Deri në 31 dhjetor të 2008-ës, FMN-ja e ndihmonte financiarisht buxhetin e shtetit shqiptar, bazuar në një marrëveshje të nënshkruar qysh në vitin 1992. Kuptohet që ajo ndihmë financiare nuk vinte pa një kosto – në shkëmbim të saj, FMN-ja kërkonte zbatimin e një disipline fiskale dhe makroekonomike nga shteti shqiptar. Për shembull, kur qeveria shqiptare nuk zbatoi këshillën e FMN-së për mbylljen e skemave piramidale në verën e vitit 1996, kjo e fundit e ndërpreu ndihmën për të, për ta rifilluar në vjeshtën e 1997-ës…
Nga 1 janari i 2009-ës, FMN-ja e ka ndërprerë përsëri ndihmën financiare për buxhetin e shtetit shqiptar, pasi Berisha e quajti të panevojshme atë. Dhe me ikjen ndihmave të FMN-së, iku edhe disiplina fiskale që i impononte ajo qeverisë shqiptare.
Po si ka ndikuar heqja e frerit FMN-ist në situatën fiskale të shtetit shqiptar? Ministria e Financave raporton se borxhi publik ka pasur një rritje galopante qysh prej ikjes së FMN-së – nga 596 miliardë lekë në fund të 2008-ës, shkoi në 683 miliardë në fund të 2009-ës, në 716 miliardë në fund të 2010-ës, në 773 miliardë në fund të 2011-ës , në 828 miliardë në fund të 2012-ës, dhe është planifikuar të shkojë në 898 miliardë lekë në fund të 2013-ës. Pra, ka një rritje prej 50% në vlerë nominale qysh nga ikja e FMN-së. Ndërsa në vlerë relative, borxhi është rritur nga 58.2% e PBB-së, në 63.8% të saj.
Dhe problemi është se borxhet e reja që janë marrë qysh prej ikjes së FMN-së nuk kanë shkuar për investime në rrugë, shkolla, kopshte e spitale, siç pretendon Berisha – ato kanë shkuar kryesisht për të paguar interesat e borxheve të mëparshme. Sipas buxheteve të publikuar nga Ministria e Financave, rezulton se këtë vit, 49 miliardë lekë borxh i ri që do të shtohet do të shkojë për të paguar 50 miliardë lekë interesa të borxhit të vjetër. Vjet, 55 miliardë borxh i ri që u shtua shkoi për të paguar 50 miliardë lekë interesa të borxheve të vjetra. E kështu me radhë…
Por 50 miliardë lekë nuk janë thjesht karamele. Me to mund të mbulohen më shumë se gjysma e të gjithë pensioneve të pleqërisë dhe invaliditetit, ose treçereku i të gjitha investimeve të shtetit shqiptar për këtë vit.
Dhe me një kthim hipotetik të FMN-së në Shqipëri, kjo kosto e lartë e interesave të borxheve të vjetra mund të ulet. Aktualisht, interesi mesatar i borxhit publik është rreth 6% në vit. Por FMN-ja mund të ndihmojë në ristrukturimin e këtij borxhi (me ndihmën edhe të Bankës Botërore), në mënyrë që të rritet pesha specifike e kredive afatgjata me interesa të buta (nënkupto të ulëta).
Dhe kjo ndihmë, siç e theksova më sipër, nuk mund të vijë pa një kosto – në shkëmbim të granteve dhe kredive të buta, FMN-ja (dhe për rrjedhojë edhe Banka Botërore) do të kërkojë zbatimin e një disipline të rreptë fiskale dhe makroekonomike nga shteti shqiptar.
Në qoftë se Berisha vazhdon të qeverisë pas 23 qershorit, mendja ta do se ai nuk do ta mirëpresë një rikthim të FMN-së në rolin e frerit fiskal në gojën e tij.
Po Edi Rama a do ta mirëpresë atë?
Në programin e PS-së ka premtime për ulje taksash në segmente të ndryshme të popullsisë e biznesit, për subvencione në sektorë të ndryshëm te ekonomisë e për rritje të shpenzimeve publike në arsim e shëndetësi, të cilat do të mbulohen, gjithnjë sipas programit të PS-së, me rritjen e taksave për individët dhe bizneset me të ardhura të larta, me pakësimin e evazionit fiskal dhe me uljen e korrupsionit në dhënien e tenderave dhe koncesioneve. FMN-ja do të ishte më se e kënaqur ta ndihmonte qeverinë Rama për ristrukturimin e borxhit publik, nëse i realizon këto premtime. Por nëse jo, do t’i bënte një shtrëngim të frerit fiskal.
Dhe Edi Rama ende nuk ka deklaruar prerazi nëse do ta pranojë frerin e FMN-së, kur të bëhet kryeministër…
Kushe lexon kte byth shkerdhyer qe i fryn fyellit te kaosit .
Cfar i shqeteson shqiptaret sot ,e ku e fryn gabeli !
Eh mer shkerdhatokraci ci bere shqiptarit.
Si nuk u lodhen kto shkerdhata duke shkrujt vetem idiotesira qe skan te bejn aspak me ate qe preokupon ate popull ate vend .
Artikulli i mesiperm tregon shume mire aferat abuzive te kesaj qeverie dhe humneren qe po dergon ekonomine e Shqiperise.
E dime qe malokeve si puna jote e kane mendjen se po ju ikin pushteti dhe lincensa per te vjedhur e per te vrare. ptu njerez te felliqur.
E ke gabim o MARK.
Zaloshnja ate po thote. Qe edhe ne 1996 FMN-ja e keshilloi SALLON qe te mbyllte firmat piramidale dhe pasi AI nuk i mbylli u be katrahura.
Pra ky shkrim ka lidhje me realitetin shqiptar. Ai i meson shqiptaret qe SALI BARBARI perdor te njejtat metoda qe cojne ne shkaterrimin e ekonomise dhe shtetit shqiptar.
Pra ai na tregon se cfare te bejme, te dime si te veprojme me te ardhurat tona dhe mbi te gjitha na meson shume se cfare duhet te bejme ne 23 qershor. Nese ti nuk e kupton TI QIOFSH.
Mos je Mesila e ja ke futur kot Mark.Por sido qofte,sipas jush,poje Marku kerkon kashte po je mesila kerkon mullarin.Keto ju mjaftojne juve.Artikull qe meriton vemendje.
Pershendetje N,
Koment interesant ky i Juaji.
Me pleqen pjesa kur shkruan: “Po je Marku kerkon kashte po je Mesila kerkon mullarin”.
Une do te shtoja sa me poshte:
Zakonisht ne mes te mullarit ka nje shkop te gjate, maja e te cilit del mbi mullar. Kete e ke harruar ta permendesh. Nese Mersila do mullarin, c’kuptim ka ta marre pa shkop. Ketu jam pak i paqarte.
Po Mesila nuk pret qe Marku te konsumoje kashten e pastaj te marre are ne mes mullarit,por e don te trashe siq eshte [megjithe kashte]
Ore ky ka lojtur nga mend. Filozofi dhe filozofi. Shko e ruruaj ndonje planc,se idete tuaja JANE SI SHURRA E MENDGJEZIT
o mark doda mos u bej gangsta kur nuk merr vesh! ky eshte artikulli me i rende i publikuar kohet e fundit nje teme qe perpiqet te mos trajtohet dhe te fshihet nga publiku, dhe ne thelb o dode ke te fala nga greqia, portugalia, irlanda, hungaria rumania, dhe se fundmi qipro e pas saj me radhe sllovenia spanja e italia, vazhdo me dëngla se nuk ke ku shkon leke borxh te fmn do kerkosh dhe kete radhë kushtet nuk ti vendosin amerikanët e pasur por kienzët, brazilianët, indianët, jug afriaknët dhe rusët që janë të etur për të të shkelur me këmbë sepse kur të krahasojnë me bashkëkombësist e tyre të konsiderojnë shumë të pasur, prandaj vazhdo e dodë vazhdo me këtë mendje se në vijë e ke pa bukë do mbetesh
Pse shkerdhatesi e quan borxhin publik ti O Doda,merr borxh per te lare borxhet.
dihet se Saliu nuk i pelqen asnje lloj freri, por ne qe jemi lidhur si qerre pas tij si do te na veje halli, kur kali te gremiset sic e ka zakon…
nuk ka faj doda nuk merrvesh nga ekonomia malok pa shkolle pa toke ,mos ja merrni per keq .
Si ka mundesi qe sa vjen SALI BARBARI ne pushtet FMN-ja
detyrohet te largohet. Punon dot me rregulla ky qafir SALI.
“ZERIMET” SOCIALISTE TE TAKSAVE DHE PLAGIATURA E SALIUT SI SHPIKJE PURO SHQYPTARE.
Jo vetem FMN-ja nuk i ben dot balle shpikjeve albaneze, por ASNJE gje tjeter ne Bote. Shiqoni se c’ndodh: Del Edi Rama si Jezu Krishti vete dhe deklaron se do te “ZEROJE” totalisht taksat dhe tatimet per te vorfnit dhe brekecjerret. Pas tij dalin te tjere militante dhe deklarojne se shqyptaret nuk duhet te paguajne TVSH-ne, sepse jane te gjithe te vorfen, kercu fare dhe TVSH-ne ta paguajne vetem pasaniket barkderra. Saliu vigjelon nga Kryeministria dhe kur lexon gazeten TEMA i hyn frika ne bark nga deklaratat e Edi Rames dhe e parakalon Edin duke “ZERUAR” ai i pari taksat per bujqesine, per pagat nen 300 mije LEKA duke hequr TVSH per shume prodhime. Si nje hap i pare. Opozita kercen sikur ta kete pickuar ZEKTHI dhe akuzon Saliun per plagiature nga njera ane dhe e pyet: “Po si do te kompensosh humbjet ne Buxhet?” nga ana tjeter. Por nuk kujtohet te pyese Edi Ramen se ku do t’i gjente ai kompensimet ne buxhet me “ZERIMET” e tij si nje shpikje puro shqyptare e Kohes se Qepes.
Nastro
Kur ishim ne shkolle mesuesja per te dalluar kush kishte kopjuar i pyeste nxenesit si e keni zgjidhur ushtrimin. Ata qe nuk e dinin ishin kopjacet!
Ja dhe Saliu yt. Krap, Krap ai i preu taksat por fiks i erdhi pyetja nga mesuesi Erjon Brace: “Si do ti mbuloni gropat?”. Kopjacet ngelen se nuk e kishin zgjidhjen.
Mos ja qaj hallin atij qe e ka zgjidhur ushtrimin!
Aldo
Une nuk e di do e pranoj Edi apo jo FMN apo BB,por une si popull i thjeshte ,di qe ku fusin hunden keto institucine sjellin varferi te tejskajshme ,shkatrim te papare ,shikoni vendet afrikane ,argjentinen ,se fundmi greqine ,portugaline ,qipron,po u fut FMN shqiptaret do ta pagujne per se dyti shtepite qe kane blere nga taksat e shumta qe do vendosen,dhe varferia e sotme do te dukej nje lux .
Te lumte Komuni!
Je plotesisht nje i pergjegjshem dhe i kulturuar.
Urime dhe falemderit qe u hap syte shqiptareve
Askund nuk jane futur me force.Kur qeverite e korruptuara i qojne popujt e tyre ne piken e vdekjes,nuk kane faj pastaj pse fusin hundet me kerkesen e ketyre qeverive.Por kur keta kane futur hundet nuk mund te qeveriset si me pare,e ligjin me apo pa te drejte e bejne ata.A ka mundesi vendi te mos varet prej tyre? kjo duhet te jete ajo qe ne te kerkojme e politikanet te na pergjigjen
FMN nuk duhet te hyje ne Shqiperi.
Ne qofte se nuk e dini Joseph Stiglitz, profesor ne SHBA ka fituar edhe cmim NOBEL me kritikat e tij per aktivitetin e FMN qe ne fakt nuk ndihmon por pengon zhvillimin e vendit.
Eshte turp te mos e dime se FMN nuk duhet te jete prezente ne Shqiperi.
E ardhmja e Shqiperise nuk jane keta palo dallkauke politikane te djathte apo te majte qofshin, por politikanet e ndershem qe punojne per Shqiperine. Ne nuk kemi nevoje per mafjoze ne pushtet, hajdute, imorale, kriminele, verferues ne kulm te shqiptareve dhe shume syresh jane te tille se bashku me familjaret e tyre.
Eduard Zaloshnja ben mire te kulturohet nga pak para se te na beje artikuj qe jane per te keqen e shqiptareve.
Me poshte nje version ne anglisht:
A leading critic of the IMF, former World Bank chief economist Joseph Stiglitz, now at Columbia University, has shared the Nobel Prize in economics.
He shares the prize with Americans George Akerlof of the University of California, Berkeley, and Michael Spence emeritus professor at Stanford University, for their work on “asymmetric information and markets”.
Their research sought to explain how markets can be distorted when one side knows more than the other – implicitly suggesting that intervention might be necessary to restore fairness.
Per me shume lexoni ne:
http://news.bbc.co.uk/2/hi/business/1591524.stm
o alketa, kushdo do te vije ne pushtet pas saliut e sado te jene te ndershem, te perkushtuar e te afte, do te vihen para kesaj dileme ne lidhje me borxhin gjigand qe po u le saliu: ose do te kerkojne kredi te buta te fmn-ja banka boterore e banka te tjera zhvillimi rajonale, ose te vazhdojne te marrin borxh me interesa te larta, deri sa te zhvleresohet fare leku dhe kusuret t’i paguajne te rinjte e sotem…
@ekonomisti
Behet fjale qe FMN te mos jete prezente ne Shqiperi per te na diktuar te shitemi me gjithesej.
Borxhe ndoshta do marrim, por ama duhet te marrim mbrapsh edhe ato para qe ka gllaberuar Shefi i Sotem i Mafjes ne Shqiperi si dhe pseudobiznesmenet e Shqiperise qe ne bashkepunim me Mafjen ne pushtet kane marre pozitat monopol duke varferuar shqiptaret. Te gjithe keta duhet te pergjigjen para ligjit dhe t’u konfiskohen pasurite e tyre brenda dhe jashte Shqiperise. Edhe Qipro po e gjen formulen e parave te ketyre mafjozeve te botes (pershi ketu edhe shqiptare) qe futen parate e tyre ne bankat e Qipros.
Per kush mer vesh nga ekonomia,artikulli eshte i goditur.Me drejtesi e largpamesi apo me djallezi e ka shkruar,ai vetem pyet dhe ka te drejte.Kushdo qe pretendon pushtetin duhet tani ti jape pergjighe kesaj qeshtje,dhe jo kur te vije ne pushtet e pastaj te gjendet perballe te papriturave.Kam pershtypjen se Alketa ndodhet ne Greqi sepse zeri i saje kumbon ze grek.Greqia eshte nder vendet me korrupsionin me te madh ne bote,me nje administrate te tej fryre e partiake.Greket nuk i varferoi Troika,por greket e thirren Troiken kur skishin me nga mbanin.Mjafton ti kujtoj zonjes vetem nje shprehje Greke per bujqit Greke para krizes”.Bujqit qe e punonin token fitonin per njesi te siperfaqes 100 franga,ndersa ata qe se punonin 110″.
‘Fatkeqesisht kemi ne shume fusha ngjashmeri me Greket e kur kete situate e menagjon Sali Serbi vajmedet.
Une kuptoj shqetesimin e fisit gabelve dhe du me ju than ,
se s’kisha nermend me ju shkeput ju truthar qi kaloni ter jeten tuj ,
u morr me tra la late qe shkrun gabeli .JOOOOOOOO.
Si mundet ta baja un ket me jahuuuu !
Ju jeni kashta e cila ben mullarin e shoqerise shqiptare ,
e tipat si ky gabeli qe bo gallat e mer parat ,ktu ashte Huri mullarit ,
njelloj si salia i karit ,qe asht Huri mullarit te atij populli asaj shoqnie kllounash .
Vazhdoni merruni deri ne fund te jets tuj me te tille shkerdhatlliqe ,e hunj se vallaj keni me e honger te gjithe at Hu.
Hajt pra shnosh e booth t’forta shoqnia qurrashve shqipcar.
gjene me te mire qe ka bere fmn nuk ri kot ne nje shtet po si dolen fitimet e saja
po ti MARK DODA me c’far po merresh?
Ti Zaloshnja je KOT FARE
lexova artikullin e shkruar nga zaloshnja dhe shoh se ai ne theniet e tij ka nje te vertete shume te madhe. sot shqiperia eshte ne recension qe do te thote qe nga viti ne vit rritja ekonomike eshte ne renie.shqetesimi me i madh eshte borxhi i jashtem dhe shlyerja e tij. ne kushtet e sotme kur qeveria nuk mund te mbledhi taksat ,ne nivelin e programuar eshte vetvrasje shlyerja e borxhit ,jo pak 550 milion ne vit interesa. fmn dhe banka boterore jane organizma qe deri me sot nuk kane shpetuar asnje ekonomi. e dyta interesi i tyre eshte qe te biesh viktime e programeve te tyre, duke ul rritjen ekonomike dhe te detyrohesh te pranosh kushtet radikale qe te cojne ne vartesi ekonomike dhe pastaj politike te tyre. e vetmja menyre eshte ligji mbi borxhin. sot qeveria e rriti pra ajo ka vepruar ne menyre te kundraligjeshme dhe per kete do te mbaje pergjegjesi. nga borxhi total dy objekte kane rrufitur nepermjet abuzimimeve ,rruga e kombit qe i shkoi kosto 1miliard e treqind milion dhe teci i vlores 100 milion $ [ ky i fundit dhe sot nuk ka filluar nga puna ndersa rruga e kombit ka fluks te madh vetem 2 muaj .].ka dhe te tjera sa te duash por nafta ,mineralet ku mund te fitonte shtetit jane te ardhura jo per ne, por per klientet e shtetit.vetem zbatimi i ligjit rregullon abuzimet.
Fillojn replikat dhe harojm esencen ! Ky artikull informativ ka bool vlera per ne qe sapo kemi filluar te futemi ne sketeren e borxheve dhe pasojave qe ajo sjell ! I kemi perpara syve ato cka po ndodhin e do te ndodhin ne te ardhmen me kto shtete qe jetuan nje mirqenie artificiale te reme me borxhe maremendeshe qe sot nuk mundet te shlyejn tokot maremendeshe! Edhe vet GJermania ka borxh dhe nuk dua te shkruaj shifer se mbase gaboj e do me turreni per dizinformim te qqellimshem ! Tani borxhlijt po han njeri tjetrin si kanibal qe te lehtesojn pozicionin e tyre karshi borxhdhenesit te “madh” qe ka zhytur nje kontinent te ter ne “gropen” e tij ! Lind pyetja or i nderuar Nastradin ,kush esht ky fajdexhi qe prodhon aq Leka dhe “drogoi”ne boten e reme mirqenien qe jetuan ! Bankat ,FMN ,BB jan mekanizmat qe ndermjetsojn permes politikaneve te huazohen (“Perendia mos lent kur pa borxhe” ) dhe Fajdexhiu te mar ate qe do ,si e do e te te hyj ne shpi te te shkerdhej e dhunoj pa pik meshire femijt qe i lam peng te borxhit Si esht e mundur pra qe kjo jet qefi paska qen nje genjeshter qe Greqia ,Spanja ,Qipro e te tjera qe do vin pas ju duhet te kthehen ne “epoken e gurit ” qe te mund te mbijetojn ! Si esht e mundur qe gjunjezohen e shtrijn doren te marin borxh e te shlyejn toko e jo borxh se sic them me lart ,kurr nuk duhet te mbetemi pa borxhe Politikanet tan garojn per te na premtuar “lehtesime” qe do te na duhet ti paguajm 10 her me shum dhe nuk na thon si do mundet te shpetojm nga dhembet e krokodilave ne llumin ku po na drejtojn !U paska dashur ta paguajm shum shtrejt ate jet te varfer pa borxhe dikur por kjo hije e zez mbi kokat tona tani i ka pasojat me te renda ! Pra politikanet ksaj pyetje ti pergjigjen e te perpiqen te na shpetojn nga purgatori i Dante Aligerit se per vete te tyre brenda nje 4 vjecari ja kan hedhur bythes edhe per brezat qe do mbajn mbiemrin e tyre Shtohen miliardat borxhe nga viti ne vit dhe pastaj na roft FMN ja e te tjer ! Jo kur mos pranohetkjo katastrof perfundimtare ! Tani sa esht shpejt (nese esht shpejt)pyetja e cdo shqiptari ketu te mbetet e mos i hajm premtimet boshe paraelektorale
Do te bente gabimin me te madh te pranonte shushunjen FMN.
Do te ishte veprim antikombetar.