Reagon Panariti: Ajo që po ndodh mes Shqipërisë dhe Kosovës, e pajustifikuar dhe e dëmshme

28 Mars 2013, 15:52Rajoni TEMA

Pas tensioneve dhe betejës tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës, ka reaguar ministri i Jashtëm, Edmond Panariti. Me anë të një deklarate për shty, ai ka thënë se kjo që po ndodh është e nxituar, e pajustifikuar dhe e dëmshme.

“Nënshkrimi i protokollit të bashkëpunimit ekonomik midis Shqipërisë dhe Kosovës si dhe vënia në lëvizje e mekanizmave përkatës, nëpërmjet krijimit të komisioneve të përbashkëta të ekspertëve, nënkupton koordinim dhe bashkëpunim për adresimin e problemeve që mund të dalin në të dy anët e kufirit lidhur me cilësinë dhe sigurinë e mallrave dhe të shërbimeve.

Është një detyrim institucional që rrjedh edhe nga marrëveshja e nënshkruar që komisioni i përbashkët Shqipëri- Kosovë, të informohet urgjentisht për çdo shkelje apo parregullsi të pretenduar nga ana e autoriteteve përkatëse, përpara se të ndërmerren hapa ekzekutive.

Është e nxituar, e pajustifikuar dhe e dëmshme që pa u njoftuar autoritetet përkatëse të ndërmerren akte bllokimi, përjashtimi dhe sekuestroje për mallrat dhe shërbimet përkatëse.

Në fakt janë të njohura përpjekjet për të instrumentalizuar  marrëveshjet fitosanitare për të krijuar pengesa artificiale ndaj tregtisë së lirë të mallrave midis vendeve. Për këtë arsye vendet anëtare të OBT-së, janë të detyruara që të gjitha metodat e tyre në sferën fitosanitare dhe të sigurisë ushqimore t’i bazojnë vetëm te standardet e përcaktuar te Kodeksi Ushqimor i Organizatës Botërore të Ushqimit FAO, te Organizata Botërore e Shëndetit të Kafshëve (OIE) dhe te Konventa Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Bimëve (IPCC).

Nëse kjo do të kishte ndodhur, sigurisht do të ishte shmangur kjo situate kaotike me elementë spekulativë në lëvizjen e mallrave dhe shërbimeve midis Shqipërisë dhe Kosovës. Askush nga institucionet e fushës nuk iu është referuar këtyre standardeve dhe për rrjedhojë vlerësimet kanë qenë të pambështetura dhe të nxituara”, thuhet në deklaratën e Panaritit.

“Le të përpiqemi që me anë të mekanizmave institucionale, të vlerësimeve serioze shkencore të rrezikut të pretenduar nga të dy palët si dhe me bashkëpunim të autoriteteve dhe institucioneve të fushës, të përmbajmë spekulimet dhe spekulantët nga përpjekjet për të dëmtuar interesat e konsumatorëve dhe të bizneseve midis dy vendeve tona”, përfundon deklarata e tij./b.l

29 komente në “Reagon Panariti: Ajo që po ndodh mes Shqipërisë dhe Kosovës, e pajustifikuar dhe e dëmshme”

  1. BERISHA LARGOHU. ME 23 QESHOR POPULLI SHQIPTAR DO TE NGARKOJ EDI RAMEN SI KRYEMINISTRIN E TYRE. says:

    Humbje kohe.

    1. prec ulaj says:

      Do e shikosh ti zotni ate shitjen e Albpetrolit, behu gati.
      Ti kujton se do e haje Berisha? Jo, ti ke firmosur ato shkresa qe kerkonit te beni ndryshim dokumentacioni per $ 470 Miljon.
      Ti ne burg je shume i domosdoshem, ben disa pune. Atje s’ka nevoje per gjuhe te huaj. Atje ta bejne bythen sholle.

      1. dash sula me pistolet uji says:

        ca je tu thon o Pano…Ne Kosoven e duam gjith kohes, edhe shfaqena nacionalist, vetem ca muaj para fushates… pastaj kohen tjeter ngelena duke ia fut sa krahu, me ne krye bac Salen.

        1. humus says:

          kta te Lsi jan zbiktha… ne 23 qershori orteku i votave te sovranit popull do i marri perpara, edhe ti zhduki bashke sali pleren

    2. Liburnia says:

      Nuk e di nese quhet albanofobi apo albanopaaftesi? Dhe ankohemi se fajin na e kane te huajt, jo mor zoteri jo, fajin e ka paaftesia juaj per te bere nje pune te hajrit. Vetem te beni matrapazdheqe jeni te afte per te tjerat sia thoni fare…

      1. Doni ALBO says:

        Ta befshin kosovaret nje familje te tere po nga ato qe ti permend.

    3. jeta says:

      Foli edhe shoku i Lirit, gjithmonek am qene kurioz se nga sa % marrin keta zarat qe mban Iliri me vete?

    4. erta says:

      Qeveria flet per nacionalizem dhe bashkim kombetar kur nderkohe nuk ka arritur dot te realizoje as bashkimin.doganor. duket qarte qe premton kot, sic ka bere gjithmone dhe.kjo.eshte vetem.per qellime elektorale.

    5. Dule Jevgu says:

      Pse mor ket majmun ka minister te jashtem Shqypnia? Ik merr monster e zoologjikut.

  2. migena tresa says:

    profesor si po ecen apartamenti ke Myslym Shyri?

  3. Kush voton Berishën është bajgë says:

    Po dhe ndonje lufte me arme midis dy vendeve parashikohet?

  4. Horri i Bulevardit says:

    O minister na boj nji dermon se me plas lufta me Kosoven ne dalim ne det, e para se kosovaret i kemi mren dhe na kan pushtu me pare, kan ble dyqone e shpija, e dyta kosovaret jane gjeth tani se ata sa kan dal nga lufta dhe kan bo stervitje maleve, ne sun ja dalim dot se jena bo te gjith byth pamuksa, se edhe nje strvitje qe na boni Mehmeti, desh ngelem maleve se nuk gjejshim rrugen, na u dukshin te gjitha drejtimet se te cojn ne Tiron.
    Dhe e funit por jo ma pak e vlefshme, esht se kosovaret nuk arriten tja nxjerrin dufin serbeve se Hashimi boni paqe, dhe gjithe ate inot qe kan pat me serbet po na e qesin ne.
    Une nuk vij ne lufte, jam dezertor, sma ma taravilja.

    1. berati_KOSOVE_germony says:

      Horri i Bulevardit- Ketu esht faj i te dy palve por pse nuk qohet ky popull nihere ne Shqiperi e Kosove e t ja vurin flaken asaj pike kufitare qe na ndan artificalisht shqiptart mes veti

  5. PUNE CUBASH says:

    Më heret, drejtori i ministrise se ketushme vajti me 50 000 euro me vehte per ti ” mbyllur gojen” drejtorit te atjeshem, por kjo nuk u arrit.
    Ne fakt pati nje arritje: nuk u publikua flete analiza e kampionit te qumshtit e cila ishte firmosur nga nje laborator italian.
    Rezultati: “A Don Me Ta Thy A Don Me Ma thy “….!!! ?
    Pra, PUNE CUBASH.

  6. ILIRET says:

    Po kujt i ankohet ministri per tregetine midis dy vendeve. Besoj se ndonjeri nga ne qe shkruajme ketu e pengojme kete tregeti.
    Po e ke nga kryeministri yt patriot, o zotni. Se i demton tregtine shokve te Zenit…
    Ja ky eshte heroi me fjale per Kosoven dhe armiku i saj po ti numerosh te gjitha veprat kunder …

  7. mirel says:

    Panariti regulloi pak me mire shprehjet:
    Ajo qe po ndodh sot, eshte e “nxitur, e justifikueshme dhe e dobishme” per klanin pusht-etar ne Shqiperi.

  8. kushtrimi says:

    Keshtu eshte kur ministrat kane monopolin tregtar ne duar dhe bejn rregulla e ligje siq ju pershtatet interesave te tyre.
    Shpresoj qe ky turp te zgjase vetem deri me 23 qershor.
    Kam besim tek Edi Rama qe do ndryshoje jo vetem Shqiperine por edhe Shqipetarine.

  9. sajmiri says:

    Ne duam te merremi me politike te madhe dhe harrojme politiken ekonomike qe i sherben popullit cfare eshte ajo politike grash fshatit ,kjo eshte nje turp i madh dhe duhej qe dy kryeministrat te takoheshin orgjentisht, dhe kjo nuk eshte pak qe te ndoll brenda popullit tend,dhe kryeministri yne flet perqart lart e poshte por rritje ekonomike, jo me keshtu eshte turp.

  10. Dardan says:

    S ka gjo see I nihmo sala kosovaret.
    Sic I ka nihmue gjithmon.
    Se fut mike ke serbt gruen e tij shkije.
    Dhe dihet see shkinat e kan shum per zemer Kosovn.

  11. vlonjati40 says:

    po dalin problemet ne djell.nuk jane probleme vetem ekonomike por shume te thella jane probleme mentaliteti.nuk mund te bashkohen dy popuj te ndryshem ne mentalitet kulture .thoni cte doni por eshte keshtu

    1. mirel says:

      Ja ky i mencuri nga Vlora, kaloi te problemi i mentaliteteve, ai e ka fajin.

    2. Doni ALBO says:

      E shoh qe qenke shume “patriot” o vlora….jane gjithe keshtu aneja apo vetem ti.

  12. Shkupi says:

    Na kujton marredheniet ne mes Korese se Veriut dhe Korese se Jugut,Kines dhe Tajvanit,…Turp.

    1. leonardi antwerpen says:

      Ne do vazhdojm te jetojm si Korea e jugut
      as qe na intereson per Korene e veriut.

  13. liridoni drenica says:

    me 23 qershor kam ditelindjen dhe e kam lutr zotin qe dhrata per ate dite te jete fitorja e EDI RAMES sepse ne kosovaret nuk duhet harruarr kurre ate se qfare te mira na ka bere PS gjate luftes ne kosove….

    1. Doni ALBO says:

      Sepse je komunist si gjithe PDK-scat prandaj ke deshire te fitojne te majtet por une uroj asnjera te mos fitoj, por te fitoj patriotizmi dhe shpirti shqiptar qe eshte gjalle vetem tek AK.

  14. s says:

    Vetem nje idiot si ky ministi mund ta kuptoje ate qe ka thene ,si gjithmone ky bythe pambuku i ka ardhur rrotull po nuk ka qullosur gje .

  15. albanian says:

    Asnjehere shqiperia nuk ka qene pjese e kosoves kosova ka qene dhe do ngelet province e certifikuar e shqiperise . Derisa mendjet e ndritura ne kosove ta kuptojne kete gjithmone do kemi probleme te tilla.
    Kosvaret duhet ta kuptojne se lufta u be per nje shqiperi te bashkuar dhe jo nje kosove te pavarur.Ggjaku qe u derdh kerkon shpagim.
    N.q.s kjo eshte loje derisa te njihet nga serbia dakort por nqs fillon dhe u pelqen atehere do katandisemi si dy korete apo si pakistan indi .
    Kosvaret duhet te ndajne mendjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje