Nga Ilir Beqja
Në vitin 2012 kreditë me probleme janë rritur me 260 milionë dollarë, vlerë kjo më e vogël se rritja në 2011 që ka qenë 370 milionë dollarë. Por, në 2012 rritja e kredive me probleme është dy herë më e madhe se rritja e vetë portofolit të kredive
Shoqata e Bankave të Shqipërisë ka publikuar të dhënat kryesore të gjendjes së sistemit bankar në datën 31 dhjetor 2012. Bie në sy që rritja e portofolit të kredive të sistemit bankar ka rritjen më të vogël në 5 vitet e fundit. Qoftë në shtesën monetare, qoftë në rritjen në përqindje. Grafiku 1 ilustron ecurinë e portofolit të kredive në periudhën 2008 – 2012.
Në boshtin e djathtë ilustrohet shtesa në milionë lekë për çdo vit, ndërsa në boshtin e majtë ilustrohet ritmi vjetor i rritjes. Siç shihet në grafik, në vitin 2012 kemi një rritje vjetore të kredisë me vetëm 2%.
Struktura e kredisë përbëhet nga 2/3 kredi e sipërmarrjes dhe 1/3 kredi e individëve. Kredia e sipërmarrjes është rritur 3%,ndërsa e individëve nuk ka njohur asnjë lloj rritje. Qoftë 2 apo qoftë 3%, rritja është krejt e pandjeshme madje shuhet qoftë nga nënçmimi i lekut, qoftë nga rritja e çmimeve të prodhimit e të konsumit. Ndërkohë që në vitin 2008, rritja vjetore ka qenë 36%. Në terma nominalë, shtesa e kredisë në vitin 2012 është 115 milionë dollarë , ndërkohë që në vitin 2008 shtesa vjetore ka qenë 1 miliard dollarë. Në atë vit, shtesa e kredisë ka qenë sa 85 % e shtesës së GDP-së. Shihet qartë se sa i keq është viti 2012 krahasuar me vitet e mëparshme.
Arsyet e frenimit të kredidhënies janë të ndryshme. Një nga arsyet është edhe vetë rritja ndoshta shumë e shpejtë në vitet 2007 – 2008. Nga viti 2006 në vitin 2008, portofoli i kredisë është dyfishuar. Rezulton se kjo rritje e shpejtë është bërë në kushtet e mungesës së vendimeve të nxituara të bankave dhe të mbikëqyrjes së pamjaftueshme të bankës qendrore.
Grafiku 2 ilustron ecurinë e kredive me probleme. Janë kreditë e vlerësuar nga si nënstandarte deri te kreditë e humbura pa asnjë shpresë kthyeshmërie. Në boshtin e majtë ilustrohet vlera e nominale e kredive me probleme në fund të çdo viti të periudhës 5- vjeçare që po analizojmë, ndërsa në boshtin e djathtë ilustrohet raporti në përqindje i kredive me probleme ndaj totalit të kredive.
Siç ilustrohet grafikisht, ritmi i rritjes së kredive me probleme ndaj portofolit të kredive është konstante për gjatë 5 viteve 2008 – 2012, por me rritje të shpejtë. Në fund të 2012, kreditë me probleme janë sa 22,5%. Thënë ndryshe, për çdo 100 lekë të dhënë kredi, 22,5 lekë janë të dyshimta, të pasigurta ose të humbura. Në fund të vitit 2008 kreditë me problem kanë qenë vetëm 6,6%. Në vlerë nominale kanë arritur në 1,3 miliardë dollarë, shumë sa 9,7% e GDP-së. Në fund të vitit 2008 kreditë me probleme kanë qenë 260 milionë dollarë. Në vitin 2012 kreditë me probleme janë rritur me 260 milionë dollarë, vlerë kjo më e vogël se rritja në 2011 që ka qenë 370 milionë dollarë. Por, në 2012 rritja e kredive me probleme është dy herë më e madhe se rritja e vetë portofolit të kredive.
NJE ARSYETIM SHUME I DREJTE DHE QE PARAQET REALITETIN E TREGUT FINANCIAR. SITUATA E PAQENDRUESHME EKONOMIKE NE SHQIPERI SI KRIZA QE KA KAPUR VEDNIN NORMALISHT QE DO TE PASQYROHET NE KREDIDHENIE. QEVERIA KA FAJIN ME TE MADH NE KETE SITUATE TE KREDIDHENIES, SEPSE NUK KA KARIJUAR KUSHTE QE BIZNESI TE MARRE FRYME.
Situata paraqitet shume e veshtire dhe shume e zymte. Rritja e kredive te keqija eshte nje sinjal qe duhen marre masa patjeter per ti ulur ato.
Realiteti eshte i hidhur, biznesi po vuan nga kredidhenia sepse bankat aplikojne kushte shume strikte dhe norma shume te larta, por duke i shtuar edhe situaten aktuale kaq te paqendrueshme dhe kaq te veshtire biznesi e ka shume te veshtire te mbijetoje. Programi qe paraqet PS e ka ne fokur kredite e keqija.
Rritja e kridive te keqija nder vite eshte shume e frikshme sepse ato jane kredi jo te sigurta dhe kjo situate duhet mbikeqyrur shume rrepte nga banka qendrore shqiperise dhe nga ministria e financave per te mos e degraduar me keq situaten.
Duhen marre masa qe te evitojme ndonje kolaps ne sistemin bankar.
Arsyet e frenimit të kredidhënies janë të ndryshme. Një nga arsyet është edhe vetë rritja ndoshta shumë e shpejtë në vitet 2007 – 2008. Ilir Beqja
Ndoshta esht thik me dy presa!
Jo vetem statistiaka numrash dhe perqindjesh,por arsyet bindese perse shkoi deri ketu dhe rrugen se si duhet te dilet nga ky ngerç qe ka mberthyer ekonomine dhe financat shqiptare.
Kush do te jete fondamenti e ekonomis tone,kush esht platforma afatgjate e ekonomise kombetare ku duhet perqendrohen kapitalet e te investohet.
Marrja vetem me statistika esht nje anashkalim i problemit thelbesor,
nje ndjenje frike dhe pasigurie per te marre pergjegjesite.
P.sh nese neser Beqja zevendeson Boden,mund te thote qe Bode dhe Fullani ndoshta kan pasur te drejte.
Nuk dua te dyshoj ne sinqeritetin,guximin apo fshehjen e gjerave,por ndoshta…..dyshoj sepse deri tani nuk esht thene akoma e verteta.
Perse Zoteria nuk i çon nga Fullani keto te dhena, pasi Fullani nuk ka asnje shifer. E ketu shpjegohet ekonomia e ndriçme e Sali Berishes! Nje piramide borgjesh? E tani qe vjen koha per ti lare, apo jene brekeshqyre e nuk paguani. Me kete mentalitet ecen shqiptari. Si me ja hedhe tjetrit.