Tmerr në Kamzë, nëna e sëmurë helmon të bijën 18- vjeçare me fostoksinë, vuante nga sindroma Daun

29 Mars 2013, 18:50Politika TEMA

Një grua 45- vjeçare, nënë e tre fëmijëve, ka ndërmarrë një akt të tmerrshëm ditën e sotme. Ajo ka tentuar që të helmojë me fostoksinë të bijën 18- vjeçare, që vuante nga sindroma Daun.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kamzë.

Por pasi ka helmuar të bijën, nëna ka tentuar që t’i japë fund jetës.

Ka dyshime se nëna vuante nga një sëmundje e pashërueshme dhe në gjendje depresive e ka ndërmarrë aktin e rëndë.

Për fat të mirë të dyja janë jashtë rrezikut për jetën.

17 komente në “Tmerr në Kamzë, nëna e sëmurë helmon të bijën 18- vjeçare me fostoksinë, vuante nga sindroma Daun”

  1. shhhhh says:

    shteti duhet ti ndihmoje keto familje, te cilat kane fatkeqesi kaq te medhaja, me hapjen e qendrave te specializuara.
    UPS harrova qe po flazim per Shqiperine
    KAMZA BLU

  2. VERONIKA says:

    Nje nene me 3 femije qe tenton te helmoje femijen e saj?!
    Tenton ta helmoje se ka sindromen down
    Vec buzeqeshin dhe dashuri falin.
    Ajo nuk duhet te jetoje…..Eshte ndryshe nga ne ….normalet.
    Nena eshte e vetme ne kte rruge te lodhshme….ne normalet nuk kemi kohe te merremi me ta….ne ndryshojme komplet fytyren kur i shohim….uaaaaa sa gjynah///kaq ,ktu mbaron detyra jone.
    Znj LIRI,o kryet.arja e bamiresive…ktu ne kte shtetin e dyte mbas Gjermanise per zhvillim nena po detyrohet te helmoje femijen e saj…
    Ktu te bamiresia juaj….te cmenduria jone.Ne na mungon te gjitheve nje kromozom,i kemi difektoz thjesht nuk shohim.Ja mjafton te shohesh fytyrat e atyre te ekzaltuareve neper mbledhje dhe konventa.

    Gazeta “per fat te mire jane te dyja jashte rrezikut per jeten”?????
    Per fatin e mire te kujt????Cfare do bejme me “fatin” e tyre????
    Do i kthejme ne mjerimin e perditeshem,ku do kene dhe nje plage me shume
    kjo 45 vjecare do ndihet e paafte…nuk diti as te vdese
    Syte e atyre qe i “meshirojne” do i vrasin
    Syte qe i ndjekin nga xhamat e slloneve te blere me …bamiresine do i vrasin.
    Mjere ne…mjere qe ne i quajme ata te ndryshmit “down”.
    Ne te dhunuarit cdo dite,co ore ,cdo minute jemi…normal.

    1. Fshatari says:

      E drejte moj Veronika po cte bej gazeta, gazeta dha nji lajme, ndryshimin e kemi ne ne dore, ne qe jemi normale

  3. LILO says:

    E tmerrshme , nuk ka fjale …..Pse arrin te veproje nje nene ne kete mynyre? ?????!!!!!!si eshte e mundur ta mendoje nje gje te tille ?! A ka te tjere te mendojne qofte njehere keshtu ??

    1. VERONIKA says:

      LILO,e jema eshte me kanser.Fakti qe e bija do ngelej pa perkujdesje e ka shtyre ne nje hap te tille.
      Uroj te kem shuar kuriozitetin tuaj.
      Pra me kujdes si pyesni.

  4. LILO says:

    VERONIKA ! komentin e lexova jam me ty nuk heq as nje presje . Sa per pergjigjen qe me jep mua e mora me komentin e pare. Sinqerisht u ndjeva shume keq kur e lexova , nuk gjeje fjale …. per dite ndegjojme tmerre….. kemi vetem lot nuk po durojme -. U mirkuptuam.

    1. hamdurulam says:

      Te lutem me ndihmo te vdes – autonezia nuk eshte dicka e re .Une do e aprovoja .

      1. VERONIKA says:

        Dhe une,qe the ti ham-ham do aprovoja sterilizimin ne mase.
        Nuk dua shtimin e rraces se budallenjve.
        Eutanazia mor idiot,aprovohet ne rast se kane vite qe jane thjesht biologjik,njerez qe ushqehen me nje sonde dhe vuajne.
        Ke provuar ndonjeher te ndjesh frymen e fundit te dikujt qe po vdes i vetehelmuar???Ke pare ndonje me pistolete te koka 20 vjecar qe do te vdesi ,ne nje moment acarimi psikologjik???
        Eutanazia per kte rast aplikohet????
        HESHT INJORANT,HESHT!!!

        1. pan-el says:

          Ju Veronika, shume pasion shprehni ne komentet tuaja,aspak dashamires per kete,dhe per faktin qe fyeni komentuesin.

          1. VERONIKA says:

            Pan-el kjo eshte e vertete.Une gjerat i bej me pasion.Nqs nuk vendosim pasionin ne cdo ceshtje behen keq,behen llogarite sikur te jemi numra,por ne jemi Njerez.

            Hamdurulam ndjese per tonet e forta.
            Kam pare ,zt,shume me teper nga sa ju mund te mendoni.
            Do ja stakoja spinen dikujt vetem ne rast kome irreversibile dhe mbas nje testamenti te noterizuar nga vete ai person.
            Vetem ne kte rast jam pro eutanazise.
            Kanseri eshte i kurushem ne me shume se 60 perqind te rasteve.
            Dhe sidoqofte ka te drejten e vdekjes me dinjitet.
            “Ju do kujdeseni per vajzen down mbasi te largohet e ema”?????????
            Jeni nazist!Jeni driteshkurter dhe aspak human!
            Ti jo vetem qe u jep koburen por dhe ua armatos ate
            Je pjese e ktij sistemi bastard qe po i con njerzit ne deshperimin jashtnjerezor.
            Perse habiteni qe duhet ta bej une,ti ,struktura te posacme ne nje shtet ligjor…Bota jashte ka kerkese te pallogariteshme mbi adoptimin e femijeve me sindromen down.
            Nuk po me besohet asqe po diskutoj me dike qe do eutanazine per te bijen dhe nenen.
            Kurohuni mik i dashur,ju jeni per *kemishen e forces* jeni rrezik shoqeror.
            Semundjet neurologjike ,ju kujtoj zoteri qe prekin fashen me kuocientin e inteligjences superior nga ju….normalet e eutanazise.
            Rilexoheni cfare shkruani,qendro nje jave me dike qe ka sindromen down…dhe pastaj i praktikoni eutanazine
            Ju pershendes me kengen CARUSO te LUCIO Dalla ,shijojeni eshte nje me sindromen down!!!!

            1. hamdurulam says:

              Kam shkruar ne parim dhe jo me pasion .Ku e din ti se une se kam bere nje testament ………pa pas nevojen e ” kemishes se forces “.

            2. hamdurulam says:

              @ Veronika ! Pa tjeter e ke pare filmin ” Nje pellumb fluturoi mbi folene e qyqeve ” me Xhek Nikolson .Sillni ne kujtese finalen .Edhe nje here ju them se me keni keqkuptuar .Kurre nuk jane dy raste te njejta ,pamvaresisht se ngjasojne .

        2. hamdurulam says:

          @ VERONIKA ! Ke vizituar ti ndonjehere fushen e ndonje Spitali Psikiatrik ? Ke pare ti te vuaje nga dhimbjet e semundjes se pa sherueshme megjithse i injektohet cdo ore morfine ? Sa larg eshte gjendja shendetesore e ketyre femrave nga rastet qe aplikohet sipas Jush?Ju do kujdeseni per vajzen Daun pasi te largohet e ema qe vuan me kancer ? Habitem se ,megjithse Ju e miratoni autanazine me kundershtoni mua sikur une shkruajta qe t’u japim nga nje kobure njerezve dhe tu themi “vrisni veten “.Me habit komenti Juaj .

  5. shamikuqja says:

    gabim.ne kamez kemi xhelalin,qe behet cope per hallexhinjte.kjo duhet te shkonte tek ZHELALI,se ai behet cope per fukarenjte.edhe shamikuqen ai e ka ndihmuar sa nuk ka ku te veje.hop ZHELAL beu.

  6. nahlel says:

    E fillojme qe nga gazetaret ndjeshmerine,keqardhjen ,ndihmen per femijet me nevoja te veçanta.Ju lutem filloni qe nga emertimi ne rregull i Sindromes.Quhet Sindroma DOWN (Down eshte emertimi korrekt dhe njihet keshtu ne gjithe boten).Shqiperojme ato fjale qe duhen jo mbiemrin e doktorit qe e zbuloi Sindromen per here te pare.Ndersa per ndihmen e shtetit ,mos na hapni barkun se as i behet vone fare per kete popull.Shtet felliqesire,i korruptuar.madama te para qe harxhojne miliona per fustanet qe blejne me parate qe marrin nen emrin e bamiresise.Nuk kane nevoje per aq shume para keta femije jo.Mjafton ti duash ,ti pranosh,ti ndjekesh ,ti degjosh,ti ndihmosh…Te gjitha keto folje nuk kerkojne para qe te shnerrohen ne veprime konkrete…

  7. ALpini says:

    Mesova se nena vuante nga nje semundje e pasherueshme dhe mbasi eshte diagnostikuar ka vendosur per aktin qe ka bere.
    Mendoj se nuk eshte aspak nje nene kriminele por e shkreta ka parashikuar se vajza e semure do ta kish shume te veshtire jeten pa nenen.Mos harroni se e ka mbajtur plot 18 vjet dhe s’kishte per ta bere kurre kete akt por ka menduar ate qe thashe.

  8. John says:

    Ska gje me te temerrshme se te vrasesh femijen tend. Por ka gje me te tmerrshme se kjo nene te vdesi dhe ta lere kete vajze me down sindrom vetem!!? Ne shqiperi!!!? Ku shteti nuk do me ja dit ku do perfudonte kjo vajze me Down Sindrom valle rrugve ku populli shqiptar nuk eshte I paket per te injoruar!.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje