Para se këtë shkrim të ma pranonin, në DITA, më thanë: E ke botuar një herë dikur në prag zgjedhjesh. – Po edhe tani prag zgjedhje është! – i thashë. – Shkrimi që këshillonte është i njëjti! – ia bënë ata. – Po edhe ai që këshillohet i njëjti është. Më mirë edhe një herë shkrimi, se edhe një herë Sali Berisha!- ia bëra unë
Zoti Kryeministër! Tashmë u bënë shumë fushata zgjedhore dhe ju, edhe i ngjirur, asnjëherë nuk keni mbetur pa u folur turmave që ju dëgjojnë. Ngjirja nuk është e bukur. Me lejën tuaj do të thosha – e shëmtuar! Ajo i bën të pakëndshme fjalët, edhe sikur ato t’ju a kishte shkruar Lasgushi. Por pas kaqë vitesh, i keni të gjitha arsyet ta ruani zërin. Ish kolegët tuaj, laringologët, kanë një listë me zanoret që godasin më shumë dhe dëmtojnë pejzat e fytit. Nga ato zanore, o-ja është në krye të listës. Ju e përdorni shumë: “ju sigurooooj, ju garantoooooj” – thoni sa herë merrni fjalën. Eliminoini gjithë ato o-ra, tok me fjalët që garantooojnë dhe sigurooojnë! Aq më tepër që këto dekada treguan, se ju as siguroni dhe as garantoni gjë! Të paktën, garantoni zërin tuaj!
Ju, këtë here, nuk keni përse të ngjireni edhe për një arsye tjetër: nuk keni asgjë të re për të thënë! Të gjitha i keni thënë. Jehonën e fjalimeve tuaja të ngjirura e kanë të regjistruar tërë sheshet, sallat dhe faqet e maleve. Mendoj se sot nuk ka shqiptar të mos dijë përmendësh çfarë do të thoni ju. Për më tepër sheshet dhe sallat tani jua mbush e njëjta turmë ambulante që ju ndjek pas që nga Tirana. Militantët shoqërues janë gati t’ju a suflojnë po të harroni ndonjë fjalë nga ato që sapo ju a kanë dëgjuar në mitingjet e po asaj dite.
Ju duhet të kujdeseni për laringun edhe sikur të keni ndonjë gjë të pathënë kurrë më parë. Mos e harxhoni zërin, se, jo unë, por ju vetë, u keni thënë publikisht militantëve dhe kundërshtarëve tuaj, se nëpër fushata elektorale nuk thoni asgjë të vërtetë dhe se ato i thoni vetëm nga nevoja për fitore. Kështu që gënjeshtrat e kësaj radhe nuk e vlejnë t’u bësh fli zërin. Katër vjet më parë, si edhe tetë vjet të shkuara, ju patët kërkuar votën dhe patët paralajmëruar ndëshkime për hajdutët. Shpallët me shifra vjedhjet, kontrabandat e trafiqet dhe pastaj njoftuat votantët të mos prisnin asgjë nga ato që premtuat, pasi i keni pasur që të gjitha gënjeshtra. Gënjeshtra më të ngjirura, nuk besoj të jenë dëgjuar ndonjëherë nëpër altoparlantët e rruzullit!
Për të kursyer zërin… Kur përuroni rrugë nga tri herë – nga të dy anët dhe në mes! – kur përuroni çezma, lyerje shkollash, trotuare dhe gurë kilometrazhi, mos flisni vetëm ju. Lerini të presin shiritat edhe bashkëpunëtorët tuaj. Është më mirë kur qesharak nuk bëhet vetëm një njeri.
Këtë here, zotëria juaj, e sheh se keni më pak njerëz përpara vetes. Me dhimbje, ju them se askush nuk vrapon më t’ju dëgjojë. Këtë radhë, logjikisht, ju kanë kthyer kurrizin masat e të përndjekurve. Ju e keni ditur me kohë që do të vinte kjo ditë, që të shihej qartë se ju vetëm i shfrytëzuat ata.
Gjithçka ndodhi si në atë përrallën e famshme, ku për të bindur kecat që t’i hapnin portën, ujku u shtir sikur ishte dhi dhe leu këmbën me miell që kecat ta besonin. Të përndjekurit e regjimit komunist, zoti Berisha, ishin mielli juaj, me të cilin ju lyet dhe zgjatët këmbën në pragun e Shtëpisë së Bardhë, në Uashington. Ai miell ju bëri goxha punë atëherë, porta ju hap e tani vjen zgjimi.
Në fakt ju i urreni ata që vuajtën regjimin e Enverit. Cinizmi juaj ndaj tyre është i papërmbajtshëm. Një vit të tërë parazgjedhor, u krijuat një iluzion dëmshpërblimi dhe i vutë të rendin për dokumentet e plagëve. I vutë në rreshta para Ministrisë së Drejtësisë, para Gjykatave, para Drejtorisë së Burgjeve dhe para Gjendjes Civile që të merrnin vërtetime persekutimi e t’ua paraqisnin prapë po atyre: Ministrisë së Drejtësisë, Drejtorisë së Burgjeve, Gjykatave! Përgëzime, Kryeministër! Nuk ish veçse një rrotullame burokratike, që u shndërrua në paradë të këtyre njerëzve të vuajtur, plot paraliza e brazda të thella në fytyrë, flokë e dhëmbë të rënë. Krijuat me ta tablo piktoreske para zyrave, tablo mjerimi, që u shijuan mjaft nga zyrtarë që i prisnin. Zyrtarët s’ishin kush tjetër veç hetuesit e tyre të dikurshëm, të transformuar tani në noterë, avoketër dhe nëpunës të administratës suaj. Paradën ua bëtë, paratë nuk ju a dhatë!
Me këtë hile, u treguat hallemëdhenjve se ju paskëshin dhënë besën kot. Ligji juaj i fundit, në dënim të komunizmit të këpuste nga brinjët, me të qeshurat që të shkaktonte.
Ruajeni zërin, zoti Kryeministër, se me të tillë “ashpërsi” që po dënoni komunizmin, të përndjekurit nuk do të vijnë t’ju dëgjojnë. Do vijë vetëm ndonjëri prej tyre që ka interesa t’ju ketë akoma në fuqi. Atyre u a miratoj votën. Nuk kanë faj. Nuk mund të jenë të gjithë idealist, de!
Keni rast të kurseni zërin, se as pronarët nuk vijnë më t’ju dëgjojnë, zoti Kryeministër! Urrejtja reciproke me ta tashmë është e hapur. Me legalizimet keni mbjellë një bimë sociale, që kokrrat e hidhura do t’i japë më vonë. Shoqëria shqiptare rrezikon të jetë më qesharakja mbi faqe të globit. Jemi i vetmi vend, ku të ndërtosh pa leje, shteti të dënon duke ta legalizuar ndërtimin e duke të dhënë tapinë! Të të zenë aty duke ngarë dhe përplasur një veturë pa leje, në vend të burgosjes, të pajisin me patentë!
Edhe fjala NATO ka një o, që ju e zgjatni shumë dhe otorinolaringologët, nuk jua rekomandojnë. Vlerat e futjes në NATO i shpjegoni, por dëgjuesit nuk ju kuptojnë, po qe se ju nuk e forconi mirë arsimin fillor. Ata brohorasin kur brohorisni ju, por kthehen nëpër shtëpira pa e marrë vesh ç’u ka sjellë NATO. Ju tundni e shkundni lirinë! Cilën liri?! Për gjysmë shekulli ne kemi qenë në armiqësi me dy superfuqi dhe nuk na pushtoi asnjëra. Kush e kërcënon lirinë e Shqipërisë, që më së fundi futja në NATO na e garantoi? Askush. E ju, këtë nuk e thoni! Edhe nën peshën e dhunës enveriane, atëherë nuk mendonim kurrë se dikush do ta pushtonte Shqipërinë. Mund të tingëllojë antipatriotike, etiketojeni qysh të doni, por ishin qindra-mijëra që e ëndërronin një pushtim atëherë. Dhe ju nuk e kuptoni dot këtë, pasi atë të atëhershmen, ju vazhdoni ta quani liri dhe pushtimin enverian e kaloni lehtë! Keni të drejtë, ju ishit me pushtuesin ato kohëra!
Marr leje të zbuloj se për ju, zoti Kryeministër, njerëzit kanë krijuar bindjen se po të ishit sportist, do të ishit i vetmi në historinë botërore të sporteve, që sa herë të zinit vendin e fundit, do na shtrëngonit të brohorisnim! Dhe vendin tuaj të fundit në finish, ju do ta shpallnit festë kombëtare! Kështu po ndodh edhe në jetën tuaj politike: i fundit në përmbysjen e komunizmit; i fundit në reforma; i fundit në NATO; i fundit në lëvizjen pa viza; i fundit në anëtarësim në Europë… Por në ekrane nuk na ndahet fytyra juaj e lumturuar! Për vendin e fundit!
Në mbyllje do them se kam qenë për bojkotin e plotë të votimeve, por ende ai pak patriotizëm më ka shtytur të mos e humb besimin se gjendja e këtyre dy dekadave, prapëseprapë me votime duhet të marrë fund. E duke iu kthyer temës patriotike, pa vrer e urrejtje, shpreh bindjen se të flakësh tej Sali Berishën nga menaxhimi i halleve të Shqipërisë, do të jetë patriotizmi më i lartë i shqiptarëve. Dhe jo se punët, pa të, do të rregullohen sa hap e mbyll sytë. Por dëbimi i yt është hap i madh drejt mbarësisë.
Po kemi lindur duke pare salen tek bertet hajdut hajdut ne TV e u be 20 vjet qe po ate4 po shohim qe bertet hajdut hajdut,a thua se nuk eshte kryemninister vet e se ka ky ne dor ti kap,20 vjet qe vetem bene si gore dhe gjeja vetme qe kam kuptuar p[as 20 vitesh qe shoh saliun ne TV eshte qe modelen te tilla lideri fundosin nje shtet, sido te jete shteti.
Ky shkrim eshte me qesharak se vete Kulla , por nga ana tjeter verteton thenien se bishti i qenit nuk drejtohet kurre
Ky Kulla nuk ka te drejte morale te akuzoje Salen , se ky ishte nje estradaxhi province
te cilin Sala e beri Ambasador, ndersa tani ky ka marre shpaten ne dore dhe po na shpartallon Salen per gomarrlleqe te cilat ekzisotjne vetem ne fantazine qesharake qe gjendet brenda Kulles …..
Sala eshte njeri inteligjent dhe nuk ka bere asnje shkelje ligjore qe me vone te kaloj ne orgazem Kulla me akrepet e tij , por natyrisht ka te meta plot dhe duhet te kaloje ne opozite se nuk mund te qendroje me ne pushtet ,
megjtishe nga sa shihen bathet Sala do fitoje perseri…., se kjo eshte nje opozite qesharake e mbushur me njerez te tille si Kulla me shoke qe me artikujt e tyre mizerabel e viktimizojne Salen dhe e bejne ate te ngrihet ne syte e elektoratit
Doni tja u bej prape si me 21 janar?Cfare eshte kjo thenie e kryeministrit ne parlament zoti Raymond?Ne nje vend normal nje prokurori normale do te kishte hapur menjehere nje hetim.Ka shume pyetje qe duhet tu pergjigjet kryeministri yne kur te bjere nga fiku ,i nderuari Raymond.Varka juaj ka mare uje dhe fundi juaj politik eshte i sigurt.ndersa per berjen e drejtesise kam rezerva,se keta te majtet nuk jane si paraardhesi i tyre,vine si qullace.
Respekte per z.Kulla,i madh ka qene dhe po me i madh do te behet.
Shkrim brilant dhe i pa perseritshem.
urime z.Pellumb Kulla,urime.
Qe duhet ta ruaje zerin Kryeministri yne , eshte teper e domosdoshme sepse i duhet per t’u çirrur e bertitur neper foltoret e te gjitha mitingjeve qe ka ne keto dy muaj te fushates elektorale. Para disa ditesh , lexova se per ta ruajtur zerin , perdorimi i vibratorit, eshte mjeti me i sigurte . Dhe Kryeministri yne , perse te mos e perdore nje te tille qe ta ruaje zerin, te mos i ngjirret asnjehere ! Edhe Znj. Topalli ,mund t’i bente shume mire : Edhe zerin mund ta ruaje, edhe ne orgazme ,mund te kaloje fare lehte !!!
Me kete shkrim te holle z. Kulla rikonfirmon se eshte hryemjeshter i penes humoristike. Jam plotesisht dakord me te: Berisha, ruaje zerin, se do te duhet t’u pergjigjesh akuzave ne banken e te akuzuarve.
Ja thu ja thu po kujt ja thu mo pellum
Per ata qe mendojne se i shpeton thesi me miell apo 500 euro.
Per ata fis qeveritaresh,drejtorash,nenpunesish qe zgjidhjen e problemeve te tyre private e mendojne si zgjidheje te problemeve te mbare shoqerise.
Pra per ata qe shikojne deriiiiiiiii… tek porta e shtepise e ndoshte dhe me pak.
Te lumte mendja dhe pena i nderuari KULLA.Besoj se as’kush me mire se JU nuk mund ti thot me qarte dhe shkurt gjerat se sa i ndrituri KULLA.Po te kishte pak mend per te mire BERISHA me kohe do te kishte dhene doreheqjen, por AI, sikurse e ka provuar ka babezine vetem per PUSHTET PERSONAL dhe mir’ e ka thene i ndieri NAMIK HOTI” Maloku i hpur ne kal, nuk i zbret pa e vrar.”Por POPULLI nuk do e vras, por politikisht do ta terheq zvarr, me vot do ta “shpjere ne varr “te gjall”
Duhet te te falnderojme te gjithe per keshillat e mira qe po i beni,po do te te keshilloja te ndryshosh notat, se po i bie njelloj qemanes or pllaumb .
O ty ta lumsha o bace Salia
njibash si ty asht krrus Shqipnia,
edhe urine dot kur s’e mundim
kercejme rrok dheun t’a tundim.
Ne kemi rene ne fund te gropes
ti n’a shpjegon çipin e lopes,
hallet dynjase me dore ja zhduk,
na i pjek pjeshket ne Fejsbuk.
Sali Berisha te qofsha fale
ne politike rreshqet si ngjale,
gjithe bota plaket ti behesh djale
marrine tende askush t’a ndal.
Ti po rinohesh neper tribuna
po na meson si behet puna,
o bac Saliu i çipit te lopes
me ty do shkojme pertej Evropes.
Pertej Evropes pertej Mesdheut
me superpreshin e Tritan Shehut
pertej Mesdheut pertej planetit
me shpejtesine e internetit
O bace Saliu te pi dolline
se ti n’a çmende dhe Perendine
tani qe nise serish fushaten
te ndjekesh ty ç’e do estraden?!
Një anekdotë, që ma nisi (për t’ua nisur)miku im nga Shkodra, e botuar ne 2007-en:
Siç është e njohur në mitingjet e Sali Berishës s’merret vesh asgjë nga pjesëmarrësit, të cilët shpejtojnë të kthehen në darkë në shtëpitë e tyre për të marrë vesh ndonjë gjë nëpërmjet mediave televizive. Ai bërtet, këlthet, ulëret dhe premton e premton në ekstazë të duartroktijeve e brohoritjeve të fansave të tij të rreshtave të parë, të cilët përndryshe i kanë quajtur edhe “326 elektorale e Saliut”, që e ndjekin atë nga pas kudo ku vete dhe nuk dijnë të pushojnë asnjë çast. Mirëpo në mitingun e Lezhës për zgjedhjet parlamentare të 3 korrikut 2005, përjashtimisht, kishte pakëz më “rregull”, kështu që njerëzit e rimorën vesh (sidomos në darkë nga ekranet e vegjël) pak a shumë thelbin e autorësisë të asaj që iu interesonte ta dinin. Kështu, Berisha në tribunë këlthiste:
– Kush e dogji Shqipërinë?
– Sali Berisha, Sali Berisha!-brohorisnin fansat e rreshtave të parë.
– Kush ua vodhi paret tuaja?
– Sali Berisha, Sali Berisha!-brohorisnin fansat e rreshtave të parë.
– Cila është qeveria më e korruptuar në rajon, Europë e më gjerë?
– Sali Berisha, Sali Berisha!-brohorisnin fansat e rreshtave të parë.
– Kush e dhunoi fjalën e lirë? Kush i rrahu dhe i futi në burg
gazetarët?
– Sali Berisha, Sali Berisha!-brohorisnin fansat e rreshtave të parë…
– Kush?
– Sali Berisha…
te lumsha te mendjes se ndritur qe ke , ke shkruar sakt dhe realisht ndodhite, te pershendes qe i ke rradhitur gjerat me shume mencuri, njerez te sakte i duhen ketij vendi
Nuk eshte zanorja o qe e ngjir Saliun eshte e dhe i kur permend Edi Ramen.
Pershendetje Pullumb nga gjirokastriti.Ai qe ka vendosur te luftoje deri ne fund,ai ka nje besim se do te fitoje,por dhe ne qofte se humbet
nga ai frikohet ai qe ka fituar.Pellumb edhe nje shkalle je ngjitur me
larte.
Kur dikush me pyeti ketu ne Nju Jork ,shume e ngrit zerin ky Saliu per
ju te burgosurit politik,a mund te ma shpjegoshe kete fenomen?
I them… E Keqija me e madhe e Saliut me shoke, eshte ,qe nuk na kupton dot neve te burgosurit qe ne e dime mire c fare monedhe eshte ky
Saliu.Ne ketij Saliu i kemi lene vrimen e bythes ta degjoje.Ky Saliu flet vetem me bythen tone o miku tim i dashur.
…Ne ketij Saliu i kemi lene vrimen e bythes ta degjoje.Ky Saliu flet vetem me bythen tone o miku tim i dashur…
Mos e lodhni shume ATE!…
Zbrazjani sallat, sheshet, qe t’i mbese ne to vetem 326-ta e tij, ose KLAKERET, qe imitojne gjoja shumicen mbeshtetese!
Shkrim shume i mire.
Bere mire qe na i kujtove qe ky zorzop mbasi shante dhe jepte shifra per vjedhjet e te majteve-Nanos- jo se nuk ishin te verteta, mbas kater vitesh shqyhej duke u puthur me specin e mbushur nano dhe thoshte se i kishte thene per fushate elektorale.
Jo se çuditemi me imoralitetin e kesaj qenie, ky mire ben kur gjen.
Kete fakt qe na i risolli Pellumbi,po e perseris per copat e mishit me dy sy qe ne nje fare menyre nuk jane te inkriminuar por jane thjesht kafshe qe flasin.
O Raimond. Dua te them vetem nje gje. Kur te zesh emrin e Pellumb Kulles me goje duhet ta kesh lare gojen te patten dy here. Ti nuk i vjen as ne majen e thoit Pellumb Kulles