Shpërdorimi i njerëzve me vetura shtetërore

10 Shkurt 2013, 17:18Blog TEMA

Nga Pëllumb Kulla

Jemi këtej nja dhjetë mijë kilometra larg e sipas logjikës së atjeshme ne të përkëtejmit mund të flinim të qetë.

Po nuk mundemi të gjejmë rehat. Dhjetëmijë kilometrat nuk janë ilaç. Ajo që ka ndodhur në një gjykatë të Tiranës duhet të trondiste dhe marsianët në se ekzistojnë dhe nëse do ta merrnin vesh.Kryeministri i Shqipërisë është mes ethesh të një fushate të vështirë elektorale dhe si ai, ashtu edhe ndjekësit e tij syskuqur do të mendojnë se edhe ky shkrim i im është në menynë e kësaj fushate. Sistemi bardhezi që zotëron trutë e njerzve si ata, nuk pranojnë brenga të ngjyrave të tjera. Ata mendojnë se është Edi Rama ai që nxjerr sadopak profit nga këto shënime. Mua as më hyn në sy fare nevoja e Ramës dhe as më ze meraku për fatin e tij. Bile në duan që ta dinë saktë, unë atë e ngarkoj me përgjegjësi të madhe për mbijetesën e zgjatur të Sali Berishës me frerët e vendit në dorë.

Para dy ditësh atje është konsumuar vepra më skandaloze në historinë e Europës paskomuniste. Nuk janë gjyqtarët kukulla që u dhanë pafajësinë vrasësve të fatkeqëve që protestuan, objekte të zemërimit popullor. Ata gjyqtarë janë lecka para këmbëve të pista të sundimtarit të sotëm. Ai ata i shpërdoroi pa ia bërë syri tërrr.

Në tërë këta 20 e ca vjet në krye të politikës është konsumuar një histori e tërë shpërdorimesh. Sali Berisha ka shpërdoruar me qindra e mijëra njerëz që fillimisht rreth tij i mblodhi dëshira për një Shqipëri më të mirë se ajo e para 90. Nuk ka qenë i sukseshëm në shpërdorimin e të gjithëve, por kjo e ka tërbuar edhe më shumë dhe të pabindurve u është vërsulur me egërsinë më të madhe mediatike, policore, rrugacërore. Le të përmend ca emra, si detyrim qytetar, duke filluar me kryeministrin Meksi, Presidentët Mojsiu dhe Topi, prokurorët Sollaku dhe Ina Rama, deputetët Ngjela, Biberaj, Oketa dhe dhjetra të tjerë të nxjerrë në plan të parë nga ai vetë. Ai gjithmonë ka menduar se kjo nxjerrje në plan të parë ka qenë kryeborxhi për të ndënjur gatitu në marrëzitë e tij kriminale.

Po për fat të keq, monstra në krye të qeverisjes së shqiptarëve, ka qenë i sukseshëm me shumë dhe shumë të tjerë, zvkryeministra, ministra, kontrollorë, gjeneralë, biznesmenë, kryetarë partie, deputetë, kryebashkiakë, ambasadorë dhe diplomatë të të gjitha rangjeve. Shpërdorime mospërfillëse të llahtarshme!

Kam treguar për shpërfilljen e të nënshkruarit në rastin e embargos së naftës, kur nga libri i kujtimeve të Bullatoviçit Berisha u detyrua ta pranonte se e pat thyer disiplinën ndërkombëtare, mbasi na paskesh pasë deklaruar publikisht që nuk do ta ndalonte futjen e karburanteve në Jugosllavi! Ai e di se ku na e paskesh bërë këtë deklaratë që nuk e kishim dëgjuar ne, ambasadorët e tij, ministrat e jashtëm, kryeministri dhe doganierët “patriotë”. Është me mjaft interes të rrëfehet se në fillim të 1997, për gjestin e tij luftarak të refuzimit për të pritur dy politikanë të lartë  të Uashingtonit, ai i la në padituri të dy ambasadorët që kishte dekretuar në territorin e ShBA-ve. Mua këtë lajm ma dha një aktivist politik shqiptaro amerikan, ndaj të cilit me shumë vështirësi u hoqa sikur më kish njoftuar kryeqyteti. Unë, pastaj, ia përcolla menjëherë të ndjerit Dilja lajmin që e habiti, ngaqë duhej njoftuar ai i pari zyrat e Presidencës. Ne ishim në pozitën qesharake të përdorimit rëndë-rëndë të “no comment”-it ndaj qindra telefonatave të shqetësuara për paudhësinë e kreut tonë të shtetit. U gjendëm të papërgatitur se atëherë, edhe amerikanët nuk e kishin shfaqur aq hapur pakënaqësinë, sa ç’po e shfaqin këtë herë skandalizimin për padrejtësinë kriminale të vrasjeve të janarit 2011.

