Kryeministri jashtë ligjit

5 Mars 2013, 18:36Blog TEMA

Nga Xhovani Shyti

“E provuat njëherë në 21 janar, provojeni përsëri dhe do ta shihni”, ka qenë në kontekst përmbajtja e një mesazhi që i pari i qeverisë, Sali Berisha, ka lëshuar ca kohë më parë nga foltorja e Parlamentit ku qëndronte, duke pranuar autorësinë e krimit, pra njeriun që qëndron pas kuintave si urdhërdhënës, por edhe duke konsumuar veprën penale të kërcënimit hapur me jetëmarrje kolektive të opozitës. Pas kësaj, përveç pak, fare pak analistëve, komentuesve, gjithologëve dhe opinionistëve të revoltuar, askujt tjetër nuk i bëri përshtypje pranimi hapur i krimit të shkuar e të pazbardhur ende dhe as korrelacioni i guximit kryeministror për ta përsëritur atë në rast se ja lyp nevoja.

Që do të thotë, në rast të ndërmarrjes së një tjetër proteste opozitare paqësore si ajo e 21 janarit 2011, ku si rezultat i dhunës së ushtruar nga segmente të qeverisë gjetën vdekjen katër qytetarë protestues, ndërsa u plagosën jo pak të tjerë. Dhe që, pas më shumë se dy vite hetimesh, jo vetëm Kryeministri, jo vetëm ministri i Brendshëm i kohës, jo vetëm komanduesi i Gardës dhe shenjuesi i viktimave, por askush nuk doli të jetë ligjërisht përgjegjës. Për këtë tragjedi sociale, gjykata e faktit të kryeqytetit dha verdiktin sfidues të pafajësisë për dy të pandehur, bombardimi mediatik i këtij vendimi zgjati pak më shumë se tre ditë dhe, si gjithmonë, pas ikjes së këtyre ditëve të gjithë heshtën.

Sigurisht, në atmosferën e represionit dhe të agresivitetit, që ka instaluar kreu i maxhorancës qeverisëse, për mbajtjen me çdo kusht të pushtetit, një përcjellje e tillë qytetare shurdhane edhe mund të justifikohet. Edhe mund të shpjegohet. Ajo që është e pajustifikueshme në këtë deklarim, e pashpjegueshme, madje-madje absurde, dhe që e bën më shumë sesa duhet “ekzotike” atmosferën pas deklarimit kryeministror është spektatorizmi i organeve kompetente. I atyre organeve që kushtetueshmërisht duhet të mbrojnë gjithë taksapaguesit nga abuzuesit e pushtetit. Ndër të cilët Sali Berisha është unik. Jo vetëm në Shqipëri, jo vetëm në trevën ballkanase, jo vetëm ndër gjithë vendet e ish- lindjes komuniste, por në të gjithë kontinentet, përveç atij afrikan. Ku udhëheqësit tribalë të shteteve qëndrojnë mbi ligjet kushtetuese, ndërkohë që daullet e këtyre ligjeve bien sipas dirigjimit të tyre. I ngjashëm me ta është edhe ky i yni.

Një kryeministër që e ka korracuar dhe nxjerrë veten jashtë ndëshkimit ligjor, por që i ka dhënë këtë status antiligjor kujtdo që ai e gjykon të arsyeshme. Kujtdo që i shërben verbërisht. Sepse nëse do të ishte ndryshe, veprimet e tij antiligjore nuk do të kalonin në heshtje. Sepse nëse kërcënimi që Berisha lëshoi nga foltorja e parlamentit do të ish bërë nga dikush tjetër, nga ndonjë opozitar, nga ndonjë ish i persekutuar, kundërshtar i qeverisësve a ndonjë anti-ku di unë, është e sigurt se ajo do të ishte cilësuar vepër penale. Dhe nëse thirrja do të përbënte kërcënim, ndaj autoritetit të Kryeministrit, apo të kujtdo tjetër që bën pjesë në rrethin e të tijve, ndaj thirrësit me hir apo me pahir organet kompetente do të lëviznin, pa asnjë dyshim. Domethënë do të nisnin paditjen kryesisht, duke e akuzuar lëshuesin, jo kryeministër të frazës: “E provuat njëherë në 21 janar, provojeni përsëri dhe do ta shihni!”, – për konsumim të veprës penale të kërcënimit me jetëmarrje kolektive. Gjë që nuk ka ndodhur dhe as ka për ta ndodhur përsa kohë individi kryeministër me identitetin Sali Berisha të mos vazhdojë të mbajë statusin jo zyrtarë të të qënit jashtë ligjit.

Sepse ka të tillë status ky njeri merr guximin të anashkalojë ligjin kushtetues, që në mënyrë kategorike ndalon pazaret me tokën e atdheut, guxon të shesë e të privatizoj asetet publike, pa respektuar ligjet në fuqi,guxon të bëjë ç’të dojë me financat publike dhe buxhetin e shtetit, guxon  të realizojë e anulojë tendera, duke lënë miliona dollarë nëpër arbitrazhet ndërkombëtare, dhe të tallet me çdo denoncim të shkresuar që i lëshon opozita. Por guxon të përbaltë gjithkënd që del kundër  vijës së tij të mishmashit qeverisës.

Sali Berisha e ka nxjerrë veten jashtë ndëshkimit ligjor, falë agresivitetit të pakufi që shpalos ndaj kujtdo që guxon t’i tregojë dhëmbët e ligjit. Por edhe falë tufës së bashibozukëve treqind e gjashtëdhjetë gradësh të instaluar prej tij në të gjitha shkallët e strukturave që hetojnë dhe japin drejtësi. Është kjo jashtëligjësi tribale arsyeja që gjithkush që përballet ligjërisht me të afërm, apo përfaqësues klanorë të kryeministrit të dalë i humbur. I humbur, madje i ndëshkuar, në disa gjyqe ka dalë denoncuesi i abuzimeve të të afërmve të kryeministrit Berisha, deputeti Saimir Tahiri, por humbës dhe të ndëshkuar rezultojnë të jenë edhe homologët e tij Taulant Balla, Erion Braçe etj. Por humbëse e betejës me drejtësinë ka dalë edhe nëna e kreut të opozitës Edi Rama, e cila guxoi t’ia ndalë hovin banal të ofendimit pa kufij kreut dinastik të qeverisë dhe të partisë së maxhorancës.

Ka edhe shumë raste të tjera, me ministra e nëpunës të rangut të lartë, të cilët kanë firmosur në emër të antiligjit, që janë përfshirë në afera korruptive dhe kanë dalë të pandëshkuar nga drejtësia. Grupi i të përfshirëve në tragjedinë e Gërdecit, ku humbën jetën 26 vetë dhe u plagosën dhjetëra të tjerë, është më i fundit i aksesuar prej qenies jashtë ligjit të kryeministrit. I cili, pikërisht për këtë fakt, pra sepse gjendet në këtë pozitë social-juridike nuk mendohet dy herë kur i shkrepet t’i bëj ndokujt gjëmën. Pikërisht sepse ka dalë jashtë ligjit kryeministri ynë, njëherësh dhe kryetar i partisë së maxhorancës, de facto bën edhe kryeparlamentarin, edhe presidentin, edhe ministrin e Drejtësisë, edhe atë të Brendshëm, edhe kreun e të gjitha gjykatave pa përjashtim. Me pak fjalë, në shkelje flagrante të ligjit themeltar, bën kreun e gjithçkaje përmban struktura kushtetuese e shtetit tonë.

Sepse ka dalë jashtë ligjit, kryeministri i një qeveria që ia ka borxh ligjor ish të përndjekurve dëmshpërblimin, thyen ligjin dhe i lë ata të vetëflijohen, në papërfillje totale.  Madje duke guxuar të urdhërojë heqjen e lëngjeve, të ilaçeve dhe të çdo lloj mjeti ligjërisht të lejuar, duke thyer çdo lloj parashtresë ligjore të parashikuar për rastet e grevave të urisë. Sepse është i tillë, pra jashtëligjit, kryeministri, por edhe të tjerë të shenjuar prej tij, i lejojnë vetes të mos u ndajnë pronat pronarëve, t’u ligjërojnë prona pushtuesve e grabitësve të pasurisë kombëtare, të heqin e të emërojnë ne detyrë këdo që i vjen për shtat. Por edhe të paguajnë me fondet tona publike agjenci të huaja, influencuese në zbardhjen e faqes së zezë të qeverisjes berishiste, d.m.th për të mashtruar me paratë e taksapaguesve, pa i dhënë llogari askujt.

Të gëzojnë ca të drejta antiligjore për të cilat nuk do të na bëhej shumë vonë, nëse nuk do të qenë të tilla që të shkelnin të drejtat tona. Të drejtat ekonomike, të drejtat financiare,të drejtat social-juridike. Nëse nuk do të qenë të tilla që të shkelnin liritë tona kushtetuese, dinjitetin dhe moralin tonë kombëtar.

9 komente në “Kryeministri jashtë ligjit”

  1. JamS'Jam Malltezi (as vete nuk e di se ca jam) says:

    Kjo foto e ilustron me se miri kryedallkaukun
    http://imazheshqip.blogspot.com/2013/02/me-duar-te-pastra.html

  2. AHA says:

    XHOVANI ,me gjithe respektin,nuk ka njeri ne shqiperi qe nuk i di ato vetem se ata qe i dine jone te ndare ne grupe ka GRUP qe e perkrah sepse e di qe e vetmja menyre per te vazhduar te fitojne eshte e paligjeshmja e cila kur perkrahet nga instanca te larta te shtetit pagezohet ne te ligjeshme,vazhdon me GRUPIN pasues qe jane dallkauket ,njerEs qe si gjithe te tjeret bejne nje jete te rendomte te nje niveli te ulet por jane thjesht te verbuar nga politika zyrtare qe frymezon paligjshmerine gje per te cilen jane mesuar ta percjellin me termin “mire jau bejne se komunista jane ata po he…GRUPI i trete jane dhe grupi me i madh ,jane ata qe ashtu si nje here e nje kohe ,mblidhen neper kafene e me syte vigjilente mos po i ve re dikush e vjellin duf kunder ketyre padrejtesive duke pershperitur me mllef kunder tropojaneve e skraparllinjve qe kane pllakosur ne kryeqytet e bejne c’te duan se i kane krahet e ngrohta ehhh ,na mbyten…GRUPI tjeter jane ata qe i marrin gjerat ashtu sic vijne e nuk shohin se mund te kete alternative por besojne se kushdo qe te ishte keshtu do te vepronte e me pas GRUPI qe mezi pret te ndryshojne gjerat ,mezi pret nje sinjal te sulen e te rrezojne kete diktature kriminale ne menyre qe femijet e tyre neser te kene mundesi ta shijojne jeten ashtu si te gjithe evropianet ,ne vendin e tyre pra e syte i kane nga politika e duan te marrin pjese ne nenyre qe ti ndryshojne gjera vete!PYETJA ESHTE :NE CILIN GRUP E SHOHIM VETEN?

  3. qoftlargu says:

    Popull i Albanistanit,gezohi qe erdhi kjo dite,kaq e mire ,kaq e mbare,na sjell gjithe ligesite.E kena ba Shqypnin si koqja e molles.Ma e mire nuk bahet.Une,Sala i Pare,ju garantoj:dite ma t’mira na presin.Per tju mbush mendjen tuj,qe nuk mbush ,po ju premtoj:Mbiemrin kam me e kthy nga Berisha,ne Bolleku.Duke fillu njitash keni me m’thir Sali Bolleku. Do tju jap,me shume nga te gjitha.Duke fillu me drunin,keni me hanger dru,sa te doni,pa hesap.Se …shiko tani,nuk thoshin kot te paret e mi,ooooo,druuuuu me preeeee,se e kena tradit drunin ne.Se…shiko,druri te mban me shume se buka.Kur ha dru,s’te bie n’ men me hanger buk.Edhe per do gjana t’tjera m’ka shkue menja mue(e kamshume pjellore):kam venos me kursye.Si do thoni ju,Bac,don me e arrit kte? Fare lehte.Kam me i bo vete te tana.Pse me harxhu tan ato pare,per administaten?Une po i baja te tana detyrat.Une po baj detyren e Presidentit,te krye Prokurorit,te kryetareve te gjykatave,te KQZ,Parlamentit,a kte te fundit jo,ja kam lane ZHelefines,ne dore.
    Se mos i shkon ndonjeriu ne mend me than,cohu Hoxh,te ulet Prifti,jo Hoxha nuk u cu,Hoxha vdiq,ene une i zuna venin,he kush o ma i mire,une apo Hoxha,e keni vete ne dore,po jua majti suma dilni e protestoni si ne 21 janar,po jua majtiii suuuuma.Une ju du fort,diklni no i her anej ka fecbuka,kush don me hanger…..dru.Hajde tung

  4. VICI-DOLI nga shpella says:

    Vici-doli nga shpella dhe u be qen.Vici njihet si vegjetar,apo keni pare ju ndonje vic qe ha mish?Ky vic qe na ka zene deren,predikon demokraci dhe ben te kunderten.Sa vet kane humbur jeten qe kur ky perbindesh ka dale ne skenen politike?Sa vet varin veten ne dite ne Shqiperi?Si eshte ka- ta- ndisur Shqiperia,qe kur kjo pjelle e keqe ben ligjin?Kush akoma trurin ne vend e ka arin ne konkluzionon,qe ikem nga shiu,po rame ne bresher.Sepse me te vertete ishim te varfer,por te pakten kishim jeten te sigurt.Ai mesuesi i Sales ishte si ishte,per vete nuk mori ndonje gje,se do tja kishin numeruar nje per nje,kurse ky i babezituri,nuk ngopet.Kjo eshte e jemja ,kjo eshte e Xenit,kjo eshte e Gites,kjo eshte e Eshtearberit,te tjeret marin me nder nje m…t.Me keq akoma,nje plumb.Rnoft demo-karcia berishjane e Albanistanit dhe 621 vjetori i Sulltan Muratit qe festuan vllaznit kosovar

  5. leka says:

    Dhe ky ´´kryeminister´´qe tere bemat i ka te jashteligjeshme,ay se pari mor Xhovani, eshte nje qenie e cmendur dhe Saliu ka lindur i tille dhe nuk ka ilac qe i ben derman.Dhe ne anen tjeter shkrimin e ke lene gjtsmak,mbas nuk na ke thene,qe eshte opozita ajo,qe se paku prej 4 vjetesh, vazhdon ta lejoj kete te cmendur te keqperdor, nje pushtet, qe ja ka vjedhur,kesaj kopeje te trembur dhe te vazhdoj te shkaterroj qe ne themele,boten shpirterore dhe fizike,historike dhe aktuale te shqiptareve.Dhe keto qenie te neveriteshme,kane qe nga 21 janari i viteve te shkuara, qe jane ngujuar nga frika e saliut, ne germadhen e personalitetit te tyre te gjymtuar

  6. Dardan says:

    Shkruani sa te doni, mbushni gazeta , libra e fletore por i gjithe populli e di se jeton ne anarkine fashiste me te tmerrshme te udhehequr nga gjakatair Sali Berisha. Pse per llafe plasem ne? jo or njeri, ne duam vepra, ne e dime se c’mbajme ne kurriz por ju kalemxhinjet hiqeni se e kupton pak me vonese. Populli pret te organizohet per te shkundur njehere e mire zgjedhen poshteruese te sherbetoreve greko-serbe-italiane sepse ate bithlepierjen ndaj amerikaneve dhe fuqive kryesore te Evropes pu ua falim. Ke organizmi? Jo, Atehere pse flet kot? Te presim farsen e re te zgjedhjeve me tarnanara dhe pordhe bombastike dhe prap te themi se kur te vine zgjedhjet do ta rrezojme diktatorin. Ca do rrezosh or burre, ai e kreu misionin e tij jo 100% poer edhe e tejkaloi!

  7. Amatori says:

    Popull! Mos prisni nga Rama te heq Saliun. Rama pret t’ja dorezoje Saliu me 23 qershor pushtetin.Burr i zgjuar na qenka dhe Topi. Ai po luan ne fushe pa top dhe pa Porte.Duhet menduar mire largimi i saliut dhe i Rames. Pershendetje nga large.

  8. shpiragu says:

    te lumte o patrioti im,o krenaria e beratit per guximin dhe kurajon per ti thene gjerat ashtu sic jane, tull fare si themi ne. hallall uji i shpiragut qe ke pire dhe bjerini se keshtu e do vici i vicidolit.nuk ka as prokurori as trimsa ketu prandaj ben ai

  9. NjeQytetarOptimist says:

    Shkrim i artikuluar mire..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje