Eksportojmë 30 % më lirë dhe importojmë 120 % më shtrenjtë

5 Mars 2013, 18:23Blog TEMA

Nga Ilir Beqja

Duket qartë se ushqimet zënë rreth 17 – 17.5 % të importeve shqiptare. Tendenca e lehtë rritëse e ushqimeve është rezultat i rritjes së çmimeve të ushqimeve bazë të cilat Shqipëria i importon. Ndërsa makineritë dhe pajisjes zënë në vitin 2012 peshën më të ulët në të gjithë periudhën 7 vjeçare 2006 – 2012 duke rënë në 18,5 %. Më pak pajisje të importuara në vitin 2012 do të thotë më pak linja prodhimi të vëna në punë në 2011 e në vijim, që do të thotë më pak rritje ekonomike, më pak vende të reja pune

Prej disa kohësh eksporti shqiptar është bërë pjesë e diskutimeve publike. Kryeministri Berisha, në versionin e tij XXL, nuk rresht së deklaruari për dy apo trefishimin e eksporteve qysh se ai është në krye të punëve të qeverisë.

Analiza e të dhënave zyrtare të volumeve dhe vlerave të tregtisë së jashtme për periudhën 2006 – 2012, përfshirë importet dhe eksportet, tregojnë se kemi, për fat të keq, kemi një përkeqësim të leverdishmërisë për çdo njësi të këmbyer më botën e jashtme.

Grafiku 1 tregon ecurinë e çmimit në mijë lekë për ton të importuar dhe eksportuar në periudhën 2006 – 2012.

Në vitin 2006, nga një ton mall i eksportuar ekonomia vendase përfitonte 80,624 lekë, ndërsa për të importuar një ton mall duhet të shpenzoheshin 60,375 lekë. Thënë ndryshe, në vitin 2006 me të ardhurat e 100 tonëve të eksportuar mund të bliheshin jashtë vendit 135 tonë.

Situata kaq ndryshuar për keq vit pas viti. Sasia në ton e mallrave të importuar ka rënë në tri vitet e fundit, pas një ritmi konstant rritës deri në 2009. Në vitin 2012 janë importuar 20 % më pak se në vitin 2006, por paratë e shpenzuara për të blerë këto mallra janë rritur me 76 %. Kjo ka ndodhur sepse në vitin 2012 për të blerë jashtë vendit një ton mall janë shpenzuar 132,612 lekë. Pra, në periudhën 7 – vjecare 2006 – 2012 një ton mall i blerë jashtë është shtrenjtuar me 120 %. Janë hedhur hipoteza se importojmë përherë e më shumë makineri, të cilat kushtojnë më shtrenjtë. Por, të dhënat zyrtare provojnë të kundërtën. Në strukturën e importit peshën kryesore e zënë grupet “ushqim, pije, duhan” dhe “makineri e pajisje”. Këta dy zëra kryesorë kanë ruajtur pak a shumë të njëjtën peshë në strukturën e importit gjatë periudhës 2006 – 2012 siç ilustrohet në grafikun 2.

Duket qartë se ushqimet zënë rreth 17 – 17.5 % të importeve shqiptare. Tendenca e lehtë rritëse e ushqimeve është rezultat i rritjes së çmimeve të ushqimeve bazë të cilat Shqipëria i importon. Ndërsa makineritë dhe pajisjes zënë në vitin 2012 peshën më të ulët në të gjithë periudhën 7 vjeçare 2006 – 2012 duke rënë në 18,5 %. Më pak pajisje të importuara në vitin 2012 do të thotë më pak linja prodhimi të vëna në punë në 2011 e në vijim, që do të thotë më pak rritje ekonomike, më pak  vende të reja pune.

Vit pas viti eksportojmë më lirë. Eksportet janë rritur në periudhën 2006– 2012, por nëse sasia e eksportuar është rritur me 392 %, të ardhurat nga eksporti janë rritur me 275 %. Kjo është dëshmi e qartë se kemi pak vlerë të shtuar në atë çfarë eksportojmë. Eksportojmë tekstile e këpucë që varen nga lënë të para të importuara dhe shtesa në Shqipëri është vetëm vlera e krahut të lirë të punës. Eksportojmë minerale të papasuruara dhe të papërpunuara në vend. Eksportojmë naftë bruto në vend që të përpunojmë në rafineritë tona dhe importojmë diesel të gatshëm duke humbur rreth 250 dollarë për ton. Në 7 vitet 2006 – 2012 pesha e grupit “minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” në strukturën e eksportit është rritur rreth 5 herë. Kemi për eksport shumë pak produkte të gatshme që janë pjesë e proceseve teknologjike. Në vitin 2006 për një ton mall të eksportuar përfitonim 80,625 lekë, ndërsa në vitin 2012 përfitonim vetëm 57,808 lekë. Pra, në periudhën 7 – vjeçare 2006 – 2012 një ton mall i eksportuar kushton 30 % më lirë.

Sasia në tonë e eksportuar në vitin 2012 është sa 95 % e sasisë së importuar. Ndërsa vlera e eksportit është sa 40 % e vlerës së importuar.

1 komente në “Eksportojmë 30 % më lirë dhe importojmë 120 % më shtrenjtë”

  1. S' Ali Ajlushani says:

    Qiveria jon qi e kap leprin me qerre, i ka krijue te tana kushtet per te favorizue bizneset vendase serbe e greke, tung
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/ss-victory.html

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje