Shumë te rinj i fillojnë hallet e qejfet e martesës në forma të tjera shumë herët. Edhe pse ligji i dënon me shtatë vjet burg ata që kryejnë marrëdhënie seksuale me fëmijë deri në moshën 18 vjeç, ja si e përshkruan një artikull gazete gjendjen në gjimnazet e Tiranës: “Një pjesë e tyre kryejnë marrëdhënie seksuale që në vitin e parë. Në maturë seksi nuk është tabu thuajse për të gjithë. Adoleshentët nuk e kanë problem të tregojnë përvojat. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, në 6 vitet e fundit sensibilizimi për përdorimin e metodave kontraceptive është rritur ndjeshëm. Megjithatë, mbetet i lartë numri i gjimnazistëve që bëjnë seks të pambrojtur. Ka rezultuar se mbi 75% e gjimnazistëve që kryejnë marrëdhënie seksuale përdorin prezervativë. Në studimin e vitit 2005 shifrat ishin rreth 61%.”[1] Në lidhje me përqindjet e gjimnazistëve që bëjnë seks, vlerësohet se 80-90% e të rinjve deri në vitin e tretë janë të lidhur, kanë të dashur, dhe kanë pasur më shumë se një përvojë.”
Droga, alkooli dhe cigaret iu shiten të gjithë fëmijëve që mund të hedhin tre hapa pa u rrezuar, dhe të gjithë janë eksperte në këtë lëmi. Jo vetëm që lokalet shesin alkool, por në banjat e pub-eve kanë vënë edhe kuti ku mund të marrësh prezervativë. Disa nga lokalet e Tiranës kanë edhe dhoma të posaçme ku bëhet seks e natyrisht që të rinjtë filmohen, por kush pyet? Ja një përshkrim I marrë nga një artikull në shtypin shqiptar që nuk ngjalli asnjë diskutim në shtyp, “Sipas tyre në disa pub-e, kanë krijuar ambiente të veçanta, një dhomë apo një kthinë që të rinjtë mund ta përdorin për të bërë seks. “Mjafton të kesh muhabet me menaxherin dhe e zgjidh direkt”, thotë një djalë në vit të tretë. “Po të dish ta kërkosh pak me stil, në shumë pub-e e gjen një cep për këtë punë”, tregon duke qeshur një tjetër. Përgjatë bisedave të rinjtë qeshin me habinë tonë dhe njëherësh habiten që ne nuk ditkemi akoma për këto vende. Për ta është normale dhe s’ka asgjë të keqe.”
Ku është shteti? Ku janë politikanët?
Një nga dukuritë e frikshme është edhe konsumi masiv i drogës. Në Tiranë ka rreth 60,000 konsumatorë të njohur e kushedi se sa konsumatorë të panjohur. Ja si bëhet shpërndarja e drogës në Tiranë sipas një përshkrimi tronditës të bërë nga Arjola Tafaj ne blogun e saj: “Droga shpërndahet nga vetë ata që e konsumojnë. Mbahet në qese të vogla, mbështjellë me letra apo në paketa bosh cigaresh, bashkë me fletët të cilat i përdorin për ta dredhur. Një cigare hashash e gjen nëpër shkolla edhe me 1 mijë lekë të vjetra, ndërsa një “treshkë” (siç e quajnë “mallistët” me gjuhën e tyre, cigaren që del si kaush nga bashkimi i tri fletëve dhe që më pas mbushen me duhan të përzier me hashash, sipas dëshirës), kushton nga 2 deri në 5 mijë lekë, sipas cilësisë dhe miqësisë. Po kaq të përhapura dhe të preferuara kanë nisur të bëhen kokrrat e extasy-t (ekstazi) të cilat, pas pirjes së tyre nga goja, të krijojnë një efekt të përngjashëm me të qënurit i dehur apo droguar, që mund të zgjasë për disa orë, në varësi të dozës, llojit të saj dhe organizmit të konsumuesit. Ato kushtojnë 8 mijë lekë secila, shitësit i mbajnë brenda disa tubetash dhe një tub i gjatë ka rreth 8-10 kokrra ekstazi. Kemi të dhëna që ekstazi po përhapet me shpejtësi, thuajse në të gjitha gjimnazet dhe ambientet e tjera të të rinjve, në Tiranë”.
Në lidhje me përgjegjësinë, shpesh fëmijët tanë, që në një moshë të njomë mbajnë me bukë prindërit e tyre, sipas INSTAT, por shumica janë janë të ndrydhur por duan normalitetin e një jetë sa me normale. Ikja nga zvetënimi e zdërhallja qe i rrethon po bëhet e dukshme në shumë rrethe të shoqërisë. E megjithatë, kultura që kanë këta të rinj është kultura e rrugës. Një shembull shumë ilustrues është edhe marrëdhënia e tyre me shtetin e me mendësinë e rrugës. Ja si flitet për gjimnazistët dhe votuesit e ardhshëm, “thika dhe armë të sajuara të ftohta, gjen me shumicë. Madje, disa nga ata që i mbajnë, janë kthyer dhe në mjeshtra të thikave… “Bëjnë numra cirku me to në klasë”,- ishte njëra nga dëshmitë… Më e përhapura është një tip thike, e quajtur “Flutur” (quhet kështu sepse ka dy bishta dhe një teh në mes të mprehtë). Në gjimnazet “Asim Vokshi”, “Besnik Sykja” e “Petro Nini Luarasi”, ka armë të tilla me shumicë brenda shkollës. Nuk mungojnë dëshmitë e reklamimit të thikave edhe në sy të mësuesve. Teksa interesohemi për vendin ku adoleshentët gjejnë thikat, ata tregojnë se ka plot, duke nisur që nga Tregu Çam, ashtu dhe në Tregun e Madh nga Spitali. Çmimet variojnë për këto thika, nga 5-30 mijë lekë të vjetra.”
Megjithatë vota është për të zgjedhur qeveritarët e mendësia e të rinjve ne lidhje me votën e tyre e se si do ta përdorin ata këtë privilegj shihet në lidhjen që ata kanë me shtetin qe tek ata vjen përmes mësuesit e policit. Për mësuesin fola me lart, por ja si i trajtojnë ata policët dhe shtetin: “Policët e Rendit që rrinë pranë dyerve të shkollave të mesme, sipas nxënësve që kemi pyetur, tashmë e kanë marrë “etiketën”: Janë “dordolecë”…. “Të paktën rojet bëjnë ndonjë punë kur nuk lejojnë të huajt, të hyjnë brenda në korridore, por policët rrinë kot më kot…!”, – është njëra nga dëshmitë.
Por, në këto kushte rrëmuje ideologjike, e kaq afër zgjedhjeve, kjo përpjekje për t’iu dhënë të rinjve të drejtën e votës është një lëvizje e zgjuar e prijatarëve. Zhurma që e rrethon dhe që e mban gjallë këtë debat është një përpjekje e djallëzuar për të shmangur vëmendjen nga interesat e vërteta politike, dhe nga problematika e ngjeshur me të cilën po përballet shoqëria dhe shteti shqiptar në këtë pikë tjetër kritike. Gama e problemeve ekonomike shoqërore është marramendëse, thellësia e krizës po bëhet e dukshme përditë dhe diskutimi për të drejtën e votës për 16- vjeçarët është në fund të listës. jo vetëm aq, por është shumë i rrezikshëm. A mund t’i jepet një armë e mbushur në dorë një fëmije? Vota vret me shume se plumbi.
Nga ana tjetër, ky debat duhet zgjeruar e zhvilluar si duhet. Kjo është një temë me interes të jashtëzakonshëm për shoqërinë e strukturat zgjedhore e demokratike. Arsyeja është se kjo temë duhet të shërbejë si fillim debati për natyrën e demokracisë në shtetin shqiptar. Me dështimin e përplotë të sistemit demokratik, të partive politike, me vjedhjen masive të votës, e me fenomenin e shitjes së votës për një gjel deti apo për një thes mielli, nuk është më vetëm problemi i 16-vjecarëve që mund të votojnë apo jo. Problemi kryesor, me të cilin po përballemi të gjithë është pikërisht një problem që nuk trajtohet, e drejta e votës, që nuk është vetëm e drejtë por edhe detyrim. Që nuk është vteëm detyrim por edhe përgjegjësi. Kush duhet të ketë të drejtën dhe përgjegjësinë e votës dhe si duhet ta përdorë atë votë? Cili është konceptimi i qytetarit në shoqërinë shqiptare? Si duhet të sillet votuesi? Si duhet të jepet e drejta e votës? Këto nuk janë tema që debatohen dhe që duhen debatuar. e mbi te gjitha, duhet debatuar sjellja dhe morali i rinise sonë të sotme.
Nuk duhet të biem në vorbullën e lojës së parisë së Tiranës që kërkon vetëm të rekrutojë të rinjtë në marrëzinë e ligësinë e lojës së saj. Paria e Tiranës i ka fituar edhe këto zgjedhje anipse do të fillojnë sherrin për kockat pa mbaruar zgjedhjet. Por ne duhet të merremi me sistemin dhe me themelet e atij sistemi sepse jeta nuk mbaron me këto zgjedhje dhe se demokracia nuk po funksionon. Dhe e drejta e votës në përgjithësi është një temë që ne duhet ta diskutojmë me qetësi dhe pa militantizmin e anshmërinë e zakonshme në media. Nëse rinia është në këtë gjendje, për carë mund të votojnë këta të rinj? Cilin nga politikanët do të zgjedhin këta? Si do ta përdorin votën? Nga ky këndvështrim e me këto përvoja, e ardhmja e jonë, e rinisë tonë dhe e demokracisë shqiptare duket e pashpresë. Prandaj Edi Rama u bë shumë i suksesshëm me rininë kur tha se kur ishte 16 vjeç kalonte nga një orë në bunker. Te turpshmit e brezit të vjetër si Sali Berisha dhe Gramoz Ruçi nuk flasin. Kjo vlen edhe për modestet si Arben Imami, Edmond Haxhinasto dhe Eduard Selami. I vetmi politikan që ka qenë model rinie, por që e prishi pak sepse i dhanë shumë vodka e uiski vendi në burg, ishte Fatos Nano.
Por tashmë janë afruar zgjedhjet, kjo është rinia e jonë, dhe problemi nuk është e drejta e votës, por morali dhe sjellja e rinisë. Në jemi në krizë të thellë sepse ka dalë djalli nga shishja dhe një zot e di a mund të bëhen njerëz të përgjegjshem e qytetarë këta të rinj që po rriten kështu, në ‘parajsën’ e Tiranës ku këndohet “Mamica” dhe kënga më e preferuar është një qarje tallavaje “Të ka lali shpirt, të ka lali xhan” e pasuar nga kënga e papërsëritshme e anëtares së Këshillit Kombëtar të PD-së, Ciljeta, “O sa i kam gungat e mira”. Ky është debati i vërtetë: çfarë rinie po rrisim, çfarë brezash do të vijnë dhe a do të shpëtojme apo do të përfundojmë në humnerën e veseve e të hordhëkut moral.
(PS. Në katër shkrimet e ardhshme do të merrem me problemin e të drejtës për të votuar, përgjegjësinë qytetare, shpërdorimin e votës, dhe rolin e shtetit në përgatitjen e qytetarëve)
http://shinasi.wordpress.com/2013/03/23/zgjedhjet-dhe-votuesit-rinia-e-drejta-e-votes-dhe-pergjegjesia-qytetare-i/
mos u lodh zoti rama ,per voten e 16 vjecareve jam konsultu gjat me shaban noren ,ilir meten ,do ta baj referendum bile propozimin e shaban nores qe edhe 14 vjecaret te votojne ,a bajne sex 14 vjecaret ,a marin arm me vete ,kjo asht tradita ,bile ka evolue ,sjane ma si gjino 14 vjec dhander ,,,14 vjecaret ta qisin cunin per 7 muaj ,a e more vesh per aishen ,se ke mar vesh ,,ne jemi ndryshimi per para sb
nje kritike e mire eshte gjysma e punes. por cfare propozoni ju zoti Shenasi? dua te them politikisht. nga kush dhe si mund te rregullohen keto ceshtje.
Analize perfekte. Njohes I shkelqyer I realitetit dhe mentalitetit shqiptar . Bravo
fjale,fjale,fjale.
kur je kaq i zoti hajde ne shqiperi dhe dil ne krye te puneve
Ti kam dergue ca selame. Hajde ketu ne Shqiperi. Mos e ban te fortin dhe te diturin. Ke frike, apo ke lane hapur ca hesape.
ore me sa duket nuk i paska marre haberet e selamet. po ca pret, o ti, nisja prape.
I nderuar Shinasi,
Te falenderoj per shkrimin tuaj.
Nje nga semundjet shoqerore me te rrezikshme qe po vuajme eshte zvetenimi i rinise. kjo eshte e ardhmja e kombit dhe po qe e semure si e pershkruani ju, cfare te ardhme kemi. Po ashtu u gezova qe do te intensifikoni shkrimet tuaja mbi plaget shoqerore te shqiptareve ne ditet e sotme. Ja u kam rekomanduar dhe studenteve te mij ti lexojne dhe kerkoj feedbackun e tyre ndaj ketyre shkrimeve. deri me tani je ne rruge shume te drejte dhe shkrimet funksionojne.
Me respekte dhe nderime per Ju.
Zoti Shenasi! Ju ini shanc per Shqiperin!! Sote eshte koha e kompjuterit, na udhehiq. Me respekt nga jax.
Duket qarte shqetsimi qe ju keni per fatin e vendit ,z. Rama,por me eshte krejtesisht e pa mundur te besoj qe ju akoma nuk keni kuptuar rendesine e qendrimit ndaj ceshtjes se Prones. Private. Duket se i keni gjetur materialet e duhura per ndertimin shtepise pa u menduar se pari per themelet. Kthimi i prones private do te ishte themeli I ndertimit te shtetit,duke zgjidhur njekohesisht nje sere problemesh :duke kthyer kahen e drejtesis me drejtimin e duhur,mbrojtjen e te drejtave te njeriut,rolin e individit ne nje shoqeri te organizuar, konkruencuen e tregut the lire te ekonomise etj etj si dhe perfundimin e grabitjes se njeri tjetrit dhe gjysemshtetit nga shqiptaret,duke I mundesuar ata te shkeputen nga barbarizmi per tu futur ne shtegun e qyteterimit… Sidoqofte flm qe ndani idete tuaja te vlefshme permes shkrimeve ne gazete.
Ata qe kerkojne te gjejne qimen ne karakterin e plote te Z.Shenasi Rama dhe ta bejne tra jane vertet te poshter.
E lexova kete artikull qe kishte nje gjetje fantastike ate te takimit te ish-shefit te spiuneve Gramoz Ruci me ish informatorin e tij Astrit Patozi.E perbashketa e ketyre zoterinjeve eshte se fytyrat e tyre te deformuara e te shemtura shprehin ate qe sic eshte surrati i tyre qe ta shpifin eshte dhe politika neveritese qe ate ndjekin duke e kthyer ate vend si ne nje vilajet te perandorise osmane ne kalbezim.
Jam kunder votimit te 16-18 vjecareve sidomos kur i propozon kryedebili berishe per te bere rremuje ne listat e votimeve 3 muaj para votimeve si kryemjeshter qe eshte per manipulim.
Por argumentet qe ngre Shinasiu duke thene se ajo pjese e shoqerise 14-16 vjec ka probleme,me drogen,seksin ne moshe,orgjite,armatasja e adoleshenteve,imoraliteti ndonse qendrojne si fakte nuk perbejne ndonje sensacion.Ashtu si Shinasiu dhe une kam dy dekada qe jetoj ne amerike dhe eshte po e njejta situate ndoshta dhe me e degjenerur.
Per ilustrim; shkalla e degjenerimit moral ka prekur te gjithe grup moshat sa dhe ne fazen eleminuese te fushates per president ketu me shume se gjysma e tyre u eleminuan se kishin shkelje “ne biografi”
qe te perdorimi i drogave dikur deri te femije te jashtligjshem qe ja reklamonin dashnoret e tyre te dikurshme.
Eshte nje tjeter element teper i rendesihsem qe duhet te kembenguli Shinasiu qe eshte vota e emigranteve te cilet perbejne mbi 1 miljon veta dhe jane pjesa me aktive,me e pasur,me intelegjente sot per sot e kombit shqiptar.Te injorohet vota e tyre nga politikanet qe e kane premtuar per 20 vjet me rradhe dhe “te harrohet” nga Shinasiu ne keto hartime klasike eshte fyese dhe e pafaleshme.
Ajo qe ja ul vlerat dhe i ben skarco keto shkrime(qe jane shume te mira per konsum mediatik) te ketij zoterie jane tre faktore kryesore:
E PARA.
Nuk i falet zotit Shinasi qe te mos krijoje nje grup modest me kolege dhe atdhetare me qender ne New York si piknisje per nje front patriotik kunder kucedres me tre koke PD-PS-LSI.Dalja fill i vetem te jep pershtypjen se eshte ujk i vetmuar,eshte i paguar ose ka delirin e madheshtise
E DYTA.
Dihet qe shkaku kryesor i kesaj tragjedie ne Shqiperi jane dhe veprimet e gabuara te dipllomacise amerikane ne lidhje me perkrahjen e Berishes ne pika kulmore te disa ngjarjeve makabre ne ate vend.Duhet te gjeje kurajon ky zoteri ti drejtohet kongresit amerikan jo vetem per ndihme por dhe te sugjeroje qe ky kongres te zhvilloje nje seance
per ate vend qe po shkon ne shperberje dhe falimentim te plote.
E TRETA
Nuk eshte zotesi sot te pershkruash situaten perverse qe po ndodh ne ate vend.Nuk eshte bindese qe te behen 3 miljon shqiptaret “katundare” sipas Shinasiut.Keto shkrime po behen si nekrollogjia e nje zonje te rende me emrin Nane Shqiperi qe akoma nuk ka dhene shpirt.Eshte kjo zonje qe pret ta shpetoje Shinasiu me shoket e tij qe jane mijra dhe jane gati te sakrifikojne per ate vend.Prandaj duhet ky zoteri te nderprese keto shkrime qe jane si lajmerim vdekje per kombin shqiptar pa dhene shpirt akoma dhe te perveshe menget por jo si ai ambassdori ne votimet e Tiranes qe diten zgerdhihej si kontrollor votimesh kurse naten flirtonte me shqiptaro-amerikano-hollandezin lul udbashin.
O NENO RRI TANI ME FRIKE
SE S’KE ME TRIMA NE AMERIKE
TE KA NGEL VETEM SHINASIU
QE KA SHUME FRIKE DEREZIU
Shpend Bardhi mos u merzit, te gjitha ne kohen e vet. Edhe ty tash po te vjen radha, ne kohen e duhur. Me vjen mire qe bjen dakord me Shenasine, meqe nuk ke kundershtu asnje nga argumentat. Shenasia thote te verteten. E verteta ka shume miq, e s’mbetet kurre vetem. Trimnine mos e trego mbas tastieres se laptopit, kur te vije dita do ta shohim sa trim je. Mos harro se plumbi gjen te paret ata qe mshehen.
Nuk ka rendesi a jeni miqte e Shenasi Rames apo dora vete autori.Ajo qe ka rendesi eshte se jam 100% dakort me ato cka shkruhet ne shkrimet brilante te ketij profesori te nderuar.Ajo qe na ndan eshte se mungojne dy gjera kryesore ne keto shkrime:
1-Kush e pruri djallin berishe qe shkaterroi dhe helmoi ate vend.
2-Cfare duhet te bejme te clirojme ate vend nga ky bastard.?
Per te paren
kam mendimin se berisha eshte nje dobic i sherbimeve te fshehta amerikane dhe udb ish jugosllave qe ne vitet 1980-1990 ishin ne muajin e tyre te mjaltit.
Per te dyten
duhet sensibilizuar admistrata amerikane per te korigjuar gabimet e tyre dhe per te larguar kolonelin berishe nga froni i monarkut absolut dhe te mos merren komedi me muxhahidinet qe do perfundojne si ekspertizat e FBI apo te kosta trebickes.
Zoti Shenasi Rama !
Kush eshte shqiptar i vertete duhet te pengoje me cdo kusht votimet nen pushtetin gjakatar te berishes dhe te tre ambasdoreve qe jane si ushtare te berishit.
Shqiptaret nuk kane cfare te humbin se i kane humbur te gjitha.TUNG.
Shkrimet e profesor Shenasiut jane nje rreze drite ne mendjen e erresuar te popullit shqiptar prej kesaj klike politikanesh dhe gjithashtu nje antidot kunder kancerit qe perhapet me nje shpejtesi drite ne te gjitha qelizat e shoqerise shqiptare ku edhe 16 vjeçaret bejne pjese. Ne komentet e mia e kam theksuar gjithnje: nuk eshte gje shkaterrimi ekonomik as lufta dhe parat e humbura ne 97 perball shkaterrimit te shoqerise, perball futjes ne borxhe te nje kombi ku edhe femija qe do te lindi ne 2030 do te ket nje borxhe per koke prej 10 mij eurosh. Prinderve tane ju desh 50 vjet qe te punonim me te gjitha format (pune vullnetare, aksion, nate e dite) per rindertimin e vendit mbas luftes se dyte boterore por kesaj radhe as per 500 vjet nuk do te kemi shanse ta ngrejm me koken. Fatkeqesisht jemi ne humner, jemi duke u mbytur si titaniku por me nje ndryshim qe kapiteni dhe marinaret po na mbysin me vetdije te plote.
shume i sakte je Shenasi, shkruan sikur te ishe ne mendjen e cdo individi ne Albanistan..
per fat te keq, ne Albanistan po formohet nje rini e papergjegjshme, e harbuar, qe nuk ka asnje vizion dhe ide per te ardhmen, qe rriten ne mes te droges dhe seksit, nuk njohin historine dhe kulturen e tyre, e vetmja kulture eshte ajo qe thate ju, kenget jevgjito-turke me tallava dhe me qarje, kenge me seks dhe me bythe, Big Brodher ku shkerdhehen drejtperdrejte (live) “banoret” oredinere te B.G..
kjo eshte kultura e rinise shqiptare, qe nuk njohin as 1/10 e historise se vendit te tyre, por njohin me se miri rrembythjet dhe letyrat e Big Brodherit..
pervec krizes ekonomike, ne te cilen ka edhe shume shtete te tjera, ky vend i quajtur Shqiperi, eshte ne krize te plote identiteti dhe ne krize te plote kulturore..!!!