Kështu vazhdon zotëria e tij të shpërdorojë. Por sidomos të shpërdorojë në një sektor nga më delikatët që për pasojë dëmton rëndë edukimin e gjeneratave të tëra të shqiptarëve, përveçse vadit lulëzimin e krimit. I tillë është shpërdorimi i pardjeshëm dhe nënshtrimi ndaj vullnetit të tij vrastar.

Bash kështu, pat shpërdoruar në një janar më parë, pesë gjyqtarët të një gjykate shumë më të lartë, kur i tregoi botës se ai ua pat vënë mbi tryeza për firma dhe ua zbuloi para kohe vendimin që ata do të jepnin të nesërmen.

Politika dhe diplomacia kanë thellësisht elementë të teatrit dhe ai mund të luante gjoja preokupimin, dhe një gjoja pritje të shqetësuar për vendimin që Gjykata e Lartë do të jepte të nesërmen në drekë. Dhe as dyshon njeri që ai e di këtë aktrim diletant politikanësh, por instikti i shpellarit inatçi e shtyu t’i shkonte të akuzuarit ballëlart për darkë, pasi pat urdhëruar tërë kameramanët e Tiranës të zinin vend një orë më parë te hyrja e banesës së ortakut të tij. Dhe si asnjëherë tjetër, shkoi me të edhe piu publikisht edhe kafenë në mëngjesin e ditës së shpalljes së vendimit. Ai sakrifikoi imazhin e pafajësisë të ortakut për të dhënë një mesazh më të rëndësishëm për të: atë që në Shqipëri të gjithë rrijnë sus përpara tij. As nuk iu dhimbs ai mender-dinjitet i shërbëtorëve të tij mjeranë me toga të zeza. As i gjykatësve dhe as i ortakut!

Por sot vepra atyre dy grave me toga dhe atij burri që lexoi vendimin është rezultat i një shpërdorimi edhe më të rëndë akoma.

Ata tre gjyqtarë e dinin që një vrasës po i dënonte vetë ata shumë rëndë. Vrasësi për nevojat e tij u hodhi katranin e turpit përpara tërë shqiptarëve bashkëkohës dhe shqiptarëve që do të lindin. Nuk e di sa rëndohen, por ata tre gjyqtarë fatkeqë, u vranë më keq se ata katër më 21 janar.

Nuk ka se si të mos e dinin se ata, ai burrë dhe ato dy gra me toga, po i shërbenin një vrasësi. Gjaksorët ordinerë vrasin në errësirë dhe bëmat e tyre merren vesh të nesërmen, a ditë më pas, kurse ai është një vrasës i dokumentuar. Prokurorët dhe gjyqtarët e këtij procesi e kishin detyrën shumë të vështirë: gjaksori i tyre pat vrarë në mes të ditës. Ai ishte një vrasës i përfolur në televizion, nëpër demostrata, nëpër gazeta të vendit dhe të botës, nëpër kanceleritë e mëdha, nëpër bisedat informale brenda ambasadave të huaja që vëzhgojnë bëmat e tij në ato vise të Ballkanit. Ishin kërkuar ekspertiza balistike në laboratorë jashtë oborreve ku fryn tufani berishian.

Ai pat vrarë edhe pse fati, për dreq, punonte kundër tij. Ai priti që demostruesit t’i hynin në korridoret e ndërtesës, siç patën hyrë ata militantët e tij, që ai vetë ia pat ndërsyer kryeministrisë, ca vjet më parë. Të mos e kish praktikuar vetë atë lloj mësymje, sot do të ishte, po vrasës përsëri, por i një shkallëze më shfajësuese. Më 21 janar nuk e ndihu fati se përgatitjeve të tij populli i revoltuar nuk iu përgjigj. Populli, për bela, nuk ishte aq i revoltuar saç e priste ai që të ishte, dhe as krahasoheshin me mësyemsit e tij trima të vitit ’98. Dhe as qëllimet e kësaj mësymje të janarit nuk ishin aq djallëzore sa të tiat në atë shtator të largët. Nuk e ndihu fati se, për tersllëkun e tij, demostrata u shpërnda dhe ai u detyrua të bënte vrasjet e planifikuara, kur bulevardi po shpopullohej. Atij po i ikte shansi me shpejtësi marramendëse. Kur do t’u a tregonte qejfin demostrantëve që të mos guxonin e të vinin më aty, me bastuna dhe me shkopinj?! Po të mos bënte ato vrasje dhe plagosje (që mund të ishin fare lehtë vdekjeprurëse dhe ato, por ato as po i zenë fort në gojë!) që kishte llogaritur, nuk do të mundte dot t’u thoshte burrave opozitarë të parlamentit “do t’jua bëj si më 21 janar!” Nuk e ndihu fati edhe për faktin se vrasja që bëri xhiron nëpër ekranet e botës, nuk shkonte hiç me deklaratat e gardistëve të tij, se “paskëshin qëlluar ngaqë po u rrezikohej jeta kryeministrit!”. Dhe tërë bota pa se si një njeri me duar në xhepa, lëvizte qetësisht te dera e hapur kurreshtar se sa gëzhoja ishin derdhur në oborr. Dhe ky fatkeq paqësor, me duar thellë në xhepa, jepej si model i agresorit mbi kryeministrin!

Pas kësaj dite, shënimet për gjaksin kryesor, janë ekzemplare: shpifje për puçe dhe puçistë; njerëz të dërguar për të mbyllur me para gojët e familjarëve të viktimave; cilësime rrugaçërore për krerët e institucioneve; akuza dhe kundërakuza, të denja për një njeri që është dhe frikacak dhe i pabesë dhe gënjeshtar dhe qënie pa sensin e vetkontrollit, që arrin deri aty, sa të thotë: “Do t’ju a bëj siç ju a bëra më 21 janar!”

Dhe këtë ua thotë deputetëve opozitarë?! Përveçse është defacto pranim i krimit për katër jetë njerëzish të revoltuar por absolutisht të pafajshëm, është dhe shprehja më fëminore e një gjaksori me pushtet! Ja, ta pyesim, zotin kryeministër: çfarë u bëri ai deputetëve kundërshtarë më 21 janar? I vrau? I plagosi? U vrau ndonjë të afërm? Thjesht, vrau katër fatkeqë që sa pa vdekur, asnjë nga deputetët nuk u a pat ditur emrat! U dha politikanëve kundërshtarë ndonjë mësim? Çfarë mësimi qe ai? I la që të kthehen në shtëpi pranë fëmijëve të tyre! E çfarë ndëshkimi na qënka ky?! Qindra tellallë dhe papagallë pas tij po përsërisin deri në mërzi fajësimin e Ramës “që i shpuri njerëzit drejt vdekjes!”

Jemi dy vjet pas asaj ngjarje. Drejtësia për këtë krim në mes të bulevardit është zero. Jeni shpërdoruar ndyraz, o të mjerë gjyqtarë! Dhe ju, dhe prokurorët e atij procesi! Është dhënë një pafajësi e turpshme!  Paska një faj dhe fajtorë nuk paska! Gardistët nuk paskan faj, të vrarët po ashtu! Nuk ka në botë faj pa fajtor! E ka Rama, sikundër trumbetohet? Dy vjet pat kohë plot të kryqëzonin të akuzuarin e tyre, kryetarin e PS.  Përse nuk e bënë? Por jo! Pëllitjet e tyre akuzatore janë për zhurmë, se ata e dijnë mirë që nuk është Rama fajtor. Është e përpjetë e madhe për ta ajo udhë që e përmendin po nuk kanë ndërmend t’i ngjiten.

Gjykata turpëroi veten, duke nxjerrë të pafajshëm dy pushkatarë të verbër, por vendi dhe historia e shqiptarëve kërkon kryevrasësin. Dhe bota në pesë kontinentet e di që është ai, bash ai, mallkim i kohës sonë!

Botuar në DITA

 

22 komente në “Shpërdorimi i njerëzve me vetura shtetërore”

  1. alban4eva says:

    z.Pellumb Kulla, nk jam dakord kur thoni qe gjyqtaret jane shperdoruar, gjyqtareve nuk ua vuri koburen ne koke Salehu, ai thjesht u ka dhene nganje thes me pare gjyqtareve dhe ata paturpesisht dhe poshtersisht kane pranuar te korruptohen dhe te nxjerrin ato vendime makabre..

    keshtu qe gjyqataret nuk shfajesohen fare ne kete mes, ata jane po aq vrases sa shefi i tyre kafsheror.. dhe mos te mendojne gjyqataret qe ata do shpetojne ne te ardhmen, nuk mund te shfajesohen duke thene se i detyroi Salehu, jo, absolutisht jo, ata jane paguar, jane korruptuar bindshem, pike..!!!

    edhe gjyqataret jane shtuar ne LISTEN e famshme.. kjo liste permban te gjithe ata qe kane gisht ne vrasje, vjedhje, korruptim, kercenime dhe cdo lloj pislliku qe eshte bere ne Shqiperi dhe kunder shqiptareve. i pari i kesaj liste, eshte natyrisht pjella serbe Saleh kafshe Berishovici..
    dhe pas tij, te gjithe te tjeret qe kane bashkepunuar dhe jane bashkefajtore ne krimet e tij…

    1. DREJTESI says:

      Po mire qe ky shejtani di te perdori dhe te shperdori militantet apo njerezit e administrates,po keta qe pranojne te perdoren kaq paturpesisht,mos valle jane po aq te pafajshem sa edhe ata qe qelluan me plumb ne mes te sheshit duke vrare 4 burra teresisht paqesore?
      Se ndryshe pastaj do te themi qe ashtu sic ishin ne detyre ata njerez qe qelluan me koburen e shtetit ndaj shtetareve te tyre,po ashtu edhe keta matrapaze drejtesie ishin te pafajshem,sepse mbrojten te pafajshmit.
      JO !
      Ketu faji fillon tek une,tek ty tek te gjithe ne,qe rrime pas ketyre shkronjave dhe derdellisim gjithe diten dhe presim qe ky shperdoruesi i madh te zgjohet nga gjumi dhe te largohet vete nga krevati qe ka zaptuar per 22 vjet dhe nuk le njerezit rehat te bejne te qete gjumin e tyre!

      1. ar says:

        Le te provojne keta gjyqtaret te thone se “nuk na pelqen thesi me leke”!Si pergjigje do marrin pyetjen “po plumbi ju pelqen”! ?
        Punen e zgjidh vetem Avni Rustemi!!!

    2. KURIOZI says:

      O Pullumb, a po e shef fitoren ne 23 Qershor, qi po aktivizohesh kaq shpesh?
      Baca te ka cue ne OKB ku flejshe me Zhulin, cucen dhe dhandrrin (nuk lejohesh) dhe ti ja ke harrue?
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/02/me-duar-te-pastra.html

  2. dritani says:

    Z Kulla keni te drejte per Ramen.
    Une personalisht nuk ia fal ate renie shpatullash Saliut diten e qametit, ate te Gerdecit, dhe sidomos PS-se nuk i fal qe nuk kerkoi te pakten nje here mocion mosbesimi ndaj ketij serialkilleri.
    Te pakten pas Gerdecit duhej ta kishte kerkuar. Perkundrazi propozoi ndryshime qe e bene vrasesin te paprekshem.
    Rama tentoi ta shfrytezonte dhe per mua kjo ishte thjesht nje perpjekje e tij per tu futur ne kupolen e mafias politike shqiptare e cila ka te pakten tre bose te dukshem: Saliun, Nanon dhe Meten.
    Ligji i Plehrave eshte fakti me i pakontestueshem qe ky grupim funksionon.
    Kam frike se edhe Rama ne ate linje eshte …

  3. Partizani says:

    Z.Kulla,Ju pergezoj qe,me se fundi dolet kunder Berishes.Por,nuk jam dakord,ashtu si komentuesi mesiperm,per sa i perket rolit te veglave te pushtett berishist.Keta te fundit,nuk shperdorohen nga shpellari ne pushtet.Keta jane mekanizma te makinerise mafioze pushtuese,ingranazhe te bandes malok-mafioz-fashiste qe ka ´pushtuar´Shqiperine!
    Eshte njesoj si ne kohen e pushtimit fashist:-Jane bashkepunetore te tij dhe,jane gjithashtu edhe ARMIQ TE POPULLIT!
    Dhe ne EMER TE POPULLIT,duhet te denohen si te tille! V.F.-L.P.!!!

  4. Euro Maloku says:

    Pershendetje dhe pergezime per shqetesimin.
    Por me ben pershtypje qe per kete kriminel Saliun nuk te behet as edhe per tu shprehur me humor… e vertete apo jo?
    Ndoshta pena e ngjyer ne gjak shpreh vetem trishtim apo gjer ne urrejtje.

    Kur do te vije ana komike e Saliut dhe te gjitha plehrave qe ushqejne kete gerdalle bio-politike? Familja e tij eshte aq e zhytur ne kriminalitet dhe funksionon ne baze te ca mardhenieve te ndyra (parasysh qe Saliu nuk dinte se kishte baxhanak..dhe te gjitha mardheniet burre grua apo nuse femije jane mardhenie paresh e pasurie!)
    Pra presim nga pena tende qe edhe te buzeqeshim me te keqen qe kemi zgjedhur te na udheheq.
    Sepse ndoshta dikur me te qeshur mund ta kuptojme qe jemi kaq koqe…

  5. Ajet Delaj says:

    LISTA E RAMIZ ALISE AKOMA VAZHDON E VRET.

    Ndonjeri me te drejte do pyese se cfare lidhje ka Ramiz Alia me ngjarjen e dites ,maskaraden e radhes te shtetit te mafjes mbi qytetaret shqiptare te vdekur dhe te gjalle.
    Sot eshte nje dite e zeze per tere shqiptaret pasi kriminelet rivrane te vraret. Ashtu si diten e 21 Janarit ku kriminelet shtine dhe vrane per te trrorizuar popullin ne nje proteste qe po shperndahej dhe mbi njerz me duar ne xhepa edhe sot ne rivrasjen e tyre te njejtin qellim kane.
    Per te verteten togat e zeza qe nuk kane te zeze vetem veshjen por edhe shpirtin e tyre, rivrasejen e te vrareve nuk e kane per here te pare e nese vazhdojne keshtu as per te fundit .
    Kane filluar shume heret misionin e tyre te krimit kur denonin me vdekje viktimat e kucedres komuniste pasi ato te mjeret kishin kohe qe kishin perfunduar ne gropat pa emer.
    Kane vazhduar ne sherbim te padroneve te tyre kriminele ne firmosje vendimesh te parasshkruara pa zhvilluar fare séance, e pergjate 23 viteve te fundit gjithnje ne sherbim te shtetit te mafjes kane marre vendime ne justifikim te krimeve te pushtetit.
    Po kush jane shpertezinjte e drejtesise komuniste qe nuk u dridhet qerpiku edhe para rivrasjeve te tilla macabre e me gjakfotesi e gjak te zi.
    Ne pjese dermuese te tyre jane bijte e partise komuniste qe te drejten per te studiuar e kishin monopol e privilegj vetem per ata besniket dhe sherbetoret e krimit komunist.
    Jane ata qe per vazhdimsine e kazus se tyre mbuluan edhe vrasjen e Kryeministrit Shehu e jane te gatshem te mbulojne edhe te tjerve ne radhe . A nuk jane keta qe se bashku me padronet e tyre edhe sot e kesaj dite nuk ju kane kthyer familjareve eshtrat e te dashurve te tyre edhe sot 23 vjet gjoja demokraci.
    Po kush i ben keta kriminel kaq funksional e kompakt ne rrugen e tyre te krimit qe fatekeqesisht vazhdojne qe 70 vjet? Projekti i vazhdimsise komuniste i inicuar nga ish ministri i brendshem ne vitet 50 krimineli Mehmet Shehu e permirsuar ne vazhdimsi edhe me pervoje ruse te Andropovit e materializuar me emra konkret ne listen e Ramiz Alise ne 1988 “Kuadro qe duhet te ngrihen ne pergjigjsi.
    E gjithe karierira e ketyre shushunjave te krimit ka lundruar ne lumenj gjaku shqiptaresh dhe ka filluar me instalimin e pushtetit pansllav ,misionarin Zogollian , Hoxhist, Ramizit e tere te tjerve pasuesit e kongresit te vazhdimsise kriminale pergjate 23 viteve te fundit.
    Shikoni me vemendje historine e pergjakshme shqiptare se si padronet pansllav kane promovuar kriminelet e radhes qe ngjynin duart me gjak shqiptaresh por jo vetem ata por tere ata qe kryenin detyrat e radhes qe Shqiperia gjithnje te qendronte ne zi dhe e pergjakur.
    Se sa solid eshte vazhdimsia kriminale pansllave ne Shqiperi eshte edhe fakti i thjeshte se lista e dylberve te Ramiz Alise ka qendruar e pazbardhur per 25 vjet.
    Nese ka shqiptar qe beson e shpreson se kjo bande e stermadhe kriminale do largohet me vote e do shkoje me deshire pas hekurave te burgut gabohet rende.
    Fati i madh i shqiptareve ne keto dite te veshtira eshte se ne krah kemi aleatin dhe mikun me te madh qe na ka njohur historia Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe kushdo qe ben thirrje per dhune kerkon qe te mbijetoje pasllavizmi ne Shqiperi si gjithmone me derdhje gjaku shqiptaresh.
    Ne kete kuader promovimi i lirise e demokracise e keputja e zinxhirit te vazhdimsise komuniste nen suppotin amerikan kalon nga protesta paqsore pa dhune e gjak.
    Bashkombas ka tre menyra shume te qytetruara e te integruara per te arritur objektivin madhor te shqiptareve implementimin e demokracise e triumfin e sistemit te vlerave:
    1- Meqe fatemirsisht sot nje pjese e mire e shqiptareve kane akses ne internet drejtohuni masivisht per ndihme Washingtonit e Brukselit dhe per kete ju ndihmon GOOGLE
    2- Ne te njeten kohe dhe po me te njejtin intensitet grumbullohuni nje million me sahana kusia e tepsia ne shesh te Tiranes dhe te jeni te bindur se as tre dite atishqiptaret nuk mund te rrine ne ato karrige qe kane zaptuar me kohe.
    3- Per lideret mos u shqetsoni se perfaqesuesit tuaj real do i gjeni tek sheshi dhe te jeni te bindur se do jene perfaqesuesit e lirise e jo vazhdim i listes se Ramiz Alise.
    Lirine dhe demokracine e gezojne ata qe lufojne qe ti kene ka thene se fundmi presidenti i demokracise se botes Barack Obama.

    AJET DELAJ
    NEW YORK

    1. Shpend Bardhi says:

      Replike me komentuesin Ajet Delja.
      I nderuar ke bere nje koment sa nje carcaf dhe me lejoni tju them disa
      probleme qe tingellojne shemtuar ne kete dacibaon tuaj.
      E para-Eshte e vertete qe ish miku i juaj berisha shkoi nga zyrat e Ramiz Alise ne qytetin studenti si fuks i tij me detyre te posacme dhe deri ketu jemi ne rregull bashke.Ose je budalla ose je hipokrit qe nuk e spjegon se me ardhjen e rajersonit dhe te elez biberajt Berisha u be pas 1992 nje president i komanduar dhe i aprovuar prej tyre.Pra ai u legalizua dhe njihet si shpartalluesi i regjimit komunist.Eshte idiotizem ta etiketosh akoma berishen komunist kur ai respektohet si “demokrati” me i madh ne shqiperi.Ti po te jesh burre kritiko rajesonin dhe biberajn dhe klanin e tyre qe e prune ne pushtet dhe e mbrojne akoma dhe sot me lobin e tij
      E dyta-Ti po merresh si shume me komunizmin, me ramiz aline e mehmet shehun po nuk po thua asnje llaf me rreziqet e medha qe po e kercenojne kombin tone.
      Nuk po thua asnje llaf per shitjen e detit,varrezat greke,pushtimin e plehrave,shitjen hidrocentraleve,albetrolit qe jane vepra extremisht antikombetare dhe ti zoti DELJA merresh me ramizin dhe mehmetin qe per hire te se vertetes ishin diktatore bashke me enverin po kur vinte puna per serbin dhe grekun ato i qijshin nanen dhe se rruanin as per amerikanet as per ruset.
      E treta-Mos harro se lobi serb dhe ai grek ne washington eshte teper i fuqishem dhe nuk mendojne si ty zoti delja qe Obama sa zgjohet nga gjumi pyet per shqiperine.Aty ne amerike ke 1 miljon greke me ne krye Nick Gage qe ja ka futur koqet ne bige berishes dhe ti sheh endrra.
      Mos harro se aty ke dhe Damir fazllicin qe eshte me teper anglo-amerikan se sa serbo-boshnjak.Edhe ky ka bere nje pune jashtzakonisht te demshme per interesat shqiptare ne favor te serbise.
      E katerta-Mos u qurravit neper bllogje me keto komente si flete-rrufete e viteve 70′ por mblidhuni aty ne NY aq sa jeni dhe drejtohuni zotit obama per te shpetuar shqiperine dhe aty ankohuni se kriptokomunisti elez biberaj dhe kriptokomunisti rajerson prune ne pushtet sali berishen ne 1992 nga listat e ramiz alise pa dijenine e shtepise bardhe.
      E fundit-Me idene tuaj per nje million sahana ,kusia e tepsia ne shesh te Tiranes dukeni se jeni nje “low life” dhe ju rekomandoj shkruani sa me pak ne kete gazete se reflektoni shume devijime foshnjarake ne kohe dhe hapsire.Boll e kemi nje hamam dega.

  6. Vladimir says:

    Flm zoti Kulla, sot bota shqiptare dhe forumi i shumelexuar i Temes kane nevoje per pena te urta e te ndriçuara si pena Juaj.

  7. Ahmet Synej says:

    Ky shkrim eshte pamflete. Bravo Pellum Kulla qe i ke qendruar S.B. perball, opozita nuk duhet te harroj se “shumica e heshtur” eshte gati ti bashkohet cdo aksioni opozitar, kunder Sali talebanit

    1. nasibiu says:

      Po ore Ahmet. Ku ishe dje paradite? po te kerkonin aty te Gjykata e Tiranes. Nuk ishe as ne pune aty tek tregu si une.

  8. nasibiu says:

    Shume mire Z. Kulla qe nxjerr kete duf. Por ne shkrimin e pak koheve me pare ishe ku e ku me lart me analizen qe beje duke thene pak a shume se ky s’ka faj fare krahasuar me ata qe e kane ne dore ta rezojne dhe e mbajne ne kembe kete dordolec.
    Edhe une i atij mendimi jam: shqiptaret duhet te merren me te gjithe ata qe e mbajne ne kembe kelliren.

  9. Arberia says:

    Faleminderit z.Kulla. Te pergezoj me gjithe zemer per gjithcka ke hedhur ne kete artikull. Komenti im do i prishte bukurine dhe per kete aresye vec ju kerkoj te jeni me shume i pranishem me shkrime te tilla. Edhe njehere faleminderit dhe shendet per Ju dhe Familen Tuaj atje ku jeni.

  10. kel ukaj says:

    Me vrasjet e 21 janarit Sala perfundimisht thye rekord me Enverin. Demet qe Sala i ka bere Shqiptareve eshte me shume se dyfish me Enverin. Po hallall krimet po Sala peshten ne faqe shqiptaret te gjalle e te vdekur, gje te tille Enveri nuk e provoj kurre ne publik. Po kjo nuk do te mbaroje ketu shqiptaret jane vetem ne meze, do ta paguajne shtrejt. Mire u behet e pak e kane ne filluam luften kunder komunizmit dhe menjehere filluam luften kunder diktatures se re qe po instalohej kurkush nuk na e vari teneqen perkundrazi filluan persekutimet ne mase. Ta gezojne Sali Berishen, Ai eshte burre, kamben ne bark ta veje laskarve shqiptare. Ne kemi ikur se kemi njohur mire Salen dhe shqiptaret keshtu ta shijojne deri ne fund kliken mafioze-islamike, shpresojme qe Sala fiton si ne 1996, ose ose te rrije te numeroje votat per kater vite. Ha! ha! ha! Shqiperi te kam dhjere, s’do beheni njerz asnjehere.

  11. bilbil says:

    I dashur Pullumb.Une te njof ty me shume se te njef e gjithe shqiperija dhe me gjere.Ti i ke sherbyer ketij vendi edhe ne kohe shume te veshtira dhe per kete nuk po zgjatem.E keqjja e ketij vendi eshte se nuk perkrah dhe te zgjedh intelektual qe ti sherbejne gjithe shqipetareve,po ketu jane ne drejtim vetem nje grusht njerzish dhe per te mos then qe eshte vetem nje njeri per 23 vjet.Kur jane ber zgjedhjet e para ne shqiperi ishte president i U.S.A Bushi i madh ketu te ne ishte sali berisha,mbas 4 vjetesh erdhi ne pushtet Klintoni te ne po prape ky,mbas 8 vjetesh klintoni u zevendsua me bushin e dyte te ne po ky,mbas 8 vjetesh bushi u zevensua nga Barako obama te ne po ky,besoj ti e ke degjuar se ai po pregatitet qe te jete ne krye sa te lej zoti gjalle.Ti si profesionist i fjales besoj se e sqaron me mire se ku jemi duke shkuare ne,zoti na ruajte.

  12. Ladi says:

    Ato 10 mije kilometrat larg qe nuk jane ilac per gjumin, jane ilaci i sigurise per te shkruar pa frike. Fitorja me e bukur pas viteve 90-te ne Shqiperi, ishte fitorja ndaj frikes. Sot nuk eshte keshtu. Mjerisht ketu ka shume frike. Te gjithe ata qe punojne ne shtet, si aresimi, shendetsia, punonjes te ministrive, gjithkush qe paguhet dhe merr rroge nga shteti ka frike. I heqin nga puna. Kane frike bisneset te vogla e te medha, sepse i falimentojne. Kane frike njerzit e thjeshte se e paguajne shtrenjte familjaret, te afermit e tyre. Eshte kjo frike qe mban ne kembe kete sistem te kalbur dhe ky kryeminister e njeh shume mire, sepse vjen nga shkolla e vjeter e projektimit dhe ndertimit te frikes per njerzit.

  13. besniku says:

    Pershendetje dhe urime nga ana ime Z. Kulla!

    Dikush, nje komenetues i shkrimit tuaj ka thene: “… Ju pergezoj qe me se fundi dolet kunder Berishes”. Te thuash nje te vertete nuk eshte se je kunder Berishes, por thjesht thua te verteten pavarsisht se kjo e vertete i pelqen apo jo Z. Berisha. Ne fakt, eshte Berisha ai qe i ben armiq dhe kundeshtare ata qe thone te verteten per krimet dhe korrupsionin e tij dhe te familjes se tij, se bashku me spiunet e sigurimit te shtetit, qe vazhdojne t’i sherbejne edhe sot e kesaj dite ne parlament, qeveri, gjykate dhe kudo neper institucionet shteterore. Por ka edhe nga ata qe shtremberojne te verteten, qe do te thote te behesh vegel, sherbetor, vasal dhe servil i Berishes, si shume nga “intelektualet” e sotem, si Henri Cili, Artur Zheji, Frrok Cupi, Fahri Balliu e te tjere servile dhe bythelepires te Sali Berishes. Ajo qe duhet te bejne atdhetaret shqiptare eshte te shkruajne perdite, me force per te bere publike te gjitha krimet dhe vjedhjet e tij dhe te familjes se tij. Opozita duhet te organizohet dhe te dale nga gjumi dimeror, dhe te filloje protestat mbarepopullore, sepse me Sali Berishen nuk ka kurre zgjedhje te ndershme dhe te lira.

  14. misionari says:

    Pershendetje Pellumb Kulla, te lumte dora per kete shkrim brilant. Gjithkush e ndihmon Shqiperine sipas frofesionit, ku jane profesionistet e tjere ?!

  15. padrejtesia says:

    Dakord me nje gje.
    Neser ghyqtaret mos te ankohen per p”padrejtesi”. sic ndodhi ne te kaluaren.
    Padrejtesia fillon nga ata …

  16. e verteta says:

    ” Mallkimi i kohes sone ” qe edhe monstra me e keqe ne bote do kishte frike prej tij, shpellari qe iu be peshqesh ketij populli te vuajtur.
    Por Shqiperia eshte e shqiptareve, askush nuk e ka sunduar perjetesisht.
    Ne burg do te perfundoje ky vampir qe mban mbi kurriz gjakun e mbi 4000 te vrareve qe nga 1991.

  17. Heron says:

    Ok Pullumbo pa ik provoje te jetosh pa pune ne Albani!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje