Në fjalën që mbajti në darkën me rastin e zgjedhjes Zv.president i Internacionales Socialiste, Edi Rama tha se do t’i mirpresë kritikat e analistëve dhe editorialistëve të pavarur pas 23 qershorit, kur PS-ja të vijë në pushtet. Dhe unë po e shënoj që sot emrin në listën e atyre që do të jenë kritikë ndaj tij, nëse PS-ja vjen në pushtet. Por edhe në qoftë se s’vjen…
Do të jem kritik ndaj Ramës, nëse PS-ja vjen në pushtet, sepse jam i bindur se jo të gjitha ato që sot ai premton do të realizohen nesër – programet elektorale zakonisht shkruhen në vargje, ndërsa qeverisja shkruhet në prozë. Do të jem kritik ndaj tij edhe për një arsye më thelbësore – sepse jam një partizan i palëkundur i rotacionit periodik të pushtetit nëpërmjet zgjedhjeve demokratike. Dhe prandaj do të përpiqem të ndihmoj me gjithçka mundem për një rotacion eventual të pushtetit pas 4 vjetësh, në mos, pas 8 vjetësh.
Por përse do të jem kritik ndaj Edi Ramës, në qoftë se rotacioni i pushtetit nuk ndodh pas 23 qershorit të këtij viti? Përgjigja e kësaj pyetje është më e gjatë.
Kur aprovoi kodin zgjedhor të ideuar nga Kastriot Islami, Edi Rama pati bindjen se ai kod garantonte fitoren e koalicionit të tij të vogël me të paktën 72 mandate, si nga pikëpamja numerike, edhe nga pikëpamja juridike. Por zgjedhjet e 2009-ës treguan se në të dyja drejtimet kjo gjë nuk u realizua. Nga pikëpamja juridike, KQZ-ja dhe Kolegji Zgjedhor e anashkaloi kërkesën e dy anëtarëve të KQZ-së për hapjen e kutive të votimit në tri qarqe. Ndërsa nga pikëpamja numerike, edhe në qoftë se do të hapeshin kutitë e atyre qarqeve dhe rezultati do të ndryshonte në to pas hapjes, totali i mandateve të koalicionit të PS-së do të shkonte nga 66 në 69, por jo 71, sa ç’duheshin për të krijuar qeverinë.
Dhe nga kjo eksperiencë e hidhur, Edi Rama duhet të zërë mend. Ai s’duhet të vetëkënaqet nga sondazhet që i tregojnë se koalicioni aktual i PS-së mund të marrë 72 mandate, pa u zgjeruar më tej. Vetëm një koalicion më i gjerë se aktuali mund të krijojë një epërsi numerike të tillë që do t’i përmbyste pengesat juridike të avokatëve të Berishës. Edi Rama mund ta kuptojë këtë realitet, por s’dihet se sa do të jetë i gatshëm të ofrojë ndarje pushteti me aleatët e rinj që kërkon të fusë në koalicion. Po s’e bëri ai këtë gjë, Berisha do të jetë më se i gatshëm ta bëjë…
Dhe në qoftë se Berisha arrin të sigurojë një mandat të tretë qeverisës, Edi Rama ka dy opsione: 1 – Të refuzojë njohjen e rezultatit dhe të mundohet të bindë të tijtë se herën tjetër nuk do ta lërë më Saliun të vjedhë vota; 2 – Të pranojë humbjen dhe të largohet nga politika
Opsionin e parë Rama e vuri në përdorim pas 2009-ës dhe 2011-ës, dhe në qoftë se rezulton humbës zyrtar për herë të tretë, do ta ketë shumë të vështirë të ruajë edhe një herë kompaktësinë e bashkëpunëtorëve të tij. Por edhe në qoftë se ia del mbanë me ta, do ta ketë shumë të vështirë të bindë elektoratin e majtë se ai do të fitojë me “hajdutin” Berisha në 2017-ën. Dhe me një elektorat të shkurajuar nuk mund t’i fitosh zgjedhjet, edhe në qoftë se ke një ekip kompakt rreth vetes. Pra, i bie që Berisha të vazhdojë të qeverisë deri në 2021-shin…
Në qoftë se Rama largohet nga politika pas një humbje të mundshme, në PS do të fillojë pa diskutim një luftë e ashpër për kryesimin e saj. Ben Blushi, siç thuhet në kafenetë politike të Tiranës, ka kohë që “e ka vënë shishen në radhën e qumështit”, por shumë eksponentë të PS-së mund ta sfidojnë fort ngjitjen e tij në postin e kryetarit të partisë. Nuk është çudi që, nga sfidantët e tij, të dëgjojmë atëherë për drekat e darkat që Blushi ha me Fevziun, Frangajn, Zamirin, Gimen, etj. Nga ana tjetër, Ilir Meta ëndërron që nga 2004-ra për kreun e PS-së, kur ajo të dobësohet nga dështimet e saj elektorale…
Në këto kushte, gjasat do të jenë të mëdha që PS-ja të dalë e sfilitur nga lufta për kreun, për të mos thënë se mund t’i ndodhë një skizmë më serioze se ajo e 2004-ës. Pra, edhe në këtë skenar, i bie që Berisha të vazhdojë të qeverisë deri në 2021-shin…
Dhe në qoftë se ndodh kështu, çereku i elektoratit të 2021-shit vetëm me të dëgjuar do ta ketë se në Shqipëri ka ndodhur një herë rotacion pushteti nëpërmjet zgjedhjeve normale. Ndërkohë ky elektorat do të ketë jetuar në një shtet, ku zgjedhjet kanë qenë thjesht një formalitet për vulosjen e qëndrimit të Berishës në krye të pushtetit dhe ku përparimi individual kushtëzohet goxha nga të qenit i lidhur me pushtetin e Berishës. Dhe ky do të jetë elektorati nga i cili do të pritet ndryshimi në 2021-shin…
Në 2021-shin, Berisha, në qoftë se I Plotfuqishmi Atje Lart i jep jetë, do të ketë moshën 77 veç. Dhe a do të synojë ai të vazhdojë të qeverisë? Pse jo – 88-vjeçari Mugabe po rikandidon në Zimbabue për të vazhduar në krye të qeverisjes, edhe pse ka 32 vjet në pushtet…
E pra, ky është një skenar shumë i errët për Shqipërinë – një vend i qeverisur nga një plak gjysmë i çmendur për disa dekada ka gjasa të ndjekë shembullin e Zimbabues së Mugabes… Por Kapiten Rama ka shansin në 23 qershor ta nxjerrë anijen e tij në bregun e fitores, e cila do t’i mbyllte derën këtij skenari. Në qoftë se ai nuk do ta realizojë këtë gjë, kur erërat e brendshme dhe të jashtme i ka në favor, kritikat do t’i ketë hallall.
Madje edhe mallkimet e disave…
Por Rama do fitoje e sigurt,,, kudo ka ere ndryshimi
vetem NDRYSHIM kete qersjor.. vetem RILINDJE/// rruga e rrenimit ndalon me 23 qershor
Po kritika do kete se asgje seshte ideale, me pare ama do i japim rames mbeshtetje qe te vere ne jete planin e tij qe ne fakt, eshte premtues
Dakord me ty Zaloshnja!
Une nuk jam budalla qe te kerkoj nga ty qe te besh “peshoren elektronike” dmth qe te gjitha ato qe shkruan ti te jene 100% te sakta, jam i sigurt se as ti vete nuk ja ke vene vetes nje objektiv te tille utopik.
Pershtypja ime eshte se ti ben pjese tek analistet qe pergjithsisht i kane kembet ne toke (pra nuk fluturojne me presh) dhe qe natyrisht mund te gabojne po gabojne me pak se te tjeret. Ndaj dhe te pergezoj se ne median tone te sotme ata si ty jane relativisht shume te rralle dhe aspak ne numrin apo ne sasine qe i nevoitet vendit tone te shumevuajtur.
Zaloshnja,je shume budalla i paafte qe sheh endrra me sy hapur dhe ja shet gazetave si studime. Ne vend qe te merresh me diçka konkrete,fillon e filozofon idiotizma.
Analiza e Zaloshnjes i permbahet teorise “Nese halla e Saliut do te kishte koqe… ai do t’a quante dajo ???
Kush beson se Rama do te rrije akoma ne krye te PS edhe ne rast(larg qofte,jo per ate por per ne) humbje per te pritur 2017-en atehere me mire mos ta besoje e votoje qe ne Qershor.
Nese Edi iken nga drejtimi i socialisteve per nje gje duhet ti jemi mirenjohes pasi ajo parti ka zhvilluar perfundimisht sensin e rotacionit e meritokracise me prurjet e reja dhe tipa si Blushi apo Malaj duhet te rrine gjate me shishe ne dore.
Nese, nese ……. O Zaloshnje, nuk them se e ben me dashje por ne po presim ndryshimin ti na kujton kalendarin Maja te Saliut.