Lobimi ose si ta kurosh imazhin me makijazh

31 Janar 2013, 21:29Blog TEMA

Nga Altin Ketro

U bë e disata here që qeveria shqiptare lidh kontrata lobimi me kompani amerikane për t’i bërë makijazh fytyrës së saj të lodhur e të rrudhur. Dhe, gjithmonë këto kontrata janë mbajtur “top secret” nga ana e saj, duke dhënë kështu një shembull tjetër të mungesës së transparencës. Por, falë punës së medias së pavarur (TCH), ato kanë dalë në dritë për publikun.

Ashtu si herët e tjera, sërish gjenden periudha kur qeveria ndodhet në ditët e qametit dhe ka nevojë më shumë se kurrë për mbështetje ndërkombëtare. Mbështetje e cila në këtë rast nuk vjen natyrshëm, por e sforcuar dhe artificiale. Sepse, një qeveri që e drejton vendin duke u mbështetur në vlerat më të larta të demokracisë, lirinë e votës, të tregut të konkurrencës, të luftës pa kompromis ndaj krimit, korrupsionit dhe konfliktit të interesit, të ndjenjës së marrjes së përgjegjësisë kur shkel ligjin duke filluar nga i pari i qeverisë, e kështu me radhë, e fiton vetvetiu respektin në kancelaritë euro- atlantike. Kurse, një qeveri që është shëmbëlltyra e kundërt e të gjitha këtyre, domosdo e ka të nevojshme makijazhin, njësoj siç e ka narkomani drogën.

Mjafton të shohësh pikat (kushtet) që qeveria shqiptare ka imponuar në kontratë, për të kuptuar se në çfarë gjendje kemi mbërritur. Në radhë të parë, kompania lobuese është po e njëjta që ka ndërmjetësuar shitjen e disa pasurive tona kombëtare, të gjitha të shoqëruara me pikëpyetje të mistershme qysh në krye të herës. Kjo mund t’i shkojë përshtat Sali Berishës dhe interesave të tij, por na fyen dyfish ne të tjerëve.

Duke vijuar me kontratën gjen aty mënyrën më të ulët sesi qeveria shqiptare kërkon t’u hedhë hi syve qytetarëve shqiptarë. Duke përdorura taksat e këtyre të fundit, qeveria paguan një kompani e cila do t’i bëjë avokaturën në çdo rast kur sheh se një raport amerikan apo një artikull gazete qenka i dëmshëm për kryeministrin. Tek kjo e fundit angazhohet të ndërhyjë deri tek mosbotimi. Kjo kompani pra po paguhet që sapunin t’ua shesë për djathë po vetë shqiptarëve dhe këta ta riblejnë pasi e kanë paguar një herë.

Të shqetëson fakti që kur angazhime të tilla me ndërhyrje në shtyp aspak “fair play” bëhen në ShBA, çfarë mund të mendosh se bëhet në prapaskenat e këtushme ku qeveria ka në dorë e kontrollon gjithçka? Kur mendon se përpiqet të manipulojë raportet e organizatave jo qeveritare amerikane, për çfarë të shkon mendja kur raportojnë organizatat e këtushme? Kurse raportet e INSTAT-it (të kontrolluar totalisht nga kryeministri) pas kësaj, çfarë mund të konsiderohen?

Unë ndjej keqardhje që një qeveri pa personalitet si e jona, përpiqet që me veprimet e saj t’i tregojë edhe shtetasit e saj po ashtu. Sigurisht, gjen disa syresh prej tyre që e shesin veten për një copë bukë. Ka nga ata që e bëjnë nga padija, të cilët propaganda e qeverisë i ngop me lugën bosh. Këta janë një kontigjent me të cilin kryeministri mund të lozë, t’i tundë ashtu siç tundet zinxhiri në gisht, por kurrë të mos mendojë se makijazhi do ia heqë njollat që i nxijnë qeverisjen. 23 qershori do ia tregojë me votë se s’ka lobim që e shpëton kësaj here. Ashtu siç ai vetë e di se këtë e kanë kuptuar edhe kancelaritë perëndimore. Përndryshe, ç’i duhet lobimi??

4 komente në “Lobimi ose si ta kurosh imazhin me makijazh”

  1. LINDI says:

    Tamam si enveri,ai paguante partite marksiste leniniste ne bote per te mbuluar skamjen ne Shqiperi. Po dielli me shoshe nuk mund te mbulohet o enveristi sali.
    Nuk ka makiazh qe e lyen qeverine tende qe i ka dale boja me kohe….

  2. drita says:

    haram paret e popullit. Per hundesh kane per t ju dale.
    Qeveri gjakpirese !
    Nuk flitet per varferi ne Shqiperi, por per mjerim. Por juve ju ka zene syte paraja dhe nuk e shihni. Ah sa llogari do jepni para Zotit por fatkeqesia juaj eshte se nuk e kuptoni kete.
    Mjere ju !

  3. Ardita Gjebrea says:

    eshte njelloj si ka tentuar Gita te rregulloje surratin e vet …
    http://imazheshqip.blogspot.com/2013/01/ne-jemi-ndryshimi-perpara.html

  4. fl says:

    Postova nje koment per Argiten-3 milonshe ne Facebooku Saliut tek postimi per Fidelin sot, dhe rastesisht lexova nje koment te nje te riu.

    Ky e niste me: “Z.Berisha, jam shume i varfer sa me zor shtyj fundin e muajit si shume te tjere ketu ku jetoj….Prandaj e vlersoj shume luften tuaj kunder korrupsionit… tan votat per ju ne Qershor” ?

    Do thoni ju nuk eshte shumica ne ate nivel. Po c’rendesi ka. Me 20-30% te votava Saliu mbijeton shume thjesht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje