Reagon Dhoma Amerikane e Tregtisë: Jemi të pavarur dhe do flasim gjithmonë për problemet

30 Mars 2013, 15:58Politika TEMA
Reagon Dhoma Amerikane e Tregtisë: Jemi të pavarur dhe do flasim

Dhoma Amerikane e Tregtisë, me anë të një deklarate për shtyp, ka deklaruar se do të vazhdojë të bashkëpunojë me çfarëdo qeverie shqiptare. Reagimi vjen në kohën kur kryeministri Berisha akuzoi përfaqësuesen e kësaj Dhome pak ditë më parë, se niset nga ndjenjat personale kur shprehet për vështirësitë e biznesit në Shqipëri. Në deklaratë thuhet se Dhoma Tregtare është e pavarur, duke hedhur poshtë kështu akuzat për interesa apo ndjenja personale.

“Dhoma Amerikane shpreh vendosmërinë se do të vazhdojë të punojë për të përmirësuar të gjithë elementët e tjerë të nevojshëm dhe gjen me vend të sigurojë edhe njëherë opinionin publik dhe anëtarët e saj se do të vazhdojë të diskutojë, dialogojë dhe bashkëpunojë në partneritet me çdo qeveri, për të bërë të mundur një klimë sa më pozitive investimesh dhe biznesi në Shqipëri.

Në vijim të takimit të fundit të kryeministrit Sali Berisha dhe investitorëve të huaj, Bordi Drejtues i Dhomës Amerikane, nëpërmjet një deklarate për mediat dëshiron të evidentojë edhe njëherë bashkëpunimin e vazhdueshëm midis Dhomës Amerikane dhe të qeverisë shqiptare në zhvillimin e mëtejshëm të klimës së biznesit në interes të bizneseve amerikane, bizneseve vendase dhe atyre të huaja që operojnë në Shqipëri.

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri është një organizatë private dhe e pavarur e biznesit, e angazhuar për të ndihmuar në përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri si dhe në përmirësimin e imazhit të biznesit shqiptar në tregjet amerikane dhe ndërkombëtare.

Për të realizuar këtë objektiv themelor, Dhoma Amerikane ka bashkëpunuar gjithnjë ngushtë me të gjitha qeveritë shqiptare dhe e konsideron këtë bashkëpunim si të vetmen formë efikase për të realizuar këtë qëllim të përbashkët. Një pjesë e aktiviteteve që Dhoma Amerikane organizon për interes të anëtarëve të saj, janë në bashkëpunim me institucionet qeveritare dhe shtetërore, për të bërë të mundur zhvillimin e kësaj lidhjeje organike që ndihmon forcimin e marrëdhënieve midis biznesit dhe administratës.

Gjatë punës së saj, Dhoma Amerikane është përpjekur të bëjë të njohur nëpërmjet dialogut të gjitha objeksionet, komentet, duke paraqitur edhe propozime për çështje dhe fenomene shqetësuese që ndikojnë në zhvillimin e biznesit të anëtarëve të saj. Kjo është konsideruar si një formë konstruktive e bashkëpunimit dhe ndihmon të dyja palët që të njihen me çështjet dhe të gjejnë rrugët e zgjidhjes për të rritur mundësitë e zhvillimit të biznesit në vend”, thuhet në deklaratë./b.l

16 komente në “Reagon Dhoma Amerikane e Tregtisë: Jemi të pavarur dhe do flasim gjithmonë për problemet”

  1. Kritiku says:

    Ju te Dhomes Amerikane te Tregetise me kete deklarate per shtyp paske humbur kohen kot. Keni shkruajtur e shkruajtur gjithe keto fjali, por ne fund rezultati eshte ZERO. Duket nga ky formulim i shkrimit qe edhe ju jeni “bir Selmani i nenes”….Jo vetem qe ai qe e ka shkruajtur kete deklarate nuk e ka idene se cfare shkruan por ai duhet dhe ti kuptoje fjalet qe shkruan. Ja dy shembuj qe te tregojne per nivelin e ulet intelektual qe atij apo atyre qe e kane formuluar kete deklarate:
    1- “…të sigurojë edhe njëherë opinonin publik dhe anëtarët e saj se do të vazhdojë të diskutojë, dialogojë dhe bashkëpunojë në partneritet me çdo qeveri…” Koment: fjalet “te diskutoje” dhe “dialogoje” jane dy fjale te njejta por vetem me nje ndryshim qe njera eshte shqip(e para) dhe tjera e huaj.

    2- “…Bordi Drejtues i Dhomës Amerikane, nëpërmjet një deklarate për mediat dëshiron të evidentojë edhe njëherë bashkëpunimin e vazhdueshëm midis Dhomës Amerikane dhe të qeverisë Shqiptare në zhvillimin e mëtejshëm të klimës së Biznesit në interes të bizneseve amerikane, bizneseve vendase dhe atyre të huaja që operojnë në Shqipëri.” Koment: Ju jeni Dhoma e tregetise Amerikane Tregetise dhe kjo ne fakt duhet te merret vetem me bisneset ndermejt Shqiperise dhe SHBA-se, sipas emrit te kesaj organizate. Cfare doni te thoni me ate bisnese amerikane, bisnese vendase dhe atyre te huaj? Nuk jane edhe bisneset amerikane te huaja per shqiptaret? Pyetja tjeter eshte, kush jane keto “bisnese te huaja”?

    Ne kete deklarate nuk eshte permendur fare pergjigjja prej rrugaci te vetequajturit Kryeminister Sali Shpellar Berisha. Perse nuk eshte denuar ne kete deklarate nje veprim prej rrugaci i kryeministrit, apo kane frike nga cubat e shpellarit? Kjo deklarate eshte pikerisht ajo qe ka qejf te permendi shpellari “nje leter higjenike”!!!!!

    1. fatmiri says:

      Me vjen mire kur behen korigjime te mençura nga komentuesit, por me vjen keq per nivelin e atyre qe punojne ne keto administrata ne Shqiperi qe nuk marrkan vesh nga lidhet gomari. Sa keq, ku kemi arritur dhe nga kush presim. Dua te hesht, por nuk hesht dot. Te pershendes “kritiku”!

      1. Kritiku says:

        Pershendetje Fatmir! ?

    2. TURPI i KOMBIT SHQIPTAR says:

      Sali Berisha do te mbetet ne jete te jeteve TURPI I KOMBIT SHQIPTAR
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/dhe-krye-demokrati-yne-mbeti-me-dy.html

    3. diturija says:

      Ti “Kritiku” e merr rrogen ne ndonje zyre partie, se po ben fushat, duket haptas. Ata te dhomes se tregtise i bejne leket me bisznes dhe ne kete form jane shprehur. Nuk duan ta dine fare eshte shpellari apo kurvari ne pushtet.
      Sa per termat:
      1. Dialog eshte nje bisede e pergjithshem e vazhdueshme, e papercaktuar. Diskutim, eshte nje bisede mbi nje teme te percaktuar.
      2. Pa per politikat e biznesit qe ndjek nje dhome tregtie dhe kush perfiton nga ato, eshte e kot te ta shpjegoj, se apartshiksat nuk marrin vesh nga tregtia.

      Stop Demagogjise!

      1. Kritiku says:

        Ate emrin “Dituria” e paske vene kot sepse nuk paske asnje pike te perbashket me te. Une nuk jam as partiak dhe as ndonje zyrtar ne ndonje Parti. Jam nje qytetar i thjeshte realist se si i tille kam komentuar. Ti i paske rradhitur kuptimet e dy fjaleve, por i ke shpjeguar shume gabim. Sipas teje une tani me ty po diskutoj apo po dialogoj? Une them qe jane te dyja, sepse eshte i njejti kuptim.
        Nese ti je pjese perberese e kesaj organizate rrumpalle, nuk eshte faji i im. Me vjen keq qe ti nuk paske gjetur nje pune te mire. Sa per “sukseset” e kasaj organizate apo te te tjerave qe operojne ne Shqiperi mund te them me plot bindje qe jeni vetem organizata kukulla dhe pa vlere qe shikoni se si te mbushni xhepat e juaja private, sepse bisnesin ne vendin tone nuk e keni ndihmuar fare.

        1. diturija says:

          ore leri ato, jam / s`jam, je / s`je, se dukesh qartasi kush je, nga ato qe shkruan.
          Pastaj, shtjellimet gjuhesore nuk behen me, “une them”, ka konvencione gjuhesore qe percaktojne kuptimin, informohu njeheher, mbi prejardhjen dhe kuptimin e fjales greke dhe asaj latine.
          Personalisht mua, nga ato qe rithua nuk me djeg asgje, se ha nga gjella qe gatuaj vete, dhe jo ajo qe me servirin te tjeret, por me dhimbset kur shikoj qe militantet dhe injoranca ne pergjithsi pushton hapesiren publike, qofte edhe ne nje chat te gazetes Tema.

          Stop demagogjise!

    4. rroku says:

      Me falni zoti apo zonja “Kritiku” por keni bere nje kritike te mjere.
      Nuk jeni ne gjendje te dalloni aspak frazeologjine diplomatike te perdorur ne kete deklarate por as qellimin e saj.

      Po ju sqaroj perse:
      1. Eshte pjese e funksionit mediatik te cdo institucioni te emancipuar aq me teper te standartizuar me etikat e niveleve te larta te jape sqarime ne shtyp per “keq-interpretime dhe konfuzione te krijuara artificailisht” nga shtypi dhe opinioniste si ai i tipit tuaj. Te cilet perpiqen plot djallezi dhe intrige te baltosin sa munden cdo aspect ku qeveria apo zyrtare te larte ballafaqohen, intervistohen apo cfaqen ne media.
      2. Kjo deklarate shpreh qartazi qe ky institucion ka funksione te hapura e te qarta si coordinator dhe garantor i investimeve Amerikane e te tjera te huaja ne vend.
      3. Kjo shpreh qarte se ky institucion, ka synim qe te vazhdoje te jete ne kete vend e ne keto funsione pavaresisht qeverisjes qe mund te ndryshoje pas zgjedhjeve.
      4. Kjo deklarate perpiqet te hedhe drite ne opinion se qellimet dhe funsinet e kesaj structure jane demokratike dhe te praktikuara ne cdo vend te botes, pervec Iranit, Korese Veriut dhe te Kubes.
      5. Kjo deklarate tregon qarte se SHBA nuk ka ndermend te largohet nga ky vend qofte me mos dakordesi me “Majtoshet sllavo-komuniste)ne vend.
      Nese mendoni se keni kapur shprehje “gabim” po ju sqaroj se ne kete deklarate asgje nuk eshte e tepert dhe cdo gje eshte thene sakt a qarte.
      Sa per dijeni, fjala BISEDOJE,BASHKBISEDOJE nuk eshte aspak e njejte me DIALOGOJE. Te dialogosh do te thote te besh bisede me nje te dyte (presupozon dy persona, ku zakonisht ata kane nje object apo nje raport te caktuar). Te bisedosh apo bashke-bisedosh do te thote te flasesh me nje apo me shume persona, per nje apo me shume raporte apo subjekte ose objekte bisedimi.

    5. Çmontojeni Salen para zgjedhjeve qe te kete sa me pak viktima! says:

      Çmontojeni Salen para zgjedhjeve qe te kete sa me pak viktima!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/danger-mines.html

  2. sono-batutto-con-olio-e-acceto says:

    …Ka ngel puna ke monstra Mziu per ti vene rrugices emrin e H.Clinton…kush po pjerdh per TAP…

    asht e xanun…

  3. SI PASKENI SHPETUAR QE JENI ENDE TE PAVARUR,SE KETU NE SHQIPERI 90% JANE TE VARUR. JO,JO ,SE KAM FJALEN TE VARUR TE PALMA E MISELES,PASI ATY PAK JANE TE VARUR ,PO TE VARUR NGA KRYEMINISTRI.
    PO TA DINI, SE JENI TE PAVARUR,PASI JENI “KOMUNISTA NIPA TE ENVERIT” NDAJ DHE Sala nuk ua degjon fjalen, se nuk i kini dhene fjalen e “nderit”. E FJALA E NDERIT ESHTE KUR TE THONI ATO QE DESHIRON “I MADHI”Sali. Per model kini Institutin e statistikave.Bejne ndonje ndryshim po pa i shkelur kallon.SE PO ME DHEMBI KALLUA,”TE PUTH HALLA NE DY FAQET”E DY SHKELMA NE MOLLAQE DHE SHKO RREGJISTRO EMRIN NE NDONJE DYQAN PO DESHE TE RROSH.

  4. Claus says:

    Veshtiresite e bizneseve te huaja, si dhe kushtet per te bere biznes ne Shqiperi, askush nuk i di me mire se Dhomat e Tregtise tee vendeve respektive.
    Ato njohin ne maje te gishtave ligjet, taksat, pengesat doganore dhe tregtare si dhe shume “hile” qe levrijne ne kanalet e botes se “nendheshme” ku hyjne korrupsioni dhe “bakshishi per nje kafe”.

    Jam i sigurte, qe kete ka patur parasysh zonja kryetare e dhomes se tregtise amerikane qe e paska sekelldisur aq shume Berishen. Berisha e ka kuptuar shume mire mesazhin prandaj reagoi ashtu si i calltisur.

    Dihet qe dhomat tregtare jane organizma private te pavarur qe mbahen me kontributet e anetareve te tyre, prandaj Berisha eshte treguar “trim” kur e ka akuzuar si “emocionale” dhe e “paditur”, se e ka patur te qarte qe gjemb ne kembe nuk i hyn, por ka nje gje ka nenvleresuar, peshen e tyre, duke mosditur qe ato mund te jene edhe udherrfyesa per firmat qe kontraktohen nga qeveria amerikane.

    Po ju tregoj nje rast mbi rendesine e tyre dhe peshen e tyre edhe ne vende ku sundon “pavaresia” nga pjesa tjeter e botes, Irani:

    Nje firme gjermane mori nje porosi(aparate matese) nga nje firme iraninen nepermjet perfaqesise se saj ne Gjermani.
    Per aparatet matese, para transportit te tyre, per te evituar te papriturat e paparashikueshme, instruksioni i teknikeve iraniane ishte i nevojshem, mos te them i detyrueshem, sipas rregullave gjermane.
    Pra kerkohej dhenia e vizave hyrese e dy teknikeve iraniane per ne Gjermani.
    As Ministria e Jashtme gjermane, as ambasadat perkatese, askush nuk donte t`ia dinte per kete rast, te gjithe ose nuk kishin fuqi, ose benin veshin e shurdher.
    Nderhyri Dhoma e Tergtise gjermano-iraniane ne Teheran qe u hap drita jeshile e dhenies se vizave.
    Pra ato Dhoma edhe pse quhen “dhoma” kane nje fuqi cudiberese qe Berisha akoma nuk e ka njohur.
    Aq di aq thote, se pasojat nuk i njeh.
    Do ti mesoje, kur ta pesoje.
    Lerning by doing, i thone ketij muhabeti, por pastaj do te jete vone.

    1. Rroku says:

      Kete radhe mor Z.Claus jeni treguar me i kthiellet, por perseri gjysem sallak si zakonisht.
      Saliu e di shume mire rendesine dhe funksionin e kesaj dhome sepse ai vete bashke me Amerikanet e kane hapur, gatuar dhe formatuar kete strukture. Keto gjera ju jeni i supozuar t’i dini mire… por cuditerisht nuk i thoni.
      Ju duhet te mos vazhdoni te beheni pjese e lojes te se “Majtes slavo-komuniste” qe perpiqet te hedhe balte mbi kete structure (dhomen) e cila ashtu sic e thoni ju (por me nuance dashakeqese) ka force “Magjike”
      Se cfare ka bere dhe vazhdon te beje Saliu me “dhomat amerikane” shqiptaret i dine, por ato nuk dine se ku do te dale Edushi me sallaksat komuniste nese vjen ne pushtet.???
      Futja tani nje kafe dhe ca lloqe me keta emigrantet tane ketu ne Zvicer.

      1. Claus says:

        Ja se si “Rroku” me te madhe dhe “rroku” me te vogel na paskan hyre ne “biseda dhe bashkebiseda” me nje ose me shume persona.
        Dhe “Rroket” fale ecjes perpara te teknologjise kompjuterike u ka rene nje tastature ne dore dhe shkruajne dhe shkruajne.
        Por c`shkruajne? Nejse, edhe aq sa shkruajne me gezon fakti qe shkruajne.
        Njerit “rrok”, nuk e di kush eshte, ai me “Rr” apo me “rr” te vogel, i kujtova qe shperthimi i Berishes kishte shume mundesi ti kete ndodhur nga kapja gabimisht e Mulit e trasjes prej celofani me Risperdal, duke i vonuar dhenien e terapise, por nuk deshi te me besonte.

        Pune “rrokesh” hesapi, qe nga 1 na u bene 2. Apo eshte i njejti “rrok”, por perseri duhet te na e saktesoje, kemi te bejme me “Rrokun” me germe te madhe apo me “rrokun” me germe te vogel.

  5. Mazllumi says:

    Kjo dhoma e ashtuquajtur ‘americane’ eshte kthyer ne nje mekanizem qe te beje leke drejtoresha e perhershme executive Floreta dhe dhendri I Enver Hoxhes, avokati Genci Boga… keshtu qe sala kete rredhe s’e ka shume gabim. Po te shikon listen e bisneseve anetare, shume bisnese te medhaja jane larguar dhe jane futur bisnese individuale, te cilet jane te lumtur te marrin ndonje vize amerikane….dmth eshte degjeneruar fare qellimi I vertete I dhomes

  6. klevi says:

    Ky i nxiu fytyren Shqiperise neper bote, duke nxjerre deklarate te turpshme per Arvizun, tani per perfaqesuesen e DHomes amerikane te tregise. Jane institucione qe vetem e kane perkrahur Shqiperine dhe kane synuar te mbrojne shqiptaret dhe te permiresojne klimen ne Shqiperi ne cdo aspekt, dhe ky qe s’ka si t’i justifikoje deshtimet e tij qe i ka pare gjithe bota, vetem fyen figura te nderuara ne Shqiperi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje