Lopët, talla, republika

17 Shkurt 2013, 22:11Blog TEMA
Lopët, talla, republika

Salih KABASHI

 

Për anën tonë, Podgur, kur Jugosllavia ishte me kohezionin e mjaftueshëm dhe kur jetëgjatësia e saj çohej e predikohej në disa mijëravjeçarë, tregu pak më i gjerë për të blerë e për të shitë ka qenë Serbia.

Mbahet mend kur në mes vjeshte mblidheshin të zottë e shtëpive dhe e caktonin ditën kur do t’i hypin vozit (trenit) në Pejë për të dalë kah Serbia ” e me ble tallë”…

Dimri po afrohej e mund të zgjatej, rezervat e brendshme mund të harxhoheshin, gjâja patjetër duhet me pasë diçka me përtypë në mënyrë që pranvera të mos i gjejë asht e lëkurë apo të mos cofin fare.

Në Serbi bëheshin edhe pazare të tjera…

Podgurësit shkonin në Serbi dhe nga Serbia, pos tallës, sillnin edhe farë kërstinë kerri, apo edhe kerr taman me katër rrotë hekuri me spica e me stupca, me bigë e me bisht…, të tillë që i tërhiqnin qetë apo kuajt.

Por nuk sillnin vetëm gjëra të trajtave të mësipërme: katundaria shqiptare e katundaria serbe krijonin dialogje anekdotikë, plot humor therës në llogari të dy popujve përkatës.

Po e kujtoj një të tillë dhe në këtë pesëvjetor po e ndajë me ju duke i vënë titullin,

S’KINI TALLË E DASHKI REPUBLIKË…

Një serbian e pyet shqiptarin tonë që kishte shkuar në Serbi për të blerë tallë:

-Koliko stoke imash? (Sa gjâ të gjallë ke?)

– Dve krave i konja (dy lopë e një kalë), i përgjigjet bujku e blegtori ynë.

Serbiani që kishte bjeshkë të tëra sanash e tallash dhe hambarët që gati po i pëlcisnin nga drithërat e bereqeti, i pakënaqur se me këtë shqiptar të coft po i delte një pazar i ligsht, i thotë:

-Piqka ti materina! (Të qifsha pidhin e samës!).

Shqiptari ynë trim megjithëse ishte në zemër të Serbisë, grumbulloi pak guxim dhe pyeti:

– Zashto me psujesh, bre komsho?! (Pse më shan or kojshi?!).

-Kako zashto? Nemate tale za dve krave a trazhite republiku… bezhi bre u tri piqke materine! ( Qysh pse? Nuk keni tallë as për dy lopë, ndërsa kërkoni republikë…, ik more n’tre pidha t’sam’s!).

Bujko-blegtori ynë nuk e zgjati, bleu nja dyqind duj tallë, aq sa i duheshin, ia thau paret serbianit dhe kur u kthye e popullarizoi vakinë e tij për lopët, tallën e republikën.

Do doja që sot t’ia tregoja këtë mesele fabrikantëve të heronjve, Atifetes dhe Hashimit. Në pamundësi që ta bëj këtë, po ua dërgoj këtë urim-porosi:

– Krejt e pshurrtë kjo farë “dërrzhava” juaj…, të pshurrta edhe pesë vitet e saj, edhe ju të dy me dy kabinetet tuaja shtetarë të tejpshurrtë jeni… Shkoni, bre…

Çka t’i them Sali Berishës që na kalli me nacionalizmin e prokosvarizmin e stërvonuar e gjithmonë hileçar të tij?! Asgjë tjetër, pos, frengjisht: Vas te faire enculer, serbisht: Jebi se! dhe shqip: Qifsh veten në bythë!

21 komente në “Lopët, talla, republika”

  1. VERONIKA says:

    Shqip,foli shqip Saliut-èshtè nacionalist i madh ai.
    Atifes-Hashimit-Saliut–tè vetèpunèsuarit kryeministra dhe president,po shtoj dhe Nishanin ,se i ngel hatri pastaj-dhe bashkohem me urimin e autorit:……………….
    Komplimenta!

    1. fl says:

      E ster-meriton nje Like ky artikull.

    2. Dyrrahu says:

      Salih Koxhabashi, mos mendo se fjalori i fëlliqur yti dallon nga pamoraliteti që ke.

  2. Agroni, says:

    E bukur shume…e treguar akoma me bukur..mbyllja perfekte me ato urime per shpellarin tone….ne frengjisht..ne serbisht..ne shqip..po pse jo edhe ne anglisht : hej Sali Berisha “go fuck-yourself” !!!

  3. arjan says:

    aferim.dhe pak u ke thene.

  4. Ndoci says:

    What the hell is that? A je shqiptar or serb or ti. Jo se nuk po te marrim vesh. Jo se nuk i nxjerrim kuptimin asa qe tua ti por ti po qellon veten ne kembe mor taj.

    1. Une says:

      Mos u merzit! E verteta eshte e hidhur! Por gjithcka ka shkruar eshte me shume se e vertet. Ne duhet te punojme e te punojme shume jo te pirdhemi kote. Te flasim me vepra jo me fjale.Cfare te semes kane bere keto dy qeveri Shqiptare qe ne te jemi krenare neper bote. Pervecse na kane turperuar e na kane ulur koken asgje tjeter.

  5. ILIRET says:

    Bravo Salih!
    Ndersa na, po i thona ne 23 qershor ne italisht Salehut tone:
    Va fa’n’culo, Sali Berisha!

  6. uragan says:

    …nuk kam ndonje simpati te madhe per Berishen, por keto gatime humori serb me duken shume te peshtira! Do te vije, dhe po vjen koha or ti Salih, qe shqiptaret, te jetojne pa tallen e pensionet e Serbise, qe duket qe po i qani…

  7. tefta says:

    shume domethanese, bravo bash ne kohen e duhun e ke shkru , qashtu osht e verteta!

  8. Agron says:

    TEKST MADHESHTOR ! TA FUSIN NE KORNIZE E TA VARIN SE BASHKU ME KUSHTETUTEN.

  9. Latif Dreqi says:

    Shkrimi eshte i turpshem dhe i ndyre.Eshte provokator dhe i shkruar prej nje skllavi ne shpirt.Vete emri i autorit, me ben te dyshoj ne integritetin e tij.Ky horri qe na shan Kosoven, s’eshte gje tjeter vec nje pjelle deshtake.Perpara se ta kerkoi pergjegjesine tek Thaci dhe Jahjaga, le te pyese ate kojshiun e vet serb,se perse eshte ne kete gjendje Kosova.Kush e la ne kete gjendje?Valle qe me e mire 5 vite para apo 25 vite me pare se te ishte e pavarur?Nuk keni talle iu thone, ndaj ska cju duhet liria..Yyy rrace hibride,mosmirenjohese,sdi c’eshte liria!Rregulloje vete shtetin more tutkun, e mos prit kete ta beje serbi..Ptu ju dhjefsha rracen, kelysha! Gjithe jeta ju shkoi per pune te pista e ne nuk rreshtet se vjelli vrer ndaj dheut tuaj.

    1. Zigur Qarri says:

      …shkruar prej nje skllavi ne shpirt.Latif Dreqi

      Ekzakt.
      Muhabet i rendomt kafenesh.
      Mesazhi i Salih Kabashit,popujt e varfer se meritojn lirine,ja vlen konvertimit te lirise me tallë.Inspirim per jeten plot “magji” prej skllavi nen kular.
      Kto jan njerezit tan Salih KABASHI-te marrim hua?Si ta vleresosh veten,ashtu do te vlersojn te huajt,ka thene Sami Frasheri.

      Liria esht ndjenja me e madherishme,zhgenjimi lidhur me te,esht po aq i madherishem.Franc Kafka.

    2. anticensurë says:

      lato për sa thua për sali kabashin ke të drejtë është i njohur!
      sa për atë që ka dash të përçojë me këtë shkrim ka të drejtë!kuptohet seicili e kupton sipas kokës së tij!është thejshtë një gjë e përgjithësuar që lë vënd për interpretim!
      si politikanët shqiptarë dhe ata kosovarë(më keq),janë në nivelin primitiv të të “bërit politikë”!të bërit politikë në nivel primitiv bëhet në kufirin e stomakut!jo të kokës,trurit!në të dy krahët,përfshi dhe atë 1/2të maqedonisë,politikanët nuk arrijnë të mendojnë se janë zgjedhur në pushtet për të mbrojtur interesat e një shumice të popullsisë.ata mendojnë se me zgjedhjen ose fitimin e “zgjedhjes” kanë të drejtën që të shfrytëzojnë zgjedhësit dhe kundërshtarët!politikanët shqiptarë e mbrojnë nderin e tyre dhe me gjak,por nuk ja kanë idenë se është nder ti shërbesh një populli të tërë!është nder të çosh përpara në rrugën e përparimit një popull,një komb të tërë!ata popull,komb nder kanë vetëm atë që i lidh ADNja e ngushtë.ose më mirë,lidhja e të vjellëve të k…it!

  10. Euro Maloku says:

    Pasha Zotin i ke ra pikes…!
    Edhe Saliu faren e kosit e merr ne Athine duke e kembyer me toke per varre apo me “uje deti”…
    Duan pastaj ene Evrope..nuk e dij jonxhe vazhdojne te marrin ende ne Maqedoni?

  11. Din Kruja says:

    Edhe serb ta kishte shkruar kete veshtire se do ta kishte bere me kaq antikombtarizem. Besoj do ta botoje edhe Mapo e Cilit, se ai i ka qejf shume keta artikuj ku poshterohet kombi shqiptar.
    O Mero mos boto shkrime te atyre qe kane shkruar qe ne kohen e ish Jugosllavise mbasi nuk u ka dale virusi qe kane ngrene ne ate kohe. Per ti bere me agresive futen edhe serb qe shkruajne shqip. Se nuk me shkon neper mend qe te kete kaq shume shqiptare qe urrejne kombesine e tyre.

  12. NjeQytetarOptimist says:

    Shume ofenduse…Kosova dhe Shqiperia duhet te marrin masa te forta ekonomike per bashkepunim..P’se harxhojn kaq shume Kosovaret ne duhan ?!?! Shqiperia ka fusha te shkelqyera per prodhimin e duhanit jo vetem per prodhim te brendshem por edhe te jashtem..Edhe teknologjia nuk mungon ta paketosh ate..E sa e sa fruta e perime mund te kerkohen nga c’do pale sipas terrenit dhe motit qe ato prodhojn..

    P’se nuk angazhoheni, c’fare prisni ?!?! Pse nuk keni eksperte nga Shqiperia te kene nje plan urbanistik per Kosoven ?!?! P’se nuk i hapni tregjet..P’se nuk fusni punonjes ne fushen e mjekesise (dentale) etj etj, dhe c’do aspekt ku Shqiperia ka eksperience ?!?! P’se nuk Shqiperia nuk e fut Kosoven ne buxhetin e saj..Buxheti eshte me arken bosh, por duhen lidhjet dhe detyrimet qe gradualisht ato te mirekembin njera-tjetren..Duhen rregullat ne fillim megjithese realiteti eshte larg..

    C’fare potencjali dhe askush nuk e shef (ose si intereson per interesa vetjake)…

  13. Aulona says:

    i qelluar ky artikull.komplimenti gazetarit.

  14. Shqiptari says:

    Nuk e di a ben te shahet ( e lejon nje gje te tille etika atdhetare!?, une besoj nga zemra e plast e ben Kabashi) keshtu kombi e atdheu por, besoj se duhet lexuar drejte ky artikull bashke me porosine: Per qeverine e Kosoves qe per 5 vite nuk beri asgje te dukshme per bujqesi, blegtori a per ekonomi ne pergjithesi por, i meshoi hajnise, krimit te organizuar e korrupcionit. Per Saliun kishim kohe qe 20 vite ta shohim sesa patriot eshte. Sa i shpifur eshte me ato deklarata boshe e pashije, po duket si kenduesi(gjeli) mbi bagel…
    Falemiderit z. Kabashi, nje shkrim per antologji!

  15. Genta says:

    I varfër në mëndje qenkësh ky Salah bin Khabashi.
    I coftëëëë…
    Po te ishte shqiptar safi nuk do e fyente vetën-kombin e vet me gjuhë serbësh. Me gjasë i paskësh shkuar jeta duke ngrënë tallë,duke e lartësuar serbin e “pasur” dhe vetposhtëruar vetën e “varfër”.Kjo kufomë mendore na e fyen edhe Gjergj Kastriotin dhe lartëson Sulltan Muratin. Për Kastriotin “as që ka dëgjuar” ky i shurdhër dhe i verbër, prandaj edhe e quan “bridhiu!
    Turp që Merua lejon te botohen shkrime me gjuhë te marrësh…

    1. visar gjenevë says:

      Genta qenke lexuese e rregullt e këtij Kabashit. Duket se ia paske ngrënë edhe tallen edhe tromakun dikur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje