Më kujtohet se kur erdhi koha e adoleshencës, për mua ishte periudha e jetës sime e kyçur pas derës së banjës duke hedhur spermën te vaska e tualetit ose mbi topat e rrumbullakët të letrës higjienike apo duke spërkatur lart tek pasqyra para së cilës qëndroja me mbathjet e ulura që të kisha mundësi ta shihja si dukej kur vërshonte jashtë. Përmes një bote letrash të bëra shuk për të zhdukur shenjat e paudhësisë sime dhe pizhameve të njollosura, unë masazhoja penisin tim të fryrë, me ndjesinë se fëlliqësia ime do të kapej nga dikush që do të më zinte mat gjatë furisë së hedhjes së ngarkesës. Madje edhe gjatë jetës konviktore në fakultet edhe pse kisha krijuar njohje me ndonjë vajzë, megjithatë isha tërësisht i paaftë që ta mbaja larg vesin e vjetër të moshës së adoleshencës. Ndjeja gjithmonë se tradita më thërriste.
Vite më vonë mbaj mend se sa herë më pyesnin shokët nëse unë kisha masturbuar ndonjëherë, gjithmonë kisha një prirje për ta mohuar një gjë të tillë. Dhe të njëjtën sjellje vija re edhe unë tek ata. Mendoja shpeshherë për një realitet që e mohonim të dyja palët. Asnjëri nuk kishte guximin që ta pranonte, për arsye se asnjëri nga ne, nuk kishte aftësinë të parashikonte qëndrimin që do të mbanim në qoftë se do të zbulonim sekretin e fshehur prej kohësh.
Në të vërtetë, ky rrëfim i kësaj historie është një monolog i gjatë i një djali jo i varur aq nga epshet seksuale, sesa nga përkujdesja fatale për të mos cenuar rregullat dhe kodet morale të përcaktuara nga familja e tij. Frika se mos unë një ditë mund të kthehesha krejt papritur në një faktor kyç i prishjes së harmonisë dhe unitetit familjar të vendosur tash prej kohësh. Ndjeja vazhdimisht se pesha e tradhtisë ndaj familjes është një ankth vrastar, jo vetëm për mua, por në një farë mënyre edhe për ata.
Në këto kushte vazhdoja të ndërtoja një botë psikologjike të dyzuar në vetvete, ende pa e ditur a është më mirë të jem i lirë apo i shtypur. Pa e kuptuar nëse duhej të veçohesha nga “prindërit”, nga pushteti familjar, shoqëror, politik apo të njësohesha me të. Ta mbështes pushtetin autoritar apo ta kundërshtoj atë, ta urrej atë që më shtyp apo ta dashuroj me ndjenjën e fëmijës ndaj prindërve të tij. Kjo ishte ideja që pothuajse më ka shoqëruar pjesën më të madhe të jetës sime. Zaten! Po sikur ky mendim të bëhej haraçi i prishjes së unitetit familjar i vendosur prej kohësh!? Mendoja më pas.
Për të qenë i sinqertë deri në fund gjithmonë kisha një prirje për t`i shpëtuar sundimit të pushtetit së simbolizohet më atë të prindërit, por edhe në rast se unë e fitoja këtë liri kisha frikën se mund të humbja krejtësisht kontrollin e saj. Pasi mendoja se individi brenda familjes së vet patriarkale ka të njëjtin personalitet të dyfishtë sikurse fëmija në hipotezën frojdiste. Nga njëra anë ndieja shtrëngimet që më vinë nga ushtrimi i pushtetit autoritar të babait, ndërsa nga ana tjetër, mendoja se i gjithë ky shtrëngim më ndihmonte për të vendosur kontrollin mbi nënën që ajo të mos më ikë. Tek nëna kisha të simbolizuar çdo objekt: shtëpinë, ushqimin, sigurinë dhe atdheun.
Pikërisht ashtu siç e kuptoja unë atëherë ishte shumë e vështirë për mua të bëhesha shkaku i prishjes së harmonisë, unitetit dhe njësimit familjar të vendosur prej kohësh. Gjithmonë jam mësuar t`i druhem dasisë a thua prej saj nuk mund të vinë veçse konflikte dhe dhunë. Krejt gjuha e familjes sime është e mbrujtur me këtë frikë thelbësore dhe çdo gjë e saj vihet në kërkim të një mirazhi: tu jepet fund ndarjeve, konflikteve dhe mospajtimeve.
Gjithmonë kam pranuar t`i them vetes; duhet të eliminoj atë që më ndan, duhet të krijoj një humus të përbashkët me familjen, një unitet babelian të mendimit i vendosur prej kohësh. Mendoj se ndarja prej vitesh ngjall frikë dhe jo vetëm ngaqë mund të prishë paqen familjare, por edhe se mund të vrasë frymën shoqërore nëse na del nga kontrolli; nëse nuk e shtrëngojmë në një kuadër normash e rregullash të përbashkëta.
Por mosha vazhdon të ecë dhe bashkë me të edhe shumë ide të mëparshme. Prej shumë kohësh ndjej një fshehje të shumë gjërave, pa pasur guximin që burrërisht të përballem me to. E gjithë kjo për të mbajtur të pacenuar pushtetin e “Njëshit”. Që në këtë rast mund të jetë; prindi, vëllai, shteti ose shefi i punës. Më krijohet përshtypja se me pahir jam i detyruar të mendoj njësoj si ata, me arsyen se sjellja ime mund të shndërrohet në burim konflikti i vazhdueshëm. Që të shmang konfliktin më duhet patjetër të eliminoj dasinë. Por pa konflikt nuk lindin as qytete, as qytetari. Madje sipas mitologjisë, qyteti është pjellë e vëllavrasjes. Është Kaini ai që ndërton polis-in e parë sipas gjenezës. Pikërisht pasi vrau Remin, Romuli vendosi të themelojë Urbs-in që do të ishte djepi i kodifikimit të së drejtës.
Andaj në vendin tonë është krijuar një përshtypje të realizojmë me patjetër përngjitjen me ata që na sundojnë, me ata që jo pak herë prekin edhe interesat tona, që grabisin një pjesë të madhe të të gjithë pasurisë. Madje forma të tilla të menduari kanë pushtuar mendjet njerëzore, i kanë stërvitur gjatë, i kanë mbajtur të robëruara deri aty sa kanë arritur të formojnë një lloj admirimi për ata persona që zotërojnë mjetet për të grabitur popullin. Frika ndaj konfliktit, dasisë ka ushqyer prej kohësh përngjitjen dhe uniformitetin e të menduarit.
Tani ka ardhur koha të ndalem pak, të hedh vështrimin tej në horizont. Të rrok me gjithë shqisat pamjen e ofruar. Me siguri familja ime tash po mendon se ky qenka çmendur krejtësisht. Heshtje! Më pas një lum kritikash. E ndjej se pushteti i “Njëshit”në familje është shembur. Bla, bla, bla-ata. Por, unë ju hodha mes vatrës dasinë; frymën gërryese si acidi, duke shkatërruar fuqinë bashkuese të “Njëshit”duke i bërë të numërojnë deri në dy, ose deri në tre, ose ndoshta edhe më shumë…!
Ehhhhhh!
Reldar shkrim i bukur simbolike e trajtuar ralle. Por sidoqofte do mendoja qe te vrasesh te dy prinderit njekohesisht mbase eshte e veshtire dhe pak gjasa ka te ndodhe.
Une them me mire vrasim babain shkaktarin kryesor te te keqijave ne familje, dhe pak me vone vrasim edhe nenen-nuk jam kunder edhe per nenen, por jo njekohesisht, se do jete traume e madhe per nje femije qe ka qene mesuar te perngjitet me ata qe e sundojne.
në fillim ky shkrim të duket pak si “gregist”,kështu hop hop tralala,por me kalimin e kohës fillon e qartësohet dhe përfundon me një mendim të thellë!me një konkluzion të saktë dhe të vërtetë!
“duke shkatërruar fuqinë bashkuese të “Njëshit”duke i bërë të numërojnë deri në dy”!
akoma sot në shekullin e 21t ne mendojmë me “njëshin”,shumica e analistëve,gazetrëve,intelektualëve në përgjithësi,politiknëve,komenntuesve të blogjeve,përfshi dhe temën dhe popullin në përgjithësi,të gjithë diskutojnë ose flasin për salën dhe ramën!asnjë nuk flet për dy sisteme të ndryshme,parti të ndryshme,mendime të ndryshme!askush nuk arrin të kuptojë se në shqipëri nuk jemi në një ndeshje boksi o mundjeje ku të jenë përballë dy sportistë!askush nuk arrin të pranojë një mendim ndryshe nga njëshi i vendosur në krye!të gjithë mendojnë se vetëm rreth njëshit mund të fitohe!të gjithë mendojnë se vetëm me “heroin”njësh mund të fitohet vetëm bashkimi rreth tij mund të na nxjerrë në dritë!në rraste të rralla kemi kritika ndaj “njëshit” mendime ndryshe nga njëshi,por që në vazhdim nuk kanë sukses!për të vetmen arsye se mbrojtësit e njëshit,të unifikuarit me “njëshin” të mbysin të bëjnë tradhëtar,të bëjnë përçarës!
shkaku për këtë gjëndje është prapambetja e theksuar civile!
kultura civile është kultura e konfliktit dhe kompromisit!nuk është asnjëherë ajo e urdhërit të prerë!kultura civile është kompromisi në mes palëve,ku asnjra nga palët nuk del 100% e kënaqur!
era,
ky djali nuk ka vrarë asnjë nga prinërit,por ka vrarë urdhërin e “njëshit” dhe mbëstetjen e pakushtëzuar të “dyshit”(shpesh të nënshtruar)!ky djalë ka futur “konfliktin” në familjen e tij,ka bërë të lindë kompromisi,ka futur pranimin e çdo personi të përveçëm në familje si të veçantë!si të veçantë në mendim dhe karrakter!ai ka vrarë familjen shabllon të “njëshit”!ky djalë ka treguar se konflikti nuk përçan por çon përpara shoqërinë,kur arrihet kompromisi!mungesa e konfliktit dhe kompromisit është vetëm diktat!në një shoqëri quhet diktaturë!
shumë mirë dhe përshëndetjet e mija për këtë shkrim Reldar Dedaj!
Sepse me duket sikur ky e ka pershtatur titullin nga nje film Franko-Kanadez qe titullohet “J’ai tue ma mere” (Une vrava nenen time) edhe tematika qe trajton ketu eshte e ngjashme me ate te filmit. Vetem se personazhi kryesor ne film qe gjithashtu eshte edhe regjizori i flimit, eshte pak “fagott”. Ku i dihe mbase edhe autori i shkrimit ndan te njejtat bindje seksuale me artistin Franko-Kanadez?!
Pene reflektuese, shtypi ka nevoje vazhdimisht per pena te tilla, qe mbartin reflektime.
Te pergezoj per shkrimin.
Reladar ne shkolle duhet te kesh qene pallues i madh ?