Nga Nexhmedin Spahiu
Kosova do ta përjetojë çlirimin e vet të plotë tek atëherë kur të hapen arkivat e Beogradit dhe Tiranës. Këto arkiva vështirë se do të hapen para se Beogradi të ndryshojë qasjen ndaj Kosovës. Hapja e arkivave të Beogradit do të mund të përmbyste opinionin publik në Kosovë rreth figurave publike: atyre aktuale dhe historike. Kjo hapje do të mund të tregonte fytyrën e vërtetë të Kosovës dhe të Tiranës zyrtare.
Përse Beogradi nuk i hapë arkivat rreth Kosovës, madje as ato që kanë kaluar 50 vjetshin është e qartë. Beogradi nuk është i interesuar të zbulojë njerëzit e vet në Kosovë. Për më tepër nuk dëshiron që t’i bëjë publike metodat që ka përdorur për të futur Kosovën në variante të ndryshëm të cilat ndoshta edhe sot e kësaj dite i përdorë.
Përmes fakteve që disponon Beogradi akoma shantazhin personat apo familjarët ndaj të cilëve disponon fakte komprometuese.
Shqipëria post 1992- aleat i dëgjueshëm i Perëndimit karshi Kosovës
Por, përse Tirana nuk i hapë arkivat e veta që kanë të bëjnë me Kosovën kjo është e habitshme. Gjithë arkivat e Sigurimit të Shtetit, PPSH-së, të Ministrisë së Jashtme dhe të Rendit, deri më 1992 do të mund të hapeshin pa rrezikuar asnjë interes të vendit.
Më 1991-92 në Shqipëri ka ndodhur një thyerje politike në tërësi e konform kësaj edhe karshi Kosovës.
Në këto 2 dekadat e fundit Shqipëria ishte aleat i dëgjueshëm i Perëndimit karshi Kosovës. Ky ka qenë pozicionim relativisht i mirë karshi Kosovës, që thelbësisht dallon prej pozicionimit të saj gjatë kohës së komunizmit.
Derisa të hapen arkivat shumë vështirë do të mund t’i analizojmë disa gjëra nga e kaluara. Megjithëkëtë, mos-hapja e arkivave nuk do të thotë se ne nuk mund të nuhasim se çfarë në të vërtetë ka ndodhur në periudha të caktuara.
Kur profesor Ivo Banac po fliste për marrëveshjen mes Tugjmanit dhe Millosheviqit në Karagjorgjevë, një student serb pat protestuar se si guxon profesori të flas për këtë gjë ma aq siguri kur nuk ka kaluar distanca e nevojshme historike dhe nuk janë hapur akoma arkivat e kohës.
Profesor Banac u pat përgjigjur se ne edhe pse nuk e kemi në dorë stenogramin e bisedës Tugjman – Millosheviq mund të flasim me siguri të plotë pasi nuk jemi idiotë që mos të shohim që pas takimit të tyre në Karagjorgjevë ka ndodhur Vukovari, ka ndodhur Dubrovniku dhe tragjedia e Bosnjës.
Demonstratat e 81-shit – atentat i Beogradit e Tiranës kundër autonomisë së Kosovës
Për ta thënë të vërtetën shkencore rreth demonstratave të 81-shit në Kosovë do të duhej t’i kemi në dispozicion jo vetëm deklaratat e pjesëmarrësve dhe organizatorëve të tyre por edhe arkivat e shërbimeve inteligjente shqiptare, serbe, ruse e amerikane.
Nga e gjithë kjo ne nuk i kemi hapur as ato shqiptare. Por, çka na thonë ngjarjet që ndodhën para dhe pas demonstratave?
Eliminimi politik i nënkryetarit të Jugosllavisë më 1966, serbit Aleksandar Rankoviq, bëri që serbëve t’u rrëshqiste dukshëm pushteti nga dora. Tito, duke dashur të krijojë balancën në Federatë, me Kushtetutën e vitit 1974, Kosovës i dha pothuajse të gjitha elementet e shtetësisë. Me këtë kushtetutë, Kosova u bë pjesë konstitutive e Federatës dhe Jugosllavia faktikisht u konfederalizua. Sërbët mbajtën nën kontroll dy shtyllat e fundit të shtetit; ushtrinë dhe shërbimin sekret (DB-në).
Kosova me këtë rast përjetoi lulëzimin e saj në shumë drejtime. U krijuan të gjitha institucionet deri te Universiteti dhe Akademia e Shkencave, por deri në vdekjen e Titos më 1980 ishte kohë e pamjaftueshme të krijohet tradita shtetërore.
Shqiptarët e Kosovës nuk qenë të gatshëm t’i shfrytëzojnë të gjitha mundësitë që u ofronte politika e Titos me Kushtetutën e vitit 1974. Sidoqoftë, Kosova krijoi identitetin e saj politik dhe rikrijoi marrëdhënie kulturore, shkencore e arsimore me Tiranën.
Zhvillimi kaq i hovshëm i Kosovës ishte një pasqyrë e keqe për regjimin e Tiranës. Prapambetjen e Shqipërisë regjimi e shpjegonte me arsyet historike. Por, si të shpjegonte që Kosova njësoj e prapambetur deri në Luftën e Dytë Botërore tani kishte arritur më shumë se Shqipëria?
Duke shfrytëzuar euforinë e përparimit të hovshëm ekonomik e arsimor të Kosovës, regjimi i Tiranës, i cili më 1968 e kishte kundërshtuar idenë e Kosovës Republikë, tani po i nxiste kosovarët ta kërkonin atë.
Viktimë e këtij mashtrimi ranë pjesa më vitale e Kosovës: rinia dhe inteligjencia.
Në vend që ta ndërtonin Republikën e Kosovës (gjë të cilën pothuajse e mundësonte kushtetuta e vitit 1974) ata po e kërkonin!
Demonstratat e vitit 1981 ishin manifestim i kësaj kërkese në kohën kur Tito kishte vdekur dhe kur për klanin serb kjo gjë ishte e mirëseardhur për të rimarrë pushtetin në emër të rrezikut nga irredentizmi shqiptar. Po ashtu, ky do të ishte shkas për t’u ndërprerë marrëdhëniet me Shqipërinë, edhe ky fakt i mirëseardhur për regjimin e Enver Hoxhës për të evituar rrezikun e influencimit liberal në Shqipëri.
Kjo gjë pati edhe anën tjetër të medaljes. Ndonëse demonstratat e vitit 1981 skarcuan politikanët më të zotë të kohës, Mahmut Bakallin dhe më vonë edhe Fadil Hoxhën, ato, njëkohësisht, krijuan terrenin për lindjen e një klase të re politike të ndërgjegjësuar nga rreziku që vinte nga Beogradi e Tirana, në krye të së cilës ishte Azem Vllasi.
Kjo po e zemëronte Enver Hoxhën dhe serbët. Në interesin e të dy palëve ishte të rrënohej autonomia e Kosovës duke u dëshmuar karakteri stalinist i demonstratave. Kjo i shërbente Beogradit për të maskuar revidimin e kushtetutës jugosllave në sytë e Zagrebit e Lubjanës.
Nga Tirana në Beograd do të kenë ardhur listat e emrave të aktivistëve të grupeve ilegale në Kosovë krerët e të cilëve ishin të lidhur me ambasadat shqiptare nëpër botë. Zbulimi i çerdheve ilegale në Kosovë me togjet e librave dhe fotografitë me mustaqet e Stalinit, me të cilat Tirana i “armatoste” këto grupe, trishtonin opinionin në Kosovë. Në anën tjetër, dënimet me burgime të gjata të të rinjve, ngjallnin ndërgjegjen atdhetare te shqiptarët e Kosovës përgjithësisht e në veçanti e ndërgjegjësonin klasën e re politike. Kësisoj, serbët në Kosovë filluan të ndjehen në një vend të huaj për ta.
Edhe propaganda e Beogradit kishte të metat e veta. Duke e tepruar me gënjeshtra për kinse ndjekjen dhe terrorizimin e serbëve në Kosovë nga ana e shqiptarëve, ajo ia krijoi popullit të vet ndjenjën e frikës dhe të pasigurisë. Dhe kjo ndjenjë e kaploi jo vetëm minoritetin serb në Kosovë, por mbarë kombin serb. Këtë gjë ndryshoi më vonë paraqitja e Sllobodan Millosheviqit në skenën politike serbe.
Millosheviqi minoi në vazhdimësi atë që Azem Vllasi po ndërtonte. Këtu Millosheviqi kishte një dis-avantazh dhe një avantazh. Dis-avantazhi ishte se gjersa ishte Tito gjallë, Azem Vllasi kishte qenë personaliteti më i përkëdhelur i Titos dhe këtë e dinin të gjithë. Duke luftuar Azemin, Millosheviqi dekonspirohej si anti-titist, në kohën kur sentimenti titist ishte shumë i madh në gjithë Jugosllavinë (përjashto kroatët dhe shqiptarët në kujtesën e të cilëve ishin të ngulitura krimet e partizanëve të tij).
Por, Millosheviqi kishte edhe 2 aleatë të mëdhenj në Kosovë në betejën kundër Azem Vllasit. Kishte propagandën enveriste në Kosovë dhe paaftësinë e shokëve të Azemit për ta mbrojtur atë. Përpjekjet e pareshtura të Millosheviqit që Vllasi të rrënohet përmes organizatës së komunistëve të Universitetit të Prishtinës dështuan për shkak të qëndrimit stoik të Prof.Dr.Liman Matoshit. Por, kur këtij i përfundoi mandati, e madje edhe vet Azemit i përfundoi mandati si kryetar e nuk kishte mundësi statutare të rizgjidhej, Azemi u eliminua dhe u burgos.
Ajo që bëri Millosheviqi më pas ishte se ua ndaloi mediave serbe të flisnin për “terrorin e shqiptarëve ndaj serbëve”. Serbët në Kosovë filluan të ndjehen të sigurt e të paprekshëm. Në të njëjtën kohë, mediave shqiptare në Kosovë u dha liri të madhe për të shkruar për dhunën serbe mbi shqiptarët. Me këtë ai nisi procesin e trimërimit të serbëve dhe frikësimit të shqiptarëve, proces i cili Kosovën do ta shmangte nga rendi i ditës gjatë kohës e cila i duhej për t’i spastruar punët me sllovenët, kroatët, boshnjakët etj.
Kjo që thash më lart është shumë e logjikshme. Se është luajtur kjo lojë nuk kam asnjë dyshim. A është luajtur ndonjë lojë më e madhe se kjo mund të vërtetohet kur të hapen arkivat ruse e amerikane për kohën në fjalë. Për fillim do të mjaftonte që Tirana t’i hape arkivat deri me 1992.
pirdh-pirdh se do lirohesh i thone ketij muhabeti… Studentat e Kosoves jane ngrit ne demostrata per kushte me te mira ne menca dhe Kosova ishte vendi me i varfer ne Jugosllavi e cila ne ate kohe ishte vendi me i pasur ne Evrope.. Kosova ate pak zhvillim ekonomik e pati nga emigracioni masiv..
Autonomia u hoq me 89 dhe nuk kishte lidhje hiq me Enverin qe kishte 4 vjet qe kishte vdek.
Enveri dergoi forca ne Kosove te ngriheshin me 81 sepse harruan qe ishin Shqiptare.. Ate vite UDB-a dha urdher dhe prioritet numer nje te vritej Enver Hoxha poi ruajten bolet.. Ik o pirdhu sharlatan!
Jugosllavia ishte vendi me i pasur ne Evrope ? LOOOOOOOOOOOL !
Ca ka per te qesh? Lexo dhe ti nje liber se nuk u be qameti.. Ne vitet 80 qe shkruan ky palla per Kosoven Jugosllavia ka qene shteti me mireqenien ekonomike me te pasur ne Evrope..
Vendi i kater ne Evrope per nga ushtria pas BS, Frances dhe Britanise.
Ndersa Kosova ishte si fshat krahasu me republikat e tjera.
LOOOOOOOOOOOOL edhe per ty , Jugosllavia ndoshta ka qene shteti me i pasur ne Europen Juglindore dhe Lindore , pra europen komuniste por kurrsesi nuk ka qene me e pasur se Britania , Franca apo Gjermania .
Ushtria eshte gje tjeter , te gjithe e dim sesi u armatosen deri ne dhembe vendet komuniste perfshi kty edhe vendin tone .
Kshtu qe hapi ti pak librat .
Shume interesante logjika e ketij Nexhit,ai thote:
…regjimi i Tiranës,tani po i nxiste kosovarët ta kërkonin atë.(Republiken pra).Viktimë e këtij mashtrimi ranë pjesa më vitale e Kosovës: rinia dhe inteligjencia.
Po sipas kesaj llogjike mund te themi:
…enveristet e UCK-se,tani po i nxisnin kosovaret ta kerkonin,madje ta vendosnin me arme ate.(Republiken pra).Viktime e ketij mashtrimi rane pjesa me vitale e Kosoves: rinia dhe inteligjencia.
Llogjika e djathtisteve berishiane eshte gjithmone qesharake dhe perverse!Kjo per shkak te cmires rrenqethese qe ka e djathta historike ndaj se majtes historike shqiptare! E djathta asnjehere nuk ka mundur te beje asgje per ceshtjen shqiptare,pervec fjaleve.Gjithcka me vepra eshte bere nga e majta!(Nga I.Qemali jo nga Esat Pasha,nga Fan Noli jo nga A.Zogu,nga Komunistet jo nga Ballistet!).Kur edhe ceshtjen e Kosoves e zgjidhen me vepra, “enveristet” e UCK-se dhe socialistet e Tiranes,ketyre djathtisteve donkishote ju tha cipa e trurit nga inati!Te gjithe e kuptuan se s’kane kellqe.Vetem keshtu mund te kuptohet llogjika gazmore e Nexhmedin Cmirushit,ketij djathtisti qaraman qe nuk hodhi asnje pushke kur e deshi koha! Prit gomar te mbije bar,keshtu ka thene Balli Kombetar ?
Shqiperia ka qene 1 vend EKSPERIMENTAL i USA DHE Sovjetikeve ne bashkpunim me Titon. te GJithve ketyre vendeve ju INTERESONTE 1 Shqiperi e Dobet por qe i dukej vetja e Forte, THJESHT Ne GENJENTE VEHTEN. Ne mbetem vetem, thjesht 1 ISHULL Mejetar larg Teknologjise dhe Civilizimit. IDEOLOGJIZMA IDEOLOGJIZMA Pa Fund jashte Realitetit, ku pjesa derrmuse e Popullsise skishin buk te ngopnin barkun, Kurr ska pas mundesi te bente Shqiperia per Kosoven me shume se ndonje Note Proteste Jugosllavise se Titos, mbase edhe stervitjen Rekrutimin e disa Kosovareve si pjes e Sigurimit te Shtetit Shqiptar ne Kosove e Jugosllavi
Me i pasur sigurisht qe jo, por kishte narre borxhe kolosale qe vazhdojne te paguajne edhe sot. Per keto borxhe vazhdojne te grinden shtetet e ish jugosllavise per kuotat qe duhet te paguajne. Serbija kerkon ti rrase Kosoves nje “thele te majme”.
Zoti Nexhmedin qenka nje “arkivee e gjalle”, por, perseprapi, ku kuqelojne ndjenja antishqiptare.
o mendje e ndritur e historise, politikes se jashtme, sherbimeve sekrete dhe e “filozofise” se ndritur enveriste . po akoma vazhdoni ju komunistet psikopleq te zones se pare operative te mbroni enverin ne lidhje me kosoven ose me cdo gje tjeter.
…dhe ca ndodhi pastaj…UDB vrau gabimisht mehemet shehun dhe enveri u detyrua ta shpallte poliagjent se e genjyen??
ik o pirdhu 70 leksh!
Jane hapur tashme, jane shky felesh …
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/ss-victory.html
RAZO ne radhe te pare te mungon kultura e te shprehurit,e dyta te mungon menyra e te menduarit i pa mvarur per priudhen komuniste Le tia leme fakteve qe do dalin kur te hapen arshivat se cfare tradheti mbarekombetare ka bera ai sistem Cfare krime ka bere ndaj shqipetareve ne emer te idealit komunisti cili nuk ishte gje tjeter pervec se carizmi i kuq sllav.
ik or ti ballist i pjerdhur nga lufta e dyte botrore.. Ti nje cope majmuni per kopsht zologjik.. Te imagjinoj duke ngrene pula e pi raki dhe fshire qurret me duar.. dhe shkruan pastaj per komunizmin, carizmin e kuq, sllavizmin ku di une ca te pjell mendja e pjerdhur jote.
ik mer palle se eshte 2013 nuk i ruhet kush as per Enverin dhe as per Titon.. Por historia nuk shkruhet me bythe se ashtu te ka lene amanet gjyshi ballist ty.
Prap ky turkoshaku TITIST,po na i fryn percarjes midis Shqiperise dhe Kosoves!!!
Ti je vetem nje BRESHKE,o SPAHI e nje ANTI SHQIPTAR i ndyre!!
Ti je nje CETNIK ,qe mburr Titon dhe akuzon Enver Hoxhen!!!
Ti thua se Titua ka bere me shume per Kosoven se Enver Hoxha!!!
Je nje kelysh serb,sic eshte Sali Berisha ketu,ndaj ju i fryni urrejtjes midis shqiptareve!!!
Shqiperia e ENVER HOXHES e ka mbeshtetur Kosoven gjate gjithe kohes,duke e ndihmuar me te gjitha mjetet e mundeshme!!!
E kjo filloi,qe me CLIRIMIN E SAJ ne 1945 e deri ne CLIRIMIN E SAJ ne 1999-ten!!!
Sali Berisha i ka TRADGHETUAR KOSOVARET TERE JETEN,SE AI KA PUNUAR PER INTERESAT SERBE!!!
do “allafi” nuk hap edhe arkivat turqija se do dale rroga qe merr edhe do na ulet shume konsiderat per ty profesor
Pse professor eshte ky? Mua me duket pa tru fare. Qe eshte titist kjo duket sheshit, por nga llogjika me duket si nje njeri i ceket qe as historine nuk e njeh se si kane rrjedhe ngjarjet. Po te hapen arkivat do te dalin agjentet e UDB, vetem per kete te jesh i sigurte.
shkrim provokativ , fajin per tragjedine e kosoves ja hedh enver hoxhes .
http://youtu.be/qfYOegjxiRU
Sa keq me vjen qe nuk kurseheni asgje ne irritimin ndaj nenes shqiperi.! Kjo nen qe nuk fleti gjume kurre per interesa te Kombit juve vazhdoni te shpreheni vrere dhe mllef.
Nuk e kuptoi se sa shume shkrime jane bere kunder shqiperis qe po ti marrim dhe ti vjeme ne balance me shume shkrime keni bere kunder shqiperis se sa kunder Sllobodan Milloshevicit.
Vertet juve keni pasur me shum pasuri se neve sepse Titua duke perdorur emigracionin si mjet themelor per boshatisdjen e Kosoves ne te vertet ju kethye ne bumereg kjo per miren e kosoves dhe te shqiperis ne dy aspekte.
1.Arsyeja e pare fale propagandas se shqiperise ne arenen nderkombetare per rrezikun e boshatisjes se kosoves beri qe Kosovaret te derdhin tere te ardhuar ne Kosove , natyrishte fale edhe sakrificave sublime te tyre.
2. Po ashtu Shqiperia asnjeher nuk e pushoi luften e saje me mjetete te propagandes dhe ne arenen nderkombetar per nderkombetarizimin e ceshtejes se Kosoves.
Vertet keni pasur pasuri dicka me shume nga ne pore mos harro se ju kosovaret sillnin ne shqiperi nailone dhe merreshi kombrik dhe fanelata, sillni ene kaucuku dhe merrnin ene bakri dhe alumini shume te pelqyera per juave. Ne jemi deshmitare qe shume Kosovar kane marre edhe kredi per te sjellur ne shqiperi sa me shume materiale. Pore kjo nuk na ka trenditure asnjeher sepse neve kemi qen disa here me mire nga jue e perse.?
a)Vertet juve kishit pasuri pore ama apelin ua bente serbi shpesh here, u denonte u masakronte dhe u bente njemije nje te zeza.
b) Ju Kosovaret keni arritur deri atje sa qe te mos jeni te zotet te mbyllni ase deren e banjos se serbi kishte dhen urdher qe dyer e shtepise dhe te bonjove ti mbani hapur ne cdo kohe.
Ateher perse e bemn kete lavdate per te treguar ultesin tuaj apo e beni kete propagande se dikujte pertej kosoves i sherben.Kete e dini juve pore ne nuk e kemi ndermende te degjojm pallavrat ase te Nexhmedinit ase te Selimit.
I nderuar Selimi. Kur rinia heroike Kosovare ne vitin 1981, u hodhe ne protesta te fuqishme Leka Zogu. (edhe ky me origjine ne Tropoja) deklaronte ne te gjith televizionet e Serbise . duek then. C`fare ka rinia Kosovare, perse proteston, ajo eshte indoktrinuar nga idet e Enver Hoxhes, Ta dijen mire Kosovaret thoshte- Leka se sa ka televizione popullate e prishtines nuk ka e gjith shqiperia. Pra kjo propagande kunder shqiperis kunder rrenjeve te juaj nuk ka pushuar asnjeher. Do te ishte mire qe Nexhmedini dhe Selimi te merreshin me nja 50 000 kosovare te zhdukur qe nuk u dihet akoma ase varri, te denohet Sllobodan Milloshevici i vjeter dhe sllobodan milloshevici i ri, dhe te denohen te gjith keta tradhetare qe nga Ahmet Zogu, Esat Pasha, qe tradhetuan dje shqiperin dhe te denojne edhe sote Sali Berisha i cili sote duke uluritu per patriotizem i heq copa atedheut tone. Dhe e shet shqiperin 1 euro e te paret jane fazlicet dhe e perfitojne kete.
Keto duhet te shikoni dhe te shkruani e jo te merreni me brek e kanatjer qe na paski sjellur ju nga Kosova.Te keni turp qe merreni akoma me copa leckash kur shqiperia eshte ne nje vemendje nderkombetar dhe me shume se kurr sote ka nevoj per un itet dhe jo per budalleqe te karakterit Nexhmedin!
Ti qenke serbi nr 1. Do te ngresh teori konspirative. Serbia po bente spastrim etnik duke ju dhene viza kosovareve qe te iknin nga kosova. Po mos kishte nis ne 81 sdo ishte e pavarur sot. Sepse aty nisen rrenjet e uck. Ti qenke nje serb ose sipas emrit turko boshnjak me interesa serbe. Ropt ku ti kesh
Kur të hapen arkivat e Beogradit e Tiranës!
Atehere do ta njofini mire kete sharllatani spiun e manipulues me ceshtjen komabetare.Ky eshte llomi i shqiptarise.
Le ta hap Tirana Dosjen se nga 1974 ka punuar per UDB-en Jugosllave.
Sa te zezat i ka bere ne Shqiperi gjate viteve te 1990 – 1999 e shumete tjera pas dhe tash.
Kur të hapen arkivat e Beogradit e Tiranës!
Atehere do ta njofini mire kete sharllatani spiun e manipulues me ceshtjen kombetare.
Ky eshte llomi i shqiptarise.
Le ta hap Tirana Dosjen se nga 1974 ka punuar per UDB-en Jugosllave.
Sa te zezat i ka bere ne Shqiperi gjate viteve te 1990 – 1999 e shumete tjera pas dhe tash.
Ne kohen kur thika serbe eshte ngulur perseri dhe po shkon drejt kockes ka edh enje riaktivizim te ethshem te mbeturines serbe ne kosove qe ne emer te luftes kunder coftines komuniste ne Shqiperi, po mundohen he helmin mos ta hedhin me ne gote por ta injektojne drejt e ne gjake. Pas robellit edhe nje gjakprishur tjeter qe rreh uje ne hava, problemi i tyre nuk eshte Hoxha por Tirana dhe shqiptarizma.Per ta larguar Prishtinen nga Washingtoni mjafton ekspertet serbe dhe pantalonat trecerekshe dhe mjekerpalaret e Ministrit te kulture se kosoves, per ta larguar Tiranen nga Prishtina jane hedhur ne aksion stafetistet e Titos, robellet dhe nexhmedinet. Hoxha, Berisha, ballistet dhe komunistet e Shqiperise kane mekatet e tyre ndaj shqiptareve te Republikes se Shqiperise, ndaj shqiptareve te jashtekufirit perkrahja nuk ka munguar, por robelleve dhe nexhmedineve nuk mund tu japim as sy as mendje, ato ti jep dhe ti merr Perendia.
Sot, vella, jane bere te gjithe profesore dhe ne vend qe te marrin katedren e te dalin e te dhaskalepsin gjithe boten, u duket e rende dhe marrin tastiren dhe tjerrin corape. Corapet e tyre nuk durojne dot as nje ore sepse posa ti lepije lopa jo vetem qumshtin e vet helmon por edhe ngordh. Ky lloj intelektuali i qorruar nuk sheh kur vendos fijen e mendafshit ta tjerre sebashku me fijen e leshit te dhive te Malesive. Turp dhe faqja e zeze por palo intelekutal fallco qe nuk arrini as te lexoni sepse per te kerkuar shkencerisht jeni aq poshte sa edhe intelektualet e tjere qe firmosin tufa – tufa dhe e gjithe kopeja bie ne ngjirren e kohes. Le te falnderojme fatin sepse keto ngjirra dhe gjirize jane te cekta dhe aty gjen mjaft te pegera per te mos u perplasur me force.
Regjimin e Hoxhes e mbajten deh permbysen vete shqiptaret. Hoxhen vete mendoj se kane te drejte ta kritikojne, ne daci edhe ta mallkojne, pikesepari shoket e tij, te cilet i eliminoi me te drejte dhe pa te drejte. Sa per Kosoven, ajo dhe kosovaret kane ditur dhe ne shumice jane te ndergjegjshem se ai ka bere maksimumin, madje qysh ne krye te heres, kur edhe vete nuk e kishte konsoliduar pushtetin e tij ne Shqiperi. Sigurimi i Shtetit? Sigurisht qe ky bashkepunonte me kosovaret, por vetem mbi baza patriotike dhe ne te mire te Shqiperise deh Kosoves bashke. A ka patur te dyshuar? Kjo vetekuptohet. UDB-ja? Sigurisht qe edhe kjo bente te sajen, por mos haroni se ka qene koha e luftes se ftohte dhe jo e muajit te mjaltit. Cili sherbim i fshehte kishte mundesi te rekrutonte me shume? Sigurisht ai qe i kishte me prane kontigjentet dhe qe kishte me shume mundesi tu bente presion. Troc muhabeti, lereni Enver Hoxhen ne ato gjynahe qe ka ndaj shqiptareve, pa sa per Kosoven dhe kosovaret, realisht ai meriton vetem mirenjohje dhe respekt. A mund te bente me shume? Sigurisht, por ne kushtet e izolimit, ai nuk mund te bente me shume as per vete. Pse zgjodhi kete model? Mos na beni per te qeshur, mendoni se paska qene kaq gjigand sa te percaktonte sistemet boterore? Ne fakt, te gjithe rrezikojme te behemi ca paranojake kur analizojme dhe marrim persiper te gjykojme arbitrarisht gjera qe nuk duam ti kuptojme. Edhe kur realitetet i kemi jetuar vete… Po veten tone, a e njohim?
Shkrim me baze, logjik e real.
Hapja e dosjeve (megjithese shume e vonuar) do ti jape pergjigje shume dilemave per “patriotizmin” Hoxhist dhe zgjatimin e tij ne drejtimin e sotem zyrtar te Tiranes e Prishtines.
Artikull i qelluar,bravo profesor.
I nderuari Razo,ende vazhdon te qajsh
per xhaxhin,vetem vazhdo more malok.
Ti je nje bajge berishiane qe vetem te lesh eren e qelbur..
Po Adem Jashari dhe e gjithe UCK ne kohen e Enverit sterviteshin ne Elbasan o izi kokqoshe..Jane njerezit gjalle ende kesaj dite..
Nexhmedini i di kto dhe nuk ka nevoje per dosje se i di i madh e i vogel qe demostratat me 81 i organizoi sigurimi i shtetit dhe Enver Hoxha sepse Kosovaret kishin harruar te flisnin shqip…
Ik mer pleher andej..
Nexhmedin turku! Ti gjithë këtë paçacure artikull për mendimin tim e ka bërë, jo se të plasi bztha për Kosovën, por për ti kujtuar popullit të Kosovës se krimet nuk i ka bërë Sërbiaa, por Enver Hoxha që i edukoi me marksizm, e dzta don të largosh vëmëndjen nga tradhëtia e sërbëve në udhëheqjen Shqipëtarëve. E treta do tu thuah kosovarëve që mos largohu nga baca i Gegëve se po humbi pushtetin ai na piu e zeza. Dëgjo ti klloni i Berishës, unë e dënoj Enverin si qztetar për sgumë gabima, por jo për ato që ngre ti dhe Berisha more qëntë Sërbo Grek. Enveri jz vuri koqet në bigë Jugosllavit dhe grekut, Don ti apo nuk don në ngrithen e Kosovës në 81 ishte dora e Enverit. Enveri ishte nacjonalist deri sa i tha krushovit do na hash mutin. A ka marrë guximin baca juaj të shajë Sërbin dhe grekun?. Ikni sharlatanë islamik se Enverin me të mirat dhe të ligat e gjykojmë vet. Ndërsa Saliun merreni falas pa tvsh.
Arkivat e Beogradit dhe Tiranes NUK duhen hapur KURRE!
Ata qe e kerkojne nje gje te tille,duan te hedhin balte mbi figurat orthodokso-homogjene,sepse vetem keta sic dihet kane patur akses ne politiken e diplomacine serbe.
Nese ka patur bashkpunime ,kjo ka ndodhur ne te mire te dy vendeve tona,per normalizimin e marredhenieve mes tyre.E ketu padyshim qe rolin me te madh e kane luajtur HOMOGJENET ne Shqiperi,sepse vetem ne kemi qene e jemi te afte te bejme politike e diplomaci ne keto nivele.
Mos harroni se gjate luftes ne Kosove,ishte i madhi Paskal Milo (homogjen edhe ky) qe beri te mundur marreveshjen,perkunder kundershtimeve idiote te disa politikaneve shqiptare te pagdhendur…
Janaq, HOMOGJEN me sa di une ne Greqishte do te thote iPERZIER, por ti sje i Perzir mo njeri. ti besoj PaDyshim i perket Komunitetit VLLAH Shqiptar, ti ke gjak Latini ne dejet e tua, se VLLEHT jano Komb Latin, te pakten nga Gjuha, se ADN nuk i dihet, mund te jete edhe ILIR(Shqiptar) i Latinizuar. Dhe sa per E.Hoxhen Ai beri dicka per Shqiperine dhe Kosoven, por PYETJA LIND…A MUND TE BENTE ME SHUME DHE ME MIRE????Besoj qe Natyrisht POOOOO. Por po te bredhesh pas Idealizmave Boshe pas Utopive, harron Realitetin dhe me te Miren qe duhet bere per Kombin tend. merresh me ger veret e kota, te duket Njeriu i shtepise, Miku, Shoku, ARMIK. Kjo i ndodhi edhe E.Hoxhes&Co. Idealizmat, Utopite Kulti i INDIVIDIT qe Kultivonte ai Sistem Komunist po na Shkaterrojne edhe sot. dhe ato Tipare me se miri i Misheron Berisha qe i perket Shkolles Vjeter, por kohve te fundit e ka bere pak MIX eshe me Shkollen e Re.
Po si te hapen arkivat ne Beograd dhe ne Tirane ? Ata qe udheheqin sot jane te zhytur ne aferat e tyre me zbulimet e huaja, sidomos UDB.
Nga shume shkrime te lexuara edhe ne vitet ’90, por edhe ne ditet e sotme, rezulton se Berisha, eshte rekrutuar qe ne moshen 15 vjecare, fillimisht ndoshta pa e ditur as ai vet, nepermjet xhaxhait te tij.
U dergua ne shkolle te mesme ne Tirane dhe UDB-ja, eshte kujdesur ne vazhdimesi per edukimin e tij, por edhe per financimin e vazhdueshem. Agjnetura Jugosllave beri c’eshte e mundur qe Berisha te afrohej me udheheqjen komuniste, dhe ai ne nje fare menyre ja arriti te futej ne familjen e diktatorit Hoxha, duke e bere mik i ngushte i djemve te tij.
M enderhyrjen e UDB-se, Berisha u dergua per studime ne France, ku takimet me kete agjenture u bene me te lehta. Edhe martesa e Berishes, me nje bije me preardhje nga familje me pozita te rendesishme ne Serbi, u promovua nga jugosllavet. Keshtu Berisha u fut mire ne qerthullin e agjentures te Beogradit, dhe kjo e fundit priste diten qe agjenti i tyre te dilte ne pah.
Eshte gjithashtu fakt se diten e themelimit te PD, Berisha nuk gjendej ne Titane por ne Bari!!!??? Me ke u takua ne Bari ??? Cfare detyra mori??? Deri tani Nuk eshte hedhur drite mbi kete vizite.
Me tu kthyer nga Bari, Berisha e rimbledh edhe nje here komisionin nismetar, dhe me njerezit e UDB, detyron Azem Hajdarin te spostohej nga kryesimi i PD.
Sjellja dhe qendrimi i metejshem i Berishes, ka qene vetdemaskues per rolin e tij ne favor te politikes te Beogradit.
Kur gjithe bota e bllokoi furnizimin me nafte te makinerise serbe te luftes, ishte Berisha shpetimtari i Miloshevicit, duke e furnizuar ate nga Shqiperia. Kete gje Berisha e ka pranuar hapur.
Qendrimi i Berishes ndaj luftes clirimtare te popullit kosovar dhe UCK ka qene tejet skandaloz. Te gjithe i dine qendrimet e tij, kunder kesaj lufte, kunder UCK, duke i quajtur ata terroriste. Po keshtu ai beri ceshte e mundur per te penguar shkuarjen e perfaqesuesve shqiptar ne Rambuje dhe ishte kunder sulmeeve te NATO-s ndaj Serbise. Te gjitha keto faktohen nga shkrimet e gazetes RD, te asaj kohe. nuk eshte nevoja te hapen arkivat.
Ka shume fakte te tjera qe kompromentojne Berishen ne qendrimet e tij daj ceshtjes kosovare. Ai as me Rugoven nuk arriti te takohej, si rezultat i refuzimit te ketij te fundit ndaj qendrimeve te Berishes.
Hapja e arkivave sic thote zotri Nexhmedin, do te bente qe shqiptaret ketej dhe matane kufirit te habiten me cfare rrace politikanesh kane te bejne..
o Nexhmedin Spahiu kur pas të gjithë kësaj që ke shkruar thua se:”Kjo që thash më lart është shumë e logjikshme.”do të thotë se ti nga llogjika nuk merr vesh fare!e vetmja gjë që të mungon është llogjika!ajo që ke me bollëk është dashuria për titon!urrejtja për shqiptarët,ti i quan “irredentistë”njëlloj si titistët vetë!
or nexhmedin ti vazhdo me shkrimet e tua për kombin “kosovar”,jeto me ëndërrat titiste të lirive që i dha “kombit tënd kosovar”!ne shqipot po mbajmë atë që ka bërë në të vërtetë tito,shtypjen e shqiptrëve!ky është ndryshimi ndërmjet nesh dhe teje!ne ishim dhe mbetëm shqiptar,prandaj na persekutuan na vranë dhe na zhdukën,kurse ti mohove kombësinë,me dredhi u quajte “komb kosovar”në kohë të titos përfitove sot po përpiqesh të ribashkohesh me sërbinë!or debil nexho spahiu mir që ty e disa debilave të tjerë ju është mbushur mëndja se jeni komb kosovar,por a do të jenio në gjëndje që tia mbushni mëndjen dhe sërbit që nuk është kombsi sërbe,por kosovare????
shko mor debil,injorant që flet për llogjikën!ti ke aq llogjikë sa një insekt!
ps:po të hapë beogradi arkivat e udb-së tek agjentët akoma aktiv do të jetë emri tënd i pari!kjo që them unë është shumë më e llogjikshme se tërë shkrimi tënd!
Ky biçim M
Nexhmedini ose nuk eshte ne te fare ose kush e di ku i rreh damari,edhe ne nja dy shkrime te tjera qe aksidentalisht i kam lexuar ky ecen me marsh indietro ,i themi nje llafi ,niset per ne Shkoder por kembet e çojne ne Korçe
Kosova per ne Shqiptaret qe kemi jetuar ne kohen e sistemit diktatorial eshte ndjekur me interes ,me mallengjim e me resperkt e shqetesim te veçante ,kur them ne nuk them vetem per nje pjese te Shqiptareve por i gjithe populli ,perjashtimet jane mjaft te vogla sepse ne ate sistem ishte pjese e politikes qe ndiqte shteti ,partia dhe populli ne bllok dhe ne sistemin diktatoial shume nga keta biçim kalemxhijsh nuk e kuptojne se si brumoseshin njerezit me kete ideologji ,ata e kujtojne se ishte si sot qe mund te thuash ç’te duash ,mund te besh ç’te duash ,mund te shkelesh ligjin pa problem se do paguash ca dhe do anash kalosh ,mund te grabisesh me maska mund te vjedhesh etj etj Atehere or mik asnje gje nga keto qe permenda me siper nuk ja mbante askujt qe t’i bente ,nje shites ne se do te binte difiçit apo delte sufiçit me vetem 20000 leke mall do te perfundonte jo me pak se 5 vjet burg,prandaj kur i permenda keto ne qe kemi jetuar ate kohe te gjitha enderrat qe broçkullis ti si nje arixheshke “falli” nuk i qasen aspak atij realiteti
Me indinjon teper spekullimi qe ben me te drjeten qe çfrytezon me perdorimin e te komunikuarit nepermjet medias ,pavaresisht se eshte nje e drejte jotja por duke te lexuar ato qe shkruan (uroj te jene te pa qellimshme me keqdashje) kur ne jemi ende gjalle dhe e kemi njohur realisht ate kohe sado pak inteligjence qe te kemi te pakten ndjenjat emocionale e shpirteore me sinqeritet nuk jane aspak ato qe kerkon te na mbushesh mendjen per Kosoven ,njerezit e asaj kohe apo Tiranen ,Ndersa per Beogradin ,Titon ,Serbet dhe UDB jane pak ato qe permend .
I sigurt qe NEXHMEDIN SPAHIJA spijun i UDB-es eshte
Ti je nje propagator i ndyr.
Te gjithe shqiptaret ne trojet etnike te njohin per si spijun i pa nder dhe serbofil e bashkepunetore i UDB-es ne Shqiperi dhe Kosove.
Turp per gazetat dhe potralet qe botojne shkrimet e tuaja perplot urrejtje patalogjike shqiptare dhe madhwrrimin e Srbizmit dhe komunizmit slavoortodoks.
Sa i mjer je more Nexho shpirteshitur.
Ka shume paqartesi dhe devijime skandaloze nga të vërtetat ky autor!Megjithse pranon se nuk ka informacionet e duhura dhe kjo justifikon disi alifmatrakun e “analizës”.Per t’i ardhur ne ndihmë i kujtojmë shkrimtarin sllav Vujevic që në librin”Un Montenegrino in Italia”tregon të vërteta të mëdha që nga viti 1940 kur shqiptaret u bashkuan nga Fashizmi i cili edhe pse ishte pushtues krijoi Shqipërinë per arsyet e tij si urë per të marrë gjithë Ballkanin…Në vitet ’60 thotë studiuesi Bibo,në librin”Luftrat në Jugosllavi”,Hoxha investonte irredentistët kosovarë në Belgjikë,Zvicer dhe Gjermani..”Ky irredentizëm u zhvillua shumë ne vitet kur Kina krijoi epërsi ekonomike me kombinate,uzina,fabrika komlekse dhe kombinate ushtarakë duke e bërë Shqipërinë vend i dyte në Europë,per frymë popullsie,në mbrojtje dhe ekonomi.Ky perparim shqiptar(autori gabon rende kur thote të kunderten)krijoi frike tek ish Jugosllavia ndaj banda e UDB ne Tirane,ne krah te diktatorit të proletarëve,u vunë ne alarm.U largua me”politikë”Kina e cila me gojë tê Ten Hsiao Pin kishte deklaruar “Le Monde 1976 se “Shqiperinë do ta bëjmë me të pasur se Zvicra.Vitrinë edhe për TPE,per të parë Europa zhvillimin kinez…”Kjo ishte prelud i vertete qe linte pas jo Kosoven,por edhe Jugosllavinë,Greqinë dhe rajonin.Hoxha u manipulua nga politika qe ne kundershtim me Marksin qe thote se”nuk behet politikë me barkun bosh”,nxoren politikën në plan të parë!Ramizi i derguar sekret i UDB,kapur prej saj pas konferences se Bujanit,zevendesues i agjentit Koci Xoxe,mori frenat dhe largoi Kinen,me pas sabotoi Gjermanine duke ashpersuar luften e klasave,burgosjet,interrnimet vrasjet…Nen hunden e diktatorit qe i la te shkruaj vepra e kujtime,banda e Veriut realizoi bllokimin e irredentizmit kosovar dhe shkaterroi edhe planin Shperthimi te hartuar nga Mehmet Shehu,Veli Llakaj dhe miratuar nga Enver Hoxha,sipas shtypit te Tiranës.Goditja serbe u dha menjehere nacionalisteve shqiptare qe thërrisnin EeeeeeeeHooooooo,ne stadiumet e Jugosllavise dhe ne Beograd.U eleminua grupi irredentist ne Gjermani i Isuf Gervalles,Haxhi Zekes,etj..ishte eleminuar Hysni Kapo,Mehmet Shehu dhe banda e Veriut me Aline,Elezin,Berishen,etj kontrollonte pushtetin nen urdhra te Serbise.Hoxha nderoi Gervallen dhe shtypi serb e atakoi ashper Hoxhen,Kadare,per nacionalizem dhe nderhyrje ne punet e brendshme(lexo Borba-1980-83)duke ushtruar dhune ne Kosovë.Me vdekjen e Hoxhes Alia asnjehere nuk perkujtoi Gervallen,Zeken…As Berisha qe dihet me porosi te Alise rrëmbeu proceset demokratike duke i frenuar ato ne Shqipëri e Kosove.Per 15 vjet Kosova nuk u ndje,Madje serbeve ne vitet e embargos iu dha nafte,kontigjent agjentesh dhe sekrete shtetrore. Pyesim autorin “analist”,perse?Shkaterrimi dhe pasmbetja e Shqiperise ka qene objektiv Jugosllav qe ka financuar ne Shqipëri per te frenuar lirine e Kosoves.Banda e Veriut dhe agjentë jugosllave ne Kosove,kanë berë edhe krime ne Shqipëri qe shqiptaret te vuanin,ndeshkoheshin qe kosovaret te mos e donin Shqiperine “varreze”burgjesh dhe internimesh!Dhe ja arriten qellimit perkohsisht duke fituar beteja me Hoxhen,nacionalistet dhe komunistet nacionalistë,por jo Luften!Luften dihet e fituan Shqiptaret edhe pse banda e Veriut,agjenture serbe ne maje te shtetit shqiptar,drejton ende vendin!Kjo eshte edhe diferenca mes nesh dhe autorit i cili flet drejtë qe dokumentat agjenturore,sekrete duhen hapur.Fillo me Berishën!…
NJE ANALIZE IDIOTESKE DHE FYERJE PER RININE E POPULLIN E KOSOVES !
Eshte analize me idioteske qe kam lexuar nga Z. Nexhmedin Spahiu.
Hipoteza te stilit te teorise komplotuese ” Conspiracy Theory”, perralla kineze me salce titiste…. Garbadge!
Spekullime te mirefillta me sherbime sekrete…
Jo vetem kaq … Nje fyerje per rinine studentore dhe popullin e Kosoves si te manipuluar, drejtuar dhe perdorur si nga Beogradi edhe nga Tirana per aspiratat qe hapen shtegun drejt lirise dhe pavaresise se Kosoves…
“Kosova Republike” dhe levizja masive e shqiptareve te Kosoves e mars- prillit 1981 shenoi edhe siparin, fillimin e epokes se levizjes antikomuniste ne mbare Boten, fillimin e fundit te atij sundimi despotik, barbar, perfshi edhe ish- diktaturen komuniste ne Shqiperi!
“Kosova Republike” e shqiptareve te Kosoves shenoi edhe fillimin e fundit te Jugosllavise duke frymezuar edhe popujt e tjere te kesaj krijese artificale, te imponuar dhe zbatuar keq nga Evropa plake per interesat e saj te vjetra ne Ballkan! Brenda nje dhjetvjecari nga kjo ngrehine e kalbur mbeti vetem skeleti i shemtuar, pluhuri dhe hiri, rrenimi dhe renia e saj totale.
Pa ” Kosova- Republike” te rinise studentore dhe popullit te Kosoves te mars- prillit 1981 nuk do te kishte sot Republike te Kosoves, shtet i lire, i pavarur e demokratik me orientim te qarte drejt Perendimit dhe SHBA-se si lideri i demokracise boterore dhe miku e aleati yne strategjik.
Kam respekt per shume analiza dhe komente te shekqyera te Z. Nexhmedin Spahiu per ceshtje te ndryshme te Kosoves, por kjo analize eshte me te vertete qesharake…. Asaj i mungon jo vetem analiza por edhe thelbi i saj demokratik, atdhetar, liridashes qe e frymezoi dhe organizoi ne menyre te shkelqyer.
Thjesht hamendje, supozime, sajime pa fakte, pa dokumente dhe pa te verteten historike te rolit te saj jo vetem ne Ballkan por edhe ne mbare Evropen dhe Boten e sotme.
SALIH BERISHA NE SHQIPERI ISHTE ENVERIST PO AQ SA ISHTE IBRAHIM RUGOVA NE KOSOVE TITIST!
Duke e lexuar këtë shkrim dhe duke e krahasuar atë me rrjedhjen e ngjarjeve, sepse Salih Berisha nuk është engjëll, gati sa fillova te besoj se me te vërtet qenka ashtu. Fillova te besoj se autori paska qen ndonjë pozitë të lart ne shërbimet informative te spiunazhit (ose te Sigurimit Shqiptar ose te UDB-es serbe) ku grumbullohen informacionet e verifikuara mire dhe pastaj ato publikohen. Ose autori e paska njohur familjarisht Salih Berishën prej fëmirije. Nuk e di se çfarë moshe ka autori, por duket se është moshatar i jevgut Nexhmedin Spahui. Me pikëpamje ndoshta edhe identifikohet me te. Por, kur ai e përmendi Ibrahim Rugovën, qe me biografin e vet titiste ne Kosovë identifikohet plotësisht me biografin enveriste te Salih Berishes, ne Shqiperi, atëherë u kthjella dhe e pashe se ky shkrim është pjese e fushatës parazgjedhore kundër Salih Berishës. Por, kur e kemi parasysh se Salih Berisha ne kohet e fundit u angazhua për ndërprerjen e q´thurjes kombëtare përmes te klonimit te shqiptarëve ne “kombe” krahinore, për dyshtetësinë shqiptarëve dhe për bashkimin e kombit brenda një shteti, atëherë munda me e paramendua se nga vinë direktivat për ketë fushatë kunder Salih Berishes. Ose me mire me thane se po shihet çart se kjo vjen prej pasardhësve te Ibrahim Rugoves, i cili se bashku me Agim Zatriqin e me Azem Vllasin i dërguan ne burg ne 1981 Grupin e Intelektualëve te Kosovës ne krye me Mr. Halil Alidemaj e Mr. Ukshin Hotin sepse ata kërkonin realizimin e kërkesës për Republikën e Kosovës. Partia e Ibrahim Rugoves e qoi Mr. Ukshin Hotin ne burgjet serbe edhe ne vitet e ´90 nga ku Ukshin Hoti nuk doli me. Sa ju përket hapjes se arkivave te Sigurimit aty mund te gjejmë informacione se kush ka veprua për UDB-ën, por arkivave te UDB-ës nuk munde te ju besohet, sepse ato Serbia munde ti manipulon si pas nevojave te veta me nxit mosbesim e përçarje mes shqiptarëve. Prandaj, se a ka veprua dikush ne dobi te UDB-es a jo nuk matet me etiketime por me fakte konkrete se cilat kanë qen pasojat dhe kush ka qen viktimë e spiunimit për UDB-en. Ne Kosovë i kemi arkivat e hapura te UDB-es sepse ish te Burgosurit Politik janë shumica gjallë dhe ata i njohin me emra spiunet e UDB-ës nga brenda grupeve te veta ilegale, milicët, udbashet, gjykatësit, gazetaret e politikanet e regjimit te Beogradit qe janë marr me dënimet e tyre. Mjafton ata me intervistua para kamerave dhe do ti kemi dosjet e gjalla për krimet e spiunëve titist, ne Kosove. Por, deri me tani shumë pak intervista janë zhvillua me ish te Burgosurit Politik, sepse pas lufte Drejtor i RTK u emërua përsëri Agim Zatriqi, qe ishte drejtor i dhunshme pas demonstratave te 1981 në RTK, pas tij erdhi një drejtor i SHIK-ut te PDK qe ka qen edhe pionier i Titos e pas këtij erdhi prapë një vegël e EULEX-it për drejtor, kështu qe RTK mbeti me dyer te mbyllura për ish te Burgosurit Politik që nuk u pajtuan as me sundimin e huaj autokrat pas 1999.