Harakiri

1 Prill 2013, 16:20Blog TEMA

Nga Brizida Gjikondi

Ka vdekje fizike, por ka dhe vdekje morale dhe këto të dytat janë më të hidhurat, kanë surratin e shumatorit të mëkateve të një jete, surrat, i cili që në momentin që ta shikon dhe mileti të shndërrohet në damkën e përjetshme të kujtesës. Këtë mendoj sa herë has Fatos Nanon dhe Ilir Metën, i pari “vdiq moralisht” momentin kur iu dorëzua martesës së dytë dhe bella vitës së veseve dhe cinizmit ekstrem duke nënvlerësuar mençurinë e heshtur të shqiptarëve. Ndërsa i dyti… i dyti, ditën që fjeti me mullixhiun dhe doli me zë dhe me figurë me bllok në dorë siç thosh’ dikur Rama, sidomos blloku dëmtoi thellësisht imazhin dhe figurën e tij politike, pasi vërtetoi katërcipërisht atë që shqiptarët e dinin në mënyrë indirekte dhe të shpërndarë që pushteti është pazar, pazar pa moral, është pazar i pacipë që të fut djallëzisht duart në xhepa dhe të grabit në breza, grabit kombin dhe vlerat jo vetëm materiale por dhe morale në të cilat beson dhe mëson dhe fëmijët e tu si një kod i heshtur mbijetese cilësore.

Por vdekjet morale s’paskan të sosur, prej kohësh Ed Rama i vjen asaj rrotull, i lutet i përgjërohet me 100 mënyra, dhe këtë e bën veç në emër të PUSHT’etit personal, jo të shtetit moral dhe ligjor, jo të pseudo’rilindjes, pusht’et i cili s’bën vaki të vijë kurrë në kësi mënyrash, pavarësisht llogarive që mund ti bëjnë shkesitë që mban pranë, votat e nëpunësve të LSI’së kurrë nuk mund të krahasohen me ato të shqiptarëve të ndershëm, të cilët ditën kobzezë të celebrimit të imoralitetit do mbyllen në kullën e ngujimit qytetar të bojkotit. Rama shpesh herë i ka bërë veprimet dhe llogaritjet pa hanxhinë, ndaj është aty ku është sot, s’po përmend krimin me Kushtetutën, as gafat e tjera që erdhën më pas, por kjo e martesës me patericën jetike të Berishës do ish harakiri i tij i fundit.

Të lusësh dikë sidomos kur është mëkatar është ti japësh kuota atij, të ndotësh veten, duke I dhënë dorën e mëkatit ti vërteton se edhe vetë je një mëkatar makiavelist që 21 Janarin e kishe një farsë kriminale për PUSHT’et dhe jo për moral (dhe jo vetëm 21 Janarin). Lutjet e stisura të socialistëve europianë për gjasme bashkim, janë më se të kuptueshme, sidomos për kë politikën e njeh nga afër, mesazhet e porositura nga Tirana për të ngritur pazarin si dhe verbuar dhe manipuluar tufën e popullit janë të  pacipa, variantin… “ngrije ti topin që ta zhys unë” e kupton çdo shqiptar qe tashmë vëmendjen e ka të strukturuar në kohë dhe ne vlera.

Këto rreshta nuk janë të lehtë për mua, që jetoj dhe jetën e bëj në shesh të burrave në Shqipëri, por unë nuk bëj dot kompromis me të vërtetën as me dy fije moral dhe dinjitet që duhet të ketë politika e majtë shqiptare. Përball mjeshtër Berishës që përherë për fat kobzi udhëheq vallen e Ramës, nuk mund të sillesh si i kompleksuar, nuk mund të lëpish kockat që ai hedh, as të bashkëpunosh me frymë’marrjen e tij të ndotur nga korrupsioni, kurë nuk ke moral nuk mund të bësh moral, pavarësisht broçkullave që aktron, përballë Berishës modelit më antivlerë që i ofroi koha Shqipërisë në momente historike si demokracia duhet një burrë shteti, i cili duhet të përçojë besim, dinjitet, trimëri, patriotizëm, vizion, jo pazar!!

33 komente në “Harakiri”

  1. niazi nga rakicka e BODES says:

    TE LUMTE BRIZIDA,I KE THENE TE GJITHAAAAA NQSE RAMA HYN NE KUALICION ME SHPK LSI MIRE ESHTE NE OPOZITE E MOS ARDHTE KURRE NE PUSHTET!KY ESHTE MALLKIM DHE URIM QE DEL NGA ZEMRA E POPULLIT,EDHE NJEHERE TURP PER RAMEN TURP PER TE GJITHE POLITIKANET E PS QE E MIRATOJNE KETE ALEANCE NUK KA BURRE TJETER PS XHANEM?!KU JE PANDELI MAJKO SAIMIR TAHIRI TAULAND BALLA GRAMOZ RUCI ZGJOHUNIIIIIIII!MOS E LINI PS TE ZHGENJEJE POPULLIN E THJESHTE UNE DHE FAMILJA IME QE SOT E DEKLAROJ TE ABSTENOJ TE MOS MARE PJESE NE VOTIM KESHTU I BEJ THIRJE TE GJITHE ATYRE QE SHPRESUAN TEK RILINDJA E TYRE PO,QE PASKERKA QENE RILINDJE PER TE PASKRUPULLIN E LSI SE ME VJEN PESHTIRE T’IA ZE EMRIN NE GOJE EDHE NJEHERE TURP PER RAMEN!SHAME ON YOU EDI RAMA!

    1. hasan says:

      Po na dalin qe te gjithe nje mut tani.Nje mut kane per te mare dhe votat tona.

      1. Epirioti II says:

        Brizida, gjithmone i kam admiruar shkrimet e tua, por kesaj radhe jam ne krahun e kundert te mendimit tend. Shkurt fare:

        1. A ka lluksin ky vend te fitoje prape Berisha dhe ta mbysi fare edhe ate fije jete qe i ka lene Shqiperise ? absolutisht JO

        2. A po pergatit megavjedhjen Berisha per 23 Qershorin? absolutisht PO

        3. A ka bythe PS ne minorance ne komisionet zgjedhore te ndaloje megavjedhjen ? absolutisht JO

        Politika eshte beteje nuk eshte kishe apo xhami. Nje ushtri e vrare nuk i hyn ne pune as dreqit ne fund te luftes (pervec shkrimtareve dhe analisteve). Nese shqiptaret jane popull qe flirtojne gjithe diten me moralin e qelbur (perndryshe nuk shpjegohet dot qe mbi 40% e tyre e votojne akoma Berishen dhe Meten), mos ja vi fajin doktorit (ne kete rast Rames) qe po heq te parin kancerin (Berishen) nga trupi, per te kuruar semundjet e tjera me vone, dhe qe per tu mbrojtur nga tuberkulozi qe ka zaptuar popullin e Shqiperise po fut ne trup tuberkoluzin Meta ne formen e vaksines.

        Po qe se shqiptaret do kishin treguar mjaftueshem vullnet per te shkulur Berishen (pra do votonin mbi 2/3 opoziten), Rama nuk do kish asnje fije lidhje me Meten. Nese ti mendon qe shqiptaret jane kthjelluar dhe do votojne ndryshe kesaj radhe po te them:

        TE LUTEM ZGJOHU DHE RRO NE REALITETIN QE TE RRETHON dhe jo ne ate qe ti dhe une enderrojme dhe per te luftojme cdo dite.

        1. internacionalja says:

          Po a vjedh shume Ilir Meta pooooooo Atehre Iliri do vjedhe plus do marre vota edhe nga ps dhe pastaj si heren e par me vrap tek Doktorri

        2. ervin says:

          jo Gjikondi duhet te ish me ashper Turp Rama harramsez. Meta i dha jete Berishes.

    2. reformer says:

      sa here barazoni Ramen me Berishen, ju beni po ate gabim qe ben kau me pelen…

    3. reformer says:

      sa here krahasoni edin me salen, beni po ate gabim qe ben kau me pelen…jam i sigurte se SALI eksitohet nga ky lloj gabimi, me shume se sa kur takonte xhaxhi enverin.

    4. merita says:

      Ne fakt moral mund ti besh vetem budallenjve.

  2. Ilir Meta says:

    Shume shkrim i bukur,bravo.Vetem harrove te shkruaje kur vajta une te flija me mullixhiun,mullixhiu doli jashte se nuk duroj dot eren time prej nje derri te ndyre

  3. Marin says:

    Mos qofte e vertete moj Grisida, nuk do me vije keq per Ramen sepse eshte zgjedhja e tij, do me vije keq per veten time qe mbajtur ne kurriz shikun e Ilir Metes ,veç demit ekonomik. Mos qofte e bere zot beje enderr, se nuk mund te kthehemi ne Palermo

  4. georgia says:

    Plotësisht e drejtë ajo që shkruan Brizida, veçse un s’e besoj lajmin e marrëveshjes, se është 1 Prilli. Madje dhe si shaka më duket makabre.

    1. mirel says:

      Georgia, keshtu eshte stili i ketyre shakave makabre.
      Thuhen ne 1 Prill qe te mos merren per te verteta.
      Dhe kur u del dalldia njerezve dhe te shikojne realitetin eshte paksa vone.
      E keqja eshte bere.

  5. shef gjini says:

    PO EDI MORI URDHER NGA MESUESI I TIJ PAPANDREOU MOJ BRISIDA

  6. jurgeni says:

    nuk kam cfare te them , jam bllokuar i gjithi dhe nuk po di cte shkruaj. te pakten eshte brizida qe na perfaqson me idete e saj te gjitha ato qe duam te themi por qe ne keto momente nuk flasim dot pasi kemi ngelur gojehapur. kjo ishte goditja perfundimtare per te majten shqiptare , ta gezosh “monstra ” sali pushtetin per te treten here .

    1. dumdum says:

      Tamam e ke thënë. Të mpirë nga tronditja.

      Nëse është e vërtetë, i bëftë mirë ngjala Ramës dhe ti harrojë votat e popullit që doli në shesh më 21 janar.
      Turp!

  7. Shtegtari says:

    “georgia”
    PO shterngimin e dores se pergjakur e te qelbur te Metes nga ana e Rames, po darken “jozyrtare” ne gjirin e Lalezit me ngjalat e gatuara prej Monikes, a i ke besuar? Ato as nuk bene vaki e as u njoftuan me 1 prill, e nuk u hodhen poshte nga Rama, thirrja e te cilit çoi kater Martiret e demokracise para skuadrave te pushkatimit te policise politike te banditit qe kemi mbi krye, te ciln fale politikes “largpamese” te piktorit Rama, ka jashtezakonisht te ngjare ta kemi ne kurriz edhe per 4 vjet te tjera. Them “piktorit” sepse (i ndershem apo jo) Rama mund te jete gjitheshka po jo politikan

  8. Kavajsi says:

    Nqs diçka e tillë do të ndodhte, do të ishte VDEKJE PËRFUNDIMTARE E SHPRESËS.

  9. Marku says:

    Per mendimin tim eshte shume e turpshme te diskutohet koalicioni me Meten ! Eshte ofenduese per te gjithe ata qe kane parime e principe,per ata qe nuk mbushin barkun me buke,per ata qe nuk kane pune e shtepi,te vazhdohet ti behet thirje Metes per tu bashkuar me PS.Eshte poshteruese deklarata e LSI (L.Koka) ku me gjithe fodullekun qe buron nga paraja qe blen cdo gje,deklaron se “…akoma nuk kemi nje ftese nga PS-ja”!!!??? Ne vend qe te presin mandat arrestin,presin ftesen per te ndare vendet ne banketin e pushtetit te ta radhes,madje me pretendime,duke i caktuar vete vendet !

  10. mira says:

    Bravo Brisida ne fakt Rama edhe sikur mos tja var Ilir Koke Merda tani, thjesht qe ka 3 muaj qe i lepin kulon mua ma ka shpifur. si thote Brisida qe ky Rama duke ju lutur Metes ja coi kuotat dhe po e riciklon.

  11. Lulzim says:

    c’urdher mori Edi nga Papandreu ju be vone socialisteve te evropes per mafiozet tane, deklaratat e tyre i ka paguar Meta me Haxhinaston dhe Rama eshte dakort me kete teater.

    1. VLORE ATHINE says:

      c Papanndeu more,e rregulloi Greqine po ngeli te vije te mesoje Shqiperine.Ate e kane perzene fare nga Greqia.Sot eshte i thirrur ne komisionin parlamentar per listen Lagard.Prite kur ti vije ndonje dite flete arresti qe e katandisi Greqine ne kete gjendje.

  12. Emigrantja says:

    Edi Rames dhe socialisteve,
    Mos e beni kete hap, nuk behet aleanca duke shkelur parimet morale, dinjitetin, besimin e njerzve ne pastertine tuaj. Neqoftese ju e beni kete, dmth Berisha paska patur te drejte ne akuzen e tij, qe ju cdo gje e beni per pushtetin tuaj. Merrni shembull nga Brizida dhe turp t’ju vije, neqoftese edhe vetem e keni menduar. Mos luani me zjarrin se do t’ju djege te gjitheve.
    Kapni telefonet, telefononi deputetet tuaj, Edi Ramen, kryesine dhe thojuni te mendohen mire se po u lidhen me Ilirin jazek ju qofte, mallkuar qofshin.

  13. K. says:

    Nuk e kuptoj pse i duhet ky koalicion. Jo vetem nga ana morale qe nuk duhet t’i hyje kurre nje lodhjeje te tille (21 janari), por edhe sikur te kete vdekur moralisht sic thote Brizida e te mendoje vetem numrin e votave nuk ka c’i duhet LSI’ja. LSI ne 2009 qe beri fushate kunder Saliut mori vetem 4 deputete. Njerezit e votuan pikerisht se ishte kunder Saliut. Kurse tani qe esht ai qe r solli Saliun ne pushtet nuk ka per te marre dot as edhe nje deputet. C’i duhet Rames ky koalicion?!

  14. enea says:

    Edhe ne kete rast doli e verteta qe ne shqiptaret kemi zakonin e keq te flasim perpara fakteve, bazohemi ne llafet e kafeneve te rrugeve apo ku di une se cfare.

    Deri tani nuk kam pare Edi Ramen te dali perpara TV dhe te thote qe :Po, aleanca me ilirin u be”

    Deri atehere, permbahuni dhe mos u beni llafazane.

  15. racionali says:

    Faleminderit Brizida,per shkrimin,guximin dhe koherencen tende qe edhe pse je grua ja u kalon shume “burave” qe jane si buratin.Beteja kerkon trima dhe prijes qe dijne te luftojne per te fituar, ashtu sic edhe mund te humbasin por me koken larte, e krenarin te qenurit besnik te idealeve dhe nje populli te shumevuajtur.Ed Rama degjo dhe veri vath ne vesh keto qe ti themi,se nuk je ne Basketboll ne minutat e fundit te ndeshjes,duke bere pushime te njepanjeshme per te arritur tek llogaria e sekondit te fundit per gjuajtjen per tre pike.Ke pasur dhe ke besim tone deri tani Edo,por nese arrin te shkojsh e te bashkohesh me maskarai-hajdutin-kriminelin-tradhtarin-qelbesiren Ilir,jazek te qofte.Per ne qenka e thene te rrime nen sundimin e Saliut.Te gjithe te tjerat jane kot o Ed Rama.

  16. luis says:

    Sot eshte 1 prilli dhe te verteta sikur te jene keto pseudo njoftime dhe lajme per nje koalicion lsi-ps nuk mundem dhe as nuk dua ti besoj.
    A do humbi Rama apo do fitoje me koalicionin e Metes lind pyetja?.
    Ne e pame EDI RAMEN ne 2009 ne ate fushate elektorale qe kurre si me pare ai vuri ne shenjester te gjitha qeverite si te majta si te djathta per peridhen 1992-2009 si qeverisje qe e kane lene Shqiperine prapa dhe qe kane krijuar edhe konfliktualitete dhe ne menyre te vecante atakoj direkt Ilir Meten se votat pro tij do jene vota per Berishen gje e cila ashtu ndodhi.EDI RAMA ne ate fushate donte te bente nje ndarje te se shkuares komuniste ne drejtim me nje drejtim liberal perendimor qe rezultoj jo i sukseshem dhe qe humbi te drejten per te qeverisur.
    Berisha eshte i ndotur fund e maje dhe kesisoj ai nuk ka problem asnje lloj koalicionit me cdo rryme e me cdo llum e ndersa EDI RAMA ngaqe deri me tani nuk eshte perlyer asgjekundi nuk ia durojme me te drejte keto lloj manovrash pavaresisht se mund te jete me nje kosto te pallogaritshme kur mendojme se Berisha mund te jete edhe nje mandat tjeter fale ketyre marreveshjeve te ndyra.
    Atehere lind pyetja? kush jane fajtoret ne populli apo politikanet.
    Tani si perfundim une po te isha ne vend te EDI RAMES kurrsesi nuk do beja koalicion me lsi si nje parti e felliqur pavaresisht se mund te rrezikohet ardhja ne pushtet dhe kesisoj le te hidhen po keta analista qe sot i bejne verejtje EDI RAMES per kete opsion qe neser me siguri do i thoshnin se EDI RAMA veproj gabim taktikisht dhe se koalicionet jane ato qe te japin pushtetin dhe ky nuk diti ti shfrytezoje e te tjera prrocka.
    Ne kemi nje popull te pabese dhe servile por EDI RAMA kurrsesi nuk duhet te bjere pre e ketij llumi prandaj duhet ta refuzoje ne menyre kategorike koalicionin me Meten.
    Atehere populli le te zgjedhe ose roberimin e perjetshem ose rilindjen e vertet.

  17. era says:

    Edi besoj se e ka testuar elektoratin e tij dhe e di shume mire qe ashtu si unhe, gjithe fisi im edhe shume shqiptare te tjere ,nqs ai ben koalicion me Ilir Meten, ne nuk do japim asnje vote per PS!!!!!!!!!!
    Kush eshte ndryshimi ndermjet tij dhe salserbit!!??
    Kujt ja shet ato pordhe per rilindje???
    PS Europiane nuk i plas shume per fatin e shqiptareve? Ata shikojne hesapin e tyre. Prandaj e ben Ramen nenkryetar??
    Rama do beje gafen me te madhe gjate gjithe karieres se tij nqs ai ben koalicion me LSI.
    EDHE ME DJALLIN MUND TE BEJ KOALICION DHE ME HAJDUTIN DHE PLEHREN META JO.

  18. Aleksandër Matrënga says:

    Politika është kurvë,Europa rruspi.Por nqs Edi Rama bën koalicion me Kokëlopën ,kryehajdutin e këtyre 23 vjetëve ,që konkurent ka vetëm salin,për vjedhjen e pasurisë kombëtare,atëhere politika në duart e këtyre horrave kthehet në PROSTITUTE.
    Unë votoj kundër këtij maskarallëku.

  19. Batobokerrima says:

    Ne fund te fundit, morali i nje ose disa politikaneve vlen shume me pak se fati i shqiptareve. Ne se politikanet e majte, pavarsisht konflikteve dhe kontradiktave,duan me shume Shqiperine dhe shqiptaret, duhet te bashkohen qe te heqin tumorin berishian. Ndryshe, na rrofte “morali” i semure dhe te pranojme vdekjen e shpejte ekonomike, morale dhe politike qe po vjen me revan drejt nesh!

  20. pelivan says:

    Kush ini ju qe vini kujen,per kete bashkim te se majtes?!Keshtu,dashur edhe pa dashur(Nga injoranca)ju po dashki te fitoje saliu? Nese s’behet ky bashkim (Doemos farmak i hidhur),Saliu do i vjedh,kjo 100% eshte 24 karadeshe! Jane te majtet e te majtes tuaj,te majtes time…(Pa ilirin,natyrisht)Te fitojme ndaj lubis qe ka zene ujin,pastaj drejtesia(jo kjo e saliut) por, ajo e bijve te gjalmezezes, qe do i barazoj njerzit,qe nuk do te dije kush jam une e kush eshte Rama,pa le me kush eshte sala Iliri dhe kompania bashkeqeverisese… Mua me pelqeu vetem komenti i nje zoterie ketu me pseudonimin Hasan.Te lumt hasan,arsyetim perfekt;Poaq perfekt sa eshte dhe shkrimi i kesaj zonje te nderuar,por qe kete radhe po na “Vret”,edhe pse ka shume te drejte… Njerzit,nga ky shkrim largohen dhe nuk ka kohe per t’u kethyer mbrapesht!

  21. Delli USA says:

    Z.Gjikondi, ju respektoj per kurajon dhe moralin,shkrimit nuk i heq asnje presje,por duhet ne radhe te pare te ndricojme mendjet e shqiptareve, se nje pjese e tyre jan ne erresir te plot.Ju e nderuara Gjikondi keni pare njerez qe jetojne ne mizerje(fale fiksit)dhe thon se do votojne per Saliun,kjo tregon se nje pjese e shoqerise eshte e indoktrinuar si ne komunizem,qe te kthehet shoqerija ne normalitet duhet larguar shkaketari,qe eshte Sali Berisha i cili abuzon me naivitetin e nje pjese te shoqerise.Un personalisht e pranoj qe bashkimi me Meten nuk eshte i moralshem,por me Ramen kryeminister jam i sigurt se shume mendje te indroktinuara dhe te pa ndricuara do clirohen dhe ndricohen duke e kthyer shoqerin ton ne normalitet.E pranoj qe eshte e pamoralshme, por eshte e domosdoshme kur ke perball nje realitet si ai qe pershkrova dhe nje njeri te paskrupullt si Saliu.

  22. Fredi says:

    Edi Rama do te dale i humbur nga gjithe kjo marreveshje… ose do te dale sic eshte… dhe ne kemi shpresuar kot.

    Cdo marreveshje e tille PS-LSI do te mbaje ne pushtet Berishen dhe gjithe flliqesine qe ai perfaqeson akoma edhe per nje kohe te gjate, edhe pse nuk do te jete “kryemnister”.

    Nese i trembet rezultatit dhe nese eshte vertet burre, i sygjeroj Rames te dale ne publik dhe ti beje thirrje shqipareve :

    1. Nuk ju braktis
    2. Nuk do te bej aleance me hajduterine dhe maskarenjte
    3. Morali, pricipi jane shume me te rendesishme qe froni.
    4. Edhe po nuk fituam ne 23 Qershor, do te fitojme nje here tjeter por nuk do te shkojme mbrapa, ne pazare te felliqura.

    Kjo eshte shpresa e fundit e shqiptareve per tu bere qytetare te lire.

    Ne rast se ndodhin keto pazare me djallin, Rama nuk ka me se cfare te thote ne fushate. Nuk e di, se cfare i mbetet te thote….

  23. rilindasja says:

    Brizida,

    Jam nje simpazitante e shkrimve te tua, por keasj radhe bashkohem me epriotin II. Jane shume me te thella gjerat se sa dime ne ….., ishte menyre e vetme per te shpetuar zgjedhjet nga vjedhja e sigurt, dhe vendin nga nje qeverisje diktature……… do ta shikojme.ndyshimin per mire , megjithse do te perpiqen ta pengojne ata qe katandisen Shqiperine keshtu…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje