Kompromis mbi kompromisin

14 Mars 2013, 20:59Blog TEMA

Nga Halil Matoshi

Ndonëse edhe Fondi zhvillimor, edhe financimi nga Serbia, edhe asociacioni dhe “organi vendimmarrës” i tij janë kategori kushtetuese (sipas Pakos Ahtisaari), shqiptarëve po u mbetet hatri për paralajmërimin e amnistisë së përgjithshme në veri të vendit nga ana e kryeministrit kosovar!?

Po kjo është gjëja më normale që duhet ta bënte një shtet i konsoliduar.

Të përkujtoj këtu një thënie të Mahatma Gand’hit: “ Të dobëtit kurrë nuk mund të falin. Falja është atribut i të fortit”.

Për të gjithë ata qytetarë që e kanë lexuar dhe zbërthyer Pakon Ahtisaari, bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit që aktualisht po zhvillohen në Bruksel janë formalisht politike, por në thelb teknike: si të zbatohet pakoja edhe në veri të vendit, e kjo t’u bëhet më e lehtë për ta pranuar serbët kosovarë dhe vetë shqiptarët.

Këtyre të fundit kjo pako atëbotë u është dukur OK, sepse si këmbim morën pavarësinë, por sot u duket tepër shumë, sepse, në mes dokumentesh të shkruara dhe zbatimit të tyre në terren, është një hendek i madh.

Natyrisht se puna më e vështirë e Brukselit është interpretimi i marrëveshjeve për palët, që secila prej tyre të ndihet pak e humbur e pak e fituar dhe që, secila kompromisin ta interpretojë në mënyrën e vet.

Në këtë rast serbëve do t’u thuhet se Prishtina ka lëshuar pe dhe se serbët kanë fituar atë që kanë dashur, ndërsa shqiptarëve do t’u thuhet se nuk u bë nami, vetëm po zbatohet pikë për pikë Plani i Ahtisaarit dhe se kjo është zgjidhje kushtetuese…

Mirëpo në këto interpretime ka hile.

Beogradi, më në fund (Nikoliq dhe Daçiq), po e thotë hapur se serbët janë gënjyer nga politikanët qe 13 vjet kur u është thënë se Kosova është Serbi dhe “tërheqja” nga kjo gënjeshtër historike dhemb. Prandaj Beogradi është kujdesur që të “zbulojë” medikamentin adekuat për t’i qetësuar këto dhembje, e ky kundërhelm është “autonomia në autonomi”, një postulat idiot në platformën e Serbisë për bisedimet, një floskulë politike kjo, e cila në thelb duhet të lexohet si rebus: as nuk është Kosova autonomi brenda Serbisë dhe as nuk është veriu autonomi brenda Kosovës, në kuptimin klasik të këtij nocioni. Porse Pakoja Ahtisaari ka ofruar zgjidhje optimale evropiane dhe joterritoriale për serbët, gjë që me një gjuhë të ekzagjeruar por politikisht korrekte mund të cilësohet si autonomi.

Termi “autonomi” është i përbërë nga dy fjalë greke “auto-nomos” (vetëqeverisje), dhe i referohet dikujt ose diçkaje që jeton me rregullat e  tij/saj. Autonomia, në këtë kuptim, nuk është pavarësia. Sepse pavarësia i referohet një mënyre autarkike të jetës, të ndarë nga komuniteti.

Në rastin e Kosovës, e cila sipas Kushtetutës së saj është integrale, serbët kosovarë, sipas Pakos Ahtisaari, nuk kanë autonomi territoriale, por kulturore dhe një shkallë të autonomisë politike, në dy nivele, në atë komunal (sipas Kartës Evropiane të pushtetit lokal) dhe në nivelin kombëtar, përmes mekanizmit që njihet si “shumica e dyfishtë”, e që serbëve u lejon të drejtën e vetos për interesat e tyre vitale, duke qenë se, sipas pakos, janë komunitet shtetformues.

Në vitet ’80 ish-eksponentë të federalizmit jugosllav e mbronin tezën se Krahina Socialiste Autonome e Kosovës sipas Kushtetutës së vitit 1974 kishte status të barabartë me republikat e tjera, sepse e kishte të drejtën e vetos, për çështjet vitale të saj, sepse pa votën e shumicës së deputetëve kosovarë në Kuvendin Federativ nuk mund të ndërrohej Kushtetuta e Jugosllavisë, kufijtë administrativë të saj, simbolet kombëtare etj. Por, sipas këtyre eksponentëve, vetëm emri “Republikë” ishte ai që mungonte.

Shumë më pas, në vitet ’90, Komisioni i Badinterit përcaktoi se të drejtën për shkëputje dhe vetëvendosje e kishin vetëm republikat ish-jugosllave, por jo edhe krahinat autonome dhe kjo i dha të drejtë juridike Serbisë që ta kontrollojë Kosovën, e cila objektivisht u pushtua nga Beogradi më 1989.

Serbia në këtë rast e vetëdijshme se nuk mund ta kontrollojë një Kosovë autonome (sipas Kushtetutës së vitit 1974) e suspendoi atë me dhunë dhe u detyrua që ta ndërrojë edhe Kushtetutën e vet, ngase Kosova ligjërisht ishte pjesë përbërëse e federalizmit jugosllav dhe në kuadër të Serbisë federale (kjo tingëllonte si postulati i shpikur serb për “autonomi në autonomi”), pra nuk ishte pjesë përbërëse e Serbisë, por vepronte brenda saj, si aneks. Dhe pikërisht ky postulat e detyroi Serbinë të ndërmarrë masa inkursive në vitet ’90 për ta zhveshur Kosovën nga autonomia, gjë që shkaktoi konflikt ushtarak.

Në anën tjetër, sipas Pakos Ahtisaari, veriu i Kosovës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe është pjesë integrale e Kosovës, kurse autonomia e saj është pa emër, gjë që në asnjë rrethanë nuk i jep të drejtë juridike për vetëvendosje deri në shkëputje.

Në bisedimet aktuale mes Prishtinës dhe Beogradit “thembra e Akilit” shfaqet tek kompetencat e asociacionit të komunave me shumicë serbe, të cilat, sipas pakos, nuk shkojnë përtej një autoriteti komunal, sipas Kartës Evropiane të pushtetit lokal…

Prandaj Qeveria e Hashim Thaçit nuk mund të akuzohet në këtë rast se ka lëshuar pe, sado që këtë po e thotë Nikoliq, përderisa është brenda suazave të Pakos Ahtisaari, por pjesa më e vështirë e negociimit duket sheshit se janë kompetencat e asociacionit, që sipas pakos definohen me ambiguitet dhe nuk janë krejtësisht të sqaruara.

Aneksi II i Pakos Ahtisaari, pika 9.1.2 e lejon krijimin e këtij asociacioni me një “organ vendimmarrës”, por në pikën 9.2.2 lidhur me kompetencat thuhet: “Asociacionet e tilla mund t’u ofrojnë anëtarëve të tyre disa shërbime, përfshirë trajnime, ngritje të kapaciteteve, asistencë teknike, hulumtim lidhur me kompetencat komunale dhe rekomandime të politikave”.

Njëri ndër hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, zyrtar i lartë i PDK-së, i pyetur nga autori i këtij shkrimi, se a po shkon Kosova drejt nivelit të tretë të pushtetit (pushtetit rajonal) dhe nëse Pakoja parasheh që asociacioni i komunave me shumicë serbe ka të drejtë ta themelojë një “organ vendimmarrës”, a e determinon kjo ndërrimin e Kushtetutës, ai tha me lakonizëm se ky asociacion ka kompetenca të mblidhet dhe të marrë vendim për ndërtimin e një stadiumi futbolli!?

Porse, pikërisht terminologjia sportive e përdorur për probleme politike dëshmon për vështirësi të mëdha dhe teori të gjasave, thjesht e lejon mundësinë e bastit: a) “organi vendimmarrës” mund të marrë vendim për ndërtimin e një stadiumi futbolli, (kuota 1. 5) dhe b) mund të marrë vendim për moslejimin e ndërtimit të një kazerme ushtarake (të FSK-së aktuale) në rajonin e tyre, pra brenda asociacionit (kuota 2.5); Kështu që një asociacion i tillë me një organ vendimmarrës me të tilla kompetenca do të shndërrohej në autonomi territoriale, pra do të ishte zgjidhje territoriale dhe jokushtetuese.

Sipas Pakos, një asociacion i tillë, me kompetencat e përshkruara në pikën 9.2.2 substancialisht nuk e cenon Kushtetutën e Kosovës, mirëpo, kur kemi parasysh platformën e Beogradit për bisedimet dhe gjendjen në terren, ku Prishtina realisht nuk ushtron kurrfarë kontrolli, duket se edhe Brukseli po kërkon nga Prishtina kompromise të reja, për t’ia shtuar kompetencat këtij organi “vendimmarrës”, që thjesht do ta shpinte Kosovën në ndërrime kushtetuese për ta legalizuar nivelin e tretë të pushtetit.

Këtë Kryeministri Thaçi nuk po e pranon.

Por presidenti serb e bëri këtë, edhe “në emër” të kryeministrit kosovar, ditë më parë, duke thënë se zgjidhja e negociuar do t’i detyrojë palët që të ndërrojnë kushtetutat e tyre!?.

Duket se megjithatë ky organ “vendimmarrës” i asociacionit nuk do të ketë kompetenca për ligjbërje, por me rekomandime politikash për pushtetin qendror, si dhe miratim të rregulloreve në suaza të ligjeve kosovare.

Megjithatë duket se kompromisi brenda kompromisit është arritur sipas agjendës së Brukselit, që do të thotë se asociacioni i komunave me shumicë serbe është i ligjshëm dhe do të ketë po ashtu një “organ vendimmarrës” të ligjshëm (që do ta quajnë sipas qejfit, për nevoja të brendshme), por që ai “organ vendimmarrës” nuk do të ketë të drejtë të miratojë ligje, por rregullore – konform me kompetencat e disa rajoneve evropiane.)

Lidhur me pushtetin ekzekutiv për bashkësinë e komunave serbe në Kosovë, Nikoliq ka thënë se kjo varet nga ajo se çka nënkuptohet me pushtetin ekzekutiv.

“Bashkësia nuk mund të miratojë ligje, por mund të miratojë rregullat e veta në kuadër të ligjeve. Tekefundit, pothuajse të gjitha vendet e BE-së kanë ligje të njëjta. Ekzistojnë shumë bashkësi të tilla që jetojnë plotësisht të qetë dhe të lirë. Edhe ne kërkojmë që rregullat e tilla të zbatohen për bashkësinë serbe në Kosovë.”

Më në fund Serbia po bindet për zgjidhje evropiane.

Përfundimisht!

� j./���$�style=”color: rgb(0, 0, 0); font-family: Arial, Verdana, Helvetica, sans-serif; font-size: 12px; font-style: normal; font-variant: normal; font-weight: normal; letter-spacing: normal; line-height: 18px; orphans: auto; text-align: left; text-indent: 0px; text-transform: none; white-space: normal; widows: auto; word-spacing: 0px; -webkit-text-size-adjust: auto; -webkit-text-stroke-width: 0px; background-color: rgb(255, 255, 255);”>
Këtë Kryeministri Thaçi nuk po e pranon.

Por presidenti serb e bëri këtë, edhe “në emër” të kryeministrit kosovar, ditë më parë, duke thënë se zgjidhja e negociuar do t’i detyrojë palët që të ndërrojnë kushtetutat e tyre!?.

Duket se megjithatë ky organ “vendimmarrës” i asociacionit nuk do të ketë kompetenca për ligjbërje, por me rekomandime politikash për pushtetin qendror, si dhe miratim të rregulloreve në suaza të ligjeve kosovare.

Megjithatë duket se kompromisi brenda kompromisit është arritur sipas agjendës së Brukselit, që do të thotë se asociacioni i komunave me shumicë serbe është i ligjshëm dhe do të ketë po ashtu një “organ vendimmarrës” të ligjshëm (që do ta quajnë sipas qejfit, për nevoja të brendshme), por që ai “organ vendimmarrës” nuk do të ketë të drejtë të miratojë ligje, por rregullore – konform me kompetencat e disa rajoneve evropiane.)

Lidhur me pushtetin ekzekutiv për bashkësinë e komunave serbe në Kosovë, Nikoliq ka thënë se kjo varet nga ajo se çka nënkuptohet me pushtetin ekzekutiv.

“Bashkësia nuk mund të miratojë ligje, por mund të miratojë rregullat e veta në kuadër të ligjeve. Tekefundit, pothuajse të gjitha vendet e BE-së kanë ligje të njëjta. Ekzistojnë shumë bashkësi të tilla që jetojnë plotësisht të qetë dhe të lirë. Edhe ne kërkojmë që rregullat e tilla të zbatohen për bashkësinë serbe në Kosovë.”

Më në fund Serbia po bindet për zgjidhje evropiane.

Përfundimisht!

1 komente në “Kompromis mbi kompromisin”

  1. ''evgjitngrenesi'' says:

    aman ore, nuk u ngopet me kete kolonen e 5-te serbe!!
    si e duroni kete njeri!ky eshte turpi i shqiptareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje