Vdekja e shkronjave në letër

19 Mars 2013, 21:04Blog TEMA
Vdekja e shkronjave në letër

Nga Baton Haxhiu

Kosova nuk është vend i tillë kur të gjitha mediumet e shkruara, përpara secilit vend në botë, të bankrotojnë dhe të duken të parëndësishme. Ka një shpresë! që tregu i konkurrencës të jetë i barabartë. Ndryshe, të gjithë do të jenë viktima. Dhe, lajmi për vdekjen e shkronjave në letër, Kosovën do ta kapë të parën

 

Përfundova së lexuari një hulumtim të opinionit publik. Përveç shumë detajeve interesante për partitë politike dhe për institucionet; përveç interesimit të qytetarëve për korrupsionin, ambientin, veriun dhe dialogun; përveç për politikën e jashtme dhe gjykatat, tema e mediumeve të shkruara është pjesa më e dhimbshme për secilin që lexon gazetat ditore.

Është për të ardhur keq se sa pak lexues ka në Kosovë. Më erdhi mirë dhe keq njëkohësisht, që portalet më shumë sesa gazetat janë medium ku lexuesi kosovar e gjen veten.

Në një hapësirë prej 11mijë km katrorë, Kosova ka të regjistruara 125 mediume. Hiq më pak se 98 prej tyre mbajnë të drejtën për transmetim. 21 janë televizione, kurse të tjerat janë radio stacione.

Pyetja logjike është: A i duhen Kosovës të gjitha këto mediume dhe si mund të fitohet në këtë treg kaq të vogël.

Në Kosovë për momentin botohen shtatë gazeta ditore (ndoshta e kam harruar ndonjë) dhe tirazhi i tyre i përgjithshëm është në rënie. Rritja e lexueshmërisë nëpër portale është lajm i mirë, por e keqja është se portalet ashtu si janë të formuara nuk dallojnë me ndonjë përmbajtje që të frymëzon dhe të lë shenjë. Portalet që nuk i përkasin gazetave (mediumit), kryesisht janë me shumë pak staf dhe janë kopjues të zellshëm dhe mbushen me lajme të “vjedhura”.

Zhvillimi i hovshëm i mediumeve elektronike dhe rëndësia dhe shpejtësia më e madhe e tyre në informimin e opinionit, ka ndikuar në zvogëlimin e interesimit për gazetat. A është faji te lexuesi apo ka diçka tjetër që nuk shkon?

Ka dy aspekte që e bëjnë dhimbjen e madhe: E para ka të bëjë me kulturën e leximit dhe e dyta me përmbajtjen. Ka shumë nga ata që lexojnë gazetat dhe arsyen e rënies së tirazhit përkushtohen ta sqarojnë me mungesë të kulturës së leximit.

Nëse në mëngjes, shprehen ata, shumicën e herëve, gazetat përmbajnë vetëm informatat që i keni dëgjuar në lajmet e mbrëmjes në televizion, dhe shumica e tyre është edhe ashtu e natyrës protokollare, interesi për t’i blerë gazetat objektivisht bie, sidomos tek ato kategori të lexuesve që janë të detyruar që të kursejnë buxhetin gjithnjë e më të rrezikuar familjar.

Ulja e pagave dhe e statusit të gazetarëve tashmë ka ndikuar që disa nga më të mirët prej tyre të largohen nga gazetat ditore, duke kaluar me punë në agjencitë e huaja informative, në mediet me perspektivë elektronike, ose edhe në punët tjera që i konsiderojnë më fitimprurëse dhe më të ndershme për ta. Kjo tashmë ka dëmtuar seriozisht profilin dhe profesionalizmin e gazetave që botohen në Kosovë.

Po këtu nuk është fundi i rrëfimit. Tirazhet më të ulëta të gazetave kanë pasojë tjetër: Ulin interesin e firmave për të botuar porosi komerciale dhe fitimet e gazetave zvogëlohen.

Për t’u mbajtur në treg dhe për ta përballuar konkurrencën, gazetat detyrohen që të kërkojnë fonde nga sponsorët e ndryshëm. Një pjesë e sponsorëve kushtëzon politikën redaktuese të gazetave, në dëm të profesionalizmit të tyre. Po kështu, botuesit e gazetave detyrohen që t’i zvogëlojnë shpenzimet e nxjerrjes së gazetës dhe kjo zakonisht bëhet në dëm të stafit të gazetarëve dhe bashkëpunëtorëve të jashtëm.

A është kjo ekonomi tregu kur tash je i lirë të botosh dhe të nxjerrësh gazetë dhe të hapesh televizion mbi kriteret e kësaj logjike.

Në bazë të asaj që ka ndodhur në Evrope, e sidomos në Evropën Juglindore, dhe vendet tjera postkomuniste, tregues i vetëm për të qëndruar mediet në treg nuk është vetëm profesionalizmi si domosdoshmëri, por edhe aftësitë menaxhuese të pronareve dhe gatishmëria për shoqëri aksionare. Të gjithë ata që kanë blerë mediumet në Evropën Juglindore në katër vjetët e fundit, Kosovën dhe Shqipërinë nuk i kanë konsideruar si vende ku magnatët e medieve mund të hyjnë me projektet e tyre për t’i blerë aksionet. Derisa Shqipëria dhe Kosova kanë problem me rrjetin e shitjes, Kosova ka problem tjetër shumë të shprehur – tirazhin shumë të dobët të gazetave dhe lexueshmërinë e tyre.

Në Kosovë nuk ka mediume me aksionare. Është traditë primitive e të menaxhuarit të mediumeve. Të gjitha gazetat ditore në Kosovë (shtatë gazeta ditore) kane një tirazh prej 21 mijë copë të shitura në ditë, që është tirazh qesharak dhe treg që duhet harruar. Natyrisht, ky treg medial para së gjithash duhet të jetë edhe biznes. Dhe secili që investon e sheh leverdinë e vet. Por, Kosova nuk është vend i tillë kur të gjitha mediumet e shkruara, përpara secilit vend në botë, të bankrotojnë dhe të duken të parëndësishme. Ka një shpresë! që tregu i konkurrencës të jetë i barabartë. Ndryshe, të gjithë do të jenë viktima. Dhe, lajmi për vdekjen e shkronjave në letër, Kosovën do ta kapë të parën.

(Autori është kolumnist i rregullt i gazetës “Tribuna”)

7 komente në “Vdekja e shkronjave në letër”

  1. Agroni says:

    Baton…mban era myk.

    E kujtoj Enver Hoxhen qe e fillonte diten duke lexuar letrat nga populli dhe gazetat .
    Ke degjuar ndonjehere Salen qe te thote lexoj gazete…
    Mos han inate me teknollogjine. Shtypi ne leter I takon muzeumit tani.
    Shendet e gjithe te mirat.

  2. valter says:

    Baton ti dukesh nje gazetar me prirje pozitive, ndrysho stil te te shkruajturi, shiko behu nje opozitar i vertet i korrupsionit qeveritar, mos u bej komformist, edhe kur vjen me ndonje media ketej nga ne si tek Klani (opinion) fol te verteten, ty skan çte te bejne, nuk ta presin dot rrogen, plus je nje profesionist, behu luajal, behu i drejt per popullin tend. Tregoju shqiptareve qe je ne krahun e tyre, tregoju te verten qe drejtuesit tane nuk punojne per ne, por per agjenturat e huaja fqinje, behu trim, tregoju qe gjithçka eshte shkaterruar aushtu siç thot edhe Lubonja. Respekte!

  3. Sala edhe Gazeten me te madhe ne bote, Uashington Poste, e ka cilesuar si leter higjenike. Merre me mende se sa kultur ka ai per shtypin e perditshem.!
    Kuptohet nje njeri qe nuk lexon shtypin mandje nje kuader qe nuk flet me gjuhen letrare pore atij i vdesin shkronjat sa here flet sice bene Berisha dhe Jozofina, ateher merre me mende se c`far munde te behet ne kete qeveri te drejtuar nga keta njerze antikultur te informimitdhe e te komunikimit.
    Ulu neje more ti ateje. Kape per zhele more nzire jashte.! Apo etj etej.!

  4. Leon says:

    valter;- po ta formon Batoni nje parti (qe sigurisht do te quhej SPS)nuk do te kisht as 100 votues. Nuk nderon njeri me disa shkrime qe mundohet te na hedh hi syve.

  5. ibrahim says:

    batoni eshte poshtersia e gazetarve ne kosove se bashku me buzhalen,ky spiun serb bente tekime me udben serbe se bashku me bakallin,eshte i njejti mut si baze e stefani.

    1. Abraham says:

      Ibrahim, pse e njollos emrin tend te bukur me keso komenti per gazetarin me te mire ne Kosove? Turp te kesh, o Ibrahim! Baton Haxhiu eshte perle e gazetarise shqiptare!

  6. Shkrim i mire nga ,Baton Haxhiu.Ky shkrim ka nje krtike te madhe per gazetarine dhe praqet gjendjen ku ndodhete sot medjat e shkrura ose gazetat ku ,Batoni Ceke disa faktore qe ndikjone qe gazetat kane renje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje