Paradoksi i dy mesazheve negative të fushatës elektorale të Berishës

24 Janar 2013, 11:07Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Mesazhet që jepen gjatë një fushate elektorale mund të jenë disa pozitive e disa negative. Mesazhet pozitive përcjellin vizionin/propozimet e kandidatit për të ardhmen dhe synojnë që t’u mbushin mendjen votuesve të prirur drejt tij që t’ia japin votën ditën e zgjedhjeve. Ndërsa mesazhet negative japin arsyet përse votuesit e prirur drejt kundërshtarit nuk duhet të votojnë për të.

Për shembull, në fushatën e Obamës në vitin 2008, mbizotëronin dukshëm mesazhet pozitive (të shpërndara nëpërmjet mediave tradicionale dhe rrjeteve sociale), të cilat synonin rritjen e pjesëmarrjes në zgjedhje të votuesve të prirur drejt tij. Dhe Obama mori atëherë 10 milionë vota më shumë se ç’kishte marrë katër vjet më parë kandidati i majtë paraardhës, ndërkohë që kundërshtari i tij i djathtë McCain mbeti pothuaj në nivelin e votave që kishte marrë Bushi (pavarësisht fiaskos ekonomike që la pas ky i fundit).

Ndërsa në vitin 2012, fushata e Obamës u përqendrua më shumë në mesazhe negative, që jepnin arsyet përse votuesit që mund të prireshin drejt Romney-t të mos votonin për të. Në përfundim të zgjedhjeve, Romney nuk arriti të merrte më shumë vota se ç’kishte marrë paraardhësi i tij i djathtë, pavarësisht se Obama ishte në pozitë të vështirë (ngaqë nuk kishte realizuar shumë nga premtimet e bëra në 2008-ën). Ndërsa vetë Obama mori 4 milionë vota më pak se ç’kishte marrë katër vjet më parë.

Le të vijmë tani në Shqipëri. Në fushatën tonë elektorale, e cila ka kohë që ka filluar jozyrtarisht, vërehen dy mesazhe negative të Berishës, të cilat, paradoksalisht, nuk shënjestrojnë votuesit e prirur drejt Edi Ramës.

Ka muaj që ai sulmon pa pushim tatimin progresiv të propozuar nga PS-ja, duke e quajtur atë “tatimin e Spiro Kolekës, dajës së Edi Ramës”. Votuesit e prirur drejt Ramës nuk ndikohen nga ky mesazh, sepse, së pari, Rama dhe bashkëpuntorët e tij e kanë sqaruar me dhjetra herë se tatimi progresiv nuk ka lidhje me Kolekën, por me Obamën, Merkelin, Cameron-in, etj, etj, dhe se Koleka nuk ka qenë daja i Ramës. Së dyti, votuesit e prirur drejt Ramës janë tradicionalisht të majtë dhe e pëlqejnë parimin “kush fiton më pak, të paguaj më pak”, i cili është në themel të tatimit progresiv.

Po përse atëherë Berisha nuk e ndërpret avazin e “tatimit të Kolekës”?

Duke ditur se një pjesë e votuesve të PD-së janë tradicionalisht të djathtë dhe duke ndjerë se disa prej tyre mund të jenë zhgënjyer nga premtimet e pambajtura dhe nga korrupsioni në kupolën e PD-së, Berisha synon t’u trazojë emocionet e tyre të vjetra antikomuniste. Ai e di se ka pak gjasa që ata të votojnë për PS-në, por tërthorazi u thotë se, po nuk votuan për PD-në (prej zhgënjimit nga ajo), në pushtet do të vijnë pasardhësit e “Kolekëve të urryer”.

Kuptohet që edhe eksponentë të PS-së i janë kundërpërgjigjur Berishës me të njëjtën monedhë, duke i kujtuar atij se ka qenë mjek personal i Hysni Kapos dhe mik personal i birit të Enver Hoxhës. Por sidoqoftë, këto kundërpërgjigje kanë qenë shumë më të rralla se sulmet pothuaj të përditshme të Berishës në këtë drejtim.

Një sulm tjetër pothuaj i përditshëm i Berishës ndaj Ramës dhe PS-së është ai rreth mosmarrjes së statusit të vendit kandidat për në BE. “Ashtu siç e izoluan Shqipërinë nga Europa baballarët e Bllokut, neobllokmenët e rinj duan të bllokojnë integrimin e saj në BE, duke mos votuar ligjet me 3/5,” thotë pa pushim Berisha dhe lejtnantët e tij.

Votuesit e prirur drejt PS-së nuk ndikohen nga ky mesazh, sepse, së pari, Rama dhe bashkëpunëtorët e tij e kanë sqaruar me dhjetëra herë se integrimi në BE nuk është thjesht një proces teknik hartimi ligjesh, por proces zbatimi të tyre. Së dyti, votuesit e prirur drejt PS-së e dinë që Berisha mund të jetë njeriu më i painteresuar për integrimin europian, sepse kanë dëgjuar për disa kryeministra ballkanas që kanë përfunduar në burg pas ose në prag të anëtarësimit në BE.

Si në rastin e “tatimit të Kolekës”, Berisha, edhe me këtë sulm, synon të trazojë emocionet e votuesve të djathtë tradicionalë. Ai e di se ka pak gjasa që ata të votojnë për PS-në, por tërthorazi u thotë se, po nuk votuan për PD-në (prej zhgënjimit nga ajo), në pushtet do të vijnë pasardhësit e “Bllokut të urryer”.

Edhe ndaj këtij sulmi, eksponentë të PS-së i janë kundërpërgjigjur Berishës me të njëjtën monedhë, duke i kujtuar atij se ka qenë komunist që në kohën e Traktatit të Varshavës, apo që ka qenë mjek i Bllokut. Por sidoqoftë, këto kundërpërgjigje kanë qenë shumë më të rralla se sulmet pothuaj të përditshme të Berishës në këtë drejtim.

Me afrimin e zgjedhjeve, në qoftë se Berisha nuk pushon së përsërituri si papagall dy sulmet e mësipërme, mendja ta do se do të shtohen edhe kundërpërgjigjet nga kampi kundërshtar – dy duar për një kokë janë, thotë populli. Si rrjedhim, populli mund të dëgjojë më shumë për të shkuarën e largët se sa për të ardhmen e afërt. Sepse kronikat televizive dhe titujt e gazetave shqiptare kanë prirjen të fokusohen më shumë tek sulmet dhe kundërsulmet personale se sa tek duelet programore…

13 komente në “Paradoksi i dy mesazheve negative të fushatës elektorale të Berishës”

  1. banija01 says:

    Ne se PS-ja do ta lexonte E.Zaloshnjen do ishte ne interes te saj te konsultohej me te se eshte nga te paket qe kuptojne se si do veprpje S.Berisha.

    Zaloshnja eshte ne gjendje te zbuloje dredhite qe mendon Berisha per te kaluar nje pengese qe ka perpara.

    Sa here e kam degjuar ose lexuar kan dale te gjitha parashikimet e tije.

    1. shejtani budalla says:

      sali shpellari e ka kthyer permbys demikracine shqiptare e me gjere.
      Do mbahet mend ne histori si ai “shejtani budalla” qe punoi kunder shqiptarizmes me te gjithja menyrat.
      Femijet e tij do e paguajne tradhetite e tij
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/01/ne-jemi-ndryshimi-per-pare.html

  2. mergimtari fv says:

    Pabuksit dhe pabreksit vandale pushtues pronash te pa ligjshem na qenkan te djathte ?????? ruajna zot nga mend e kokes . Ne Shqiperi nuk ka te djathte te vertete prandaj eshte aty ku eshte , te gjithe jane te brumosur me komunizmin , ligji famekeq 7501 ju dha toke si hyzmeqareve greke dhe atyre fatkeqeve shqiptare te internuar qe vet quhen te djathte antikomunist qe fituan pa te drejte pronen e tjetrit dhe e shesin si ta kene te babes , paradoks alla-shqiptar . Keto 22 vjet po krijohet Djathi (alias e djathta me rrenje komuniste)i Kuq .

    1. pis-milet says:

      Nuk ndertohet e djathata me ushtrine e katunarise si elektorat. Po kur u rren mendja leri te defrehen masat, se leket i marrin te tjere ?

  3. fl says:

    A thua te jete kaq i trashe elektrati Blu sa ta haje lojen e Sales? Jooooooo….. eshte i mencur shume…..

  4. thjeshtesia says:

    lerini filozofite, populli nje gje ka te qarte saliu e ka dhjere.

  5. driloni says:

    ..po sa “bukur” qe ka dale SALA me LIRINE ke varka e DJEMVE TE ENVER HOXHES…!!..nuk ka nevoje per Komment tjeter..,njerzit “syte ne balle i kane..,ky eshte ish-byth lepirsi komunist-shoku SALI…..!!

  6. kirurg says:

    Thote autori:”…kanë dëgjuar për disa kryeministra ballkanas që kanë përfunduar në burg pas ose në prag të anëtarësimit në BE”, por kjo me sakte duhej lidhur me paragrafin tjeter:
    “të djathtëve tradicionalë u thotë tërthorazi se, po nuk votuan për PD-në (prej zhgënjimit nga ajo), në pushtet do të vijnë pasardhësit e “Bllokut të urryer”… Kaq debila i dini te djathtet?

    Logjika e sakte e argumentit do te ishte: Po nuk votuat per PD, nuk do te vete vetem une ne burg, apo qe do te mi konfiskojne pasurite dhe pronat, por edhe juve, se une asgje nuk kam bere vetem! Do t’u heqin nga postet e rrogat e pamerituara,do paguani nje me nje per korrupsionin,per peticionet servile dhe mashtruese,per shkeljet e ligjit etj etj, se firmat i keni vene edhe ju dhe keni dale publikisht e me keni mbrojtur per shitjen e detit grekut, per vjedhjen e votave, per gerdecin, per 21 janarin! S’kam lene njeri une te perfitoje pa e shitur shpirtin 1 milion here poshtersisht e mizorisht!

  7. ILIRET says:

    Zoti Zaloshnja ! Keni harruar mesazhin
    kryesor negativ te Berishes. Qelbesira te te
    gjitha llojeve, bashkohuni ! Deklarate e
    bere dy dite me pare ose lexo numrin e
    sotem te Fahriut.
    Kush jane keto qelbesira ose funderrina te
    te gjitha llojeve? Eshte me shume se gjysma
    e popullit shqiptar. Po a ka akuze me te
    rende ndaj Berishes se kjo qe ai i ben
    popullit . A i kap opozita dhe ju analistat
    keto gafa te Berishes. Cfare tha Romney me
    shume kur permendi 47 % te votuesve
    amerikane, qe nuk jua kerkon voten? Dhe
    per kete e vuri perpara e gjithe media
    amerikane dhe ai i mori kostot.
    Mos harroni se ne keto funderrina, ju ka
    futur dhe ju gazetareve qe mbani qendrim
    kritik ndaj menyres se tij te qeverisjes…!!!

  8. kirurg says:

    Lexoni ketu se cfare do te thote humbje pushteti nga berisha (Tryeza e sotme e PS per aksidentet ne rruge):
    https://www.facebook.com/erion.kristo.5

  9. alban says:

    Z. Zaloshnja!

    Mire i thoni gjerat. Problemi eshte se shqiptaret nuk duan sy, nuk duan drite, por verberi dhe erresire. Z. Mero Baze ka tere jeten qe u tregon shqiptareve (perfshi ketu edhe opozites te copozituar, me ne krye Edi Ramen), rrugen per te dale nga erresira , shtypja dhe frika, dhe ata rrine e flene gjume! Z. Mero duket si “Jezus Krishti” qe ka dymije vjet qe perpiqet t’i fuse njerezit ne rrugen e Zotit, por ata nuk duan qe nuk duan. Duan te jene nen diktaturen e Sali Berishes, kryeministrit kuesling, vrasesit te shqiptareve dhe shitesit te Shqiperise, tradhetorit te shqiptareve dhe Shqiperise, hajdutit dhe mashtruesit dhe percaresit te madh te shqiptareve (edhe te kosovareeve) ne te gjitha kohet. Me qe po flisni per fushaten e zgjedhjeve dhe te vete zgjedhjeve, me keqardhje po ju them se zgjedhjet do t’i fitoje perseri Sali Berisha ne bashkepunim te ngushte me nderkombetaret qe kemi ketu ne Tirane. Shihemi mbas 23 qershorit, 2013.
    Faleminderit per shkrimin!

  10. luan says:

    Nje gje me bene pershtypje te Shqipetaret,edhe e dine qe PD+PS=PPSH VOTOJNNE NE MENYRE SISTEMATIKE KETO PARTI.Une jame i djathte dhe pushteti te konsumon se nuk ndertohet shteti me servila dhe analfabeta qe eshte nje minus i madhe per PD.POR DHE PS ne opozite nuk te jepe asnje lloj shprese per te drejtuar, pa plateforem, se ka poshtetin lokal dhe Berati eshte kthyer ne kenet (se aty jetoj) NJE QYTET MJERAN,
    PD + PS =NJE GRUP I CAKTUAR NJERZISH QE LUFTOJNE KUSH VJEDHE ME SHUME, dhe te tjeret qe votojne per te zgjedhur keta njerez.BE do ligje dhe jo fjale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje