Komunistët trokasin në derën e gabuar për bustin

2 Mars 2013, 17:43Blog TEMA

Nga Arben Manaj

Çështja e kërkesës nga komunistët shqiptarë të reformuar për bustin e Enver Hoxhës, nuk është as e vendit dhe as e kohës. Aq më tepër presioni alogjik për rishikim koalicioni, që praktikisht, sipas Edi Ramës nuk ekziston si i tillë.

Rama ua mbylli në surrat derën e një koalicioni, nëse kushti do të jetë vetëm vendosja e bustit dhe mbështetja e socialistëve për këtë projekt. Dhe ka bërë shumë mirë.

Vetëkuptohet se komunistët do e shfrytëzonin këtë moment politik për të ushtruar trysni dhe për të marrë atë që e kanë si trofeun e luftës së tyre, simbolikën e një busti.

Ky trimërim u vjen nga përvoja e zgjedhjeve të fundit lokale kur ish-udhëheqësi historik i epokës post-komuniste Hysni Milloshi, ndjesë pastë, fjeti me millonanë për inat të socialistëve, duke ndikuar hipotetikisht, pasi nuk ka prova autentike që të konfirmojnë, edhe pse hamendësohet, se vota e komunistëve ndikoi ose do kishte shmangur humbjen e Edi Ramës për kryetar Bashkie.

Po edhe nëse e marrim të mirëqenë një deduksion të këtillë, komunistët e Partisë së Punës së Riorganizuar kërkojnë që në emër të një busti, të mbajnë sërish hipotetikisht nën presion socialistët dhe deri sa bëjnë presion e mendojnë se nga vota e tyre humbet Rama dhe vazhdon në pushtet më tej Berisha.

Çështja që ata do duhet të filtrojnë është a përben prioritet për vendin ngritja e një busti të Enver Hoxhës apo rrëzimi i bustit të shëmbëlltyrës së keqe të Enver Hoxhës? Ndoshta për ta kjo nuk ka rëndësi.

Por gjithsesi kjo tregon edhe mosadoptimin e tyre pas 20 e ca vjet demokraci, që njihet ndryshe edhe si “riorganizim” si dhe paaftësinë e komunistëve të riorganizuar për të pasur një program politik të kohës, që mbron më shumë shtresat e atyre që mendojnë se përfaqësojnë.

Ndoshta kjo paaftësi politike flet qartë për mungesën e mbështetjes politike që ata kanë pasur që nga rënia e komunizmit, suport që mbetet në kuota të papërfillshme.

“Të drejtën morale për të kundërshtuar kërkesën tonë për vendosjen e bustit e kanë vetëm disa ish- të dënuar politikë  dhe jo ish- anëtarë të Partisë së Punës apo ish- shërbëtorët a servilët tanë, këta janë të pamoralshëm,” shprehet kryekomunisti Dajti, i cili harron koalicionin po aq te pamoralshëm te tyre me antikomunistët në zgjedhjet lokale.

Por ata në fakt ata e kanë një bust edhe pse nuk ka emrin e Enverit, por mishëron në praktikë vazhdimësinë e mentalitetit të idhullit të tyre.

Nëse nisemi nga deklarimi i sinqertë i Ramës se çështja e busteve dhe shtatoreve do të marr fund në 23 qershor, komunistëve shqiptar u ngel të trokasin në dyert e demokratëve dhe kryeministrit që i pranoi në zgjedhjet e fundit lokale.

Me Berishën ata kanë më shumë shanse të ngrenë bustin që simpatizantët e tij e rrëzuan në 20 shkurt, 22 vjet me parë. Dhe kjo do ishte ironia, një ironi që Berisha edhe mund t’ua mundësoi.

Por një gjë është e sigurt se Enveri do të spërdridhej në varr nga taktikat e pasardhësve jo serioz të tij, që me miopinë dhe syleshësinë e frikshme bëjnë një kërkesë të tillë në një moment të tillë politik.

Njeriu i busteve është Berisha, siç ishte në rastin e ish-Mbretit Zog i njëjti Berishë, demokratët e të cilit rrëzuan bustin e Enver Hoxhës.

Për bustin e vet ai nuk nguron të ngrejë buste të rrëzuar nga ai dhe të tijtë, edhe pse e kam të vështirë ta imagjinoj që ai të bjerë në një kurth të tillë.

Nëse Berisha nuk u jep bustin komunistëve, mund t’u japë atyre fonde dhe financime për t’i futur në koalicion me PD-në, e se ç’do bëjnë me këto lekë, buste apo diçka tjetër, kjo është një “e panjohur” e njohur në politikën shqiptare.

41 komente në “Komunistët trokasin në derën e gabuar për bustin”

  1. Pelasgian says:

    kerkojne qiqra ne hell kto palloshat

    1. pro-komunisti says:

      Propaganda anti-komuniste do vazhdoje dhe gjithe gjynafqaret do vazhdojne te ngopen me kete jashteqitje!Deri kur,askush se di.Por historia ka te tjera parametra mates! Kur mbas 70-80 vjetesh “u vleresuan” disa arritje te liliputit Zog,duhet te jeni te bindur se pas 70-80 vjetesh me tej,vleresimi per gjigandin Enver do jete shume me interesant! Vetem 20 vjet kane kaluar dhe nuk jane te pakte njerezit qe i vleresojne ndryshe gjerat,me llogjike te qendrueshme!Kjo sidoqofte nuk do te thote se perben ndonje “rrezikshmeri”,pasi jemi ne kushte te ndryshme historike! Pastaj rrezikshmeria eshte relative!Ne Shqiperi nevojitet domosdoshmerisht nje levizje e fuqishme komuniste ne pershtatje te kushteve te sotme historike!Por kjo kerkon njerez te zgjuar dhe te perkushtuar,qe nuk eshte e lehte ti gjesh ne boten e sotme te parase!Te qenit komunist eshte dicka si e te qenit Promethe!Por historia 50 vjecare e Shqiperise eshte shume me e madhe dhe interesante,madje edhe se ajo 25-vjecare e Skenderbeut,per tu perbaltur nga trushpelaret!Dikur edhe vete Skenderbeu u perbalt(madje ka edhe sot qe e bejne).Te jeni te sigurte,nje shtatore shume e madhe e Enverit do ringrihet,por cdo gje ka kohen e vet!
      Levizja komuniste shqiptare i ka fillesat ne dy qendrat historiko-kulturore te shqiptareve,Shkoder dhe Korce!Ndersa i pari komunist i famshen shqiptar ishte kosovari Ali Kelmendi!Shteti i pare komunist ne bote ishte Komuna e Parisit qe vjen nga vendi i dashurise dhe revolucionit! ?

      1. hasan says:

        Sa kohe do tu duhet shkodraneve te reflektojne se si u kthyen ne skllever vullnetarisht?Bathet thone se nuk do te jete larg ne kushtet e reja historike.

    2. Nikolla says:

      A nuk ishte Rama dhe i ati, ata qe benin buste te Enverit? Ata kane trokitur bash ne deren e duhur… A nuk jane dakort, Rama, Peza, Bushati, Ilir Gjoni, Klosi e Ruci e Co ? Yes !

    3. Abaz Hado piktor i merituar says:

      Ky njeri meriton nje bust te madh me te gjithe skrapin qe ka grumbullu neper Shqiperi
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/levizja-seksuale-per-integrim.html

  2. kel ukaj says:

    Sali Berisha eshte vazhduesi i politikes se Enver Hoxhes si teori e praktike. Si Teori:
    1.Lufta e klasave e cila vazhdon sot e kesaj dite biles me e forte se atehere.
    2.Sektarizimi e perqendrimi i pushtetit ne duart e nje personi.
    3. Se Enveri emeronte “Pashallaret e kuq” Sala emeron “kapitalistet e rinj”
    4.Enveri shkruante “armiqte i ka zbuluar gjithemone partia vigjilente dhe asnjehere sigurimi” edhe Sala si atehere, armiqte i gjen e asgjeson ekonomikisht vete Ai e PD.
    5. Enveri hidhte valle ne gojen e armiqve. Nuk e shikoni Salen qe ka me shume armiq se Enveri, por si atehere “popuj vellezer” mbeten vendet islamiste, “popuj miq” jane popujt e Europes. Ky ishte fjalori i Enverit.
    6. Ndryshimi midis Saliut e Enverit eshte si i Stalinit e Leninit. Dhe krimet jane ne raport te drejte. Psh. Stalini bente “Gulag”, Sala ka detyruar te emigroje 1/3 e popullit shqiptar dhe nuk mund te beje gulag.
    7. Se Enveri denonte kundershtaret, i denonte me dokumenta e akuze, Sala eshte me kriminel dhe i denon pa dokumenta e akuze. Se Enveri i denonte me burg Sala eshte me kriminel i denon me pa “buk”, i kercenon me uri.
    8.Se enveri i denonte dhe ishin te sigurte ne nje fund, Sala si kriminel i denon me pasiguri.
    9. Nuk po zgjatem, por per çfare kemi akuzuar Enverin duhet ti kerkojme falje pasi Sala ne nje vit ben me shume krime se Laveri ne 45. Keshtu qe Z. Rama jo vetem ti shtyje kerkesat e tyre por ti peshtyje ne surrat. E kane Dullen Kryeminister. E duhet te kerkojne falje qe akoma jemi me komuniste, i fundit ne Ballkan e Europen Qentrale.

    1. Meleku says:

      Le ta kthejme serish Enverin, kur paska patur kaq shume “merita”!

      Nostalgjiket e diktaturave jane rreziku me i madh i nje shoqerie te lire.

      1. IOIF says:

        O Melek: shteti eshte diktatur e klases ne pushtet. Mos u bej naiv….

  3. Meleku says:

    Kane trokitur ne deren e duhur, sepse ne PS frymon i gjithe kontigjenti i PPSH, duke nisur nga Zeri i Popullit dhe duke perfunduar tek ndertesat.
    A nuk “rilindi” PSSH nga PPSH? U hoq nje P dhe u shtua nje S!

    1. mergim tari says:

      Melek,

      Me demek ti thua qe partia qe qeveris sot Gjermanine eshte vazhduese e denje e Partise Nacional Socialiste te Hitlerit, ngaqe shume godina te atehershme ministrore perdoren edhe sot.

      Po cfare ben o Me ose PA Lek se merove dynjane thone andej nga Kuci i Vlores.

      Po pse o Leko, ngaqe XHOZI e ka zyren ke ish zyra e Enverit, kjo do te thote qe ajo eshte vazhduese e Enverit.

      Po ca ben o Melo se le nam per koke tende, tu mbyllte mendjes tu mbyllte, o IMONIK.

      1. Meleku says:

        Krahasimi eshte i pavend. Ti e di shume mire se si perfundoi regjimi nazist i Hitlerit. U zhvillua nje gjyq Nurembergu dhe te gjithe kryekriminelet dhe ideologet e tyre u vune ne litar.
        Qe pas perfundimit te Luftes se II Boterore, partite naziste u nxoren jashte ligjit.
        E njejta gje duhej bere dhe me PPSH, si nje parti me nje ideologji thelesisht antinjerezore dhe antikombetare, mirepo ne fakt nuk u be asgje, por nga PPSH ajo u kthye ne PSSH, duke trasheguar gjithçka nga partia meme.
        Apo jo? Mos me thuaj se genjej?
        E mban mend kongresin e fundit e PPSH dhe te parin e PSSH?
        Kryeredaktori i pare i ZP ka qene Enver Hoxha!

        1. hasan says:

          Tani kjo qe po na thote Meleqi qendronte,se tani nuk qendron me.Je kujtuar vone shoku Meleq.Historia zhvillohet ,ajo nuk pret.Keshtu edhe keto njezet vjet historia eshte zhvilluar dmth eshte bere.Tani avash avash shqiptaret po kuptojne se si u kthyen ne skllever vullnetare.Kane kaluar vetem njezetetre vite.Nuk mund te kishe pritur dhe jo me shume ,po ve bast se nuk do te duhen me shume se 5 vjet dhe nuk do ta beje kete kerkese “budallaqe”.Keshtu do te thoja dhe per ata qe kerkojne vendosjen e bustit te Enverit,por ndryshe nga sa te them ty,ata jane pak te shpejtuar.ENVERI ishte revolucionar.Beri gabime me luften e klasave,por ai duhet te shikohet ne raport me Boten e tere dhe jo brenda kornizave shqiptare.Koha do te na e ndriçoje figuren e tij.Po titullin revolucionar nuk mund tja heqesh.Heshtjen ndaj figures se tij,une personalish e kuptoj si frike te ndonje epidemie qe mund te perhapet ne kushtet qe po jeton Bota sot.

        2. IOIF says:

          o melek po te ngaterosh furcen e dhembeve me penisin nuk lan dhembet….. shko o melek ne shkolle te te mesojne cila eshte higjenika e gojes e ke ngateruar.

      2. mergimtari fv says:

        Po mire mor birazer nuk gjete pseudenim tjeter mo ? ngela duke ndryshuar here pas here pre kopiusve , tani duhet ta ve grika e zarelit apo qafa e derrases si Kuçi qe permend zotrote , me fal per bezdisjen .

      3. Nikolla says:

        Jo more, djemte e Kristaq Rames, Myslym Pezes, Xhelil Gjonit, Sule Bushatit, Bilbil Klosit e Rucet e Co nuk i lidh asgje me komunistet e partine e punes…hahahahahahahaha !

  4. Dean says:

    Ik o Beno per koken tate se s’po ja ka kush ngene komunistve dhe busteve.

  5. Moçalor + Terùn + Redneck = jugor says:

    vendoseni atje poshte ne kenetat e moçalet e jugut se atje i ka rranjet kominizmi, kolera e kuqe e injoranca komuniste

    1. Shpellor+Polentone+Hillbillies=verior says:

      Je shume i trashe, ashtu sic nga edhe je. Por fletushkat e para te komunizmit i ka sjell Ali Kelmendi nga Kosova. Celulat me me emer te rinjve komunist kane qene ne Shkoder, ndaj mos e hap shume nevojtoren.

  6. al says:

    provokator pa yndyre. ju shkoni i kerkoni atje ku dhate kontributin tuaj bashke me miqte qe erdhen nga jashte per te votuar. ju i dhate bashkine e tiranes bashes ,e keni me te lehte po te ndroni adrese. kerkoni referendum tek miqte e juaj qe i dhate 1350 vota dhe jo tek ps se ajo ju ja ka mbyll pergjithmone. vetem aleanca me lsi do ti krijoj humbjen ps,kurse per ju pergjigjen e ka dhene populli me 22 mars.

  7. viktor hoti says:

    enver nuk ngjallet me por edhe nuk mund te kete te dyte,krahasimet jane pa vend.Te gjithe duhet te lajne gojen para se ta permendim viktor hoti

  8. Dardan says:

    Jashte kontekstit te kerkeses se ppr dhe jashte cdo politike te sotme, te pyes ty z Mane: Se e konsideron ti politiken e jashtme dhe te brendeshme te Enverit dhe partise se tij, po politikat social-ekonomike dhe luften e kohes se murit te Berilinit (mur i cili nenkupton ndarjen e botes ne dy kampe)? Ne se ti flet normalisht dhe quan kohen e socializmit si nje epoke qe duhet varrosur atehere cfare duhet te besh per kete epoke te re qe i jepet atdheu tjetrit si te ishte nje cope kemishe apo nje cope buke?
    Ne se arsyetjojme normalisht ose merre bithen dhe lufto per te penguar shkaterrimin e Atdheut ose ngule ate gishtin qe perdor kompjuterin apo lapsin qe shkruan, futi pra ne vrime te bithes sepse me dashje apo pa dashje ti dhe shume kalemxhinj te tjere i sherbeni shkaterrimit te vendit (ndofta nuk e kuptoni). Ajo qe thoni se nuk eshte vendi dhe koha si dhe perdorja e gjoja ppr (se ndershme) e ngritjes se bustit si nje presion ndaj Ps eshte e drejte. Vetem nuk ka arsye pse te trembesh te thuash te vertetat ne vendin e tyre dhe ti rreshtosh per strategji ne prespektiven e shkaterrimit te anarkise fashiste dhe te prosperitetit te vendit.

  9. nastradini says:

    NJE PERRALLE NGA NASTRADINI.

    Kancelarja e Gjermanise Merkel pyeti Berishen si te fitonte zgjedhjet ne vendin saj ne kushtet kur populli i ka kthyer kurrizin dhe nuk e don me. Berisha i dergoi Arben Ristanin dhe i tha: “Pune e mbarume!” Merkeli kur e pa kullufin Ristani sa i vlente toci dhe mendja nuk i zuri bese Saliut dhe i kerkoi nje tjeter. Atehere Saliu i dergoi enveristet e Partise se Punes. Merkeli s’u be e gjalle, por Saliu nga kureshtja e pyeti: “He c’kemi?” Merkeli ja ktheu me trishtim te thelle: “Zgjedhjet i fitova, por gjithe Gjermania eshte bere komuniste si Shqypnia.”

    1. Meleku says:

      Nuk na ke thene asgje kete here.

  10. EDIUES RAMAUS ZEVENDES i 36 i JORGUS PAPANDREUS says:

    OR ARBEN SHARLLATANI TE GJITHE E DIME CE PS ESHTE TRASHIGIMTARE E ENVERIT PRANDAJ KOALICIONI ME TRI PARTITE KOMUNISTE RAMA ESHTE MIRE CE TI MBAJ NE KOALICION E MOS TI LARGOHEN SE PERNDRYSHE PS MBET E VETME;EDHE NESE KERKOJNE BUSTIN E LENINIT E STALINIT LE TUA BEJNE ASHTU ASHTU NE PS 90% JANE ENVERISTA.

  11. kel ukaj says:

    Z. “Melek” sa per nazizmit harron nje gje fare te thjeshte. Akuza kunder gerarkeve naziste ishte se ata kishin istiguar, organizuar e kryer krime te renda kunder njerzimit, etj etj.Ata u akuzuan se kishin programuar, ideuar e realizuar shfaroje te popullit hebraik, zingareve, homoseksualeve, komunisteve etj etj. Te gjithe gerarket nuk i pranuan akuzat dhe nuk kishin as dijenine me te vogel per çfare kishte ndodhur. U denuan ne baze te ligjeve te KPP te shtetit gjerman ku kançelar kishte qene Hitleri.
    Se ishte deshira jone qe te denojme ata qe nuk jemi ne, duhet te kete nje ligj, nje ligj qe parashikon si veper penale si te tille ne momentin e kryerjes. Menyra e vetme per te denuar krimet e komunizmit ka qene eshte dhe do te jete, denoncimi nga ana e qytetareve te demtuareve krimet. Se nuk ka asnje denoncim do te thote ne praktike se krime te tilla per ligjin nuk ka pasur. Nje kuriozitet Z. Melek, me gjej nje ligj qe ka shkel Enver Hoxha e te them bravo! Une te jap nje shembull Enver Hoxha ben krim bashke me nenpunesit perkates ne momentin kur i thote Kadri Hasbiut “merreni qini motren”. Dhe Kadri Hasbiu del nga mbledhja i arrestuar. Nuk ka asnje baze ligjore dhe te gjithe ata qe kane zbatuar urdherat e Enverit pas 1990 duhet te ishin denuar me burg. Me çfare tagri urdheron Enveri arrestimin e Kadri Hasbiut! Rast tjeter une nuk di. Dueht te jene ata qe dine krimet dhe kriminelet duhet te pergjigjen para ligjit. Te kujtoj Melek se nuk ka krime me pergjegjesi kolektive, per krime denimi eshte individual.

    1. Meleku says:

      Krimi i pare i regjimit komunist ka qene varja dhe pushkatimi i deputeteve te opozites se dale nga zgjedhjet e dhjetorit 1945.

      Cfare ka ndodhur me pas, ka qene nje krim live 24 oresh, 365 ditesh dhe 45 vjetesh.

      Nuk e di se çfare denoncimi kerkon ti?

      1. nastradini says:

        NJE PERGJIGJE NGA NASTRADINI.

        Ne kete krim enverist ka marre pjese 24 ore ne dite dhe 365-366 dite ne vit Sali Berisha, Komunisti Besnik i Partise se Punes, qe kerkoi varjen ne litar te Hysen Shoshorit, Mikut te nastradinit kur e kapi Sigurimi i Shtetit pasi kishte bere Byrone Poltike te bente shurren ne breke me traktet e tij antikomuniste me kafka. Mesoji keto te VERTETA para se te pergjigjesh o Melek Trimi. Ku e ka vorrin sot mikesha e familjes se nastradinit Sabiha Kasmiati more dordolec i Saliut si edhe prinderit e nastradinit? Po vorret e intelektualeve te pushkatuar nga rregjimi gjakatar i Enver Hoxhes ku jane sot ne demokracine e Sali Komunistit o Melek sigurimsi? Sepse dime ku jane vorret e DEMONEVE komuniste, te ashtuquajtura varreza te “Demshmoreve”, ku Saliu dhe Jozefina shkojne cdo 5 maj, vendosin kurora me lule dhe u bejne homazhe si ASKUND ne Bote.

        1. Meleku says:

          I nderuar nastradini. Personalisht kam shume respekt dhe te lexoj me shume vemendje.
          Ne Shqiperi duhet te vihesh ne rolin e Bilal Koles, qe te gjesh varret!
          Ja se do te na i gjeje Edi Rama, Gramozi, Namiku, Erjon Braçe dhe Keti Bazhdarevic varret tona!

          Faleminderit per konsideraten!

  12. kerrnaja says:

    Me duket i pa vend krahasimi i enver hoxhes me nje malsoruc tropoje.Ishte Enveri qe e mori nga bjeshket e namuna kete morracak dhe pa hyre ne tirane e dizenfektoi me benzine(metoda e atehershme )qe ti iknin morrat.Ishte merite e atij sistemi qe pasi hapi universitetin i perkrahu keto shtresa pafundesisht te prapambetura.Ishte banda e tropojes me salen,azemin,mehmetin,besnik mullmustafen biber juniorin e te tjere antishqiptare te udhehequr nga amerikano-tropojani elez piperaj i vune flaken atij vendi sipas doktrines famekeqe te w.edvin rajersonitte terapise elektroshokut.
    Bustin Enverin ja vune me hile Nexhmija me Ramizin per te ruajtur bythen e tyre per “vazhdimesine” Ishte nxitimi ,koha dhe vendi i gabuar qe ai monument ishte i hequr qe kur u vendos.
    Jane shume fakte qe flasin per inskenim te levizjes se dhjetorit dhe te heqjes se bustit perseri per te shpetuar ramizi me nexhmijen.
    Habitem si ka akoma shqiptare qe besojne ne historine e luftetareve si
    jamkackavall malltezi dhendrin e fuckberishes qe po cudisin dynjane.
    Rasti i Enver Hoxhes eshte i rralle ne historine e njerzimit.Vellezerit e nderuar Kennedi ne vitet 60′ treguan shenja frike nga rraketat e hrushovit ne Kube megjithse ishin superfuqi.Ndersa Enver Djali ja bere kaken ne mes te kremlinit njeriut me te fuqishem te globit.
    Ai nuk e cau bythen per ariun rus jo me per greket dhe serbet qe i trajtonte si qener dhe ju thoshte uleni bishtin se ju qi te teme.
    Sot eshte koha qe vlera e tij eshte rritur maksimalisht qe nga rrezimi grotesk i bustit.
    Jam i bindur qe nese do cohej nga varri do ti kerkonte falje shqiptareve per shume gabime te renda te tij.Mos harroni se pas 1973 ai ishte vetem figure qe manipulohej nga jagot dhe skifteret qe prisnin fundin e tij qe ndodhi pas 12 vjetesh.
    Sidoqofte amerikanet,serbet,greket,mafjozet,kurvaret,malokaret e kane humbur “betejen” me enver hoxhen jo vetem per se gjalli por edhe pas vdekjes vetem per nje aresye:
    Vendosen ne krye te shqiptareve ne frankestein moster.Ai tani i ka hapur pune dhe vete Amerikes se di shume “dirty job” qe jane bere qe nga koha e rajersonovicit.
    Xhordano Brunon e dogjen ne turren me dru sepse tha nje te vertete mbi diellin dhe token.U deshen 500 vjet qe vatikani te kerkoje ndjese.
    Vetem nje nastradin qe komenton ketu e ka mundur enverin per se vdekuri si ata kasapet e kadavres .

    1. Meleku says:

      Historia e PPSH-se!

      Historia reale eshte krejt e ndryshme nga ky varianti i dale boje qe na ke sjelle, por fatkeqesisht historianet shqiptare merren me politike, ne vend se te merren e te respektojne profesionin e tyre.

      Ndersa ne luften kunder komunizmit, “maloket” ishin ne shumice ne anen perendimore anglo-amerikane, ndersa ju ishit ne anen lindore ruso-serbe.

      Luften e fitoi Tuç Maku dhe jo “komisari” Memo!

      1. kerrnaja says:

        AS TUC MAKU AS KOMISARI I DRITES NUK E KANE FITUAR OR MELEKOVIC.
        ATE E FITOI DAMIR FAZLLICI ME SHKAUN E MILICES SE UDB .
        ENVER HOXHA ISHTE I VETMI NJERI NE PLANET QE JU CBURREROI JUVE TUCAVE DHE XHAFERR DEVAVE.DHE TANI QE KA VDEKUR KENI FRIKE SE MOS COHET NGA VARRI.AI ISHTE DHE KIRURG PER JU QE JAU BERI SYNET ISHTE DHE KARADUZ PER GREKIN E SERBIN .
        KISHTE USHTRINE MA TE FORTE NE BOTE PER NUMER POPULLSIE NJELLOJ ME IZRAELIN .

        Po të pyes me lezet,
        Përgjigju me fjalë të nderit,
        Mendon ti, kish’lindur burrë
        t’i ngrihej para Enverit?!
        S’e duroj unë dot pisllëkun,
        dhe pisllëk është gjithë ky rast,
        Por s’më shkon në mend të them,
        “O kelmendas je pederast!”
        Asnjëherë o melek prengcali
        S’të kam dashur e s’të dua,
        Po s’rrëzohet Enver mali,
        Nga ato pordhët e tua!
        Rri aty tek “zalli kirit”
        rri aty ku pate fatin,
        se Enveri, o Melek,
        sa ç’je ti, kishte Hallatin!

  13. luis says:

    Neveri te permendesh Enverin neveri te permendesh Saliun.Dikush mundohet ti atribuoje merita Enverit per shume gjera qe ka bere,jo per shkollat jo per spitalet,jo per qetesine e per gjera te tjera.
    Ketu tregohet cektesia dhe idiotesia e ketyre njerezve kur thone gjera te tilla dhe nuk permendin se nje udheheqes qe mbetet i pavdekshem mbetet kur ai me mish dhe shpirt ka kryer jo vetem nje tranformim ekonomik por ka vene ne themel nje shtet per te gjithe dhe jo si Enveri qe per mbajtur pushtetin e tij perjetesish vrau,burgosi dhe beri skllever te vertet shtetasite vet kur njeriu nuk mund te guxonte as me te voglen dritare ta hapte per te ndjere frymen e lirise shpirterore,shoqerore ekonomike,ku i riu duhej medoemos te vishej si donte ai te fliste cfare donte ai, te hante cfare te ofronte ai,pra menjefjale qenie te gjalla te komanuara si robote dhe asgje me shume.
    Enver Hoxha ishte nje supermaskara me cilesite me te qelbura te nje udheheqesi dhe si i tille ai as nuk duhet kujtuar kurre sepse ka vepruar si nje tiran i nje populli te vet.Por e keqja nuk u mbyll me kaq sepse ne kemi nje Sali qe eshte i ngjashem me ate vecse sundon ne nje kohe tjeter jo fort te favorshme per te se po te ishte koha e Enverit mbase do kishte qene me gjakatar se ai.
    Edi Rama e foli qarte dhe prere dhe me pelqeu pa mase kur tha se koha e busteve do mbaroje pas 23 qershorit.
    Po te ishte vertet se ne krye te opozites do ishte nje komunist si Saliu kurren e kurres nuk do e kisha votuar perkundrazi do e kisha percmuar.
    Edi Rama nuk i perket komunizmit as nga mosha as nga deshirat.Ai eshte nje mrekulli ne kete llum politikanesh me cilesi te rralla per nje vend te zhvilluar europian jo me per Shqiperine.
    Kurre nostalgji per komunizmin.
    Kurre nostalgji per Saliun.
    Kurre nostalgji per Fatos Nanon.
    Lerini nostalgjite e se keqes dhe perqafoni te miren dhe ecni perpara se te gjitha mundesite i ka ai vend.

  14. kerrnaja says:

    Neveri te permendesh Saliun neveri te permedesh Edin.I pari si tradhetar dhe vrases i dyti tradhetar dhe frikacak.
    Eshte e vertete qe ne kohen e Enver Hoxhes jane bere zullume dhe po ta perseris edhe po te ngrihej nga varri do te kerkonte ndjese per shume gjera qe ka bere.
    Sot vetem te cmendurit mund te flasin per ringritje bustesh aq me teper per Enver Hoxhes i cili ka qene kundra kultit te individit por njerez si zhul berisha,kristaq rama,thanas nano,rexhep meta,xhelal basha dhe luis bolja kane qene zvarranike te atij diktatori dhe sot jane kthyer ne hijena qe ushqehen me supen e nje te vdekuri..
    Eshte idiotizem extrem qe ne vend te bustit te stalinit te vihej i jorgo bushit,ne vend te bustit te enverit te vihej ahmut zogu dhe ne vend te qemal stafes te vihej katundari azem.

    *Eshte kriminale qe te vidhen gjysem miliardi dollare te rruga e kombit nga berisha & basha dhe edi rama fryn syte

    **Eshte kriminale te vriten nga biznesi familjes berisha 26 skllever ne gerdec dhe edi rama i ferkon krahet nje kryeqelbesire

    ***Eshte kriminale te vriten 4 protestues ne bulevard nga makbethi berishe dhe edi rama rri si fryks

    ****Eshte kriminale te vritet deputeti xhindi nga falangat e berishes dhe edi rama te beje harraqin

    *****Eshte tradheti kombetare qe berisha te shesi pjese te detit jon grekerve dhe edi rama mjaftohet vetem me ciu ciu

    ******Eshte supertradheti kombetare qe berisha po lejon ngritjen e varreza te grekerve sipas trajektores se hartes se vorio epirit dhe edi rama ben rolin e budallit

    ********Eshte supertradheti kombetare e berishes te kalosh borxhin publik mbi vijen e kuqe dhe edi rama thote do behem k/m

    ********Eshte superposhtersi kombetare e berishes qe po shet hidrocentralet 100% rentabel dhe edi rama tregon perralla

    *********Eshte superposhtersi kombetare e berishes qe do permbyte vendin me qindra miljone plehra dhe edi rama merret me gallate.

    Berisha ne 8 shkurt liroi 2 vrasesit e 21 janarit duke i perdhosur per se treti dhe edi rama me spurdhjaket e tij ne vend te braktisin parlamentin dhe te kerkojne doreheqjen e qeverise rrine ne parlament dhe firmosin borderone ne bordellon e xhozefines.
    Kam qene fans dhe perkrahes i Edi Rames por mbas braktisjes se turpshme te 4 te vrareve te bulevardit nuk kam besim te ai. E respektoj si qytetar dhe njeri me kulture dhe nuk mund ta barazoj me nje tribal vrases si berisha por nuk me ngroh as te marre dhe as te mbaje pushtetin.Besoj se llotoja e votimeve eshte hedhur dhe paracaktuar fituesi qe eshte berisha.Sepse dipllomacia amerikane dhe evropjane perpara demokracise reale ne shqiperi kane zgjedhur nje statukuo dhe stabilitet poshterues dhe denigrues.
    E vetmja mundesi te fitoje edi rama eshte te kerkoje largimin e berishes para votimeve dhe krijimin e nje qeverie teknike.
    Futja e rames,bamirit,kreshnikut ne votimet te menaxhuara nga qeveria e blinduar dhe e korracuar e berishes do jete katastrofike.
    Berisha eshte kriminel por i sinqerte se i ka pranuar vrasjet dhe tradhetite.Sjellja e opozites e edirames dhe e luis boles eshte po aq kriminale sepse ne vend te behet postbllok per berishen quhen bashkpuntore ne krim.
    Jeni ju impotentet e opozitare qe ja rrisni vleren enver halilhoxhes.
    Sic duket me shume jeni nje popull inferior dhe frikacak se sa ka qene enveri diktator.Dhe nese ka qene i tille e meritoni sidomos tani qe e keni kthyer ate vend ne halene e europes dhe qenefin e ballkanit.
    Leri pordhet luis !
    ne gap te somes shkofshi me enverin,me fatosin, me lilin ,me lulin me fucksaliun dhe me ed leshin
    dilni nga parlamenti dhe kerkoni doreheqjen e vampirit vicidolit se do ta hani me keq se ne 2011.
    TURPI DO JU MBULOJE PER GJITHMONE !

  15. I nderuar ” kerrnaja” rastesisht hapa internetin , pasi ky fillim marsi me kohe te mire, siq ka filluar keto dite ,jemi te zene me shume pune per te pritur pranveren qe akoma s’ka merritur ketu tek ne ne Has dhe pash komentin tend shume domethenes e me permbajtje te larte sensi patriotik . Me qene se puna jashte per te krasitur pemet po me pret , shkurt po ju lutem ; beni vend edhe respektit tim dhe shume malsorve te tjere ndaj asaj qe komentoni dhe pasqyroni ne komentin tuaj . Duke shpreh edhe njehere respekt per rrespekt per ato qe jepni ne koment ,si per SALI BERISHEN elez biberajn eshume te tjere qe i gjene njesoj si ne veri e jug , do te deshironja te mos i meshohet shume asaj fjales “malokeri” kur behet fjale per prapesite e SALIUT SE PASTAJ DALIN DHE NE JUG ILIRAT E SHUME MINISTRA FINANCE , EKONOMIE , ARESIMI ,KULTURE, SHENDETESIE ,PRESIDENTA E TJERE E TJERE QE PA TA Saliu do te kishte mbetur nje morracak siq u tha me larte per te , pasi ky ne Tropojen e dikurshme te ndritur te BACES BAJRAM , SHUME PAKE VITE KA BERE E JETUAR ,sepse shumicen e viteve te jetes se tij i ka kaluar atje ku e dine te gjithe . Kur ngordhe kali , si ketej e andej nga e ka origjinen ky SALA , e ngrehin zhag dhe e hedhin ne perrua , NDAJ DHE tani qe berisha ka gjet nje kal tjeter dhe NE lutemi perdit qe ky t’ja thyej qafen nje dite dhE ne t’na i liroj ekranin e televizorit se na u ba shume i pa durueshem .

  16. yyy says:

    Z.Arben:Komunistet nuk kane gabuar, kane gjetur vertete personin ideal per te drejtuar kerkesen e tyre.Ju z.Arben e dini shume mire se cili ishte njeriu skalites per tere jeten i busteve te enverit,ishte KRISTAQ RAMA,babai biologjik i Edi Rames.Rivendosja e bustit i bente ndere jo vetem E.Hoxhes por edhe vepres jetesore te babait te ti K.Rama

  17. kerrnaja says:

    i nderuar miku im prej hasi.
    Po te drejtohem mik se kam lidhje me ate krahine dhe popull te respektuar.Aty kam bere ushtrine ne vitet 1979-1980 dhe kemi krushqi te afert dhe kam shume miq.Jeni te nderuar si zone se aty ne Gurin e Hasit ka lindur eshte rritur Pjeter Bogdani ne vitet 1600 duke qene nga te paret qe ka shkruar shqipen ne trevat shqiptare.
    Jam vete verior dhe nuk kam patur qellin te fyeje asnje shqiptar te asnje krahine.Ne qofte aksidentalisht ju ndjeheni te ofendura ju kerkoj ndjese.
    Ju uroj pune te mbare ne krasitjen e pemeve,shendet e bereqet.tung.

  18. ijs says:

    Komentojne barbaret nga albanistani per Enver Hoxhen pasi hengren corben e prishur te mafiozit berisha ne 1990, duke jetuar dhe u ushqyer sot perseri nga mesjeta berishiane qe instaloj mafiozi dhe renegati Berisha pas renies se sistemit ne 1990, ku ne emer te lirise se kaosit dhe anarshise perfituan dhe dolen ne siperfaqe me shpejtesi te papare speciet e shumta mutante te llojit Berisha.

    Pra me nje fjale shteti i ndertuar me gjak dhe sakrifica, prej injorances se Ramiz Alise, u kap nga llumi i kombit shqiptar i cili ne kohen e udheheqesit legjendar Enver Hoxha vuante pasojat qe vuan cdo lloj llumi shoqeror ne boten e civilizuar. Se si Berisha ky personazh i kualifikuar i llumit shqiptar mund te krahasohet me udheheqesin elitar Enver Hoxha, kete krahasim e ben vetem llumi i deshtuar i kohes se mesjetes te Berishes pasi e shikon veten ne dy periudhat( me shtet dhe pa shtet) te humbur!

    Nuk ju ve faj se ne 1990 u sulet si cakejt per te zaptuar dhe shkaterruar cdo gje qe ju dilte perpara sic e ka zakon llumi shoqerise ne cdo cep te ketij planeti, kur mungon dhuna, forca ushtarake per ta ndal uar kete vandalizem dhe shkaterrim te papare qe ka per brenda nje llum i tere social.

    Levizja e 1990 ne fakt na kujton Draft Riots 13-16 qeshor ne New York ku 50 mije veta nga bathoret e New Yorkut u ngriten duke shkaterruar, grabitur dhe djegur nje qytet te tere, ku vetem nderhyrja ushtarake qe solli 120 te vrare dhe 300 te plagosur, arriti te shpetoj qytetin nga shkaterrimi total i tij. Fatkeqsia jone ne 1990( Mallkimi qe vazhdon dhe do vazhdoje dhe per nja 200 vjet) ishte qe ushtria shqiptare nuk nderhyri per ti ndaluar kete llum sic nderhyri ne Kine popullore apo sic nderhyn kudo ne boten e lire, kur cohen turmat shkaterruese te barbareve , por e la vendin ne dore te ketyre barbareve qe e kthyen shqiperine ne nje kohe rekord ne nje xhungel afrikane dhe pse vendi gjendet ne mes te europes.

    Ajo ushtri nuk nderhyri se mungonte komandanti legjendar qe mezi e ngriti dhe e vuri ne sherbim te ketij populli te vuajtur mesjetar. Mungonte komandanti legjendar qe tere jetes se tij ja kushtoj dhe dedikoj nje populli te tere per ta civiluar dhe zhvilluar sa me shpejt per ta nxjerre nga mesjeta historike, ku ai e gjeti, kur erdhi ne pushtet.

    Tani pas 22 vjetesh pasi llumi e mbaroj punen e tij vrastare dhe shkaterrimtare dalin gazetarucet e kohes se mesjetes dhe diskutojne se kush eshte xhelat me i mire ai qe pengon dhe ndalon llumin vrastar,te vrase dhe shkaterroje apo llumi vete qe shkaterron dhe vret se ska kush ta ndaloje.

    Kjo eshte ironia e fatit te ketij populli mjeran( injorant) sot, kur njeriu normal duhet te degjoje predikimet nga gazetarucet e mesjetes Muci, Stefani dhe Lubonja apo te ketij gazetarci qe ka prekur kete teme qe dine te bejne vetem bla bla bla me moton se liria e llumit eshte dicka e keqe por shume here me e mire se sa xhelati qe ketij llumi i ve drune!

    Cfare paradoksi eshte albanistani sot, kete e perjeton njeriu kur vjen ne shqiperi ne cdo cep te tij, pasi mallkimi i 1990 eshte nje mallkim shume me i rende per tu perypur per 22 vjet kaos dhe anarshi , si fatkeqsia me e madhe qe mund te bjere ne cdo komb kushdo qofte ai : Te drejtoje llumi social!

  19. Sali serbi says:

    Kerrnaja!

    te pershendes per forcen argumentuese, per logjiken e shtrimit dhe te kundershtimit me fakte, per objektivitetin dhe paanshmerine. Ketyre lakenjeve qe per inat te sime vjerre shkojne e flene me Millonane(grekun dhe serbin) u ke dhene hakun. Kane ngelur si baballaret e tyre , msjetare dhe kuislinge, spune te te huajit dhe servile te pushteteve.
    Te terheq vemendjen miqesisht, mos e humb durimin, edhe pse ke arsye per kete, mos u jep asnje gur ne dore se ta kthejne mbrapsh si perverse social qe jane. Enver Hoxha ngelet simbol i qendrese kombetare per te gjitha kohrat krahas Skenderbeut te Madh. Ai eshte nje gur simbolik, i vetmi deri tani, ne historine e ringjalljes dhe pavdeksise se kombit shqiptar.Prekja e tij eshte vetem synim i shoveneve te pandreqshem,sherbetori i kerusur i te cileve eshte Sali serbi.
    Do te lexoj me vemendje edhe ne vazhdim

  20. luis says:

    Zoti Kerrnaja komenti yt ishte tamam ashtu sic ke vendosur nickname kerrnaje menjefjale corbe erresire dhe pa piken e orientimit.
    Ti vella kur nuk ke bazament dhe nuk din te dallosh te miren nga e keqja eshte mire mos ti hysh kesaj pune fare.
    Ty te vinte keq qe denigroja figuren e Enverit dhe ne te njejten kohe ty nuk te pelqente as Edi Rama po ashtu as Berisha qe per mua te le te kuptosh se je thjeshte nje adhurues i kohes se komunizmit por qe nuk te pelqen ta thuash hapur.
    Ti e quan Edi Ramen njeri me kulture por frikacak.Pse qenka frikacak Rama sipas tejet?.Pse qenka tradhetar Rama sipas tejet.
    Edi Rama qe ta dish ti e ka brenge ne shpirt vrasjen e atyre te vrareve perjetesisht dhe po ta dinte vertet se Berisha do i vriste kurre nuk do e bente ate demonstrate sepse jemi ne frikacake dhe e drejtojme gishtin nga ai dhe nuk i versulemi atij qe i vrau.Edi Rama i thirri ne demonstrate duke menduar se vertet po ndihmonte ne revolten e vete shqiptareve me kete shtet batakqi,por ne fakt aty gaboj se ne shqiptaret nuk dime se kur behet muti mullar dhe as nuk kemi as edhe nje pike idealit per te luftuar per te drejtat tona as te femijve tane dhe gjithnje mendojme se jemi duke luftuar per te tjeret dhe nuk po na jepet haku.
    Me kujtohen fjalet e plakut te Ziver Veizit kur tha se kjo ishte lufte dhe lufta ka viktimat e veta.FJALE ME SHEMBULLORE DHE ME BURRERORE NUK KA prandaj trimat nuk qahen por luftoje deri ne vetmohim dhe jo te fajesojme dike padrejtesisht.
    Edi Rama ne kete llum polikanesh te djallezuar dhe me prapaskena te ngerthyer si djajte po lufton me 99 % ne rruge te drejte dhe me 1% me rruge mbase jo fort te moralshme sepse ne kete llum politiket qe eshte ne Shqiperi raporti duhet te jete ne kahe te kundert qe te behet i admirueshem ashtu sic u bene Zogu,Enveri,Nano dhe Berisha te gjithe plehra te historise dhe qe kane lene trashegim duke filluar qe nga te tjeret qe te duken engjej si Topi,Spahiu,Meta qe kane nje qellim madhor qe ai qe mund ta shpetoj Shqiperine por qe nuk eshte i seres sone dhe nuk duhet lejuar te vije ne pushtet,pra per Edi Ramen.
    Maskarenjte nuk na i ka dhuruar bota por vete ne i kemi perkrahur,prandaj vuan ky komb,por do Zoti nuk do jene shume si ti dhe Shqiperia te shpetoje.

  21. kerrnaja says:

    Vazhdim replike me luisin
    Do te isha me i lumturi i botes sikur ne 23 qershor Edi Rama te fitonte bindshem dhe te largonte nga pushteti berishen.Por kjo nuk do te ndodhe se ka disa aresye:
    Ne votimet per Tiranen ne 2011 Edi fitoi ne menyre te bindshme dhe lejoi qe t’ja merrnin nga goja fitoren.Pra deri sa nuk ke fuqi te marresh pushtetin dhe kur sovrani te jep voten perse merresh me nje zanat qe nuk i del per zot ?
    Futja e Edit ne votimet e Tiranes pa asnje kusht per masakren e 21 janarit biles duke “perdorur peshen e gjakut” per fitoren e katert ishte gafa me madhe e tij duke bere harakiri politik sepse u be gjykatesi i pare qe i dha pafajesine dy krimineleve.
    Sali Berisha ka kryer tre krime te vertetuara qe duhej te debohej me kohe nga opozita dhe nderkombetaret:VRASJE-TRADHETI-VJEDHJE
    Por edi rama akoma nuk kupton (ose ben si i tille) qe berisha eshte legalizuar dhe pranuar si qeveri mafjoze nga amerika dhe europa.
    Mirpo te huajt per hir te stakuose dhe kur shohin nje opozite qe fle gjume bejne sikur “luftojne” me berishen deri sa te fusin ne votime
    xhirafen edi rama,delen bamir topi dhe kecin nik spahiu.
    Ishte rast ideal qe me lirimin spektakular te dy gardisteve vrases ne 8 shkurt nga gjykata e berishes Edi rama duhet te kerkonte doreheqjen pa kushte te berishes dhe qeveri teknike
    Nqs se Rama nuk e kupton se po behet nje loje inteligjente per te shpetuar berishen duke shpikur tre ligjet apo nacjnalizmin atehere ti luis me edi ramen jeni pjese e kesaj loje te ndyre.
    Dy llafe per enverin:
    Personalisht dhe familjarisht deri ne tre breza nuk jemi marre kurre me politike dhe nuk jemi perzier as me zogun as me enverin dhe as me keto demon-kratet nano-berisha.
    Por nuk ka zog kurve ne bote qe te me ndaloje te them se enverhoxha ka qene e keqja me e vogel e mundeshme per Shqiperine sidomos sot qe jane bere me shume shqipfoles se shqiptare.

  22. frenk says:

    Pikerisht kur ende nuk kemi rruge te shtruara, uje 24 ore, sherbime publike te konsoliduara, kur kemi sisteme te brishta apo edhe te ndertuara keq (shendetsor, arsimor, drejtesi, rend,) kur kemi papunesi, varferi, komunistet tane kerkojne statujen e komandantit te tyre ne mjedise publike. A nuk u mjafton mor “trima” statuja qe keni ne koken tuaj? Fol mor Arben, fol!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje