Hoxha ra, enverizmi në pushtet

23 Shkurt 2013, 21:22Blog TEMA

Nga Lorenc Vangjeli

Një sistem politik mund të përmbyset edhe brenda një ditënate. Sistemi ekonomik mund të ndryshojë edhe në disa stinë. Mentaliteti njerëzor, në rastin më të mirë do të paktën dy breza të kthejë fletën. Dy pjesët e para të pohimit, në rastin shqiptar dhe atë të gjithë ish-lindjes komuniste, rezultuan të sakta. Në pjesën e tretë, Shqipëria është sërish një përjashtim  nga rregulli. Në vendet e lindjes komuniste, kryesisht për shkak të rotacionit të shpeshhershëm politik dhe ndryshimit të portreteve të individëve në pushtet, dekomunistizimi i tyre është një proces që ku më pak, ku më shumë, ka përfunduar. Në ligjërimin politik që nga Polonia, Çekia e deri tek Bullgaria e Rumania, komunizmi konsiderohet një kapitull i mbyllur. Jo sepse mungojnë mbartësit dhe votuesit e kësaj psikologjie e ideologjie, jo sepse nuk shfaqen nostalgji të ushqyera nga sharmi dramatik që e shkuara i afron individit – e keqja nis e harrohet shpejt – por sepse e sotmja politike e sociale në këto vende, kushtëzon tejkalimin e tyre. Ekonomia dhe standarti i jetesës së individit është kryefjala e ditës andej përtej. Në Tiranë, fatkeqësisht, statuja hijerëndë e Hoxhës ka 22 vjet që ka rënë, por hija e tij është ende në këmbë dhe ngatërrohet nëpër këmbët e shqiptarëve. Për një dëshmitar të rastit që fotografon një ditë të vetme të ligjërimit politik në vend, kryesisht atë të individit që i jep ngjyrën, tonin dhe drejtimin debatit, Sali Berishës, ngjan se përmbysja e sistmit ka ndodhur dje. Ngjan se të paktën rijetojmë në gjysmën e viteve 90’, kur “demokracia” e mbartur ekskluzivisht në portretin e Doktorit është e kërcënuar nga komunistët që synojnë të marrin pushtetin. Por a është vërtet kështu? Dhe si është në të vërtetë? Në dy mandate të njëpasnjëshëm, kryeministri Berisha ka parë se kali antikorrupsion që e solli në pushtet ka humbur të katërt patkonjtë. Për më shumë, nga luftëtar zëgjëmues kundër tij, është shndërruar në mbartës, prodhues dhe mbrojtës i korrupsionit. Me të gjithë anëtarët e kabinetit të tij të përfshirë nga akuza nga më të ndryshmet, me familjen e ngushtë nën akuza të pafundme dhe atë vetë, të konsideruar si mbrojtës të tij, karta e antikorrupsionit dhe mbi të gjitha, me një opozitë të mbetur tetë vjet larg pushtetit që firmos, kjo kartë, po të tundet sërish, në mos tallje e mosbesim, do të prodhojë vetëm gishta të djegur.

Nacionalizmi ekstrem, zjarri që merr shpejt, por prodhon vetëm tym e probleme, është eksperimenti tjetër i Doktorit. Kjo është një lojë me zjarrin në një rajon që nuk i ndahet zjarrit dhe me të gjitha gjasat, rrezikon të djegë vetë zjarrvënësin. Ekuilibrat ende të brishtë nuk lejojnë që investimi euroatlantik për paqe në rajon të kërcënohet nga loja cinike për vota. Edhe pse kriza ekonomike dhe ajo sociale në përgjithësi në të gjithë rajonin, është një mjedis ideal për spekulantët politikë. Dhe në këtë fushë të tijën, spekulimin, Berisha megjithatë gjendet matanë një muri me derë të mbyllur. Edhe nëse dera hapet për ndonjë çast, do të hapet vetëm për t’i zënë atij vetë kokën. Siç po e paralajmërojnë nga Uashingtoni e Brukseli. Siç do ta paralajmërojnë sërish.

Kriza ekonomike i ka kufizuar në maksimum Berishës edhe berihajn e tij të pafundmë për lumturi e prosperitet në vend. Të gjitha përbetimet e tij për rritje ekonomike, për rritje pagash e pensionesh, në fund të fundit, në fund të ditës, tek votuesi i thjeshtë përkthehen në një matës të vetëm: është shtuar apo jo pjata e supës në tryezë, janë të mjaftueshme paratë që duhen paguar për ushqim, arsimim, ilaçe e pagesën e faturave të energjisë dhe taksave.

Ndaj Doktori i është rikthyer këto ditë temës së antikomunizmit. Jo se ai problem ekziston, por sepse nuk ka me çfarë merret tjetër në këtë epilog mandati të lodhur, të dërmuar dhe pa ide. Dhe në këtë rast, ekstremet puthen. Sa më antikomunist të dëshmojë veten Doktori, aq më shumë ai po rikthehet në identitetin e tij të hershëm prej komunisti ortodoks të rritur nën hijen e statujës së gjallë të Enverit dhe të jetuar nën ëndrrën për t’i matur me hijen ende të gjallë të diktatorit komunist. Mjafton të shihet mënyra sesi drejton qeverinë dhe si i jep tonin gjithë jetës së vendit. Eshtë mënyra tipike komuniste e djeshme, madje edhe më shumë e ekzagjeruar. Ndryshimi i vetëm me atë kohë është ekzistenca e tregut të lirë dhe lirisë, qoftë edhe të deformuar të fjalës dhe të besimit. Kush nuk beson tek ngjyra blu e Doktorit e ka të pamundur të punësohet në administratë apo dhe institucionet kushtetuese apo e ka të vështirë të bëjë biznes. Sepse tashmë në Shqipëri është konsoliduar diktatura direkte e shumicës së votës në Kuvend dhe pjesa e tjetër e qytetarëve që mbështet pakicën e tij, ndjehet e diskriminuar. Ndodh kështu sepse i tillë është mentaliteti që nuk ka ndryshuar. Dhe dekomunistizimi i vendit, nuk mund të bëhet nga një komunist sot e gjithë ditën si vetë Doktori. Që po e hap këtë kapitull sërish nga halli për një grusht votash më shumë. Që edhe kur ngrinte statujën e Ahmet Zogut nën nëntor, shpresonte në të vërtetë për një grusht bronz nga shqiptarët për statujën e tij. Qoftë dhe nga bronzi i mbetur nga Enveri.

7 komente në “Hoxha ra, enverizmi në pushtet”

  1. antonio says:

    I nderuari Lorenc Vangjeli!!!
    Keni gjetur rrugen me te shkurter dhe me te GABUAR,kur krahasoni Sali Berishen si KOMUNIST apo ENVERIST!!!
    PSE KENI FRIKE T’I THONI SAKTE E HAPUR SE AI ESHTE VETEM NJE FASHIST???
    Nuk vrau njeri ENVE$R HOXHA NE MES TE BULEVARDIT!!!
    Nuk ZHDUKU ENVER HOXHA NJE FSHAT TE TERE SI GERDECI!!!
    Nuk mbronte ENVER HOXHA DEPUTETET,MINISTRAT APO KRYEMINISTRAT,SIC BEN BERISHA,kur ata PUNONIN KEQ APO BENIN KRIME SIC NDODH SOT!!!
    Nuk shkelte Enver Hoxha vendimet e gjykatave(ndonese thonin se i komandonte ai)!!!
    Edhe Berisha i ka NEN SUNDIM te gjithe INSTITUCIONET NE SHQIPERI,NDONESE THONI SE NE DEMOKRACI KA NDARJE TE PUSHTETEVE!!!
    ENVER HOXHA E DEKLARONTE HAPUR SE NUK NJOHIM OPOZITE,NDERSA Beriosha e pranon opoziten,por E DO SI KUKULL PER VITRINE!!!
    Ku eshte KOMUNIZMI KETU???
    KY ESHTE FASHIZEM I GJALLE!!!
    Ne SOCIALIZEM,nuk kishte LYPESA,TE PA PUNE,DROGE E PROSTITUCION!!!
    NUK KISHTE KORRUPSION,MALASRJE,SIFILIZ E SPITALE TE SHKATERRUARA!!!
    Vertetr ishim jo te PASUR,por nuk ishim MJERANE E TE PERBUZUR NGA SHETI!! Edhe te INTERNUARIT HANIN BUKE GRURI NE KAMPET E TYRE,NDERSA SOT GJYSMA E POPULLSISE GERRYEJNE KAZANET E PLEHRAVE PER TE SIGURUAR BUKEN E KALAMAJVE!!!

  2. Selam Aliu says:

    jepi antonio,kenaqe vrangjelin

  3. VDEKJE BERRISHES says:

    SELAM ALIUT; KJO ESHTE E VERTETA TEVJEN MIRE APO NUK TE VJEN PO VARET SE TI ZOTRI E SHIKON ME SYZE BLU KURSE ANTONIO NUK KA SYZE FARE SHIKON DHE KUPTON ME ORGANET NATYRALE JETESORE,I VOGLI SELAM OSE SELAM MAVRIA,OSE ME MIRE SELAMI BLU.

  4. uragan says:

    …Berisha z. Vangjeli,eshte nje produkt i mentalitetit dhe i civilizimit shqiptar, qofte para, qofte post-komunist ne Shqiperi. Nese hedh nje shikim rreth e qark, i nderuar, do te shikosh qe Berishen e ke kudo, tek kamarieri qe te sjell kafene e mengjesit, tek komshiu qe te shikon venger, tek polici i trafikut, tek punonjesi i administrates ku te duhet ndonje dokument, tek doktori ne spital, tek polici i trafikut, tek ai qe nget makinen perpara apo pas teje dhe ne c’do moment mund te nxjerre pistoleten per te te vrare si ndonje qen, dhe le te mos kesh faj ti… .Vazhdimi i prezences se Berishes ne politiken shqiptare, dhe sidomos ne timonin e vendit, tregon mungesen totale te emancipimit te shqiptareve, te mungeses se deshires per te ecur perpara, te mosshkeputjes nga e kaluara. Berishen z.Vangjeli nuk e voton gjysma e shqiptareve, por ama e duron keq-qeverisjen e tij dhe nuk ndjehet asgjekundi. Vetem me dy tre vota me teper, qeveris, por arrin te marre vendime me pasoja te pallogaritshme per fatet dhe integritetin e vendit. Kokepalaret vazhdojne te brohorasin, per sukseset e qeverisjes intelektualet, inteligjenca te shitur dhe te gatshem te firmosin njesoj si vullnetaret e Enverit dikur fermanet e Topallit, ndersa opozita ka po te njejten merite per rikthimin e Berishes ne drejtimin e vendit. Sigurisht qe Berisha nuk ka kundershtare komunistet. Per fat diktatura nuk la pinjolle trashegimtare ne politike qe te vendosin per fatet e Shqiperise, keto vite qe kaluan pas 90-tes. Gati-gati Berisha e vuan mungesen e tyre, dhe ate mundohet te rikuperoje me sjelljen e tij si prej sekretari te Partise se Punes ne mbledhjet e qeverise. Perfundimisht mendoj se shqiptaret duhet te permbysin Berishen brenda vetes, ne menyre qe te mos zevendesojne Berishen sot me nje tjeter ne te ardhmen…

  5. Politik e qelbur says:

    Vangjeli,miku juaj Peza,po ndjen presionin e pushtetit tek individet,te cilet takon gjate bisedave te tij.
    Me kujton kohen e PPSH,kur nuk mund te vije ne dasmen e nje “mikut” po qe se ai kishte “biografine e keqe”.
    Sot gjeja e pare po te shikojne nje te djathte qe shoqerohet me shok te majte,fillon presioni se ç’fare kerkon me kete qe shoqerohesh!!! Ky eshte “toni”!!!
    Ky nuk eshte me ne!!!
    PD ka hapur “dosje” per te gjithe njerzit sipas formimit politik,i kontrollon nepermjet “veprimtarve” te saj.
    Kjo veprimtari eshte Enverizem.
    Kur Peza morri detyren e re,e keshillova per te mesuar enverizmin.Besoj se tani do ta vlersaj kete kshille shoqerore.
    Te gjithe antaret aktiv te PD-se ushtrojne dhe kontrollojne presione mbi popullin per ta mbajtur te shkeputur nga PS.Nuk e kane te shkruar ne status,por e zbatojne se ju kerkohet nga Partia,nepermjet rregullave te fshehta te saj

  6. sociologu says:

    Shqiperia ka domozdoshmeri qilizme vecan ne kokat qe do drejtojne deri ne fshatin me te humbur.

  7. mitro says:

    Te keqen e hundes SALIII! Je kampioni i hunderrave,por dhe kampioni i pinokeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje