Dilema e Ramës midis Dules dhe Spahiut

26 Janar 2013, 21:00Blog TEMA

Nga Altin Ketro

Kryetari i PBDNJ-së, zoti Vangjel Dule, mungoi në takimin e fundit të tryezës së Opozitës së Bashkuar të thirrura nga lideri i PS-së, zoti Rama. Mungesa e tij u justifikua “për arsye teknike”, por s’është e vështirë për t’u kuptuar arsyeja e vërtetë.

Në kampin opozitar, PBDNJ është një nga partitë më të rëndësishme pasi përfaqëson një elektorat të qëndrueshëm, veçanërisht në jug të vendit, por pa ia zbehur prezencën edhe në pjesë të tjera ku e ka treguar veten gjatë zgjedhjeve vendore, qoftë edhe me fitim vendesh në këshillat bashkiakë a komunalë.

Në kushtet e Kodit Zgjedhor që kemi aktualisht dhe të formulës që ai mbart, tashmë rëndësi kanë marrë edhe subjekte të vogla politike e jo më PBDNJ që përfaqësohet deri me deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Duhet thënë se zoti Dule dhe partia e tij hodhën një hap shumë të guximshëm kur, pas zgjedhjeve të kontestuara të vitit 2009, nuk pranuan të bëhen pjesë e qeverisë “Berisha”, pavarësisht ftesës që morën prej tij. E të mendosh që koalicion me të bënë parti të krijuara me frymë anti-Berishë dhe me kryetarë që vinin nga radhët e opozitës së sotme. Pra, në këtë drejtim, zoti Dule duhet përshëndetur për vendosmërinë dhe integritetin që tregoi.

Por, qysh nga zgjedhjet e kaluara kanë ndodhur shumë zhvillime dhe në skenën e politikës shqiptare kanë lindur dy formacione të reja. Njëra prej tyre, AK, me një frymë të fortë patriotizmi e cila, për zotin Dule, shihet si nacionalizëm.

Denoncimi i përhershëm i kryeministrit Berisha nga ana e AK-së për marrëveshjen që ai lidhi me palën greke për ujërat territorialë si dhe, anatemimi i një sërë figurash që përfaqësojnë politikën greke (edhe në Shqipëri), kanë bërë që zoti Dule ta shikojë Aleancën KuqeZi si një kundërshtare brenda të njëjtit kamp.

Duke qenë se AK s’mund të nënvleftësohet, zoti Rama i ka bërë ftesa direkte dhe indirekte që ky formacion t’i bashkohet koalicionit opozitar për të maksimalizuar votën kundrejt Berishës. Ky apel, duket se ka ndikuar që zoti Dule të krijojë distancë duke marrë pozicionin e pritësit të zgjedhjes që do bëjë zoti Rama. Ky i fundit, me këtë zhvillim, është vënë në një pozitë të vështirë. Në kushtet në të cilat ndodhet, opozita nuk e ka luksin të zgjedhë njërin në dëm të tjetrit.

Është vështirë të besohet që nëse AK i bashkohet opozitës, zoti Dule të lidhë koalicion me Berishën. Jo vetëm se aty ndodhet zoti Ksera që i përçau partinë, jo vetëm se aty ndodhet një parti që përfaqëson një çështje të cilën shteti amë i zotit Dule nuk e njeh, por se të bësh koalicion tani me Berishën, është njësoj sikur të bëje koalicion me Hitlerin kur Gjermania naziste u shpalli kapitullimin forcave aleate.

Nga zhvillimet e deritanishme më e mundshmja është që, AK, e cila po lufton të ngrejë e të ruajë një imazh të sajin të ndryshëm nga dy partitë e mëdha, të garojë me vete ose e grupuar brenda një koalicioni tjetër opozitar.

Kësisoj, gjasat janë që PBDNJ të jetë pjesë e opozitës së bashkuar. Një aventurë si ajo e 2009-ës ku garoi e vetme, në kushtet e sotme mund t’i rrezikojë edhe vendin e vetëm që ka aktualisht në Kuvend.

Por, duke qenë se kampi opozitar gjithnjë vuan nga komplekset, është vështirë që zhvillimet politike brenda tyre të parashikohen me saktësi. Sepse, siç thotë shprehja, “çfarë sjellë minuti, nuk sjell ora”, deri në regjistrimin e koalicioneve në KQZ, mund të kemi surpriza edhe më të mëdha. Të shpresojmë të paktën që të jenë në të mirë të kauzës opozitare.

18 komente në “Dilema e Ramës midis Dules dhe Spahiut”

  1. tourkofagos says:

    Rama,normalisht qe Spahi turkoshakut duhet treguar…..porta

    1. Epirioti II says:

      Shkrim i ceket dhe me disa gafa ne te (psh ne 2009 Dule nuk garoi vetem). Ne rastin me te mire, shkrim pa asnje vlere.

      Dule ka udhezim nga Greqia qe te dali nga koalicioni me PS-ne per ta sabotuar ardhjen e Rames ne pushtet, qe Greqia te vazhdoje rrugen e suksesshme te pazareve me Berishen per shitjen e Shqiperise. Njekohesisht ti beje presion Rames qe mos beje aleance me AKZ (si me thene gjysma e te keqes qe po fitoje PS, te pakten AKZ mos jete ne qeveri).

      Mqs camet nuk do i le Berisha te largohen, dhe rrezik as LSI-ne, PBDNj nuk ka rruge tjeter po do shkoje ne koalicion me FRD-ne. Ne fund do kemi dy kolacioni qe do punojne te dy per Berishen. Njeri do jete ai i PD-se dhe tjetri, kali trojes i Berishes per votat opozitare ku do marre pjese dhe Dule. Nuk do cuditesha qe ketij koalicioni “Kali Trojes” ti ngjitet edhe Ilir akrobati per ti genjyer votuesit qe kinse u shkeput nga Berisha.

    2. Epirioti says:

      Shpresojme qe AK ti bashkohet kualicionit Opozitar, Dule ne rast se sdo, ose si pelqen ky Kualicion le te kandidoj vetem. Eshte shume her me mir me AK

    3. Doni ALBO says:

      Ty tourkobythos duhet te tregohet porta nga gazeta TemA njehere e pergjithmone………vetem vrere dhe antishqiptarizem shoh tek ti, thjeshte nje m..t muti.

  2. Meleku says:

    Autori nder te tjera shkruan se:

    “…të bësh koalicion tani me Berishën, është njësoj sikur të bëje koalicion me Hitlerin kur Gjermania naziste u shpalli kapitullimin forcave aleate.”

    Shume interesant ky krahasim! Cfare ka studjuar ky djali?
    Apo prinderit i kane treguar qe ne djep vetem pjese nga filmi “Beteja e Stalingradit”?

    1. fl says:

      Ja gamoret e Sales ne sulm. U dallkauk cfare e e zeze kombetare na paska ndodhur ne Palo-alto e s’dime? Mos u vodh floriri i shtetit me Ilirin e kualicionit apo mungonin 200milion dollare ne apel tek Rruga e Lulit?

      Sa per ligen mbarekombetare ky i kishte rene tamam ne koke. E ndjek futbollin ketu ndonjehere? E di ti qe nga dhuna mes skuadrave per pak sa nuk kane vdekur tranjere e lojtare? Sidomos bastionet e juja Peqin-Kukes nuk jane fushe te lehta (jo per lojen). E pse u dashka futur ne kete mes edhe te tjere, qe mund te organizojne ligen e tyre me mire se tonen.

  3. Janaq Dhimitraqi (homogjen) says:

    Edi Rama e di shume mire se nuk ka zgjedhje tjeter,pos zotit Vangjel Dule.
    Zoti Rama, e di shume mire se nuk duhet e nuk mund te na zhgenjeje ne orthodokseve ,sepse jane votat tona ne shumice(pervec disave qe ja kane shitur shpirtin satanait)qe e kane prure ,qe po e mbajne, e qe me gjase do t’i sigurojne atij fitoren.
    Duke flirtuar me Spahiun,qe kerkon, mbi te gjitha largimin e Janullatosit tone ,dhe zhberjen e frymes helene qe po ze vend ne komunitetin tone orthodoks,Rama po rrezikon shume.Ne rast aleance me Spahiun e kombtaristeve shqiptare,Rama rrezikon shume vota,qe mund te shkojne krejt natyrshem tek partia tone(PBDNJ), por ne nje rast te tille,prapeseprape Berisha do jete ne pushtet…
    Prandaj,Rama,duhet te zgjedhe me patjeter aleatin e tij te NATYRSHEM:zotin Vangjel Dule.Pike.

  4. england says:

    Ju Janaq(perfshire dhe greket e tjere)per pak pusht-et qiheni ne bythe!mos harroni se Dulja po ju bashkua kampit tjeter do gjeje atje ata qe per kaq vite i keni mohuar cdo gje,i vrate,i dogjet,i zbuat nga tokat e tyre,por ja qe historia po ja rimbulson gjithcka,me sa po duken bathet edhe te vetmin deputet qe keni ne parlamentin shqiptar,do ja u rrembejne camet.

  5. ''evgjitngrenesi'' says:

    rama ne qofte se do te fitoje zgjedhjet ,jo vetem nuk duhet te kete medyshje se ke do te zgjedhe,por edhe sikur akz-ja te dale me vete ,dulen nuk duhet ta qase fare.
    kush shkon me dulen humbet zgjedhjet.
    shqiptaret do ta denojne berishen pikerisht se eshte vegel serbo-greke.ne se rama merr dulen ,i lehteson punen berishes.te bashkpunosh me dulen eshte si te pranosh si drejta gjithe zullumet e berishes me greket.
    edhe bollanon kishim mangut ne!
    ne ps bashkpunon me dulen do te thote se edhe ky eshte vegel e grekut,per pasoje do te kemi rritje te madhe te akz-se .
    nga ky veprim do te varet edhe fati i tij politik.

  6. tomori says:

    Dule nuk mund te beje dhe nuk ben kurr aleanc me berishen se kjo do te thot VDEKJE E TIJ.SOT ka vetem nje IDEAL.TE shporret berisha.TE RIKTHEHET SHTETI I SE DREJTES NE SHQIPERI.Dule nuk eshte aq budalla sa te shkoj me berishen.

  7. Din Kruja says:

    Shkrim qe perkshkrohet fillim e mbarim nga tone naiviteti te theksuara. Kulmi arrin kur thote se Dulja na paska bere hap te guximshem qe nuk paska hyre ne qeverine e Berishes ne 2009. Sic duket ky Ketri nuk e ditka qe PDNNJ nuk komandohet nga Dule, ai ka vetem rolin e spales, te violines se pare, pasi dirigjentin e kane ne Athine. Pra Dulja thjeshte i bie qemanes, pasi vendimet e “guximshme” merren ne zyrat greke.
    Greket per interesat e tyre gjeostrategjike qe nga viti 1997 dhe deri me tani kane qene te pranishem si ne qeverite socialiste dhe ato demokrate. Po keshtu jane te pranishem me shumice ne grupin parlamentar te PS-se jo vetem me minoritare si Hysi, Xhuvani etj por edhe me te tjere te cilet jane teper te indikuar nga politika e Athines. Pra ne parlamentin shqiptar greket aktualisht nuk jane te perfaqsuar vetem me Dulen. Pra edhe ne qershor ata nuk e shume kane problem se sa deputete do te fuse Partia e Dules, pasi ja u zgjidh Ed Rama ne menyren me shembullore.
    Pra o Ketri mos ja qaj hallin Dules. Per sa i perket AK eshte me se e sigurte qe ata nuk do te hyjne ne koalicion me Edvin Ramen. Ata e dine ne se do te ndodhte kjo rezultati i saj do te ishte i perafert me ate te G-99 ne 2009. AK do te luftoje qe te jete forca kryesore e Polit te Trete me objektiv te kete kryeministrin e qeverise se qershorit.
    Sidoqofte Rama eshte i bindur se nuk i fiton zgjedhjet. Kjo u kuptua edhe nga deklarata e tij e sotme teper naive dhe disfatiste kur tha se PD mund te kape deri ne 60 mandate. Per kete shkak ai deri ne momentet e fundit do te perpiqet qe zgjedhjet te mos behen. Ilir Meta ne 2009 megjithse e dinte te sakte se sa mandate do te kapte, dilte ne media dhe deklaronte se ai do te fitonte zgjedhjet. Dallimi midis tyre, Rama frikacak dhe Meta kurajoz politik.
    Shkrimet e Ketros na tregojne se ai na e paska xhan Athinen.

  8. Dulja nuk mori pjes ne qeverin Berisha vetem per faktin se ai e dinte mire qe Berisha do ti jepet Detin Greqis.Per tu larguar nga akuzat se kjo eshte veper e dules dhe per ta lene Berishen skajshmerit te larguar nga kufi me Greqine(Bajaram Curri large nga kufiri mke Greq) ku njerzit nuk do ta honepsin per nje veprim te tille ndaj dhe Dulja nuk mori pjes ne qeveri. Kjo eshte hile e thelle pore ne shqiptaren nuk jemi aqe Naive.
    Dulja tashme eshte i pozicionuar ne krahun e Berishes jo me kualicion pore me veprime themelore kunder vendit tone, munde te themi se edhe dulja eshte pjesmarres ne vendimarrjen e Berishes per dhenjen e Detit te Greqise. Fatkeqesishte veprimet me Jugun e shqiperise e detyruan edhe Fatos Nanot ta dorzoj pushtetin tek Berishe ne kembim te 355 milje dete Greqise.
    Cofsha i gabuar por kjo eshte e verteta si drita e duellit.!
    Dulja lete shkoj atje ku i behet mire sidomos tek Berish i cili kenaqi lakmit orksore Greke.

  9. tefta says:

    dulja eshte tradhetar aktiv dhe spahiu eshte patriot

    1. gjyshi says:

      Tefta, moj.Mos e quaj Dulen tradhëtar, se nuk është i tillë.
      Ai është grek me kombësi dhe si i tillë bën politikë për hesap të tyre. Më shumë tradhëtarë jemi Ne (Unë, ti e të tjerë shqiptarë)që i lejojmë fushëveprimi që të veprojë për të mirën (e padrejtë) të tijën e për të keqen e ne, shqiptarëve. Ia lumsha Dules që ditën për diell na punon rrengun e ne bëjmë sehir.Biles, ka edhe të tillë shqiptarë( që nuk dallojnë fenë nga kombi) që e përkrahin e i japin vota, e fuqizojnë, i mbajnë isonë.

      1. tefta says:

        po mbiemri i tij eshte nga avdul,pra myslyman qe ben duvane e grekut

  10. laraska says:

    Dulja eshte zari grekut, dhe sben asgje nga mendja apo guximi vet. Ai do bej cte kete vendosur greku per keto zgjdhje, nuk vendos as Dulja as Rama as elektorati por Greqia. Sa per Spahiun, ai ka qene deri dje bashkepunetor i Berishes dhe ky eshte fakt i pakontestueshem. Qeveria Berisha e beri dhe te njohur dhe te pasur. Spahiu = Bamir Topi dhe te dy jane nje loje e Berishes per te terhequr aq sa te mundin nga eletorati i pavendosur/ pakenaqur. Ate cfare beri me pare LSI, sot po e ben Topi dhe Spahiu. PS nuk ka pune me asnje nga keta individe. Nuk luftohet korrupsioni dhe krimi duke pasur bashkepunetor ish-bashkepunetoret e Berishes, dhe jo ish-bashkepunetor per 1-2 vjet, por plot 20 vjet. Keta “te penduar” kane qene bashkepunetor te Berishes dhe shikues te tragjedise shqiptare te Gerdecit dhe 21 Janarit, pa permendur ketu pislliqet e viteve 90 qe shqiptaret mesa duket i kane harruar. Populli qe harron historine e vet, eshte i destinuar ta rijetoj ate!!!!

  11. trak says:

    Ne keto komente ka mjaft komentues qe besojn se Kreshniku ben lojen e Berishes si ky me lart por do ta shikojm ne te ardhmen kete gje ja leme kohes por nje gje eshte e sigurt kush ben kualicion me Dulen do ta kete te veshtire ne zgjedhjet e Qershorit zoti Spahiu e di shume mire qe ai do te fitoj shume vota sepse ka prekur nervin e njerit nga problemet kryesore te shqiptareve marrdheniet me greket dhe ky problem nuk eshte i vogel per tu anashkaluar kete gje e kane kuptuar edhe ne Athinen e rraskapitur prandaj ata nuk po dine se ne cilin krah ta hedhin Dulen e tyre Berisha ngjan e mbaruar dhe Edi Rama i pavendosur ne kete situat zoti Spahiu ka te ngjare te jete ZHOLI e politikes se ardhme dhe kjo nuk eshte nje zgjidhje qe deshiron Athina

  12. drilon says:

    dikush ne komentet e meparshme i ka kerkuar zotit Spahiu te japi prova per “patriotizmin”e tij dhe konkretisht te mbaje fjalen per te vene keto dite lapidari ne PRESHEVE por mesa duket nuk po e ze me ne goje e gjithe pallavrat i ka per adoleshentet e ndonje ish oficer 80vjecar qe enderron te behet gjeneral.Rama mund te marri ne koalicion Spahiun se e pelqen nga menyra si i mban buzet kur flet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje