Që të jesh demokrat në shpirt parakupton përgjithësisht të jesh antikomunist, por antikomunizmi, dy dekada e ca pasi ai është varrosur, nuk të bën automatikisht dhe domosdoshmërisht demokrat, dhe e theksoj sërish në shpirt.
Ashtu si edhe në vendet e tjera të Lindjes komuniste, ku demokratët e parë njiheshin përmes disidencës së spikatur dhe tipike, edhe në Shqipëri rënia e sistemit komunist nxori në ballin e transformimit shoqëror, figura të njohura të disidencës komuniste, aq edhe komunistë të shndërruar në antikomunistë brenda natës, ku fëmijët e tyre ishin më antikomunistë dhe më të prirur për lirinë dhe vlerat demokratike sesa këta antikomunistë të orëve të fundit.
Shkodra, Kavaja e qytete të tjera kanë meritën e padiskutueshme që torpeduan regjimin me demonstratat e para antikomuniste, që habitën edhe sundimtarët për guximin, edhe pse në ajër ndihej që e kishte marrë ferra uratën.
Padyshim, Shkodra simbol i antikomunizmit shqiptar, për një mijë e një arsye, dhe kryesisht të opresionit komunist ndaj banorëve të tij katolik apo mysliman qofshin, ishte qysh në krye të herës bastion i forcës së re antikomuniste dhe të quajtur demokratike, partisë së parë opozitare shqiptare, e cila ishte një amalgamë konfuze përbërësish ideologjikë.
Në atë parti gjeje ish- të burgosurin politik edhe ish- sekretarin e Partisë së Punës, bij familjesh të persekutuara dhe internuara apo djem ish- prokurorësh të diktaturës, njerëz të pakënaqur nga regjimi se mund të kishin qenë xhepista e elementë kriminogjen, e deri tek ish- pjesëtarë të regjimit të dënuar se dëgjonin muzikë dekadente, studentë bijë komunistësh dhe studentë bijë njerëzish që i ishin përshtatur regjimit edhe pse nuk e donin atë në shpirt, e kështu me radhë, deri në oportunistë që nuhatën se kishte ardhur koha të ndërronin flamurin dhe të kthenin xhaketën politike.
Në vitet e para të instalimit të sistemit pluralist ishte normale që partia e parë opozitare dhe më pas qeverisëse, Partia Demokratike, të kishte disa bastione të identifikueshme në qytetet kryesore, ku përqindjet e mbështetjes së saj, ishin praktikisht të fosilizuar.
Dhe kjo ishte mëse e pranueshme. Etja për lirinë e munguar, demokracinë si sistem universal vlerash, ekonominë e tregut dhe tejngopja dhe kujtesa me absurditetet e ish-regjimit, ishin shumë të freskëta, për tu harruar.
Nga ana tjetër, Partia Socialiste, e dalë nga gjiri i ish- Partisë së Punës, me më shumë anëtarë në radhët e saj ish-komunistë sesa Partia Demokratike dhe parti të tjera të sapokrijuara, kishte edhe ajo bastionet e saj kryesisht në jug të vendit.
Me kalimin e kohës dhe prezencën e retorikes antikomuniste, e cila pritej të sfumohej dhe jo të forcohej sa herë zhvilloheshin zgjedhje të reja dhe sa më shumë avanconte dhe shtrinte rrënje pema e re e demokracisë në Shqipëri, pritshmëria ishte që bastionet politike të humbnin koloritin e spikatur partiak.
Presupozohej se forcat politike të mund të gjykoheshin dhe ndëshkoheshin , siç ndodh rëndom në vendet e konsoliduara demokratike nga programet, individët dhe praktikat dhe kjo do të duhet të simbolizonte një frymë të re demokratike si në mentalitet ashtu dhe në aksionet e përditshme politike.
Por fatkeqësia është se edhe sot e kësaj dite, bastionet janë ende aty, dhe njerëzit dhe elektorati shqiptar duket se vazhdon të jetë rob i bindjeve të caktuara politike dhe mungesës së fleksibilitetit dhe aftësisë për të gjykuar dhe ndëshkuar në mënyrë demokratike atë që ti ia ke deleguar votën duke të zhgënjyer keqazi.
Shembujt janë të shumtë si në veri dhe në jug të vendit. Ashtu siç ka edhe shembuj të paktët të ndryshimit të trendit.
Por a mjafton sot 23 vjet nga rënia e komunizmit, që ish-antikomunizmi dhe tërë ajo që mund të kesh përjetuar në atë sistem padrejtësisht të të errësojë vizionin dhe logjikën duke mbështetur ose duke mos dënuar qoftë edhe njëherë të vetme, të gabueshmit demokrat, apo për hir të argumentit edhe pro-komunizmi që të mos ndëshkosh me votë po aq të gabueshmit socialistë apo të tjerët të majtë?!
Shkodra, siç thashë, është simboli i antikomunizmit, por fatkeqësisht, mund edhe ta kam gabim, konstatoj se edhe pse historia dhe ajo që ky qytet legjendë i vendit i ka dhënë historisë dhe gjithçkaje shqiptare, ende është në influencën e syzave të antikomunizmit dhe dalëngadalë po kategorizohet në atë që quhet “verbëri ngjyrash”.
Njëherë të vetme ky qytet nuk arriti të ndëshkoj dot këto dy dekada partinë që e mbështeti me shumë se të gjithë, edhe kur ajo parti ka bërë gabime të rënda, edhe kur përfaqësues të saj dukshëm janë të korruptuar dhe të stërplakur në politikë, edhe kur qeverisjet e demokratëve e kanë shndërruar disa herë atë qytet dhe rrethinat në Venecie, e sërish dhe çuditërisht nga sa pretendohet për lashtësinë e traditës kulturore dhe demokratike të qytetit, demokratikasit nuk janë ndëshkuar me votë.
Dhe Kavaja ua ka kaluar, kur ka votuar majtas. Edhe Përmeti dhe Tepelena ua ka kaluar kur kanë votuar djathtas.
Në botën demokratike dhe në Perëndim padyshim partitë politike kanë bastionet e tyre dhe jo gjithmonë ndryshojnë, por gjithmonë ka raste kur votojnë ndryshe, votojnë duke ndëshkuar për të përmirësuar dhe korrektuar, votojnë duke vënë jo bindjen politike si kriter sesa interesin imediat, qoftë edhe atë ekonomik apo atë që ata mendojnë në një periudhe të caktuar se i shërben më shumë dhe më mirë jetës së tij vetjake dhe të komunitetit dhe vendit në tërësi. Dhe kjo për mua është demokratike.
Në jetë në tërësi, ashtu si edhe në atë politike në veçanti, modeli dhe shembulli kanë efekt dhe ndikim shumë më të madh për ata që vijnë pas apo edhe bashkëkohësit. Fjala është për atë që quhet “role model”.
Në kushtet e demokracisë shqiptare, jam i prirur që këtë model ta shoh të shpalosur nga ata që stoikisht në retorikë vetëquhen demokrat, por jo vetëm prej tyre.
Jam i prirur pasi ata ishin në avantgardën e ndryshimit, por kam frikë se koha i ka lënë mbrapa dhe antikomunizmi i dikurshëm nuk është mjaftueshmërisht arsye për të mos kuptuar dinamizmin e demokracisë në veprim.
Personalisht do të preferoja një Shqipëri evropiane, ku shqiptarët të dinë të ndëshkojnë politikisht me votë partinë e tyre historikisht të preferuar, sesa një Shqipëri, ku partitë dhe politikanët të gëlojnë në këneta ujërash të ndenjura politike, çerdhe sëmundjesh të pashmangshme dhe vet-asgjësuese për demokracinë e re shqiptare. Një shans i tille është vetëm disa muaj larg për të provuar apo ç’provuar pretendimin tim.
I ndeuar artikull-shkrues, jam nje financier ne Ameriken Veriore i ikur nga Tirana e Shqiperia me Ambasadat e 1990, dhe sa here qe kthehem per punen e pronave dhe pak dite pushime ne vere apo dimer, ndjej nje Diktature te Re te ish-Komunisteve te kthyer ne 1990 ne anti-Komuniste (pretendojne Demokrat), ku kryesori dhe Diktatori i Ri eshte bisha Berisha dhe dy bashkepuntoret e tij me te afert Meta+Nano, me hajdute dhe me kriminele (edhe vrastare) sa dhe ish-Byroistet e PPSH do ja kishin ziline. Megjithse jam larg, ndjej se nese vidhet perseri Vota me 23 Qershor, do kete nje 1997 disa here me te fuqishme dhe me te kobshme, por do shpetojme nje here e pergjithmone nga Provincilet Berisha+Meta e Company, e qytetaret e vertete do drejtojne sic duhet Shqiperine drejte perendimit Demokratik pa asnje anti-Komunist ish-Komunist me, qe me siguri do jene ne Boten Tjeter perfundimisht.
Aaaaaa cfarthu!ore Arben,”komunistet ishen gabelet dhe spiunet se halabak-Saliu” Per zotin Mero Baze ju,shkruanit dhe E mburnit, rnnit (gju me GJU me Saili Spiun 13 vjet…,Ju zoti Mero duhet ta thoni VETE TE KALUAREN E kishe nga deshira A po nga imponimi)…,Zoti Baze KENI ( 7 vjet) SHKRUANI,KOMENTONI,ME SHPIRT DHE ME ZE THONI TE VERTETE…,JU PO ITHONI “SHQIPTARVE” JA KUSH ESHTE “familjen Berisha” POR DUHET TI THONI DHE ATO TE FSHETAT ME TE IDHURA ME ANTI “SHQIPTARE”…….Une Agimi, kame vetem nje pyetje “SOT PER SOT” per JU zoti Baze A DOTI SHTYNI (KARIKEN E LITARIT) ketu ne koqet e kalit Skenderbej????……..
Me vjen mire qe jam i pari qe po e komentoj kete shkrim do te thosha anemik.Anemik ,sepse edhe zoteria e tij,ne ide e pikpamje(gjithmone nese njerez te ketij kallepi kane pikpamje) eshte per te te ardhur keq…
Kavaja voton majtas!!!-A mund te thuhet e shkruhet nje budallallek me i madh sesa ky??
Shkarrashkruesi spekulon me faktin qe eshte votuar PS-ja,por a eshte PS-ja e Edit e majte??
A eshte vete Edi i Majte??
Bile, a mund te dale ndonje burre qe te thote qe Edi Rama eshte i majte,por edhe (pse jo) i djathte??
O njerez te mjere Edi eshte thjeshte Edi…e vetem kaq,me ato kapriciot e tija…hahahahaaaaa
Nuk ja fut kot ti kur nuk merresh me budalleqe fetare
Me vjen mire qe jam i pari qe po e komentoj kete shkrim do te thosha anemik.Anemik ,sepse edhe zoteria e tij,ne ide e pikpamje(gjithmone nese njerez te ketij kallepi kane pikpamje) eshte per te te ardhur keq…
Kavaja voton majtas!!!-A mund te thuhet e shkruhet nje budallallek me i madh sesa ky??
Shkarrashkruesi spekulon me faktin qe eshte votuar PS-ja,por a eshte PS-ja e Edit e majte??
A eshte vete Edi i Majte??
Bile, a mund te dale ndonje burre qe te thote qe Edi Rama eshte i majte,por edhe (pse jo) i djathte??
O njerez te mjere Edi eshte thjeshte Edi…e vetem kaq,me ato kapriciot e tija…hahahahaaaaa…
kot i veritesh se vetetes,pa e thene qarte:ne Shqiperi komunistet me spiunet shfrytezojne fshatin shqiperi duke e renuar per tu pasuruar ne kuris te shqiptareve.
—-nuk na the gje o ARBEN —ne menyre kategorike shprehesh se kur je komunist nuk je demokrat , se eshte pune dreqi se kur je fashist pra anti komunist je demokrat,ke bere nje camur qe as vete nuk di c far ke dashur te shprehesh—–
—-shprehe troc, , sot shkodranet nuk jane demokrat, ata sote perfaqeojne prapambetjen demokratike sepse mbeshtesin dhe votojne nje mizerabel demokraci , i bejne lavde nje krimineliqe vret qytetar ne protesta ne rruge , nje shteti qe vjedh familjarisht shtetasit e vete dhe nuk ka te beje fare me te qenit komunist , sepse vete komunizmi lindi dhe u perkrah si nje levizje demokratike me humanizem te larte , por diktatoret duke marre gjithe pushtetet sic ndodh edhe sot tek ne i kthejne ne diktaura —
—-kjo e keqe e madhe nuk eshte vetem ne Shkoder por ne mazhorance veriu qe si tribal votojne fshatarin Berisha, mjafton qe e kane nga zona e tyre , kot eshte permendur Shkodra si demokrate, sot ajo tregon mentalitetin e saj jo demokratik —-individ te vecant e nderojne Shkodren dhe gjithe shqiperin por sot mazhoranca shkodrane te ben qe ti percmosesh
Nuk ka per te ndodhur.Shkodra perseri do votoje kriminrlin.Per inat te Jugut.
Une jam MATJAN dhe NIP SHKODRE dhe se fundmi keto 15-vjet jam banues dhe dhender ne kete qytet dhe do thoja qe po te flasim nga ana strukturore ishte PD qe vuri dore ne shkoder dhe jo PS /PS me zor beri rrugen Lezhe-Shkoder/kurse sot duke filliuar me PEDONALEN e qytetit,me vepren kryesore qe i jep nje prezantim dinjitoz jo vetem Shkodres por edhe SHQIPERISE… URA E RE E BUNES…qe eshte porta e hyrjes per ne ATDHEUN TONE qe me perpara kalonte nga/ barakat e lagjes se magjypeve/qe ishte nje SKANDAL,sistemimi i qytetit,shume rruge rurale,qe nuk po i permend.Keni te drejte kur thoni per permbytjet dhe populli e ka thene me vote por votat nuk numerohen dhe mbrohen si duhet sepse raporti i fitores nuk eshte me si me pare,por sot per sot SHKODRANET duhet te votojne PD sepse kjo parti keto kater vjet ka bere shume per qytetin.kete ja u thote nje 45-vjecar qe nuk eshte me PD dhe ka 17-vjet emigrant ne PERENDIM.Une kam qene simpatizant socialist,them kam qene sepse qe pas 21-janarit kur EDI i la vetem demostruesit dhe ne Qershor ja moren votat….para syve…nuk e di si do fitoje…uroj te fitoje ai qe me ndryshon jeten e femijve te mi se e imja iku me gushtin….
Na kujtohet qe ne Shkoder edhe te ndeshkojne . Ne 1996 Shkodra zgjodhi Kryetar Bashkie nga e Djathta e Bashkuar qe ja mori ne balotash kandidatit te PD.(kuptohet qe ishte eleminuar ne tur te pare i majti).Tani mendoj qe ne nje gare direkte i majte i djathte ne Shkoder do fitoje i djathti . Po te kete me shume se dy kandidatura per cdo votim atehere do fitoje me i miri…….por perseri nga e djathta ….
