Më datë 18.01.2013, ditë e premte duket në kalendar, në emisionet e lajmeve dëgjova dhe pashë se ishte mbledhur KOMISIONI PËR ÇËSHTJET LIGJORE, ADMINISTRATËN PUBLIKE DHE TË DREJTAT E NJERIUT, me një tematike të caktuar.
Si ka mundësi thashë? Paska shkelur Kushtetutën dhe rregulloren e maxhorancës për herë të parë kryetarja???!!!!!
I ka detyruar kolegët e mi të zhvillojnë një mbledhje antikushtetuese dhe jashtë rregullit kuvendor???
Ja ç’thotë Kushtetuta dhe Rregullorja, të marra nga faqja zyrtare e Kuvendit të Shqipërisë :
KUSHTETUTA E SHQIPËRISË
KREU III
ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI
Neni 74
1. Kuvendi i zhvillon punimet vjetore në dy sesione. Sesioni i parë fillon të hënën e tretë të janarit dhe sesioni i dytë të hënën e parë të shtatorit.
2. Kuvendi mblidhet në sesion të jashtëzakonshëm, kur kërkohet nga Presidenti i Republikës, nga Kryeministri ose nga një e pesta e të gjithë deputetëve.
3. Sesionet e jashtëzakonshme thirren nga Kryetari i Kuvendit në bazë të një rendi dite të përcaktuar.
RREGULLORJA E KUVENDIT TE REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Neni 42
1. Kuvendi i zhvillon punimet vjetore në dy sesione. Sesioni i parë i punimeve të Kuvendit fillon të hënën e tretë të janarit, ndërsa sesioni i dytë të hënën e parë të shtatorit. Data e mbarimit të sesionit dhe ora e fillimit të sesionit të ri të punimeve të Kuvendit njoftohen nga Kryetari i Kuvendit.
2. Kuvendi thirret në sesion të jashtëzakonshëm me kërkesë të motivuar me shkrim të Presidentit të Republikës, të Kryeministrit ose të paktën një të pestës së të gjithë deputetëve. Kryetari thërret mbledhjen e Kuvendit jo më vonë se 3 ditë nga paraqitja e kërkesës, mbi bazën e një rendi dite të mbledhjeve të komisioneve dhe të seancës plenare të përcaktuar prej tij.
Atëherë m’u desh të kontrolloja e konfirmoja se:
1. E hëna e tretë e janarit 2013-të, kur fillon sesioni i parë vjetor kuvendor, është data 21-i dhe jo 18-ta që kalendari e emërton e premte;
2. Nuk ka sesion të jashtëzakonshëm të thirrur sepse :
a. Mungon kërkesa verbale e Presidentit te Republikës;
b. Mungon kërkesa verbale e Kryeministrit të Republikës;
c. Mungon kërkesa verbale e 1/5 se të gjithë deputetëve.
E kur nuk janë këto, nuk ka se si të ekzistojë dhe njoftimi 3 ditë përpara i kryetares mbi ditën dhe rendin e ditës së Komisionit mbi Çështjet Ligjore, Administratën publike dhe të Drejtat e Njeriut.
Kryetarja politikisht nuk kupton se DATËN e fillimit të punimeve të sesionit të janarit e cakton vetëm Kushtetuta dhe e rikonfirmon rregullorja.
Vetëm ORËN e fillimit të sesionit e njofton kryetarja. Sa pak për Jozefinën!!!
Dhe fap ajo imiton Saliun. Për të 1000-ën herë, shkel hapur dhe në mënyrë flagrante Kushtetutën dhe rregulloren e maxhorancës.
Pse ky nxitim kolegët e mi???
hahahaha ju paska hyre frika, ka ndryshuar agjenden, se te henen nuk do jete ketu, s’ia mban eshte 21 JANAR! S’i dihet nga do ti ktheje sala pushket!?
Nuk paska shkue nder katunet e permbytuna? Sa dul hana blue e PD, u permyten fill votuesit e zojs topalica.
A mos duhet mos me e votue ma o vllazen, qy te mos dalin ma hana blue?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/benvenuti-venezia.html
I nderuar Arben,
Kjo magiorancë, qekurse eshte pjellë kulisash, per te mberritur ujqerisht dhe dhelperisht (siç thote Makiaveli) ne kete derexhe ajo dhe Shqiperia jone e dashur, eshte vulosur “Made in Lalë Kros”. Deshiron ta dish ne origjinal? Iu luta nje mikut tim dhe ai ma dergoi anekdotën e njohur:
Lala Kros, mor Lala kros,/Ti vetë shkruen e vetë vulos,
/Dhe askush s’mund të thotë se mos!…
Me rastin e shpalljes së një amnistie të gjërë në kohën e Ahmet Zogut, na i shkoi Poetit në Kuvend një farefis i tij prej Fishtet (Zadrimë) për t’u ankuar se autoritetet nuk i kishin liruar të birin e dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje. I dënuari i kishte mbushur nja shtatë vjet burgim:
– Këto dy a tri dit,-tha Poeti,- un kam m’u nisun për Tiranë e atje tash kujdesem për djalin tënd.
Me të arritur në kryeqytet, Poeti shkoi te Ministri i atëhershëm i Punëve të Brendshme, Musa Juka, i cili e priti mirë, i dëgjoi lutjen dhe i shpjegoi se çfarë lypte At Gjergji ishte punë drejtësije, prandaj e këshilloi që t’i drejtohej ministrisë përkatëse. Poeti shkoi me njëherë te ministri tjetër, i cili e priti edhe më mirë, por, sa për të burgosurin, i tha se s’mund të bëhej gjë deri sa ai të mos kishte mbushur 15 vjet burgim.
At Gjergj Fishta doli prej ministrisë i dëshpëruar, kur ja, po i del rrugës një mik, i cili, mbasi i dëgjoi hallin, e këshilloi që t’i drejtohej Abdurrahman Krosit, i cili ishte i vetmi që mund t’i kryente takefak një punë të tillë:
– Por un s’ia kam pamë kurrë bojën atij soj njeriu, mor të paça,- vërejti Poeti.
– Ani, ani, – tha tjetri, – ti ban si po të them un e ke me pa se ka më të shkue puna mirë.
Po atë ditë, me ndërmjetësinë e një tjetër miku Abdurrahman Krosi, alias Lala, i çon Poetit automobilin e vet në bujtinë dhe, mbas pak minutash, At Gjergj Fishta u gjetë përballë Lalës:
– Zanin ta kam ndie, por fytyrën s’ta kam pamë, Zoti Gjergj Fishta,- e përshëndet Lala Poetin duke e shikuar thellë në sy.
Mbas shkëmbimit të zakonshëm të përshëndetjeve, Poeti i shpjegoi tjetrit punën që e kishte shtyrë me shkue e me u takue me të. Pa një pa dy, Abdurrahman Krosi, shikon orën, merr telefonin dhe kërkon Musa Jukën në shtëpi:
– Jam un këtu, Abdurrahmani, Musa efendi; shiko asht një farë X i dënuem dhe i burgosun në Shkodër për nji vrasje; kam fol me Mbretin dhe ai m’ka thanë me të ngarkue ty me e lirue atë me nji herë prej burgut. Si the? Prokuror? Dekret? Un po t’jap urdhnin e Mbretit e s’due të dij për prokuror e dekret. Dekreti vjen ma vonë. Ti jepi urdhën Prefekturës që ta nxjerrin atë medoemos prej burgut të marrmen urdhnin tand telegrafik. Të mejr vofsh!
Poetit iu duk një komedi ai telefonim dhe, kur Lala ktheu pranë tij, i shfaqi dyshimin e vet. Tjetri e siguroi prerazi se ajo ishte punë e kryer dhe se, aty mbas nja dy orësh, Poetit do t’i kumtohej lirimi i të porositurit të tij.
– Por tashti, -tha,- që ta kryeva këtë punë, ti që je Gjergj Fishta që s’len njeri pa i ngjitë bishta, due të më ngjisish nji bisht edhe mue.
Poeti desh t’i shmangej asaj lutjeje, por Lala nguli këmbë aq fort sa tjetri u dorëzua e tha:
Lala Kros, mor Lala kros, Ti vetë shkruen e vetë vulos,
Dhe askush s’mund të thotë se mos!…
Abdurrahman Krosi u kënaq, i burgosuri u lirua po atë ditë prej burgut dhe ky qe takimi i parë dhe i fundit i Poetit me Lalën.
Shqipetaret qe kane ment ne koke por ti o miku im e shoket e tu te majte ne kete parlament me se meren e kujt i sherbejne keta pleq te corrofjepsur futur aty 22 vjet me pare?
ky zotria deputet Arben isarai nuk ka folur fare gjate gjithe mandatit dhe tani ne fund po behet si kur ngre probleme vetem qe te duket para syve te popullit dhe te E rames dhe te futet ne listen e deputetit E Rama keshtu tipash qe rrugeve bejne si te forte duhet te heqi fare
Kryetarja politikisht nuk kupton se DATËN e fillimit të punimeve të sesionit të janarit e cakton vetëm Kushtetuta dhe e rikonfirmon Rregullorja.Arben Isaraj
Jo se Xhozi nuk e kupton,por i ben karshillik ligjit.Kerkon te tregoje forcen e Partise mbi ligjet.Me demek Cuba,sikur nuk na mjaftojne keta te rrugeve!Kjo esht vetem 0,0000000000000001% e shkeljeve flagrante.
Kush esht gjykuar apo denuar?
Themelet e Shtetit jan ndertuar mbi mut.Rrotacioni nuk ndihmon,qelbesira esht ne themel,Shteti kuterbon.Superstrukturë alla orientale……bah,Shteti,Kopështi Babës,mund ta kakësh kur te duash!
Gangrena perparon,Shqiperia e marr peng nga gangsterat ordinere dhe bashibozuket politikane lëngon,te deshiruar per pak erë Shtet(por qe vjen erë mut),ruajna o Zot,mos gabojm perseri!
Pse nuk na i botoni komentet Eshte hera e pare qe shkruaj komente ke tema ky zotria deputet Arben isarai nuk ka folur fare gjate gjithe mandatit dhe tani ne fund po behet si kur ngre probleme vetem qe te duket para syve te popullit dhe te E rames dhe te futet ne listen e deputetit E Rama keshtu tipash qe rrugeve bejne si te forte duhet te heqi fare
E ka justifikimin Jozi. Nuk thirra seancen, thirra komisionin. Ose me sakte kryetari i komisionit thirri komisionin. Po mire deputetet e tjere te PS nuk e njohin kushtetuten dhe rregulloren, aq me teper ata te komisionit te ligjeve?
E kam thene edhe here te tjera: Deputete analpambuker te PS ….
Qe te emeroje shoqen e saj Zana Xhufken si kryetare e komisionit te verifikimit te pasurive te deputeteve te maxhorances.
o z. Arben, mos prit ligj, rregullore dhe drejtesi nga Zhellefina.. cfare pret nganje femer qe eshte ne krye te kuvendit shqiptar, dhe kur Saleh shan me nene e moter kundershtarin politik, Zhellefina ben tifozllik si me qene ne orgazem..
kjo eshte rrugace, halabake femer..
A ka shqiptar perveç atyre qe jane parlamentare qe te jene te interesuar se kur mblidhen dhe kur formojne ligje? Per shqiptaret parlamenti eshte i pa njohur se ka kadalur me vota te vjedhura dhe jo te zgjedhur nga populli. Parlamenti nuk eshte se perfaqson popullin, kur nuk ka dalur prej tije. Shumica e tyre ka dalur nga nje shoqeri gangsterrash dhe perfaqsojne ate shoqeri.
Une ve ne dyshim faktin ne se e njef kushtetuten jozefina.
Sa per ditet e javes, s’kas dyshim qe i di sidom0s te Henen mbrapa se Djeles.
Pershendetje profesor Arbeni.
Po shoh rregulloren e Kuvendit ne nenin 32 qe thote qe komisionet e kuvendit mblidhen edhe jashte sesioneve. Mjafton qe te kerkohet nga kryetari i komisionit ose kryetari i kuvendit. Per me teper kalendari i kuvendit thuhet se eshte miratuar me konsensus me date 17.1.2013. Sa shkruan nuk qendron. Kjo mund te jete politike por nuk ka baza juridike perndryshe perse do te merrnin pjese prof Vasilika apo deputetet Fino, tahiri apo vete nenkryetari Xhafa.
Pretendimi juaj i ngjan justifikimit kur benim mungesa pa leje ne shkolle!!!
Faleminderit “student” per nderhyrjen tuaj. Duke mirepritur kritiken ndaj qendrimit tim ne opinion jam i detyruar te them se duhet te lexosh me vemendje Kushteuten dhe normen qe une kam permendur.
Pastaj si student i mire lexo me vemendje pikat 2 dhe 3 te nenit 4 te Kushtetutes dhe pastaj kupton se Kushtetuta eshte ligji me larte i shtetit dhe dispozitat e saj zbatohen drejtpersedrejti.
Ne opinionim tim une, kur permend Rregulloren them se ajo eshte e maxhorances pasi Rregullorja e perbashket u shkermoq qe ne 2006. Dhe nuk eshte faji im qe neni 32 i Rregullores se maxhorances bie ne kolizion flagrant me piken 2 te nenit 42 te saj.
Dhe po e ke merak neni 32 eshte vazhdim procedurial kuvendor i nenit 42. Komisioni nuk e percakton vet se kur thirret dhe cfare rendi dite ka. Lexo se kete fuqi proceduriale e kane te tjere. kerko dokumenta dhe mos lexo procesverbale.
Nejse, mire eshte qe si fillim te pranosh dhe kuptosh se Kushtetuta eshte e para, ne aktet normative qe kane fuqi ne Shqiperi dhe Rregullorja vjen 6 vende me tutje. Per me teper lexo Kushtetuten nga neni 116-119..
Dhe nese prape mendon se rregullorja e njeaneshme eshte me me rendesi se Kushteuta ne Shqiperi , problemi qendron gjetke.
Mire profesori ka emer, po studenti qe paska harruar se une vec me mungesat nuk merresha ne fakultet, anonim do ngelet. Dil Student nga ilegaliteti i pushtetit e prape flasim.
Zoti Isaraj mamaja juaj kur ishte ne Vlore Kryetare Ghykate ka bere namin duke futur ne burg rinin e Vlores si armiq të pushtetit popullor.Jeni shume te pafytyre.