Në mënyrë të beftë, të enjten pasdite, ministri i Jashtëm shqiptar, Edmond Panariti, i kërkoi ambasadorit të ri grek në Tiranë “shfuqizimin e ligjit të luftës” duke e cilësuar “një ligj të vjetër absurd të Greqisë”. Deklarata duket e çuditshme jo vetëm prej stilit me të cilin është servirur, -fshehur diku midis rreshtave-, por edhe prej faktit se 24 orë pas saj, po trajtohet si një komunikim fare i zakonshëm. 17 vjet pas nënshkrimit të traktatit të miqësisë mes dy vendeve, kohë kur edhe presidenti i asaj kohe Sali Berisha siguronte se me atë dokument ishte rrëzuar edhe ligji i luftës dhe, 22 vjet qëkur marrëdhëniet mes dy vendeve kanë njohur shkëmbime të çdolloj fushe dhe niveli, befas shqiptarëve ju kujtohet se janë në gjendje lufte me Greqinë. Madje po këtë të enjte të 17 janarit, disa minuta përpara se të takonte ministrin Panariti, ambasadori i sapoemëruar grek, Rokanas, gjatë kohës që bisedonte me kryeministrin Berisha, diskutoi për një “marrëveshje të re të “delimitimit të hapësirave detare” mes Shqipërisë dhe Greqisë”, siç thuhet në njoftimin zyrtar të kryeministrisë. Me një fjalë dy vendet që janë në luftë, sipas Panaritit, po merren vesh për një tjetër pazar të hapësirës detare, – (të parën e hodhi poshtë Gjykata Kushtetuese). Nga ana tjetër, dy shtetet janë anëtarë me të drejta të barabarta në aleancën më të madhe ushtarake në botë, NATO, dhe është e paimagjinueshme të gjenden në luftë me njëra- tjetrën.
E gjithë kjo situatë, që duket absurde, nuk mund t’i vishet profilit të ulët që përfaqëson ministri i Jashtëm që prej tre vjetësh, kohë kur Berisha vendosi t’ia besojë portofolin pas largimit të Ilir Metës, zyrtarëve të vegjël të partisë së këtij të fundit. Madje kjo nuk mund t’i atribuohet as protagonizmit të këtij zyrtari që u katapultua në krye të diplomacisë shqiptare pasi kujdesej për cilësinë ushqimore të banorëve të kryeqytetit. Për hir të momentit në të cilën ndodhen dy vendet, por edhe prej asaj që përfaqëson ministri i Jashtëm në qeverinë shqiptare, duket qartë se ideja për të nxjerrë nga sirtari ligjin e luftës është diktuar nga Sali Berisha. Kërkesa e artikuluar në takimin me ambasadorin grek dallohet si një tjetër argument me tendencë nacionaliste që qeveria e Berishës po përpiqet të fusë në muajt përpara fushatës elektorale.
Në fakt prej muajsh marrëdhëniet mes dy vendeve janë në krizë. Në të dy anët e kufirit duket se po mendohet më shumë për opinionin e brendshëm sesa për marrëdhëniet dypalëshe. Anulimi i vizitës së ministrit të jashtëm Avramopulos më 28 nëntor prej përmendjes së Prevezës nga Berisha, incidentet me qytetarët e bllokuar nëpër pikat e kalimit kufitar, deklarimet ekstremiste të eksponentëve të “Agimit të Artë”, përshkallëzimi i retorikës nacionaliste nga parti shqiptare e greke, jehona e pelegrinazhit në varrezat e Kosinës, zhurma e shkaktuar prej shfuqizimit të marrëveshjes detare nga Kushtetuesja, janë vetëm disa shembuj që ilustrojnë këtë tablo. Nëse në Greqi neonazistët e “Agimit të Artë” morën një fetë të mirë elektorale në dy palë zgjedhje edhe prej retorikës antishqiptare, moda nacionaliste shihet se po zë vend kryesor tek qeveria e Berishës. Vetëm pak muaj përpara zgjedhjeve, ai duket i vënë në vështirësi nga impakti populist i Kreshnik Spahiut si dhe është i detyruar të menaxhojë pushtetin me PDIU-në e Shpëtim Idrizit. Ndaj Berisha po jep sinjale nervozizmi në fushën tek e cila ndihej në avantazh gjithnjë kundër kundërshtarëve socialistë. Por ky nacionalizëm, i përdorur prej tij vetëm për shkaqe elektorale, ka prodhuar deri të enjten e 17 janarit të paktën dy probleme serioze: acarin diplomatik mes Tiranës dhe Athinës pas 28 nëntorit si dhe kthimet e shqiptarëve pa shkak nga policët grekë në kufirin mes dy vendeve.
Qytetarët shqiptarë, që kanë të bëjnë me Greqinë, po përballen me vështirësi të paimagjinueshme ditët e fundit prej bllokimit në doganat greke pikërisht prej kësaj papërgjegjshmërie të politikës. Përgjatë gjithë javës janë raportuar kthime nëpër pikat e kalimit kufitar ku në mënyrë të njëanshme autoritetet policore helene kanë refuzuar të zbatojnë marrëveshjen e lëvizjes së lirë të arritur dy vjet më parë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Në fakt këto incidente, që konsumohen në sportelet e ngushta të Kakavijës apo Kapshticës dhe që kanë në thelb dramat e vogla të dhjetëra shqiptarëve të thjeshtë, nuk janë gjë tjetër veçse pasqyrimi i kësaj loje që kanë nisur të luajnë në Athinë dhe Tiranë me nacionalizmin. Qeveria shqiptare duket e pafuqishme t’i kërkojë llogari Athinës se pse nuk njeh pasaportat e lëshuara prej saj dhe pse duhet që të heqë gjuhën shqipe nga faqet e këtyre dokumenteve. Gjithashtu kjo qeveri e kryeministrit që kujton me patos e pa as një shkak Prevezën, në vend që t’i japë llogari qytetarëve që humbasin kohë dhe të ardhura në lojën absurde të shkrimit të toponimeve, i luten Greqisë të shtyjë një moratorium të njëanshëm ku emërtesat e vendlindjes së shqiptarëve duhet të përcaktohen në Athinë.
Pikërisht në këtë situatë Berisha duket se ka vendosur të “luajë luftash”. Siç duket, retorika e tij elektorale do të pasurohet me termat e fortë të luftës nacionaliste dhe Preveza e përmendur në Vlorë më 27 nëntor, e shoqëruar me qeleshen e bardhë, mund të kenë qenë dekori i llogaritur për kalkulimet zgjedhore. Por ai me tepër se kushdo i ka dhënë Greqisë aq sa kurrkush nga burrat e shtetit shqiptar nuk ka bërë në 100 vjet. Nga traktati i miqësisë tek shkëmbimet preferenciale tregtare, varrezat dhe përmendoret e ushtarëve të shumëfishuara në raport me realitetin, por edhe postet në kabinetin qeveritar. Berisha ka dhuruar mijëra kilometra me det ku besohet se del naftë, por edhe tabela rrugore me dy gjuhë, paçka se ato nuk janë në minoritet, por në rrëzë të malit të Vetëtimës. Kjo qeveri ka lejuar të ngrihen dhjetëra shkolla greqisht edhe në vende ku nuk ka asnjë grek etnik, ndërkohë që nuk ka ngritur asnjë shkollë shqipe në Greqi, jo në vendbanimet e shqiptarëve autoktonë atje, por të paktën mes emigrantëve. Madje kryeministri lançoi censusin aq shumë të rrezikshëm me të njëjtën papërgjegjshmëri siç ka lënë në harresë Fan Nolin, themeluesin e autoqefalisë shqiptare.
Për të gjitha këto, kërkesa e bërë Greqisë për heqjen e ligjit të luftës të vitit 1940, ngjan e djallëzuar dhe tinzare. Pesë muaj përpara zgjedhjeve, Berisha po përpiqet t’i hyjë kësaj loje të re, pavarësisht se nuk është i zoti as të ngushëllojë qoftë edhe një qytetar të vetëm që poshtërohet çdo ditë radhëve të kufirit. Ndaj duket e vështirë që shqiptarët, pas tetë vjet qeverisje të Berishës të luajnë luftash, qoftë edhe kur përmendet Greqia.
nuk e kuptoj se c’pune kane keta gyzelet shqipfoles[edhe Hasani] me te madhin Noli….!!!???
madje dhe autoqefaline kristiane….!!!!
merruni ore me big xhamine e muftiun tuaj……..sikter milet!
“Tourkobythas” o politikan i semaforeve, ç’mendim ka truri (apo me mire te themi “tallashi” qe ke ne koke) per citimin e meposhtem te artikullit qe ti komenton:
“Sipas nenit 1 të Traktatit te NATO-s, “Anëtarët angazhohen… që në marrëdhëniet e tyre ndërkombëtare, t’i shmangen kërcënimit ose përdorimit të forcës”?
A nuk i bije qe njeri nga te 2 shtetet te largohet nga NATO per mosperputhje me nenin 1 te saj? A duhet te larohet Greqia qe eshte nga aleatet me strategjike te Natos? A duhet te largohet Shqiperia per te cilen ““PO” – ja qe dha Greqija per hyrjen e Shqiperise ne NATO ishte vendimtare.” (siç thote Jupe po qe eshte plotesisht e vertete)? Apo duhet qe te hiqet ligji absurd i luftes nga Greqia?
Kot qe te pyes, s’ke tru ti per keto pune, shko tek semafori se mund te humbasesh ndonje klient me “vlere”, e mos harxho kohe me diskutime problemesh te cilat “tallashi” qe ke ne koke nuk arrin as ti kuptoje, e jo më ti analizoje.
(NB: pergjigja qe i kam dhene “komentit” apo me mire te themi zhgarravinave te tua tek artikulli i Hamdi Jupes me titull ““Ligji i luftës” dhe bebet shqiptare në kufirin grek”)
o katunari turkofagus qe e mban veten per grek se myshterinjte e motres tende ne semafor i ke greke..nuk e kupton qe je njeri qesharak me komentet e tua..ne e dime cfare kategorie pederastesh perfaqsoni ju..dhe greket vete e dine qe u bete grek me zor per nje cope buke se jeni te pa afte..jeni fut keq as andej as kendej nuk ju duan
@tourkofagos,
po c’pune keni ju filogreket,greket wannabe,minoritaret e soj e sorrollop me Fan Nolin e shqiptareve?!!
Hahahaahahahaaa,o te mjere po Noli ishte nje nacionalist i madh shqiptar ,shume i urryer nga greket e filogreket gjakdhjere e farehumbur te Shqiperise!
Te paren gje qe beri JANULLATOSI,ishte te HIQTE nga kisha PORTRETIN e Fan Nolit…e ti gjakprishur e gjakdhjere flet edhe per Nolin pale!
Te gjithe JANULLATISTET e Shqiperise e URREJNE Nolin e madh,sepse ju kujton ore e cast AUTOQEFALINE qe ju gjakdhjere e zagare filogreke e keni shkelur me kembe.
O te pa fe, te pa shkolle dhe hundeperpjete. Te krishteret te vetmin portrete qe vene eshte ikona e shenjte e Krishtit. C’lidhje ka portreti i Nolit dhe i Janullatos. Duke goditur Janullatosin me intriga synoni te shkateroni Ortodoksine dhe jo te mbroni Theofan Nolin, O hipokrita. Janullatos eshte personalitet Boteror (lexoni biografine e tije ne internet) rrjedhe nga nje familje shume e pasur dhe megjithe ate i mohoje te gjitha qe ne moshe te re dhe ju perkushtua Krishterizmit dhe filozofise… C’do shtete do ta kishte per nder ta kishte shtetas te vete.
@tourkofagos,
po c’pune keni ju filogreket,greket wannabe,minoritaret e soj e sorrollop me Fan Nolin e shqiptareve?!!
Hahahaahahahaaa,o te mjere po Noli ishte nje nacionalist i madh shqiptar ,shume i urryer nga greket e filogreket gjakdhjere e farehumbur te Shqiperise!
Te paren gje qe beri JANULLATOSI,ishte te HIQTE nga kisha PORTRETIN e Fan Nolit…e ti gjakprishur e gjakdhjere flet edhe per Nolin pale!
Te gjithe JANULLATISTET e Shqiperise e URREJNE Nolin e madh,sepse ju kujton ore e cast AUTOQEFALINE qe ju gjakdhjere e zagare filogreke e keni shkelur me kembe.
Po ju njerez pa fis e fare,qe nuk e dini se nga vini e ku veni,por i jepni zemer vetes me filogrekesine tuaj qesharake (vete greket tallen me ju,ju poshterojne e fyejne ,ashti sic bene me gjakdhjerin Piro Dhima…),nuk ju ka mbeteru gje tjeter vecse te llapni poste e perpjete e te villni vrere ndaj FAN NOLIT dhe tere atyre shqiptareve ortodokse qe bene te mundur AUTOQEFALINE e kishes. Por se shpejti, do rregullohet edhe kjo pune.
O te PA FE, IDJOTA dhe HUNDEPERPJET. Do ju pelqente qe NENE TEREZES ti silleshin keshtu ne Indi (vetem ne xhamite e KOSOVES, qe e cilesonin si mekatare), sic i silleni ju JANULLATOS. Shenjteria dhe personaliteti i tyre i kalone caqet kombetare. JANULLATOS ka sherbyer shume dekada ne Afrike, ne ato vende qe as ju qe shani nuk munde te rronit asnje dite.
O te PA FE IDJOTA dhe HUNDEPERPJETE, ju qe shani Greket, qe ata jane vellezrit tane ne shekuj, ku 20% e tyre jane Arvanitas, 20% Vlleher, 20% Pond… Te gjithe keta i lidhe Krishterizmi, Greqia eshte mikrografia e Bizantit te lavdishem 1100 vjecar. Lexoni ne Biblen sipas Joanit ne paragrafin 12 rreshti 23 thenien e KRISHTIT kur u takua me GREKET “…erdhi ora te lavderohet biri i njeriut..” dhe keshtu ndodhi ne gjuhen Greke u perhap Krishterizmi ne gjithe boten…
@tourkofagos,
po c’pune keni ju filogreket,greket wannabe,minoritaret e soj e sorrollop me Fan Nolin e shqiptareve?!!
Hahahaahahahaaa,o te mjere po Noli ishte nje nacionalist i madh shqiptar ,shume i urryer nga greket e filogreket gjakdhjere e farehumbur te Shqiperise!
Te paren gje qe beri JANULLATOSI,ishte te HIQTE nga kisha PORTRETIN e Fan Nolit…e ti gjakprishur e gjakdhjere flet edhe per Nolin pale!
Te gjithe JANULLATISTET e Shqiperise e URREJNE Nolin e madh,sepse ju kujton ore e cast AUTOQEFALINE qe ju gjakdhjere e zagare filogreke e keni shkelur me kembe.
Po ju njerez pa fis e fare,qe nuk e dini se nga vini e ku veni,por i jepni zemer vetes me filogrekesine tuaj qesharake (vete greket tallen me ju,ju poshterojne e fyejne ,ashti sic bene me gjakdhjerin Piro Dhima…),nuk ju ka mbetur gje tjeter vecse te llapni poste e perpjete e te villni vrere ndaj FAN NOLIT dhe tere atyre shqiptareve ortodokse qe bene te mundur AUTOQEFALINE e kishes. Por se shpejti, do rregullohet edhe kjo pune.
@tourkofagos,
po c’pune keni ju filogreket,greket wannabe,minoritaret e soj e sorrollop me Fan Nolin e shqiptareve?!!
Hahahaahahahaaa,o te mjere po Noli ishte nje nacionalist i madh shqiptar ,shume i urryer nga greket e filogreket gjakdhjere e farehumbur te Shqiperise!
Te paren gje qe beri JANULLATOSI,ishte te HIQTE nga kisha PORTRETIN e Fan Nolit…e ti gjakprishur e gjakdhjere flet edhe per Nolin pale!
Te gjithe JANULLATISTET e Shqiperise e URREJNE Nolin e madh,sepse ju kujton ore e cast AUTOQEFALINE qe ju gjakdhjere e zagare filogreke e keni shkelur me kembe.
Po ju njerez pa fis e fare,qe nuk e dini se nga vini e ku veni,por i jepni zemer vetes me filogrekesine tuaj qesharake (vete greket tallen me ju,ju poshterojne e fyejne ,ashti sic bene me gjakdhjerin Piro Dhima…),nuk ju ka mbetur gje tjeter vecse te llapni poshte e perpjete e te villni vrere ndaj FAN NOLIT dhe tere atyre shqiptareve ortodokse qe bene te mundur AUTOQEFALINE e kishes. Por se shpejti, do rregullohet edhe kjo pune.
Hahahahahaha, ju kruhet suma gjyzeleve dhe nuk rrine dot pa i futur gishtat.
Kur do behet ajo Xhamia e madhe ne Tirane? Saliu ju thote se do ta bej se shpejti. Shpresojme qe te mos lene gjithe Tiranen pa gjume duke uluritur ne Arabisht.
Shqiptare hiqni kursimet nga Bankat greke.
Me gjith keto leshime(abuzime te Berishes),jevgjitet e te dy aneve te kufirit,perseri armiqsor me shqiptaret!
Kisha dhe Shteti grek kan qene dhe do jene armiq te perjetshem te shqiptareve.Edhe naivet e fundit e kan kuptuar poshtersine greke,prandaj edhe braktisja e besimit ortodoks ka qene aq masiv,sa ka humbur 3/4 e besimtareve.E gjitha kjo per tu distancuar nga poshtersia greke.
Vetem langaraqet grek dhe disa mjerane bythshitur i shkojn akoma mbrapa agjentit grek Janullapos.
Aleanca Kuq e Zi eshte shprese per nje politike te re shqiptare.
Bashkimi me Kosoven rrit rrolin e faktorit shqiptar ne Ballkan.
Per kete bicimin me larte…
Sepse feja ne shqiperi,(Myslyman,katolik,kristjan)S’kane asnje lloje armiqsie,perkundrazi…Te tria fete,ndjejne neveri vetem per bicimseser si ti e sorollopi! Perpiqu dhe ti,te futesh ne koke pak m,.(me fal),desha te theme,mend,se je gati i vetmi me nofken M.. ( Me fal), se desha te them Mut-ster muti…
Jo, ata qe ndjejme neveri me shume jane idiotet si puna jote, qe per tu quajtur me identitet na cate b..duke na treguar qe jeni te asaj feje apo te tjetres.
Ne ketu flasim per ata qe jane shqiptare.
Per ata qe ndihen ndryshe, le te qerrohen andej nga i kane simpatite.
Tourkofagos-jashqitje e shqiptareve me banim ne Gre-qi.Keshtu duhet shpieguar ne fjalor termi tourkofagos.Thene shkurt:mut shqiptari.
ANALIZE : Per mendimin tim kerkesa e z. Panaritis per heqjen e Ligjit te Luftes ka lidhje me situaten e degraduar te Janulles. Kerkesa e AK per heqjen e titullit Skenderbeut ka gjete mbeshtetje jo vetem te gjithe Shqiptarve qe nuk i perkasin besimit Ortodoks por edhe te vete shqiptarve qe i perkasin ketij besimi duke lekundur rende karrigen e Janulles.
Gjithashtu rezultatet e Censusit duke e vendosur komunitetin Ortodoks te 3 komunitet ka bere qe Qeveria Greke te ndryshoje taktiken e saje. Duke pare se lufta e dhuna nga ana e tyre ka dhene rezultate te kunderta nga cprisnin teshti kane ndryshu taktike. Duan te paraqiten si miq.
Largimi nga skena politike e Janulles e Sali Berishes eshte nje humbje e rende per radikalistet Greke. Ne kete menyre me kete kerkese Janulla e Berisha kerkojne te arijne kete rezultat ne prag zgjedhjesh :
1. – Berisha ben rolin e patriotit.
2. – Janulla ben rolin e paqsorit.
3. – Duke marre ne konsiderate qe dhe kufiri nuk mund te rishikohet kur palet jane ne lufte me njerin tjetrin duhet qe ky ligjt te hiqet.
Cilido qe te jete rezultati perfundimtare renja apo jo e ketij ligji, nje gje eshte e dukshme dhe eprekshme :
– Politika dhe levizjet e AK jane ne rruge te drejte. –
O Hasan, po per shkollat tona turkocame pse nuk thua gje?
Nacionalizem………heqja e ligjit te luftes…?! Se kupton or analist i shqyer se mbajtja e tij behet per te ngrire pronat shqiptare ne Greqi…dhe traktatit te miqesise po deshe zjeje dhe pija lengun tre..here ne dite