Edhe debati i sotëm rreth historisë, diku i natyrshëm e diku i shtymë prej politikës, ushqehet prej faktit se kemi pak dokumente historike e shumëinterpretime subjektive. Kemi pak dëshmi kuptimplote për faza të randësishme të historisë sonë, pak dorëshkrime, pak libra, pak mbishkrime, pak mbetje arkeologjike, pak afreske, pak ikona, pak piktura, pak monumente, pak dëshmi epigrafike, pak (o aspak) dëshmi të lashta muzikore, kemi nji kronologji historike relativisht të vorfën, kemi pak regjistrime zanore e filmike, pak mbetje arkitekturore kuptimplote, pak sfragistikë (vula), pak numizmatikë… Por ne kemi edhe pak ose aspak vorreza monumentale. Ato që kemi anekand janë tepër të reja, tepër të shëmtueme e anonime e s’dëshmojnë asgja.
E ka nji arsye pse kemi kaq pak të dhana për të kaluemen tonë, në krahasim me popujt e qytetnuem.
Ne kemi mbrenda vetes nji gen shkatrrimtar që çon natën do cuba katila me shkatrrue, jo me vjedhë, afreske të Onufrit, nji gen shkatrrimtar që shtyn nji palo ministër të Republikës me u “shfajësue” si të ishte vëlla qumështit me përfaqsuesit e talebanëve që në vitin 2001, kur bota u kërkoi llogari për shkatrrimin e dy statujave të Budës në Bamijan, çuen supet tue diftue se për ta ishte e huej çdo gja e bukur dhe e vlertë që ka krijue njerzimi.
Udhëtari e antikuari i famshëm mesjetar Ciriaco d’Ancona (1391-1452) në shtegtimin e tij përmes Arbnisë shenjonte asokohe nji mori gjanash që nuk ekzistojnë ma. Prej Apollonisë sot ka mbetë ajo çka nuk mbrritën me shkatrrue osmanët e çka s’dogjën me ba gëlqere për me ndërtue sarajet e tyne të pakuptimta Vrionasit.
Ndaj monumenteve mesjetare, sidomos atyne kishtare, regjimi komunist u tregue i pashpírt; në maj të vitit 1969 u hodh në erë me dinamit nji prej kishave ma të randësishme mesjetare, ajo e Shën Mërisë në Va Dejës, ku simbas traditës mendohet se asht martue Gjergj Kastrioti. Komunizmi desht me ndërtue nji histori tue nisë prej vetvetes e i mbushi muzeumet me plugje, samarë, opinga, me pushkë e hekuraça të marruna ndër kovaçë e teneqexhi që ndërkohë ishin ba ministra shtetit.
Nji fat jo ma të mirë se kisha e Shën Mërisë në Va Dejës ka sot edhe abacia e Shirgjit, së cilës regjimi komunist para do dekadash i solli rrjedhën e Bunës, gjoja me nxjerrë do toka buket në krahun e djathtë të lumit, ndërkaq politika e sotme i ka shti veshët në lesh tue e lanë me u shkatrrue krejtsisht prej përmbytjeve dhe erozionit at’ monument të Mesjetës sonë.
Para do vitesh tue vizitue kishat e hijshme ortodokse të Voskopojës sodisja me trishtim dhunën barbare që i asht ba atyne afreske, sytë e nxjerrun të shenjtënve, emnat dhe datat e gërdhishtuna mbi cipëzën skofiare ku dora e piktori asht bashkue me atë të Hyjnisë. Për do shqiptarë mënyra e vetme për me hy në histori asht me u ngjitë si morra mbas do veprash të mëdhaja, tue i shëmtue ato për me lanë mbrapa dëshmi të qenjës së tyne të mjerë prej frymorësh pa arsye e pa ndjenja njerzore.
Janë me qindra rastet që tregojnë sesi trashigimia jonë kulturore, prej jugut në veri, asht shkatrrue sistematikisht në këto dy dekada anarkije politike e shpirtnore.
Simbas legjendës në prill të vitit 1467 shembelltyra e Zojës së Shkodrës iku prej kishës së saj në breg të Bunës, në hymje të qytetit, dhe mrekullisht shkoi në qytezën e Gjenacanit, afër Rome, ku nderohet edhe sot. Prania e dy familjeve shkodraneve për disa shekuj në at’ vend, siç dëshmojnë regjistrat e kadastrës, spjegon mënyrën e “ikjes” së Zojës së Shkodrës prej vendit të vet.
Mbas gadi nji viti do të vdiste Kryetrimi i Krujës e kobi osman do të pllakoste gjithkah, prandaj mënyra e vetme me shpëtue për atë shembelltyrë të Marisë ishte me ikë. Ashtu bane edhe shembëlltyrat e gjalla, arbnorët, të cilët lanë trojet e tyne në dekadat në vijim. Madje ata morën me vete kumbonat, ikonat dhe statujat e shenjtënve para të cilave ishin lutë gjyshat e tyne shekuj me rradhë.
Arbnisë po i afrohej nji zymtí barbare që do ta izolonte, e edhe sot po ajo frymë përpiqet me na izolue, prej qytetnimit europian. Në qoftë se duem me pa sadopak si kemi qenë e çka do të kishim qenë sot, na duhet me shkue e me u mahnitë me arbëreshët e Italisë.
Ministri kakareç i padijes deklaroi se s’e jep dorëheqjen, pse s’ka çka me i ba monumenteve të kulturës, mbasi ai s’mund t’i ruejnë me pushkë për faqe. Edhe nji gaç me pasë qenë ulë në kolltukun e ministrit nuk do të kishte dijtë me folë ma bukur!
Ai dhe qeveria e tij nuk mbërrijnë me ua sigurue shqiptarëve jetën dhe pasuninë, nderin e prestigjin nëpër botë, prandaj nuk pretendojmë prej tij që t’i shpëtojë ato kryevepra artit që edhe mizoria e anmiqve tanë ka kursye ndër shekuj. Tue mos i shpëtue ato vepra artit ai nuk ban tjetër veçse çon deri në fund atë që barbarët nuk mbërritën me ba ndër shekuj./MAPO
Me sa duket Shqiperine nuk e mbron me as Zoti dot, se Zoti nuk te mbron dot nga vetvetja!Tekstet e historise shqiptare jane mbushur me bemat shqiptare per t’u rruajtur nga armiku, kur Armiku me i madh per Shqiperine jane shqiptaret te cileve u ka mbetur ora ne kulturen pushtuese shkaterimtare osmane. Ata duhet te perfundojne sot shkaterrimin e atyre pak gjerave qe mbeten pa shkaterruar nga osmanet dhe shekujt e indiferences se shqiptareve injorante.KRIMET E RENDA NDAJ KRIJIMIT TETE PAREVE TANE ESHTE VETVRASJA JONE. Shpirtrat e shqiptareve vuajne nga urrejtja per vetveten dhe kjo eshte e pakurueshme. Me falni per pesimizmin, nuk eshte vecse realizem. Ne kemi nevoje per urgjence psikiatrike, jo per kryeministra dhe ministra kriminele dhe injorante.Prandaj dhe kaq shume shqiptare kane ikur nga Shqiperia, si arbereshet… Ju respektoj Z Ndreca per shkrimin.
Me vjen mire qe doli ne mbrojtje te kultures tone helenike,por…megjithese ,i krishtere, edhe ky A.Ndreca eshte ne fund te fundit…malok…
Nese tipa si ky do votonin Edi Ramen ,atehere une ,per veten time, do t’i quaja maloke te mire…
hehe korrak dinak!
O Janaq! Vetem njerezit e pakulture dhe te pa kurrfare pergjegjesije morale e kombetare perdorin terma stigmatizues me qellime fyese. Ne kete vend nuk ka ” maloke “, ” lab”, ” laluc ” etj. Ketu ka vetem individe dhe familje, te mire ose te kqinj, te ditur ose injorante, te ndershem ose hora, atdhetare ose atdheshites. Vlerat e individit nuk maten me faktin se nga eshte dhe per ke voton. Une jam dakord qe sot duhet te mos kesh fare ndergjegje kombetare qe t’i japesh voten Sali Berishes, por, megjithate, vota nuk eshte kriter percaktues. Edhe une nuk jam dakord me shume gjera qe thote Ardian Ndreca, por une kam mendimin se ai eshte nje intelektual i mirefillte dhe se ndergjegjja e tij nuk pajtohet me shume padrejtesi, te se djeshmes dhe te se sotmes. Ne duhet te mbeshtesim kauzat dhe jo individet.
Profesor ,me gjithè respektin qè unè kam pèr ju (kam shum miq,qè studiojnè dhe ju njohin nga afèr,qè flasin mrekullira pèr ju)sot mè duhet t’u kundèrshtoj kta nuk janè Barbarè–njè nga kuptimet e ksaj fjale d.m.th pushtues–por ata, sado qè nè vendin tim kanè qenè tè shumtè,lloj-lloj rrace e etnie–çuditèrisht na kanè vlerèsuar dhe respektuar kulturèn dhe tè kaluarèn…pra ktu nuk kemi tè bèjmè me Barbarè–kta janè Gomar,po po Profesor,me shumè respekt pèr kafshèn e gjorè ,ktu merr plotèsisht kuptim ajo shprehja aq e bukur :E keqja e shqiptarit janè …shqiptarèt,pastaj kur gjen njè shqiptar-ministèr -gomar si A.Bumçi—uuuuuuu Zoti tè ruajt—maaaa ka heq dorè dhe I plotèfuqishmi nga ky vend
Profesor…ky gamori ministèr,,,qarkullonte me njè nga ato cilindratat e fuqishme ,me xhama tè zinj qè i bèn tipik shtet mafiozèsh,gomarèsh dhe e lè tè ndezur para kryeministrisè—ky ministri gomar i kulturès–lè njè makinè tè ndezur dhe shkon nè kryeministrinè e gomerève qè qeveris….ku dhe ja *vjedhin*…unè mendoj se ka shkuar ja ka marrè pronari i ligjshèm….jo vetèm kaq por kjo u bè dhe objekt *humori*…nè mbledhjen e gomerève-ministra Arbeni Imamasè sè bukur qeshte me Bumçen……po i qante *hallin* se ishte pa makinèèèèè
Kjo nè çdo vend tè botès,ku nuk ka gomerè,do mjaftonte qè kta tè shkarkoheshin dhe tè dèrgoheshin me punè tè detyrueshme ku tè merrnin leksione qytetarie….por çfarè tu them I Nderuar Profesor…ktu sapo ju thashè nuk ka Qytretar dhe aq mè pak Barbar….ktu qeverisemi nga Gomar dhe bij veshgjatèsh qè nuk u kanè edukuar asnjè vlerè morale!
RESPEKT PROFESOR!!!
Mendoj qe fatkeqesia me e madhe e popullit tone eshte shenja e inferioritetit qe eshte rrenjosur tek ne. Per shkak te kushteve te ndryshme historike e politike, ne kemi qene nje popull i shtypur qofte nga te huajt qofte nga pushtetaret tane. Kjo ka lene pasoja ne popull qe tashme nuk ngrin me zerin e vet per asgje. Populli duhet te zgjohet e te kuptoj qe sovrani dhe pronari i vetem i ketij vendi eshte vet ai (populli). Boll pritet nga te huajt, nga pushtetaret etj. Po nuk u tundem ne kembet asnje nuk te syte, e jo me te te ndihmoje. Populli duhet te zgjohet e te marr ne dore fatin e vet, vendin e vet. Shqiperia eshte e shqiptareve, jo e disa individeve ose klaneve. ZGJOHU O POPULL ZGJOHU PERNDRYSHE DO MBETEMI ARGAT NE TOKAT TONE OSE EMIGRANT NE TOKA TE HUAJA. Gjendja nuk pret me se shqiperia po shitet. Do mbetemi pa pasuri kombetare. Dhe elektorati i majti ti tund kembet opozites dhe ti kujtoj per cfare jane aty ne PS. PS s’eshre prone e Majkos, Blushit, Dokles, Pellumbit, Rucit, Nanos apo Rames, por e popullit te majte shqiptar. Ata jane aty per te plotesuar kerkesat tone. Deshirat tone duhet te jene urdhera per ata, nderkohe qe ndodh e kunderta. Perfaqesuesit i bindem verberisht elektoratit te tyre – Keshtu funksionon demokratesia. Po nuk kerkuam ne te drejtat tone askush nuk do te na i jap. Te mirat nuk bien nga qielli, por punohet per ti marr, dhe luftohet nese duhet luftuar. Opozita duhet te zgjohet dhe te bej detyren e vet, DETYREN E VET, spo na bejne asnje nder, asnje favor, thjesht te justifikojne rrogat e tyre dhe pasurite e vena deri tani fale votes sone. Mos lejoni te perseritet historia e pas 97 me Nanon ne krye. Ne i kuptojme gjerat vetem pasi e kemi ngrene sa krahu, sic ndodhi me Nanon, dhe me LSI. ZGJOHUNI O NJEREZ SA NUK ESHTE VONE!!!!!!!!
Te pakten kane mbetur disa veta qe u dhimbset ai vend.
Zoti i marte haken ketij kombi!!!
..nje SHKRIM BRILANT..!Vertet,Komplimenta…
Z Ndreca nuk di ne i lexoni komentet por po ju shkruaj per nje saktesim lidhur me Kishë e Shën Mërisë në Vaun e Dejës.
Nuk ka lidhje fare me raportin e komunizmit me fene dhe nuk ishte nje shkaterrim i qellimshem me nje sfond te tille.
Fatkeqesisht eshte nje histori po aq banale sa kjo e fundit me afresket e Onufrit qe deshmon ate c’ka ju pohoni lidhur me marredhenien e shqiptarit me historine dhe te bukuren.
Inxhinieret dhe drejtuesit e kantierit, pjesa me e madhe e tyre te studiuar jashte, e dinin shume mire vleren e objektit. Thuhej se mund te ishte nga kishat me e vjetra ne Europe (?!)
Zyrtarisht i eshte kerkuar me disa shkresa Institutit te Monumenteve te Kultures te merrnin masat lidhur me procedurat dhe punimet qe duhej te kryheshin per ruajtjen e saj. Por zyrtar edhe ne ate kohe qelloi nje si ky merhumi i sotem, i cili as e vuri ujin ne zjarr. Kur shperthimet shkaterruan kishen, merhumi u kujtua, por jo se i plaste per kishen, por se donte te ruante prapanicen e tij. Per fatin e tij ishte koha e luftes kunder “zakoneve prapanike” dhe kjo histori u harrua.
Shume prej atyre inxhiereve nuk rrojne më, por sa here binte fjala per Vaun e Dejes e kujtonin me keqardhje ate dem te bere ndaj historise dhe ndjeheshin si ne faj se dukej sikur kjo fature iu mbeti atyre.
Une personalisht do te parapelqeja qe te ishte nje histori e sofistikuar diktature me demone komuniste kunder zotit, kishave etj. por fatkeqesisht eshte nje histori mese e zakonshme shqiptare.
Mos shkoni larg. Shikoni se c’bejne firmat e ndertimit ne Durres…
Oh sa majr me ken shqiptar…oh..ah..uh…obobooooo…o le leeee…. Phu phuuuu……
shume i sakt autor dhe te gjitha keto shkaterrime e grabitje kane nje spjegim;rraca e ndyre turke shqipfolese,qe zevendesoi arberoret e larguar prej trojeve te te pareve te tyre.
”…….arbnoret u larguan nga trojet e tyne ne dekadat ne vijim,duke marre me vete kumbonat,ikonat e statujat e shenjtenve para te cilave ishin lute gjyshat e tyre shekuj me radhe”
NJE RREALITET I PAMOHUESHEM!