Jo më larg se dje, ndoqa një bashkëbisedim të kryeministrit me studentë, i cili u zhvillua në një prej sallave të “Qytetit Studenti”.
Më bënë përshtypje dy gjëra: e para ka lidhje me formën dhe e dyta me përmbajtjen. Po i marr me radhë. Siç ndodh në të tilla takime, edhe kësaj here salla ishte mbushur plot me të rinj e të reja. Disa kishin ardhur për të dëgjuar ato që kryeministri do premtonte, të tjerë kishin ardhur thjesht për të parë nga afër njeriun, të cilin kanë 22 vjet që e shohin në televizor, e dëgjojnë në radio e lexojnë në gazetë, ndërsa disa të tjerë ishin detyruar nga kujdestarët e konviktit për të qenë aty. Kjo praktikë e fundit është një refren i vjetër në Shqipëri, ka një jetë që aplikohet për të mbushur sallat e sheshet.
Në podium qëndronte kryeministri mes gjashtë studentëve, të zgjedhur aty për të mos bërë zë, apo se ndoshta ishin disi të pashëm. Përballë tyre në sallë, siç e thashë, kishte shumë studentë të tjerë.
Më çuditi fakti se atyre studentëve që iu dha fjala, si gjasme rastësisht, për ato që kryeministri donte të fliste. Dhe për çfarë pyetën do thoni ju? Po ja, pyetën për taksën e sheshtë dhe avantazhet që ajo ka krahasuar me taksën progresive.
Një pyetje tjetër ishte për nismën e fundit të qeverisë, e cila do mbështesë çdo kompani që do të punësojë të rinjtë. Po kështu u pyet për projektin “Shqipëria, vend i zhvilluar” etj si këto. Pra, gjasme këto ishin të gjitha pyetje të rastësishme. Nejse. Duke e lënë mënjanë formën e këtij takimi, sepse jam i bindur që të gjithë ju i kuptoni parapërgatitjet, pyetjet e sajuara, studentët e përzgjedhur paraprakisht e të tjera si këto.
Tani do merrem me përmbajtjen. Kjo është akoma më befasuese. Në përgjigjet e tij të gjata të mbushura me retorikë dhe me “do të, duhet të, zotohem se etj, etj…”, kryeministri tha se të ardhurat vjetore për frymë në Shqipëri janë 9 mijë dollarë. Me thënë të drejtën u befasova pamasë. Jo se nuk e kisha dëgjuar më parë, por u befasova se si vazhdon ta thotë sërish këtë mufkë që as ai vetë nuk e beson, e jo më ne që vrasim kohën rrugëve ta pashpresa të këtij vendi.
Të gjesh punë në Shqipëri, është një sfidë sfilitëse dhe që në fund të lë duarbosh. Duhen miq, shokë, kushërinj, teserë partie, servilizëm, po edhe ndonjë zarf me euro, se leku është i dalë boje. Por edhe po e gjete, paga jote do te jetë diku tek 25-30 mijë lekë në muaj. Në të shumtën e rasteve është punë të zezë. Punëdhënësi nuk t’i paguan sigurimet. Ka edhe raste që të thonë: I do me sigurime apo i do në dorë që të marrësh më shumë? A thua se është çështje zgjedhjeje kjo, e jo detyrim ligjor. Me një llogari të thjeshtë, dikush me atë nivel page që përmenda më sipër dhe që s’ka burime të tjera të ardhurash, nuk i bëhen në vit 9 mijë dollarë, aq sa thotë kryeministri. Do doja edhe unë të më bëheshin aq, por jo. Madje nuk bëhen as sa gjysma e atyre që ju deklaroni.
Është cinike kur pas 8 vjetësh në krye të qeverisë, dilni para të rinjve dhe flisni me “do të, duhet të, zotohem se…”. Kujtoheni për të rinjtë e papunë tre muaj para zgjedhjeve, lançoni nisma qeveritare gjasme për të nxitur punësimin e tyre, por që në fakt e bëni thjesht për të fituar kapital politik përballë kundërshtarit tuaj në opozitë. Sot para të rinjve duhet të dilni me bilancin e këtyre 8 viteve dhe jo me premtime. Tregoni bilancin e vërtetë, mos flisni për të ardhura 9 mijë dollarë në vit. As militanti tuaj më fanatikë nuk ua beson këtë shifër.
Së fundmi dua të bekoj call center-at për “zemërgjerësinë” e treguar ndaj juristëve, ekonomistëve apo edhe mjekëve me diploma të universiteteve tona. Janë punëdhënësit më të mëdhenj për të rinjtë, por sigurisht që paga e tyre vjetore nuk bëhet kurrë 9 mijë dollarë.
ehuuuuuuuuuuuuu, te rrish te merresh me jashteqitjet qe nxjerr S-haleja nga goja, cmendesh, shkon ne psikiatri.. ky shpellar thjesht duhet injoruar kur flet dhe duhet qeruar nje ore e me pare, pa ardhur zgjedhjet..
Pse mer jahu ju komunistast nuk besoni te 9 mije dollaret per fryme? Po a nuk merr Zonje Argita 400 mije dollare n’vit. Une si Lym 4 mije sa i bin mesatarja tashti dini me ba llogarite?
Te lumte artist,
“Sot para tè rinjve,duhet tè dilni me bilancin e 8 viteve..”
BRAVO ALKET,BRAVO!
Nuk i kalënë vënd vetes për tu besuar sali berishën nuk e beson asnjë shqiptar por e besojnë vetëm serbët dhe grekët për arsye atyre u ka shërbyer.
DESHIRORJA E PA KRYER DO TE…
Do te,duhet te, zotohem te, jane lidheset me te qelbura te hipokritit sali dhe te c’do politikani genjeshtar.
jane lidheset e kohes se ardheshme te pa kryer terbore sa here bashkohen me foljet vecan ne prag fushate p.sh.
do te ngre parlament te ri.
do te hap fronte pune.
do ta bej superfuqi atomike.
do te zhduk vareferine.
do te ngre stadium te ri.
do te kompesoj te perndjekurit.
DO TE THEMELOJ DRJTESNE SHQIPTARE
DOE ZHDUK KORUPSIOIN.
do te,do te ,do te, do te ,do te ,do te,………
Shqiptare naive,boll besuat kodoshet qe nga kodoshi peka,fevziu,balliu,hoxha,etj.
Nje militant i hershem i PD me tha :
!3 studenteve dhe dy pedagogeve ju i shin derguar me mesazh pyetjet qe do te benin, ndersa personi q ejepte mikrofonin shkomte vetem tek ta.
Un mendoj se as 4500$ per fryme nuk qarkullojne neper bankat e Shqiperise. Bankat kan ngelur pa para se paraja eshte eksportuar nga mafja shqiptare me ne krye kriminelin sali.
Un mendoj se as 4500$ per fryme nuk qarkullojne neper bankat e Shqiperise. Bankat kane ngelur pa para se paraja eshte eksportuar nga mafja shqiptare me ne krye kriminelin sali.
Dua te emigroj ne shqiperi: se ketu ne amerike nuk me ngelen 9 mije dollare ne vit.
Se do te ishte e vertete kjo qe thote Berisha kemi keto llogari:
1. PPB eshte 3 milion here 9.000 baras me 27 miliard dollare.
2. Nje milion te punesuar, produktiviteti eshte 27 mije dollare.
3. Se presioni tatimor do te ishte me i larti ne bote pra 50% do te kishim 13.5 miliard dollare te hyrat ne buxhetin e shtetit, shpenzime faktike gati 15 miliard dollare. Paga neto e çdo te punesuari do te ishte 13.5 mije dollare ne vit
4.Borxhi shteteror 27 miliard here 60% baras 16.2 miliard dollare.
Nuk e di se studentet e k… dine ti bejne keto llogari.
PO TE KISHA 9 MIJE $ MOR DJALE ……