MIMOZA HAFIZI
Një strategji për arsimin e lartë, e shpallur më 8 mars të këtij viti nga Ministria e Arsimit, është hedhur në mjedisin universitar për të trazuar shpirtrat e përgjumur, të përkundur nga bindja se kësaj qeverie nuk i ka ngelur më kohë për dëme të reja në arsimin e lartë. Por ja ku shfaqet një strategji në muajt e fundit para ikjes së kësaj qeverie, një dokument që përmes blabla- blave të recituara në vite lëshon dhe tezën e financimit me paratë publike të universiteteve private, rreth së cilës sillen tashmë gjithë hamendjet, shqetësimet, frikërat, brengat a supozimet. E kam lexuar germë për germë atë dokument që të gjej arsyetimin e shprehur a të fshehur në mbështetje të një teze të tillë. E gjeta diku nga mesi, shumë të strukur në rreshta të stërgjatur të stilit “Qeveria do të rishikojë mekanizmat e financimit të institucioneve të arsimit të lartë duke e bazuar atë në tregues të qartë e të matshëm të performancës akademike… Pjesa më e madhe e fondeve publike do të ndjekin studentin. Kjo është një filozofi e drejtë, në të cilën fondet publike shpërndahen kryesisht në bazë të performancës së universitetit… universitetet private… nën statusin e një organizate a biznesi jofitimprurës… bazuar në ekuitetin e shpërndarjes së përfitimeve publike… do të kenë mundësi të aplikojnë për fonde publike”. Arsyetim sofist që sintetizohet në silogjinë: Fondet publike duhet të ndjekin performancën e universitetit. Numri i studentëve tregon performancën. Fondet publike duhet të ndjekin studentin. Shkurt, universitetet private mund të marrin pjesë nga buxheti i shtetit shqiptar për arsimin. Sepse aty mësojnë të rinj shqiptarë! Të rreshtuar si gjymtyrë fjalie në vargun e një sofizmi. Universitetet private, me një të shkruar e zezë mbi të bardhë, mund të marrin paret publike që historikisht dhe tradicionalisht u kanë takuar vetëm universiteteve publike. Kjo lojë logjike më çoi të kërkoja nëpër fjalorë se ç’është sofizmi: Një argument i gabuar me dukje korrekte, që përdoret në retorikën e rrenave. Për të mashtruar njerëzit. Po ku fshihet argumenti i gabuar në sofizmin e strategjisë së hedhur nga Ministria jonë e Arsimit? Sigurisht, te pohimi se numri i studentëve të një universiteti lidhet me performancën. Le ta arsyetojmë duke treguar se si realizohen pranimet e reja në universitetet shqiptare, se si mbushen auditorët e tyre me studentë. Ekziston një mënyrë konkurrimi nëpërmjet procedurës së quajtur Maturë Shtetërore. Procedurë shumë e përfolur dhe e degraduar, porse është ajo makina e radhës që i vë në konkurrencë maturantët për të gjetur se kush e merimeriton hyrjen në universitet. Mbi bazën e pikëve të grumbulluara nga secili dhe përputhjes me dëshirat dhe aspiratat, rrjedh programi i studimit ku ai pranohet, në njërin nga 13 universitetet publike të Shqipërisë. Ky është një lloj konkursi kombëtar, që në një farë mënyre i jep argument lidhjes performancë universitarenumër studentësh. E cila vlen, pra, vetëm në rastin e universiteteve publike. Lidhje që gjithsesi nuk mund të përdoret në formën e saj kaq të thjeshtë për financimin e universiteteve publike pa i vënë disa barriera të reja që lidhen me cilësinë dhe akreditimin. Duke kërkuar që financimi të jetë efikas e të shkojë në dobi të performancës së universitetit e përgatitjes dinjitoze të studentëve. Po në universitetet private? Me ndonjë përjashtim krejt të rrallë, aty shkojnë vetëm studentët që nuk e kanë fituar programin e dëshiruar në njërin nga universitetet publike. Paguajnë shuma marramendëse në hyrje dhe marrin një diplomë në dalje. Askush nuk ka kontrolluar se ç’ndodh aty brenda, as Agjencia e Akreditimit, siç Ministria pretendon. Sepse kjo Agjenci ka akredituar çdo universitet privat që ka trokitur në derën e saj. Janë akredituar shumica ndërmjet 46 universiteteve private shqiptare, të lindur brenda një dhjetëvjeçari e që kanë dyfishuar brenda një trevjeçari numrin e diplomave të tyre. Janë akredituar pavarësisht se skandalet që ndodhin brenda tyre kanë marrë udhët e Europës. Janë akredituar pa dallim, ndonëse mes tyre ka dallime të dukshme. Pra, a mund të quhet tregues i performancës numri i studentëve që frekuentojnë një universitet privat? Sigurisht që jo. Ai mund të jetë vetëm treguesi i kaosit të shtetit. I performancës së tij për të mashtruar e zhvatur qytetarët e vet. E këtu s’po futem në labirintin e preteksteve boshe për universitete private jofitimprurëse! Që, fitimprurëse apo jo, i rregullojnë aq sa duan vetë pagat e shpërblimet për drejtuesit a pedagogët e privilegjuar, siç kemi ngelur gojëhapur së fundmi me shumat marramendëse që shpërndahen në ato mjedise. U dashka pra që një popull i tërë të paguajë përmes taksave atë abuzim të dyfishtë. Nëpërmjet buxhetit publik. Për simetri të situatës, po kujtoj silogjinë e thjeshtë e pa mashtrime sofiste që hedh herë pas here një koleg i imi fizikan, njeri shumë i njohur e me sens kritik: Paret tona i administron shteti. Ky shtet është kot. Paret tona shkojnë kot. Shkuan kot gjatë një mandati që e la arsimin e lartë shqiptar në dëshpërimin e pikëpyetjen më të madhe të historisë së vet. Mandatit të një qeverie që s’la goditje pa i dhënë këtij arsimi. Por që fatmirësisht po mbyllet. Edhe tre muaj! /Panorama/
Financim i fabrikave te Diplomave me parate e shtetit, nje turp tjeter i padegjuar nga mendja shkaterrimtare e Sali Rrumpall Berishes.
Do Zoti keta 3 muaj ky monster nuk ben me teper deme ketij vendi.
Po duhet shperblyer Alabaku HENRY CILI e shume alabake te tjere gjoja intelektuale per sa bejne ata per pushtetin e maskarenjeve
Duan t’ia japin Cilit e ai t’ia jape Argites! 150 milione i dha vetem vitin e kaluar, e deklaroi ajo grabitqare ne pasurine e vet.
Turp,turp,turp! Te financosh universitetet private te cilat dihet boterisht qe jane fabrika diplomash fallco, ne nje kohe qe universitetet publike kane nevoja imediate per investime ne te gjitha drejtimet.Dhe per me teper te deklarosh se ato jane jofitimprurese kur rrogat e pedagogeve aty jane marramendese dhe shumat qe paguajne studentet jane te majme, ky eshte nje turp i papare, eshte fyerje e rende per inteligjencen e ketij populli. Nje e afermja ime qe jep mesim si pedagoge e jashtme ne nje nga keto universitete private thote se nga 150 studente qe duhet te shkojne ne leksion shkojne vetem 2-3 veta.Studenteve nuk u kerkon dot llogari sepse te pergjigjen:kam dhene leket do te bej si te dua. Niveli i tyre shpesh shkon deri aty sa nuk dine te shkruajne ose te bejne veprimet me te thjeshta matematikore per klasen e ketert fillore.
Prandaj kjo eshte thjesht politike e mbushjes se xhepave klienteliste prane qeverise.
Artikull mjaft i goditur. Me ne fund doli nje ze qe flet. Te lumte, profesoreshe. Po Rektoret dhe Dekanet e publikut cfare bejne? Perse nuk prononcohen? Mesa duket jane dakord, perderisa emri i Rektoprit te Universitetit te Tiranes eshte perfolur si kandidat per deputet i Partise demokratike. Normale qe Dhori Kule nuk flet, normale qe Jorgaq Kacani nuk flet, normale qe Albert Qarri nuk flet (do jete kandidat i LSI-se per Vloren). Per drejtuesit e universiteteve publike kjo eshte nje sfide. Ketu do te dale sa prej tyre jane akademike dhe sa prej tyre jane thjesht dhe vetem militante partie. Dashte Zoti nuk del supozimi i fundit, se e mori lumin edhe universitetin, sic ka marre lumi gjithe Shqiperine
Kishte shkruar sot Henri Cili nje pacavure kunder. Pa argumente e me fjalor agresiv, domosdo, se i prishet foleja e tij e piset.
Shqiptare, behuni aleate te se mires!
Ne fakt reagimi i meposhtem eshte postuar si replike me nje pergjigje te Çilit ndaj Hafizit tek Panorama, por meqenese Panorama i perzgjedh komentet sipas oreksit te saj po e nis edhe ketu:
Sigurisht qe Çilit te partise i djeg puna e financimit shteteror, pasi deri me sot e ka mbuluar me reklamat e pushtetit etj. Por te merret me etiketimin e te tjereve duke e paraqitur si punist mosfinancimin e universiteteve private, kjo nuk ka byth te rrije. Sa per te shuar kuriozitetin iu drejtova nje studimi aktual gjerman per rrolin dhe perspektiven e shkollave te larta private ne Gjermani dhe ne pjesen per financimin shkruhet e bardha mbi te zeze ne kapitullin lidhur me financimin: Private Hochschulen haben –
das liegt in der Natur privater Trägerschaft – keine oder kaum staatliche Grundmittel. “Shkollat e larta private nuk kane ose kane fare pak mjete shteterore themelore- dhe kjo lidhet me natyren e Institucioneve private.” Ku e sheh punizmin ketu Çili?! Kaq sa per kete paragraf, por te tille ka pafund ne kete shkrim apo ne shkrime te tjera te Çilit.
Te lumte Mimoza, ma ne fund doli dikush me ia perplase ne surrat Naim çilit e tane çilembyllave tjere se e qelben Shqipnin me keto universitete te leshit (me nder jush).