Kritike e pasakte per Shkodren. Ne fakt, kur PD ishte ne kulmin e fuqise se saj, ne zgjedhjet vendore te ’96-es, Shkodra ka votue pa luhatje per kandidatin e se Djathtes se Bshkueme, tue tregue zell te theksuem edhe ne mbrojtje te votes se vet. Dhe mos harroni ate vit PD i fitoi zgjedhjet me rreth 95 perqind, perfshi te gjitha bastionet e PS-se ne jug. Vota ishte reagim ndaj arrogances se PD-se. Pse Shkodra nuk voton per PS-ne? Aresyeja e pare ashte se PS nuk ashte shkepute ende nga trashegimia e saj politike, nderkohe qe PD, me gjithe magnesite e veta, ka perqafue kauza qe I pershtaten ma mire mentalitetit shkodran. Nder faktore te tjere mund t’u permendshin edhe orientimet krahinore te PS-se. Kujtoni sa here qe Nano ishte kryeminister, qeveria e tij nuk kishte asnji minister mbi Shkumbin; kur erdhi Meta, te gjtihe ishin nen Vjose. Nji aresye tjeter se pse Shkodra voton per PD-ne, ashte se kjo e fundit ka ndryshue politiken e saj ndaj Shkodres. Krahasue me kohen kur Nano nuk I jepte kesaj zone ma shume se 3 ore drita ne dite per faktin se Shkodra nuk I jepte voten, kynqytet I lanun mbas doret asokohe ka marre bites e fundit nji pamje dinjitoze perkrah qendrave te tjera te medha ne Shqipni.
Shume Shkrim I sakte Dhe I goditur ! Absolutisht e vertete ajo qe thote Manaj ! Shkodranet Edhe Nje gomar tu vesh Kandidat per deputet Nga pd ata e votojne ! Kjo Nuk Eshte demokratike! Kuaj karroce ! Ishalla permbyteni Prape Dhe votoni perseri! Derra
Po o Arben po. Tash je i knaqur ti, kuptohet. Si te mos jesh i kenaqur ? Vetem shkodran shef ne shtet dhe administrat. Vetem ata bahen Drejtora te Pergjithshem, Kryetare dhe poste te tjera te rendesishme administrative. Dhe ti e din pse. I sherbejn Saliut dhe familjes se tij. Per mos me fol per katolikt e Zhozit.
Ene investimet. Kto tete vjet qytetet e tjera jan lan trok dhe gjith lekt i kan shku shkodres. A e ke pa Beratin si ash katandis, megjithse eshte qytet dy mije vjecar dhe ma i vjeter se shkodra.
Po kjo pun keshtu esht Arben. Nji her ma hype nji her ta hypa. Tash ne qershor ka ardh rradha jon me jua hyp
Tema, lutem mos i hapni dritare ketij manes se spiunve, jo per gje por na bo me vjell. Ky ka te drejten e fjales, padyshim, por jo ketu.
Lutem Tema, mos mbani ne kurriz
keta tipa shushunjash te dhjamura/ dallkauke delirante!.
Lutem, sidomos kur dum fytyra te pastra se na mbyten kellirat.
Lutem.
Ore kafshe pa emer, nese di te argumentosh argumento. Ti do Fariun apo fevziun qe i lepijne bythen sales dhe xhozsit. po ju vetem demorkat sjeni edhe pse Manaj ua ka thene larg e larg qe jeni derra, ndaj turfulloni dhe shani dhe nuk argumentoni. ishalla e hani kete qershor.imbecila pa pike truri.tallazh i gjalle
….ashtu sic nuk mjafton te punuarit ne perendim apo BBC per te mos qene komunist, apo pinjoll i drejtperdrejte i ish nomeklatures se kuqe, qe vazhdon sot e kesaj dite ti sherbeje me zell te pashoq ish kastes dhe pinjolleve te rinj.
shkodra ka burra dhe personaëitete që jo vetëm ta drejtojnë, por të ndihmojnë edhe qytetet e tjerë. Politikanët duhet të mos krijojnë preçendetë për urrejtje krahinore. Riëindasit sa di unë në kushtet e obskurantizmit të sundimit otoman ditën të bashkojnë kombin, ndërsa sot këta mbetje po i fryjnë neveritëshëm ndarjes krahinore. Mendoj se në rast se fiton opozita progresive ivestimet peshën specifike duhen në Shkodër dhe Lezhë, e cila duhet të kthehet në një kartolinë dhe jo të ngelet një kënetë vdekjeprurëse. Në rast se Shkodrës nuk i krhehet vëmëndja Do ngelet ndënë gërdallën e Viçitolit, i cili do pëllasë papushim duke puthur Shkodranët demokratë me atë gojë të frikëshme. Sa turp.
Cdo gja ndodh per nji arsye. Ne se Shkodra vazhdon te votoje PD-ne do te thote se ka disa arsy pse ndodh nji gja e tille. Autori i permend disa prej tyre. Disa te tjera nuk i thote. Sot ne Shkoder ka akoma njerez gjalle qe kane vujtur ne burgjet dhe kampet e internimit te diktatures komuniste. Ti thush ketyre njerezve se “edhe Kavaja ua ka kaluar” eshte cektesi mendimi, ma e pakta. Ashtu si askush nuk mund te gjykoje Kavajen per zgjedhjen e saj per te votuar majtas ne zgjedhjet e fundit vendore.
Antikomunizmi eshte (keq)perdorur si karte,ka sherbyer dhe vazhdon te sherbeje si alibi e efektshme per fat te keq ende per bartesit e kultures anti-shtet dhe anti-pune!!! Ky kontigjent bartesish te ketyre veseve rrenuese per nje vend,kane zaptuar skenen politike dhe prej aty rrjepin dhe abuzojne sitematikisht me gjithshka! Sot,pas 22 vjet “demokraci” jemi ne situaten absurde dhe paradoksale ku nostalgjiket e regjimit te djeshem bejne ironi duke thene se komunizem do te thote te shkoje ne burg nese guxoje te vidhje sado pak,ndersa antikomunizem dhe demokraci(alla shqiptarce)- hajduti eshte personifikimi i suksesit dhe se kush guxon te vjedhe ka…suportin e pushtetit!!! E kane drejt apo gabim?!….Kjo eshte ceshtja!…
Z Manaj, te pergezoj se je i modh fare., i lujte ne byth keta salibanet.a e kutojn i dashtun se cfare kafshesh ka ky vend. ketyre su ka dal helli qe u ka fut Enveri ende dhe kujtojne se helli eshte demokraci. ti perpesh ti haspesh pak diapzonin ketyre derrave por jo mos u lodh i dashtun. ty te lumte qe ke guxim dhe shkruan dher se ruan fare per keat, po ky eshte dallimi mes te ramunve prej malit dhe te diturve. lufta me injornacne eshte e gjate dhe e lodhshme. keta qe te ofendojne jane ende ne kohen e luftes se klasave edhe pse prej saj vujten dhe prej tyre po vuna sot shqiperia se keta kafshe mbajne plera si xhozifina dhe sali qeni ne pushtet. ne djall vafshi9n derra te panginur, spuiune vatikani tan kohen. pushak tiop me keta plera
ne qofte se shkodra voton djathtas , mos ndoshta duhet pas,22 vjete,te kerkohet faji ma shume tek e majta_pseudodemokrate_ sesa tek e djathta po aq pseudodemokrate?
Paaftesia e PS-se per te bindur popullin se eshte nje alternative e besueshme duhet te analizohet!Edhe fjalori i luftes se klases qe lulezon ne PSsigurisht se eshte ajo cka mu me bene mos me votuar per PSne!Kujtimet jane te largeta per ju-qe pretendoni se populli i ka harruar vuajtjete te shkaktuar nga baba juaj-po jo per ne -jo pjesetare te Nomenklatures,edhe fjalori i juaj idiotesk kunder Shkodres si kishe bastion i Salise,prape largon qytetaret nga ju,sepse ju vazhdoni me sloganin kush eshte kunder ne eshte me armikun!
Jo sot shyqyr kemi alternativa tjeter nga bandat komuniste(ne kuptimin ma te keq te kesaj fjale) PD-PS
antikomunizmi nuk mjafton,ama eshte B a,BAja e saj!!
antikomunizmi nuk mjafton,ama eshte minimumi i minimumit per demokracisidomos antikomunizmi per komunzmin shqiptar!!!
..Ky eshte PARADOKSI SHQIPTAR ku :PD-megjithese e ke fanellen blu..,ben nje Politike Kuturu Demagogjike per interesat Personale e te Sulltanit Sali..duke ushtruar nje Dhune Verbale Konstante ndaj Opozites…,Ndersa PS megjithese ka fanelen Roze..eshte me Liberale e Demokratike sesa e Para…!!?!!..Pra Pervec Votave qe vidhen..,ne Shqiperi Njerzit votojne si TIFOZE SKUADRASH..,duke u genjyer nga “fanellat “….!..MOS I SHIKO GUNEN PO SHIKOJI PUNEN…!!!
Nuk mendoj se i meriton Shkodra dhe shkodranet shume prej komenteve me lart.Ne radhe te pare Askush nuk ka marre persiper te kerkoje falje per krimet e komunizmit as ne Shqiperi as ne Shkoder ne vecanti.Se dyti deputetet e Shkodres nuk shquhen per “bossa” te majmur nga korupsioni,por per “ushtare” qe cojne doren lart dhe nuk flasin kurre ne parlament,Se treti per Zotin Mane: Shkodra e dha mesazhin e kultures demokratike me te “djathten e bashkuar” e para qe i theu qafen Berishes me vote.Por….kur erdhen te majtet ne pushtet mbetem 18/24 ore pa drita.Kete frike kam edhe sot….
o i majt i shkodres, po pse me drita e mat demorkacine o lummadh. po cte duhen dritata kur ecen neper shkoder me varke, apo varrkare jeni jenu harrova. hajde koncept per demokracine hajde…votojne votojnei sali bishen se do ja fus tere shqiperia kesja here dhe ne sum do e keni edhe per 8 vjet te tjera te edi rames.
Zoti Arben po babai juaj qe ka mare strehim politik ne Angli,mos eshte paraqitur si antikomuniste.www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww
O alma , je qe je pse nuk kerkon heqjen e shtetesise angkeze te babait te arbenit, se mesa di une ai e ka kerkura strehimin per shkak te sali berishes . si thua? futi nje anonime motra.
antikomunizmi eshte ALIBI qe nuk je i majte,pastaj pozicionimi ne krahun e djathte nuk ka asnje rendesi .Duke qen antikomunist ne rradhe te pare tregon se nuk je njeri pa vlera si jane shumica e komunisteve.
Antikomunisti me i madh ne historine e njerezimit njihet Adolf Hitler, i cili, gjithashtu, eshte percaktuar edhe si krimineli me i madh i shekullit te 20-te. Antikomuniste jane edhe te gjithe spiunet dhe tradhetaret e kombit qe, gjate Luftes se Dyte Boterore, u vune ne sherbim te pushtuesve duke spiunuar dhe vrare ata qe luftonin pushtuesit. Antikomuniste jane edhe te gjithe hajdutet dhe maskarenjte qe nuk lane gje pa bere gjate 45 viteve dhe, me te drejte, u ndeshkuan. Antikomuniste jane edhe te gjithe individet qe gjate ketyre 23 viteve kane vjedhur dhe grabitur pasurine kombetare te shqiptareve dhe kane bere pasuri nepermjet prostitucionit, droges dhe gjithe kontrabandave. Vetem nje numer i vogel individesh qe kane pasur dhe kane aresye te jene antikomuniste, mund te jene edhe demokrate. Sa i perket atyre qe thote Alpidhi per komunistet, jam dakord pasi shumica e tyre ishin ” pa vlera ” pasi ata krijonin dhe respektonin familjen, ishin njerez punetore dhe sakrifikonin jetet e tyre ku kerkonte nevoja e vendit,nuk merreshin dhe nuk lejonin as drogen, as krimin, as prostitucionin, as gjakmarrjen, as analfabetizmin, as mungesen e sherbimit shendetesor ne fshatra, ishin gati te jepnin edhe jeten per te mbrojtur Shqiperine, nuk i dhane grekut asnje meter katror toke, as det, nuk i lejuan greket te bejne varreza grekesh ne toka shqiptare etj.etj.