Apokalipsi mbase nuk do të kish këto gjasa e përmasa. Sigurisht, në imagjinatën e njeriut mesatar, apokalipsi është diçka e paraparë në filma hollivudianë, diçka e potershme dhe shkatërruese në kuptimin material. Pallate që rrëzohen, toka që çahet nën këmbët tona, lumenjtë që derdhen të tërbuar mbi qytete e fshatra, dete që me një të shkundur të valëve zhdukin çdo shenjë qytetërimi. Të paktë ata që e konceptojnë që ky nuk do të ish apokalipsi ynë, sepse thjesht një asgjësim i tillë nuk do të mund të rrëfehej nga një qenie njerëzore.
Ka një tjetër apokalips që duhet të na interesojë, si specie dhe qenie, individë të vetëdijshëm për prezencën tonë në këtë botë. Ky është apokalipsi i arsyes dhe i kujtesës. Kujtesa është arsyeja e mirë e qenies, e cila i mundëson asaj të qënurit në kohë në mënyrë të qëndrueshme dhe të vetëdijshme. Pa arsyen dhe kujtesën shumë gjëra nuk do të ishin bërë dot, madje as edhe një hap i këtij parakalimi në kohë e në histori, që quajmë njerëzim apo qytetërim.
Rrënimi i arsyes është hapi i parë drejt shndërrimit të qenies në një prezencë të ftohtë, të mbyllur në vetvete dhe aspak e ndjeshme ndaj gjërave që i ndodhin përreth. Arroganca e pushtetit, arma në duart e një grupthi njerëzish me ambicie dhe babëzi përtej çdo imagjinate, e lidh individin në mënyrë të patjetërsueshme me nevojën, nevojën për të mbijetuar. Kjo ofensivë kundrejt arsyes dhe kujtesës, që ka për qëllim final robërimin e njeriut, kalon nëpërmjet gjuhës dhe fakteve që mbushin kronikat e përditshmërisë.
E tashmja është skena ku zhvillohen aktet e një apokalipsi të heshtur, ndërkohë që të gjithë dukemi si të impenjuar nga rutina e përditshmërisë. Madje, shumë prej nesh, kanë dhe iluzionin e të qënurit të lirë, kësisoj sepse mund të mendojnë, të veprojnë dhe të shprehen si të lirë. Por ky akt në vend që të përçojë në një prezencë më aktive në dimensionin e dramës, e tragjedisë që zhvillohet çdo ditë përpara syve tanë, përkundrazi dhe çuditërisht, ka efektin e kundërt. Individi izolohet, gjendet i mbyllur në guaskën e vetë përpara një bote që duket e shurdhët dhe e pandjeshme ndaj tij.
Gjyqtari Hoxha lexon vendimin mbi 21 janarin, trupa e Gjykatës së Apelit u bën skonto njerëzve që më papërgjegjshmërinë dhe babëzinë e tyre morën jetë njerëzish, ty të duket sikur gjithçka po bie, toka po të çahet nën këmbë ndërkohë… Ndërkohë asgjë nuk po ndodh! Gjithçka hesht dhe vazhdon të shkojë rrugës së vetë sikur asgjë të mos kish ndodhur.
Brecht, në rileximin e veprës klasike të Antigonesë, na vë përpara një apokalipsi të kryer tashmë. Arsyeja ka rënë, kujtesa është shkatërruar falë një dëshire përverse për të dalë përtej së tashmes, për të harruar, një dëshirë që në të vërtetë na robëron akoma më shumë. Në tentativën tonë për të harruar e për të mbyllur sytë e për të mos parë çka po ndodh, e gjejmë veten lidhur me vargonjtë e nevojës për të mbijetuar. Apokalipsi Brechtian është tragjedia e drejtësisë së dhunuar, e drejtësisë shndërruar në një vegël represioni dhe dhune. Ligji është doreza e hekurt me të cilin është veshur dora e pushtetit.
Gjykatësit e kësaj drejtësie dhunojnë arsyen e qenies. Ata janë aty pikërisht për këtë gjë, për të mohuar me forcën e ligjit-vegël forcën e fakteve. Nëse ti vret dikë me legjitimimin e mbrojtjes të simboleve të pushtetit, ky pushtet dhe simbolet e tij marrin përmasa mistike, çnjerëzore dhe nga ai çast e tutje gjithçka është e mundur. Drejtësia e përdorur si altari ku farkëtohen simbole të një pushteti të errët. Individi, njeriu, qytetari është jashtë dhe i dhunuar nga këto simbole. Ai, kur mundet, është i detyruar të blejë mëshirën e këtij sistemi.
Nuk mund kurrsesi të harrojmë viktimat e pushteteve që, me po këtë simbolikë, vranë në emër të një legjitimiteti të mistifikuar. Nuk mund të harrojmë që demokratizimi i një shoqërie është pikërisht një proces që përkon me demistifikimin e çdo forme pushteti. Demistifikim, i cili ka për qëllim vënien në qendër të strukturës shoqëri-shtet njeriun dhe të drejtat e tij.
Aty ku gjykatat legjitimojnë vrasjen e njeriut në emër të mbrojtjes të një ndërtese, selie qeveritare apo ç’tjetër, aty e vetmja mundësi për t’u përgjigjur është mbrojtja e arsyes dhe shpluhurosja e kujtesës. Arsyeja dhe kujtesa, kurajoja dhe besimi që rrjedhin prej tyre u përkasin rrugëve dhe shesheve. Sheshi, epiqendra e një qytetërimi është si ajo poçja ku shkrihen dhe përzihen metalet, aty ku formohet identiteti i një shoqërie, i qytetarit. Sheshi është simboli, i vetmi legjitim, i shtetit në shërbim të shoqërisë. Sheshi jo vetëm si hapësirë urbane dhe arkitekturore por si simbolikë. Sheshi është dhe kutia e votimit dhe vota.
Policia e Tiranës, para pak ditësh, nuk pranoi të shqyrtojë kërkesën e Familjarëve të Viktimave të Gërdecit për të protestuar, për të ushtruar një të drejtë që Kushtetuta u njeh atyre dhe çdo qytetari në mënyrë të pakufizuar. Forcat e Rendit nuk pranuan as ta merrnin në shqyrtim këtë kërkesë, detyrë e tyre me funksion garancie dhe jo licencimi. Kjo ndodhi dje,vetëm pak ditë pas vendimit të turpshëm mbi Gërdecin, pas vendimit mbi 21 janarit.
Çfarë po na thotë ky shtet! Po na thotë që nuk kemi të drejtën të protestojmë, nuk kemi të drejtën për të shprehur zemërimin dhe dhimbjen tonë për padrejtësitë që na bëhen ditën për diell nga ata që duhej të ishin aty për të na shërbyer. Ky shtet e ka humbur çdo legjitimitet për të folur e për të vepruar në emrin tim, në emrin e çdo qytetari shqiptar.
Shteti ka rënë e në vend të tij është ngritur një regjim. Demokracia ka rënë e në vend të saj është ngritur një diktaturë, e cila dikton me dhunë vullnetin e saj, vullnet i cili buron nga ambiciet e babëzia e disave për pushtet politik dhe ekonomik.
Ky është i vetmi shtet që vret. Shteti tjetër, ai që i shërben qytetarit dhe shoqërisë, ai shtet ka në themel si parim të patjetërsueshëm jetën. Në këtë shtet nuk ka ndërtesë qeveritare që të vlejë më shumë se jeta e individit. Në këtë shtet Prendi, Llupo, Ministri Mediu apo Basha, Gjykatësit Hoxha & Co do të kishin bërë gjithçka për të mbrojtur jetën e një qytetari. Por ne nuk kemi këtë shtet. Ne kemi shtet langaraqësh me makina luksoze e llogari bankare marramendëse që përpijnë mundin dhe djersën tonë.
Nese ky lloj hartimi do te paraqitej ne shkolle, do te merrte noten 5 vetem per te mos e deshperuar deri ne fund nxenesin. Nota do te ulej per shkak te drejtshkrimit, por me shume per tere ate rremuje mendimesh qe nuk u lidhen kurre ne kete hartim. Nuk eshte vetem deshira per tu bere gazetar, shkrimtar apo poet, por duhet edhe nje fare talenti qe duhet zhvilluar po me ate pasion.
Te me falesh, por me kete shkrim, ke bere vetem nje vrime ne uje!
Ti kritiku kupton ndopak nga ato qe shkrun !
Apo je ktu si nje kondom i krimit ne pushtet .
Duhet pikerishte nje si ty ,plera te tufezuara ,
nga findi botes te diskutoni e vleresoni mbi gazetarine ,shkrimtarin e poezine ?! O temporas o mores .qe zbriti kafsha nga mali qe u rrit me dhi e sot bo kritikun e artit e gazetarit .
Ky eshte Apokalipsi vertet i atij vendi .
Si ju mban ai dhe lart mer funderina .
skam cfare ti heq asnje pike kete artikulli, por vecse ti shtoj thirrjen qe autori klith ne cdo fjale , cohuni o popull i pergjumur dhe i matufepsur.
@kritiku – vrima e vetme eshte ne mendjen tende! ta kane hequr nje pjese te trurit dhe ta kane mbushur me brume kungulli, do te thoshte Fishta.
kritik apo kikirik se di cfare je ti mos bej ate pune qe mire muk e di . dil ne shesh per te rene dhe jo per pushtetsali
kritik apo kikirik se di cfar je ti .qofsh i bekuar . mos u merr me ate qe nuk e di . dil ne shesh per te rene e jo per pushtetsali