Nga 20 shkurti në 20 shkurt

19 Shkurt 2013, 21:30Blog TEMA

Nga Altin Ketro

U mbushën 22 vjet kur populli i Tiranës, në atë 20 shkurt të vitit 1991, përmbysi dhe tërhoqi zvarrë nëpër rrugë shtatoren e diktatorit Enver Hoxha, simboli i fundit i mbetur në këmbë i ngrehinës së rrënuar komuniste. Atë ditë s’kish liderë politikë që ta udhëhiqnin turmën e zemëruar e cila e mori vetë në dorë situatën dhe u përball me forcat sampiste që ishin në ruajtje në shtatores. Udhëheqëse atë ditë qe ëndrra e gjithkujt që ishte në atë shesh për largimin e një fare te keqe që kish mbirë e kish zënë rrënjë për 50 vjet. Ata ishin përfaqësues të dëshirës së një populli të tërë për lirinë e munguar, për shtypjen dhe dhunën sistematike që kishin provuar në kurriz, për varfërinë e tejskajshme…

Njëzetedy vite më pas duket sikur gjërat s’kanë ndryshuar. U rrëzua një shtatore, u largua një regjim, por praktikat e punës dhe drejtimit të shtetit janë po ato.

Sot nuk janë të sinqertë as sa nomenklatura e vjetër që të paktën të paralajmëronte që të mos e kundërshtoje, përndryshe e pësoje me pushkatim a internim. Sot kemi liri të gënjeshtërt, sepse të thonë fol e pasi flet të ndëshkojnë. Të heqin prej pune, të heqin bukën e fëmijëve e të degdisin rrugëve. Po u shkele keq në kallo edhe të zhdukin. Të pushkatojnë si qen në mes të bulevardit, manipulojnë prova, fshehin krimin, propagandojnë armiq imagjinarë te kundërshtarët politikë. A nuk janë identikë?

Dje nomenklatura jetonte në luks vetëm brenda një Blloku në Tiranë, sot nomenklaturën e kemi miliardere me luks në gjithë Shqipërinë. Por luksi i djeshëm as që mund të krahasohet me luksin e sotëm. Të paktën dje shfrytëzohej njeriu, por ruhej Shqipëria. Sot po ndodhin të dyja, dhe kjo e dyta në mënyrën më tragjike.

Tiranik gjatë gjithë qeverisjes dje, e tiranik sot, i rrjedhur psiqikisht në fund të pushtetit dje, e super i rrjedhur sot. A nuk janë njësoj?

Berisha është një tjetër farë e keqe që regjimi na i bëri dhuratë në fundin e vet. Peshqeshi ishte që vazhdimësia të ishte po e njëjtë, që hija e diktatorit Hoxha të zëvendësohej me hijen e diktatorit Berisha, por e kamufluar nën petkun demokratik, për t’u hedhur hi syve shqiptarëve që me zor po ndahen nga një trashëgimi pa mbarim. Qoftë ky 20 shkurti i fundit që përmbyll ciklin 68 vjeçar të një qeverisje feudo-tribale dhe pikënisja e një ere të re Rilindjeje që do finalizohet padyshim me votën e 23 qershorit.

4 komente në “Nga 20 shkurti në 20 shkurt”

  1. rebeli says:

    Ky artikullshkrues duket qe ka nje performance adoleshenti dhe keto rrjeshta mund te shkruheshin ne 1992-1996.Sepse cka ka ndodhur qe pas 1997 vlera e diktatorit te dashur dhe te paharruar eshte rritur me kalimin e kohes.
    I perkas atij brezi qe kontribuoi ne cmontimin e atij sistemi por isha kunder “permbysjes” per te fshehur gjurmet mekataret e djeshem.
    Akti me kriminal i berishes dhe dy “keshilltarve” personale te tij w.edwin rajersonovic dhe malsoruci i amerikanizuar i shoshajve te tropojes elez biberovic te cilet nuk mundesuan hapjen e dosjeve te sigurimit ,te udb,asfalise kgb etj
    Monumenti qe hodhen “tironsit trima” nen dirigjimin fuksave te ramiz alise duket sot nje ngjarje e shemtuar kopje e revolucjonit bolshevik kur rrezuan monumentin e carit.
    Monumentet e enverit jane ato kolloset ne lumin drim qe po mbajne sot gjalle ekonomine e atij vendi dhe atje hap syte i dashuri albin ketrushi.
    Jemi nje popull qe i kenduam ca nga frika ca nga servlizmi dhe pak me deshire dhe tani rrime si te dhjere te pshurrur nga greku dhe serbi dhe te rrime urte si lepuri te mos i kundershtojme se quhemi nacjonalista..

    Plot 5 shekuj nana priti
    Skenderbeut nji vlla ja rriti
    legjendar n’luft e n’lirie
    Enver Hoxha emni i tije
    gjysem shekulli kombin ne Ball
    Lum si Shqipja qe t’pat djale
    Tan Shqipnia per ket emer
    me 2 sy e me nji zemer
    u Shkreh ne vaj, vaditi token
    shpi per shpi e ne cdo voter
    per ket vdekje t’burrit dheut
    qau dhe shpata e Skenderbeut
    Per Enverin qau dhe moti
    Tan Shqipnin, eka shtat topi
    monumenti Nane Shqipni
    i ban roje birit te tij
    Asht perkul, i perkedhel ballin,
    Ketu e kam t’pavdekshem djalin.
    mahem vllazen E dhimbjen ne posht
    do ta kthejme sot.
    Si ka dasht Enveri lot
    O aj ka dasht vetem qendresen
    O ka dasht punen,
    ka dasht besen
    Ka dasht nder,
    ka dasht trimnie
    Keto na i meson gjithe jeta e tije

    1. Tan Lapraksi says:

      Duhet te nderojme te gjithe ata qe morren pjese ne ngjarjet e 20 shkurtit :p
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/02/medaljet-e.html

  2. Horri i Bulevardit says:

    Jamambri kollovari Sals, ka rrezu bustin, hahahahahahaha, u ca thesi o cuna, na jipni ndonji gastare uje se u mytem tu qesh, kom qejf me ja pa ca medalje i ka dhon ai dorthami, se mos i ka dhon ndonji stem te mao ce dunit nga ato qe i ka harru haxhi lleshi kur ishte president i leshit.

  3. tomori i beratit says:

    Komplimente Altin.Je djale i zgjuar por ne radhe te pare JE DJALE TRIM.Keshtu vazhdo.Edhe njeher komplimente.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje