Shëndetësia, sfida jonë më e madhe. E ndryshojmë sistemin 100%

12 Shkurt 2013, 22:36Blog TEMA

Nga Edi Rama*

Të gjitha konstatimet janë legjitime edhe të gjitha ambiciet janë legjitime, por rreziku është që të gjitha të mbeten dëshira dhe asgjë të mos ndodhë, përkundrazi të vazhdojë rrënimi i pandalshëm i sistemit tonë shëndetësor, në qoftë se nuk bëhet një ndërhyrje në themel. Ndërhyrja në themel presupozon që ne fillimisht të pranojmë se sistemi aktual ka falimentuar. Çfarë do të thotë kjo?! Konkretisht në vitin 1995 Shqipëria adoptoi sistemin që kemi sot, sistemin e bazuar në kontributet e qytetarëve, thënë ndryshe sigurimet shëndetësore. Koha tregoi që ky sistem nuk është i përshtatshëm minimalisht për vendin tonë, për kushtet ekonomike, po mbase edhe për traditën dhe kulturën e vendit tonë. Sistemi i kontributeve sot shumë vite më pas arrin të financojë 7% të shpenzimeve të përgjithshme, që gjatë një viti bëhen për shëndetin në Shqipëri. Vetëm 7%! Ndërkohë që rreth 60% e shpenzimeve për shëndetin në Shqipëri sot përballohen drejtpërdrejtë nga xhepi, kryesisht nga xhepi i atyre që janë të pasiguruar. Që do të thotë pjesa më e dobët ekonomikisht dhe pjesa më e prekur nga problemet sociale në këtë vend. Diferenca midis 60% të atyre që kujdesin shëndetësor e marrin me lekë, në dorë dhe nën dorë, dhe e 7% që vjen si kontributi i atyre, që për shkak se janë në punë mund të sigurohen, paguhet nga taksat e përgjithshme. Pra, në një total që kapërcen 800 milionë dollarë që harxhohen në Shqipëri gjatë një viti për kujdes shëndetësor, vetëm 7% vijnë nga sigurimet. Pra, skema e ndërtuar mbi parimin që gjithkush të sigurohet dhe pastaj shërbimi i jepet gjithkujt që ka nevojë ka falimentuar.

Sot ne kemi ardhur në një moment kur dallimi midis nesh dhe atyre që qeverisin është dramatik, sepse është një dallim në filozofi dhe në botëkuptim për shoqërinë që duam. Për ta shëndetësia është mall dhe si çdo mall duhet të blihet. Për ne është e mirë publike dhe si çdo e mirë publike duhet të financohet. Janë dy rrugë tërësisht të ndryshme ku njerëzit duhet të zgjedhin se cilën nga rrugët parapëlqejnë për të ardhmen. Një rrugë që thotë që në fillim: “po nuk pate lekë mos u sëmur, se po u sëmure nuk kujdesemi dot për ty”. Dhe një rrugë tjetër që thotë që në fillim që “ne kujdesemi edhe për ata që s’kanë lekë në qoftë se kanë nevojë për kujdes shëndetësor”. Janë dy botë komplet të kundërta.

Bota që është sot në fuqi është bota ku ata të cilët trokasin në derën e mjekut dhe janë të papunë, e për këtë arsye janë të pasiguruar, e kanë të domosdoshme që për të bërë që mjeku të hapë gojën të paguajnë lekë. Sot praktikisht paguajnë pesë herë më shumë sesa pak vite më parë lekë në dorë zyrtarisht, pa llogaritur paratë që paguhen nën dorë. Historitë e njerëzve të varfër që duhet të shkojnë në spital dhe që për të paguar shërbimin duhet të shesin gjithçka kanë janë të panumërta.

Vetëm para pak ditësh ne ishim në Spitalin Ushtarak dhe takuam një grua e cila ishte në prag të shitjes së shtëpisë për të vazhduar të përballonte shpenzimet për kurimin e të shoqit, për një pjesë të kurës që ishte jashtëzakonisht e shtrenjtë. Një ditë më pas ne ishim në një qendër shëndetësore shumë pranë Tiranës ku takuam dy prindër të cilët jetonin në fshat, jetojnë në fshat, djalin e kanë me leucemi dhe për një flakon të kurës intensive që djali ka nevojë duhet të paguajë 1 mijë euro. Gjë që qartësisht e ka rrënuar ekonomikisht dhe i ka futur në një borxh që për ta shlyer, në momentin që flasim, duhet të shesin shtëpinë. Këto janë histori të panumërta dhe janë histori që lidhen me një sistem të shërbimit shëndetësor i cili është tërësisht i padrejtë. Ne duam ta ndryshojmë këtë sistem. Ndryshimi i këtij sistemi do të thotë që skema e financimit të shërbimit shëndetësor të mos bazohet më tek sigurimet. Por të bazohet tek parimi që shëndeti është një e mirë publike dhe jo mall. Për këtë të mirë publike garant duhet të bëhet shteti. Që do të thotë se ne do ta blejmë shërbimin në emër të të gjithë atyre që nuk e blejnë dot dhe do ta ofrojmë për të gjithë ata që kanë nevojë. Do të ndërtojmë një sistem të ri që do të quhet Shërbimi Kombëtar Shëndetësor i bazuar në parimin e sistemit shëndetësor universal. Askush nuk do të privohet nga shërbimi për shkak se është i pasiguruar ngaqë është i papunë.

Padyshim që kjo është një sfidë jo e lehtë dhe gjëja më e lehtë është kjo që ndodh sot, që të bësh sikur njerëzit nuk ekzistojnë. T’ua u njohësh ekzistencën vetëm atyre që e provojnë që ekzistojnë sepse kanë lekë. Kjo për ne është barbari! Ne jemi të bindur që një shoqëri si e jona në mes të Europës, në shekullin e 21, duhet ta marrë përsipër barrën e solidaritetit me të gjithë ata që e kanë të pamundur që të kujdesen për veten apo fëmijët ose më të moshuarit në shtëpinë e tyre, sepse janë të papunë, janë të varfër dhe s’kanë asnjë mundësi tjetër përveçse të hyjnë në borxhe që bëhen të pashlyeshme kur një sëmundje u troket në derë.

Ka disa kohë që qeveria ka vënë një taksë për sëmundjen, e tillë është TVSH-ja tek ilaçet. Ne e kundërshtuam. Na u tha që vendosja e TVSH-së do të sillte ulje të çmimit të ilaçeve. E vërteta është që kjo nuk ndodhi. Përkundrazi si të gjithë mallrat e tjera edhe ilaçet u shtrenjtuan. Kush e paguan taksën e sëmundjes? Përsëri e paguajnë më shtrenjtë ata që kanë më pak. Të mos harrojmë që sistemi i sotëm i bazuar mbi kontributet është një sistem që si në të gjithë piramidën e kontributeve në këtë vend kush ka më shumë paguan më pak dhe kush ka më pak paguan më shumë. Sepse dhe ata që për shkak se janë të punësuar paguajnë kontribute, në hierarki janë brenda të njëjtit sistem. Pra, kush ka një rrogë më të ulët paguan më shumë kontribut për shëndetin, kush ka të ardhurat më të larta paguan më pak dhe kush është miliarder paguan pak fare, në sistemin e sotëm.

Ky është një sistem i falimentuar edhe në raport me parandalimin në tërësi. Nga ato që u thanë këtu, një emërues i përbashkët është se ne nuk kemi sot gjëkundi një strukturë kombëtare publike shtetërore që mendon dhe punon për të parandaluar sëmundjet dhe për të parandaluar pasojat e lindjeve të vështira në kushte si ato të nënave të reja që janë të pasiguruara për shkak të papunësisë dhe të varfërisë. Ashtu sikundër s’kemi një sistem që të parandalojë tumoret, posaçërisht te gratë, numri i të cilave shkon gjithnjë në rritje. Bëhet propagandë, bëhen ca shfaqe dhe ca aktivitete propagandistike dhe gjithçka mbetet aty. Por procesi i parandalimit nuk është ky. Madje procesin e parandalimit ne e shikojmë të lidhur jo vetëm me sistemin shëndetësor, por edhe me sportin. Me sportin në shkollë si një sistem që duhet rindërtuar për të ulur shpenzimet nesër me kujdesin shëndetësor. Është e provuar botërisht që në ato vende ku sistemi i sportit është i organizuar kostoja e shtetit për kujdesin shëndetësor është më e ulët. Ashtu sikundër e kundërta është e vërtetë. Aty ku sport kombëtar është llotaria dhe bixhozi sigurisht edhe parandalueshmëria e sëmundjeve është shumë herë më e vogël për të mos thënë inegzistente. E nga njëra anë janë sëmundjet sociale dhe nga ana tjetër janë sëmundjet fizike që gjejnë organizma shumë vulnerabël.

Në programin tonë puna e ekspertëve ka bërë që të jemi optimistë për të realizuar kontrollin mjekësor bazë falas dhe të përvitshëm për grupmosha të përcaktuara brenda vitit 2014. Sigurisht, që është një shpenzim, por që është një shpenzim që pastaj ul të tjera shpenzime shumë më të larta që vijnë pas për shkak të paparandalueshmërisë organike që ka sistemi aktual.

Ne jemi absolutisht të bindur dhe të angazhuar konkretisht që të ndërtojmë një sistem të kontrollit falas vjetor për grupmoshat e konsideruara në risk të grave për sëmundjet tumorale. Numri i këtyre sëmundjeve rritet çdo vit dhe rastet shtohen çdo vit. Ne besojmë që nëqoftëse ndërtohet një sistem parandalimi edhe shpenzimet më pas do të jenë më të arsyeshme, pa llogaritur që shumë raste mund të parandalohen. Programi i parandalimit sigurisht ka një kosto dhe ne jemi gati që ta përballojmë këtë kosto.

Janë një sërë gjërash që nuk bëhen sot, të gjitha kushtojnë, asgjë nuk bëhet pa kosto, por ama ajo që i duhet një qeverie, një vendi, një populli, një shoqërie është pikërisht që të marrë vendime për cilat janë gjërat më të rëndësishme, cilat janë gjërat më prioritare, cilat janë gjërat që ndikojnë drejtpërdrejtë për ta bërë më të mirë cilësinë e jetës së qytetarëve, pavarësisht se mund të mos jenë gjëra, që ndikojnë drejtpërdrejt në votat që do marrësh pas katër vjetësh. Nevoja për t’u zgjedhur dhe ankthi i rizgjedhjes me çdo kusht bën që cilësia e vendimmarrjes në shumë raste të cenohet në dëm të gjërave, që mund të mos jenë shumë të dukshme për të avantazhuar gjërat që janë të dukshme. Se nuk është e dukshme sa raste sëmundjesh mund të parandalohen, se ato nuk janë më raste që konstatohen, por sigurisht që është shumë herë më fisnike dhe më e vlefshme për shoqërinë, një qeverisje, e cila fokusohet tek ky aspekt, pavarësisht se nuk është një aspekt elektoralisht i vlefshëm. Ky është vetëm një rast, por po të marrim zinxhirin e problemeve që ka sot Shqipëria është një zinxhir problemesh që mbahet lidhur hallkë pas hallke, nga fakti se janë probleme elektoralisht pa peshën e mjaftueshme, për ankthin e atyre që duan të zgjidhen me çdo kusht herën tjetër. Është një lloj ankthi, që e sjell pushteti dhe që mund të lexohet sot shumë lehtë, në një sërë masash të qeverisë, që janë thjesht copëza të marra jashtë kontekstit nga programi ynë, si për shembull heqja e taksës për ata që fitojnë deri në 300 mijë lekë. Ndërkohë që është e pakuptueshme pse ata që fitojnë 310 mijë lekë duhet të vazhdojnë të paguajnë më shumë se sa ata që fitojnë 3 milionë e 100 mijë lekë. Apo siç është bërja me ngut vendimit për ta kthyer Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në një universitet mjekësor, duke bërë në fakt një martesë të pamundur mes një vizioni komplet të papërshtatshëm për sistemin e arsimit të lartë dhe një vizioni komplet të papërshtatshëm për atë që duhet të jetë një universitet mjekësor i kësaj natyre në QSUT “Nënë Tereza”.

Do të doja të nënvizoja diçka që ne e kemi thënë me kohë. Është një tezë tanimë historike do të thosha, për ne, për angazhimin tonë, që ka të bëjë me nënat e reja që janë të pasiguruara. Në vitin 2009 ne ishim të vendosur, që ta kapërcenim këtë problem duke ia ngarkuar shoqërisë këtë barrë, sepse nuk është fjala vetëm për një person, por është fjala për dy persona. Nuk është fjala vetëm për nënën, por është fjala edhe për fëmijën. Faktikisht, eksperienca 20-vjeçare e këtij sistemi shëndetësor çfarë ka sjellë? Ka sjellë që në 20 vjet, më shumë se gjysma e lindjeve janë lindje të pasiguruara. Më shumë se gjysma e fëmijëve që kanë lindur, kanë lindur nga nëna të pasiguruara. Por kur ke thënë kaq, ke thënë shumë pak. Mjafton të shtosh se nënat e pasiguruara janë gra në kushte sociale dramatike, sepse janë të papuna, sepse jetojnë kryesisht në zona shumë të vështira, periferike apo rurale, për të kuptuar se në çfarë qytetërimi barbar na mban lidhur ky sistem shëndetësor i falimentuar, që nuk rrënon thjesht cilësinë e kujdesit shëndetësor, nuk rrënon thjesht vetveten, po rrënon moralin shoqëror, duke krijuar një marrëdhënie absolutisht unike në Europë, si dhe të rrallë në botë, mes shërbimit publik shëndetësor dhe qytetarit. Janë raste sot të rralla në botë, jo më në Europë, rastet që mund t’i gjesh përditë në mjediset ku shteti shqiptar bën sikur kujdeset përmes shërbimit publik për qytetarët e vet në sistemin shëndetësor.

Të kesh 1/7 e popullsisë të siguruar dhe gjithë pjesën tjetër në mëshirën e fatit në raport me shëndetin dhe të vazhdosh të këmbëngulësh tek i njëjti sistem, do të thotë të kesh marrë përsipër t’i konsiderosh inekzistentë njerëzit e tu, në raport me nevojën bazë për të jetuar të pakërcënuar nga sëmundjet dhe nga pasojat e sëmundjeve. Ky është thelbi i këtij problemi madhor, me të cilin ne duhet të përballemi.

Edhe njëherë dua ta theksoj. Nuk është një sfidë e lehtë. Nuk mjafton të thuash kaq sa po themi, që sistemi ka falimentuar dhe duhet një sistem i ri. Është absolutisht sfida e sfidave për katër vitet e ardhshme, për të vendosur bazat e një sistemi shëndetësor universal që të krijojë kushtet për t’ju përgjigjur nevojave të të gjithë shqiptarëve, të punësuar apo të papunë, të siguruar apo të pasiguruar, nga veriu apo nga jugu, nga qyteti apo nga fshati, nëse kanë kushërinj mjekë, apo s’kanë asnjë kushëri infermier.

Është një sfidë shumë e madhe dhe për këtë arsye edhe në të gjithë projektin e reformave që ne duam të ndërmarrim kjo është reforma më radikale nga të gjitha. Është një përmbysje 100% e asaj që kemi sot. Ndërkohë që në të gjitha rastet e tjera nuk kemi të bëjmë me përmbysje 100%, por kemi të bëjmë vetëm me transformime për të rimëkëmbur sisteme që janë në rrënim të vazhdueshëm, këtu kemi të bëjmë me përmbysje 100%. Është një sfidë që ka dy rrugë. Ose duhet të mbyllim sytë dhe të bëjmë sikur nuk ekziston, siç bëjnë këta që qeverisin, ose të realizojmë ndryshimin radikal. Sepse në fakt problemi nuk ka filluar kur kanë ardhur këta në qeveri. Problemi ka filluar ditën kur është vendosur ky sistem në vitin 1995, pa marrë fare parasysh a janë shqiptarët në gjendje ekonomikisht ta financojnë këtë sistem. Sot ky sistem është në pikëpyetje edhe në vende shumë të mëdha dhe arsyeja pse vende shumë më të zhvilluara se ne po e braktisin këtë sistem, për të shkuar në sistemin universal bazuar te Shërbimi Kombëtar Shëndetësor, është pikërisht sepse fuqia financuese e individëve është e pamjaftueshme për të përballuar nevojën për cilësi të shërbimit.  Në vitin 1995 ai u vendos pa analizuar nëse për Shqipërinë, e dalë nga një histori krejt tjetër kulturalisht, skema e sigurimeve shëndetësore është një skemë e arsyeshme. Unë jam i bindur që jo. Historia e këtyre viteve tregon që jo. Është ekonomikisht e papërballueshme, është kulturalisht e paarsyeshme. E, për shkak se sistemi nuk arrin dot të ofrojë atë për të cilin është ngritur, shërbimin, sado pak cilësor, atëherë në mes ka hyrë një korrupsion i pa matshëm, për nga dëmet që bën, jo thjesht për nga paratë që thith.

Po të shikojmë në tërësi hartën e gjithë mekanizmit të sistemit, sot kemi shumë qendra shëndetësore, të cilat janë vetëm mbeturina arkeologjike të qendrave shëndetësore të para dhjetë, tetë, apo gjashtë vjetëve. Ndërkohë që para dhjetë, tetë, apo gjashtë vjetësh kishin autoambulancë, kishin shërbim 24 orë, kishin një sërë instrumentesh që sot nuk i kanë. Sot janë vetëm një godinë me një mjek dhe me disa gra të veshura me përparëse të bardha brenda dhe me disa objekte për t’u shtrirë, që i quajnë krevate, pak gabimisht. Po çfarë ka ndodhur, sepse në fakt po të shikosh financimin, ai nuk ka rënë. Nuk është rritur, por nuk ka rënë. Pra, ajo që shteti paguan me taksat e qytetarëve për infrastrukturën shëndetësore është po ajo. Atëherë pse ka rënë shërbimi? Pse të paktën nuk është në atë nivel që ishte? Sepse ka hyrë brenda korrupsioni, i cili merr një pjesë të konsiderueshme të parasë që shkon për të pasur atë sistem që nuk ishte aspak për t’u mbajtur mend, por ishte më i mirë se ky që është sot. Për të gjitha këto arsye duhet të ndryshojë 100% sistemi që kemi. Ne duam të hyjmë në këtë betejë, që është beteja më e vështirë, por është dhe beteja më fisnike. Është beteja më fisnike, që një shoqëri duhet të bëjë përmes një qeverie të zgjedhur me vullnet të lirë dhe është një betejë, që nuk sjell vota në katër vitet e para, por sjell krenarinë se me qeverinë e zgjedhur me vullnet të lirë nga populli, popullit iu kthye e drejta për t’u shërbyer për shëndetin në çdo rast, kur ka lekë, apo kur s’ka lekë. Sepse ne e konsiderojmë barbari që t’u thuhet njerëzve: “Po s’patët lekë mos u sëmurni”. E konsiderojmë të drejtën elementare të çdo njeriu në Shqipëri, të drejtën për të marrë kujdes shëndetësor edhe kur nuk ka lekë. Ky është dallimi!

*Fjala e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama në tryezën “Gratë dhe shëndetësia”

56 komente në “Shëndetësia, sfida jonë më e madhe. E ndryshojmë sistemin 100%”

  1. flo says:

    Sigurist qe je serioz dhe premtues.

    1. sissss says:

      Bravo. Ka nevoje ky vend per nje njeri qe di te beje shtet jo pacavure e lufte si ky qeni sali

      1. Sneki says:

        Kjo reforme eshte shume shpresdhenese, une per vete do ta mbeshtes me 23 qershor. Nje gje te tille shpresoj qe te bejne dhe gjithe shqipetaret ne te gjithe shqiperine sepse nje reforme e tille eshte ne te miren tone. Duhet ta zhdukim kete sistem ku nuk shkon dot ne spital sepse nuk te sheh njeri nqs nuk i jep lek, edhe nqs je duke vdekur aty duhet te shkosh me xhepin plot qe te besh derman.

        Duhet mbeshtetje e fuqishme per tja arritur qellimit

      2. flogert Muça says:

        hehe, Program qe e kerkojme prej 20 vitesh. Korrekt, i detajuar, real, i perpunuar mbi baza konkrete dhe dritedhenes. Te merresh me pacavuret e saliut eshte humbje kohe. Populli ka nje fryme per rotacion te jashtezakoshem. Rama shume progresiv dhe me politika te arrira. Shume e thjeshte, saliu ka humbur qe tani.. Kete ai e di

      3. tacmontova says:

        Do ta zhdukim korrupsionin qe eshte perhapur ne sistemin shendetesor sepse ky korrupsion po merr jetet e qytetareve tane. Mjafton qe te shkosh ne QSUT dhe nqs ke nje njeri te aferm te shtruar duhet qe ti japesh lek infermieres per ti bere nje gjilpere, nje sherbim elementar.

    2. beso says:

      Pikerisht per kete ka nevoje sistemi shendetesor, Rama ke mbeshtetjen e te gjitheve. Kete reforme do ta veme ne zbatim menjehere sepse e dime qe eshte per te miren tone. Shpresojme tek ky program. Rilindja fillon me ristrukturimin e shendetesise.

    3. shantra says:

      Reforma qe i ka munguar per 20 vjet sistemit te shendetesise. Duhet qe ta mbeshtesim masivisht me pjesmarrjen tone ne votime ramen, qe kjo reforme te vendoset ne zbatim. Pas ksaj reforme shqiptaret do te arrijne te marrin nje sherbim me cilesor dhe ne kohe.

    4. Soni says:

      Sigurisht qe cdo fjale e thene ne kete program ka ardhur pasi eshte analizuar situata shume mire dhe eshte arritur qe te identifikohen faktoret qe e kane cuar sistemin e drejtesise ne kete gjendje katastrofike. Vota ime shte pro ketij programi, bej te njejten gje edhe ti.

      Rilindje

    5. Edi, po do te kesh sukses emero kur te vish ne fuqi, Dr. Petrit Vargun si drejtor te QSUT.

      Nuk eshte i LSI te jesh i sigurte. Pyet Cim Hysen po nuk besove.

  2. Meleku says:

    Ik mor nderro keshilltaret se po le nam!

    Si shprehet Rama me lart: “Koha tregoi që ky sistem nuk është i përshtatshëm minimalisht për vendin tonë, për kushtet ekonomike, po mbase edhe për traditën dhe kulturën e vendit tonë.”

    Me kete mendesi i bie qe per te te bere qejfin ty, ne duhet te “rilindim” sistemin komunist, sepse vetem ate kemi patur “tradite dhe kulture”.

    Fatkeqesi per shqiptaret qe perfaqesohen nga sharlatane te tille!

    1. tigri, says:

      O melek, po le nam o trangull le nam. O serkretar me pagese shtese. Ti dhe saliu yt skeni asnje karte qe ti prezantoni popullit vec vrasjes e zhvatjes. Te ka zene frika se do ngelesh si qen rrugesh me dt 24 qershor? se je injorant ndaj.. PS ka fryme o mik e une, isha i djathte, por ju sjemi te djathte por djaj.. turp. PS fiton se e meriton. Fytyra te reja, ide te reja.. [program te qenesishem.

    2. coku says:

      Çfarë do të thotë kjo?! Konkretisht në vitin 1995 Shqipëria adoptoi sistemin që kemi sot, sistemin e bazuar në kontributet e qytetarëve, thënë ndryshe sigurimet shëndetësore. Koha tregoi që ky sistem nuk është i përshtatshëm minimalisht për vendin tonë, për kushtet ekonomike, po mbase edhe për traditën dhe kulturën e vendit tonë. Sistemi i kontributeve sot shumë vite më pas arrin të financojë 7% të shpenzimeve të përgjithshme, që gjatë një viti bëhen për shëndetin në Shqipëri.
      po ti vetem nje fjali di te lexosh apo e kishe me nxitim. baca po e lexon me vemendje qe ta kopjoje neser ta le detyre ty, se sonde je i zene me komente. nje sygjerim lexoje qe sonte te besh pushim neser…

      1. besnik says:

        Melek je fiks sic ke dhe emrin njeri pa tru dhe njeri pa dije. Nuk e kuptoj se cfare do me teper ti kur sistemin komunist e kemi te instaluar tani dhe po e vuajme dita dites. Ku ti nuk ke te drejte te flasesh sepse nuk te degjon njeri. Ku njerezit nuk kane te drejte te protesotjne sepse saliu te vret. Ti nuk ke te drejte te shkosh ne gjykate sepse saliu ka nen kontroll gjykakatat.
        Sistemin komunist eshte ky qe po jetojme. Prandaj duhet qe ta shembim kete sistem sepse studentet ne 91 e shemben njehere, ne do ta bejme perseri tani me 2013.
        Ik melek ik

    3. coku says:

      rama nuk flet per katerkembeshat flet per njerezit, shko ne stalle e fli.

    4. VERONIKA says:

      Me-lek,je i pashkollè fare,ose jo vetèm ktè po je dhe pjell e zborit komunist
      Kultura dhe tradita jonè,ka qenè qè doktorit i çoheshin 2 portokalle,dhe ai jua dhuronte pèrsèri tè sèmurève.Kemi pasur njerèz-doktora,sot kemi shtazè-militant.
      Kultura dhe tradita ka qenè shèrbim me vetèmohim tè sèmurève,sot po nuk tregove portofolin askush tè hedh sytè ,dhe pse janè duke vdekur.
      Fatèkeqèsi pèr shqiptarèt èshtè qè po qeverisen nga betimtari i HIPOKRITIT,(ai qè la njerèzit pèr 31 ditè nè trotuar,pasi kishin bèr 25 vjet burg,dhe i soditi me kènaqèsinè e pèrbindèshit qè èshtè,kur u bènè pishtarè njerèzor,ata qè ishin futur nè grevè,pèr ta sjell nè pushtet)
      dhe kryeministèr tè shèndetèsisè,kanè,njè qè asnjè ditè nè jetèn e tij ka qenè mjek.
      Ke harruar,qè nga sistemi komunist,i ke dhe ato dy spitale,kta derivantèt-lavire tè atij sistemi,kanè menduar,tè blejnè vila,tè ngrenè klinikat e tyre private,tè bredhin dashnoret e tyre,dashnorèt e grave,pjellèt e tyre dhe gjithè atè rracèn kurvè qè janè–por kurrsesi pèr popullin.
      Ik dil ndonjèher nga spitali,thuaj mè dhemb barku–kujdes se duhet tè kesh 350 mij lek me vete se papritur tè doli *apandesiti*.Kujdes kur tè dalèsh,se dhe virusin HIV,e kemi vizitor fiks nè spitalet e atyre doktorève …qè janè diplomuar te kkkkkkkkristali.
      Mos je dhe ti daktor????

    5. Dino says:

      Meleku, sistemin komunist po e perdor Saliu sepse ai ka mesuar shume nga xhaxhi duke qene se ishte sherbetor per shume vite me radhe. Edi Rama dhe Partia Socialiste ka nje program per shendetesine dhe jo vetem. Dua te them se Partia Socialiste qe ka nje program te tille kac te detajuar dhe asnje parti ne keto 22 vite demokraci nuk e ka pas deri tani. PARTIA SOCIALISTE ESHTE E VETMJA SHPRESA QE TA LARGOJME SALIUN E TA RILINDIM SHQIPERINE

    6. Lori says:

      I ka ardhur fundi sistemit komunist te Sali Gerdecit, duhet ti japim fund diktatures se Saliut!!!!!1 SALI IK SALI IK SALI IK SALI IK

  3. gerti says:

    Shendetsia eshte katandisur si institucion i dores se trete e kete tanime e dine te gjithe.. Por ta leme ate qe dihet e ti japim jete programit te PS them une. Qytetar une, qytetar ti , qytetare te gjithe jemi e njelloj vuajme ndaj, ska me vend per hezitim, rruga me e mire eshte ajo e nje programi real e njerezve te specializuar..

  4. Mjeku says:

    1.Ku eshte burimi qe shqiptaret harxhojne 800 milione USD ne vit per shendetesine ?

    2. Nje i semure me kancer kerkon minimalisht nje trajtim qe kushton 10-15 mije euro ne vitin e pare.
    Edi e di se sa ka kushtuar trajtimi i te birit ne Amerike (pavarsisht se sa ka paguar).
    Kemi te pakten 5,ooo paciente te rinj ne vit.
    Ku do ti gjejme 75 milione euro ne vit vetem per te semuret onkologjike ?

    Ne rast se Edi Rama na e thote, votat qe sot ja jap me emer dhe mbiemer.

    Ne rast se mashtron, ne te semes shkofte.

    1. VERONIKA says:

      Mjeku,mos keni marrè dhe ju doktoraturèn kto kohèt e fundit me zt.Tava??
      Jam pak *kurioze*,mos mu pèrgjigjni
      Ktu ku banoj unè,jemi zonè nafte,dhe 1 nè 5 gra ka hequr gjoksin,fèmijèt 12-16 vjeçar ,1 nè 8 nga kèta ka kockat e njè 35-40 vjeçari,nuk jam shumè e saktè me termat tuaj mjekèsor,sepse kto analiza dhe shumè tè tjera,janè bèrè nga mjekè tè huaj,dhe ju kujtoj qè nuk mund ti botojmè-nejse,kjo pun tjetèr…por,P.Vasili,e botoi librin mbi amiantin,kot sa pèr ideologji,eeee naftèn nuk mund ta preki e ka monopol tè shefit.Nqs ju do e kishit lexuar ,me vemendje,dhe jo si kritikues-militant,do e kuptonit qè po flitet:pèr parandalim tè tumoreve,pra njèsoj si njè analfabeti i mèsohet shkrim-lexim,ktu duhet ti edukohet grave qè njè mamografi dhe njè pap test–ju shpèton jetèn,dhe nuk na kushton 15 mij euro nè vit.Kto janè politikat parandaluese,qè sigurisht sot bèhen me pagesè,nè njè dhomè tè qelbur,ku mblidhen tè gjithè militantèt e LSI,ku fusin duart nè xhepa dhe diçka rrotullojnè sepse po shohin pak *cicè*,janè aq tè mjerè sa vetèm aty mund ta shohin…nejse unè jam vèzhguese e madhe,dhe kam shoqèruar shumè gra ,e shoh pèrdit ktè makabritet.
      Mjeku,po tè sèmurèt mendor–a e keni ndonjè ide tè çfarè do jetè kjo shoqèri pèr 20 vjetèt qè do vijnè???A e dini qè ksanaksi pihet si paracetamol,dhe e japin pa asnjè lloj recete,pa asnjè kualifikim???A e keni idenè qè kta janè rrugève nè çdo vend???A e dini qè nuk i pranojnè nèpèr struktura ,po nuk u pagove shuma tè majme???
      KJO ESHTE POSHTERSI E JUVE QE KENI BER BETIMIN E HIPOKRATIT!
      JENI PO AQ PERGJEGJES SA ATA QE DERDHEN GJAKUN NE BULEVARD,JU BENI 4 VIKTIMA PERDIT!
      Ai,piktori aty mè sipèr nuk tha qè do jetè mrekulli,e dimè tè gjithè–por do e provojmè–sepse i nderuar,jemi tè gjithè tè humbur,s’do humbasim asgjè.
      Nuk e kuptova aludimin mbi djalin e Edit,sepse nuk lexoj asnjèher jetèt personale,dhe nqs ka njè gjè qè urrej ,èshtè pikèrisht,kur me lehtèsinè e injorancès qè keni i prekni nè gjèra tè dhimbèshme,dhe PRIVATEEEEEEEEEEEEE!!!!
      Amerika po kèrkon tè adoptojè ktè sistem,dhe sidoqoftè krahasimi juaj nuk qèndron–ai vend ka mbi 150 vjet demokraci–ne kemi 73 vjet PKSH,
      Sh .NORJEN ,qè qeveris.

    2. Epirioti II says:

      O Mjeku mos u be interesant me zor. Vetem leket qe mblidhen nga kontributet e te punesuarve dhe te punedhenesve po i ofrohen 200 milion USD. Shto ketu edhe ato qe mblidhen nga mjeksia publike si sherbime me pagese.
      Pastaj edhe bufi e di qe Shqiptaret harxhojne shume me teper leke ne sherbim privat te licensuar, ne korrupsionin privat te doktoreve shteteror, dhe ne barnat e farmacise qe nuk rimbursohen.

      Nuk po fusim ketu leket qe harxhojne elita me heqje nishanesh dhe rregullim dhembesh jashte shtetit. Keshtu po te duash burimin e informacionit, me i miri per mua eshte te mbledhesh te dhenat per te gjithe faktoret me siper.

      1. Mjeku says:

        Epiroti II

        Per etike nuk po te them: mos bej injorantin.
        Kontributet shendetesore nuk jane me shume se 70 milione USD. 200 milione mund te jene sigurimet shoqerore (per pension).

        Sherbimet me pagese nga mjeksia publike jane te paperfillshme.

        Shteti rimburson 90 milione USD barna ne vit. Nga xhepat paguhen edhe nja 90 te tjera per ilace.

        Ato qe harxhon elita ( qe eshte shume e vogel) jane perseri shume pak per te mbushur xhepin.

        Edhe me 800 milione USD qe thote Rama i bie me pak se 300 dollare per fryme ne vit. Per te arritur Evropesn duhen minimumi 1500 USD per fryme ne vit.

        Nqs i kupton shifrat atehere arrijme ne te njetin konkluzion. Duam te permirsohemi por jemi ende te varfer.

    3. coku says:

      po edi sdo kete lulezim bashen e zombit ne qeveri por njerez, e njerezit flasin e mendojne keshtu. 200 milionet e vjedhjes se rruges se kombit i harove. ja pra leket per afro 3 vjet vetem me nje vjedhje te vogel. po 700 mije euro per nje minute. keto jane vetem copeza te vogla nga qeverisja. po te mos ekzistojne keto ka leke per gjithcka.
      BRAVO EDI!

  5. sukses says:

    ju pergezojme EDI. Ke program si asnje here me pare. KJO seshte vetem beteja juaj por e popullit me te keqen

  6. VERONIKA says:

    BRAVO RAMA!
    sot je tamam piktor…jo bojagji…me tè vèrtet bravo-shumè ambiciz si program,jam e sigurt qè nuk do ngelet vetèm program…merr kazmèn nè dorè …dhe bjeri nè kokè Tavès,ose mè mirè kapi me ofertè bjeri dhe Vasilit
    bèj shaka Rama,leri qyqarèt tè varin doktoraturat aty ku mbajnè fotografinè e Metès.
    dhe njè korrigjim tè vogèl.Sot sistemi nuk thotè “po s’patèt lekè mos u sèmurni”-thotè:po s’patèt lekè vdisni,dhe po patèt lekè do shpètoni se keni fat,jo se kemi doktora.
    Me ato vendimet pèr privatizimin e spitaleve nè universitete Kristal,çfarè do bèhet????????
    lere fare mos mu pèrgjigj,se do dali ai neodoktori i Tavès dhe do na akuzojè pèr agjitacion-propagandè,nuk duhet shèndetèsia si fushatè,e duan ata pèr 1)punèsimin e tè pashkollève dhe shikueseve tè filxhanève,2)pèr vjedhje milionere,3)pèr tè infektuar ata qè janè tè shèndetèshèm,dhe pèr tè vdekur ata qè janè sèmur.

  7. dis says:

    gjendje mizerable.. e pame berishen 8 vjet.. cberi? asgje.. fali spitalin ushtarak e mjekesine e la ne meshire te natyres,,.,, turp..

  8. ritme says:

    RILINDJEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEE

  9. rama i modh says:

    flasin zagaret mrapa kraheve o Edo, po ti ke me fitu se ashtu do populli

  10. rrrapi mashkullore says:

    ashtu te paca o ed rama.. i forte si lisi kunder zagarit sali.. te gjithe kemi bindje qe do na shpjeresh para e jo PER PARA si vrasesit e sotem ne qeveri

  11. ela says:

    Kur i shohim ne TV se besojme ktej nga berlini.. sa turrrrrrrp per vendin tone. Rama eshte teper perendimor,, na pelqen

  12. risi says:

    Politike brilante, progam fantastik… suksese, Voten masive se prek dot askush.. fitore edi rama

  13. bindje says:

    Te gjithe e dime, saliu me mire se te gjithe e di qe eshte i humbur kete radhe.. ai e ka menderosur, e ka nje rivale serioz e shpetimtar..

  14. kupa u mbush says:

    Per saliun jeta kurre ska patur rendesi Ai ka qene eshte dhe do mbetet vrases. Rama eshte teper perendimor e vizionar. Ka ardhur kohe te ecim me hapin e kohes jo me regresin e se kaluares

  15. Alb says:

    Me pelqen menyra si jane ulur njeresit per te diskutuar mes tyre dhe per te derguar mesazhe publikut. Ngjan shume e ngrohte atmosfera aty dhe percjell shume dashuri dhe bashkepunim.

  16. plaget says:

    ke vrare nje popull, nje te ardhme e populli sta fal kurre o maskara muti.. ED ramen do votojme e plas ti po deshte o sali vrasesi qe zoti te rrenofte

  17. 123... 23 qershor says:

    e dini si do vdesi saliu? me vote kunder.. asaj ska ci ben me pasi mbrojtjen e saj do e bejme vete kete here o bir bushtre qe na derrmove te gjalle

  18. fund says:

    saliu ka ik.. Rama eshte ka muaj kryeminister.

  19. coku says:

    Çfarë do të thotë kjo?! Konkretisht në vitin 1995 Shqipëria adoptoi sistemin që kemi sot, sistemin e bazuar në kontributet e qytetarëve, thënë ndryshe sigurimet shëndetësore. Koha tregoi që ky sistem nuk është i përshtatshëm minimalisht për vendin tonë, për kushtet ekonomike, po mbase edhe për traditën dhe kulturën e vendit tonë. Sistemi i kontributeve sot shumë vite më pas arrin të financojë 7% të shpenzimeve të përgjithshme, që gjatë një viti bëhen për shëndetin në Shqipëri.
    po ti vetem nje fjali di te lexosh apo e kishe me nxitim. baca po e lexon me vemendje qe ta kopjoje neser ta le detyre ty, se sonde je i zene me komente. nje sygjerim lexoje qe sonte te besh pushim neser…

  20. pleshtat says:

    kane ngelur ca pleshta te paguar qe flasin neper blogje.. o te mjere, kujdes mos verboheni se sd kete lek bab saliu tju japi therrime

  21. exatemment says:

    Saliu vret.. kjo dihet.. vriteni me vote, vullneti mbrohet

  22. power says:

    luften me te keqen e fiton vota kunder saj.. rama, politike te papare

  23. arber says:

    Sistemi shendetesor kombetar eshte e vetmja shpresa per 80 % e popullit per te patur sherbimet esenciale…duhet nje revolucion se korrupsioni po vret njerez

  24. bjondi says:

    Partia Socialiste per nje RILINDJE SHQIPTARE

  25. leonard myrtaj says:

    Zoti Rama,pershendetje dhe suksese ne sfiden per te krijuar nje sistem shendetesor me te drejte.Kam nje pyetje megjithate; A do te jete sistemi shendetesor i barabarte per gjithe shqiptaret e Shqiperise apo do te vazhdoni edhe ju si Kryeminister i ardhshem te jepni ndihme financiare me vendim qeverie per njerez te caktuar qofte edhe deputete(une ende nuk e kam te qarte se c’kane bere ndonje te mire per ate vend),e kam fjalen per kurime ne spitale jashte vendit?

  26. Djali serioz says:

    RILINDJEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEE

  27. lini says:

    Duhet nje program per shendetsin,duhet nje program dhe Bravo Edi Rama qe erdhe me nje te till,nuk hecet me ne shendetsi kuturu,eshte nje pjese qe na prek drejtperdrejt te gjitheve,gra e femij,eshte impakt direkt ne jeten e njerezve.BRAVO dhe nje here

  28. laraska says:

    Dikur ke qene nje orator karizmatik….tani ngjan thjesht si nje njeri i tredhur. As ti vet nuk di cfare thua me, aq keq te ka zene kjo gjendje, ku kane dal te gjitha sheshit e nuk di nga ta perdredhesh. Po mire gjithe ky shkrim dhe cfare ke thene? Ke bere disa konstatime qe mjekesia ka deshtuar dhe eshte kriminale por qe ne te vertet te gjithe e dime, sbesoj se e mori vesh njeri sot per here te pare. Por nuk ke thene gjerat kryesore. Thjesht si nje kaset e prishur ke perseritur fjalite e tua por te perifrazuara.

    1. Nese askush nuk paguan, pra spitali ska te ardhura, duhet ta subvencionoj shteti. Te ishte ndonje Zvicer e besoja une, por shteti shqiptar te subvencionoj? Ku do i gjeni leket me fal? Se kjo ne fakt eshte PIKA KYCE qe rastesisht e paske harruar, por ska gje se ky nje detaj i “vogel” fare eshte fundja. Lek jane ato te shkretat, mbijne ne peme si molla. Aaaa pika ty e neve bashke me ty. Po shteti ska lek te paguaj rrogat qe ne gusht e ti flet kodra pas bregut. Ku do gjesh lek per mjekesi falas brenda 2014 dhe po brenda 300 diteve rritjen e rrogave te 95% te shqiptareve, dhe pagesen me nje vit vonese te rrogetareve. Edhe po brenda 300 diteve sa e sa mrekulli te tjera qe si pame per 23 vjet por do na i sjellesh ti per 300 dite?

    2. Sa per sistem falas per te gjithe, une te mendoja vizionar, dmth qe sheh perpara nga e ardhmja dhe jep opsione te reja (sepse kjo do te thote te jesh vizionar), jo nga e kaluara. Kjo eshte rilindja jote – rikthim i ligjeve te vjetra? PSe nuk thua duhet ripare e ndryshuar sistemi taksave ku ai qe merr me shume taksohet me shume.Thuaj gjithashtu qe kushdo eshte ne grupin e personave me te ardhura te ulta, do kete sherbim falas por jo te gjithe falas se ka deshtuar sistemi i kontributeve. Shtresa e pasur dhe ajo mesatare te paguajne, jo se te pasurit si ty e Mesila do kurohen ketu, kete e dime por te pakten te kontriboni dhe ju per sherbimet tona. JO MORE I MET MENDOR SKA DESHTUAR LIGJI PER MJEKESI E RREGULLORET PERKATESE, POR KA DESHTUAR SHTETI. Mjeket jane kthyer ne vrases, jane te korruptuar. Shteti e te huajt kane celur boll fonde per mjekesin por i kane vjedhur, prandaj eshte ne ate gjendje mjekesia shqiptare – KETO JANE ARSYET JO BROCKULLAT E TUA.

    3- Ti mund ta besh falas, por kjo sdo te thote qe mjeku nuk do kerkoj lek nen dore. Se fundja kur ti thua “po s’pate pare, nuk kurohesh dot” shkurt e shqip ne perputhje me realitetin tone do te thote qe ske pare per te dhene nen dore. Si do garantosh kete ti? Ky eshte thelbi i mejkesise sone. Po ato lojrat qe aparatura prushet cdo dy dite se duan lek nen dore, si do i rregullosh? Se une mund ta kem neser falas, po ja spunon aparatura??? Dhe kur jap lek nen dore, si per magji punon. Ja kemi mesuar marifetin. Jemi bere magjistar.

    4- Nje tjeter pike shume e rendesishme jane dhe ilacet qe spitalet tona si kane por i ka farmacia dhe cuditerisht ke 300 farmaci mu jashte spitalit? Po per keto raste pse nuk shpalos planin???

    5- Po me privatizimin e spitaleve cdo behet? Se mire qe e lejove, por te pakten ke ndermend te besh dicka persa i perket kesaj ceshtje kur te vish ne qeveri???

    Pra keto te gjitha qe ti s’i the, ti thote nje qytetar i thjeshte. Si di cfare “ekspertesh” ke ti por me duket se i paskan bere detyrat nga twitter se realitetit te mjekesise shqiptare nuk ja kam gjetur zgjidhjen. Je zgjatur e sterzgjatur por asgje nuk ke thene. Ke thene do ket ndryshim 100% qe do te thote sa e sa gjera do ndryshojne por asnje ske shaplosur. Te pakten 5 gjera duhet ti kishe shpalosur. Por cte besh thuaj, kur e di dhe vet qe jane perralla me mbret.

    Edhe sikur kaq gjate te kishe shkruar per vendimin e 21 janarit…..por jo, kontributet dhe kopjimi i Berishes eshte shume shume me i rendesishem se 21 janari, Gerdeci, Albpetroli, HEC-et, vjedhja e zgjedhjeve etj etj etj, Edhe per bashkine e Tiranes ke qene me i eger e me aktiv ne fushate……………………..

    1. coku says:

      po edi sdo kete lulezim bashen e zombit ne qeveri por njerez, e njerezit flasin e mendojne keshtu. 200 milionet e vjedhjes se rruges se kombit i harove. ja pra leket per afro 3 vjet vetem me nje vjedhje te vogel. po 700 mije euro per nje minute. keto jane vetem copeza te vogla nga qeverisja. po te mos ekzistojne keto ka leke per gjithcka.
      BRAVO EDI!!!

      1. laraska says:

        Po po se do e ben me mire Blushi, Malaj, Majko nen drejtimin e Rucit. Te gjithe keta plerat e Nanos qe cuditesrisht Edi i mban afer afer. Dhe nga ana vet ka vene njerez qe lidhje me PS nuk kane Peza, Shalsi nje isht PD-ist. Edhe lexoje mire ate qe shkruaj se sjam me PD. As nje shkrim ne shqip nuk kuptoni jo me nje plan per reform mjekesore. Prandaj tallen keta.

  29. laraska says:

    Dikur ke qene nje orator karizmatik….tani ngjan thjesht si nje njeri i tredhur. As ti vet nuk di cfare thua me, aq keq te ka zene kjo gjendje, ku kane dal te gjitha sheshit e nuk di nga ta perdredhesh. Po mire gjithe ky shkrim dhe cfare ke thene? Ke bere disa konstatime qe mjekesia ka deshtuar dhe eshte kriminale por qe ne te vertet te gjithe e dime, sbesoj se e mori vesh njeri sot per here te pare. Por nuk ke thene gjerat kryesore. Thjesht si nje kaset e prishur ke perseritur fjalite e tua por te perfrazuara.

    1. Nese askush nuk paguan, pra spitali ska te ardhura, duhet ta subvencionoj shteti. Te ishte ndonje Zvicer e besoja une, por shteti shqiptar te subvencionoj? Ku do i gjeni leket me fal? Se kjo ne fakt eshte PIKA KYCE qe rastesisht e paske harruar, por ska gje se ky nje detaj i “vogel” fare eshte fundja. Lek jane ato te shkretat, mbijne ne peme si molla. Aaaa pika ty e neve bashke me ty. Po shteti ska lek te paguaj rrogat qe ne gusht e ti flet kodra pas bregut. Ku do gjesh lek per mjekesi falas brenda 2014 dhe po brenda 300 diteve rritjen e rrogave te 95% te shqiptareve, dhe pagesen me nje vit vonese te rrogetareve. Edhe po brenda 300 diteve sa e sa mrekulli te tjera qe si pame per 23 vjet por do na i sjellesh ti per 300 dite?

    2. Sa per sistem falas per te gjithe, une te mendoja vizionar, dmth qe sheh perpara nga e ardhmja dhe jep opsione te reja (sepse kjo do te thote te jesh vizionar), jo nga e kaluara. Kjo eshte rilindja jote – rikthim i ligjeve te vjetra? PSe nuk thua duhet ripare e ndryshuar sistemi taksave ku ai qe merr me shume taksohet me shume.Thuaj gjithashtu qe kushdo eshte ne grupin e personave me te ardhura te ulta, do kete sherbim falas por jo te gjithe falas se ka deshtuar sistemi i kontributeve. Shtresa e pasur dhe ajo mesatare te paguajne, jo se te pasurit si ty e Mesila do kurohen ketu, kete e dime por te pakten te kontriboni dhe ju per sherbimet tona. JO MORE I MET MENDOR SKA DESHTUAR LIGJI PER MJEKESI E RREGULLORET PERKATESE, POR KA DESHTUAR SHTETI. Mjeket jane kthyer ne vrases, jane te korruptuar. Shteti e te huajt kane celur boll fonde per mjekesin por i kane vjedhur, prandaj eshte ne ate gjendje mjekesia shqiptare – KETO JANE ARSYET JO BROCKULLAT E TUA.

    3- Ti mund ta besh falas, por kjo sdo te thote qe mjeku nuk do kerkoj lek nen dore. Se fundja kur ti thua “po s’pate pare, nuk kurohesh dot” shkurt e shqip ne perputhje me realitetin tone do te thote qe ske pare per te dhene nen dore. Si do garantosh kete ti? Ky eshte thelbi i mejkesise sone. Po ato lojrat qe aparatura prushet cdo dy dite se duan lek nen dore, si do i rregullosh? Se une mund ta kem neser falas, po ja spunon aparatura??? Dhe kur jap lek nen dore, si per magji punon. Ja kemi mesuar marifetin. Jemi bere magjistar.

    4- Nje tjeter pike shume e rendesishme jane dhe ilacet qe spitalet tona si kane por i ka farmacia dhe cuditerisht ke 300 farmaci mu jashte spitalit? Po per keto raste pse nuk shpalos planin???

    5- Po me privatizimin e spitaleve cdo behet? Se mire qe e lejove, por te pakten ke ndermend te besh dicka persa i perket kesaj ceshtje kur te vish ne qeveri???

    Pra keto te gjitha qe ti s’i the, ti thote nje qytetar i thjeshte. Si di cfare “ekspertesh” ke ti por me duket se i paskan bere detyrat nga twitter se realitetit te mjekesise shqiptare nuk ja kam gjetur zgjidhjen. Je zgjatur e sterzgjatur por asgje nuk ke thene. Ke thene do ket ndryshim 100% qe do te thote sa e sa gjera do ndryshojne por asnje ske shaplosur. Te pakten 5 gjera duhet ti kishe shpalosur. Por cte besh thuaj, kur e di dhe vet qe jane perralla me mbret.

    Edhe sikur kaq gjate te kishe shkruar per vendimin e 21 janarit…..por jo, kontributet dhe kopjimi i Berishes eshte shume shume me i rendesishem se 21 janari, Gerdeci, Albpetroli, HEC-et, vjedhja e zgjedhjeve etj etj etj, Edhe per bashkine e Tiranes ke qene me i eger e me aktiv ne fushate……………………..

    1. coku says:

      po edi sdo kete lulezim bashen e zombit ne qeveri por njerez, e njerezit flasin e mendojne keshtu. 200 milionet e vjedhjes se rruges se kombit i harove. ja pra leket per afro 3 vjet vetem me nje vjedhje te vogel. po 700 mije euro per nje minute. keto jane vetem copeza te vogla nga qeverisja. po te mos ekzistojne keto ka leke per gjithcka.
      BRAVO EDI!!

  30. Born free says:

    Shendetesia, ekonomia duhet te jene te parat si ceshtje kyce, sepse besoj se keto jane me te rrenuarat….Une mendoj se Shqiperia duhet te ndryshoje, sepse keshtu sic eshte, e rrenuar, nuk me pelqen fare. Ne, te gjithe shqiptaret duhet t’a rrezojme e ta qellojme ne lule te ballit Sali Berishen me armen tone te vetme, voten….O kete here, o kurre me. . .

  31. Mjek qe nuk voton says:

    Z Rama ky nuk eshte problem sistemi. Ju flisni sikur jeni ne France apo Angli ku nje nga pyetjet qe shtrohen nga ekspertet eshte:
    A do te mbuloje shteti trajtimin e dhembeve? Sepse po t’i trajtojme pas 20 vjetesh do te kemi me pak shpenzime per semundje p.sh. te stomakut, qe do te vijne nga bluarja e mire e ushqimit etj?

    Kjo eshte propagande ku e vetmja pyetje e logjikshme dhe qe kerkon pergjigje behet ne fund:
    Pra, ajo që shteti paguan me taksat e qytetarëve për infrastrukturën shëndetësore është po ajo. Atëherë pse ka rënë shërbimi? Pse të paktën nuk është në atë nivel që ishte?
    Ne 4 apo 8 vjetet e ardhshme ju keni vetem nje detyre: te krijoni nje administrate eficiente e cila do te minimizoje humbjet (nuk po them vjedhjet) ne sistem dhe pasi ta keni “kopsitur” ate mund te diskutoni per rritjen e buxhetit te shendetesise.
    Ketu dalim tek problemi I dyte te cilin ju nuk e prekni. (propaganda?).
    Ju nuk flisni asnjehere per detajin “banal”, ate financiar. Nga injoranca juaj dhe e eksperteve apo I fshiheni te vertetes? Sot ne Shqiperi per shendetesine nga buxheti parashikohet 2,9% e GDP (ndoshta kete vit eshte edhe me pak). Ekspertet tuaj duhet t’ju thone qarte se qe te keni nje shendetesi “normale” duhet te jete te pakten 7% e GDP (ne USA eshte 18%).

    Gjithsesi pa vene ne vije punet me administraten shtimi i buxhetit per shendetesine thjesht do te rrise oreksin e hijenave qe vijne verdalle per ndonje post.

    1. coku says:

      je i njejti njeri qe ke bere tre komente. ke per detyre te thuash dicka te keqe te hedhesh faren e dyshimit ne dicka te mire. do shume shpjegim. te shtunen eshte paraqitja e programit te ps. eja ta degjosh dhe beji vet pyetjet live. per me shume sqarime nqs je i interesuar do te sugjeroja te lidheshe vet me grupin e punes. pastaj kusur e ke prit deri ne qershor me te tilla komente si detyre pastaj ktheu dhe sherbeji edit.

      1. Mjek qe nuk voton says:

        Ne qofte se po provon inteligjencen ke deshtuar qe ne fjaline e pare.
        E dyta une jam pjese e sistemit dhe si i tille kam dhene 2 arsye pse punet nuk shkojne mire, packa se dikujt nuk i pelqen e folura e drejtperdrejte:
        – paaftesia e administrates per te manaxhuar resurset aktuale.
        – buxheti i ulet ne shendetesi.
        E treta, meqenese me sugjeron kontaktin me grupin e punes. Ne kete grup nuk ka asnje ekspert ne Manaxhim Shendetesor duke nisur qe nga kryetarja qe eshte kardiologe c’ka tregon se amatorizmin (militantizmin?) e kemi ne gjak.
        E katerta po te lexosh nick, “Mjek qe nuk voton”, duhet ta kuptosh qe pozita ime profesionale eshte produkt i shpatullave te mia dhe jo i bythelepirjes apo i blerjes se vendit te punes. Te jesh i sigurte qe edhe 24 Qershori do te me gjeje duke punuar per veten time.
        Dhe e fundit qe te kthjellohesh dhe mos perdoresh me shprehje te tipit “ktheu dhe sherbeji Edit”:
        Perpara Mjekut edhe mbreterit i heqin mbathjet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje