Kopjimi nuk e pastron gjakun nga duart

1 Prill 2013, 09:22Blog TEMA

Nga Magdalena Ramohito

Shpalosja e Programit të Partisë Socialiste ka kohë që ka filluar dhe detajimi i tij gjithashtu duke e bërë edhe më të kuptueshëm për masat e gjera e sidomos për njerëzit që merren me punë bujqësore, pra për bujqit sepse është qesharake ti quash fermerë me 8 dynym tokë. Është fakt që në gjithë këtë punë sqaruese që me sa duket do të vazhdojë më tutje bie në sy serioziteti dhe përkushtimi nga mënyra se si është hartuar ai prej fillimit e deri tani, sidomos mbledhja e gjithë sugjerime nga hartuesit e programit prej ekspertësh të ndryshëm të lirë në vërejtjet dhe propozimet e tyre.

E rëndësishme është jo vetëm futja nëpër faqet e programit e problematikave të çdo shtrese të shoqërisë  në mënyrë që aty të gjejë veten gjithsecili dhe kështu mund të dalësh me ballë hapur përpara tyre për tu kërkuar votën, por përpjekja që po bëjnë këta njerëz për të treguar se si më 24 qershor këto probleme do të ndryshojnë.

Mirëpo ka njerëz si p.sh profesor filozofie që e pëlqejnë ambicien e programit për të përcaktuar një sistem ujitje dhe kullimi në gjithë hapësirën rurale dhe pastaj të kërkohen para për të shpënë ujin për çdo zonë rurale sipas sistemit të ujitjes dhe kullimit që i përshtatet, por ai belbëzon se kjo është e vështirë të bëhet dhe si argument sjell faktin se përpara 30 vjetësh kjo gjë u bë me një punë të madhe e të tjera sqarime aspak të bazuara, pasi duhet thënë që në atë kohë janë bërë edhe me kosto shumë të larta dhe me teknologji tashmë të vjetruara dhe këtij sistemi ujitjeje e kullimi tashmë të shkatërruar nuk ka çfarë t‘i rehabilitohet, por përkundrazi duhet krijuar nga e para, pavarësisht se jo brenda një dite gjithashtu një profesor filozofie nuk mund ta ketë idenë se në Evropën drejt së cilës bujqësia duhet të hedhë hapat e para të integrimit nuk drejtohet në basë qarku apo rajoni por operohet në bazë zonash rurale, që në strategjinë afatgjatë të Zhvillimit Rural në Shqipëri është përfshirë objektivi i ndarjes së Hapësirës Rurale sipas ‘zonash rurale’ dhe logjikisht të gjitha planet për zhvillimin do të jenë për çdo ‘zonë rurale’. Ka plot njerëz që ndoshta duhet të pranojnë se mund të merren me punë të tjera si psh, të tregojnë si ishte më përpara (në kohën e tyre) një situatë e caktuar dhe jo të mbledhin ato supet e tyre të rrumbullakët e të mërmërisin “Sigurisht që kjo është një gjë e mirë por faktikisht nuk mund të kryet”…Por e meritojnë përgjigjen: -Me ju në fakt nuk mund të bëhen, sepse bota juaj nuk e ka aftësinë për të bërë gjëra të tilla.

Në fakt këta njerëz hyjnë tek ata që zot për ta është paraja, ndërsa ky program nuk mund tu drejtohet atyre për ndihmë, por tek skalionet e atyre njerëzve që janë aq të varfër sa marrin edhe bukën me listë, edhe medikamentet me listë, dhe ekzistencën e tyre ja besojnë zotit sepse shërbimin mjekësor nuk e arrijnë dot. Por ndërsa Programi vazhdon të zbërthehet njerëzit e bezdisur nga kjo gjë sepse nuk duan tu prishet ky rehati që kanë gjetur me këtë qeveri hedhin romuze e vënë në dyshim edhe Sloganin e vetë Programit ‘RILINDJE?!’

Po një Shqipëri e rrjepur nga të gjitha anët për ti mos i mare me radhë, gërryerjet e lumenjve, Fabrikat e çimentove e… e… e…zhdukja e pyjeve, pasurive kulturore, shqyerja deri tek ndërtesa e SHTABIT TË PËRGJITHSHËM TË USHTRISË dhe e Promemories së pavarësisë dhe e apartamenteve të banimit për të përftuar prej tyre skrap, pra kjo Shqipëri e rrjepur materialisht dhe e rrënuar nga të gjitha vlerat, kur vlera e vetme është PARAJA, çfarë meriton?- Nuk meriton realisht një RILINDJE? Dhe është vërtetë fjala më e gjetur.

Qeveria ri e përgjon se si dhe çfarë do gabojë Kryetari i Opozitës ose çfarë fraze që ai thotë mund të manipulohet për t’ia kthyer atij kundër, në mënyrë që të trullosë mendjet e njerëzve.

Por një ditë vendosi të kopjojë.

Sepse dikush e ka këshilluar që ti marrë kundërshtarit nga duart ‘armët’ që mund t’i përdorte, sepse ç’është e vërteta kjo është një cilësi e lindur e tij dhe e ka bërë vazhdimisht madje duke qeshur sikur bën estradë.

Por mjaft është mjaft!

Nuk mund ky popull i stërlodhur nga pehlivanllëqet e këtij kryeministri, që nga 1997, që nga 14 shtatori, që nga 26 të vrarët e gërdecit e ata 4 fatzinjtë e 21 Janarit të durojë më. Nuk mund të harrohet gjithë ky gjak i derdhur kot, në ndërkohë nuk mund të harrohet strategjia e këtij kryeministri se si armët e veta është munduar t’i vendosë në dorë të opozitës. Çadrat pistoleta, stilolapsat pistoleta e përralla të pa dëgjuara kurrë ndonjëherë. Historia e mbulimit të krimit të 21 Janarit është një shprehje e qartë e një karakteri mashtrues dhe të papërgjegjshëm.

Mos vallë memoria e shqiptarëve është aq e shkurtër sa të harrojë gjithë këta të vdekur për asnjë qëllim të lartë dhe të gëzohet me ndërtimin e një rruge aty, apo një rrugice atje, apo qoftë me ndonjë fitore politike si futja në NATO?

Ky Kryeministër në ikje kur ka bërë gjithë ato mashtrime flagrante të rënda, madje shumë të rënda, për ti mbajtur i qetë në ndërgjegje, çfarë e ka një kopjim Programi? Ai e kopjon e komenton edhe ngërdheshet, sepse është i bindur se ka për t’ia hedhur siç ka hedhur pas krahëve të tij gjithë ato zullume. Në fakt, për të mos ja ngrënë hakën na bën edhe të qeshim sepse duket shumë komik, por mbasi e fikim TV, menjëherë na kujtohet gjaku i të pafajshmëve që ai ka ndër duar. Le ta kopjojë programin se ai cirk nuk mund të bëjë dot diçka do të bëjë sepse nuk ka më kohë, por ai e di mirë se kjo që po bën pra ‘kopjimi i programit’ nuk e largon dot vëmendjen nga gjaku dhe nuk mund t’ia pastrojë dot duart edhe sikur të lindë ai vetë nga fillimi e një tjetër jetë të filloje gjaku është aty në duart e tij dhe ne këtë nuk e harrojmë nuk mund ta falim nuk mund të mbyllim sytë, aq më tepër gojën.

1 komente në “Kopjimi nuk e pastron gjakun nga duart”

  1. VERONIKA says:

    Mos u merzit znj.Ramohito se ja do e laje gjakun Rrrrrrrrrrrilindja
    Aleanca dhe shantazhe po rrrrrrrrilindin
    Dhe ju do e “harroni” gjakun, po do ngreme dhe kanale kulluse qe vec qelbesirllekun nuk do filtrojne.
    Shqiptaret nuk kane Memorije,kane kohe qe u praktikojne lavazhon e trurit qe nga fanari verbues ,demon kracia dhe e mbyll rrrrrrrrilindja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje