Këtë duhet t’ua kursenim...

2 Shkurt 2013, 21:07Blog TEMA

Nga Ilir Metaj

Shpesh, kur dal nga shtëpia në mëngjes, më ndodh të përballem me një pamje që çdo herë më trishton njëlloj: dhjetëra pensionistë përpara një dere me kangjella hekuri (të denjë për dritare burgu) në një pallat të vjetër 3-katësh, kanë zënë radhë për të marrë pensionin.

Pleq e plaka, të kërrusur nga pesha e moshës dhe sakrificat e jetës, në dimër, verë, shi, diell, erë apo acar, janë përherë  atje, duke pritur jashtë, të ulur në tokë mbi ndonjë copë gazete, apo në këmbë mbështetur mbi bastun. Janë përherë atje, dëshmi e gjallë e dështimit të brezit tonë. Zënë radhën që në mëngjes, pa u zbardhur ende, me kokën ulur, të menduar, të heshtur nga pafuqia. Presin “bukën e përditshme”. Zyra sigurisht që hapet më vonë, sipas orarit rreth 08.00, por ata shkojnë shumë më parë, të zënë një radhë sa më afër, sepse janë shumë e ndodh t’i zërë mbasditja. Fati nuk u mjaftua me fëmijërinë e tyre të vuajtur, apo rininë e sakrifikuar. Jo, u ka rezervuar edhe një pleqëri të mundimshme. Shumë nga ata me siguri që çdo darkë i falen Zotit t’i marrë lart, se nuk ia dalin dot më, ndihen të lodhur e të drobitur. Dhe kur vjen prapë mëngjesi  mezi ngrihet të shkojnë edhe këtë herë në radhë, të menduar, me duart në xhepat e zbërdhulët e me shikimin e venitur në tokë. Ndonjëherë ndalem dhe më duket se i lexoj dikujt mendimin…

“Mirë që erdha që në orën 4, se ja, vetëm 5 veta kam përpara. Do zoti i kam lekët në dorë nga ora 9! 12 000… Pa të bëj pak llogarite… 4000 ia kam Sofos së marketit, se vajta 15 ditë që marr ushqimet me listë. Ai i shkreti nuk më thotë gjë asnjëherë, po do ia jap sot, se më vjen rëndë. Ja do vijë 15- ditëshi tjetër, prapë do marr me listë, po të paktën të shlyej këtë tani. Pastaj 3000 të tjera drita dhe ujë, 2000 ilaçet e mia dhe të Kimetes. E lashë edhe me temperaturë në shtëpi. Ku e gjeti ky i flamosur grip! Ajo lumëmadhe mezi merr frymë normalisht, pale tani që e zuri edhe gripi. Epo do ia blej dhe nja dy portokalle kur të vete në shtëpi, se çoç i pëlqejnë. Po edhe pak mish viçi do i bënte mirë… vajtëm kaq kohë vetëm me krahë pule e kos … Po ç’dreqin thua o i shkretë! Ku te dalin për të gjitha këto.  Po bukën e kosin gjithë muajin, me ç’do i marrësh?! Epo ç’të bëhet të bëhet, do ia marr pak mish viçi e ca portokalle. Fundja po i jap vetëm 2000 Sofos këtë here… ai i shkreti nuk më thotë gjë asnjëherë…”

Dhe unë ndjehem keq, shumë keq. Pas një jete pune e përpjekje, ata prindërit tanë aty në radhën e zymtë na tregojnë të gjithëve se nuk po jetojnë, thjesht marrin frymë. Dhe ulin sytë poshtë për të mos na parë të turpëruar. Të turpëruar se nuk u dolëm dot zot për pak ditë në fund të jetëve të tyre. Të turpëruar se nuk mundëm të paktën të mos i nxirrnim aty në radhë, duke ua bërë më të dhimbshme varfërinë e mbrapme. Respekti ynë? Po ç’do të thotë në fakt kjo fjalë? Ato radhë të trishta e lënë këtë fjalë pa brendi. Për dhjetëra vite me radhë e kaluan mëngjesin duke zënë radhën për një kile qumësht për ne, që ishim të vegjël. Po tani? Deri në fund kështu do të mbeten në memorien e shoqërisë sonë? Asnjëherë nuk ishte koha e tyre? Derisa të kenë frymë do vazhdojmë t’i lëmë atje? Si dëshmi e paaftësisë sonë për t’ju dhënë dy ditë të bardha, dy ditë pa radhë pas kangjellave të shtrembra të zyrave të shtetit, që nuk u bënë një herë zyra qytetari.

Por, sigurisht që kjo tablo e përditshme e qyteteve tona të përhirta nuk mund t’i prishë imazhin vendit të 4-t në bote për nga mirëqenia. Jooooo, pa merak!

Ama, kjo vuajtje e fundit e etërve tanë mbetet turpi ynë në ditët e tyre të mbrapme. Të paktën këtë mund t’ua kursenim!

Sigurisht që pjesa më e madhe e këtij turpi, i takon qeveritarëve tanë!

Qeveritarëve tanë, të kollarepsur, me flokët me xhel, me fuoristradat që shkëlqejnë, me këpucët majoshe… (sigurisht që kanë shume halle e probleme e nuk kanë nge të merren edhe me budallëqe të tilla)!

Pse jo! Ky turp është edhe për Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, që sa herë del në konferenca shtypi, nuk harron të kombinojë kravatën me shaminë te xhepi i xhaketës…(pavarësisht se ka qenë shumë i zënë me kampionatin e volejbollit të punonjëseve të bankës)!

Kaloni njëherë para atyre zyrave në mëngjes herët, “të nderuar” zotërinj, kthejeni kokën dhe i shihni…

Si mund te jeni kaq te pafytyre, cinike e sadiste ?!

A nuk e meritojnë këta të shkretë që të paktën, pensionin ta marrin si njerëz me dinjitet ?! As kaq?! Kaq e vështirë është që edhe këta ta marrin pensionin në banka, me kartë, ashtu si edhe ju zotërinj keni menduar të merrni rrogat tuaja?!

Nëse fëmijët janë e ardhmja e një kombi, mënyra si trajtohen të moshuarit është dinjiteti i një kombi!

Vuajtjet e fundit te tyre, nuk duhet të shkaktohen nga cinizmi ynë!

Ky vend duhet të rilindë! Por nuk mund të ndodhe nëse nuk rilindim ne më parë!

21 komente në “Këtë duhet t’ua kursenim…”

  1. athina says:

    cfare trishtimi. me bere per te qare mor djale. kemi lindur per te vuajtur.

    1. raimondi says:

      Ilir ne jemi vendi i 4-rt ne Bote me tranformim te rijtes ekonomike ne mireqenie ,
      jo vendi i 4-t per nivel te mireqenies , ok?

      E kupton ndryshimin ? Mos bjer pre e gomarrlleqeve te propgandes se PS-se

      Dhe mos fut ne shkrim punen e veshjes se qeveritareve dhe kullarot e tyre, se jetojme ne demokraci europiane…..

      Por shkrimin e ke bere mire , se eshte problem qe tamam duhet trajtuar , me perjashtim te atyre 2 gabimeve te mesiperme

      1. Toni VL-NYC says:

        O raimond, o tope!
        ke 22 vjet qe po rritesh me ritmin e berishes! Ke dale ne maje te “Top of The Rock” ne NYC, apo akoma po lan pjata bashke me meksikanet!
        http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/modeli-financiar-ekonomik-salibode.html

  2. entela says:

    Urime per shkrimin z.Ilir. Me pelqejn shkrimet tuaja. Paksa te ashpra, po tek e fundit jetojm ne Shqiperi.

  3. VERONIKA says:

    Eh ,mor ILIR..sa ka pèr tè shkruar kètu.Po mund tè nximè faqe tè tèra dhe kollaret e kombinuara me shamitè po …kollare do ngelen.Piva kafe me njè mike,qè kishte ndjekur atè vemjen e Klanit(ata janè tè gjithè vemje)A.Canin,ku shumè e nervozuar mè spiegonte,qè F.Ylli i kishte treguar njè foto tè dy bujkèrobèrve(sepse ne kèshtu jemi katandisur) qè punonin tokèn me parmendè.Dhe ai zagari i pashkollè,i qe pèrgjigjur:Po ata janè tè lumtur kèshtu,pse duhet ti ndryshojmè???!!!
    Askush nuk i ka mèsuar A.Canit dhe kollareve tè kombinuara me servillèkun,qè ka njerèz qè jetojnè vetèm me djersè,se nuk i servilosen dhe nuk bèhen dot maskarenj si ata.Kjo èshtè çèshtje genetike,ata janè bij kollaresh,janè kopila pa identitet.
    Bère mirè me ktè shkrim,sepse nuk po dija arsyen e trishtimit tim,ishte pikèrisht ,ajo pèrgjigje e atij vemjes,qè mè trazoi ditèn qysh nè mèngjes.
    RILINDIM???Do e provojmè!!Do tu japim arsye ,tè zènè dhe ata radhèn,ose mè saktè do u japim sy tè shohin dhe ata”lumturinè qè nuk do tè ndryshojè”!

    1. homeri says:

      —-ka nje stil shume te bukur ne te shkruar –te gjithe e shkojme trishtimin me pensionistet , Iliri e beri trishtimin tone publik

      1. hajriu says:

        O homoeri , o kunoto, a do te te mesoje dhendri yt nje stil te lezeçem???? Sipas mendjes qe ke , do ju vikam ne rrjesht me liste ne dore duket. Te du fort

        1. homeri says:

          —–o kunato , sa i lumtur qe jam un qe kam kunat HAJRIN . jo per gje po tani e tutje te kete kujdes TUORGOFAGOSI se ka te beje jo vetem me gruan e AJRIUT , vellain , baben por dhe me mua si kunat
          —-Po cdreqin ke o HAJRI ky artikull nuk ka te beje me camet—megjithate pres replik edhe nga tuorkofagosi

  4. xhino says:

    pershendetje ILIR te lumte

  5. Gani Golemi says:

    Me pelqeu ky artikull sidomos mbyllja e tije. Sigurisht qe demokracia na solli gjithe keto te mira. Po na solli akoma me shume te keqia. Kemi humbur ndienjat e njeriut. Biles edhe kafshet respektojne me shume. Do thuash ti nga frika apo kerbaci. Ca rendesie ka. Ne do e kalojm jeten sterre te zeze se zoti do na denoje vetem per menyren si trajtojme te moshuarit. Ne sistemin e kaluar kishte vrtete me shume vuaitie ekonomike po kishte me shume respekt. Zoti past meshir per ne.

  6. zum zum says:

    urime ilir ,me pelqejne shkrimet e tua , shkruan realitetin shqiptare bravo .edhe njehere urime si vlonjat qe jemi .

  7. Noa says:

    Tema te tilla te plageve sociale duhen trajtuar me shpesh.Ngelem duke u marre me budalleqet qe thone debilat e politikes dhe kemi haruar gjerat me te rendesishme qe jane dashuria dhe respekti per njeri tjetrin prinderit te moshuarit etj. Nese nuk mesojme te kujdesemi per femijet, te mbushim me dashuri te moshuarit e te respektojme tjetrin nuk kemi per te bere prokopi. Komplimentet e mia z Meta per trajtimin e temes dhe menyren migjeniane te te shkruarit.

  8. RIKU says:

    JE I PAPAR ILIR. HALLALL SHOKU. RESPEKTE NGA UNIVERSITETI.

    1. labi says:

      Pergezime per kete shkrim ralist.! Por do te ndaja te nje shqetesim tjeter me ty Ilir.Te dy dalim nga shtepia, ti e pershkruan Bulevardin e vlores me mkine, un e pershkruaj kete bulevard ne kemb cdo dite qe shkoje ne pune. Per Cdo dite me duhet te thith Plurin e ngritur ne kete Bulevard qe prej Tetorit te vitit te kaluar deri me sote, kjo per shkak te disa punimeve shkel eshko dhe pa cilesi i ber nga Bashkia Vlore. Tu drejtova si nje punojs Bashkie qe je dhe drejtor i turizmit per kete Bashki.

  9. adi says:

    Bravo Ilir. Me pelqen si dhe cfare shkruan. Te lumte.

  10. labi says:

    Pergezime per kete shkrim ralist.! Por do te ndaja te nje shqetesim tjeter me ty Ilir.Te dy dalim nga shtepia, ti e pershkruan Bulevardin e vlores me mkine, un e pershkruaj kete bulevard ne kemb cdo dite qe shkoje ne pune. Per Cdo dite me duhet te thith Plurin e ngritur ne kete Bulevard qe prej Tetorit te vitit te kaluar deri me sote, kjo per shkak te disa punimeve shkel eshko dhe pa cilesi i ber nga Bashkia Vlore. Tu drejtova si nje punojs Bashkie qe je dhe drejtor i turizmit per kete Bashki.

  11. sinan hibro says:

    …. rilindja nuk vjen me hartime qofshin keto edhe me ngjyra migjeniane. Komentuesit emigrante edhe per shkak te mallit, kane te drejte t’u preken telat e shpirtit per kete gjendje, ndersa ne frymoret qe jetojme ketu , dashur pa dashur e veme buzen disi ne gaz , kur lexojme shkrime te tilla… Thjesht fare, sepse pasi vuajne per te marr pensionin, te moshuarit kane nevoje te baresin te qete, te pushojne ne lulishte etj.etj… Por , por, c’ti besh trafikut, pluhurit, apo ku jane lulishtet qe po humbasin dite pas dite . Per te qene me konkret, te moshuarit, njerezit ne nevoje, nuk eshte nevoja te trajtohen si gjynaqare apo duke treguar me gisht kete apo ate kundershtar dhe pergjegjes … Autori si punonjes bashkie nuk duhet te flase si aktivist i ndonje ojf , por paraprakisht te tregoj se cfare perpjekje ka bere bashkia per te zgjidhur konkretisht problemin . Rruget apo te pakten perpjekjet per zgjidhje jane te panumerta…Degjoja dy dite me pare Fidel Yllin qe fliste vertete me dhembje per gjendjen e fshatarve te zones se tij apo per sportin (koincidence , autori eshte pergjegjes per kulturen dhe sportin ne bashki), por kishte ide dhe plane konkrete… Perfundimisht ,mendoj se keto duan te degjojne pensionistet nga nje pushtetar, qofte edhe lokal, ne vend te hartimeve, apo epiteteve -cinik i pafytyre, sadist etj.etj.

  12. Ben Chicago says:

    shpifje shpifje
    asnje gje nuk eshte e vertete
    ne jemi te dytet ne europe pas gjermanise

  13. gjuha says:

    duhet t’ua kursejme
    duhej t’ua kursenim

  14. Enio says:

    Shyqyr qe kur qe PS , pensionisteve u vinte pensioni ne shtepi me sherbim express.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje