Sulmi i vemjeve

10 Mars 2013, 16:32Blog TEMA

Nga Edi Rama*

Arbis Vjerdha, 37 vjeçar, i martuar me dy fëmije. Kampion i shumëfishtë kombëtar, si dhe fitues i shumë turneve ndërkombëtare në karate. Kampion botëror dhe europian në Kick Boxing. Shkodran. Pranon ftesën e Fidel Yllit për të kontribuar për draftin e programit tonë të Rilindjes së Sportit. Vjen edhe në Konferencën Kombëtare të Programit për një Rilindje Shqiptare ku flet për sportin duke ngritur peshë sallën me fjalë të thjeshta e humor tipik shkodran. Paguan menjëherë pasojën e bashkëpunimit me opozitën e shpallur armike nga pushteti. I heqin vjehrrin dhe vëllain nga puna. Vjehrri anëtar i PD dhe drejtor i bujqësisë për qarkun Shkodër, por me dhëndrin bashkëpunëtor të armikut! Historia e këtij kampioni që ngre flamurin shqiptar nëpër botë dhe në atdheun e tij trajtohet armiqësisht me libër shtëpie, është fatkeqësisht historia e përditshme e Shqipërisë së marrë peng në lirinë e saj. Është historia e përditshme e shkeljes brutale të lirive e të drejtave të njerëzve të këtij vendi për shkak të bindjeve a mosbindjeve të tyre. Po edhe më keq, është historia e një hakmarrjeje primitive që prek familjen e të afërmit për të kallur frikën përreth. Kjo histori do marrë fund pas 23 qershorit. Liria, konkurrenca dhe merita do jenë vlerat me të cilat do marrë formë Shqipëria e rilindur. Ku njerëzit e suksesshëm në punë, sipërmarrje, shkencë, art apo sport do vlerësohen lart për suksesin e tyre dhe nuk do cenohen kurrë për mendimet, bindjet, përkatësitë e tyre politike. Kjo është rilindja që duam!

*edirama.al

28 komente në “Sulmi i vemjeve”

  1. posht sali komunisti says:

    ehhhh sa ka keshtu rastesh me mijera me mijeraaaa, ne shqiperi esht regjim komunist ai qe s’esht me saliun diskriminohet nga qeveria dhe militantet kurse ai qe esht me saliun pasurohet per nje periudh , myll gojen se normal te heq saliu nga puna e kur vjen nje ushtar tjeter e zevendeson direkt! keshtu esht saliu stalinist prandaj ne jemi ne tranzicion sepse akoma jetojm ne komunizem!!!!

    1. klodi says:

      Eshte e peshtire ajo qe po ben policia keto dite pasi me kete reagim po tregon vertet se eshte vetem nje grusht sherbetoresh politike te nje pushteti mizerabel.

    2. stela says:

      Rama po tregon edhe nje here pse ai eshte politikani i te ardhmes ne kete vend. Po treghet i matur dhe i drejte – jo si ai tjetri, qe vete e ben sikur qan ate qe e vrau vete.
      Rama duket qe meriton te jete kryeministri yne i ardhshem!!!

    3. adelina says:

      EDI RAMA eshte nje politikan prej verteti, jo nje lolo qe mbron cdo gomarllek. Kete po e tregon edhe njehere. Kjo eshte arsyeja pse eshte i vetmi politikan i besueshem per te ardhmen.

    4. burokrati says:

      Po ti fol e fol si Kryeminister se shqiptaret nuk jane mesuar me nje nejri qe sillet normalisht, njohin vetem sali Halldupin, qe rri e merret edhe me bagetine e imet te komshinjve te opozitareve ndersa e ndjek nga pas e gjithe bagetia e leshte./

  2. Liburnia says:

    Keta jane komuniste dhe kaluar komunisteve. Duan ti eliminojne elitat dhe te qeverisin me injorancen e tyre. Por ne 23 Qershor do zhduken njehere e mire. Rilindje

  3. Shkodrani says:

    Mos ja fut kot mor burre se Drejtorine e Bujqesise nuk e ka pase PD por ne partite aleate ne kualicion! Per ma teper edhe te Bordi i Kullimit ka kene Dolf Rasha. Ky ka dale ne pension dhe tash prape e ka nje parti aleate e PD.

  4. Kavajsi says:

    Ka me Vemje qe je Ti. I hoqe te gjithe nga bashkija e kavajes. Pusht.

    1. franci says:

      hajdutat normal qe do ikin ndersa ata qe e meritojn e kan vendin te punojn!!! posht hajduta me krye hajdutin sali krimineli dhe ilir kokemadhi

    2. adi_bonn says:

      Ka heq ndonje kokar si puna jote qe i ka qirobt tu vjedh….Pusht i Sales…

    3. ardian says:

      o kavaja tregoje emrin mos u fshih pas,po ne kavaje po ato fytyra e hajdute per plot 23 vjet i kan bere tokat e kavajet cop e cik duke vjedhur e more vesh tire benike,turp nuk ke more llambi plerave 23 vjet kishe plot qytetare te kavajes ke votuar 23 vjet nje cop katunar mali nje plere vicidoli qe as mali dhe katuni vet e urren nje te semure mendor psiqikun sali o more vesh plere militant i 100 000 lekesh se me plera si puna jote vinte saliu i merte me autobuze ne kavaje kur ju deshnin per mitingje e fushata o llambi plerave qe fshihesh pas nick name kavaja ,po per plera si puna jote ju ka lene permendoren me dy gishta qe te nxjerresh syte,bashkia e kavajes ka pasur me shume militante por militante me rroge plot 100 ooo leke per koke sesa nepunes shif pak ne golem militantet e bashkise ato qe per 23 vodhen e zhvaten sa ju desh trapi mjafton tu siguronin votat skizopsiqikut sali kan te gjithe lokale e restorante ne plazh,po ti or plak paske bythen ne vend te kokes e more vesh kavaja …

  5. Dyrrahu says:

    Patjetër, zoti Rama,
    Vetëm duke e rilindur Shqipërinë do të bëjmë punën për të qenë pjesë e Eropës demokratike.
    Shqipëria e sotit pos emrit të dashur Shqipëri nuk ka gjë tjetër që është ashtu siç duhej të jetë dhe meriton të jetë.
    Bëjeni Shqipërinë sepse ndryhse nuk bën. Rastësisë kurrë mos i leni hapësirë. Fronti opozitarë duhet të bashkohet dhe pajtohet gjithsesi me vendimet e marra nga shumica. Për të gjithë të merituarit dhe të aftit do të ketë fushë veprimi. Jam shumë kurreshtar dhe me kërkesë nga shpirti që ta shoh Shqipërinë të bukur dhe me shqiptare e shqiptarë të kënaqur me punën dhe pagat e tyre.
    Lutem që të bëhet kështu dhe përsëri lutem që të rilindë një Shqipëri moderne me institucione edhe më moderne për të qenë shembull në Europën.

    1. Alb says:

      @Zoti Dyrrahu, te faleminderit per shpresen qe na jep. Jemi te lodhur nga keta njerez qe me te drejte zoti Rama i quan vemje, por qe nuk jane te vetemit. Kjo ka qe me fillimin e te ashtuquajtures Demokraci. Per aresye personale une u ktheva ne 1994 ne Shqiperi. Ne gazeten “Kosova” ne Gjermani ku jetoja lexova rastesisht emrin e z/ministrit qe kish qene pedagogu im i Statistikes dhe qe ne ate kohe me kish vkeresuar maksimalisht jo vetem me note. Keshtu qe kur u ktheva kerkova ndihmen e tij dhe fillova pune ne Ministri. Nuk mund te harroj ankthet qe kisha ne ate kohe se do punoja ne Ministri, por kur shkova aty pashe nje gje krejt te permbysur. Militante ti quash eshte jo fjala e duhur, por ca uzurpatore, ish sekretar partie qe kishin hedhur teserat e ishin bere PD ista, histori e gjate.. Me thirri Ministri dhe me kerkoi CV kisha listen e notave me rezultate shume te mira dhe gjuhen frenge te mbrojtur…Bravo me tha, por mbiemri yt ma ben te veshtire te te vendos ne nje pozicion qe te takon. Pse i them?- Por ja tha Presidenti vjehrrit tend nuk do ti degjoj emrin, prandaj ti do fillosh ne nje sektor etj…dhe do shkosh tek zyra e Finances e atje mbiemrin do kesh ate te familjes tende jo kete te burrit. Dhe me pyeti mos fol si komuniste se une nuk mund te te mbroj. Ju siguroj se ne moment desha te merrja avionin me te pare, e te largohesha nga ky vend jo si heren e pare. E ndryshova mbiemrin dhe kater vjet une isha personi qe nuk me ngarkonin me pune dhe kishte ca njerez qe perhapnin fjale se ajo nuk ka asnje zotesi etj

      Por me ardhjen e socialisteve nuk pashe ndonje ndryshim…ata kishin nje metode drejtimi, mund te te largonin per nje fjale goje.

      Nuk e harroj nje specialiste e marredhenieve me jashte ne varrimin e portierit te ministrise vuri re se varri i te ndjerit Azem Hajdari ishte prane dhe shkoi atje per ti bere nje nderim…por Lufter Xhuveli ne ate kohe e hoqi nga puna per 24 ore…

      Socialistet benin sikur ishin me te bute por kercenimin per tu larguar nga puna e kishe ne çdo kohe, jo pse kishe orientim djathtas, por pse nuk kishe orientim majtas. Me nje fjale te donin te sigurt te tyren nuk e kam kuptuar pse, po mendoj se ngaqe nuk kishte fare pune njerezit rrinin kot edhe dridheshin se mos u binte lapsi dhe i hiqnin. Nuk e teproj te them se jam ndier me keq se ne interrnim. Njerez te trembur qe kurre nuk artikuluan nje fajali te plote ne lidhje me çduhet te bejme ne sektorin ku punonin, madje njeri me tha: ohu e di fatos Nano kur do filloje puna.
      Dhe erdhen prape PD-istet si partizanet nga malet me debore dhe na i ben gjyqin. Hoqen gjithe drejtoret por edhe disa specialiste qe kishin ecur nga ana akademike as te majte e as te djathte, personalisht me ofruan teser PD e nuk e pranova, por kam 7 vjet qe pres te vije dita te punohet sepse po filloi puna edhe ai me shpirtkazma nuk do tia dije se je simpatizant i ndonje partie.

      Kjo eshte aq e vertete sepse e kam provuar ne rregjimin komunist, ne momentin qe merrje diplomen, ne kartoteke ishte biografia e familjes tende, por ne pune nuk te provokonte njeri, mjafton te punoje mire dhe sigurisht te mos flisje kunder regjimit.

      E kuptoj dhe solidarizohem me keta njerez te persekutuar nga ky regjim, e di se si ndihen, nuk eshte vetem demi ekonomik, por presioni psikologjik eshte shume i madh, i sheh si te pakesohen telefonatat derisa mbetesh vetem me familjen tende, njesoj si ne diktature.
      Kam pare ish kolege por edhe profesore qe tani jane deputet me PD si nderrojne trotuarin, ose ulin koken kur me shohin, madje tek gazeta e rruges profesori-deputet sapo me pa u kthye mbrapa ushtarakisht si me urdher. Nuk me vjen keq fare sepse une jam person qe nuk dua shume gjera dhe kedo, me vjen keq se per fatin tim keto gjera i kam perjetuar qysh femije dhe vendosa te largohesha ne ’90 per kete gje, por nuk e kish amenduar se do me ndodhte akoma.

      Eshte e rende ta jetosh identikisht ate persekucion te kohes se diktatures perseri madje edhe me te eger…

      KJO DUHET TE MARRE FUND

      1. Dyrrahu says:

        Zoti Alb,
        Kur lexoj rrëfime të njerëzve që i kanë mbijetuar furtunat e egra, jam shumë i pafuqishëm që të qëndroj i qetë. Pra shqetësohem sepse edhe vet kam kaluar nëpër sitë e dërmol, siç thonë te ne në Kosovë. Jam në ngjarje dhe e kuptoj drejtë çdo njeri të hallit dhe gjithmonë shpresoj se zoti Rama ka për të kërkuar kuadro e jo kunetë, ka për t’i gjetur dhe vëndosur ata që i japin jetë Shqipërisë së ëndërrave të mia, me sy hapur e mbyllur.
        Zoti Alb, se si e ka bërë Sali Berisha Shqipërinë po e shohim, e si do ta bëj zoti Rama do ta shohim dhe do të binden skeptikët dhe fanatikët.
        Mua më vjen shumë keq që ju keni përjetuar trajtime jo njerëzore, por i nderuar, nga jo njeriu, njerëzi mos pritni. Moshen tuaj nuk e di, por duket se i përkisni gjeneratave të 50-a. Në bazë të paraqitjeve jeni shumë vital dhe i gatshëm që ti shërbeni Shqipërisë, jo partisë e zotit Rama apo një zotëriu tjetër. Unë tashmë jam bindur se zoti Rama do të merret me profesionistët e jo me militantët edhe pse këta të fundit janë të përkushtuar për ndryshime dhe rilindje. Paçit shëndet.

        1. askushi says:

          Z Dyrrahu,’shifeni’mire Z Aib…,mua me ‘duket’ si Zonja Alb!!

          1. Alb says:

            @Askush, ju nuk mund te jeni askush. E di pse? Sepse para disa kohesh me benit thirrje qe pikerisht une Z.ALB keshtu me drejtoheshit, te largohesha pergjithmone nga Shqiperia si nje njeri qe e kam mbajtur kete vend me remitanca, se dyti me taksa dhe se treti me pune te ndershme dhe dashuri e cila nuk mu shperblye kurre. Madje e mbaj mend mire me drejtoheshit se ju ne vendin tim do te largoheshit si nje ikanak i papenduar kurre sepse ky vend qe une i kisha dhene aq shume nuk me dha asgje. Eshte keshtu? Une ta dhashe pergjigjen qe nuk e mbaj mend mire…
            Por sot po ju drejtohem juve qe ne fakt nuk jeni “askush”, se une jam nje njeri altruist dhe ne gjithshka qe jap ve zemer aty dhe nuk pres shperblim..por kjo nuk do te thote te duroj persekutimin e pa kuptimte mbi jeten time duke heshtur, por dua te theksoj se nuk dua te paraqitem si viktime. e di pse? sepse e kam shijuar gjithe jeten time permes pengesash absurde ku me eshte dashur te derdh energji pa fund per te marre minimumin e asaj qe me takonte dhe gjithe kjo me ka shijuar. Por jo te gjithe njerezit kane te njejten force dhe kuptim mbi vuajtjet, prandaj solidarizohem me te gjithe ata qe persekutohen sado pak, sepse ndoshta nuk dine ta marrin me ironi çdo gje te keqe, dhe mund te bejne budallalleqe si ato qe po shohim çdo dite

            Le te jetojme vete, por ti leme edhe te tjeret te jetpojne…

            ASKUSH, e kuptove pse nuk ka rendesi nese jam zonje apo zoteri?
            Ka zonja qe rezistojne me fort se burrat, perderisa gjithe shteti u vihet kundra…

            Te pershendes

  6. nuk harroj says:

    Zoti Rama!Jam shume i bindur ashtu si dhe shumica qe dhe po erdhet ju ne pushtet(gje qe e besoj)ne nuk do hame me luge floriri.Por te pakten ketyre qelbesirlleqeve qe kane bere PD+LSI duhet tu jepni fund.Nuk ka ngelur zyre ku te mos kene futur turinjte e peshtire lesistat e hajdutit meta.Dhe po qe se per te adrdhur ne pushtet je ne dileme me apo pa lsi,me mire ne opozite se me ta.Te jesh i bindur se keshtu do fitosh me shume pike ne syte tane.

    1. tefta says:

      @nuk harroj. te faleminderit qe me kujtove listat e PD+LSI dhe ta mendosh se keto lista i disponon Monika Kryemadhi qe eshte e papunesuar.Une diçka te tille nuk e kam besuar kurre se mund te ndodhe edhe ne vendet me te humbura te botes e jo ne nje vend anetar i Natos. Kudo ku une kam aplikuar me eshte thene ne mirebesim se nuk na le ajo…madje njera shkoi me larg: me rekomandoi te largohesha nga Shqiperia sepse ajo eshte e obsesuar dhe nuk do me ndahet (kuptohet presion per te me frikesuar). Si mund te ndodhe kjo ne mes te Shqiperise mu ne mes te Evropes. Problemi eshte se keta njerez qe jane besnik te Monikes nuk i perdor dot si deshmitar sepse ta mohojne pernjihere. S’kemi rruge tjeter vetem rezistence. Te çmendurit duhet te trajtohen me ndime prfesionale
      te pershendes

  7. Horri i Bulevardit says:

    Per kete duhet qe pushteti komunist qe u transferua me sukses tek PD-ja, duhet permbysur me cdo kusht, duhet permbysur pushteti i lavireve qe fillon nga dizenjatorja Zhozefina Topalli dhe mbaron tek kengetaret e haremit berishian, si Greta Koci e Ciljeta.

    1. radikalisti says:

      O “çuni i rrugicave” o pall, mire me Jozefinen ke inatin se i ka tredhur gjithe deputetet e majte, po me Greten dhe me çiljeten çfare ke.
      Po pse or palle sipas teje gjithe shqiptaret duhet te jene me PS-ne qe ti quash ti te mire. Si nuk lexova nje here nje koment normal nga ana jote. Jam i sigurte se po shkove te besh nje vizite te Nevrologu nuk del pa gje.

      1. Horri i Bulevardit says:

        Simbas te dhenave te ministrise se hamshorit Pango, mu keto me dali kryekurva PD-ise, o Radikalisti i spiuneve PD-iste, sa faqe e ke dosjen se me pak faqe nuk mban Saliu afer dhe ti japi misione te fshehta per te mbrojtur partine.
        Keshtu eshte jeta xhaxhi radikalisti, te dhjefsha Sali Berishen, shko haja mutin se te jep force te mbrosh partine, tung.

  8. fieraku4u says:

    NORMALE…KJO KA NDODHUR ME VITE TE TERA NE SHQIPERI.

    SALIU PERDOR TAKTIKA STALINISTE DHE KOMUNISTE.

  9. orli says:

    Atehere prit kur te heqin dhe mediun,sepse kunati i tije eshte kandidat per deputet i ps-es!apo celibashi me mediun”kjo eshte loja”…

  10. EDIUES RAMAUS ZEVENDES i 36 i JORGUS PAPANDREUS says:

    A NUK ISHTE KOKEDERRI RAMA SI ISH KRYEBASHKIAK CE I LARGONTE KUNDERSHTARET NGA PUNA

  11. kel ukaj says:

    Edhe per personalitete te nivelit nderkombetar keta nuk ndalen! Kane guzimin te persekutojne haptas. Keto gjera kane filluar nga 1992 sapo ka fituar PD, dhe jo kunder socialisteve po kunder demokrateve. Pasi me larguan nga puna pas referendumit te 1994 KLSH me gjobiti me 50.000 leke te reja. Nuk kishin guzimin te ma komunikonin xhoben. Ne Kodin e Punes te socializmit ka pase nje nen “askush nuk mund te denohet pa ja bere me pare te njohur arsyet” etj etj. Krahasuar me kohen e PPSH shqiperia ka bere shume hapa mbrapa ne fushen e te drejtave te njeriut. Kostot humane jane shume here me te larta se ne kohen e PPSH. Dikush mund te habitet çfare them, por do te provoja element per element e ze per ze se shqiperia ka bere mbrapa.
    Marrim vetem nje shembull te denuarit per “agjitacion e propogande” ketu nuk hyjne te vdekurit ne luften civile e bashkepuntoret e fashizmit e nazizmit pasi ata jane denuar edhe nga Europa e Amerika.
    Marrim vrasjet qe ne kuptimin e kostos eshte nje denim i padrejte e persekutim i vertete. Se bejme shumen e vdekjeve ne det, greqi, ne pune neper bote, vrasjet nga me te ndryshmet, e mbi te gjitha te merrim hakmarrjet. Hakmarrjet jane nje persekutim i tmerrshem dhe jane me mijera femije, gra, pleq etj etj te denuar padrejtesisht “me burg te perjetshem”

  12. Fllad says:

    Lajm i mire lajm i mire. Keshtu e pafsha salserbin duke bere te tilla gangsterlliqe. Keshtu e kuptojne me mire naivet qe kujtojne akoma qe ky tradhetar serb eshte burre shteti.

  13. Fllad says:

    Lajm i mire lajm i mire. Keshtu e pafsha salserbin duke bere te tilla gangsterlliqe. Keshtu e kuptojne me mire naivet qe kujtojne akoma qe ky tradhetar serb eshte burre shteti.
    Edhe ata qe kur permbyten ngrene te dygishtat perpjete dhe kujtojne se jane ne Venecie

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje