Po ku e di Sali Berisha se çfarë është e drejta kushtetuese e zgjedhjes?!

12 Mars 2013, 19:53Blog TEMA

Nga Arben Isaraj

Ne grupin e vet kuvendor plot me juristë e psikologë, Sali Berisha me inovacionin e vet, komik, origjinalo-kushtetues, ofroi “dëshirën” dhe “detyrë” atërore për t’ju dhënë të miturve shqiptarë 16- vjeçarë, të drejtën kushtetuese të zgjedhjes.

Komedia politike e Sali Berishës arriti deri aty sa guxoi, në padije kushtetuese e ligjore të thotë se: “Është prapambetje e gjykimit social-politik mbi gjeneratën 16- vjeçare mungesa e të drejtës së tyre kushtetuese të zgjedhjes”.

Me këto fjale dhe me këtë qëndrim, Sali Berisha stigmatizoi jo vetëm shoqërinë e politikën shqiptare, por dhe shoqërinë dhe politikën e botës së qytetëruar.

Detyrohem edhe në këtë rast, për transparencë kushtetuese dhe ligjore, të ofroj një pjesë të vogël të rreth 99% të qëndrimeve doktrinare-kushtetuese botërore mbi moshën që gëzon sipas ligjeve themelore të shteteve, të drejtën e zgjedhjes:

1. Kosova. Në nenin 45 të Kushtetutës më të re të shqiptarëve thuhet: “Çdo shtetas i Republikës së Kosovës, që ka arritur moshën 18 vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, gëzon të drejtën të zgjedhë dhe të zgjidhet…”.

2. Kroacia. Në nenin 45 të Kushtetutës kroate thuhet: “Të gjithë shtetasit e Republikës që kanë mbushur 18 vjeç kanë të drejtën e zgjedhjes…”.

3. Maqedonia. Në nenin 22 të Kushtetutës maqedonase thuhet: “Çdo qytetar që ka mbushur moshën 18 vjeç ka të drejtën e zgjedhjes…”.

4. Sllovenia. Në nenin 43 të Kushtetutës sllovene thuhet: “…Çdo shtetas që ka mbushur 18 vjeç ka të drejtë të zgjedhë e të zgjidhet”.

5. Norvegjia. Në nenin 50 të Kushtetutës norvegjeze thuhet: “Të drejtë vote… kanë meshkujt dhe femrat… që mbushin 18 vjeç”.

6. Suedia. Në kreun III, neni 2 i Kushtetutës suedeze thuhet: “…Nuk voton ai që nuk ka mbushur moshën 18 vjeç…”.

7. Holanda. Në nenin 54 të Kushtetutës holandeze thuhet se kanë të drejtën e zgjedhjes “…shtetasit holandeze që kanë mbushur moshën 18 vjeç…”.

8. Austria. Në piken 1, neni 26 i Kushtetutës thuhet se u jepet e drejta e zgjedhjes “……burrave dhe grave që kane mbushur para 1 janarit të vitit elektoral moshën 18 vjeç…”.

9. Turqia. Në nenin 67 të Kushtetutës turke thuhet se gëzojnë të drejtën e zgjedhjes “të gjithë shtetasit turq mbi 21 vjeç…”.

Përzgjodha shembujt e mësipërm rajonal e botëror për t’ju përgjigjur pyetjeve:

Pse fëmijët- minorenë shqiptarë janë “gjeneratë speciale” në krahasim me bashkëkombësit e tyre që jetojnë në pesë shtete sipas Saliut?

Pse fëmijët- minorenë shqiptarë janë “gjeneratë speciale” në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre në vendet më të përparuara të botës së qytetëruar?

Në Shqipërinë e 2013-ës, pas 110 vitesh, Sali Berisha po i kthen Shqipërisë komedinë politiko-kushtetuese, nisur nga pushteti i ditës.

110 vjet më parë, në vitin 1902, zagoriti Andon Zako Çajupi u bë babai i komedisë shqiptare me kryeveprën “14 vjeç dhëndër”.

Çajupi ishte i pari shqiptar, që në gjininë e komedisë, futi tematikën shoqërore- politike.

Berisha sot, 110 vjet më pas, bëhet shqiptari i parë, që në politikën e ditës së “fronit” kryeministror, ka për bazë në sjelljen me qytetarin, qesharaken dhe komiken. Pra, komedinë e politikës.

Sot në Shqipëri, 110 vjet më pas, shprehjen e famshme të Çajupit se: “NUK DUA GRUA PER SISE, POR PER PUNET E SHTEPISE”,  Sali Berisha rreket dhe nuk preket as dhe moralisht, ta zëvendësojë me dëshirën e tij: “DUA VOTAT E FEMISE PER PUSHTETIN E SHTEPISE”.

Por, në të gjitha rastet, komedia nuk e kapërcen kufirin, ajo është një përqeshje pa te keq dhe ka për qëllim veç nxitjen e gazit dhe humorit.

Së fundi, e thënë thjesht, në doktrinën kushtetuese e drejta e zgjedhjes përbëhet nga dy pjesë: 1. E drejta për të zgjedhur dhe 2. E drejta për t’u zgjedhur.

Kaq do të mjaftonte që Sali Berisha të kuptonte se pse shoqëria dhe politika perëndimore nuk ka pranuar dhe nuk mund të pranojë që një minoren 16-vjeçar (sipas ligjit ai kryen veprime juridike veç me përfaqësim apo kujdestari) nuk mund të ushtrojë dot profesionalisht, juridikisht dhe politikisht detyrën e  deputetit, kryeministrit, ministrit, zëvendësministrit, prefektit dhe të kryetarit të bashkisë apo komunës, që sot Saliu me ligj ndër të tjera do dhe t’i armatosë.

Lëre fëmijërinë të piqet në fëmijëri, se nuk ka budallallëk më të madh se sa të përpiqesh t’ua zëvendësosh zotësinë fëminore me zotësinë tonë – thoshte francezi Zhan Zhak Ruso.

Po kujt ia ka thënë?!

28 komente në “Po ku e di Sali Berisha se çfarë është e drejta kushtetuese e zgjedhjes?!”

  1. geri says:

    ky saliu ka rrjedhe, mundohet te prodhoje politike dhe prodhon barsaleta.i ka ike situata nga duart,ja ka marre fushaten rama.

    1. hasan says:

      Xhaxhia Sali,dua dhe une te votoj.Vota ime eshte per ty.Ti mundim kamunistat.

    2. Dani Klosi says:

      E di ai si dreqi e di, po ujku plak mjergull do:
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/bishti-i-qenit.html

      1. Dyrrahu says:

        Thonë që disa njerëz dy herë bëhen fëmijë, një herë kur të lindin dhe herën tjetër kur të plaken.
        Ky gungaçi, Berisha, ka filluar të bëhet fëmijë, i cili po kërkon t’i ketë 16 vjeçarët afër për të lozur dhe ngrënë (s)moka.
        Në budallallokun e tij ka edhe poshtërsi për të mos thënë tradhëti. Para një viti e filloi një fushatë për ta krahasuar veten e tij me Skënderbeun, me heroin tonë, i cili për 25 vjet e mbrojti Shqipërinë nga flaka e pamëshirëshme otomane. Nuk di se si ky fëmija merr guximin dhe krahasohet me Gjergjin e Madh!!!!
        Ky njeri ka shkalluar dhe si i tillë nuk largohet pa skandale, mbase edhe pa u derdhur edhe një herë gjaku shqiptar.
        I thërras mendjes së shëndoshë shqiptare që ta dërgojnë në spitalin e njerëzve me aftësi të kufizuara.

      2. Belaja says:

        Megjithate, Ben Isaraj nuk do kandidoj më, pavaresisht kesaj.

    3. Devolliu says:

      Salu i shpellave të Viçidolit e hodhi edhe këtë gur në lumë që njerëzit të merren me nxjerrjen e tij nga lumi e Saliu nga ana tjetër të vazhdojë i qetë batërdinë e manipulimit të procesit zgjedhor.

  2. mirel says:

    Te bijes me sa duket.
    E vendosin se bashku si duhet ta ushtrojne te drejten kushtetuese.

  3. TONI PALAS says:

    PO KY E KA VETEM PER NDO NJE PISLLEK, PRANDAJ KUJDES NGA MOSTRA DERI SA TE NGORDHI,

  4. Kush voton Berishën është bajgë says:

    Ka lezet FRD-ja e Bamir Saracit. Flet me heshtje per kete ceshtje.

    Foli ajo baxhella, Mirela Bogdani, per ambasaden ne SHBA e keshtu qe u plotesu norma per kete jave.

    FRD – Partia e Kembes se Nxjerre nga Rrethi

  5. Genti says:

    1) 16-17 vjecaret ne shumicen e vendeve te botes konsiderohen minorene, pa zotesi juridike per te vepruar; 2) Turqia nuk e ka me 21 vjec moshen e votimit

  6. derman says:

    Sali Baba eshte tarallaku me zhgjuar se nje pjese e mire e tarallakeve shqiptare – dmth tarallaket qe rrethojne dhe e zgjedhin.

  7. kel ukaj says:

    Qytetari qe mbush 18 vjeç ka te drejte te zgjedhe dhe te zgjidhet. Tani, nuk e di si thote Sala, vetem te zgjedhe o edhe te zgjidhet. Nuk ka fare rendesi ne fakt. E gjitha çfare ben Sali QENI eshte tallja me Ju shqiptar te dhjere. Ai tallet se jeni per tu tallur. Ai thote se duhet te votojne femijet sepse e din se shqiptaret kane zhvillim mendor si femijet. Ai tallet e Ju e merrni seriozisht. Se do te bente nje gje te tille duhet ndryshuar kushtetuta, duhet ndryshuar edhe KPP e KPCivile. O shqiptar te mjere, Sala u ka dhjere.

  8. Musa says:

    Ai kurv vertet se di ,cdo te thote ligje e kushtetute sepse sja pranon gjaku i tij prejardhja e shpelles dhe vazhdon te bej ate qe di .
    Po ju socialistat qe dini shum c’karin jeni duke ber kto 8 vjet ?
    A nuk e mbajtet ju ne pushtet kte antiqytetar anticivilizim shpelle ?
    Ju pra te zgjuarit qe ju futi ne vathe nji kafsh shpelle .Ju nuk ishit e sjeni akoma te zote te shpetonit Shqiperine nga nji idiot si berisha e imagjinoni pastaj te kishit perball ndonji qytetar njerez inteligjent .
    Hik mer qurrashe me kultur se nuk i duheni ktij populli ju .Populli do nje opozite qe ta shpetoj nga gropa ku kafshet e cuan ,nji opozite e cila do ishte e afte me cdo menyre te zvogelonte sa me shume koston e ktij vendi kte shkaterrim total qe antishqiptari ne pushte i ka shkaktuar vendit . C’vlen qenia qytetar apo i kulturuar apo njeri i denje ,kur ju sjeni te afte per asgje .Vazhdoni prisni te vdes kafsha qe te vini ne pushtet pastaj .legena

  9. cdo lloj manipulimi te beje sali diktatori nuk do fitoje me zgjedhjet sepse nderkombetaret nuk do injohin zgjedhjet keshtu vendi shkon vetem mprapa jo perpara

  10. agim says:

    Jam nje kritikues i rrepte i vepårimeve te Berishes,jo se dua une por e meriton.
    Ne kete rast nuk i ve faj shume.Pse ++??
    Nuk din ndryshe ai eshte i pjerdhur ai nuk din vetem fitim lek,vrasje dhe vote,keshtu qe nuk kemi pse i argumentoijme te pjerdhurit kushtetuta etj.lereni te lehin edhe 100 dite.

  11. AHA says:

    E perse qenke lodhur or zotni qe na tregoke kushtetutat e botes ,si kujton ti se me keto kushtetuta do na mbushesh mendjen se nuk duhet te votojne edhe kalamajte e shkollave me mesueset qe i paguan xhaxhi Sali nga xhepi i vet e po deshi nuk i paguan fare …?Edhe xhaxhi Iliri e vleresoi kete mendim ,shume ide e mire tha ,keshtu nuk kemi pse lodhemi shume me lista,hap rregjistrin e rregjistro vota,i kemi mesuar mire te mbajne dy gjishtat perpjete keshtu qe…

  12. gogo says:

    Sali berisha,ose sali bisha ,nuk rron dote pakerme.Ulkonja kur ka filluare te caloi ne te 4kembet,behet me e egersuare,te shqyei cdo gje qe idel perpara.Sala tani mendohet ter naten ,dhe fillon te pje….diten,te gjeje mundesi per gjullurdi,te gjei hapsira si e si te vjedhe votat,hedh nje gure ne lume po doli doli,hedh nje tjater neser,ai nuk dorezohet, vetem kur ta mberthein si krishti,dhe atehere ,do vazhdoi te bei prap gam,gam…Varjantet e ndryshme ai nuk ika tetera nga vetja,humbja e berishes eshte humbja e interesave serbe ne shqiperi.Kjo nu duhet harruare,nga asnjeri qe mendon ndryshe.Saliut duhet mbyllur oksigjeni……

  13. Horri i Bulevardit says:

    Sa shpejt e harruat Argiten 3-miljonshe?

    Shume komentues thone se ky eshte i cmendur, ky eshte trap, e hajvan dhe asnjerit si shkon ne mendje se Sali Berisha ka bere shkollen e Enver Hoxhes dhe e beri pikerisht atje ne bazen e tij brenda ne shtepine e tij dhe pikerisht se ai ka bere me ndergjegje shkollen e Enver Hoxhes, ai eshte shume i zgjuar, si vete Enveri, qe as univeristet nuk beri, por ja u futi sa krahu te gjitheve atyre qe bertisnin se kemi mbaruar nga dy universitete ne perendim.

    Sali Berisha duke mbaruar shkollen e Enver Hoxhes shkelqyeshem, arriti qe te futet ne krye te partise me te madhe opozitare, ti skarcoje shume intelektuale qe na dukeshin ne te mencur para 90-tes dhe trima ne 90-ten dhe po arrin me sukses, te na coje ne te gjitheve ne nje rruge pa krye, se ne jemi ata te mencurit, qe hidhemi per te gjetur ne lume, gurin qe hodhi Sali Berisha, sipas nesh budallai dhe ai rri atje lart dhe qeshet me ne qe zihemi nen uje te ftohte, per te gjetur dhe studiuar, gurin qe hodhi Sali.

    Sa here qe Sali Berisha mbetet keq nga ndonje ngjarje qe sdo te jape llogari, as gazetareve te vet, ai hedh ndonje procke, qe e di se eshte budallallek dhe shef se cfare ben populli i mencur.

    Argita – babi kam nje biznes gati, cfare te bej?

    Babi – beje bije e babit dhe bjere ta firmos.

    Argita – po na shef populli babi, cfare ti themi?

    Babi – populli se ka mendjen bija babit, ai po meret me budallain.

    Argita – po kur ta marri vesh populli, cfare do besh babi?

    Babi – asgje bije e babit, do hedh gurin tjeter te budallait.

    Argita – a thua do te na besojne?

    Babi – do me besojne bija babit do me besojne.

    Argita – kemi popull te mire, kemi popull te urte babi, si thua?

    Babi – te urte e kemi moj bije, se keta jane akoma ne kerkim te gurit qe hodha une, kur ta gjejne gurin dhe te shofin se spaska qene ndonje gur i rralle, atehere do ta kemi pisk, por deri atehere sa te gjejne keta qyqare qe e quajne veten popull, ka kohe.

    Keshtu i dashur deputet i mencur edhe ju o popull i mencur, merruni ju me budallain se ai qe ka bere shkollen e Enver Hoxhes, po na ben gropen ne anen tjeter dhe kur ta marrim vesh ne, sdo te quhemi me popull, por do te na quajne tufeza, qe ata te moshes sime i njohin shume mire.

    1. manuela says:

      Cfare moshe ke ti more horr!?

      1. Horri i Bulevardit says:

        Jetova nje kohe te shkurter te sistemit komunist aq kohe sa ai sistem me dha mesimin qe ne sistemin qe erdhi, mos te bej me gabime dhe kam zene mend, respektoj ligjin.
        Te ishe pak me e njohur, sdo ta kisha problem ta them.

  14. keti says:

    Shkrimi i Isarajt ishte i dobet, mgjs praktikat europiane qe citohen mund te jene te sakta, sic rezulton nga dy libra ne te cilat gjenden te perkthyera- kushtetutat kryesore te europes. Por politikani Isaraj nuk ka kuptuar qellimin e Saliut, i cili ka te beje me terheqjen e debatit te dites jo nga ceshtjet per te cilat saliu duhet te jape llogari, por ne idera qe nuk i interesojne kurkujt. Prandaj ore Isara merr pjese me aktivisht ne debatin e vertete politik te dites dhe mos u merr me keto qe quhen marrezi te Saliut, te cilat edhe ai i di vete qe jane marrezi, por i hedh ne treg per te larguar vemendejn nga gjerat madhore qe ka vendi.Nese rreth moshes per te votuar do te debatojne shume politikane apo juriste si puna jote, ne vend qe te merren me diskutime te tjera qe kane interes per vendin,saliou ja ka arritur qellimit..

  15. keti says:

    Shkrimi i Isarajt ishte i dobet, mgjs praktikat europiane qe citohen mund te jene te sakta, sic rezulton nga dy libra ne te cilat gjenden te perkthyera- kushtetutat kryesore te europes. Por politikani Isaraj nuk ka kuptuar qellimin e Saliut, i cili ka te beje me terheqjen e debatit te dites jo nga ceshtjet per te cilat saliu duhet te jape llogari, por ne idera qe nuk i interesojne kurkujt. Prandaj ore Isara merr pjese me aktivisht ne debatin e vertete politik te dites dhe mos u merr me keto qe quhen marrezi te Saliut, te cilat edhe ai i di vete qe jane marrezi, por i hedh ne treg per te larguar vemendejn nga gjerat madhore qe ka vendi.Nese rreth moshes per te votuar do te debatojne shume politikane apo juriste si puna jote, ne vend qe te merren me diskutime te tjera qe kane interes per vendin,saliu ja ka arritur qellimit..

  16. Fadi says:

    Ky shkrim nuk paska qen i vlefshem edhe per patericen e thyer Ilir Meten

  17. vlorak says:

    shyqyr thote Saliu ndoj trapllik me oke qe morre penen e shkrove dicka o depueteti jone, po ku ke qene kto 4 vite me shkrime e deklarata, apo duke ngrene pershesh me kos bashk me Eltar Dede, se tani qe po behen listat o burra te marrim penen e te shkruajm ndoj rresht, helbete edhe Meron e kemi mik e na e le tre dite pa levizur shkrimin!
    O shoku Vlora do debutet me temperamet e agresiv, se vetem Bracja i Beratit e Balla i Librazhdit flasin, ju tjeret jeni bere si ajo barsalete : Mamaja e kishte pasur gojen vetem per ngrene buke!!!

  18. ismeti says:

    te ne ne kosov nji fjal e veter thot ,, nji budal e hedh nji guri ,100 te menqur nuk e zhedhin,, kjo gaf asht per te largu vemendjen nga manipulimi i listav

  19. Lenini says:

    Po prap me kete teme mereni? A se kuptoni se Saliu tallet me ne dhe te gjithe gazetat,televizoret,artikuj,komente me ore e dite.Turp per gazetarine tone,turp per inteligjencen tone.Komb pa nivel,tallet nje njeri me 4 milione njerez.
    O gazetaruce,perse nuk komentoni artikullin e djeshem per ekonomine te Shenasi Rames? Sepse jeni pa nivel,sepse jeni skllever dhe nuk ju le pronari,sepse terhiqi zvare si krimbat per copen e bukes,sepse…….
    jeni te mare fund si gazetare,gazeta dhe media.Po perse,vetem nje Mero Baze,nje Tan Hoxha,nje Mustafa Nano,e ndonje tjeter do bejne opoziten dhe te tregojne te vertetn? Si mundet qe jeni me qindra gazetare dhe prisni rogen duke mbyllur gojen? Kete ju kane mesuar ne shkolla? Kete mision ka gazetari? Turp.Njemije here turp,per sot e per neser.Shqiperia eshte kethyer ne rendin skllavoprnar.

  20. anticensurë says:

    shkrim i shkurtër i saktë dhe domethnës!
    në vënd që tërë pordhitikanët e shkërdhyer në tru të opozitës të merren me jemi a s’jemi dakord me mundësinë!në vënd që të merren me takime dhe retorika për idjotësinë e berishës mjafton një shkrim i tillë dhe më pas INJORIMI!
    as mos të merren me gjërra të tilla!
    pavarsisht se gjithë bota si dhe ne moshën madhore e ka 18 e lartë,mjafton të thuhet kjo që ka thënë isaraj”një minoren 16-vjeçar (sipas ligjit ai kryen veprime juridike veç me përfaqësim apo kujdestari) “dhe mbyllet gjithçka!!!
    në një dhomë të fshehtë votimi mund të hyjë një person në moshë madhore,në raste të veçanta i shoqëruar nga një i besuar i tij!
    në rasitn e 16 vjeçarëve duhet të jetë e detyruar që të hyjnë dy persona!i mituri(jo minoreni,nuk jemi në itali)dhe kujdestari i tij!

  21. Arben Isaraj says:

    Qytetaret e Vlores quhen “vlonjate” dhe jo “vlorak”. Ne Vlore perdoret fjala “korak”- gjel deti, lafshe vogel, i pa rritur e i papjekur, i cili me ze te holle fryn vec krahet, por sa sheh kundershtarin s’ka kohe ta bej as ne breke se ja fut vrapit.

    Kot lodhet Saliu me 16 vjecaret se ka plot “korake” qe piqen per 3 muaj, me miser te majte e ullinj te djathte. Dhe kur si gjela deti mendojne se duhet te kendojne por, vjen dita e theren.

    Pastaj ka dhe fatlume social, qe vet “zoti” i paska pjekur qe ne lindje, duke ju vene emra “apostolike” si Keti dhe Belaja, qe duke qendruar shume mbi palet, gezojne dhe titullin “FALLEXHORE POLITIKE” te ideve dhe qenieve njerezore.

    Sali Berishes ju deshen 47 vjet te “piqej” social-politikisht dhe te hiqte dore nga votimi pro Regjimit, qe e rriti dhe vaditi si komunist konservator duke votuar pro rregjimit e shtepise.

    Ndaj duke lexuar disa nga komentet e siperme, me modesti do te sugjeroja se ka dhe qenie anonime te vetpjekura te cilat duhet te votojne dhe votohen…..!!!!???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje