Hipoteza mbi një status ministri

19 Shkurt 2013, 18:58Blog TEMA

Nga Ilir Metaj

Ministri Eduard Halimi i kushton një status FB-je problemit të gjakmarrjes! Z. Halimi është Ministër i Drejtësisë. Ai flet më në fund për gjakmarrjen… në FB! Por, le të mos e paragjykojmë. Të shohim çfarë shkruan:

“Dje me shkruante një miku im ne Fb, Agimi, dhe me pyeste për zgjidhjen sesi do të mund te votonin ata persona që ishin të ngujuar për shkak të gjakmarrjes.

Kjo është një çështje vërtet e rëndësishme, e cila i takon për ta zgjidhur institucioneve te tjera të shtetit, por problemi që ai shtron është i madh”.

Meqë në pamje te pare duket një formulim bosh, unë nxitem të lexoj pas rreshtave, se ndonjë ide duhet te fshihet aty pranë. Në fund të fundit është status i Ministrit të Drejtësisë, e si i tillë, meriton pak kohë analizë.

Së pari, e kuptojmë njëherë që ky problem nuk ka gjetur ende zgjidhje, por vihem në dileme për arsyen pse…? Gjë, që më shtyn të ngre disa hipoteza të renditura si me poshtë:

a-Miku Agim vetëm dje ia shtiu në mendje ministrit ketë problem.

b-Ministri e ka vrare mendjen edhe më parë, por thjesht nuk ka gjetur ende zgjidhjen.

c-Ministri nuk ka pune këtu se, siç thekson ai, kjo heshtje u takon institucioneve të tjera të shtetit, të cilat mesa duket janë të paafta për ta zgjidhur.

d-Problemi që shtron miku Agim është më i madh se ç’duhet për ministrin e vogël.

e-Për gjakmarrjen kujtohen vetëm kur bëjnë llogaritë e votave.

Meqë analiza me shumë hipoteza është gjithmonë interesante, motivohem të lexoj më tej statusin në FB:

“…Gjakmarrja, ky fenomen unikal në Evrope, është sjellja më absurde në një shoqëri të civilizuar. Kam qenë gati fëmije, kur kam lexuar “Prillin e thyer” të Kadaresë, dhe jam përlotur por dhe aq tronditur me historinë e Gjorgut”.

Tani situata bëhet më e qartë me mua, sepse, pa vështirësi, këtij paragrafi i korrespondoj vetëm tre hipoteza, nga të cilat njëra është me siguri e sakta:

a-Ministri është tepër avangardë në dijet qe zotëron, përderisa informon publikun se, ndonëse ata mund të mos e dine ende, “ky fenomen është absurd në një shoqëri të civilizuar”.

b-Ministri ka qenë një gati-fëmije i ndjeshëm që përlotej e tronditej lehtë…

c-Ministri ka memorie relativisht të fortë (mban mend emrin Gjorg).

Meqë analiza vazhdon të mbajë gjallë interesin tim, vijoj me paragrafin tjetër:

“…Dhe sa të tjerë si Gjorgu duhet të jenë të përfshirë në historinë e një tradite të pakuptimte dhe në mungese totalisht të sundimit të ligjit dhe shtetit.

Historia e lindjes se saj, është e lidhur ngushtë sa me mungesën e rregullave dhe shtetit dhe ligjit, aq me ata që e inkurajonin atë. Madje nëse nuk kryeje gjakmarrjen, të gjithë të përçmonin, ashtu si Gjorgun, tek i shërbenin kafen nën dorë”.

Aha, tani, referuar “Prillit të thyer” të Kadaresë, me siguri është njëra nga tre më poshtë:

a-Ministri pranon që kjo traditë e pakuptimtë ekziston vetëm kur ka mungesë totale të sundimit të ligjit e të shtetit (çdo ngjashmëri me ditët e sotme është tërësisht rastësore).

b-Ministri guximtar di si lind gjakmarrja (mungese e rregullave të shtetit), di si mbijeton gjakmarrja (mungesa e sundimit të ligjit), por nuk di si mund ta ndalojë… ministri i shtetit të sundimit të ligjit… (Këtu hutohem pak: a duhet të qëndrojë kjo hipotezë?! Fundja po e lë sa për numrin 3).

c-Gjorgu vazhdon të jetë makthi i ëndrrave te ministrit.

Paksa i turbulluar nga hipoteza(b), vijoj tani, jo aq entuziast, (po pse dreqin me vajti në mend hipoteza b…) paragrafin tjetër:

“…Inkurajimi i këtij fenomeni makabër edhe nga vetë shoqëria, solli një situatë absurde në këtë vend.

Tashmë është koha të presim me gërshërët e ligjit këtë fenomen, të ndërpresim inkurajimin, dhe për më tepër të ndëshkojmë ashpër ata që përdorin institutin e gjakmarrjes për të marrë jetë të tjera njerëzish”.

Epo, tani nuk mund të jetë më gabimi im. Qetësohem dhe përpiqem të marr veten nga pika (b) me sipër (që prapë mendoj se është gabim i imi). Marr zemër dhe vendos në inat e sipër se nuk mund të jete gabimi im nëse ministri flet sipas teorisë “ç’më duhet mua se ç’them unë”, sepse urdhëro hipotezat e mia për ketë paragraf:

a-“Ky fenomen makabër solli një situatë absurde në vend” (d.m.th së fundmi… shto dhe faktin që ai vazhdon të jetë i tronditur nga Gjorgu…).

b-Gërshërët e ligjit kanë qenë të ndryshkura gjatë viteve të mëparshëm.

c-Nuk ka qenë sezoni i gërshërës së ligjit dhe vetëm tashmë është koha “për ndërprerjen e inkurajimit”.

d-Gërshëra e ligjit vazhdon të jetë në dorë të Maliqit.

Pasi e fitoj sigurinë dhe analiza bëhet sërish interesante, e kam të lehtë ta përmbyll duke vijuar leximin:

“Unë gjykoj se një person, i cili vret duke përdorur institutin e gjakmarrjes, nuk duhet te dënohet me pak se 40 vjet deri ne burgim te përjetshëm”.

Këtu hipotezat më bëhen varg numerik që nuk arrij ta ndal dot:

-Po pse 40 vjet?

-Po sa?

-Po pse 50?

-Po sa?

-55!…

“Ne do ta ndryshojmë ketë situate, sepse ne jemi ndryshimi. Përpara!”

Eduard (jo Cullen i Twilight)

18 komente në “Hipoteza mbi një status ministri”

  1. Elena says:

    Shume e vecante menyra e te shkruarit por edhe tema. Sarkazem e holle qe ne fakt kam vene re se ju perket zMeta. Urime !

  2. arlinda says:

    Eduard (jo Cullen i Twilight ). :p ?

  3. HOSTENI says:

    hahahahahahahaah e ke qare shoku .

  4. vlora1 says:

    ilir je i madh.

  5. kitara e thyer says:

    SHUME E BUKUR ,LEXIM MES DHE PERTEJ RRESHTAVE.

  6. Labi Vlore says:

    Mendoj se Z.Halimi eshte nje opozitar shembullor i kesaj qeverie dhe i monstres Sali Berisha.Partia Socialiste duhet ta shnderroje ne nje kapital te madh politik kete djale te zgjuar.Ai me pak fjale ka pershkruar katastrofen e shtetit Shqiptar dhe gjendjen e rende ku ndodhet vendi jone.Mungesa e zbatimit te ligjit dhe sundimi me dore te forte i Maliqit Sali Berishovic qe qellimisht nuk deshiron te zbatohet ligji dhe ky vend te shnderrohet ne nje vend normal Europian.

  7. mallkuarqofshi says:

    Shume bukur Ilir.Po zor se do te kuptoje koka e Halimit.Ata kurre nuk kane kuptuar se çfare thone.Bile dhe çfare bejne nuk kuptojne njerezit qe ne vend te trurit duket sikur kane ndonje rradac dyshemeje branda kafkes.Keshtu duken ne syte e njerezve te pakten.

  8. ILIRET says:

    Do ta ndryshoni kete situate, o Halim? Po c’bete ju per tete vjet?
    Tani e vute re?
    Kete situate e ndryshoi nje here Enveri ne 1946, por erdhet ju dhe e prishet. Pse Enveri i zhduku gjakmarrjet. Pse nuk ishin aq trima, para Enver Hoxhes, kanunieret…?
    Prandaj o Halim , nuk ke kohe me per parà … Erdhi 23 qershori…

  9. Entony says:

    Gjakmarrja vazhdon ne Shqiperi sepse vete qeveria ka qene e interesuar qe ajo te jete. sa me shume percarje, sa me shume vellavrasje, sa me shume varferi, analfabetizem aq me mire eshte per kete qeveri dallkaukesh qe ka edhe guximin te treegohet e dhimbshur. Sigurisht ne FB.U bera kurioz nga shkrimi i Ilirit dhe hapa Fb e ministrit. Eshte fiks fare statusi qe analizon me sarkazem Iliri. Turpi i radhes. Edhe pse turpe kana pafund ministrat e kesaj qeverie.

  10. Mati says:

    Gjakmarrja është turpi i shoqerise sone ; dhunim i moralit dhe ligjit. Ky eshte tregues i dështimit të shoqërisë dhe shtetit. Si mund te pretendojme te integrohemi e te hyjme ne botën e lirisë dhe ne boten e ligjit…

    Por ky nuk eshte shqetesimi i Eduartit, dhe i asnje tjetri te rangut te tij,
    Shqetesimi i tij jane votat e te ngujuarve… Dhe jo se i behet vone per te ngujuarit dhe per te drejten e tyre te votes, por i ka zene frika nuk ju dalin llogarite, Si do t’i manipulojne edhe kesaj here????

  11. Vasil Gjika says:

    I madh Ilir. E ke qendisur me stil.

  12. Arben Lito says:

    Ky zoteria u be minister si shperblim per kryerjen e sakte te detyave te shtepise qe i vuri zoti kryeminister, pas gjakut qe derdhi garda e Republikes ndaj demonstruesve te pafajshem me 21 janar 2011,si kryetar i komisionit parlamentar qe u ngrit me ate rast dhe si i tille mendimi i tij duhet degjuar se koket e medhaja kane dhe mendje te medhaja…Por te mos shqetesohet zoti minister per votat e atyre njerezve sepse ne baze te rregullit te treshit: 1)ju nuk votoni 2)ose ju votoni 3)ne listat e votimit jeni pa diskutim a.t.h rezultati eshte ne i numerojme ato vota pra del qe ata qytetare te Republikes se Bananeve VOTOJNE.Zotit minister dhe te gjithe shoqerise tone duhet t’u vije TURP qe ky fenomen vrases ka ngujuar femije qe nuk mund te shohin driten e diellit e te shkojne ne shkolle te mesojne SHKRIM e KENDIM ne EUROPEN e shek.XXI dhe per kete zoti minister dhe qeveria ku ben pjese jane PERGJEGJES e te lere demagogjite dhe lotet e krokodilit.

  13. Leo Tirane says:

    Z.Ilir me kane pelqyer gjithmone shkrimet tuaja,URIME

  14. e verteta says:

    Analize shume e bukur dhe e vecante per nga stili.
    Ministri Halimi nuk e meriton nje analize kaq brilante per idiotesite qe shkruan ne FB. Mirepo ai shkruan me urdher te Sali-t dhe leshon vetem budallalleqe duke treguar se ka nje nivel shume te ulet mendor dhe letrar.

  15. tomori i beratit says:

    Artikull i shkelqyer Bravo z.Metaj

  16. zum zum says:

    ec ilir ,ec vlora jone .kjo eshte ringallja e zerit vlonjat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje