Qoka të shtrenjta londineze, për një vend të varfër

20 Mars 2013, 23:48Blog TEMA

Nga Arben Manaj

Vizitën e kryeparlamentares së Shqipërisë në Londër nuk kisha mundësi praktike ta mbuloja për shkak se atë ditë që ajo ka shkuar në Londër, kam qenë fizikisht në Tiranë.

Është njoftuar zyrtarisht se Britania ka mbështetur Shqipërinë në rrugën e integrimit. Nuk kam arsye ta dyshoj një gjë të tillë, dhe do doja të ishte kështu, edhe pse një gjuhë dhe zhargon i tillë takimesh zyrtare, thotë ose nuk thotë asgjë shpeshherë. Por sinqerisht po e besoj.

Takime të natyrave të tilla përgjithësisht janë me vlerë dhe ndihmojnë në promovimin e vendit dhe kanë një mision të caktuar politik. Nuk e di se sa vlerë reale kanë takime të tilla në përcaktimin e politikave zyrtare dhe nëse janë ose jo politikanë të nivelit të tillë si ai i Kryetarit të Parlamentit, në rastin konkret ai britanik, që merren përditë me marrëdhëniet dhe politikën e jashtme të një shteti.

Nuk besoj, edhe pse një Kryetar Parlamenti i çdo vendi mund të prononcohet diplomatikisht në emër të vendit të tij. Por realisht politikën e madhe dhe të përditshme e luan në rastin e Britanisë Kryeministria dhe Forin Ofisi.

Prononcimet nga këto dy instanca, padyshim kanë një vlerë tjetër politike dhe janë të ardhura nga burimi, sa për të tjerët, të jem i sinqertë, janë fjalë që thuhen se duhen thënë për kortezi politike.

Ajo që më duket shqetësuese në vizitat e shumta të Kryetares së Parlamentit të Shqipërisë anekënd botës, përkundër versionit zyrtar të promovimit të qëndrimeve politike dhe axhendës integruese dhe promovimit të çështjes së Kosovës, siç është thënë disa herë në disa vende, janë kostot financiare të vizitave të tilla që shpesh shoqërohen me shpura të fryra deputetësh, e deri tek korrespondentë mediash shqiptare që me gjithë respektin që kam, bëjnë vetëm rolin e stativit.

Shqipëria është vend i varfër, duke lënë pas edhe Gjermaninë, siç tallen rrugëve të Tiranës, dhe si i tillë nuk ka luksin të tolerojë shpenzime të tilla për vizita që nuk jam i sigurt nëse realisht sjellin gjë me vlerë politike apo diplomatike.

Politika dhe diplomacia britanike, ashtu si edhe ajo vendeve të tjera, ka format e veta të formëzimit të qëndrimeve të tyre politike në relacion me një vend të caktuar dhe nuk mbetet të influencohen ekskluzivisht nga vizita të natyrave të tilla.

Parlamenti shqiptar është një institucion publik qe financohet nga taksapaguesit shqiptarë dhe shpenzimet e deputetëve dhe Speaker-es, do të duhet të jenë nën kontroll dhe auditim të rreptë financiar. Ky është leksioni që vjen së pari nga parlamenti ose “Nëna e Parlamenteve” siç është ai britanik.

Kur mendoj gjendjen në atë repartin e Kirurgjisë në Spitalin e Tiranës që pashë me sytë e mi disa ditë më parë, kur një e afërmja ime ju nënshtrua një operacioni, me ato muret e nxira nga egrasia dhe korridoret e pista dhe pa pllaka, që të ngjallte krupën dhe frikën, do të ishte mirë që Shqipëria të shpenzonte në rregullimin e këtyre gjërave më parë, sesa te shpenzoj në vizita dhe qoka të shtrenjta për një vend të varfër si Shqipëria.

Me këto shpenzime mund të ishte rregulluar edhe gjendja e ndonjë familje të përmbytur në Shkodër së fundmi, apo të ndihmohej ndonjë familje që i është prishur shtëpia nga rrëshqitjet e dheut në Mallakastër.

Do të doja që integrimi i Shqipërisë të jetë përshpejtuar nga kjo vizitë edhe pse e dyshoj. Po ashtu, shpresoj që Kryeparlamentarja shqiptare të ketë mësuar nga përvoja britanike e drejtimit të parlamentit britanik, që është një nga më të spikaturit dhe më demokratikët në botën e qytetëruar, një kryeparlamentare, e cila e ka edhe për detyrë shtëpie të korrigjohet, pasi është më e kritikuara zyrtarisht nga raportet ndërkombëtare.

Ose në fund të fundit në të kundërt të saj, shpresoj të mos ketë ndikuar për keq në mbarëvajtjen e kështu e tutje të parlamentit britanik dhe infektimin e homologut të saj britanik me eksperiencën shqiptare të drejtimit të parlamentit.

28 komente në “Qoka të shtrenjta londineze, për një vend të varfër”

  1. MARKO says:

    Stambolli “digjet” (Shkodra nene uje)kurva Jozefine krihet.Aferim

    1. Hysni Dajaku says:

      Jozefina! po e ben si Myneveri fshatit tone!
      kur vajti ushtar!!.ra ne fasule e supe edhe ja nxori zine!!
      kur u kthye nga ushtria,kendonte kengen

      Ne Kazan po zjejne fasulet
      Njera ngrihet tjetra ulet
      Supa det I gjere,buka!mal I tere
      Po ha! Myneveri,menget gjer ne llere

    2. Sokol Shameti says:

      Jozi me kapele ne koke la trapin numur 1 me emrin Sali te kthehet ne katund dhe me dy asllana vazhdoi rrugen drejt Anglise. Loke moj loke, je katunnare, kok e kambe.

    3. Rebeli says:

      Ti dergoj e ne shtepi me 23 qershor.Me vote plebishitare,te gjithe ne shtepi keta gungace te pafytyre.

  2. Demokrati real says:

    Kurvat te pakten kane nje fare zgjuaresie, por kjo e jona eshte injorante ne maksimum.

    1. talebani says:

      C’ke me kurvat ? Ato punojne bythen e tyre jo tenden .

  3. Demokrati real says:

    Kurvat te pakten kane nje fare zgjuaresie, ndersa kjo e jona eshte injorante ne maksimum.

  4. Dajti says:

    Jemi shume te merzitur qe ishe ne Tirane, e se ndoqe viziten nga afer.
    Here tjeter pyet para se te nisesh . Mendimi yt eshte me i rendesishem
    se vizita e kryetares per ne popullin.
    Cjane keto traplliqe qe shkruan, se di, nuk besoj,do te doja etj.
    Na le pa gjume sonte , na corodite me qartesine e shkrimit.
    Leket u harxhuan, ti sje i sigurte au arrit gje. Po ne cte mendojme?
    Qe te jesh i sigurte shko pyet Kryetarin e Parlamentit Anglez se
    cu tha e cu be se ti smore vesh gje.
    Mos harro pyet.
    Nuk besoj te kene mbajtur protokoll ata, duhet ti ftosh per caj
    qe te tregojne.
    He se do ja arrish, vetem nxito sa nuk ka ardhur delegacioni tjeter
    e ndoshta ta perziejne muhabetin.
    Paguheni per sasi shkrimi apo niveli qe zhgarravisni keshtu.

  5. kelmendasi says:

    Ky injoranti me pasaporte angleze nuk e din qe ftuesi paguen shpenzimet apo e bene me qellim

    1. Gjon says:

      Ti qenke nje zog gomari bre hu prej Kelmendi. A jane te marre anglezet me dhan pare per kesi ftyrash?!!!!

  6. Shoku says:

    100 vjec Beno

  7. viktor hoti says:

    keni haruar Kac kurvarin qe gjern rastin per te bere figure me paret e katundit Viktor hoti

  8. Xhakua says:

    Hahahaaaaaa o HYSO vellai me shkrive,ja ke gjetur tamam Myneveres se parlamentit tone.Do te shtoja pak ne fund:Po ha! Myneveri,menget gjer ne llere, qe ti shkoje e gjitha mu ne ate vere. Rrofsh o Hysni Dajaku,mjere ne per keta qe kemi ne krye te shtetit.

  9. Slayer says:

    Mero gazetari, mos i jep shum vend ktij tipit se ky sdi te shkuaj…si lexoj dot shkrimet e ketij eshte pa piken e fantazize!

    1. Qytetari says:

      Ti Slayer duhet te jesh nga Fieri…

  10. liri a vdekje says:

    gjeja me e shperlare esht te degjosh ne nje artikull tashi ne mengjez emrin jozefin dizen,pune goresh qe si perfill asnje ..

  11. Dajti says:

    Humbje e madhe qe nuk ishe ne Londer. Here tjeter pyet para se te nisesh per Tirane.
    Shkrim i shkelqyer , na ke sqaruar perfundimisht me ,( nuk besoj,nuk e di,do te doja etj) si funksionon vendim marrja ne Angli.
    Kur te kthehesh fto per caj Kryetarin e Parlamentit Anglez e pyete a ja vlejti vizita. Atje nuk mbajne as protokoll nuk komunikojne instancat me njera tjetren prandaj qe te mos kesh keto paqartesi beje kete hap.
    Cjane keto traplliqe qe shkruan.
    Kerkoji institucioneve tona te ti delegojne ty kopetencat qe te kursejne leket. Ne Londer sja vlen te vish, ja ku je ti qe i di te gjitha si behen punet.
    I ke shkrimet me norme , duhet patjeter te jesh prezent cdo dite apo eshte e rendesishme cilesia e tyre.
    Mendohu.

    1. O katunar farke ! Ose o farkar ! Po ku merr vesh Nga perendimi ti mor qyqar qe e vetmja gje e huaj qe ke pare Jane helikopteret e farkes! Po Kujt I ha per viziten e jozit Ne Londer me kac Islamin ?!! Atij ja Kane kerkuar Dhe ai I ka dhene Gjysem ore Nga koha e tij Dhe e Siguroj per integrimin ! Madje ai donte Edhe per Oren Dhe tabelen perball kryeministri se me countdown ! O pika Ne byth ju injoranteve qe jetoni si skllever Ne ate mut vend ku te qelb Duhani kudo qe shkon Dhe ju Mbyti uji o ju hengert mortja! Me gjithese ti do jesh Nga stafi I jozit me detyre dezhurn Ne propagande!

  12. shpatar says:

    Eshte nje shqetsim i llogjikshem por kujt i thuhet .Zhofit as i shkon ndermend per qesen e popullit .Bashke me Saliun kane shpenzhuar ne keto 8 vjete, neper bote, sa te ndertohesh rrejeti hekurudhor i gjithe Shqiperise(fjale te thena nga nje specialiste i kabinetit Berisha).Pse nuk i denonconi.Nuk eshte kaq kollaje.Fluturon gomari?Fluturon qe cke mete.
    Ky fenomen ,qe eshte shume karakteristike per pushtetaret dhe politikanet e “medhenje” ndodhe se pervec mungeses se legjislacjonit kopetencat jane teper te monopolizuara.E thene troce kush ka karriken bene cte doje.Zhofi dhe kori i PD cdo dite akuzon opozitaret per afere korruptive ne nje kohe qe nene ombrelen e karrikes shpenzoje shuma marrasmendse per te kenaqur shijet personale.Cfare do zgjidhin ne Evrope kreret e PD ne pushtete ku Evropa i ka bere te qarta objektivat qe ata duhet te realizojne.Bregu nga ana tjeret cirret se na pengon opozita duke lene menjane bisedat dhe takimet e PD neper Evrope pa u vlersuar.
    Kapadailleku i pushtetarve dhe perfaqsuesve kryesor te shtetit Shqiptare eshte ceshtje ligjore e jo qejfi.Si shtet pa ligje,ku veprimet interpertohen si duan ata qe komandojne , kane per te ndodhur nga kushdo qe vjene ne pushtete ne se nuk vihet dore ligjore. Po ndeshkueshmeri keta kane per te livadhisur sa here qe ne koke tu lindi ndonje ide qejfi.
    Natyra aventureske dhe kapadailleku i politikanve jo vetem bren ekonomine e nje vendi por e shpie ate drejte falimentimit.Pikerishte kjo qe dhe nje nga arsyet e renimit te ekonomise greke qe me parate e popullit pervec qejfeve mbushnin dhe xhepat per te jetuar ne parajse.Kete po bene dhe Partia ne pushtet.

  13. Gezimi says:

    Ketu duket hapur indiferenca e qeverise per problemet e vendit. Te shkosh ne Angli (dhe kudo gjetke), se per cfare as nuk thuhet, por mjaftohen vetem se “Na perkrahu Britania e Madhe per t’u futur ne Europe” eshte pak ta quash ironi te radhes. Keto jane shashka per t’i coroditur njerezit qe kane mbetur xhepathare. Sigurisht qe qeverise as nuk i a ndjen per keto gjera. Thefte qafen me 23 Qershor!!

  14. Stef Staku says:

    Ja ke fut kot Arben EDHE kesaj here. Duke dashur te lincosh Kryetaren e Parlamentit i ke bere jehone vizites se saj, te cilen ti vete e cileson te sukseseshme. Kjo nuk ma sjell asnje kenaqesi!
    Gabimi i dyte qendron tek deklarimi qe nuk ke qene prezent ne Londer, pra ne krye te detyres. Kjo nuk eshte me e keqja por dicka tjeter. Mbas gjithe kesaj merr persiper te shkruash edhe nje artikull rreth kesaj vizite.
    Sharja nuk eshte argument ne kete rast por nje kompliment per kete vizite dhe perfaqesuesen e parlamentit.
    E fundit por jo me pak e rendesishme. Me keye shkrim nxjerr zbuluar edhe zotin Baze pasi kete here permes teje po vleresohet mazhoranca.
    Te lutem here tjeter mos bej si gazetaret e dikurshem te Radio Tiranes qe per te marre dietat pa u munduar shume, u thonin te benin nje reportazh per sukseset ne kooperativen e Kalase se Dodes ne malet e Dibres dhe ata shkonin tek Stacioni i Trenit dhe intervistonin fshataret qe vinin ne Tirane per hallet e tyre.
    Kur degjoje emisionin e radios qe gjoja ne Kala te Dodes , Lleshi fliste si koooperativist i dallyar, degjohej ne sfond edhe sirena e trenit qe hynte ne stacion.
    Te cuditur njerezit thonin. Partia e paska cuar hekurudhen edhe ne Kala te Dodes!!!!!!
    Nuk je larg tyre Arben. Si thoni ju: “Beme baba te te ngjaj”!

  15. Titi says:

    Po nuk ka shpenzuar shume se se ka ardh nga Italia me Ryanair . Edhe ne itali ne hotel Regina ne via veneto kishin nejt. Nje nga hotelet ma te shtrenjeta te Romes. Kta pra Jane dalzotsat e e vendit tone. Kto me kujtojne Fidel Kastron kur ishte ne itali ne 94-en per vizite dhe kishte me vete 250 persona saqe edhe puntoret e hotel Sheraton ne magliana i ka zevenesuar me njerezit e tij kurse populli i tij vianin per buken e gojes, e njejta situate eshte kjo e jona.

  16. lion says:

    Po kur te vije edi rama ne pushtet, do shkruash prape pacavure e dengla idiotesh. psh. do shkoje ministri i jashtem ne qeverine e edi rames bashke kryetarin e parlamentit qe do jete socialist, ne vizita zyrtare. kushdo qe do takoje, do i flase per mbeshtetje, nxitje, etj. etj. dhe do e kete fajin misitri dhe kryetari qe pritesi thote te tilla deklarata. sipas ketij nuk duhet me dale nga shqiperia se qenka kot. idiot ti e idiot kush te vuni

    1. Tiger says:

      O Lion derri! Po mblidhi njehere Sa rruge koti ka bere jozi Dhe shiko vleren e asaj qe ka arritur me keto mut vizita Ne Nje Kohe kur njerizt Mezi po kthjene muajin Dhe Nuk blejne dot ilacet! E keta ufhetojne me biznes klas si shpurre Bashke me gazetaret qe Marrin per te filmuAr keta plehra! Po u lumt atyre se kur Kane gjet Nje popull Muti qe I Voton tja luajne fene pse jo! Po Sikur te Shkruaj perseri keshtu Manaj pas Edi Rama te vij Ne pushtet cfare do I thuash pastaj! Nje koqe tjeter me siper a kelmendasi shkruante se ja ka paguar anglia rrugen ?!! O te hengert mortja Edhe ty o vic ! Anglia paguan udhetimet ?! Sa do Doja ti nxirrte faturat qe I ka paguar anglia jozi ? Nuk paguan anglia o vica te vicidolsit! E ka mire Manaj degjo mua !

  17. frenk says:

    Ky eshte (sh)krim publicistik. Arben, por edhe per te shkruar shkruan krejt si yt at, sekretari i pare i ppsh. Duket sikur e ke shkruar me kalem kopjetiv, o lume!Jo se nuk ka asgje te vertete ne ato qe thua, por teksti yt eshte i varfer si katundi i babait tend ne Tepelene, dikur. A more ndonje premitim per ndonje post nga Ruçi ne Tirane po fitoi rilindja e Celibash gerdecit?

  18. Agroni says:

    Rrespekt Arben qe shkruan vertet ato qe shqetesojn kte vend ,
    ndryshe nga pseudo gazetaret ,qen-honorar e plerave ne pushtet

  19. GjonMAZO says:

    O gazetari Manaj,

    Mëso se nuk ka faj Kryeparlamentrja, por ne populli që as kemi guximin as ndërgjegjen qytetare për t’iu kundëvëne qeveritarëve. Mëso se këtë popull e katandisi kaq poshtë PPSH-ja që ia shprishi ndërgjegjen për 70 vjet.
    Merr guximin or zotëri dhe rrëfeji këtij populli historinë e tij qytetare: po s’dite të kaluarën tënde e humbet lehtë rrugën. Nuk bëhet vendi ynë me pjella e mendësi të të përkëdhelurve të 8 Nëntorit 1941.
    Nëse s’e bën këtë, mos u merr me çikërrima se ku shkon e çfarë bën kryeparlamentarja e Shqipërisë, por bëj diçka fort më të lehtë: dëshmohu njerëzve ku qëndron forca e shtetit të së drejtës në Angli, që mendoj se qëndron tek të drejtat e liritë e individit. (Pa njerëzit s’bën dot gjë) Mendoj se ke mundësi ta bësh meqë ke 20 vjet në Britani e duhet t’i kesh zgjidhur problemet financiare të jetesës. Por ka dhe një kusht: duhet të ndiesh se Mithat Frashëri mëshiron të vërtetën njerëzore e jo Enver Hoxha. Rruga drejt së mirës nuk është pa mundime…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje