” e dikurshme qe i vuri minat e hodhi ne ere Salahudinin,qe sot nuk e heq antiplumbin edhe kur vete ne halene e shtepise se tij.

    Forca e Medias eshte fatale per regjime si ky i Salahudinit, ketij mangupi vrases, hajdut “par excellence” ,e nje pedofil politik masiv e serial,kur me dhunen e pushtetit mbledh minorene shkollash ne tubimet qesharake te tij per ndonje muslluk cezme,ne pshahtera (fshatra) te humbur (sipas Sami Frasherit)!

    Vini re ,ju lutem,portretin ne profil te ketij mysybeti…taman si veper e Piera Dela Franceska!

    Ne bote ka bere vaki qe emra qytetesh historike kane marre emra qe kane ndryshuar epoka si Leningradi apo Stalingradi ku u derrmua Gjermania hitleriane ne Rusine sovjetike (aleate strategjike e USA e United Kingdom),por edhe te ne,eshte ende nje qytet ne veriun e larget qe ka emrin e Bajram Currit,burre katerqind derhem,mik i beses i Imzot F.S.Nolit,qe Salihi,nje “piece of shit” , nje cope mut, (sic thone amerikanet),nuk guxon t’i ndrroje emrin me satrapin hajdut Ahmet Zogolli,se perndryshe i fluturon kaptina sbashkut me Lirine,Argiten,e Shkelzenin,(mysliman i thekur!).

    Askush,…as partite politike opozitare,as forume te shoqerise se ngordhur e hajdute civile,as biznesmene te fuqishem oligarke qe blene per nje cope buke pasurite publike te popullit shqiptar (supozojme deri diku “te ndershem”) e as individe te shquar si shkrimtari yne kandidat per Nobel,nuk shprehen qe populli shqiptar,duhet t’i vere krusmen demokratikisht (fshatce) ketij muti komunisto-fashist,nje hibrid i tmerrshem, ku dy ekstremet takohen mrekullisht!

    Duhet te kuptohet nga publiku shqiptar (edhe ne Kosove),qe Salih Berisha,nje kriminel i mirefillte politiko-ordiner,perpos nje malok folklorik komunist fanatik e i pagdhendur qe nuk di ti bjere as ciftelise,pale lahutes se malesoreve vertet kreshnike ,ama te kohes se Mujit e Halilit e jo ketyre te sotmeve qe kane mesyre tokat e Bathores,Kamzes,Paskuqanit e ish keneten e Durresit….nuk duhet te komandoje me zgjedhjet ne Shqiperi!

    Kjo monster politike,qe ka zaptuar gjithe pushtetet politike e mediatike,e ka ngordhur nervin opozitar me vrasjet e 21 Janarit,(ku eksponentet e opozites u dhjene nga frika e gardisteve maloke te Salahudinit), ka blere me perate e popullit shqiptar lobiste si “Podesta group” e “Patton Bogs” qe vete opinioni mediatik amerikan i quan “ndyresira” , me siguri matematike ka per ti vjedhur perseri zgjedhjet parlamentare!

    Zhdukeni qe para zgjedhjeve kete qeveri e vini nje qeveri teknike te organizoje zgjedhjet, se me Salih Berishen, sharabajben e Parlamentit Topallen e kermat Imami,Ruli,Pollo,pale me maloke muti si Noka,Kulici,e ca Ristaner e Lleshera,e ca gjykata,tepke si kadinjte e sulltan Muratit te Dyte,do zini te qaheni e ankoheni,…jo po hapni kutite,…na blene komisioneret,jo po Ilir Muta shkerdhate,jo po policia e Mulit qesharak…jo po ta shihni se cdo pesoni ne zgjedhjet e aredhshme!

    Vetem ndonje mrekulli mund te sjelle rotacionin e shumepritur politik,…por edhe ne kete rast kjo do te jete nje fitore si e Pirros, ku “fitimtaret” do gjejne nje toke “te djegur” e te perballen ne radhe te pare me borxhet si vrime e zeze e ekonomise se drobitur shqiptare e miliarda euro ilegale te transferuara jashte kufijve.Me nje perfaqesi thuajse te barabarte ne Parlament,me nje qeveri ku Rama s’mund te komandoje si Salihi sot, e me nomenklaturen e shtetit te kapur nga Salahudini,…Presidence, Kld, Shish,Klsh, Prokurori, Gjykata e te gjitha institucionet e “pavarura” ,deri edhe Gjendjen civile!

    Qe gjithe kjo panorame e zymte te mos na beje pesimiste,(kete do Salahudini) lipset sa nuk eshte ende vone qe lidershipi i opozites politike te dale ne mbrojtje e ti thyeje brinjet kush prek Tv Top Channel,te cbllokoje pa derman shtypshkronjen e gazetes “TemA” ,e te mos ti shkoje mendja regjimit te Salihit te persekutoje gazeten “Dita”, “Shqiptarja.com”, “Sot” ,revisten prestigjioze “Java” etj.

    Shpresoj te me mirekuptojne edhe shume fshatare e madje qytetare te genjyer nga Salih Berisha,nje cope maloku (gje e trashe, e jo ne kuptimin malesor,pasi trecereku i Shqiperise eshte vend malor)) tipik komunist stalinist,te shkolluar me paret e popullit shqiptar deri edhe ne Paris nga….Enver Hoxha. Per nje muslluk cezme a nje thes me miell,nje “vend pune” nga ky qafir e dallkauk mashtrues i Perendimit e mik i Azerbaixhanit, ju nuk mund te votoni per kete lloj plehu inorganik, qe nuk e qas asnje lloj toke!

  18. eli-tiv says:

    …JO..saliu duhet ta veme perballe c’ka thene e ka bere…T’i kujtohen te gjitha genjeshtrat e qelbersilleqet qe ka bere..Ta ballsamosim ne mur per cdo fjale e veper te tij–ta terheqim si “lolo” ne te gjithe vendin…LIGESIA e DEMI I tij eshte i qellimshem e i programuar.Kjo qeveri (i gjithe grupi..media prane tij)ka vendosur standartet me rrugacore te nivelit te komunikimit…Dinjiteti i njeriut eshte neperkembur ne menyren me te ulet te mundshem..(shih sulmet ndaj opozites o cdo kush i shpallur “armik”…C’mund te pres nje individ i thjeshte????)
    Urgjentsht duhet te pastrohet vendi..!!

  19. Kelmendasi says:

    Po cfar do presesh tjeter nga ANDI HYSNI VITO KAPO BUSHATI bllokmeni do kthehet prape ne origjine,duke mohuar cdo gje te mire qe eshte ber mandatin e dyte 4 vjeqar.

    1. fl says:

      ha ha ha – lexoni pak komentin tim te pare ne fillim te artikullit,

      A ju thashe ?

  20. beso says:

    Shkrim i mire,por me nje difekt ne titull.E verteta eshte se berisha po e rreh gjoksin,biles e beri cope-cope.I ka mbetur kali i Skenderbeut pa hipur,jo se nuk ka kale,porse nuk di berisha ta ngase,siç nuk di edhe ate te flamosur biçiklete,se do na mbushej Facebook pastaj me foto xhirosh te pafund me Arvizun.Ore,me duket edhe Lulashi nuk e di biçikleten,edhe Ilir Meten nuk e kam pare.E verteta eshte se Shqiperia eshte shume e vogel dhe bota e saj akoma me e vogel,ca gjera edhe sikur te mundohesh ti fshehesh ato dalin faqe botes pa sekrete fare.Keta palo njerez shkojne e falen tek ambasada çdo mengjes e fuksojne njeri-tjetrin pa ua kerkuar kush.Agjrencite e lajmeve pertojne te ndjekin berishen ne ato inagurimet madheshtore te prashitjeve dhe e ndjekin direkt e ne Facebook;eshte bere faqja e berishes ne Facebook si agjenci zyrtare,pse duhet ajo Laura xhanem,apo per ta ngrene mu..tin me luge te florinjta?Bravo Andi,kryeartikull i shkurter e konçiz,qe si çdo kryeartikull thote ate qe do te thote,pavaresisht se njerezit duan te thuash te gjitha per te gjitha,a thua se bota dhe gazeta do mbaroje sot e s’do kete me per neser.

  21. Ericson says:

    Nuk e kisha menduar kurre se ndonje zorzop ne moderimin online te kesaj gazete qe eshte shpirti opozitar kunder koleres Berisha,te mos botonte komentin tim,qe shkruaj rralle e per mall nga New York.

    Une supozoj se mund te jete ndonje aksident kibernetik,apo mos kushedi ju dogji replika ime per nje injorante katundare, nje fare Veronika ,apo mos ju mbeti hatri qe une i quaj “nevojtore publike” ca kakerdhi pedeiste nga me vulgaret e injorantet qe ju me siguri i shfaqni ketu me zell vetem per te nxitur polemikat me keta bastarde!

    Apo mos kushedi o karo (shqip,jo italisht) ju cfaqet ndonje lugat a kukudh ne enderr,e lypni ndihma nga diaspora!

    A mos ju dogji komenti im,ku them te verteten se nje cope maloku nga Tropoja qe po ju shkerdhen mbare e prape,e ju pandehni se po “humbi” do te fitoni ju ?!

    T’emen,jini ne terezi ju apo nuk di se si ta shpjegoj se si nje gazete e sulmuar egersisht nga Salihi e qe mbrohet po kaq ashper nga une te sillet kaq poshtersisht!.Kjo eshte si te presesh degen e pemes ku je ulur.

    Degjoni ketu,deri sa ta sqaroj problemin me Meron,mbetem ende komentuesi juaj,por edhe miqte e mij ketu me thone se mund te jete ndonje gjysem edepsez apo zog gomari,me ndonje diplome “Kristal”.

  22. Ericson says:

    Nuk e kisha menduar kurre se ndonje zorzop ne moderimin online te kesaj gazete qe eshte shpirti opozitar kunder koleres Berisha,te mos botonte komentin tim,qe shkruaj rralle e per mall nga New York.

    Une supozoj se mund te jete ndonje aksident kibernetik,apo mos kushedi ju dogji replika ime per nje injorante katundare, nje fare Veronika ,apo mos ju mbeti hatri qe une i quaj “nevojtore publike” ca kakerdhi pedeiste nga me vulgaret e injorantet qe ju me siguri i shfaqni ketu me zell vetem per te nxitur polemikat me keta bastarde!

    Apo mos kushedi o karo (shqip,jo italisht) ju cfaqet ndonje lugat a kukudh ne enderr,e lypni ndihma nga diaspora!

    A mos ju dogji komenti im,ku them te verteten se nje cope maloku nga Tropoja qe po ju shkerdhen mbare e prape,e ju pandehni se po “humbi” do te fitoni ju ?!

    T’emen,jini ne terezi ju apo nuk di se si ta shpjegoj se si nje gazete e sulmuar egersisht nga Salihi e qe mbrohet po kaq ashper nga une te sillet kaq poshtersisht!.Kjo eshte si te presesh degen e pemes ku je ulur.

    Degjoni ketu,deri sa ta sqaroj problemin me Meron,mbetem ende komentuesi juaj,por edhe miqte e mij ketu me thone se mund te jete ndonje gjysem edepsez apo zog gomari,me ndonje diplome “Kristal”

    Nuk kerkoj karo, te shfaqet ky koment po komentim i mepershem,nderkohe po perpiqem te lidhem me Mero Bazen,kolegun tim.

    1. VERONIKA says:

      Erickson,ops shoku Ericson
      shiko fjalorin
      injorante katundare,nevojtore publike,kakerdhi pedeiste,lugat,kukudh,
      zog gomari,gjysem edepsez…{une mendoj se moderatori eshte i teri}
      Nejse Ericson,qetesohu se kto aksidentet kibernetike e kane fillesen nga bunkeri.Nuk e dije???
      Po pra shoku bunker Ericson andej fillon e keqja
      Bej te fala kolegut Mero,kolegut tuaj se une nuk jam gazetare,as inxhiniere dhe aq me pak bij offfffficeri dhe i thuaj qe dhe komentet e mia ti publikoj,sepse po me ul numrin te kendi i emulacionit.
      Hahhahahahah qetesohu shoku Ericson se sapo ju ka filluar virusi
      Veronikafobia!!!
      ndjese qe ju vonova repliken,por Bushatin e lexoj me vonese.

  23. racionali says:

    Egoizmi,cmira na bejne qe te humbasim llogjiken,integritetin,autoritetin profesional,ate per te cilen kemi investuar ne jete dhe per kryer detyren qe njerzit e thjeshte dhe hallexhi presin nga gazetare,intelektuale,patriote,politikane dhe me gjere.Une e kuptoj dhe jam i njejtit mendim se edhe Edi Rama ka bere gafa,ne jete,ne pune,ne aktivitetin politik ne afera po te doni ju ne…..por Edi Rama eshte shpresa e vetme per te hequr kete kriminel-djallzor,te papergjeghshem,demagog-genjeshtar dhe vrases.Ky njeri eshte “mjeshtri” me i madh i djallzise qe ka pare ndonjehere ky vend.Ky njeri ka arritur deri aty sa njerzit mallkojne veten qe kane lindur dhe jetojne ne kete vend.Me gjithe kriminalitetin e tij Enver Hoxha,arriti ne nje fare menyre,qe te mos kishte dallim veri-jug.Sot ky kryeminister ka arritur te krijoje nje urrejtje veri-jug.Sot,me teper se kurre eshte imperativ per rrezimin e ketij krimineli.Sido qe te jete Edi Rama,mund te vej bast me jeten time se nuk do te arrije kurre te beje qofte 5 % te poshtersive qe ka bere ky njeri dhe nese mendon se do te kete tendenca represive (gje qe ska per te ndodhur kurre)do te jemi te gatshem ta rrezojme me te te gjitha menyrat.Deri atehere eshte shume pune per te rezuar diktatorin e fundit komunist ne Europe.Ky eshte shkrimi dhe gjuha qe duhet te perdoret Bushat.Seicili duhet te beje punen e tij,qe kur te bejme analizen,mos te themi se kisha mundesi per ndryshe,por nuk veprova.Sot per shkrimin tend merr komplimentet e mija.

  24. TROJA says:

    Me siper pyesni: Ç’far po le ai trasheqim nga ardhja ne pushtet 2005?
    Kete pyetje ja ben Saliut,per femijet,niperit,mbesat,farefisit apo ç’far ju ka lene Shqiptareve?
    Pasuria e femijeve te tij dihet,bregdeti shqiptar,milionat e eurove ne banka te huaja,prona kudo etj,etj,kot te zgjatemi.
    Mua me mundon nje pyetje tjeter qe duhet tia besh Edi Rames;
    Do te konfiskohen keto prona te shqiptareve te thjeshte? Do konfiskohen pasurite e vjedhura,ku eshte djersa e gjaku i brezave? Po me ministrat milionere,po me nenpunesat hajdute,po me gjykatesit e koruptuar?
    Keto pyetje behen sot,ne kete varferi dhe degradim te shoqerise shqiptare,qe po degradon dita me dite. Bejini keto pyetje ju gazetaret qe populli te kuptoje se ke ka me vete,ose kupton tjetren,secili per vete,kuoton qe edhe pala tjeter ka qellimin e vjedhjes se asaj qe ka mbetur.Ndihmoni,njerezit,mos kini frike meqenese keni mare kete zanat.Mos u beni si Blendi Fejziu,Fari Balliu,apo Çim Peka.

  25. Fllad says:

    pelivan, me ke pelqyer shume me kerkesen qe i ke bere Bushatit.
    Une e kam pasur gjithmone ne mendje dhe e kam konsumuar me miq.
    Tani kemi hallin e madh. Me vone Bushat, na ke me vete se nuk na mban me kurrizi. Jemi te paushqyer, te mashtruar, te genjyer, te vjedhur, te perdhunuar, te konsumuar.

    Natyrisht nuk behen me nje te rene te shkopit, por duhet idealizem shume i madh per te kapercyer kete situate.
    Jemi te sigurt qe media do jete nje ndihme shume e madhe per kete gje.Edhe JU.

  26. valter says:

    Thjesht bravo Bushati! Behuni edhe nja ca te tjere analiste dhe bjerini sistemit se po e lat te plagosur do tju haj, vazhdoni deri ne 23 qershor.

  27. gjergji usa says:

    Pasi mbaron se lexuari kete artikull fare mire mund te dalesh ne perfundimin se SRB jo vetem qe nuk duhet te rrahe gjoksin por duhet ose duhej te ishte rrasur ne burg per krimet qe ka bere ku si thote vete AB eshte nje pushtet qe ka vrare dhe mund të vrasë në mes të Tiranës pa problem fare.

    Ne lidhje me artikujt e meparshem te AB qe ishin ne nje fare menyre te vaket,ky i sotmi ka nje doze me te madhe kritike dhe demaskimi por perseri ky autor ka mundesi te shkruaje shume me fort per tju afruar me shume te vertetes dhe te jete me i besueshem per publikun.

    Me beri pershtypje te madhe se ne listen e viktimave te SRB perfshiheshin dhe dy ambasadore amerikane i cili eshte nje detaj “i vogel” qe ngjall nje “frike te madhe” sepse te krijon pershtypjen se admistrata amerikane ndjek nje politike te dyshimte ne nje vend qe mbahet teorikisht nga me proamerikanet ne bote.

    Duke qene se jam qytetar amerikan dhe dy here votues per z.Obama kam
    te drejten morale te shpreh kritika te forta per gafat qe jane bere dhe po behen ne lidhje me tolerimin e papranueshem ndaj te pandehurit SRB qe ka kryer aktet e tradhetise atdheut,vrasje njerzish,dhe vjedhje & shperdorime miliardash.

    Krye i pandehuri SRB nuk duhet gjykuar vetem per periudhen kriminale 2005-2013 por per gjithe krimet e tij nga inskenimi i 2 prilli 1991 e deri sot qe po del “mbrojtesi legjendar i amerikes” per te strehuar ato muxhahidinet qe bota nuk po arrin ti “gjeje zgjidhje”.

    Me keqardhje te madhe them se SRB ka patur,ka ,dhe do te kete nje mbeshtetje te dyshimte dhe te cuditeshme nga disa segmente ne dipllomacine “e larte” amerikane dhe ndoshta edhe nga sherbimet sekrete
    ku mund te jene shtrire metastazat e lobeve famekeqe “Podesta group” e “Patton Bogs”

    Ajo qe me trishton eshte nje ngjashmeri midis Egjyptit dhe Shqiperise ne lidhje me rrezimin e monstrave Mubarak dhe SRB ku ne rastin e pare
    ne Egjypt monstra Mubarak u rrezua nga populli kurse monstra SRB “u shpetua” nga revolta popullore.Ne te dy rastet ishte ngjashmeri e nje trekendeshi midis Hillarit-F.Wisnerit-Muburakut dhe trekendeshit tone Hillarit-F.Wisnerit-SRB.Nuk ka si spjegohet ndryshe qe dipllomacia amerikane po ” po sakrifikon” dipllomatet e vet per hater te nje krimineli “te florinjte”

    Kemi nje paradoks shume i madh ne lidhje me Shqiperine.
    Eshte i vetmi vend ne bote qe mbi 1 miljon emigrante te cilet perbejne me teper se gjysmen e fuqise puntore dhe trurit te kombit te cilet per 22 vjet kane mbajtur ne kembe ekonomine ne kete kohe krize boterore te stergjatur.Llogariten mbi 20 biljon dollare “kesh” parate e derguara dhe rreth 10 biljon investime dhe blerje banesash,tokash etj.Nqs do ti shtojme ketyre shifrave marramendese dhe vlerat miliardash nga:
    -Marrja e kredive (borxhe unlimited.)
    -Ndihma dhe donacjone te huaja
    -Shitja e armatimeve(biliona me dy shifra)
    -Energjia e prodhuar nga kolloset e H/C te drinit
    -Shitja 20 vjecare e pasurive kombetare
    -Te ardhurat nga droga (gjysem e legalizur).
    Te gjitha keto perbejne nje shifer astronomike bilionash me tre shifra.Dhe me te drejte lind pyetja:

    KU KANE SHKUAR KETO PASURI TE JASHTZAKONESHME.

    KETE PERGJIGJE DUHET TA JAPE S-ALI BABA ME 40 HAJDUTE & MAFJOZE TE MAFIAS NDERKOMBETARE SI NE BRIGJET E ADRIATIKUT ASHTU DHE TE ATLLANTIKUT.

    Si i larguar prej dy dekadash nga Shqiperia sa here qe vizitoj ate vend te bekuar shikoj se po DEGRADOHET & SHPERYTYROHET ne menyre te pakthyeshme nga ato qeveritare mafjoze te mallkuar.

    Fakti qe eshte kaluar me kohe vija e kuqe e borxheve,qe po shiten hidrocentralet qe jane pasuri teper strategjike,jane firmosur kontrata per miljona tonelata plehra me mafjen italiane tregojne se ai shtet ka falimetuar dhe ka dale me kohe si putanat ne semfor si qipro dhe greqia.Opozita dhe “west dipllomacia” po e presin ne bese ate popull qe mbyllin syte per keto fakte shtet-asgjesuese.

    Me te drejte AB pohon se nuk eshte vetem problemi i monstres SRB si person por dhe i modelimit te shoqerise shqiptare duke e sali-zuar ate.
    Edhe nqs iken SRB paqesisht me vote (qe nuk ka per te ndodhur kurre) ai ka ndertuar nje rrjete merimange me kavo celiku ne te gjithe pushtetet dhe institucjonet qe nga Presidenca-Prokuroria-Gjykatat-Bashkia e Tranes-MMP-MPB-Shiku-Garda-Ambasadat-Arsimi-Shendetsia e deri te Statistikat qe duhen te pakten nje 10 vjecar qe te dizinfektohen.

    As teoriksht,as praktikisht SRB nuk do ta leshoje pushtetin me vote sepse e di qe do te rraset ne burg nese humbet pasi ka kryer dhjetra krime.E dyta eshte se me eksperincen 20 vjecare ne vjedhjen e votimeve dhe me pushtimin e cdo zyre te shtetit shqiptar edhe Obama vete te vije ta kandidoje ne Shqiperi do humbase me 100% me siguri matematike.

    Per shume aresye qe kane te bejne ne mardheniet 22 vjecare midis WDC-SRB eshte detyrim moral i admistrates amerikane te gjeje menyrat per largimin e zagarit SRB para votimeve dhe te krijohen kushte per FORMIMIN E NJE QEVERIE TEKNIKE te menaxhoje votimet e 23 qershorit.
    Nqs se ka veshtiresi ne implikimin e tij ne sherbimet sekrete le ti japin nje dekorate dhe ti sigurojne azil politik andej nga filipinet perpara se te plasi qelbi ne shqiperi,ballkan dhe me gjere.

    Sepse te sakrifikohen dy ambasdore amerikane sic thote AB dhe te perdhoset dinjteti i kombit shqiptar per monstren SRB atehere duhet te mendojme per rrezikun serbo-amerikan dhe greko-amerikan per Shqiperine.

  28. endri says:

    Z.BUSHATI! Te gjitha ato qe ke shkrujtur ja te verteta se ke shum kohe qe jep opnjonet e tua per gjenjen ne shqiper se per ekonomike ashtu edhe politike dhe me emisjonin tend Zone e Lire.Po nuk e kuptoj pse nuk rragone populli ndaj kesaj qeverije te korrptuar ne drejtes ne polic ne arsim ne ekonomi ne adminstrata me nje fjale shteti me i korruptuar ne ballkan dhe ne erope ,po mesa duket saliu eshte sikue enveri qe nuke e le popullin te shprhejne fjalen e lire ose e ka mafjen e vete qe pengon ata qe thone te verteten .Une mendoj se te gjitha cfar ka ba saliu te keqij do harrohet per vec nje gjej ?Me arsim e popollit qe i ka futur nje kolapc shume te madhe jane ba unvrstete si shkolla mesme dikure koj eshte nje gje si done shum vite per tu rregulluar ndoshte 100 vjet ,jane ba sikur firmat piramidale dikure kure gjithe populli humbi cfar pati ,po ne kete raste eshte shum me keq me unverstetet ,se leku shkon e vjen po mendja po te shkojne nuk vjen ma.Kete qe ka ba saliu me sholla te larta ne shqiperi e ka pas ba edhe greqija ne vitet 1970 dhe ja ku i ka frutet e atyre shkollave greqija tani .

  29. Rasimi says:

    I VETMI KOMENTUES QE PO TREGOHET VANDAL ME KETE ARTIKULL SI BACA I TIJ ESHTE MALOKARI KELMENDASI.
    ESHTE PIKERISHT KY TIP MODELIMI SHOQEROR QE KA KRIJUAR KRYEQELBESIRA BERISHE DHE PERBEJNE PJESE ME REGRESIVE,ME INJORATTE DHE ME TE RREZIKESHME PASI JANE KAMIKAZE TE TIJ.
    KY KELMENDASI QE PRETENDON SE KA MBARUAR SHKOLLE TE LARTE NE SHQIPERI DHE BELGJIKE SHIKOJENI TE KETO RRJESHTA ME POSHTE CFARE KULTURE SALBERISHIANE QE KA I SHKRETI.
    ESHTE SIC THOSHTE I NDJERI KOSTA TREBICKA:
    ### KAFSHET KELMENDASE TE SALIQENIT KANE DALE JASHTE KONTROLLIT ###.

    kelmendasi — 6 Shkurt, 2013 në 4:05 am

    Me qense komentin ma ke fshire atere more Mero Qeni ty qeni ta qifte nanen me gjithe Ramen se ne qershor do te shkosh ne pith te satame me gjithe Ramen e co more klyshi i sterkurves more antishqiptar qe je vu ne sherbim te greko sllaveve

    Pergjigjuni

    Trekendeshi — 6 Shkurt, 2013 në 4:12 pm

    kelmendasi=mentari=meleku= benqikago= the same shit qe shkruan nga zyrat e zagarit VISHINSK LIKA.

    shqiperia eshte i vetmi vend ne bote qe akoma nuk ka mundur te beje zgjedhje te lira demokratike per 20 vjet.Eshte i vetmi vend ne bote qe nuk eshte zbardhur asnje vrasje politike ose mafjoze si:
    -remzi hoxha
    -kosta trebicka
    -fatmir xhindi
    -komunari ne kukes
    -oficeri shikut
    -gjyqtari konomi
    -26 viktimat e gerdecit
    -4 protestuesit e 21 janarit
    -biznesmenin e fabrikes cimentos
    -3 komisaret e policise

    Eshte i vetmi vend ne bote qe ka nje K/M qe eshte fajtor direkt per shume krime te tij si:
    1- prishjen e qeverise stabilitetit 91′
    2- fronezimi i janullatusit
    3- aderimi ne konferencen islamike pa referedum
    4- sabotimi i levizjeve per pamvaresi ne kosove
    5- furnizimi me nafte i milloshevicit
    6- vjedhjen e votimeve te 96′
    7- rrahja masive e demonstrueve ne sheshin Skenderbej
    8- rrezimin e shtetit dhe vellavraja ne 97′
    8- grushti i shtetit shtator 98′
    10- impikimi familjarisht i tij ne holokaustin e gerdecit
    11- miratimi i varrezave te ushtareve greke
    12- injorimi total i ceshtjes came
    13- shitja e detit jon
    14- implikimi me ligjin e plehrave
    15- vjedhje e votimeve ne 2009
    16- masakra e 21 janarit
    17- vjedhja e votimeve 2011
    18- perdhosja e luftes N.CL
    19- glorifikimi i satrapit zog
    20- deklarata qe kemi gjak turku.
    21- Shitja e resurseve strategjike
    22-lidhje me mafian e patton boggsit

    OR KELMENDAS LESHI
    KRIMIN ME TE MADH QE KA BERE ENVER HOXHA ESHTE QE JU NXORRI NGA GJENDJA E EGER DHE DONTE T’JU ZBUSTE .
    VETEM NGA KELMENDI NUK JE MOR MALOKAR DHE ME VJEN KEQ QE PO E INJORON KETE KRAHINE FISNIKE.JENI JASHQITJE E KOMBIT ME GJAK TURKU ME ZEMER SERBIJE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje