Gërdeci përballë Edi Ramës

8 Mars 2013, 21:21Blog TEMA

Nga Arban Hasani

Prezantimi i Ilirjan Celibashit si deputet i opozitës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare ka krijuar një çoroditje të konsiderueshme në opinionin publik, në lidhje me qasjen që do të ketë Edi Rama karshi tragjedisë së Gërdecit, gjatë dhe pas fushatës elektorale. Kjo jo vetëm sepse Celibashi është kunati i Fatmir Mediut, të akuzuarit kryesor për ngjarjen e rëndë ku humbën jetën 26 njerëz. As ndoshta prej faktit se i përket të njëjtin grup influence me Ardian Vishën, avokatin e kunatit të tij, që ishte gjithashtu kandidat i opozitës për anëtar i Gjykatës së Lartë e që nuk ngurroi të deklaronte përpara shqiptarëve se sipas tij Fatmir Mediu është i pafajshëm. Edi Rama prej kohësh mjaftohet ta përmendë Gërdecin vetëm në përvjetorët e trishtë të tij, ndërsa në publik po perceptohet ideja se nëse vjen në pushtet, ai do t’i mbyllë një herë e mirë dosjet e zullumeve të Berishës. Kjo ide ndoshta është influencuar nga lehtësia e lëshimit të intervistave e deklaratave, në të cilat kryetari i PS-së thotë që nuk do të merret me të shkuarën. Për të gjitha këto, shpallja e Ilirian Celibashit si deputet i PS-së ka krijuar jo pak debat, pikërisht për pikëpyetjet se si do sillet lideri socialist pas marrjes së pushtetit me ngjarjet madhore me të cilat ka bërë opozitë .

Pas afro një jave që prej asaj të diele kur Edi Rama paraqiti ish- kryetarin e KQZ-së me mburrjen se po sjell në ekipin e tij një lojtar kalibri, ka disa fakte që bien menjëherë në sy.

E para, që në vigjilje të pesë vjetorit të tragjedisë opozita nuk po thotë as edhe një fjalë të vetme për Gërdecin, për korrupsionin e asaj fabrike vdekje, për fatin e ardhshëm të familjarëve të viktimave, por edhe për çfarë do të bëjnë për të ndëshkuar fajtorët nëse vijnë në pushtet.

E dyta, sepse u deklarua sikur rotacionin në Shqipëri në vitin 2005 e paska bërë ish- kryetari i KQZ-së dhe jo partia që humbi zgjedhjet- ajo socialiste- ndërsa as që u kujtua ankthi i shqiptarëve karshi votës së lirë në vitet 2001 e 2003 kur Celibashi drejtonte KQZ-në.

Së treti, duket se nuk u gjet asnjë argument bindës për të shpjeguar se pse po i bashkohet opozitës lojtari i ri i Partisë Socialiste. Nëse për Alfred Pezën u përmend njohja mediatike, për Vexhi Muçmatën mburrja me mbështetjen e grupeve financiare, apo për kandidatin e Kavajës u vu në dukje shoqëria me Visin e Bashkisë dhe modeli i ngjashëm me të, në rastin e Celibashit të gjitha këto mungonin. Madje këtyre u shtohet edhe heshtja e pazakontë e qeverisë, e cila nuk lë personazh të opozitës pa komentuar, në të mirë apo në të keq. Prej mëse një jave, Sali Berisha, i cili nuk përton të flasë për këdo dhe çdo gjë, ka zgjedhur të heshtë në rastin e kandidimit të kunatit të Fatmir Mediut në radhët e socialistëve.

Për të gjitha këto, dilemat e krijuara në popullin opozitar duken të shumta. Këto jo vetëm prej faktit të grupit të influencës që përfaqëson Ilirjan Celibashi dhe që përbëjnë shumicën e prurjeve të fundit në skuadrën e Ramës. Eshtë e vërtetë se Ilirjan Celibashi, Ardian Visha, Theodhori Sollaku apo dhe Vexhi Muçmata janë të lidhur me njëri- tjetrin shumë më përpara se Edi Rama t’i vinte të debutonin në skuadrën socialiste. Por përveç Celibashit e Vishës, fakti që Sollaku ka qenë kandidat për deputet i PD-së në 97-ën dhe prokuror i propozuar nga Berisha për të hequr Arben Rakipin, duket se është anashkaluar. Madje Sollaku, kur ende ishte Prokuror i Përgjithshëm kishte në duar edhe dosjen e magakorrupsionit të Rrugës së Kombit. Ashtu si për Vexhi Muçmatën, që ministrat socialistë e paraqisnin kur ishin në pushtet si shembull të gjallë që nuk i hiqnin nga puna militantët e Berishës. Madje nuk e shkarkuan as atëherë kur prokuroria e Tiranës, e drejtuar nga Muçmata në vitet 2003-2005, dërgoi në gjykatë për dënim vetëm dy dosje korrupsioni që i përkisnin dy policëve të mjerë të trafikut, por përkundrazi të gjithë ishin të kënaqur. Për këto, kur ky duket se do të jetë grupi i juristëve të Partisë Socialistë në Parlamentin e ri, shqetësimi se çfarë do të ndodhë me çështjet madhore që kanë preokupuar opozitën gjatë viteve të fundit, po rritet së tepërmi.

Megjithatë është opozita dhe lidershipi i saj, institucioni i cili përzgjedh deputetët, pavarësisht këndvështrimeve për të shkuarën e tyre. Ndaj në këtë optikë, për Edi Ramën ka ardhur koha që të përballet me të tashmen, duke ju përgjigjur disa pyetjeve që po çorodisin jo pak popullin opozitar. A do ta dënojë apo do ta tolerojë Theodhori Sollaku krimin kur të jetë deputet, nga Fieri në Tiranë si dhe a do rihapet dosja e korrupsionit të rrugës Rrëshen- Kalimash, ndryshe nga ç’është bërë këta tetë vjet gjatë qeverisjes së Berishës? A do pohojë sërish Ardian Visha se Fatmir Mediu nuk është përgjegjës për ngritjen e punishtes që vrau 26 njerëz të pafajshëm që demontonin municion jashtë çdo rregulli dhe arsyeje në Gërdec dhe cili është qëndrimi i PS përballë kësaj? A do luftojë Vexhi Muçmata që çdo biznesmen të trajtohet si i barabartë në këtë vend përballë ligjeve të shtetit dhe jo siç është vepruar me tarafe, nepotizëm dhe tribalizëm në këto vite të qeverisjes së PD-së? A do ngrihet një komision hetimor parlamentar për tragjedinë e Gërdecit dhe a do bëjë pjesë në të Ilirjan Celibashi, -qoftë jo si kryetar-, për të hetuar të akuzuari kryesor, kunatin e tij? Nëse Rama arrin që me skuadrën e tij t’i kthejë përgjigje këtyre pyetjeve, do ketë fituar një fetë të madhe të pushtetit të ardhshëm. Kjo sepse qytetarëve tashmë nuk u mjafton një i ngjashëm-i kundërt. Për të marrë pushtetin, ndoshta edhe duke përdorur lojtarët e Sali Berishës, për skuadrën e opozitës duket se ka ardhur koha e një lojë të re: ajo e përballjes me të vërtetat dhe moralin. Ndaj nëse zotohet se do ta dënojë Gërdecin me duart e kunatit të Fatmir Mediut dhe do luftojë krimin me Sollakun, Muçmatën apo shokun e Visit të Kavajës, do të ishte maksimumi i triumfit. Por për të arritur këtë, Edi Rama më parë duhet të zotohet përballë Gërdecit. Në përvjetorin e tij të pestë do ketë rastin e fundit.

31 komente në “Gërdeci përballë Edi Ramës”

  1. GËRDECI NUK HARROHET! says:

    GËRDECI NUK HARROHET!
    FAJTOR ËT DO TË MARRIN DËNIMIN E MERITUAR!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/na-dogji-malli.html

    1. I zhgenjyeri says:

      Pa e filluar me kthimin e drejtesise, nuk ka per te pas hajer askush, dhe jo Edi Rama!

  2. antiregjimi says:

    Te them te drejten o z. Hasani, jo se i ke bere keq ato shkrimet e tjera, po kete radhe je shume lart. Kjo ngaqe analiza nuk eshte tipike e shumices gazetareve te sotem, por bart ne vetvete shume qytetari dhe shume shqetesim te ligjshem se “Cili eshte çmimi qe duhet te paguajme per te hequr saliun ?” dhe çfare ofron ne vetvete heqja e saliut nga Edi Rama nese ky loz politiken e kurvave qe na çane menderen me teorine e rotacionit ne nje vend ku eshte pak edhe qilizmi i revolucionit ?
    I kemi pare mire e bukur se çfare plehrash jane te gjithe keta, duke filluar nga sollaku e me radhe, celibashi, muçmata, visha etj. ku ndonese me pak rezerva per te lene pak distance ndaj ketyre, nuk kam ndonje lloj vleresimi per Alfred Pezen, nje gazetar qe nuk e kap nivelin mesatar dhe qe nuk eshte se gezon ndonje nam te mire ne Peqin ku u proklamua nga Rama si te ishte profet.

  3. nuri says:

    Pse zoti Hasani mjaftojne flalet demogogjike qe mund te thote Rama per Gerdecin per te tjetersuar Sollakun, Vishen, Mucmaten dhe Celibashin ne engjejt te drejtesise shqiptare? Keto personazhe jane te konsumuar njesoj sa kjo klase e qelbur politike, perfshi dhe Ramen. Ajo cfare duhet tu thuhet shqiptareve eshte se Rama po tenton te vi ne pushtet nepermjet marrveshjes me mafien politike prandaj po liston si deputete perfaqesuesit e kesaj mafie si garanci per mosprekshmerine e perandorise kriminale te tyre. Fatkeqesia Shqiperine keshtu e duan edhe per shume kohe.

  4. arberia says:

    Te them te verteten z.Hasani,kam patur simpati per shkrimet e tua te meparshme, por kam menduar se nuk e meritonin te zinin vendin e editorialit te Mero Bazes. Me shkrimin e sotem tuajin, ndryshova teresisht mendimin. Pikerisht ky shkrim meriton te jete pjese e editorialit te Mero-s. Uroj qe shqetesimet e tua te jene kambane alarmi per gjithe ata qe aderojne e militojne ne PS. Nuk mund te kete RILINDJE me Theodhoriun, Celibashin,Ilir Gjonrat,Valentina Leskajt apo ku di une sa e sa te tjere(qe per mendimin tim jane shume).Me RILINDJE duhet te mendohet e veprohet krejt ndryshe nga sa paraqitet sot nga lidershipi PS-se. Jam plotesisht dakort me te gjitha shqetesimet e ngritura nga ana Juaj ne kete shkrim dhe shpresoj qe te kete reflektim nga ana e ketij lidershipi.Deri tani ka treguar vec “naivitet”. Shpresa vdes e fundit.

  5. Aldo says:

    Ky ishte artikull bombe. Ja zbertheve dhe ja zbehe te gjithe kauzen Rames. E nxorre totalisht lakuriq dhe bastard ashtu sic eshte ne te vertete. Bravo djale.

  6. saliheqenefi says:

    Pse merakosemi ,ajo qe na takon do e hame , nuk eshte se kemi zgjedhje tjeter

  7. Rilindasi says:

    Bravo Arben Hasani, ja c’eshte nje demokrat i vertet qe kritikon apo ngre me te drejte shqetesimet per qendrimin e opozites me kete tragjedi. Edi Rama nje udheheqes i vertete qe lufton per popullin duhet ti vere veshin mire kritikave te drejta te cilat ndihmojne me teper se sa lavderimet….

    .

  8. tarraslala says:

    Mediu po luan me 2 porta, nqs fiton PS eshte Iliri aty dhe e zvarrit ceshtjen po fitoi PD eshte vete ai dhe kurre ska per te patur drejtesi.
    Mjere ata qe iken ,,,,

  9. Lugat says:

    Shume analize e sakte. Deri tani kisha vendosur t’ia jepja voten PS-se, por ja qe e ndryshova mendjen dhe nqse K. Spahiu nuk ben ndonje gafe te papare do ja jap atij, se po te jete per te zgjedhur te keqen me te vogel, nuk votoj fare, marre plackat edhe rruges…

  10. VERONIKA says:

    TemA,keni filluar me aksion vullnetar,po kerkoni Ndershkusin
    Ka humb ndershkusi ktu mor njerez,ktu ka vec pazare,ne jemi nje popull i vogel dhe I.Qemali jo me kot tha “fatet e popujve te vegjel kalojne nga dyert e tragjedive te medha”,ai e pa shpejt dhe ju desh pakti qysh ateher,te shpetonte kte vend.{po pse morr burr i mencur,pse nuk na le qe ateher}.Lereni qyqarin Edvin,te behet pak kryeminister,ka 8 vjet ne opozite,do e votojne njerzit,as me pak e as me shume,sepse thjesht Berrisha eshte ber i yrryeshem.Ja dhe une do votoj shokun Gramoz,me mire se ato xhaketat e perdora si Sollaku eshte.
    Arban,sapo lexova Meron,dhe ai ka gjithmone te drejte,e kishte tridimensional shkrimin,por Gerdeci jot nuk qendron.Eshte krim i amnistuar,duhet nderrimi ne Kushtetute.Pra dhe nja 5 referendume,dhe nja 5 vjet te tjere,megjithese ky ngelet dhe vendi i qudirave,ktu del dhe me 4 te vdekur dhe asnje vrases.Pra ,Arban,nqs ju doni te degjojme perseri “kamunistet ne litar”,ops kta do thone demokratet,nejse Edvini dhe mund te bej histerikun dhe tu thote:pooooo,po mar po te gjithe do i vras,por nuk eshte dhe etike,sepse te gjithe e dime qe nuk mund te behet.Ehe,kta jemi ne,pastaj ruajna zot,dhe ti si Merua do shpallur non grata,po pse mar kamunist i dreqit,do te ngelet motra e Celibashit pa burre???Na lini rehat mor analiste,na lini rehat,se mjaftojne listat e ktij te na bejne me zemer.

  11. qerramudhi says:

    Zoti Hasani nuk i heqe asnje presje kesaj qe ti ke thene . Une jam ne dileme keto kohe se nuk di me ke te votoje . Jam nje socialiste qe dy here radhazi nuk kam votuar per partine time , arsyeja kan qene kandidatet qe ka vendos Rama . Por mendoja se kesaj here do kish dryshuar po ky qenka po ai i pari . Me kandidimin e Celibashit ne Fier mbyllet nje kapitull edhe hapet nje kapitull i ri . Qe edhe nese Mediu nuk eshte me deputet i Kuvendit te Shqiperise ai do kete nje persone qe ti mbroje pronat e tije ne Rrethin e Fierit qe sjan te pakta .

  12. Ilir Celibashi says:

    ore me dia prej jush gazetareve tane te perndershem, nje gje nuk kam kuptuar me kete punene kandidimit te Celibashit. Ky nuk duhet te jete me kandidat i PS se ka kunat Faten…..ore mundet ta shpjegoni me mire kete pune o bir njeriu……
    Ky Celibashi eshte apo nuk eshte socialist? eshte apo jo i zoti? ka ba pune te mire si kryetar KQZ, apo jo? Ka apo joa karakter? Eshte apo jo i ndershem?
    dini te thoni noj ji gje me mend ju apo jo….ene per ty e kam Hasano….ore une vete e di se cfare jeni ca nga soji juaj, por keshtu eshte kjo bote…
    Celibash mos u merzit….une te jem si ty e dhjes kete pune fare…une nuk te njohe, por daja im nga Durresi thot se si gjyqatr ke qene i drejte dhe me thot se kjo nuk eshte pune per ty…. me ty pa ty i gjati nuk fiton….

  13. banija01 says:

    Habitem me naivitetin e autorit te shkrimit qe kerkon me ardhjen ne pushtet te PS=es te hapi çeshtjen e Gerdecit.

    Nga njera ane kerkojme institucione te pavarura nga ana tjeter kerkojme te nderhyjme te keto institucione.

    Derisa te vije ne pushtet PS-ja çeshtja e Gerdecit ka perfunduar dhe gjykimi.

    Saliu i ka kapur te gjitha institucionet e “pavarura” keshtu qe PS-es i duhet shume kohe qe te formoje nje shtet ligjor,sa te pastroje keto institucione nga njerzit e Berishes dhe kjo nuk behet per nje muaj a per nje vit.

    Edhe ne se Çelibashi do jete deputet cila do jete fuqia e tij edhe sikur te kete deshiren per te rihapur çeshtjen e Gerdecit.

    Si mundet Sollaku te rihap çeshtjen e rruges Rreshen – Kalimash,kur ajo eshte ne doren e Prokurorise dhe jo te nje deputeti.

    Pse duhet te kemi mentalitetin e “biografive” per kandidatet per deputet.

  14. Pavarësia says:

    z. Arban! Meriton përgëzime dhe falenderim për këtë informim me vlera për publikun e gjerë që kërkon të ndryshohet për mirë ky realitet i pa pranueshëm. Personalisht, gjykoj se Edi Rama e ka ,,kufirin te thana” me 24 qershor. Në se ai humbet(në fakt më shumë, në se po, do të humbasin hallexhijtë qytetarë), është i djegur për gjithëmonë. Në se fiton dhe nuk do të vejë në rrugën e zgjidhjes, në komplex, problemet që po shqetësojnë kët popull për dy dekada me rradhë, atëhere ai do të jetë përsëri i djegur por me barrën e turpit që nuk do të mund ta shlyej kurrë. Në situatat pas zgjedhore që priten të zhvillohen, asnjë qeveri nga partitë aktuale të opozitës, që mund të fitojnë të drejtën për formim të saj, nuk do të ketë sukses në një qeverisje produktive. E vetmja qeveri e suksesshme, edhe nga pikpamja e rritjes të besimit në publik, do të ishte një qeveri me pjesmarrjen edhe të dy partive të reja: FRD dh Aleanca Kuq e Zi. Gjithnjë, në se e para del P.S-ja. Por edhe në se del e para njera nga dy partitë e reja, përsori koalicioni pas zgjedhor për formim qeverie, duhet të jetë i tri partive fituese. Në opozitë të mbetet Saliu me patericat famë keqe të deritanishme apo ato që po i afrohen. Edi Rama po luan rrezikshëm. Urojmë të fitojë në interes të shumicës të qytetarëve!

  15. ona says:

    Vertet ky artikull le shume per tu menduar ,mjere populli ne dore te kujte ka rene,por vetet sala eshte malok dhe i pa bese ,sa per edin te ini te sigurt qe populli do ta terheq zvare te gjalle.

  16. Reflection says:

    ..E kam thene me kohe, une; duhet ndryshuar nga rrenjet Shqiperia, duhet te ikin te gjithe keta “politikane”, te cilet, po e hane qyl qe nga koha e monizmit…e epr me shume; ky edushi, thjeshte per faktin se eshte i hapur edhe ndaj metès (dmth, pranon te bashkepunojè me krimin!!!)per mua mjafton te mos konsiderohet fare……… Shqiperia duhet te behet nga rrenjet.

  17. antiregjimi says:

    Kur lexon komentet e tua o Din Kruja dhe komentet e ca ben qikagove etj. e kupton sakaq se megjithe keto probleme qe me te drejte i ngre z.Hasani dhe megjithe ca probleme te tjera, duhet doemos te votoj PS, edhe pse nuk jam asfare socialist. Nuk ka menyre tjeter per te shporrur saliun dhe ju plehrat e saliut perveçse te votohet PS.

  18. Liberal says:

    Jam dakort me Din Krujen !

    Din ke fol tamon si prej Kruje , kishte lezet Tirona me kjoska cdo cep , qofte zgare poshte Skenderbeut , muzike tallava ke komet e kalit te Skenderbeut saqe prej qefit kishte ngrejt kali 2 komet e para.

    Kur dilje ka lana robo se merrshe vesh ka ishte lana se ndertu gjithanej pa leje robo tu dukte vetja si ne qen ne Bombei.

    E zaptun Tironen lale ka te kater onet e slan lulishte pa vu kjoska teneqesh e klube me daj , skishe ku hudhshe kokrren e molles. Mush te gjitha plot e perplot si me qen m’stadjum mer daj gjith robt me pare ke Vefa , Sudja , Gjallica e Xhaferri lale hajde jet hajde as Amerikoni se kishte pa ket karatdyzen si ktu ke ne.

    Ene mire e ke thon ti Dino asnji vot per ket qe na prishi haremin neve , ene kali osht merzit pa muzik ene Skenderbeu ka var turit e osht merzit. Kur te bjeri rruga shife si e ka nrejt vetllen Skenderbeu ene kjo sosht gjo e vogel Dino.

    O Dino se harrova , kto votat qe sduhet me i shku ktyne aventurjerve kujt tja japin kto qafirat ???

  19. Olti says:

    Zoti Hasani,

    Gerdeci eshte ceshtje e gjithe popullit Shqiptar, ne se ka popull. Por Edvini nuk eshte gjykates mor bir. Pse qenka Edvini perballe Gerdecit por jo Zeni me Salukun?
    Kryeministri i ardhshem i Shqiptareve i kujton Shqiptareve kush e shkaktoji Gerdecin por smund te premtoje gjykimin e fajtoreve sepse do jete administrator i ekzekutivit per 6 muaj apo 4 vjet e jo prokuror.
    Populli Shqiptar cben per drejtesine e te ardhmen e femijeve?
    I kujton rrahjen e shpatullave te Salukut nga Edvini dhe votojne per kokelopen e shpellarin?
    Ju ne pergjithesi keni semundjen e liderit qe do zgjidhe cdo gje.
    Jo i dashur, Kryeministeri nuk ka asnje fuqi mbi gjykatat dhe jeta e tij administrative vec Saliut eshte me e shkurter se jeta e gjykatesve. Kryeministeri Shqiptar post Saluk, mund te krijoje kushte normale per gjykim por smund te nderhyje ne vendimin e gjykatave.
    Sa per Sollaket, e Vishat e Celibashet eshte nje pergjigje pragmatiste per te marre vota. Saluku mori nard ndoken, nga me aktivet e 21 Janarit ne koalicion, ndersa Edvini po merr ato figura qe i mbledhin sa me shume vota ne elektoratin gri.
    Nje pushtet bajraktar Berishist do perkthehet ne nje opozite jo Gandiane por disi te turbullt nga krahu tjeter.
    Ceshtja eshte : me apo pa Berishen ne 2013, cdo gje tjeter eshte pordhe me rigon.
    REspect!

  20. ILIRET says:

    Do te jete vertetim i shprehjes:
    TE GJITHE DERRAT NJE TURI KANE.

  21. BJORN says:

    Qe kur Edi Rama i ra kraheve te Gedafit ne spital mbas Gerdecit duke i thene u kry dhe kjo pune bace,mitingjet pa zhurme ceshtja e Gerdecit ka mbaru per te dy krahet por mjere ato qe u ndodhi fatkeqesia.
    Me keto ish te besuar te Gedafit qe na afron Edi mendoj se nuk eshte e drejte per nje slogan si Rilindje.
    Pse more Edi nuk ka cuna e goca te reja PS por na afron xhaketa te vjetra te dale boje e pastaj na kerkon voten.
    A nuk e dallon paraqitjen e deputeteve te ri Tahiri,Beqja,Bushati etj nga mostrat e vjetra

  22. beni says:

    Zoti Hasani,shkrimi ishte nje analize prej mediokri. E nise kritiken me celibashin qe eshte kunat i mediut dhe e vazhdove me vishen, sollakun, mucmaten. Nuk mendoj se eshte negative qe Visha si avokat, duke mbrojtur Mediun ka bere mekat. Perkundrazi, ka treguar vlerat e nje shoku besnik te celibashit si dhe vlerat e nje avokati te zote.. Ndersa Sollakun nuk e ka propozuar Berisha per Kryeprokuror, por Mejdani,duke patur parasysh qe jo vetem ka qene nje nga juristet me te mire, por edhe profesor i procedures penale ne fakultetin e drejtesise te tiranes. PD-ja e votoi ne shumice. Po keshtu ceshtja e rruges se kombit u hap, dhe pothuajse mbaroi kur ishte Sollaku ne detyre, dhe kjo duhet quajtur merite, pavaresisht se ina e haroi neper sirtare se skishte fuqi ta vazhdonte me tej. Ndersa vexhiu ka qene nje prokuror korrekt. fakti qe nuk e hoqi berisha nga puna ne vitet 92-97, apo te tjeret qe nuk hoqi PS ne vitet 97-2005 nuk do te thote qe keta jane me partine qe nuk i hoqi nga puna. Si shok i Ben Isarajt qe je duhet te tregohesh me korrekt, se edhe Isaraj do vihet ne Listat e deputeteve..:)

  23. Din Kruja says:

    O Liberali din te me tregosh mua ruralit se kush e shkaterroi parkun ne krah te ish Hotel “Drinit”, ate ne krahun jugor te ish Ekspozites “Shqiperia Sot”, ate perballe selise se PD-se, ate tek Kullat Binjake dhe ne krahun jugor te saj, ate mbas Ministrise se Ekonomise dhe para Ministrise se Mbrojtjes, nje pjese te parkut Rinia qe ja dha pronarit te Taivanit(ketu ai nje pjese shtoi klubin dhe nje pjese tjeter beri parking), nje pjese te parkut para Radiotelevizionit ku u be 30 kateshi, etj.
    Per te me fyer mua dhe per te mbrojtur Edvinin nuk kishe nevoje te shanje banoret e nje qyteti te lashte dhe te nderuar sic eshte Kruja. Pjesa Kruja e niknejmit tim nuk ka lidhje me origjinen time, por u zgjodh krejt rastesisht.
    Atyre qe thote Arbani do ti shtonja se nuk ka me skandaloz se fakti qe Shalegjati do te kandidoje edhe 2 pjestare te treshes Muci, Baci, Naci. Per te vleresuar ato qe shkruan A.Hasani, duhet te presim daten 23 qershor. Vetem nga perberja e listes se kandidateve per deputete qe do te paraqese Edi, do tja ule perqindjen partise se tij te pakten 20%. Pra nuk do te marre me shume se partia moter e saj ne Greqi. Rama me humbjen e zgjedhjeve jo vetem del nga politika, por edhe PS-ja zorr se do te mbetet ne kembe. Te jesh i sigurte ky vit do te mbylle historine 72 vjecare te kesaj force politike qe pretendon te jete e majte dhe qe ne krye te saj ka nga pasaniket me te medhenj te ketij vendi, te pasuruar nepermjet korrupsionit dhe veprimtarive te tjera kriminale.

  24. kinglir says:

    I nderuar autor!
    Nuk kam kunderargument per te debatuar asnje moment te analizes suaj.
    Kanceri i sotem po shtrin metastazat per te paralizuar te ardhmen dhe
    shpresen…

  25. al says:

    me kete list qe ed rama po pergatit me persona qe kane nje te kaluar jo dashamires per te majten ,mendimi im eshte se po gabon.pa pyetur elektoratin, mos gabo te vesh njerez qe nuk votohen. sot ta kesh te qarte se populli do votoj ps dhe jo ed ramen me listen e klienteve te tije. vepro sa nuk eshte vone se perndryshe perseri do jesh ne opozite.nuk shklohet me sollak dhe celibash ne zgjedhje, duke pasur parasysh pozicionet e tyre ne te kaluaren. nuk e di kush bir kurve po te keshillon qe te humbesh ,si me ata ndryshimet kushtetuese qe ishin vetvrasje per opoziten.

  26. farmacisti nga fieri says:

    shkrim leshi o Alban, dhender ne fier, e gazetar i pavlere. Fakti qe ri mbas Meros e ha ndoj pjate qyl ste ben gazetar ne keto shkrime te porositura. Po Peza e ndoj tjeter i djathte pa lidhje me PS jane te diskutueshem si kandidat, por Celibashi e pastaj Sollaku kane qene dy kryearmiqte shpallur nga Berisha, i parik kur ishte PD ne opozite e Sollakun kur erdhi ne pushtet. Te dy jane juriste te shkelqyer e vlera qyetare per PS.

    Bicim analistet si puna jote o Hasan, ose duan te hyjne ne vete te parlament, ose kane merakune ndonj shoku te vete biznesmen apo ish deputet qe u hedh ndoj kocke.

  27. Din Kruja says:

    O Antiregjimi Edi nuk perfaqson asnje projekt per Rilindjen e Shqiperise. Ti thua Arban Hasani ka te drejte, por a do te reagoje Rama? Eshte me se e sigurte qe lista e tij do te vazhdoje te mbushet me Gerdecer, Nacer dhe Bacer. Keto soj njerzish asnje kokerr vote nuk meritojne.

  28. nastradini says:

    NDESHKIMI I EDI RAMES.

    Te gjitha gjasat tregojne se NDESHKIMI i edi Rames per zullumet e Saliut do te jene si ndeshkimi i Fatos Nanos ne vitin 1997, kur i dha urdher Pandeli Majkos ta konservonte Sali Berishan ne bodrumin e Bashkim Finos per ta ruajtur nga “dashuria” popullore.
    Dhori Sollaku kur nastradini i shkoi me tapi ne dore qe te na kthente tokat e familjes grabitura nga talebanet e Saliut si keshitlltar juridik i Sali Berishes u pergjegj: “Po ju ja keni falur pushtetit popullor ne vitin 1946? C’kerkoni tani?”
    Nuk duhet te behemi naive dhe te mbulojme MUTIN ligjor shqyptar me frazeollogji nderkombetare. Dihet qe kush mer pushtetin ne Shqypni ka ne dore edhe Gjykatat edhe Prokurorine edhe KLD-ne edhe Kontrollin e Larte te Shtetit, qe do te thote KOMANDON Institucionet si t’ja doje bytha. Keshtu ka bere Enver Hoxha, keshtu beri Sali Berisha i Pare, keshtu beri Fatos Nano i Dyte, keshtu po ben Sali Berisha i Dyte, keshtu do te bej Edvin Rama do Zoti qe te jete i Pare dhe e Fundit. Sepse shqyptareve u ka ardhur ne maje te hundes qe te vriten, te vidhen dhe te mashtrohen pa dale kush fajtor. Dhe Edi Rama mund ta marre pushtetin, por shpejt do te perballet me te njejten PYETJE: “CFARE DALLON TI NGA SALIU?” Dhe kur mileti te shikoje qe eshte mashtruar keqazi nuk do te rije me duarkryq dhe do te kerkoje rrugezgjidhje te mjerimit total qe ka pllakusor vendin tone. Te gjitha gjasat tregojne se Edi Rama me te marre pushtetin do t’i meshoje kauzes:

    PAQE ME PUSHTETIN E DJESHEM QE TE VAZHDOJE AVAZI I VJETER.

    sepse LEKAT nuk kane ngjyre politike dhe Edi Rama duhet te mbaroje vilen ne kerthize te Dajtit, qe i ka premtuar Lindes. Per te vazhduar avazin e VJETER i duhen edhe figura te VJETRA. Prandaj mesiguri do t’i thote per here te dyte Saliut si ne Gerdec: “Te roni vete!” dhe do te mbylle dosjet e rruges Durres-Kukes, ate te Gerdecit, te Remzi Hoxhes, te Kosta Trebickes, te rushfetciut Ilir Meta dhe kusarit Dritan Prifti, mbase edhe te 21 janarit per hir te paqes dhe bashkepunimit drejt integrimit ne BE. Avrizu dhe nderkombetaret do te kenaqen dhe do te thone EJVALLAH! Me ne fund paqe ne Shqypni. Saliu gjithashtu do te jete i kenaqur se nuk do te ndjehet i shqetesuar per miliardat e tij te vjedhura nga shqyptaret. Mund te shkoje ne Vjene t’i bashkohet Fatos Nanos qe te kselhaset pak dhe t’ja leje PD-ne Bamirit. Keshtu qe Edi Rama mendon se do te qeverise vendin i qete dhe i patrazuar me RILINDJEN e tij imagjinare ne Kohe Krize Boterore. Por shume shpejt do te detyrohet te heqe dore nga ZERIMI i premtuar i taksave dhe i TVSH-se dhe do te kuptoje se nuk ka kujt t’i aplikoje taksen famoze PROGRESIVE, pasi biznesi i madh do te jete zhdukur dhe fshehur ne brimat e miut. Saliu do t’i kete lene nje buxhet si thesi bosh me shume brima dhe nje borxh te frikshem per t’u paguar urgjentisht. Prandaj edhe urgjentisht do te duhet te ngreje te gjitha taksat dhe tatimet per miletin dallkuk se ndryshe e ka davane te humbur me popullaten e zhgenjyer keqazi. Prandaj kujt i duhen historite e VJETRA? Prandaj edhe ka zgjedhur figura te VJETRA te politikes per t’i perdorur ne rast nevoje. Sepse kjo nevoje mund te vije shume shpejt. Sepse ne fund te fundit:

    KUJT I PLAS PER MORALIN?

  29. london says:

    sipas komenteve te tua i bie qe shqiperia nuk mund te behet kurr .sepse po te shkojme ne kete menyr te ceket qe e shikoni juve i bie qe nje pjes e mire e ter te ish kryetar te zgjehjeve apo ndo nje rrengu tjeter ne poste te larta te mos marrin pjen ne asnje institucon politik pra kjo nuk ashte rruga me emire .ne rastin qe ju po komentonit ai me te vertet mund te jet i kunatit i mediutpor nuk mundet ta mbroj ne nje vene i cili mund te kete drejtesi dhe te zbatohen ligjet sipas kushtetutes

  30. Berisha ka kohe qe eshte futur tek e majta madje Berisha me hua nga e najta qeverisi deri tani, pra edhe e majta duhet te depertoj pak me larg se kufijt e saj tradicional.
    Ketu perfolen shume figuart e Celibashit, Mycmates dhe e Deputetit te Kavajes. Une nuk e di por nje gje eshte e sigurte se ne se analizojme Gerdecin fajtor kryesor ketu nuk eshte Fatmire Mediu. Mos harroni para pak ditesh vete fatmir Mediu deklaroj se Gerdeci akoma nuk eshte zbardhur.
    Ne se do te shkohet tek e verteta e Gerdecit ateher dijeni mire qe Gerdeci ka nje fajtor Ky eshte Sali Berisha dhe aspaK Fatmire Mediu dhe ase te tjeret qe jane mbajtur ne burge kote deri tani.
    Ase 21 Janari nuk eshte Llupa fajtor , ase per rrugen e kombit nuk eshte Mycmata fajto se nuk e paska gjykuar jo Ka nje fajtor.Ky eshte Sali Berisha dhe per kete ai duhet te gjykohet. Kjo do te ndodhe ne se Edi Rama vjen ne pushtet dhe do ti jape vertet pavarsi organeve te drejtesi pra ne se nxiren nga arresit drejtesia ateher dhe fajtori i vertet do te dale ne driten e diellit.
    Para pak ditesh edhe kabllogramet te Ambasadoreve apo te FIBI-te dekraluan se Berisha eshte shefi i Mafjes ne shqiperi e tani perse kerkoni ta gjeni teke te vegjelit dhe jo tek koka e mafjers.
    Une prononcohem pro kandidaturave te Edi Ramae si mer Mucmaten per deputetin e Kavajes dhe per Celibashin. Celibashi eshte nje ndre kuadrot qe ka punuar me drejtesi ne Komisionin Qendror te zgjedhjeve.
    Ardhje e figurave te reja ne grupin parlamentar te Partise Socialiste ka trenditur thell dy kampet e medha vecanrishte ka trenditur thele ata deputet qe piksynimi i tyre ishte per nje jete te gjate ne parlament madje deri dhe “senator “ te perjetshem.
    Prandaj edhe Nastradin dhe ndonje tjeter nuk duhet ti shofin me rezerva keto kandidatura pasi Gerdeci nuk eshte Fatmir Mediu autori kryesor ndaj dhe mbi te nuk ka perse te bjer fai .!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje