Branko Mikuliqi ka qenë një kroat i lindur në Pogragjë të Bugojnos në Bosnje e Hercegovinë. Pjesëmarrës në LNÇ, ai pas saj ka provuar dhe gëzuar qenien në qeverisje nga instancat më të ulta deri te posti i kryetarit të Këshillit Ekzekutiv Federativ (Qeverisë jugosllave).
Po ju tregoj diçka që lidhur me të kam lexuar diku e dikur por që, më ndjeni, e kam harruar ku:
Një gazetar me nam i kishte kërkuar një intervistë dhe Brankoja ia kishte dhënë. Duke dashur që ta nderonte gazetarin, ai atë e gostiti me një drekë dhe pas dreke e ftoi që bashkërisht të shplodheshin në një pishinë qeveritare ku bënte qejfin vetëm elita politike, policore e ushtarake jugosllave.
Dreka u hëngër, kafet u pinë dhe vetura e madhe e zezë që priste jashtë i mori të dy dhe i çoi në pishinë. U lanë dhe u kënaqën. Pastaj u shtrinë krah njëri tjetrit. Ashtu duke ndenjur e duke bërë llaf, Branko po i shikonte vjedhurazi herë shputat e veta dhe herë shputat e kojshisë. Këmbët e veta i shihte të shtrembëruara dhe gishtat të gjithë çatall, me gjysmë thonj apo me thonj të deformuar e keqas të çakorduar. Këmbët dhe shputat, lëkura dhe gishtat e gazetarit përbri i shihte me xhelozi sepse ishin të rregullt, të pathyer e të hijshëm…
Nuk u durua Brankoja nga katundi Pogragjë i Bugojnos, tash kryetar qeverie në një shtet 22 milionësh dhe e pyeti mysafirin e tij:
– Shoku…, po shikoj këmbët tuaja dhe po shikoj këmbët e mia, po shikoj shputat tona… Shiko si janë të miat dhe shih si janë tuat. Pse është kështu?
– Nuk e di, thotë gazetari zagrebas. Ndoshta pse në familjen tonë ka 400 vjet që mbathen këpucë…
Maloku kryetar qeverie nuk e kishte zgjat muhabetin më tutje. I pikëlluar për mungesë të sadopak aristokracie për biografinë dhe veten e tij, çartaqejfas dhe jo pa siklet duke e parë veten fare thundrakë, i tha rrugë të mbarë zagrebasit…
PS: A i ka pa kush zbathur, edhe pa çorape, Sali Tropojën e Hashim Brojën?! Sepse si ecin joelegantshëm i shohim përditë…
me kujtohet saliu para 90 me kepuce te shkelura ne thembrat dhe corapet e grisura nje njeri i vetmuar
Shkurt por kendshem. E ka thene edhe immadherishmi Gjergj Fishta: Katundar a mori burre/ ne i ndrofsh shtate pale lekure/ qytetar nuk behesh kurre. Pra edhe shkrimi i mesiperm nuk ka qellim diskriminues per fshatarin(se popullsia e jone si kudo dominohet nga fshat) por behet dallimi midis jocivilizimit dhe civilizimit. Keshtu duhet kuptuar edhe Fishta.
Mbasi aristokracia shqiptare u masakrua nga rregjimi i Enver Hoxhes, ky i fundit tentoi te fuste ne aristokracine e re, yzmeqarin dhe perfundimi eshte se Shqiperia ska me aristokraci, do te na duhen tani edhe katerqind vjet, sa te formohet nga e para aristokracia shqiptare.
Tani per tani jemi ne fazen e pare te arstokracise, ne ate te malokokracise.
Po sa i modh ky artikull nga i nderuari zSali Kabashi,nje shkrim qe paske kenaqesi ta lexosh,po me madhja eshte se kur e rilexon, sidomos disa here shkrihesh se qeshuri per origjinalitetin e personave qe ka pershkruar autori.Hahahahah i modh fare sa bukur i ke personifikuar shemtirat qe qeverisin.
hahahahahahahahahahahahahah vdiqa hahahahahahahahahahahah o e fort hahahahahahahahahahhahahaha shikoni si ece Ramush Hjredinaj hahahahahahahahahahahahahahahahahahahh e sakt hhaaahahahahahahah
mua me kujtohet edhe populli i dashuruar pas diktaturave dhe sot me 2013, s’eshte i zoti ti vere llastik brekeve
Politikani bashkekohor ti njohe te keqiat dhe te mirat e tij.
****************************************************************
Shkrimi i Z.S.Kabashi eshte shume i thjeshte si permbajtje por prek thelbin e gangrenes shqiptare qe prej 8 nendorit 1941 e deri sot.
Kur katundari te pershkruhet ashtu sikunder eshte realisht, ngaqe brez pas brezi ka jetuar me jeten e bukurive te fshatit,blegtori bujqesi per pasoje pershtashmeria nder shekuj,gjenetika me ligjet e saj faktike,e “skalitin” si nje lloj njeriu qe i mbijeton jetes me punen e shendeteshme,pasterine e ajrit,ushqimet naturale,etj,etj, ndaj edhe kane mbijetuar aqsa jane themelia e Shqiperise edhe tani,ketu s’ka ndonje mashtrim.
Sa i takon intelektit politik,drejtimit te nje shteti me te gjitha katraurat e saj,katundaret ne pergjithesi jane te pa afte per te tilla pune.Ishte edhe Degoli fshatar,por koncepti fshatar ne France me fshatar ne Shqiperi eshte si nata me diten.
Kur isha i vogel nga Korca me cuan ne Kuc te Bilishtit ne miqte e familjes te jetoja disa jave.Pa hyre ne shume hollesira qe i analizonja kur mbarova studimet ne Tirane,kuptova pse disa antare te familjes ku jetova ne Kuc,kur erdhen ne Korce qe i ndesha si nxenesat e mi ne Raqi Qirinxhiu, atje kuptova shkaqet pse ishte aq e veshtire qe keta nxenesa te pershtatur denbabaden me jeten e Kucit e kishin shume te veshtire te ndryshonin anatomine dhe fiziologjine e organeve te tyre nga pershtatja ne fshat per jeten krejt ndryshe te qytetit.Akoma me veshtire te studionin njelloj si femijet e prinderve denbabaden qytetare.
Gjergj Fishta si studionjes i math nuk i tha kot ato fjale per katundarin qe te behej qytetar.Ne kete pike me kane dihmuar jashtezakonisht studimet e mia biologjiko-gjenetike per kete problem.
Genet (segmente te caktuara te AD-inik)”sklalitin” femijen qe ne placenten e nenes sipas vetive te tyre te pershtatjes brez pas brezi prej para ardhesve te kesaj femije.Aspak nuk ofendoj katundarin per veti te keqia te tij,Jo,eshte fjala per veti te pershtatjes sa me sakte per jeten e fshatit.
Kjo pershtatje i hap shume probleme kur politika e con drejt e ne qytet sepse i kerkon votat katundareve,duke i thene indirekt:shiko sa mire te bera te solla ne qytet,dhe ai i shkreti i jep votat,por me von e kupton sa krim ka bere qe shkelmoi bukurite e jetes se tij ne fshat ne se qeveria ve dore per fshatin jo si deri tani por si keshillojne programet e BE-pian per fshatin.
Enveri ndaj mbante pas te pa aftet,i “cigariste” si desh,kur desh dhe sa desh.Fshataren e beri ministre,shoferin minister,kepucarin gjithasshtu,teneqexhiun gjithashtu,vetem e vetem per te mbajtur fronin 45 vite per egot e tij,qe u vertetuan me eksodin e pa pare ne bote,prej burgut Shqiperi.
Gjithe jeta ime ngaqe kam lindur fatkeqesisht me 1941 i jetoi ne origjinal katraurat e komunizmit alla shqiptaro diktatoriale.Me vjen ndot ti shruaj te gjitha si e qysh i kam jetuar,ngaqe vetem une i di ne origjinal,te tjeret majen e aizbergut dijne.
Sikur te shoshitesh sot te pa aftet qe mban Parlamenti yne me site te vertete apartijake,apo te shoshitesh ata qe do perseri politika e vjeter te rivendose ne Parlamentin e ri, sita vertet ka shume pune.
Eshte tmer sa shqiptare te afte jetojne sot jashte atdheut i cili ka katandisur me pak se 3 milion fryme,nga te cilet shumica nuk punojne.Ndersa nje pakice e vogel ka gjithe pasurite e nje populli te tere,nje popull kethyer ne pula te lagura ne shi prej nje neodiktature shume te qelbur.
E paska thene i pa vdekshmi Konfuci e mesova nga Z.F.Lubonja:Ne nje popull te mjere plitikanet e pasur jane turpi i atij populli.
Komunizmi e fshehu gjenetiken per mjaft vite,edhe sot faktet e kesaj shkence shqiptaret nuk i njohin.Ja si thote nje gjenetist:Me thuaj c’gene ke te te thom kush je.
Si ecin,si flasin,si pozojne,c’mimike marin,c’fjalor perdorin,c’pasuri fshehin,dhe shume fakte te tjera me baze origjinen e tyre,edhe sot ne politikanet e Tiranes vete keta shqipo nuk i kostatojne keto lloj trashegimnira. C’pasuri fshehin kete e dijne sakte sepse ky lloj mekati del permbi interesat e punes qe paguhen.
Kurse inteligjentet shqiptare kudo qe jane peshojne c’do gje te njerezve qe na kane drejtuar dhe na drejtojne edhe tani ne demokracine alla shqiptaro neo moniste.Keta inteligjente dallojne qarte rudimentet qe ruajne mjaft politikane nga origjina e tyre nga gjeneza e tyre e cila ndyshon vetem me kalim shekujsh.
Egon e kane gjithe njezit,kuptohet ne nivele jo te njejta,por kur shikojme,jetojme poltikane me superego aqsa kane zhdukur nje shtrese te tere te popullit tone sepse ishin te fisme,inteligjente,te ndershem,atdhetare te vertete,si beri Enveri kjo pune e qelbur ngelet me e ndyra ne historine e popullit shqiptar.
Ndersa neopolitikanet e sotem,qe i kuptojne mekatet e tyre,pa aftesite e tyre,idete e ndryshkura qe mbajne nga e kaluara komunste dhe nuk dorehiqen,per keta duhet ligj i vecante i shkalles absolute pa te drejte per diskutim ligj qe e largon kete lloj shqiptari nga detyra.
E bukur!Mua me kujtohet Meta prej skraparit.Kish pire raki me Enver Jahon ne Berat dhe pothuaj kur ecte dukej si i dehur.Nuk ishte i dehur,por kishte këpucë të vjetra,njera e grisur dhe e ngrene keq!E cuam tek shtepia e komunistit Maks Hasani,tregon nje beratas dhe aty i hoqem kepucët se ikte si katundar dhe i dhame nje pale të reja të ecte të paktën drejt.Por qe e pamundur.Meta ecte shtrembër perseri,dhe thame me njeri tjetrin se katundari edhe kur vesh kepucë qyteti a jeton në qytet,perseri shtrembër ecën.Shiko edhe sot Meten,shiko Berishën.Pastaj shiko si ecen Shqiperia me keta shtrembaluqe të lindur!Shkrim domethenes i autorit!Urime!
Z.Kabashi, me ke shkrire gazit. Te lumte dora dhe mendja e holle. Ke goditur shume bukur. Edhe njehere te falenderoj nga zemra.