SHENIM JO PER SHPALLJEN E PRENDIT DHE LLUPOS TE PAFAJSHEM, POR PER MOHIMIN E SE DREJTES PER TE PATUR BESIM TE INSTITUCIONET E PER TE QENE TE LUMTUR
Dita e sotme është një nga ato kur shqiptarët, pavarësisht se për kë votojnë apo pavarësisht se çfarë aspiratash kanë për jetët e tyre, ndihen pa fjalë, të vegjël, të pafuqishëm dhe në njëfarë mënyre të rrezikuar në të ardhmen e tyre.
Tentativa për ta shndërruar çështjen e 21 janarit në një nga ato çështjet e politikës banale të ditës (ato me Faceboook e ato çështje për hir të propagandës, jo për hir të qeverisjes), në mënyrë që njerëzit të ndaheshin si në llogore, njëri kamp përballë kampit tjetër ka sjellë një përçudnim të frikshëm të së vërtetës.
Eshtë rasti për të kuptuar dhe dokumentuar qartësisht një proces që nuk është vetëm politik e as militantesk, por është fund e krye një shkelje flagrante e të drejtave të njeriut.
Nuk bëhet fjalë pse nuk u dënua një apo dy vetë. Bëhet fjalë për mohimin më të madh që i është bërë të drejtës së shqiptarëve për të pasur besim tek institucionet dhe te drejtësia. Kjo, në vetvete, minon aftësinë e tyre për të punuar, ëndërruar e për tu përpjekur të sigurojnë lumturinë në një vend si ky i yni. Dhe e drejta për t’u përpjekur për të qenë i lumtur dhe i përmbushur, është në thelb një e drejtë e njeriut e sanksionuar në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut.
Një komb i goditur në të drejtën e tij për të pasur besim në institucionet e vendit, nuk mund të jetë një kombi i lumtur. Dhe as një komb i sigurt.
*historia-ime.com
Kristi Pederi, thone shkurt.
Vetem sic beri populli LIBIAN me rregjimin e Gadafit e shpeton Shqiperine aktuale, O Milet…
Berisha vrau shqiptarin ne 97, Gerdec, 21 janar; por deshiren dhe shpresen tone per nje Shqiperi me te mire, shpirtin opozitar e protesten, te drejten e popullit per te pasur ne dore fatet e ketij vendi dhe te vetes e vrau Edi Rama.
O popull zgjohu. O ne o ata ne kete vend.