Nuk ka ditë, nuk ka edicion informativ lajmesh, nuk ka ekran televizionesh, ku nuk shfaqen bukuroshet flokëzeza të PD-së. U bënë disa javë që po nxjerrin një mal akuzash kundra bashkëshortes së kreut të opozitës për përfshirje në afera korruptive të ndryshme. Është krijuar një raportim kaq intensiv i këtyre akuzave nga media; sa i vetmi detaj që mbahet mend është fytyra e Erlës që del të hënën, gjoja si më e bukura, e Laurës nga e marta në të enjten dhe e Silvit në ditët e mbetura. Them fytyrat se ato vetëm këtë mund të bëjnë.
Nëse ndokush dëshiron të kuptojë distancën që mund të ekzistojë midis “fakteve” dhe domethënies së fakteve, le të zbresë në realitetin e sotëm që japin disa nga kukullat ruse që orientohen nga kreu i qeverisë. Duket se shumëkush pandeh se faktet e kanë kuptimin të shkruar në ballë. Ky ilaç është i thjeshtë e tërheqës. Por përdorimi i tij nuk është i mundur. Faktet e servirura nga qeveria nuk ekzistojnë jashtë dëshirës dhe gjykimit të elektoratit të saj.
I gjithë ku teatralitet i inskenuar në mënyrën më të rëndomtë ndaj familjes Rama prodhon veçse një debat shterpë edhe ky i stisur nga makinacioni primitiv i Berishës. Madje pikërisht në atë moment kur qytetarët shqiptarë presin që vajza e kryeministrit të japë llogari për qindra apartamentet e saj, për milionat e milionat e fituara nga “mësimdhënia” dhe gjithashtu për uzurpimin e qindra hektarëve tokë në bregdet nga jugu në veri. Zaten qoftë! Si për të mos mjaftuar kjo, “familja” nis ofensivën ndaj Linda Bashës. Bilanci. Dhjetëra deklarata të kumtuara në media dhe një retorikë e tërë e ngritur për të lidhur familjen Rama me aferat korruptive të supozuara nga qeveria.
Por le t`i prekim nga afër këto deklarata. Si fillim lipset nevoja për të sqaruar një problem që shfaqet shumë akut gjatë ligjërimit primitiv të zëdhënësve të familjes Berisha. Problemi qëndron tek ideja e ngritjes së një flluske supozimesh që shiten si të vërteta në sytë e qytetarëve. Pasi këto deklarata nuk mund të konsiderohen tjetër veçse retorikë, por në kuptimin më “shkencor” të fjalës. Atëherë, çfarë duhet të kuptojmë me retorikë?
Aristoteli e përkufizon si, “artin për të nxjerrë nga çdo subjekt shkallën e bindjes që përmban” ose si “aftësinë për të zbuluar në mënyrë spekulative atë që në çdo rast mund të jetë e veçanta e të bindurit”. Ajo që ndoshta është më me rëndësi se këto përkufizime, është fakti se retorika është techne (nuk është empiri) përkatësisht: Mjeti për të prodhuar një nga gjërat që njësoj mund të jenë ose të mos jenë. Por le të futemi më në thellësi të retorikës aristoteliane. Ajo i përgjigjet lehtësisht prodhimeve të kulturës sonë të quajtura të masës, ku mbretëron e “vërtedukshmja” aristoteliane.
Sa filma, fejtone, dokumentarë dhe deklarata do të mund ta merrnin si devizë rregullën aristoteliane: “Më shumë vlen një e besueshme e pamundshme, se një e mundshme e pabesueshme”, më shumë ia vlen të tregosh atë që ithtarët e Saliut e besojnë të mundshme, qoftë edhe shkencërisht e pamundshme, se të tregosh atë që është realisht e mundshme, nëse këtë të mundshme nuk e pranon censura kolektive e besnikëve të Kryeministrit. Nuk duhet harruar se në prag zgjedhjesh, duhet me patjetër të mbahen të karikuara bateritë e ithtarëve fanatikë.
Ka ardhur koha të shtyhemi më tej. Të zbresim në një terren praktik. Le t`u bëjmë një operacion deklaratave me anë të techne retorikës. Ajo, (techne retorika) përbëhet nga pesë pjesë, duke krijuar një rrjet fotografik në formën e një montazhi. Kjo të kujton Didëroin dhe makinën për çorape. Në makinë ajo që vihet në fillim janë materialet bruto, të dhënat, “një subjekt” ajo që gjendet në fund është një ligjëratë e plotë, e strukturuar, krejtësisht e armatosur për të bindur.
Të hidhemi në pjesën e parë që është: Inventio-me gjetë diçka për të thënë. Në këtë fazë marrin hapësirë dy pjesë të rëndësishme, e para me bind dhe e dyta me mallëngjye. Për pjesën e parë u gjet argumenti i marrjes së një shume parash nga bashkëshortja e kryetarit të opozitës në rrugë informale dhe duke lënë shteg për shumë keqkuptime. Si dhe marrja e lejes për ndërtim të një pallati pesëkatësh ku bashkëshorti aktual i Linda Bashës aso kohe ishte kryetar bashkie. Ndërsa për pjesën e dytë, me mallëngjye, u bënë lidhjet me profesor Barjabën si me Partinë Socialiste po ashtu edhe me vetë Linda Bashën.
Pjesa e dytë është: Dispositio-me rëndit atë që është gjetur. Këtu “specialistët” rendisin argumente të shkëputura krejtësisht nga konteksti i tyre, duke i vendosur në hapësirë dhe kohë të ndryshme. Mund të përmendim kredinë, pallatin, profesor Barjabën, dialogu qytetar- gazetar për prishjen e pallatit të Linda Bashës etj. Përveç mediokritetit këto renditje argumentesh nuk thonë asgjë.
Pjesa e tretë është: Elocutio-me zbukuru fjalët. Në mjediset e gazetarëve dihet prej kohësh që Kryeministri ka një dëshirë të madhe për të vendosur epitete kundërshtarëve të tij politik. Pa fantazi dhe shumë trashë, ai tjerr shprehje krejtësisht të rëndomta duke i nxjerrë bukuroshet e zeza krejt pa lidhje përpara qytetarëve. Terma si, xhepist, flet-rrufe, censurë, resort luksoz, mbron i dremitur, zaptim nuk tregojnë asgjë më shumë veçse humusin psikologjik, apo më mirë me thanë, psiko-patologjik të filozofisë së tij politike. Nuk ka njeri që se beson se familja e Kryeministrit ka zaptuar gjysmën e bregdetit Shqiptar, se ka vrarë, rrahur, shantazhuar persona të ndryshëm, për të mos folur për kontrata dhe përqindje në biznese në formën e sekserëve. Ai synon që këto fjalë të përdorura herë si epitete dhe herë si krahasime të shkojnë si mesazh dekonstruktiv mbi figurën e Edi Ramës dhe bashkëshortes së tij. Në këtë mënyrë mesazhi mund të ngjizë më tepër, pasi audienca është e prirur kah spektakli dhe ekzibicionizmi i imazhit.
Pjesa e katërt është: Actio-me luejtë ligjëratën si aktor; gjeste e diksion. Kjo mund të konsiderohet si pjesa më e bukur dhe humoristike e ligjëratës. Mjafton t`iu kushtosh pak vëmendje dhe kupton plotësisht paaftësinë e tyre në interpretimin e deklaratave për media. Erla, Laura, Silvi dhe tik-taku i zonjës Bulku ja kalojnë edhe arritjeve më të mëdha të suksesit të formateve humoristike në vend, nëqoftëse si njësi matëse do të kishim të qeshurat e publikut. Gjatë leximit të deklaratave bukuroshet asnjëherë nuk e vendosin theksin në zanoren e parafundit, por ku t`iu dalë për mbarë. Për të mos folur për mimikën e tyre dhe tempin e leximit. Fjali të shkurtëra të një stili telegrafik, të ftohta, plot tanatos të dala nga goja e bukurosheve të zeza me flokë të zinj dhe tatuazh në këmbë. Për të krijuar një gjendje frustrimi për opozitën dhe elektoratin e saj.
Pjesa e pestë është: Memoria-me ju drejtue kujtesës. Me siguri kjo mund të jetë pjesa më e vështirë e ligjëratës për bukuroshet. Pasi ato nuk kanë aftësinë dhe besimin në vete që një pjesë të deklaratës ta thonë përmendësh. Është mjaft e vështirë për gocat e zeza të shkëpusin sytë nga teksti i diktuar me telefon nga shefi i tyre. Figurat letrare si të parapëlqyerat e kryeministrit nuk duhet të ngatërrohen, apo larg qoftë të harrohen. Nuk ju ngelet gjë tjetër veçse një lexim i fjalëpërfjalshëm.
Pra nuk ekziston asnjë metodologji që mund ta zhdukë ndryshimin mes fakteve që janë ato që janë, pavarësisht dëshirës dhe përpjekjeve të Berishës dhe “fakteve” që janë në njëfarë mënyre ato që janë për shkak të qëllimeve dhe interesave të tij.
Po Balla dhe Brace te smure jane?PO zedhensi departamentit te shtetit amerikan qe del cdo ore biles punojne me turne te smure jane?
I smure eshte autori shkrimit dhe kjo gazete qe boton palo artikull te paloshkruesit
Gjithsesi ky artikullshkruesi i paska humbur arësyeja dhe orientimi në hapsirë dhe të mirës i thot e keqe dhe e kundërta. Qenka për Psikolog i mjeri Dedaj
Mos je per psikolog ti se Reldi eshte shume ne rregull ne gjithcka qe thote….
Pervec vajzes se mos-qiftit, dikush duhet te merret serioizsh dhe me pronat ne bregdet qe Shkerdheni dhe “koleget” e tij ne biznes, ka perfituar permes militanteve te Partise te punesuar tek agjencia e kthimit dhe kompensimit te Pronave.
Behet fjale per masakren mbi siperfaqet me te mira ne bregdet, qe fare mire do kishin mjaftuar per te kompensuar gjithe ish-pronaret sot.
Pije edhe pak birrë e pastaj këndellesh ore mjeran. “bukuria vret”, nuk e ke dëgjuar këtë!!!???
Makineria e baltes vepron sa kohe regjimit nuk i ka dale boja. Por tani cfaredo qe thone vajzat-palaco kunder gruas se Rames, vetem e lartesojne ate, nderkohe qe sa here del ne TV cifti Shkelzen-Argita, Shqiperia ka nje problem te ri.
Kelmendas,Riko & Co,beni mire ti ngrini poturet skizofrenit Berisha se
nuk po i mbahet shurra………….dhe nxjerr cdo sekonde brunet e
pd-se qe ti forcojne muskujt.