Leksioni anglez i interesave gjeopolitike

4 Shkurt 2013, 21:12Blog TEMA

Nga Arben Manaj

Dilema më e madhe politike angleze në këto ditë është to be or not to be?! Në Bashkimin Evropian është fjala.

Diskursi për të ardhmen e ishullit në klubin politik të Evropës ka marrë theksime të reja për shkak të një kaleidoskopi arsyesh dhe motivesh, që për disa janë thjesht të karakterit partiak dhe trysnive që vijnë nga partitizmi konservator në partinë e kryeministrit Kameron, e për disa të tjerë vijnë nga shtrëngesa që ndjejnë britanikët dhe ekonomia e tyre, për shkak të krizës në eurozonë, ku ata nuk bëjnë pjesë.

Por përtej kësaj dileme, argumentet nxjerrin në pah një nga gjërat që janë më të spikatura në psikikën politike britanike, pikërisht se si ky komb i madh, që dikur ka qenë Perandori ku lindte dhe nuk perëndonte kurrë dielli, ka mundur dhe si përpiqet të pozicionohet sa më saktë dhe përfitueshëm në botën e sotme disa polare, politikisht dhe mbi të gjitha ekonomikisht.

Përse ka vlerë anëtarësimi i Britanisë në BE?

Siç dihet në vitin 1946, ish-udhëheqësi historik anglez i kohës së Luftës së Dytë Botërore, Uinstën Çërçill ka mbajtur një fjalim historik në Zyrih të Zvicrës, ku në esencë bënte thirrje për krijimin e Shteteve të Bashkuara të Evropës.

Franca dhe Gjermania në atë mot ishin dy vende armike, por që në kuadër të raproshmo-s, do të shndërroheshin në miq nën ombrellën e një bashkimi të ri politik dhe jo vetëm.

Racionaliteti qëndronte në faktin e thjeshtë se atëherë Evropa kishte nevojë për paqe dhe jo luftë.

Por në 2013-ën ka një reliev tjetër dhe një racionalitet tjetër, i cili është më i fuqishëm, më i qëndrueshëm dhe më i kthjellët.

Relievi gjeopolitik i shekullit të 21 është duke kaluar nëpër një revolucion të mirëfilltë. Sot, ndryshe nga koha e Çërçillit, racionaliteti përkthehet jo më paqe, por fuqi ekonomike dhe padyshim bashkë me të, politike e kështu me radhë.

Dhe anglezët në kushtet e globalizmit, teknologjisë, por edhe nën trysninë e demografisë kanë përpara pyetjen se cilat janë interesat e tyre të mirëfillta dhe si duhen mbrojtur ato më mirë në këtë reliev të ri gjeopolitik?

Këtë përpiqet të argumentojë kryeministri historik britanik Toni Bler, i cili arsyeton se “në fund të shekullit të 19, Britania, ishte fuqia më e  madhe e botës. Në fund të shekullit të 20, ishin Shtetet e Bashkuara. Në fund të shekullit të 21, ka gjasa të jetë Kina ose në rastin më të pakët, Kina dhe ndoshta India do të jenë po aq te fuqishme sa edhe SHBA-të. Por ne, britanikët duhet të kuptojmë se sa i thellë është ky ndryshim dhe çfarë ndikimi do të ketë tek ne”.

Por britanikët dhe popuj dhe vende të ngjashme me ta për nga përmasat, nuk mund të fshihen pas gishtit për faktin se në të ardhmen, përfundimisht do të ketë akoma më shumë vende më të mëdha se ta dhe në fuqizim e sipër ekonomik.

Por gjithësi për momentin BE, mbetet bashkimi politik më i fuqishëm dhe tregu më i madh i biznesit në botë, ndaj një pjesë e establishmentit politik në Londër këmbëngul se duhet të mbesin në krye të Ligës dhe të jenë pjesë aktive e saj.

Këtë e kërkon edhe David Kameron, por në një Evropë ndryshe nga e sotmja. Konservatorët britanik kërkojnë një Britani më pak të lidhur me Evropën e plakur e të burokratizuar, dhe më të angazhuar me vende të tjera në fuqizim e sipër të Azisë, Amerikës Latine apo edhe Afrikës.

Historikisht Britania e Madhe ka pasur dhe ka dy aleatë të mëdhenj; SHBA dhe Evropën, ndaj do duhet t’i ruajë dhe forcojë marrëdhëniet me ta.

Kjo është linja e Toni Blerit, i cili spekulohet se do kandidojë edhe për President të BE-së.

Sipas tij, “dhimbja permanente nga humbja e tyre do të jetë pafundësisht më e madhe sesa dhimbja periodike e ruajtjes së këtyre aleancave.”

Gjetja e balancës ne marrëdhëniet mes perandorive në zbehje dhe perandorive të reja në fuqizim e sipër, nuk është një akt i lehtë, por ekonomia dhe vetëm ajo, në shumicën e rasteve, bën që një komb i zgjuar të mos ketë miq të përhershëm, por interesa të përhershme, siç thoshte kontraversja Margaret Theçer.

6 komente në “Leksioni anglez i interesave gjeopolitike”

  1. iliri uk says:

    fjale per fjale intervista e Tony Blair te djelen ne Andrew Marr show, te pakten pranoje qe ne fillim te shkrimit dhe mos kerko ta quash analizen tende se eshte turp per nje gazetar si juve te vjedhe vizionin e Tony Blair e ta prezantoje si analize.

    1. Verter says:

      Rrethanat e reja te krijuara ne Ballkan,kane bere qe dy vende te njohin nje rritje te dukshme te peshes gjeopolitike,megjithese jane te permasave te ndryshme:Turqia dhe Shqiperia.
      Turqia,po konfirmohet si nje fuqi boterore;roli i saj ne ballkan,eshte ne rritje dhe ka miratimin e USA dhe fuqive tjera.
      Shqiperia(bashke me Kosoven),eshte ne fuqizim e siper,dhe gjen te Turqia aleaten e saj par excellence gjeostrategjike.Mjafton vetem te kujtoni ULTIMATUMIN e Turqise bere Greqise ne ’97, qe beri Greqine te zbythej ne panik nga synimet per Vorio-Epirin.
      Megjithe perpjekjet e elementeve filogreke ne politiken dhe shoqerine civile shqiptare,kjo aleance gjeostrategjike shqiptaro-turke, eshte e pacenueshme,sidomos po te kemi parasysh se vete ShBA-s,jane te interesuara fuqishem dhe po investojne ne kete marredhenie fatlume per ne shqiptaret.
      Mendoni vetem nje gje: ne cfaredo situate te ndodhet Shqiperia apo Kosova me Greqine dhe Serbine,bile edhe ne ate me te keqen,gjendjen e luftes,Turqia do te jete perkrah shqiptareve.
      Eshte pikerisht,kjo arsyeja se pse fqinjet greke dhe serbe po bejne cmos qe me ane te gjakdhjereve e gjakprishurve;filogrekeve e filoserbeve,zuzareve e zagareve te felliqur,po bejne cmos qe t’i ftohin shqiptaret nga kjo miqesi krejt e natyrshme dhe e dobishme per shqiptaret.

  2. england says:

    E si mundet qe nje vend si Britania e Madhe te qendroje nen te njejten cati me javgjit e Greqise apo pipinot e Italise,ku te paret i gezohen buzuqeve,dhe harxhojne gjithe kohen kafeve,ndersa te dytet duke ngrene pica,dhe duke pare futboll.

  3. Fyelli says:

    Autori e citon gjeresisht Toni Blerin disa here dhe shkruan per vizionin e tij dhe eshte mese normale nderkohe interpreton qendrimin e konservatoreve Dhe formulon konkluzionet e veta sic I sheh ai! Analizat serioze Jane ato kur I referohesh burimeve Dhe qendrimeve te paleve te perfshira ! Smund te flasesh per politiken Italiane apo frnaceze pa ju referuar aktoreve Kryesor qe bejne politiken Ne keto vende Nga ku mesohet se Cili Eshte mendimi politik Ne x apo y vend !

  4. Big Ben says:

    Ne ka komb ma te zgjum ne bote jan Anglezet! Zogj kurvash hallall .

  5. anticensurë says:

    zoti manaj
    “një komb i zgjuar të mos ketë miq të përhershëm, por interesa të përhershme, siç thoshte kontraversja Margaret Theçer.”
    me këtë thënje keni prurë një vlerë që shqiptarët duhet ta mësojnë përmëndësh!jo vetëm kaq por duhet të gjykojnë në këtë mënyrë,jo vetëm për të ardhmen,të tashmen por dhe për të shkuarën!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje