(E PERDITESUAR)- Ndërkohë që në Tiranë Jozefina Topalli ulërinte se Shqipëria po lulëzon dhe u bënte thirrje vajzave dhe grave të marra me përdhunë në konventën e PD-së që të bërtisnin për të ngrohur atmosferën e akullt, në Lezhë një baba i mori jetën vajzës së tij 19- vjeçare.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Lezhë. Viktima është Valentina Begu, që u qëllua për vdekje nga babai i saj, Nikoll Begu.
Ngjarja
Kaloi një natë jashtë shtëpisë dhe e pagoi me jetën e saj. Ky është mëkati i vetëm i 19- vjeçares, Valentina Begut, e cila është vrarë mesditën e së shtunës nga babai i saj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e quajtur Gryka e Lumit. Vajza është vrarë në banesën e saj pas një grindje që ka nisur me babain, Nikollën. Duket se 49- vjeçari nuk ka pranuar dot faktin që e bija ka ikur pa leje nga shtëpia. Pasi ka debatuar më të, Nikoll Begu ka marrë armën, tip çifte, dhe ka qëlluar mbi vajzën duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Burime të policisë thanë për TemA-n se vajza, pesë ditë më parë ka kaluar një natë jashtë shtëpisë. I ati, me t’u kthyer nga Italia, mëngjesin e së shtunës, është vënë në dijeni se e bija ka ikur jashtë shtëpisë për një natë pa leje. Burime nga grupi hetimor thanë se ky fakt ka qenë i pa tolerueshëm për lezhjanin, i cili e ka konsideruar lirinë për një natë të vajzës një turp të rëndë për familjen e tij. Pasi kanë debatuar në mesdite se më kë kishte qenë vajza, Nikoll Begu ka marrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar mbi trupin e 19-vjeçares. Mësohet se të vetmet fjalë të Nikollës kanë qenë se më mirë e bija të ishte e vdekur se e gjallë. Në mbrëmje, burimet të policisë thanë se kanë arrestuar babain vrasës, ndërkohë që ngjarja ka tronditur banorët e zonës./l.ç
Aksident?Me dashje?Motivi?A ka ndonje hollesi perpara se te hidhet titulli i bujshem?Une mendoj se niveli skandaloz opozitar eshte nje nga shkaqet e mbreterimit te vazhdueshem te qeverise ekzistuese.
No further coment ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/policia-shqiptare.html
Peudofilat ngasin mbas qupave 13 vj.prindi vret vajzen e vet,oj Shqiperi po a keni s’paku ndergjegje ndaj femijve ,qupave,motrave te juaja apo vetem LEKU dhe vetem LEKU ju intereson
Por ne kemi mostra ne krye te vendit,kemi plera.
Po ju jeni m’bar plehra
Ne jemi ndryshimi! per para!
Vertet ky osht tmerr po te denohen njo 3 veta me 40 vite burg besoj se nuk do perseriten me vrasjet te ketilla.
Na u shkeput nje lule sod nga jeta nga kush nga babai i saj kjo esht e dhimshme.
shum pa lidhje `SHQIPERI PO LULEZON`BABAI VRET VAJZEN
!
Nuk e arsyetoj vrasjen ne asnje menyre por edhe vajzat femrat duhet
ta kuptojne se shqiptari ka kufinj dhe se tejkalimi i limiteve mund
te sjell edhe drama me epiolog te dhimbshem.Mos e prek prindin ne
piken me te cenueshme,ne moral!
Së pari e ngushlloj familjen.
Vërtet për shqiptarin morali oshtë pika më e ndieshme.
Edhe unë nuk dëshiroj ta arsyetoj ketë vrasje, por duhet
dhe prindin kuptuar, kur i ngrati merr rrugën e gurbetit për kafshatën
bukës dhe hasreton vetën për familje, ka dhe të drejtë që nga familja
të kërkoj në ruajtjen e moralit familjarë.
o balzak ke nje emer te madh por nuk mund te justifikosh ato qe thua . duhet te mesohemi edhe me keto gjera se nuk eshte ndone gje e madhe pse 19 vecarja ndenji nji nat diku , pa e ditur se ku ka qen po edhe sikur me te dashurin te ket qen nuk eshte se e hengren ate ,mosha ka nevoj edhe per to, ndaj o njerez mos beni paragjykime eshte dicka natyrale . perpiquni te ndryshoni dhe ne kete drejtim edhe se beso se gjerat do shkojn me mire flm
Bravo balzac.Kete konstatim nuk e luan topi.Por une mendoj se kjo eshte si pasoje e kultures perendimore,nuk dua te preke askend, por me duket se me heret ishte respekti me i madhe ndaj prinderve, bile as qe ka arritur biseda mes femijut dhe prindit deri ne ate nivel te mos mareveshjes.Kurse sot femijet dalin para prinderve!!!
Me vjen keq per rastin.
TE KESH DHEUN E LEHTE MOJ RINI E DJEGUR NE VENDIN E HIJENAVE!
Te kesh dheun e lehte dhe lirine nganjeher te paarsyeshme per vrullin e moshes.
Te kesh dheun e lehte dhe nje spiegim per kta qe ke lene mbrapa.Lehtesojua faturen e plumbit…nqs do kete ndonjeher lehtesim
Lehtesoja pak dheun qe i le ne kurriz mamit,qe rolin e ka ngaterruarr me te plotefuqishmin e lagjes…kaq e veshtire eshte o njerez te heshtesh.
Kaq e veshtire ka qene per ty moj nene te degjoje te vetmin *luks* qe ajo Gryke Lumi mund te jape…nje nate dashurie e marre 19 vjecare.
Nuk do ishte me mire te heshtje,dhe me seriozitetin e rende kur ti kaloje euforia ti spiegoje qe nqs do i ndodhte gje ti,Ti dhe vetem Ti do mbyteshe ne Gryken e lumit qe kaq te ashper dhe te vrerosur ju ka lene.
Mjere ti mor 49 vjecar,mjere ti.Jeni kthyer ,jo ju keni lindur despote.Ju i riprodhoni,ju dergoni nje cop buk dhe pretendoni qe te jene fotokopie te mjerimit tuaj.Te mos dashurojne dhe buzeqeshin,te jene si ju.Mjere ju dhe ores se dreqit qe ju mbush armen.Jam e sigurt se nqs JOT BIJE do e kishte armen ne dore nuk do ta shkrepte.Dliresia e rinise nuk vret,nuk dhunon…thjesht iken nje nate dhe fal dashuri.
Ajo shpetoi nga ju,ju kurre nuk do shpetoni nga ajo
MJERE JU!
MJERE NE!MJERE NE TE KONVENTAVE…RRETHI PO NGUSHTOHET…PYESNI VETEN KUSH E KA RADHEN NE SISTEMIN PERBINDESH.
bravo Belxebu,ashtu blazak o si dreqin te quajne.merre dhe kte *xhanin*
dhe vrisni veten.
Ke te drejte Veronika,por keto moralistat,pse nuk thone se ai babi qe kq shkuar ne kurbet,a eshte valle kaq moralist.Popull banal,lerini femijet te jetojne.Ajo ka shpetuar nga ju.Nese nje prind nuk di te sillet e te bisedoje me femijet e tij,cfare shkon e punon ne emigrim,per te rritur thjesht cope mishi,me nje cope buke.Kaq eshte jeta per femijet,thjesht e ke prodhuar,por nga prinderlleku sja ke haberin.Te kalbesh bashke me dhimbjen e nenes,qe sditi te mbroje qenien e saj.Lemeri.
ketu me duhet ti jap te drejte bythofagut, pune korrakesh, popull korrak..
eshte e paimagjinueshme si mund te vritet femija ne kete menyre.. kafshe me fytyre njeriu.. biles ne shume raste, kafshe me fytyre kafshe..!! Albanistan hesapi..!!
le te mbaje “nderin” ne ate vend te felliqur. dhe duart e lyera me gjakun e vajzes se vet. i merret jeta femijes sepse ben gabimet e moshes?!
monster jo baba!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
“U.S.A.FOREVER AL”.Pamvaresisht se i ke hulumtuar ,te takon ty e drejta e autorit .YOU HAD BETTER NO TO WRITE MORE . Je i madh ,kam qeshur me gjithe shpirt . T’u zgjatet JETA dhe GAZI TY dhe FAMILJES tende !!
Ngjarja eshte e dhimbeshme si te gjitha ngjarjet e ndodhura,pasi po ikin jete njerezish nga kjo e shkrete dashuri.PO mos beni hartime me fatkeqesite e njerezve.Ta shikojme me syrin e mentalitetit shqiptar ne kohen e sotme e jo me cilivizimin perndimor,megjithese edhe ne perendim raste te kesaj natyre ndodhin.Mos te hiqemi(DISA KOMENTUES)se po tu ndodhi ne familjen e tyre do reagojne ne menyre tjeter,ndoshta jo ne vrasje,po ne dhunime te tjera. Asnje nuk do ta pranoje nje dashuri te tille ,duke ikur per tere naten nga shtepia e pa ditur se ku ka shkuar. JO ,JO KJO NUK ESHTE DASHURI!Kjo eshte pabesi ndaj nenes e babait. Mos te harrojme se opinioni te vret duam apo nuk duam ne.Kur kryeministri qe drejton vendin i thote deputetit se ti nenen ,gruan dhe motra te breth moteleve ,pra nenkupto se je shtepi kurvash,kur kercenon deputetet se ta bej fytyren si kepucaune ty ,per raste qe jane edhe larg nderit ,vjate halli per popullin e thjeshte e pse jo konservator,e aq me keq qe kanuni i LEKES jo vetem qe eshte ngrirur ne kembe ,po edhe po sundon mbi ligjet e qeverise ecila ne kete problem ja ka futur nje gjumi per 7 pale qefe. Si perfundim mos beni hartime ,po lereni te shkretin prind ne hallin qe e zuri.Kush e ofendon kete baba e kete nene ishalla u bie per pjese dhe te shohim si do te veprojne.
Viguuuuuuu ti po e shef me mentalitetin e bunkerit.
Pabesi ndaj nenes e babait????Mor njerrrrrri mos e ke legalizuar gje bunkerin ti???Opinioni te vret?????Ja tani opinioni do i japi flete lavderimi.Nuk eshte kanuni i lekes eshte kanuni i mjerimit dhe injorances
Une nuk i ofendoj…i meshiroj ashtu meshiroj dhe ty..dhe lus qe te riprodhoheni sa me pak,te zhdukeni sa me shpejt.
Nuk ja vlen o njerez te merresh me ju,nuk ja vlen.Jeni per meshire te gjithe
Ktij populli historikisht i jane dashur gjithmone Heronj.Per cdo gje sado te vogel ktu duhet te vritesh,helmohesh ,varesh.Kta jane heronjte e heshtur qe do sjellin evolucionin e species.
Pra te llogarisim kush e ka radhen,ku do godase cmenduria e radhes.
E megjithate Vigu ju vetem Nder nuk kini.
I nderuar eshte ai prind qe sjell ne jete nje femije dhe ne cdo thinje dhe rudhe i lexon vuajtjen pe te mundur ta trasformoje ne pasqyren e vetes kte femie.Si duket imazhi qe femija sheh te ju eshte ai i perbindeshit…pra shpetojne kur vdesin.
Vigu jeni te shnderuar qe nga “ti djegim me zjarr e me hekur zakonet prapanike…e deri sot kur rreshtoheni neper konventa”.
Jeni i pashkolle,jeni bunkerist me gjithe kta me poshte…eshte kohe e humbur.Koha do ju zhduke!
Pabet e tiranzs jan plot me femra mos po thoni qe duhet ti dhunojme zotri??? Edhe atij babai e asaj nene qe mos i thencin prinder nuk i ra halli ne pjese por e krijun vete!!!
Regjimi komunist i Enverit duhet fajsuar, ka qene shume “diktator”, as nuk i ka lene te vrasin prindja femijen, burri gruan, gruja burrin, te hidhen nga kati i peste, te pine droga, te pine helm, te martohen me seks te njejte, te mbyten ne dete, te ngujohen nga hakmarrjet e gjakmarrjet, te shkojne femija ne shkolle, te behet spiun i atdheut te vet, te marre femijen peng ose pedofili ta shkerdhene dhe ta vret dhe hedhe ne koshin e plehrave e shume te tjera veprime diktature te “padurueshme”. Duke mos i pase keto semundje, se te merrte shpirtin Hoxha, sa kane vuajtur pakica qe sot ferkojne duart si puna e Edison Ypit per t’i risjelle perseri ne jeten e perditshme te shqiptarve! Keta kerkuan lirine per te mbjellur kete lloje krimi te shemtuar dhe zhdukje te resurseve njerzore! Shume mire i dine lideret udheheqes se si avullon kombi, ndersa populli thote, i kam te tere pa pune ne shtepi, por jam “tifoz” me Berishen! Po si jetojne pa pune, nga vine te ardhurat? Njashtu, jetojme me “shpresa”, por ama une dua te fitoje Sala, ai eshte rob Zoti…! Kur ne Shkoder vrau fshatari djalin se nuk donte te merrte vajzen e servirur, u shpreh s’kam cfare ta due me jeten, djali me shkoi ne varr e per kete lloje pushke e trimerie per te vrare femijet e njeri tjetrin, po mundohet sistemi demokratik i shumkerkuar, por mbas 23 vjetve te zhgenjyer e te befasuar!. Kur krimi u ka ardhur ne hundet thone, sistemi socialist me edukim kerkonte te krijonte njeriun e ri(sipas ideologve te borgjezise se re, nje shemtire), po une pyes ku eshte “njeriu i ri” jo me edukim, por me ligje e liri? Ne s’kemi, por sikur ta kemi, perse eshte shteti ligjore, kujt i sherbene?! Krijimit te situates se mesiperme kriminale, zhdukjes, shperberjes dhe asimilimit me rruget neumoderne te neoneokolonializmit nga fuqite e medha te botes! Popull budalla, keto duhet te kerkohen ne fushate elektorale dhe nese i thuhet stop ketyre dhe i merr persiper, t’i jepet vota! Jo eufori…, voto per ate qe t’i heq keto rreziqe nga kurrizi!
Nje vajze 19 vjece kalon naten jashte si te ishte nje kurve trotuari? E tmerrshme ! Mjere te dy ! E vdekura dhe i ati !
E frikshme kur e mervesh per kete ngjarje te turpshme per motive te tilla qe jane mjaft delikate per shoqerine shqiptare , kjo mund ti ndodhi cdo kujt por duhet me pas shume durim e gjakftohtesi per tju shmangur ngjarjeve te tilla sepse jane me pasoja ..gjynah per vajzen e re ne kulmin e moshes se saj iu nderpre dhe dashuria qe eshte normale per te rinjte por jo te arijme deri sa ta vrasim femijen o shqiptare te cmendur
Ka ndolle nje ngjarje rende.Asnje prind nuk e ka te lehte te vrase femijen e vet.Por ka vdeke nje e re 19 vjece.Nuk gjykoj as fajin as krimin por me bene pershtypje se si kjo gazete e ndyre ne fillim bene politike duke permend Konventen dhe Jozefinen.Dhashte zoti dhe pronari dhe gazetari i kesaj gazete qe perdor kete tragjedi per politike te vrasin femijen e tyre dhe e perjetoshin vete kete dhimje se atehere mund tu vije sadopak arsye njerzore.Por kam frike se Arsyeja njerzore si te Pronari dhe gazetari kane vdeke motit ka hera.Mendoj se pronari eshte vete edhe gazetari i lajmit
Te falenderoj qe ke lexuar komentin tim .Por po te them se
paske qendruar si shume para pasqyres e te ka hyre vetja ne qef. Mencuria filloka e mbaroka vetem te ju. Se sa e kulturuar jeni e tregojne fjalite qe kini perdorur ne adresen time. Sa per nder ne te gjithe kuptimin e fjales, si ti dhe ata qe mendojne si ti,nuk me vini as te thoi i kembes.E per kete te jeshe e sigurte. Edhe per moralin qe ben ne drejtim te rritjes e edukimit te femijeve ,prap mund te jeshe me kilometra larg meje. Si duket paske mesuar disa fjali permendesh e i perdor ne cdo koment.PO e nderuara Veronika,zakonet prapanike duhen djegur ne zjarr. Po,po ne zjarr me gjithe ata qe i perkrhin keto zakone.Duke te te falenderuar edhe nje here qe paske lexuar komentin tim,po e mbykll duke te te thene:
1. MOS I OFENDO NJEREZIT PAVARSISHTE SE MENDIMET E TYRE NUK TE DUKEN TE DREJTA.
2.Mos te te pelqej shume vetja ,pavarsishte se kush je.
3.Meqenese te paska rrevoktuar shume komenti im ,prap po them: “Mos beni hartime ,po qendroni me kembe ne toke ,duke e pare realitetin si eshte.EDHE NJE HERE PO THEM SE NUK ESHTE DASHURI TE BREDHESH NATEN,TE BESH QE PRINDI TE MOS FLERE TER NATEN SE NUK E DI KU JE .Jo ,jo kjo nuk quhet dashuri…… M os u merzit VERONIKA ,SE KETO JANE QENDRIMET E MIJA. E PO T’ME NJIHJE PA DISKUTIM QE DO T’ME KERKOJE TE FALUR PER ATO QE KE SHKRUAR NE ADRESEN TIME.
Pershendetje VERONIKA e mos te ndothte ne shtepine tende.
jam nje e afert e viktimes se ngjarjes tragjike!Babai i saj me kujtohet gjithmone me nje kupe me raki ne dore eh cfare edukate mund ti ofronte ai baba valentines se vogel .I them keto sepse pashe komentet e lartshenuara “ah ka faj vajza !” vajza me te vertete shpetoi nga ai “baba” lamtumire valentina e vogel zoti te dhente drite atje ku ndodhesh do lutem gjithmone per ty zemer e vogel
Ndonse ka qene dakort me komentin tim, e shikoj te nevojshme te nderhyje per idete e “VERONIKES”, nuk dua te rri indiferent per keto ngjarje te shemtuara, qe i kam perserit disa here. Ju nese nuk jeni nje provokatore, nxitse e ndjellse e fatkeqesive, jeni tersisht fallso me ato qe ju i ofroni te riut shqiptare dhe ne pergjithsi shqiptarve; qe akoma jane ne kapercyell te ndryshimeve te medha qe perfundojne si ajo bota Prendimore, qe me ndikimin e familjes, e lejon femijen e tij mbas nje moshe te caktuar te shkoje dhe te realizoje gjithe boten e tyre rinore ne “liri” te plote deri dhe distancim me kete “ferre”, qe sipas jush e mendimit tuaje kriminal, kjo “lule” parakohe kur ka nevoje per fjalen e prinderit, apo te me te moshuarve!. Perendimori nuk don te dije me dhe ne vend te lidhe me masa edukuese, me embelsine e nenes dhe te babait; lidhe qent deri me 2-3 dhe 4 dhe shkon rruges duke biseduar me to dhe kur te takon rastesisht, i vjene mire po t’i thuash ndonje fjale per qent e tije besnik, qe hane pine, flene dhe shkerdhehen me to, dhe qe i dashuron me shume se femijet qe nuk dine se ku i ka dhe nga shume pjella qe ka lene ne shoqeri, shume here ndermarrin udhtime eksplorimi per te pare se ku kane perfunduar pjella e “lumtur” qe servirni ju me helmin e shperberjes dhe te tjetersimit te kombit tone. VERONIKE, keshillat e tua, jane per nje popull qe vetem jeton, s’ka perspektive, eshte ne zhdukje e kethim ne origjine me velladonin e sheqerosur “demokraci” dhe ne “liri” te lene qellimisht per c’popullim, paksim…, prandaj Kanuni s’ka te beje me kete, por jane dhimbjet shoqeruese te nje shoqerie te paster dhe qe eshte vene ne rrugen globale te zhdukjes! Degjoi keshillat e VIGUT, se kur e lexova, ai din te rrije dhe me kohen e tranzicionit dhe ate “modernen” qe e servir ne shkrimet tuaja melankolike, qe cdo gje mund te jene, po keshilla njerzore nuk mund te jene! Sirenen e emergjences, gjithe vitin e degjon per te tjeret dhe nje dite ajo do te vje te dera jote! po te jeshe bindese, shkruan me emer sic shkruaje une dhe te tjere!