Rotacion me votë shprese apo me votë proteste?

8 Mars 2013, 11:44Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Në emisionin e mbrëmshëm Opinion të Blendi Fevziut, një panel me 4 opinionistë dhe 2 politikanë-opinionistë diskutuan mbi gjasat e një rotacioni politik këtë vit dhe mbi shkaqet e tij, në qoftë se ndodh. I ndarë në dy krahë të kundërt (politikisht dhe fizikisht), paneli nuk ra dakord mbi gjasat e rotacionit. Por kur u diskutua se cilët mund të jenë shkaqet e tij, nëse ndodh, paneli ra dakord se rotacioni mund të vijë si rezultat i pakënaqësisë së elektoratit me qeverisjen 8-vjeçare të Berishës, e jo prej shpresës për një qeverisje demokratike e të pakorruptuar të Ramës.

Fatos Lubonja, njëri prej panelistëve, e përmblodhi me një paragraf këtë opinion. Në 1992-shin, tha ai, rotacioni erdhi si rezultat i shpresës për një qeverisje demokratike; në 1997-ën erdhi si rezultat i shpresës për një qeverisje joautoritariste; në 2005-ën erdhi si rezultat i shpresës për një qeverisje të pakorruptuar; ndërsa këtë vit, po ndodhi rotacioni, do të vijë prej pakënaqësisë me qeverisjen 8-vjeçare të Berishës, e jo prej shpresës për një qeverisje demokratike e të pakorruptuar të Ramës.

Ky konkluzion, kuptohet, nuk bazohet mbi studime të kryera para e pas çdo rotacioni politik në Shqipëri (në vende më të zhvilluara demokratike, studime të tilla ka kohë që kryen periodikisht). Ky konkluzion, me gjasë, është bazuar në perceptimet individuale të panelistëve të sipërpërmendur. Por realiteti i rotacioneve shqiptare të pushtetit na ka treguar se, përveç segmenteve të elektoratit që janë motivuar nga shpresa për një qeverisje më demokratike e të pakorruptuar, ka pasur edhe segmente që janë motivuar nga pakënaqësia ndaj qeverisë paraardhëse.

Për shembull, në vitin 1992, elektorati që votoi në mënyrë masive PD-në, nuk ta do mendja se përbëhej i tëri nga partizanë të thekur të demokracisë xhefersoniane – në të përfshiheshin familje komuniste, balliste, legaliste, të persekutuara, të shpronësuara dhe familje thjesht apolitike. Motori kryesor që i bashkonte ato në një front ndoshta ishte pakënaqësia ndaj qeverisjes puniste. Pakënaqësi kjo që mund të kishte arsye politike, ideologjike, por dhe jo pak ekonomike.

Madje, duke bërë një hamendje retrospektive, mund të thuhet se, në qoftë se PPSH-ja nuk do t’i kishte prishur marrëdhëniet me Tien Siao Pinin në vitin 1978, Shqipëria do të kishte pasur një zhvillim të ngjashëm ekonomik me të Kinës, falë ndihmës dhe shembullit të saj. Dhe në atë rast, ndoshta s’do të kishte ndodhur fare rotacioni. Studentët shqiptarë të Dhjetorit 1990 thjesht mund të kishin pësuar fatin që studentët kinezë kishin pësuar një vit më parë në sheshin Tienian Men…

Le të vijmë tani tek rotacioni i vitit 1997. A ishte ai i motivuar vetëm nga dëshira për një qeverisje joautoritariste? Po të ishte vërtet kështu, elektorati shqiptar nuk do të kishte votuar në mënyrë masive për PD-në në zgjedhjet lokale të tetorit 1996, të cilat u zhvilluan vetëm 5 muaj pas zgjedhjeve skandaloze të majit 1996. Berisha po e tregonte veten pothuaj diktator ndaj opozitës pas majit, por në tetor 1996, skemat piramidale ende u siguronin qindra mijëra shqiptarëve të ardhura të majme pa u lodhur fare. Dhe ata e shpërblyen masivisht me votë PD-në, e cila garantonte publikisht se skemat piramidale ishin krejt të pastra e të sigurta. U desh që shqiptarët të humbisnin krejt kursimet e tyre në skemat piramidale, që të ngriheshin në revoltë ndaj qeverisë dhe ta dënonin pastaj masivisht me votë partinë në pushtet.

Në lidhje me rotacionin politik të vitit 2005, pothuaj i gjithë paneli i Fevziut kishte opinionin se Berisha krijoi një frymë shprese për rotacion me anë të demokratizimit dhe hapjes së PD-së (riafrimi i ish-themeluesve të përzënë, plus afrimi në KOP-in e famshëm të të rinjve të diplomuar jashtë), si dhe nëpërmjet premtimeve të tij të fuqishme për tolerancë zero ndaj korrupsionit (fushata e “duarve të pastra”). Në fakt, kësaj ideje i mëshojnë edhe shumë opininionistë të tjerë, si pro-qeveritarë dhe pro-opozitarë.

Por problemi është se fryma e presupozuar e shpresës për rotacion nuk u përkthye në numra. Koalicionit “shpresëdhënës” të Berishës nuk ia dha votën as gjysma e elektoratit në vitin 2005 – ai mori vetëm 41.2% të votës popullore. Ndërkohë, që të ndodhte rotacioni, u desh që të majtët e pakënaqur me Fatos Nanon, në shenjë proteste, të votonin për LSI-në (plot 8.4% në rang vendi). Dhe të mos harrojmë se LSI-ja udhëhiqej nga njerëz që ishin akuzuar për korrupsion të paktën po aq sa ç’ishte akuzuar vetë Nano…

Në mënyrë të ngjashme, ta do mendja se sot ka votues të majtë që do t’ia japin votën Ramës me shpresën se do të mbajë premtimet për një “rilindje shqiptare”, por ka edhe votues të majtë që do t’ia japin atij votën, thjesht që t’u shporret nga sytë Berisha. Dhe ç’është më e rëndësishmja, rotacioni mund të mos ndodhë vetëm nga votimi i të majtëve për PS-në dhe aleatët e saj tradicionalë, por edhe nga votimi i disa të djathtëve për FRD-në dhe AK-në, si protestë ndaj Berishës.

Déjà vu 2005! Kuptohet, në qoftë se Berisha pranon ta dorëzojë pushtetin siç e dorëzoi Nano…

4 komente në “Rotacion me votë shprese apo me votë proteste?”

  1. DEBATIKU says:

    Subject: Topalli le te ruhet ,se dita e gjykimit po afron e ska ku ik,sepse nuk gezon ato qe ka vu…e pafsha sa ma pare ne banken e te akuzuarve,oh sa ka per te ,ska flet,por populli nuk harron asnjehere,ka lujtur boll me parat e popullit….kjo per grate shqiptare nuk ekziston,se eshte ne sherbime tjera,jo ne sherbim grave shqiptare….por une ju drejtohem mases se grave ,sa patriote e dinjitet shqiptari,ku fillimisht me lejoni qe t’i uroj festen..
    GEZUAR FESTEN E 8 MARSIT-2013

    Me rastin e festes 8 Marsit….
    UROJEME ….
    TE GJITHA NANAT E VAJZAT SHQIPTARE,sibrenda dhe jashte vendit,kudo qe jane,ta perkujtojne me dinjitetin dhe traditen e larte e te paharruar ,ne veset e virtutet e larta te femres Shqiptare…..trasheguar,mbajtur lart ne shekuj…..
    Uroje qe femra Shqiptare ,permes punes,zerit dhe kontributit te saj ,kudo qe te ndodhet,mos harroje atdheun e saj te dashur,me te shtrejtin e me te bukurin ne bote,per te cilin kane sakrifikuar dhe dhene jeten per liri,emancipim,arsimim e kulture,kur therriti atdheu ato luftuan me pushke ne dore duke dhene jeten …ka shume shembuj,qe jetojne te gjalla ne mendjet e zemrat e ketij populli, dhe jane shume deshmore,mesonjese,inxhinjere ,arkitekte,montatore,mjeke e profesore,ushtarake e agronome,punetore,..
    Qe formoj e pregaditi sistemi socialist nen udheheqjen e te lavdishmit,te paharruarit,sh.ENVER HOXHA,ishte e mbetet,ne historine e lavdishme te vendit e popullit herojk e shume te vuajtur shqiptare, komandatit,arkitektit e skalitjes se njeriut te ri,e nxorri nga erresira e kandilit dhe e kanunit,deri ne udheheqje ne organet me te larta te pushtetit te popullit ,te dale nga gryka e pushkes…Jane aktuale sot paradokset qe solli keto 23 vjet”demokracia”tradhetia e atyre qe la pas sh.Enver,ja ku ka perfunduar femra shqiptare,ne portat e emigracionit,te prostitucionit,te dhunimit ,te neperkembjes pa pune,buke,kulture e arsim,.. e pa shprese,ndaj ne kete 8 MARS 2013,u beje thirje mases se grave,qe kane prekur realitetin e tyre para 1990,dhe po jetojne shkaterrimin e eger cnjerzor keto 23 vjecar,ju ftoje……qe ne zgjedhjet e 23 qeshorit 2013, te dijne te ndahen nga kjo katraule qe ka future femren shqiptare antishqiptaret e tipit Sali Ram Berisha end.co,qe shiten vendin e pasurine e popullit,e bashke me to dinjetetin,nderin e kulturen tuaj shume te dashura nena,motra,ta mbajme koken larte,te dime te dallojme armiqt tane,kriminele,qe ju kerkojne voten Tuaj,per mbajtur pushtetit dhe varferuar popullin,mos harroni keshillat e vyera te sh.Enver….se keto nuk ju sherbejne ,punesoje e ju mbrojne juve,mos harroni vitin e mbrapesht 1997,Gerdecin.21 janarin qe vrane e plackite njerez,vesh nenat shqiptare me shami te zeza,furnizoj tanket e serb Milloshevicit me karburant,duke thyer hembargon e Natos,e mban pushtet ,qeveris me vota te vjedhura,per te vrare vellezrit e motrat tona te nje gjaku ne Kosove,se duhet te dini kush eshte ajo, ajo- forca politike qe perfaqeson interest e me te varferit,ku varferia ka arrit kulmi,mbani ne mendje e ne zemer kurdohere te ndezura,bene edhe propogande,me forcat Tuaja .duke vene ne jete te gjitha porosite e sh.Enver….e pra per ju kerkohet vota e partise qe la Enver Hoxha. PPSH( Partise Punes Shqiperise),ajo qe punoje me shume se gjysem shekulli,cliroj dhe ndertoj vendin,ndertoje bazen ekonomike per vendin,ju fuqizoj ekonomikisht dhe politikisht me arsim,sherbim shendetsor falas etj…zhduku gjakemarrjes dhe kanunit,mos guximit te prekjes kufirit te Rep.Pop.Socialiste te Shqiperise,e jo te shiten me 1 euro,roso serbo grekeve,dhe te falet hapsire detare Greqise,taman si Ahmet Zogu,qe vodhi arin e shtetit shqiptare,qe lejoj pushtimin e vendit 1939 nga Italia fashiste,…qe keto 23 vjet ju shiten armet,qe ishim tonat qe ne ajo kohe na pregaditi se si duhet luftuar armiku…..e sot antare e Natos e hesht,hesht edhe pse vriten ne bulevarde 4 shtatas shqiptare,qe pretestojne,kunder mafjes korrupsionit pushtetit Saliut e Ilir hajnise….ahere duhej te ngriheni ne kembe…..te gjitha ju grate ,kudo qe jeni…
    -Thirje atdhetare,per te mbrojtur,JU,JU,e familjet Tuaja ..te gjitha interesat Tuaja…..per bijte e bijat Tuaja…..
    -Mos lejoni neperkembjen e perbuzjen,jeten e pa shprese per ju e bijte Tuaj…frymezohuni nga aktet heroike te femres shqiptare qe kane thurrur e ngritur lavdi per memedheun tone te dashur, ne luftrat heroike qe dhene dhe jeten shembujt e Shote Galices,Shejnaze Jukes e Margarites,Zonjes Curre e Bule Naiupit etj qe dhene jete per lirine qe ne gezuam…..te femrave shqiptare qe dhene jeten per ndertimin e vendit ,ne veprat…qe sot as nuk mund te besohen se kane qene,se dora tradhetare shkaterroje te gjitha uzinat ,fabrikat,kombinatet e te gjitha kooperativat qe sot toka eshte ndjere e pa punuar…dogjen pyjet e kullota,agrume e ullishte….e vendi eshte kthyer nen kemben fashiste te Sali serbit ….po humbet edhe identiteti shqiptare pasi kane ndryshuar kombesi e emrat…per hire te punes e jeteses ne Greqi.Itali E NE EMIGRACION…mos harroni se si vendi yne nuk ka….fjala urte popullore thote……vendin e huaj ta lavderojshin,..por me kembe mos e shkelshi…..djersa jone duhet derdhur ne vendit tone…..qe bijte e bijat qe do te vijne ta gezojne…..e jot e kene fatin e keq te shkaterrimit e mjerise….cdo veper arti,ndertuar me kontributin e femres shqiptare ,..eshte shkaterruar…edhe energji elektrike sot e kemi ,fale djerses se popullit,hidrocentralet gjigante,ku ne te ka qene derdhur edhe kontriputi I femres shqiptare…
    Gezuar edhe nje here festen e grave,8 MARSIN…..
    VOTONI PARTINE E PUNBES SE SHQIPERISE NE 23 QESHOR

    1. Janaq Dhimitraqi (homogjen) says:

      Ne shkrimet e zotit Zaloshnja,perhere ,verej dicka teper te lezecme:e nis dhe e vazhdon analizen e tij ,pergjithesisht,duke u mbeshtetur ne nje arsyetim logjik(jetik per nje analize serioze),mirepo,sic duket,perhere i ha kerraba ne nje ane,dhe e ka te veshtire te gjeje nje kunderpeshe per kete ,dhe,pothuaj,perhere,nuk i shpeton dot tundimit dhe deshires,per te thene ato qe ne fakt e minojne ne themel arsyetimin e tij deri diku logjik!
      Ajo qe thote Lubonja eshte e vertete…po po ,ky vlleho-shqiptar i mire ,eshte edhe nje qytetar i mire ,qe i thote gjerat hapur,troc e pa ndrojtje.
      Ne fakt,i gjithe qendrimi i Lubonjes,ndaj ketyre zgjedhjeve,partive kryesore qe metojne fitore,permblidhet ne nje fjali te vetme,autor i se ciles eshte vete zoti Lubonja:”dy partite e medha ne vend,jane dy banda qe luftojne per pushtet”…
      Zgjedhjet ,per mua,do t’i fitojne ata qe,do te luajne me fort dhe me ndyre…-Pikerisht kete ,ka patur parasysh,edhe analisti fshataro-bektashi nga skerkat e Skraparit te bukur,zoti M.Nano ose Muci,i cili i beri thirrje PS qe, te beje aleance me te gjithe plehrat e Allvanise ,sado qe te bien ere ata,madje edhe me kuterbuesin me te madh,vete Ilir Meten e 21 Janarit,shkakut te tragjedise se asaj dite!!!…
      Te tjerat ,jane pallavra,me te cilat opinionistet mbushin radhet e shkrimeve te tyre!
      Flm per mirekuptimin.

  2. Ben Chicago says:

    zaloshnja gabon—- nuk do te kete rotacion
    saliu ka ne dore ushtrine, policine ,shikun,presidentin,prokurorin ,gjykatat
    tani ai ka para me shume per te paguar mercenare nga te bukoshit
    tani ai ka eksperience me shume ne vjedhjen e votave
    sa zbulohet nje dredhi per te vjedhur votat ai ka gati tjetren
    dhe ne fund kur amerikanet ti thone qe ke vjedhur votat ai do tju tregoje deren
    na pret nje 97 me e poshter nga ajo qe saliu shkaktoi

  3. O ben cikago ~~~~gezohem qe e kupton se sali plehu eshte i tille sec e pershkruan ti !Dhe e dyta ;nuk ja vlen te komentosh per nji fare njeriu qe po ta krahasosh karakterin e tij me ate te (Qenit)qeni duhet te ndihet shume i ofenduar !Dhe se treti;kush merret me kete Antishqiptarin Fatos Lubonja !bastard i ndyre !ptuuuuu !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje